-
Lexo Dokumentin
22.7.2011
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 192/17
RREGULLORE (BE) NR. 692/2011 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 6 KORRIK 2011, "PËR STATISTIKAT EVROPIANE TË TURIZMIT DHE QË SHFUQIZON DIREKTIVËN E KËSHILLIT 95/57/KE"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin për funksionimin e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nenin 338, paragrafin 1 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit Evropian,
Pas komunikimit të projekt-aktit legjislativ në parlamentet kombëtare,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e zakonshme legjislative1,
Meqë:
- Në përfundimet e presidencës së tij të 14 dhjetorit 2007, Këshilli Evropian theksoi rolin kyç të turizmit në rritjen ekonomike dhe në krijimin e vendeve të reja të punës në BE dhe i bëri thirrje Komisionit, shteteve anëtare, industrisë dhe palëve të tjera të interesuara që të bashkojnë forcat për zbatimin në kohë të planit për një turizëm të qëndrueshëm dhe konkurrues evropian.
- Industria e turizmit të BE-së zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e shteteve anëtare ku veprimtaritë turistike përbëjnë një potencial të madh për punësimin. Çdo vlerësim i konkurrencës në këtë sektor kërkon njohuri të thelluara të volumit të turizmit, karakteristikave të tij, profilit të turistëve, shpenzimeve të tij dhe përfitimeve për ekonomitë e shteteve anëtare.
- Të dhënat mujore nevojiten për të llogaritur influencat sezonale të kërkesës në kapacitetin e akomodimit të turistëve dhe rrjedhimisht, për të ndihmuar autoritetet publike dhe operatorët ekonomikë në zhvillimin e strategjive dhe politikave më të përshtatshme për përmirësimin e shpërndarjes sezonale të pushimeve dhe veprimtarive turistike.
- Pjesa më e madhe e bizneseve evropiane që operojnë në industrinë e turizmit janë biznese të vogla ose të mesme dhe rëndësia strategjike e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME-ve) për turizmin evropian nuk kufizohet vetëm me vlerën e tyre ekonomike dhe potencialin e tyre të konsiderueshëm të krijimit të vendeve të punës. Ato përbëjnë gjithashtu bazën e qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të komuniteteve lokale, duke ruajtur mikpritjen dhe identitetin vendas që janë veçoritë dalluese të turizmit në rajonet e Evropës. Duke pasur parasysh përmasat e SME-ve, duhet të merret në konsideratë barra e mundshme administrative dhe duhet të prezantohet një sistem kufijsh në mënyrë që të përmbushen kërkesat e përdoruesve duke ulur në të njëjtën kohë barrën e reagimit për palët përgjegjëse për sigurimin e të dhënave statistikore, veçanërisht për SME-të.
- Natyra e ndryshueshme e reagimit të turizmit që prej hyrjes në fuqi të direktivës së Këshillit 95/57/KE, datë 23 nëntor 1995, "Për mbledhjen e informacioneve statistikore në sektorin e turizmit"2, së bashku me rëndësinë në rritje të udhëtimeve të shkurtra dhe vizitave ditore që kontribuojnë ndjeshëm tek të ardhurat nga turizmi në shumë rajone ose vende, me rëndësinë në rritje të akomodimit pa pagesë ose të akomodimit në struktura më të vogla si dhe me ndikimin gjithmonë e më të madh të internetit në reagimin e rezervimeve të turistëve dhe në sektorin e turizmit, bëjnë të nevojshme përshtatjen e nxjerrjes së statistikave të turizmit.
- Për të mundësuar vlerësimin e rëndësisë makroekonomike të turizmit në ekonomitë e shteteve anëtare bazuar në kuadrin e njohur ndërkombëtarisht të llogarive satelit të turizmit, duke shfaqur efektet e turizmit në ekonomi dhe në punësim, lind nevoja për të përmirësuar natyrën e disponueshme, të plotë dhe gjithëpërfshirëse të statistikave bazë të turizmit që shërbejnë si input për hartimin e këtyre llogarive dhe, nëse Komisioni e gjykon të nevojshme, si përgatitje për një propozim legjislativ për transmetimin e tabelave të harmonizuara për llogaritë satelit të turizmit. Kjo kërkon përditësimin e kërkesave ligjore të përcaktuara në direktivën 95/57/KE.
- Komisionit i nevojiten mikro të dhëna për të shqyrtuar çështje madhore me rëndësi ekonomike dhe sociale në sektorin e turizmit, veçanërisht çështje të reja që kërkojnë kërkime specifike. Turizmi në BE ka përmasa që kryesisht nuk i kalojnë kufijtë e BE-së, që do të thotë që mikro të dhënat që vijnë nga statistikat e harmonizuara evropiane në lidhje me kërkesën për turizmin në dalje përbëjnë tashmë një burim statistikash edhe në lidhje me kërkesën për turizmin në hyrje për shtetin anëtar të destinacionit, pa vendosur barra të tjera, duke shmangur rrjedhimisht rishqyrtimin e flukseve të turizmit.
- Turizmi social mundëson pjesëmarrjen në turizëm për një numër sa më të madh njerëzish dhe gjithashtu ai mund të kontribuojë në luftën ndaj sezonalitetit, në fuqizimin e nocionit të shtetësisë evropiane dhe në nxitjen e zhvillimit rajonal, përveçse në lehtësimin e zhvillimit të ekonomive të veçanta lokale. Komisionit i nevojiten të dhëna të rregullta në lidhje me pjesëmarrjen në turizëm dhe me sjelljet e këtyre grupeve në sektorin turistik, për të vlerësuar pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme socio-demografike në turizëm dhe për të monitoruar programet e BE-së në zonën e turizmit social.
- Një strukturë e njohur në nivel BE-je, mund të ndihmojë në garantimin e të dhënave të besueshme, të detajuara dhe të krahasueshme të cilat do të mundësojnë monitorimin e duhur të strukturës dhe zhvillimit të kërkesës dhe ofertës së turizmit. Është thelbësore të sigurohet nivel i mjaftueshëm krahasueshmërie në nivel BE-je për sa i përket metodologjisë, përkufizimeve dhe programit të të dhënave dhe meta të dhënave statistikore.
