-
Lexo Dokumentin
31999R1726
RREGULLORJA E KOMISIONIT (KE) NR. 1726/1999, DATË 27 KORRIK 1999, PËR ZBATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR. 530/1999, "PËR STATISTIKAT STRUKTURORE NË LIDHJE ME TË ARDHURAT DHE ME KOSTOT E PUNËS NË LIDHJE ME PËRCAKTIMIN DHE TRANSMETIMIN E TË DHËNAVE PËR KOSTOT E PUNËS
Gazete Zyrtare L 203, 03/08/1999 P. 0028 - 0040
KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 530/19991, datë 9 mars 1999, "Për statistikat strukturore në lidhje me të ardhurat dhe kostot e punës dhe në veçanti nenin 11 të saj,
- Meqë, në përputhje me nenin 11 të Rregullores (KE) nr. 530/99, masat zbatuese janë të nevojshme në lidhje me përcaktimin dhe e ndarjen e informacionit që duhet të ofrohet dhe formati teknik i përshtatshëm për transmetimin e rezultateve;
- Meqë, masat e parashikuara në këtë rregullore janë në përputhje me opinionin e Komitetit të Programit Statistikor të krijuar me Vendimin e Këshillit 89/382/KEE, Euratom2,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
Përcaktimi dhe ndarja e informacionit
Në përputhje me nenin 6 të Rregullores (KE) nr. 530/1999, shtetet anëtare ofrojnë informacion mbi ndryshoret e renditura në shtojcën I të kësaj rregulloreje.
Për këtë qëllim, përcaktimet e ndryshoreve janë përcaktuar në shtojcën II të kësaj rregulloreje.
Neni 2
Formati teknik për transmetimin e rezultateve
Formati teknik i përshtatshëm që përdoret për transmetimin e rezultateve përcaktohet në shtojcën III të kësaj rregulloreje.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Kjo Rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 27 korrik 1999.
Për Komisionin
Yves-Thibault DE SILGUY
Anëtar i Komisionit
SHTOJCA I
LISTA E NDRYSHOREVE
Statistikat strukturore për kostot e punës
>TABELA>
"Shtetet anëtare mund të parashikojnë dallimin midis punëtorëve të krahut dhe punëtorëve jo të krahut dhe të regjistrojnë të dhëna më të detajuara për ndryshoret e mëposhtme:
- A. Stafi total i punësuar
- D.11112 Bonuse
- D.111121 Bonuse të paguara në një periudhë fikse
- D.1113 Pagesa për ditët kur nuk është punuar
- D.1114 Paga në natyrë
- D.11144 Paga të tjera dhe paga në natyrë
- D.1211 Kontribute të sigurimeve shoqërore të detyrueshme.
- D.12111 Pension të pleqërisë, sëmundjeve, lejes së lindjes, aftësisë së kufizuar; papunësisë; aksidenteve apo sëmundjeve në punë
- D.12112 Pension familjar
- D.121113 Të tjera
- D.1212 Skemat e kontributeve të sigurimeve shoqërore kolektivisht të miratuara, kontraktuale dhe vullnetare që duhet të paguhen nga punëdhënësi
- D.12121 Skemat e pensioneve suplementare
- D.12122 Skemat suplementare të sigurimit për sëmundje
- D.12123 Skemat suplementare të sigurimit të papunësisë
- D.12124 Të tjera
- D.1221 Shpërblimi i dhënë në rast sëmundje
- D.1224 Përfitimet e kredituara të sigurimeve shoqërore
- D.2 Kostot e trajnimit profesional të paguara nga punëdhënësi
- D.3 Shpenzime të tjera të paguara nga punëdhënësi
- D.31 Kostot e rekrutimit
- D.32 Të tjera"
SHTOJCA II
PËRKUFIZIMI I NDRYSHOREVE
- STAFI TOTAL I PUNËSUAR
Punonjës janë të gjithë personat që kanë një kontratë punësimi të drejtpërdrejtë me një sipërmarrje ose njësi lokale dhe që marrin shpërblim, pavarësisht llojit të punës që kryejnë, numrit të orëve të punës (me kohë të plotë ose të pjesshme) dhe kohëzgjatjes së kontratës (me ose pa afat). Punëtorët e jashtëm3 (ata që punojnë në shtëpi) nëse ka një marrëveshje të qartë që ky punëtor paguhet sipas punës së bërë: pra, sasia e punës që kontribuon si input në disa procese prodhimi. Sa më poshtë duhet të përjashtohen: personeli i menaxhimit, shpërblimi i të cilit merr kryesisht formën e pjesëmarrjes në fitime ose të një shume totale, përjashtohen punëtorët familjarë dhe përfaqësuesit e shitjeve.
Referencë ESA 95: 11,12 deri në 11,14
A.1 Numri total i punonjësve4
A.11 Të punësuar me kohë të plotë
Këtu përfshihet stafi (duke përjashtuar stazhierët) orët e zakonshme të punës së të cilit janë të njëjta me orët e rëna dakord kolektivisht ose me orët e zakonshme të punuara në ndërmarrje, edhe nëse kontrata është për më pak se një vit,
A.12 Të punësuar me kohë të pjesshme
Këtu përfshihet stafi (përveç praktikantëve) orët e zakonshme të punës së të cilit janë më pak së orët e rëna dakord kolektivisht ose me orët e zakonshme të punuara në ndërmarrje, qoftë ditore, javore ose mujore (gjysmë dite, treçerek turni, katër të pestat e turnit, etj.)
A.121 Punonjësit me kohë të pjesshme të kthyer në punonjës me kohë të plotë
Ky konvertim kryhet ose në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ndërmarrjet ose njësitë lokale që bëjnë kthime ose nga institutet kombëtare të statistikës në bazë të orëve normale të punës të punonjësve me kohë të plotë në këtë ndërmarrje/njësi lokale, duke përdorur metodën që ata konsiderojnë më të përshtatshme.
Referencë ESA 95: 11,32 deri në 11,34
A.11+121 Numri total i punonjësve në njësi me kohë të plotë
Këtu përfshihen punonjësit me kohë të plotë dhe punonjësit me kohë të pjesshme të kthyer në punonjës me kohë të plotë.
A.13 Stazhierët
Këtu përfshihen të gjithë të punësuarit me pagë që akoma nuk marrin pjesë tërësisht në procesin e prodhimit dhe që punojnë ose sipas një kontratë stazhi ose në një situatë në të cilën trajnimi profesional predominon kundrejt produktivitetit.
A.131 Stazhierët me kohë të pjesshme të kthyer në punonjës me kohë të plotë
Ky konvertim kryhet ose në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ndërmarrjet ose njësitë lokale që bëjnë kthime ose nga institutet kombëtare të statistikës (si rrjedhojë, përjashtohen orët e shpenzuara në trajnim qoftë në ndërmarrje ose në shkollë), duke përdorur metodën që ata konsiderojnë më të përshtatshme.
Referencë ESA 95: 11,32 deri në 11,34
- ORË TË PUNUARA
Statistikat mbulojnë numrin total të orëve të punuara nga të gjithë punonjësit gjatë vitit5. Numri total i orëve të punuara regjistrohet veçmas për punonjësit me kohë të plotë (B.11), për punonjësit me kohë të pjesshme (B.12) dhe stazhierët (B.13).
Numri vjetor i orëve të punuara përcaktohet si: orë të punuara realisht:
NB:
Orët e punuara, përveç orëve normale të punës, pavarësisht normës së paguar për orë (p.sh. një orë e punuar në kohë të dyfishtë) duhet të regjistrohet si një orë.
Orët e punuara përfshijnë gjithashtu:
- a) kohën e shpenzuar në detyra të tilla si përgatitja e punës, përgatitja, mirëmbajtja dhe pastrimi i mjeteve dhe makinerive të pastrimit dhe përgatitja e raporteve dhe kartave të punës;
- b) koha e shpenzuar në vendin e punës por gjatë së cilës nuk kryhet asnjë punë, si për shembull për shkak të prishjes së makinerive, aksidenteve apo rasteve të mungesës së punës, por për të cilat është kryer pagesë në përputhje me kontratën e punës,
- c) periudhat e shkurtra të pushimit në vendin e punës, duke përfshirë pauzat e çajit dhe kafesë;
- d) orët e punuara realisht nga stazhierët.