- Rregullorja (KE) nr. 223/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 11 mars 2009, "Për statistikat evropiane"3, e cila përbën kuadrin referencë për këtë rregullore, parashikon që mbledhja e statistikave të kryhet sipas standardeve të larta të paanshmërisë, transparencës, besueshmërisë, objektivitetit, pavarësisë shkencore, efikasitetit të kostos dhe konfidencialitetit statistikor.
- Gjatë nxjerrjes dhe shpërndarjes së statistikave evropiane sipas kësaj rregulloreje, autoritetet statistikore në nivel kombëtar dhe në nivel BE-je duhet të respektojnë parimet e përcaktuara në kodin statistikor evropian të praktikave, të miratuar më 24 shkurt 2005 nga Komiteti i Programit Statistikor dhe që i bashkëngjitet rekomandimit të Komisionit, datë 25 maj 2005, për pavarësinë, integritetin dhe llogaridhënien e autoriteteve statistikore kombëtare dhe të BE-së.
- Në mënyrë që të merren parasysh zhvillimet ekonomike, sociale dhe teknike, kompetenca e miratimit të akteve në përputhje me nenin 290 të traktatit për funksionimin e Bashkimit Evropian duhet t'i delegohet Komisionit, për sa i përket përshtatjes së afateve të transmetimit të të dhënave dhe shtojcave, me përjashtim të natyrës fakultative të të dhënave të kërkuara dhe kufizimit të objektit të vrojtimit, siç përcaktohet në shtojca. Gjithashtu, Komisioni duhet të autorizohet për të përshtatur përkufizimet me ndryshimet e përkufizimeve ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme që gjatë punës së tij përgatitore Komisioni të kryejë konsultimet e duhura, duke përfshirë ato në nivel ekspertësh. Komisioni, gjatë përgatitjes dhe hartimit të akteve të deleguara, duhet të sigurojë një transmetim të njëkohshëm, në kohën dhe mënyrën e duhur, të dokumenteve përkatëse pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
- Për të garantuar kushte të unifikuara për zbatimin e kësaj rregulloreje, kompetencat zbatuese duhet t'i delegohen Komisionit. Këto kompetenca duket të ushtrohen në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 182/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 16 shkurt 2011, "Për përcaktimin e rregullave dhe parimeve të përgjithshme për mekanizmat e kontrollit nga shtetet anëtare të ushtrimit të kompetencave zbatuese nga Komisioni"4.
- Duke qenë se objektivat e kësaj rregulloreje, përkatësisht krijimi i një kuadri të përbashkët për hartimin, nxjerrjen dhe shpërndarjen sistematike të statistikave evropiane për turizmin, nuk mund të arrihen mjaftueshëm nga shtetet anëtare për shkak të mungesës së karakteristikave statistikore dhe kërkesave të cilësisë dhe të mungesës së transparencës metodologjike, por, mund të arrihen më mirë në nivel BE-je, me anë të një kuadri të përbashkët statistikor, BE-ja mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit për Bashkimin Evropian. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
- Duke marrë parasysh ndryshimet në sektorin e turizmit dhe në llojin e të dhënave të kërkuara nga Komisioni dhe nga përdoruesit e tjerë të statistikave evropiane për turizmin, dispozitat e direktivës 95/57/KE nuk janë më të përshtatshme. Meqenëse legjislacioni në këtë sektor duhet të përditësohet, direktiva 95/57/KE duhet të shfuqizohet.
- Rregulloret janë mënyra e duhur e garantimit të përdorimit të standardeve të përbashkëta dhe e nxjerrjes së statistikave të krahasueshme.
- Masat e parashikuara në këtë rregullore janë në përputhje me opinionin e Komitetit të Sistemit Statistikor Evropian,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Objekti
Kjo rregullore përcakton një kuadër të përbashkët për hartimin, nxjerrjen dhe shpërndarjen sistematike të statistikave evropiane për turizmin.
Për këtë qëllim, shtetet anëtare mbledhin, hartojnë, përpunojnë dhe transmetojnë statistika të harmonizuara për kërkesën dhe ofertën e turizmit.
Neni 2
Përkufizime
- Për qëllime të kësaj rregulloreje:
- a) "periudhë referencë" është një periudhë të cilës i referohen të dhënat;
- b) "vit referencë" është një periudhë referencë prej 1 viti kalendarik;
- c) "NACE Rev. 2" është klasifikimi i përbashkët statistikor i veprimtarive ekonomike brenda Bashkimit Evropian, i krijuar nga rregullorja (KE) nr. 1893/2006 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit5;
- d) "NUTS" është klasifikimi i përbashkët i njësive territoriale për nxjerrjen e statistikave rajonale brenda Bashkimit Evropian, i krijuar nga rregullorja (KE) nr. 1059/2003 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit6;
- e) "mjedis i zakonshëm" është zona gjeografike, edhe pse jo domosdoshmërisht e afërt, brenda së cilës një individ jeton rutinën e tij të përditshme dhe që përcaktohet në bazë të kritereve të mëposhtme: largësia nga kufijtë administrativë ose distanca nga vendbanimi i zakonshëm, kohëzgjatja e vizitës, shpeshtësia e vizitës, qëllimi i vizitës;
- f) "turizëm" është veprimtaria e vizitorëve që udhëtojnë drejt një destinacioni jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm, për më pak se një vit, për çdo qëllim kryesor, duke përfshirë turizmin për biznes, për pushim ose për qëllime të tjera personale, të ndryshme nga punësimi nga një subjekt rezident në vendin që vizitohet;
- g) "turizëm vendas" janë vizitat brenda një shteti anëtar nga vizitorë që janë rezidentë të atij shteti anëtar;
- h) "turizëm në hyrje" janë vizitat në një shtet anëtar nga vizitorë që nuk janë rezidentë të atij shteti anëtar;
- i) "turizëm në dalje" janë vizitat nga rezidentët e një shteti anëtar jashtë atij shteti anëtar;
- j) "turizëm kombëtar" është turizmi vendas dhe turizmi në dalje;
- k) "turizëm pritës" është turizmi vendas dhe turizmi në hyrje;
- l) "strukturë akomoduese për turistët" është një njësi lokale sipas llojit të aktivitetit, siç përcaktohet në shtojcën e rregullores së Këshillit (KEE) nr. 696/93, datë 15 mars 1993, "Për njësitë statistikore për vëzhgimin dhe analizimin e sistemit të prodhimit në BE"7, që ofron me pagesë, megjithëse çmimi mund të subvencionohet pjesërisht ose plotësisht, shërbime akomodimi afatshkurtër siç përshkruhet në grupet 55.1 (hotele dhe akomodime të ngjashme), 55.2 (akomodime për pushime dhe akomodime të tjera afatshkurtra) dhe 55.3 (kampingje, vendparkime për automjete dhe rulota) të NACE Rev. 2;
- m) "akomodim pa pagesë" është, ndër të tjera, akomodimi i ofruar pa pagesë nga të afërm ose miq dhe akomodimi në shtëpitë e pushimit të përdorura nga vetë pronarët, duke përfshirë pronat e përbashkëta;
- n) "vizitë ditore" janë vizitat e rezidentëve jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm, për më pak se 24 orë dhe që nisin nga vendbanimi i zakonshëm.
- Komisioni ka kompetencën të miratojë akte të deleguara në përputhje me nenin 11 për sa i përket ndryshimeve të përkufizimeve në paragrafin 1 të këtij neni për qëllimin e përshtatjes së këtyre përkufizimeve me ndryshimet në përkufizimet ndërkombëtare.
Neni 3
Temat e trajtuara dhe karakteristikat e të dhënave të kërkuara
- Për qëllimet e kësaj rregulloreje, të dhënat që do t'i transmetohet shteteve anëtare në përputhje me nenin 9 lidhen me:
- a) turizmin pritës, për sa i përket kapacitetit dhe zënies së strukturave akomoduese për turistët, për ndryshoret, shpeshtësinë dhe ndarjet e përcaktuara në seksionin 1, 2 dhe 3 të shtojcës I;
- b) turizmin pritës, për sa i përket netëqëndrimeve në akomodime pa pagesë, për ndryshoret, shpeshtësinë dhe ndarjet e përcaktuara në seksionin 4 të shtojcës I;
- c) turizmin kombëtar, për sa i përket kërkesës së turizmit, e cila ka të bëjë me pjesëmarrjen në turizëm dhe karakteristikat e udhëtimeve turistike dhe turistëve, për ndryshoret, shpeshtësinë dhe ndarjet e përcaktuara në seksionin 1 dhe 2 të shtojcës I;
- d) turizmin kombëtar, për sa i përket kërkesës së turizmit, e cila ka të bëjë me karakteristikat e vizitave ditore, për ndryshoret, shpeshtësinë dhe ndarjet e përcaktuara në seksionin 3 të shtojcës II.
- Komisioni ka kompetencën të miratojë, kur është e nevojshme, akte të deleguara në përputhje me nenin 11 për sa i përket përshtatjes së shtojcave, me përjashtim të natyrës fakultative të të dhënave të kërkuara dhe të kufizimit të objektit të vrojtimit siç përcaktohet në shtojca, në mënyrë që të merren parasysh zhvillimet ekonomike, sociale dhe teknike. Gjatë ushtrimit të kompetencës së tij sipas kësaj dispozite, Komisioni garanton që asnjë akt i deleguar i miratuar të mos vendosë barra të tjera të konsiderueshme administrative për shtetet anëtare dhe të anketuarit.
Neni 4
Objekti i vrojtimit
Objekti i vrojtimit për kërkesat e përcaktuara në:
- a) Nenin 3, paragrafi 1, germa "a" janë të gjitha strukturat për akomodimin e turistëve siç përcaktohen në nenin 2, paragrafi 1, germa "l", nëse nuk specifikohet ndryshe në shtojcën I;
- b) Nenin 3, paragrafi 1, germa "b" janë të gjitha netëqëndrimet e rezidentëve dhe jorezidentëve për turizëm në akomodime pa pagesë;
- c) Nenin 3, paragrafi 1, germa "c" për sa i përket të dhënave për pjesëmarrjen në turizëm, janë të gjithë individët rezidentë në territorin e shtetit anëtar, nëse nuk specifikohet ndryshe në seksionin 1 të shtojcës II;
- d) Nenin 3, paragrafi 1, germa "c" për sa i përket të dhënave për karakteristikat e udhëtimeve turistike dhe vizitorëve, janë të gjitha udhëtimet turistike të popullsisë rezidente me të paktën një natë qëndrimi jashtë mjedisit të zakonshëm dhe që kanë përfunduar gjatë periudhës referencë, nëse nuk specifikohet ndryshe në seksionin 2 të shtojcës II;
- e) Nenin 3, paragrafi 1, germa "d" për sa i përket karakteristikave të vizitave ditore, janë të gjitha vizitat ditore siç përcaktohen në nenin 2, paragrafi 1, germa "n", nëse nuk specifikohet ndryshe në seksionin 3 të shtojcës II.
Neni 5
Studime pilot
- Komisioni harton një program për studimet pilot që mund të kryhen vullnetarisht nga shtetet anëtare me qëllim për të përgatitur përpilimin, nxjerrjen dhe shpërndarjen e tabelave të harmonizuara për llogaritë satelit të turizmit dhe për të vlerësuar përfitimet në raport me koston e përpilimit.
- Komisioni harton gjithashtu një program për studimet pilot që mund të kryhen vullnetarisht nga shtetet anëtare me qëllim zhvillimin e një sistemi për përpilimin e të dhënave që tregojnë efektet e turizmit në mjedis.
Neni 6
Kriteret e cilësisë dhe raportet
- Shtetet anëtare garantojnë cilësinë e të dhënave të transmetuara.
- Për qëllimet e kësaj rregulloreje zbatohen kriteret e cilësisë të përcaktuara në nenin 12, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 223/2009.
- Çdo vit, shtetet anëtare i paraqesin Komisionit (Eurostat) një raport për cilësinë e të dhënave në lidhje me periudhat referencë të vitit referencë dhe për çdo ndryshim metodologjik të kryer. Raporti dërgohet brenda 9 muajve pas përfundimit të vitit referencë.
- Në zbatim të kritereve të cilësisë të përmendura në paragrafin 2 për të dhënat e mbuluara nga kjo rregullore, metodat dhe struktura e raporteve të cilësisë përcaktohen nga Komisioni në formën e akteve zbatuese. Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e ekzaminimit të përmendur në nenin 12, paragrafi 2.