Megjithatë, orët e punuara realisht nuk përfshijnë sa më poshtë:
- a) orët e paguara por jo të punuara, për shembull leja e paguar, festat zyrtare, raport për sëmundjet, etj.;
- b) pushimet e ngrënies;
- c) kohën e shpenzuar për vajtje-ardhje në punë;
- d) orët e trajnimit të stazhierëve
Referencë ESA 95: 11,26 deri në 11,29
- ORËT E PAGUARA
Statistikat mbulojnë numrin total të orëve të paguara për të gjithë punonjësit gjatë vitit (shih shënimin5 në fund të faqes, faqe31). Numri total i orëve të paguara regjistrohet veçmas për punonjësit me kohë të plotë (C.11), për punonjësit me kohë të pjesshme (C.12) dhe stazhierët (C.13).
Numri vjetor i orëve të paguara përcaktohet si
- a) orë normale dhe jashtë orarit, të shpërblyera gjatë vitit;
- b) çdo orë për të cilën punonjësi është paguar me normë më të ulët, edhe pse ndryshimi është bërë nga pagesat e fondeve të sigurimeve shoqërore;
- c) orët jo të punuara gjatë periudhës referencë por të paguara (leja vjetore, raporte mjekësore, festa zyrtare, orë të tjera të paguara si për vizitë mjekësore).
Për të marrë një vlerësim të saktë të kohës së punës vjetore, këshillohet të mos kërkohet në mënyrë të drejtpërdrejtë numri total i orëve të punuara (B.1) ose numri total i orëve të paguara (C.1), por të kërkohen pikat e mëposhtme:
- a) orët normale vjetore të paguara për punonjësit me kohë të plotë në ndërmarrjen ose njësinë lokale;
- b) numri mesatar i ditëve të lejes së paguar dhe pushimeve vjetore për punonjës gjatë vitit;
- c) numri mesatar i ditëve për çdo punonjës që nuk paraqitet në punë për një periudhë të shkurtër të paguar (leje për shpërngulje, për martesë, për burgim të bashkëshortes, vdekjen e një anëtari të familjes, etj.);
- d) numri total i orëve jashtë orarit të punuara gjatë vitit;
- e) numri total i ditëve me orar pune të shkurtuar;
- f) numri total i ditëve me raport mjekësor dhe leje lindjeje;
- g) ditë të tjera mungesë.
- KOSTOT TOTALE TË PUNËS
Ky koncept mbulon shpenzimet totale që i ngarkohen punëdhënësit për të punësuar punonjës, koncept i cili është miratuar në kuadër të BE-së dhe është në përputhje të plotë me përkufizimin ndërkombëtar të Konferencës Ndërkombëtare të Statisticienëve të Punës (Gjenevë, 1966). Kostot e punës përfshijnë kompensimin e punonjësve, me paga në para ose në natyrë, kontributet shoqërore të punëdhënësve (D.1); kostot e trajnimit profesional (D.2), shpenzimet e tjera (D.3), taksat e punësimit të konsideruara si kosto pune (D.4), më pak subvencione të marra (D.5). Kostot për personat e punësuar nga agjencitë e punësimit të përkohshëm, që duhen përfshirë në industrinë e agjencisë që i punëson ata (NACE Rev.1 74.50) dhe jo në industrinë e ndërmarrjes për të cilën ata punojnë aktualisht.
D.1 Kompensimi i punonjësve
Kompensimi i punonjësve përkufizohet si shpërblimi total, në para ose në natyrë, që punëdhënësi i paguan punonjësit në këmbim të punës së kryer nga ky i fundit, gjatë periudhës referencë. Ai ndahet në:
- paga (D.11): paga në para, duke përjashtuar stazhierët (D.111); paga në natyrë (D.1114) dhe paga të stazhierëve (D.112);
- kontribute shoqërore të punëdhënësve (D.12): kontribute shoqërore reale të punëdhënësve (duke përjashtuar stazhierët) (D.121); kontribute shoqërore të kredituara të punëdhënësve (duke përjashtuar stazhierët) (D.122): kontribute shoqërore reale të punëdhënësve për stazhierët (D.123).