Neni 7
Raporti i vlerësimit
Deri më 12 gusht 2016 dhe çdo 5 vjet në vijim, Komisioni i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport vlerësimi për statistikat e përpiluara sipas kësaj rregulloreje dhe, në veçanti, për rëndësinë dhe barrën që përbëjnë për bizneset.
Neni 8
Burimet e të dhënave
Për sa i përket bazës mbi të cilën mblidhen të dhënat, shtetet anëtare marrin të gjitha masat që ato gjykojnë të përshtatshme për të ruajtur cilësinë e rezultateve. Shtetet anëtare mund t'i nxjerrin të dhënat e nevojshme statistikore duke përdorur një kombinim të burimeve të ndryshme si më poshtë:
- a) anketa, në rastet kur njësive raportuese u kërkohet të japin të dhëna të sakta dhe të plota në kohën e duhur;
- b) burime të tjera të përshtatshme, duke përfshirë të dhëna administrative, nëse këto janë të volitshme për sa i përket rëndësisë dhe kohës;
- c) procedura të përshtatshme të vlerësimit statistikor.
Neni 9
Transmetimi i të dhënave
- Shtetet anëtare i transmetojnë Komisionit (Eurostat) të dhëna, duke përfshirë të dhëna konfidenciale, në përputhje me nenin 21 të rregullores (KE) nr. 223/2009.
- Shtetet anëtare i transmetojnë të dhënat e renditura në shtojcën I dhe në seksionet 1 dhe 3 të shtojcës II në formën e tabelave përmbledhëse, në përputhje me një standard shkëmbimi të specifikuar nga Komisioni (Eurostat). Të dhënat transmetohen ose ngarkohen në mënyrë elektronike në pikën e vetme të hyrjes për të dhënat në Komision (Eurostat). Metodat praktike për transmetimin e të dhënave miratohen nga Komisioni në formën e akteve zbatuese. Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e ekzaminimit të përmendur në nenin 12, paragrafi 2.
- Shtetet anëtare i transmetojnë të dhënat e renditura në seksionin 2 të shtojcës II në formën e dosjeve me mikro të dhëna, ku çdo udhëtim i vrojtuar përbën një të dhënë individuale në grupin e transmetuar të të dhënave, që verifikohen, redaktohen dhe, kur është e nevojshme, vlerësohen në përputhje me standardin e shkëmbimit të specifikuar nga Komisioni (Eurostat). Të dhënat transmetohen ose ngarkohen në mënyrë elektronike në pikën e vetme të hyrjes për të dhënat në Komision (Eurostat). Metodat praktike për transmetimin e të dhënave miratohen nga Komisioni në formën e akteve zbatuese. Këto akte zbatuese miratohen në përputhje me procedurën e ekzaminimit të përmendur në nenin 12, paragrafi 2.
- Shtetet anëtare transmetojnë:
- a) të dhënat vjetore të renditura në seksionet 1 dhe 2 të shtojcës I brenda 6 muajve pas përfundimit të periudhës referencë, nëse nuk specifikohet ndryshe në shtojcën I;
- b) të dhënat mujore të renditura në seksionin 2 të shtojcës I brenda 3 muajve pas përfundimit të periudhës referencë;
- c) treguesit e shpejtë kyç për sa i përket netëqëndrimeve të rezidentëve dhe jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistët, sipas renditjes në seksionin 2 të shtojcës I, brenda 8 javëve pas përfundimit të periudhës referencë;
- d) të dhënat e renditura në seksionin 4 të shtojcës I brenda 9 muajve pas përfundimit të periudhës referencës, nëse shteti anëtar në fjalë zgjedh transmetimin e tyre;
- e) të dhënat mujore e renditura në shtojcën II brenda 6 muajve pas përfundimit të periudhës referencë.
- Komisioni ka kompetencën të miratojë, kur është e nevojshme, akte të deleguara në përputhje me nenin 11, për sa i përket ndryshimeve të afateve të transmetimit të përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni, në mënyrë që të merren parasysh zhvillimet ekonomike, sociale dhe teknike. Çdo ndryshim i këtij lloji merr parasysh praktikat ekzistuese të mbledhjes së të dhënave në shtetet anëtare.
- Për të gjitha të dhënat e kërkuara nga kjo rregullore, periudha e parë e referencës fillon më 1 janar 2012, nëse nuk specifikohet ndryshe.
Neni 10
Manuali metodologjik
Komisioni (Eurostat), në bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare, harton dhe përditëson rregullisht një manual metodologjik që përmban udhëzime për statistikat e nxjerra sipas kësaj rregulloreje, duke përfshirë përkufizimet që do të zbatohen për karakteristikat e të dhënave të kërkuara dhe standardet e përbashkëta të caktuara për të garantuar cilësinë e të dhënave.
Neni 11
Ushtrimi i delegimit
- Kompetencat për të miratuar aktet e deleguara i delegohen Komisionit sipas kushteve të përcaktuara në këtë nen.
- Delegimi i kompetencave që përmenden në nenin 2 paragrafi 2, nenin 3 paragrafi 2 dhe në nenin 9, paragrafi 5 i akordohet Komisionit për një periudhë 5 vjeçare duke nisur nga 11 gushti 2011. Komisioni harton një raport në lidhje me delegimin e kompetencave jo më vonë se 9 muaj përpara përfundimit të periudhës 5 vjeçare. Delegimi i kompetencave shtyhet në heshtje për periudha me kohëzgjatje të njëjtë, përveçse kur Parlamenti Evropian ose Këshilli e kundërshton këtë shtyrje jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të secilës periudhë.
- Delegimi i kompetencave që përmenden në nenin 2, paragrafi 2, në nenin 3, paragrafi 2 dhe në nenin 9, paragrafi 5 mund të revokohet në çdo kohë nga Parlamenti Evropian ose nga Këshilli. Vendimi i revokimit i jep fund delegimit të kompetencave të specifikuara në atë vendim. Ai hyn në fuqi një ditë pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian ose në një datë të mëvonshme që specifikohet në vendim. Ai nuk cenon vlefshmërinë e ndonjë akti të deleguar të hyrë tashmë në fuqi.
- Kur miraton një akt të deleguar, Komisioni njofton për këtë njëkohësisht Parlamentin Evropian dhe Këshillin.
- Një akt i deleguar i miratuar sipas nenit 2, paragrafi 2, nenit 3, paragrafi 2 dhe nenit 9, paragrafi 5 hyn në fuqi vetëm nëse nuk është shprehur asnjë kundërshtim as nga Parlamenti Evropian dhe as nga Këshilli, brenda një periudhe 2 mujore pasi Parlamenti Evropian ose Këshilli është njoftuar për këtë akt, ose nëse, përpara përfundimit të kësaj periudhe, Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë informuar Komisionin se nuk do të kundërshtojnë. Kjo periudhë shtyhet me 2 muaj me iniciativën e Parlamentit Evropian ose të Këshillit.
Neni 12
Komiteti
- Komisioni asistohet nga Komiteti i Sistemit Statistikor Evropian i ngritur sipas Rregullores (KE) nr. 223/2009. Ky Komitet është një komitet sipas kuptimit të Rregullores (BE) nr. 182/2011.
- Aty ku përmendet ky paragraf, gjen zbatim neni 5 i rregullores (BE) nr. 182/2011.
Neni 13
Shfuqizimi
Direktiva 95/57/KE shfuqizohet.
Shtetet anëtare sigurojnë rezultate në përputhje me Direktivën 95/57/KE, për të gjitha periudhat referencë të vitit 2011.
Neni 14
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Strasburg, më 6 korrik 2011.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- BUZEK
Për Këshillin
Presidenti
- DOWGIELEWICZ
SHTOJCA I
TURIZMI PRITËS
SEKSIONI 1
KAPACITETI I STRUKTURAVE AKOMODUESE TË TURISTËVE
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen
- Për transmetim për të dhënat vjetore në nivel rajonal NUTS 2 dhe në nivel kombëtar
Lloji i akomodimit
Ndryshoret
Ndarjet
NACE 55.1
Numri i strukturave
Numri i shtretërve
Numri i dhomave
Lloji i lokalitetit a dhe b
NACE 55.2
Numri i strukturave
Numri i shtretërve
Lloji i lokalitetit a dhe b
NACE 55.3
Numri i strukturave
Numri i shtretërve
Lloji i lokalitetit a dhe b
- [fakultative] Për transmetim për të dhënat vjetore në nivel kombëtar
Lloji i akomodimit
Ndryshoret
Ndarjet
NACE 55.1
Numri i strukturave
Numri i shtretërve
Numri i dhomave
Kategoria e madhësisë
- Për transmetim për të dhënat trevjetore në nivel kombëtar
Lloji i akomodimit
Ndryshoret
Ndarjet
NACE 55.1
Numri i strukturave me një ose më shumë dhoma në dispozicion të personave me lëvizshmëri të reduktuar, duke përfshirë përdoruesit e karrigeve me rrota
- Kufizimi i objektit të vrojtimit
- Për "hotelet dhe akomodimet e ngjashme" dhe për "akomodimet për pushime dhe akomodimet e tjera afatashkurtra", objekti i vrojtimit përfshin të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë me 10 ose më shumë shtretër.
- Për "kampingjet, vendparkimet e automjeteve dhe rulotave", objekti i vrojtimit përfshin të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë që kanë 10 ose më shumë sheshe.
- Shtetet anëtare me më pak se 1% të numrit total vjetor të netëqëndrimeve në struktura akomoduese për turistë në Bashkimin Evropian mund ta ngushtojnë më shumë objektin e vrojtimit, duke përfshirë të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë me 20 ose më shumë shtretër (20 ose më shumë sheshe).
- Shpeshtësia
Viti i parë referencës për ndryshoret trevjetore që gjendet në titullin A, paragrafi 3, është viti 2015.
SEKSIONI 2
ZËNIA E STRUKTURAVE AKOMODUESE PËR TURISTË (PRITËSE)
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen për të dhënat vjetore
- Në nivel rajonal NUTS 2 dhe në nivel kombëtar
Lloji i akomodimit
Ndryshoret
Ndarjet
Totali (të gjitha llojet e strukturave akomoduese për turistë)
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Lloji i lokalitetit a dhe b
NACE 55.1
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Norma neto e zënies së shtretërve
Norma neto e zënies së dhomave
NACE 55.2
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
NACE 55.3
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
- Në nivel kombëtar
Lloji i akomodimit
Ndryshoret
Ndarjet
NACE 55.1
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Lloji i lokalitetit a dhe b
Vendi ose zona gjeografike e vendbanimit të vizitorit
[fakultative] Kategoritë e madhësive
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Vendi ose zona gjeografike e vendbanimit të vizitorit
Norma neto e zënies së shtretërve
Norma neto e zënies së dhomave
[fakultative] Kategoritë e madhësive
NACE 55.2
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Lloji i lokalitetit a dhe b
Vendi ose zona gjeografike e vendbanimit të vizitorit
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Vendi ose zona gjeografike e vendbanimit të vizitorit
NACE 55.3
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Lloji i lokalitetit a dhe b
Vendi ose zona gjeografike e vendbanimit të vizitorit
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Vendi ose zona gjeografike e vendbanimit të vizitorit
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen për të dhënat mujore në nivel kombëtar
Lloji i akomodimit
Ndryshoret
Ndarjet
NACE 55.1
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Norma neto e zënies së shtretërve
Norma neto e zënies së dhomave
NACE 55.2
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
NACE 55.3
Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët në struktura akomoduese për turistë
Numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët në struktura akomoduese për turistë
Mbërritja e rezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
Mbërritja e jorezidentëve në strukturat akomoduese për turistë
- Kufizimi i objektit të vrojtimit
- Për "hotelet dhe akomodimet e ngjashme" dhe për "akomodimet për pushime dhe akomodimet e tjera afatashkurtra", objekti i vrojtimit përfshin të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë me 10 ose më shumë shtretër.
- Për "kampingjet, vendparkimet e automjeteve dhe rulotave", objekti i vrojtimit përfshin të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë me 10 ose më shumë sheshe.
- Shtetet anëtare me më pak se 1% të numrit total vjetor të netëqëndrimeve në struktura akomoduese për turistë në Bashkimin Evropian mund ta ngushtojnë më shumë objektin e vrojtimit, duke përfshirë të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë me 20 ose më shumë shtretër (20 ose më shumë sheshe).
- Në rastet kur zbatohet kufizimi i objektit të vrojtimit siç përshkruhet në paragrafët 1, 2 dhe 3, çdo vit transmetohet një numër total i përafërt i netëqëndrimeve të rezidentëve dhe jorezidentëve gjatë vitit referencë në strukturat akomoduese për turistë që janë përjashtuar nga objekti i vrojtimit.