Referencë ESA 95: 4,02 (kodi D.1)
- D.11 Paga (në total)
Pagat regjistrohen në periudhën gjatë së cilës kryhet puna. Megjithatë, shpërblimet e posaçme apo pagesat e tjera të jashtëzakonshme, paga e 13-të, regjistrohen atëherë kur paguhen.
Referencë ESA 95: 4,03 deri në 4,07 dhe 4.12(a) (kodi D.11)
- D.111 Paga (duke përjashtuar stazhierët)
D.1111 Shpërblimi i drejtpërdrejtë dhe bonuset
Përfshijnë vlerat e të gjitha kontributeve shoqërore, tatimeve mbi të ardhurat etj., që duhen paguar nga punonjësi, madje dhe nëse ato aktualisht mbahen nga punëdhënësi dhe paguhen direkt në skemat e sigurimeve shoqërore, autoritetet tatimore etj., për llogari të punonjësit. Përfshihet shpërblimi i drejtpërdrejtë dhe bonuset.
D.11111 Shpërblimi i drejtpërdrejtë
Është shpërblimi në formën e pagesave të rregullta të parave të paguara rregullisht në çdo periudhë pagese gjatë vitit. Ato duhet të jenë shuma bruto, para zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore të pagueshme nga punonjësit:
- a) pagat bazë;
- b) shpërblimi i drejtpërdrejtë i llogaritur në bazë të kohës së punuar, output ose sasi e punës dhe e paguar ndaj punonjësve për orë pune të kryera;
- c) shpërblimi dhe pagesat shtesë për punën jashtë orarit të punës, punën natën, punën gjatë të dielave, në festat zyrtare dhe punën me turne;
- d) bonuset dhe dietat e paguara rregullisht në çdo periudhë pagese, duke përfshirë:
- bonuse për vendin e punës për zhurmë, rrezik, punë të vështirë, punë me turne ose të vazhdueshme, punë natën dhe punë të dielave dhe gjatë festave zyrtare,
- bonuse performance individuale, bonuse për punë të mirë, produktivitet, përgjegjësi, vigjilencë, përpikëri, për periudhë shërbimi, bonuse për kualifikime dhe njohuri specifike.
D.11112 Bonuset minus skemat e kursimeve të punonjësve
Të gjitha pagesat për punonjësit që nuk paguhen rregullisht në çdo periudhë pagese, duke përfshirë bonuset e paguara në periudha fikse, që nuk janë paguar në periudha fikse, bonuset lidhur me performancën individuale ose kolektive.
D.11121 Bonuset e paguara në periudha fikse
Pagesat të cilat nuk janë paguar rregullisht në çdo periudhë pagese, shuma dhe shpeshtësia e të cilave përcaktohet paraprakisht, pavarësisht rezultateve, veprimtarisë së ndërmarrjes ose performancës individuale ose kolektive, për shembull paga e muajit 13-të ose 14-të, bonuset për ditët e festave, etj.
D.1112 Pagesat në skemat e kursimeve të punonjësve
Shumat e paguara në skemat e kursimeve për punonjësit (skemat e kursimeve të shoqërisë, skemat e blerjes së aksioneve, etj.). Pagesat e bëra për të krijuar një fond të veçantë për blerjen e aksioneve të shoqërisë ose të aktiveve të tjera financiare për punonjësit, edhe pse nuk kanë akses të menjëhershëm në këto aktive, duhet të reduktohen me shumën e përjashtimeve tatimore të cilat mund të zbatohen për to.
Shpërndarja e aksioneve, pa pagesë ose shitja e aksioneve me çmim të reduktuar për stafin ose për fondet e veçanta mund të konsiderohet si shpenzim vetëm nëse aksionet në fjalë blihen në treg. Kostoja për ndërmarrjen përcaktohet nga ndryshimi midis çmimit të blerjes dhe të shitjes ose çmimit të transferimit.
D.1113 Pagesat për ditët kur nuk është punuar
Kompensimi i paguar për lejen e dhënë ligjore, kontraktuale ose vullnetare dhe për festat zyrtare apo ditët e tjera të paguara kur nuk punohet.
D.1114 Pagat në natyrë
Kjo ndryshore i referohet të gjitha mallrave dhe shërbimeve që ndërmarrja ose njësia lokale vë në dispozicion të punonjësve, duke përfshirë produktet e shoqërisë, strehimin e stafit dhe makinat e shoqërisë.
Referencë ESA 95: 4.04, 4.05, 4.06 (kodi D.11)
D.11141 Produktet e shoqërisë
Ato i ofrohen stafit pa pagesë për përdorim privat ose i shiten stafit nën kosto në ngarkim të ndërmarrjes. Për shembull, ushqimi dhe pijet (duke përjashtuar shpenzimet për mensat dhe kuponat e ushqimeve), qymyri, gazi, energjia elektrike, lëndët djegëse, ngrohja, këpucët dhe veshjet (duke përjashtuar rrobat e punës), mikro-kompjuterët, etj.
Çmimi neto i ndërmarrjes duhet të regjistrohet, d.m.th. kostoja e produkteve të ofruara pa pagesë ose ndryshimi midis kostos dhe çmimit në të cilin produktet i shiten stafit. Gjithashtu duhet të regjistrohen dhe pagesat e kompensimit ose përfitimet në natyrë të cilat nuk janë marrë.
D.11142 Strehimi i stafit
I referohet shpenzimeve të ndërmarrjes për t’i ardhur në ndihmë punonjësve në strehimin, duke përfshirë: shpenzimet për strehimin në pronësi të ndërmarrjes (shpenzimet për mirëmbajtjen dhe administrimin e strehimit, dhe tatimi dhe sigurimi lidhur me këtë strehim) dhe kredive me interes të ulët për ndërtimin ose blerjen e strehimit nga stafi (ndryshimi midis pagesës së interesit në norma tregu ose në normën e dhënë) dietat dhe subvencionet e dhëna për punonjësit në lidhje me strehimin dhe instalimin, por duke përjashtuar kompensimet e zhvendosjes.
D.11143 Makinat e shoqërisë
Makinat e shoqërisë ose kostoja e ndërmarrjes për makinat e shoqërisë që u jepen punonjësve për përdorim privat. Ajo duhet të përfshijë kostot neto të përdorimit të paguara nga ndërmarrja (kostoja vjetore e qirasë dhe pagesat e interesit - amortizimi, sigurimi, mirëmbajtja, riparimet dhe parkimi). Ajo nuk duhet të përfshijë shpenzimet e kapitalit të blerjes së automjeteve, asnjë të ardhur që rezulton nga rishitja e tyre dhe as pjesën e kostove që i atribuohen përdorimit që lidhet me punën.
Vlerësimet duhet të llogariten në bazë të informacionit të disponueshëm në ndërmarrje, për shembull të dhënat e flotës së automjeteve të këtij lloji, vlerësimi i kostos mesatare për automjet, dhe vlerësimi i pjesës që i atribuohet përdorimit privat të automjetit nga ana e punonjësit.
D.11144 Të tjera
Mbulon në veçanti atë pjesë të shpenzimeve shoqërore ku përfshihen përfitimet e tërthorta që i ngarkohen punëdhënësit:
- a) mensat dhe kuponat e ushqimeve;
- b) mundësitë dhe shërbimet kulturore, sportive dhe argëtuese;
- c) kopshtet dhe kujdesi për fëmijët;
- d) dyqanet e stafit;
- e) kostot e transportit për udhëtimet nga shtëpia për në vendin e punës;
- f) pagesat për fondet e sindikatave dhe kostot e komiteteve të punës.
Të gjitha këto shpenzime përfshijnë amortizimin, riparimet e vogla dhe mirëmbajtjen e rregullt të ndërtesave dhe instalimeve përkatëse. Pagat e paguara nga ndërmarrja në mënyrë të drejtpërdrejt ndaj stafit të mesës nuk futen në këtë titull.
D.112 Pagat e stazhierëve
Shih D.11.