- Për vitin e parë referencë për të cilin kërkohen të dhëna sipas kësaj rregulloreje, numri i përafërt i cilësuar në paragrafin 4 transmetohet brenda 12 muajve pas përfundimit të periudhës referencë.
- Shtetet anëtare mund ta ngushtojnë më tej objektin e vrojtimit për normën neto të zënies së dhomave në hotele dhe akomodime të ngjashme, duke përfshirë të paktën të gjitha strukturat akomoduese për turistë me më shumë se 25 dhoma.
- Treguesit e shpejtë kyç
Treguesit e shpejtë kyç të përmendur në nenin 9, paragrafi 4, germa "c" të kësaj rregulloreje janë ndryshoret që i referohen numrit të netëqëndrimeve të renditura nën titullin B të këtij seksioni.
SEKSIONI 3
KLASIFIKIMI QË DO TË ZBATOHET PËR SEKSIONIN 1 DHE SEKSIONIN 2
- Lloji i akomodimit
Tre kategoritë që do të përdoren për llojin e akomodimit, duke iu referuar grupeve 55.1, 55.2 dhe 55.3 të NACE, janë:
— hotelet dhe akomodimet të ngjashme,
— akomodimet për pushime dhe akomodimet e tjera afatashkurtra,
— kampingjet, vendparkimet për automjete dhe rulota.
- Lloji i lokalitetit a
Tre kategoritë që do të përdoren për llojin e lokalitetit a, duke iu referuar shkallës së urbanizimit të bashkisë (ose njësisë administrative lokale ekuivalente) ku ndodhen strukturat akomoduese, janë:
— zona me popullsi të dendur,
— zona e ndërmjetme,
— zonë me popullsi jo të dendur.
- Lloji i lokalitetit b
Dy kategoritë që do të përdoren për llojin e lokalitetit b, duke iu referuar afërsisë së bashkisë me detin (ose njësisë administrative lokale ekuivalente) ku ndodhen strukturat akomoduese, janë:
— bregdetare,
— jobregdetare.
- Kategoria e madhësisë
Tre kategoritë që do të përdoren për madhësinë, duke iu referuar numrit të dhomave në strukturat akomoduese për turistë, janë:
— struktura të vogla: më pak se 25 dhoma,
— struktura me madhësi mesatare: midis 25 dhe 99 dhoma,
— struktura të mëdha: 100 ose më shumë dhoma; do të raportohen veçmas në mënyrë fakultative: "midis 100 dhe 249 dhoma" dhe midis "250 ose më shumë dhoma".
- Vendet dhe zonat gjeografike
Kategoritë që do të përdoren për vendin dhe zonën gjeografike të vendbanimit të vizitorëve që qëndrojnë në strukturat akomoduese për turistë janë:
— Bashkimi Evropian (BE); do të raportohet veçmas: çdo shtet anëtar,
— Shoqata Evropiane për Tregtinë e Lirë (EFTA); do të raportohet veçmas: Islanda, Norvegjia, Zvicra (duke përfshirë Lihtenshtajnin),
— vende të tjera evropiane (përveç BE-së ose EFTA-s; pa përfshirë Rusinë, Turqinë, Ukrainën),
— Rusia,
— Turqia,
— Ukraina,
— Afrika; do të raportohet veçmas: Afrika e Jugut,
— Amerika e Veriut; do të raportohet veçmas: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja,
— Amerika e Jugut dhe Amerika Qendrore; do të raportohen veçmas: Brazili,
— Azia; do të raportohet veçmas: Republika Popullore e Kinës, Japonia, Republika e Koresë,
— Australia, Oqeania dhe territoret e tjera; do të raportohen veçmas: Australia.
SEKSIONI 4
TURIZMI PRITËS NË AKOMODIMIN PA PAGESË
- Ndryshoret që do të transmetohen për të dhënat vjetore
[fakultative] Numri i netëqëndrimeve në akomodime pa pagesë gjatë vitit referencë.
- Ndarja
[fakultative] Ndryshoret e renditura nën titullin A ndahen sipas vendbanimit të vizitorëve të BE-së, ndërsa vizitorët që banojnë jashtë BE-së grupohen në një kategori tjetër të vetme.
SHTOJCA II
TURIZMI KOMBËTAR
SEKSIONI 1
PJESËMARRJA NË TURIZMIN PËR QËLLIME PERSONALE
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen për të dhënat vjetore
Ndryshoret
Ndarjet sipas kohëzgjatjes dhe sipas destinacionit të udhëtimeve turistike për qëllime personale
Ndarjet socio-demografike
1.
Numri i banorëve, mbi 15 vjeç, të cilët marrin pjesë në turizmin për qëllime personale gjatë vitit referencë
2.
Numri i banorëve, mbi 15 vjeç, të cilët nuk marrin pjesë në turizmin për qëllime personale gjatë vitit referencë
a)
Çdo lloj udhëtimi (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim me të paktën 1 natë qëndrimi)
b)
Vetëm udhëtime brenda vendit (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim brenda vendit me të paktën 1 natë qëndrimi, por jo udhëtime në dalje)
c)
Vetëm udhëtime në dalje (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim në dalje me të paktën 1 natë qëndrimi, por jo udhëtime brenda vendit)
d)
Udhëtime brenda vendit dhe në dalje (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim brenda vendit me të paktën 1 natë qëndrimi dhe të paktën 1 udhëtim në dalje me të paktën 1 natë qëndrimi)
e)
Udhëtime të shkurtra (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim me 1 deri në 3 netë qëndrimi)
f)
Udhëtime të gjata (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim me 4 ose më shumë netë qëndrimi)
g)
Udhëtime të gjata, vetëm udhëtime brenda vendit (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim brenda vendit me 4 ose më shumë netë qëndrimi, por jo udhëtime në dalje me 4 ose më shumë netë qëndrimi)
h)
Udhëtime të gjata, vetëm udhëtime në dalje (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim në dalje me 4 ose më shumë netë qëndrimi, por jo udhëtime brenda vendit me 4 ose më shumë netë qëndrimi)
i)
Udhëtime të gjata, brenda vendit dhe në dalje (d.m.th. që kanë bërë të paktën 1 udhëtim brenda vendit me 4 ose më shumë netë qëndrimi dhe të paktën 1 udhëtim në dalje me 4 ose më shumë netë qëndrimi)
1.