D.12 Kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësve
Shuma e barabartë me vlerën e kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësit për t’u siguruar punonjësve të tyre të drejtën e marrjes së përfitimeve të sigurimeve shoqërore. Kontributet e sigurimeve shoqërore të punëdhënësit mund të jenë reale ose të kredituara.
Referencë ESA 95: 4,08 (kodi D.12)
D.121 Kontributet shoqërore reale të punëdhënësve (duke përjashtuar stazhierët)
Janë pagesat e bëra nga punëdhënësit tek siguruesit në përfitim të punonjësve (fondet e sigurimeve shoqërore dhe skemat me financim privat). Këto pagesa mbulojnë kontributet e detyrueshme, të zakonshme, kontraktuale dhe vullnetare në lidhje me sigurimin ndaj rreziqeve dhe nevojave shoqërore.
kontributet reale të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve regjistrohen në periudhën gjatë së cilës kryhet puna.
Referencë ESA 95: 4.09 (kodi D.121) dhe 4.12(b)
D.1211 Kontribute të sigurimeve shoqërore të detyrueshme
Kontributet e paguara në Institucionet e Sigurimeve Shoqërore nga punëdhënësi të cilat janë të detyrueshme me ligj. Shumat e kontributeve të tilla duhet të regjistrohen në neto nga subvencionet. Ato përfshijnë:
- a) kontributet e detyrueshme në skemat e sigurimit për pension të pleqërisë, sëmundjeve, barrëlindjen dhe paaftësisë;
- b) kontributet e detyrueshme në skemat e sigurimit të papunësisë;
- c) kontributet e detyrueshme në skemat e sigurimit për aksidente në punë dhe të sëmundjeve;
- d) kontributet e detyrueshme për skemat e ndihmës familjare;
- E) të gjitha kontributet e tjera të detyrueshme jo të përmendura diku tjetër.
D.1212 Skemat e kontributeve të sigurimeve shoqërore kolektivisht të miratuara, kontraktuale dhe vullnetare që duhet të paguhen nga punëdhënësi
Këto janë të gjitha kontributet e paguara nga punëdhënësi për skemat e sigurimeve shoqërore të cilat janë plotësuese për ato që janë të detyrueshme me ligj. Në këtë shumë duhet të llogariten përjashtimet tatimore që mund të zbatohen.
Ato përfshijnë:
- a) skemat e pensioneve suplementare (plane të sigurimeve, fonde të vetë-administruara, rezerva ose provigjione, të gjitha shpenzimet e tjera të destinuara për financimin e skemave të pensioneve suplementare);
- b) skemat suplementare të sigurimit për sëmundje;
- c) skemat suplementare të sigurimit për papunësinë;
- d) të gjitha skemat e tjera jo të detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore të papërmendura diku tjetër.
D.122 Kontributet shoqërore reale të punëdhënësve6 (duke përjashtuar stazhierët)
Kontributet e kredituara të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit përfaqësojnë kundërpalën në sigurimet shoqërore të pafinancuara (pa kontributet eventuale të sigurimeve shoqërore të punonjësve) të paguara drejtpërdrejt nga punëdhënësit për punonjësit apo ish punonjësit e tyre dhe për persona të tjerë të kualifikuar, pa përfshirë një shoqëri sigurimi apo një fond të pavarur pensioni dhe pa krijuar një fond të veçantë apo rezervë për këtë qëllim. Fakti që disa përfitime të caktuara të sigurimeve shoqërore paguhen direkt nga punëdhënësit dhe jo përmes mediumit të fondeve të sigurimeve shoqërore ose përmes siguruesve të tjerë, në asnjë mënyrë nuk ia heq karakterin e tyre si përfitime të mirëqenies sociale.
Kontributet e kredituara të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve që përfaqësojnë kundërpalën e përfitimeve shoqërore të detyrueshme, direkte, regjistrohen në periudhën gjatë së cilës kryhet puna.
Kontributet e kredituara të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve që përfaqësojnë kundërpalën e përfitimeve shoqërore vullnetare, direkte, regjistrohen në momentin kur këto përfitime ofrohen.