Gjinia
2.
Grupmosha
3.
[fakultative] Niveli arsimor
4.
[fakultative] Gjendja e punësimit
5.
[fakultative] Të ardhurat familjare
Ndarjet sipas kohëzgjatjes dhe destinacionit të udhëtimeve turistike për qëllime personale kombinohen me ndarjet socio-demografike.
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen për të dhënat trevjetore
Ndryshoret
Ndarjet sipas arsyeve kryesore të mospjesëmarrjes në turizmin për qëllime personale gjatë vitit referencë (me zgjedhje të shumëfishta për të anketuarit)
Ndarjet socio-demografike
1.
Numri i banorëve, të moshës 15 vjeç e lartë, të cilët nuk marrin pjesë në turizmin për qëllime personale gjatë vitit referencë (d.m.th që nuk kanë bërë ndonjë udhëtim me të paktën 1 natë qëndrimi për qëllime personale gjatë vitit referencë)
a)
Arsye ekonomike (persona që nuk kanë para për udhëtime, që nuk mund të përballojnë të shkojnë me pushime)
b)
Mungesë e kohës së lirë për shkak të angazhimeve familjare
c)
Mungesë e kohës së lirë për shkak të punës ose të studimeve
d)
Arsye shëndetësore ose lëvizshmëri e reduktuar
e)
Preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, pa motivim për të udhëtuar
f)
Arsye sigurie
g)
Arsye të tjera
1.
Gjinia
2.
Grupmosha
3.
[fakultative] Niveli arsimor
4.
[fakultative] Gjendja e punësimit
5.
[fakultative] Të ardhurat familjare
Ndarjet sipas arsyeve kryesore të mospjesëmarrjes në turizmin për qëllime personale gjatë vitit referencë kombinohen me ndarjet socio-demografike.
Viti i parë referencë për ndryshoret trevjetore është viti 2013.
- Klasifikimi që do të zbatohet për ndarjet socio-demografike
- Gjinia: mashkull, femër.
- Grupmosha: nën 15 vjeç [fakultative], 15-24, 25-34, 35-44, 45-54, 55-64, 65 ose më shumë, me nëntotale për grupmoshat 25-44 dhe 45-64.
- Niveli arsimor: i ulët (ISCED 0, 1 ose 2), i mesëm (ISCED 3 ose 4), i lartë (ISCED 5 ose 6).
- Gjendja e punësimit: i punësuar (i punësuar ose i vetëpunësuar), i papunë, student (ose nxënës), kategori të tjera që nuk janë pjesë e fuqisë punëtore.
- Të ardhurat familjare: në katër ndarje të barabarta.
SEKSIONI 2
UDHËTIMET TURISTIKE DHE VIZITORËT QË BËJNË UDHËTIME
- Ndryshoret që do të transmetohen
Ndryshoret
Kategoritë që do të transmetohen
Shpeshtësia
1.
Muaji i nisjes
Çdo vit
2.
Kohëzgjatja e udhëtimit në numër netëqëndrimesh
Çdo vit
3.
[Vetëm për udhëtimet në dalje] Kohëzgjatja e udhëtimit: numri i netëqëndrimeve në territorin vendas
Çdo tre vjet
4.
Vendi kryesor i destinacionit
Sipas listës së vendeve në manualin metodologjik të hartuar sipas nenit 10 të kësaj rregulloreje.
Çdo vit
5.
Qëllimi kryesor i udhëtimit
a)
Qëllime personale: kohë e lirë, argëtim dhe pushim
b)
Qëllime personale: vizitë tek të afërmit dhe miqtë
c)
Qëllime personale: të tjera (p.sh. pelegrinazh, trajtim shëndetësor)
d)
Qëllime pune/biznesi
Çdo vit
6.
[Vetëm udhëtime për qëllime personale] Lloji i destinacionit, me zgjedhje të shumëfishta
a)
Qytet
b)
Vend buzë detit
c)
Fshat (duke përfshirë vendet buzë liqeneve, lumenjve etj.)
d)
Anije turistike
e)
Male (zona malore, kodra, etj.)
f)
Tjetër
Çdo tre vjet
7.
[Vetëm për udhëtimet për qëllime personale] Pjesëmarrja e fëmijëve në udhëtime
a)
Po
b)
Jo
Çdo tre vjet
8.
Mjetet kryesore të transportit
a)
Ajrore (fluturime, të programuara ose me qira ose shërbime të tjera ajrore)
b)
Ujore (linjat e udhëtarëve dhe tragetet, anijet turistike, varkat e argëtimit, anije me qira, etj.)
c)
Hekurudhore
d)
Autobusët (të programuar ose jo)
e)
Mjetet motorike (private ose me qira)
f)
Të tjera (p.sh biçikleta)
Çdo vit
9.
Format kryesore të akomodimit
a)
Akomodim me pagesë: hotele ose akomodime të ngjashme
b)
Akomodim me pagesë: kampe, karavanë ose vendparkime rulotash (jorezidenciale)
c)
Akomodim me pagesë: akomodime të tjera me pagesë (institucione të kujdesit shëndetësor, bujtina për të rinjtë, porte turistike, etj.)
d)
Akomodim pa pagesë: shtëpi vetjake pushimi
e)
Akomodim pa pagesë: akomodim i ofruar pa pagesë nga të afërmit dhe miqtë
f)
Akomodim pa pagesë: akomodim tjetër pa pagesë
Çdo vit
10.
Rezervimi i një udhëtimi: përdorimi i një operatori turistik ose agjencie udhëtimesh për të rezervuar mjetet kryesore të transportit
a)
Po
b)
Jo
c)
Nuk e di
Çdo tre vjet
11.
Rezervimi i një udhëtimi: përdorimi i një operatori turistik ose agjencie udhëtimesh për të rezervuar format kryesore të akomodimit
a)
Po
b)
Jo
c)
Nuk e di
Çdo tre vjet
12.
[Vetëm për udhëtimet për të cilat nuk është përdorur asnjë operator turistik ose agjenci udhëtimi për të rezervuar mjetet kryesore të transportit ose format kryesore të akomodimit] Rezervimi i udhëtimit (i pavarur)
a)
Shërbimet u rezervuan drejtpërdrejtë nga ofruesi i shërbimit
b)
Nuk kishte nevojë për rezervim
Çdo tre vjet
13.