Referencë ESA 95: 4.10 (kodi D.122) dhe 4.12(c)
D.1221 Shpërblimi i dhënë në rast sëmundje
Shumat e paguara për punonjësit drejtpërdrejtë nga punëdhënësi për shpërblim në rast sëmundjeje, leje lindjeje ose aksident në punë për të kompensuar humbjen e të ardhurave, duke zbritur çdo rimbursim të paguar nga institucionet e sigurimeve shoqërore.
D.1222 Shpërblimi i dhënë për punë afatshkurtër
Shumat e paguara për punonjësit drejtpërdrejtë nga punëdhënësi për shpërblim në rast pune afatshkurtër, duke zbritur çdo rimbursim që i paguhet punëdhënësit nga institucionet e sigurimeve shoqërore.
D.1223 Pagesat ndaj punonjësve që largohen nga ndërmarrja
Shumat që i paguhen realisht punonjësve të pushuar nga puna: pagesa për ndërprerjeje të marrëdhënieve të punës dhe kompensimi në vend të njoftimit.
D.1224 Përfitimet e kredituara shoqërore për punonjësit
Të tilla si:
- shërbime të mirëqenies,
- shërbime të shëndetit në punë,
- bursa studimi për punonjësit dhe familjet e tyre dhe të gjitha kontributet e kredituara të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve, të papërmendura diku tjetër.
D.123 Kontributet shoqërore të punëdhënësve për stazhierët
Shih D.121.
D.2 Kostot e formimit profesional të paguara nga punëdhënësi
Këtu përfshihen: shpenzimet për shërbimet dhe mundësitë për formim profesionale, amortizimi, riparimet e vogla dhe mirëmbajtja e ndërtesave dhe instalimeve, duke përjashtuar kostot e stafit; shpenzimet për ndjekjen e kurseve; tarifat e instruktorëve jashtë ndërmarrjes; shpenzimet për mjetet dhe instrumentet e mësimdhënies të përdorura për trajnimin; shumat e paguara nga ndërmarrja për qendrat e formimit profesional etj. Subvencionet lidhur me formimin profesional nuk duhet të zbriten.
Referencë ESA 95: Konsumi i ndërmjetëm
D.3 Shpenzime të tjera të paguara nga punëdhënësi
Këtu përfshihen veçanërisht:
- a) kostot e rekrutimit (këto janë shumat e paguara për agjencitë e rekrutimit, të shpenzimeve për reklamat e punës të vendosura në shtyp, shpenzimet e udhëtimit që paguhen për kandidatët e thirrur për intervistë, kuotat e instalimit të paguara për stafin e saporekrutuar, etj. Këtu nuk përfshihen kostot administrative (shpenzimet e zyrës, pagat e stafit, etj.);
- b) rrobat e punës të ofruara nga punëdhënësi.
Referencë ESA 95: Konsumi i ndërmjetëm
D.4 Taksat e paguara nga punëdhënësi
Janë të gjitha taksat në bazë të pagave ose në bazë të punësimit. Këto janë taksat që konsiderohen si kosto pune.
Referencë ESA 95: 4,23(c) (kodi D.29)
D.5 Subvencionet e marra nga punëdhënësi
Këto janë të gjitha shumat e marra në formën e subvencioneve të një natyre të përgjithshme me qëllim që të kthehen një pjesë ose të gjitha si kosto e shpërblimit të drejtpërdrejtë, por nuk kanë për qëllim të mbulojnë shpenzimet për sigurimet shoqërore ose formimin profesional. Ato nuk përfshijnë rimbursimet e paguara nga punëdhënësit në institucionet e sigurimeve shoqërore apo për fondet e sigurimeve suplementare.
Referencë ESA 95: 4.37(a) (kodi D.39)
- INFORMACIONI MBI NJËSITË
E.1 Numri i njësive lokale në total
E.2 Numri i njësive lokale në shembull
- PERSONAT E PUNËSUAR NGA AGJENCITË E PËRKOHSHME TË PUNËSIMIT
I referohet punës së ofruar nga ndërmarrjet e tjera ose agjencitë e përkohshme. Nuk duhet të ekzistojë një marrëdhënie kontraktuale e drejtpërdrejtë midis këtij stafi dhe ndërmarrjes për të cilin ai punon.
F.1 Numri i personave
F.2 Kostot e punësimit për stafin e përkohshëm: shumat e paguara nga punëdhënësi kundrejt agjencive të përkohshme
F.3 Numri i orëve të punës së përkohshme të paguara nga ndërmarrja ose njësia lokale
SHTOJCA III
FORMATI TEKNIK PËR TRANSMETIMIN E REZULTATEVE
Duhet të ofrohen tre dosje që përkojnë me tre tabela:
- Tabela A përmban të dhëna të detajuara (një regjistër sipas aktivitetit ekonomik)
- Tabela B përmban të dhëna të detajuara sipas kategorive të madhësisë (një regjistër sipas aktivitetit ekonomik X kategoritë e madhësisë)
- Tabela C përmban të dhëna rajonale. Një regjistër sipas aktivitetit ekonomik. Numri i regjistrave varet nga numri i rajoneve të vendit (NUTS 1)
Identifikimi i regjistrit
Regjistrat zgjidhen nga një sekuencë identifikimi që përmban:
- vitin e anketimit,
- llojin e tabelës,
- kodin e vendit ose rajonit,
- veprimtarinë ekonomike dhe
- kategorinë e madhësisë.
Flamuri
Çdo regjistër përmban një flamur që karakterizon aktivitetin ekonomik për sa i përket konfidencialitetit dhe disponueshmërisë. Vlerat e mundshme janë:
"1" nëse aktiviteti ekonomik është konfidencial;
"2" nëse aktiviteti ekonomik nuk disponohet;
"3" nëse qeliza është e fshehur në publikimin kombëtar për të mbrojtur vlerat konfidenciale kur publikohen nivelet e agreguara;
" " Nuk ka vërejtje.
Ndryshoret
Ndryshoret e kërkuara përcaktohen në shtojcën I të kësaj rregulloreje.
Ndryshoret që mungojnë duhet të lihen bosh.
Ndryshoret lidhur me numrin e punonjësve, kohën e punës, numrin e njësive statistikore shprehen me numra natyrorë.
Ndryshoret lidhur me shpenzimet janë në monedhën vendase.
Struktura e regjistrit
>TABELA>
Shënim:
Të gjitha kodet nga seksioni "identifikim" duhet të radhiten majtas.
Të gjitha vlerat nga seksioni "ndryshore" duhet të radhiten djathtas.
SHTOJCA 1
KODER PËR VEPRIMTARITË EKONOMIKE (NACE REV. 1)
>TABELA>
SHTOJCA 2
KODET PËR KATEGORITË E MADHËSISË
>TABELA>
- Gazeta Zyrtare L 63, 12.3.1999, f. 6.
- Gazeta Zyrtare L 181, 28.6.1989, f. 47.
- Punonjës i jashtëm është një person që bie dakord të punojë për një ndërmarrje të caktuar ose të ofrojë një sasi të caktuar mallrash dhe shërbimesh për një ndërmarrje përkatëse, me masa ose kontratë paraprake me ndërmarrjen, por vendi i tij i punës nuk është brenda ndërmarrjes (Referencë ESA 95: 11,13-G
- Personat e punësuar nga agjencitë e punësimit të përkohshëm duhet të përfshihen në industrinë e agjencisë që i punëson ata, (NACE Rev.1 74.50) dhe jo në industrinë e ndërmarrjes për të cilën ata punojnë aktualisht.
- Orë të punuara nga personat e punësuar nga agjencitë e punësimit të përkohshëm, që duhen përfshirë në industrinë e agjencisë që i punëson ata, (NACE Rev.1, 74.50) dhe jo në industrinë e ndërmarrjes për të cilën ata punojnë aktualisht.
- Kontributet e kredituara të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve përfshijnë një shumë të barabartë në vlerë me pagat që punëdhënësit vazhdojnë të paguajnë përkohësisht në rastin e sëmundjeve, lejes të lindjes, dëmtimit industrial, paaftësisë, në rast shkurtimesh të vendeve të punës, etj. të punonjësve të tyre, nëse kjo shumë mund të ndahet.