Rezervimi i udhëtimit: paketë udhëtimi
a)
Po
b)
Jo
Çdo tre vjet
14.
Rezervimi i udhëtimit: Rezervim nëpërmjet internetit i mjeteve kryesore të transportit
a)
Po
b)
Jo
c)
Nuk e di
Çdo tre vjet
15.
Rezervimi i udhëtimit: Rezervim nëpërmjet internetit i formave kryesore të akomodimit
a)
Po
b)
Jo
c)
Nuk e di
Çdo tre vjet
16.
Shpenzimet e një turisti për transportin gjatë udhëtimit
Çdo vit
17.
Shpenzimet e një turisti për akomodim gjatë udhëtimit
Çdo vit
18.
[fakultative] Shpenzimet e një turisti gjatë udhëtimit për ushqime dhe pije në kafene dhe restorante
Çdo vit
19.
Shpenzimet e tjera të një turisti gjatë udhëtimit; (19a) do të raportohen veçmas: mallra të qëndrueshme dhe sende me vlerë
Çdo vit
20.
Profili i vizitorit: gjinia, duke përdorur kategoritë e mëposhtme
a)
Mashkull
b)
Femër
Çdo vit
21.
Profili i vizitorit: mosha që ka mbushur
Çdo vit
22.
Profili i vizitorit: vendbanimi
Çdo vit
23.
[fakultative] Profili i vizitorit: niveli arsimor
a)
I ulët (ISCED 0, 1 ose 2)
b)
I mesëm (ISCED 3 ose 4)
c)
I lartë (ISCED 5 ose 6)
Çdo vit
24.
[fakultative] Profili i vizitorit: gjendja e punësimit
a)
I punësuar (i punësuar ose i vetëpunësuar))
b)
I papunë
c)
Student (ose nxënës)
d)
Kategori të tjera që nuk janë pjesë e fuqisë punëtore
Çdo vit
25.
[fakultative] Profili i vizitorit: të ardhurat familjare në katër ndarje të barabarta
Çdo vit
- Kufizimi i objektit të vrojtimit
Objekti i vrojtimit përfshin të gjitha udhëtimet turistike të popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e lartë me të paktën një natë qëndrimi jashtë mjedisit të zakonshëm, që kanë përfunduar gjatë periudhës referencë. Të dhënat për pjesën e popullsisë në moshën nën 15 vjeç mund të transmetohen veçmas në mënyrë fakultative.
- Shpeshtësia
- Viti i parë referencë për ndryshoret trevjetore dhe kategoritë e renditura nën titujt A paragrafi 3, A paragrafi 6, A paragrafi 7, është viti 2013.
- Viti i parë referencë për ndryshoret trevjetore dhe kategoritë e renditura nën titujt A paragrafi 10 deri në A paragrafi 15, është viti 2014.
SEKSIONI 3
VIZITAT DITORE
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen çdo vit (vizitat ditore në dalje)
Ndryshoret
[fakultative]
Ndarjet
[fakultative]
Ndarjet socio-demografike
1.
Numri i vizitave ditore në dalje për qëllime personale
2.
Numri i vizitave ditore në dalje për qëllime pune
a)
sipas vendit të destinacionit
1.
Gjinia
2.
Grupmosha
3.
Niveli arsimor
4.
Gjendja e punësimit
5.
Të ardhurat familjare
3.
Shpenzimet për vizitat ditore në dalje për qëllime personale
4.
Shpenzimet për vizitat ditore në dalje për qëllime pune
a)
sipas vendit të destinacionit
b)
sipas kategorisë së shpenzimeve: transport, blerje, restorante/kafene, të tjera
- Ndryshoret dhe ndarjet që do të transmetohen çdo tre vjet (vizitat ditore brenda vendit)
Ndryshoret
[fakultative]
Ndarjet
[fakultative]
Ndarjet socio-demografike
1.
Numri i vizitave ditore brenda vendit për qëllime personale
2.
Numri i vizitave ditore brenda vendit për qëllime pune
1.
Gjinia
2.
Grupmosha
3.
Niveli arsimor
4.
Gjendja e punësimit
5.
Të ardhurat familjare
3.
Shpenzimet për vizitat ditore brenda vendit për qëllime personale
4.
Shpenzimet për vizitat ditore në dalje për qëllime pune
a)
sipas kategorisë së shpenzimeve: transport, blerje, restorante/kafene, të tjera
- Klasifikimi që do të zbatohet për ndarjet socio-demografike
Klasifikimet që do të zbatohen për ndarjet socio-demografike janë ato të renditura në titullin C të seksionit 1 të kësaj shtojce.
- Kufizimi i objektit të vrojtimit
Objekti i vrojtimit përfshin të gjitha vizitat ditore të popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e lartë, jashtë mjedisit të zakonshëm. Të dhënat për pjesën e popullsisë në moshën nën 15 vjeç mund të transmetohen veçmas në mënyrë fakultative.
- Shpeshtësia dhe periudhat e para referencë
- Karakteristikat e vizitave ditore të renditura nën titullin A transmetohen çdo vit, duke i raportuar veçmas katër kuartilet e vitit të mëparshëm kalendarik. Periudha e parë referencë fillon më 1 janar 2014.
- Karakteristikat e vizitave ditore të renditura nën titullin B transmetohen çdo 3 vjet, duke i raportuar veçmas katër kuartilet e vitit të mëparshëm kalendarik. Periudha e parë referencë fillon më 1 janar 2015. Vetëm për periudhën e parë referencë, transmetimi është fakultativ.
- 1. Qëndrimi i Parlamentit Evropian i datës 6 prill 2011 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe vendimi i Këshillit, datë 21 qershor 2011.
- 2. Gazeta Zyrtare L 291, 6.12.1995, f. 32.
- 3. Gazeta Zyrtare L 87, 31.3.2009, f. 164.
- 4. Gazeta Zyrtare L 55, 28.2.2011, f. 13.
- 5. Gazeta Zyrtare L 393, 30.12.2006, f. 1.
- 6. Gazeta Zyrtare L 154, 21.6.2003, f. 1.
- 7. Gazeta Zyrtare L 76, 30.3.1993, f. 1.