-
Lexo Dokumentin
RREGULLORE (KE) NR. 1333/2008 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 16 DHJETOR 2008, "PËR ADITIVËT USHQIMORË"
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 95 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social<href="#ntr1-L_2008354EN.01001601-E0001">1,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të Traktatit<href="#ntr2-L_2008354EN.01001601-E0002">2,
Meqë:
1. Lëvizja e lirë e produkteve ushqimore të sigurta dhe të shëndetshme është një aspekt thelbësor i tregut të brendshëm dhe kontribuon ndjeshëm në shëndetin, mirëqenien dhe në interesat sociale dhe ekonomike të shtetasve.
2. Në ndjekjen e politikave të BE-së duhet të sigurohet një nivel i lartë mbrojtjeje për jetën dhe shëndetin e njeriut.
3. Kjo rregullore zëvendëson direktivat dhe vendimet e mëparshme për aditivët ushqimorë të lejuar për përdorim në produkte ushqimore, me qëllim garantimin e funksionimit efektiv të tregut të brendshëm duke siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e interesave të konsumatorit, nëpërmjet procedurave gjithëpërfshirëse dhe efektive.
4. Kjo rregullore harmonizon përdorimin e aditivëve ushqimorë te produktet ushqimore në BE. Kjo përfshin përdorimin e aditivëve ushqimorë në produktet ushqimore të përfshira në Direktivën e Këshillit 89/398/KEE, datë 3 maj 1989, "Për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare në lidhje me produktet ushqimore të synuara për përdorime të veçanta ushqimore"3 dhe përdorimi i ngjyruesve të caktuar ushqimorë për markimin shëndetësor të mishit dhe zbukurimin e vulosjen e vezëve. Gjithashtu, kjo rregullore harmonizon përdorimin e aditivëve ushqimorë te aditivët ushqimorë dhe enzimat ushqimore duke garantuar në këtë mënyrë sigurinë dhe cilësinë e tyre dhe duke lehtësuar ruajtjen dhe përdorimin e tyre. Kjo çështje nuk ka qenë rregulluar më parë në nivelin e BE-së.
5. Aditivët ushqimorë janë substanca që nuk konsumohen normalisht si ushqim, por shtohen qëllimisht në produkte ushqimore për qëllimet teknologjike të përshkruara në këtë rregullore, siç është ruajtja e ushqimit. Kjo rregullore duhet të mbulojë të gjithë aditivët ushqimorë dhe për rrjedhojë, lista e klasave funksionale duhet të përditësohet duke marrë në konsideratë progresin shkencor dhe zhvillimin teknologjik. Megjithatë, substancat nuk duhet të konsiderohen si aditivë ushqimorë kur përdoren për qëllimin e dhënies së aromës dhe/ose shijes ose për qëllime ushqyese, siç janë zëvendësuesit e kripës, vitaminat dhe mineralet. Për më tepër, substancat që konsiderohen si produkte ushqimore që mund të përdoren për një funksion teknologjik, si kloruri i natriumit ose shafrani për ngjyrosje dhe enzimat ushqimore, nuk duhet të përfshihen në fushën e zbatimit të kësaj rregulloreje. Megjithatë, përgatesat e përftuara nga produktet ushqimore dhe materialet e tjera natyrore të synuara për të pasur efekt teknologjik në produktin ushqimor fundor dhe të cilat janë përftuar nga ekstraktimi selektiv i përbërësve (p.sh. pigmenteve) krahasuar me përbërësit ushqyes ose aromatikë, duhet të konsiderohen aditivë brenda kuptimit të kësaj rregulloreje. Së fundi, enzimat ushqimore mbulohen nga Rregullorja (KE) nr. 1332/2008 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 dhjetor 2008, "Për enzimat ushqimore"4, e cila përjashton zbatimin e kësaj rregulloreje.
6. Substancat që nuk konsumohen si produkte ushqimore, por që përdoren në mënyrë të qëllimshme në përpunimin e tyre, të cilat mbeten në produktin ushqimor përfundimtar vetëm si mbetje dhe nuk kanë efekt teknologjik në të (lëndët ndihmëse të përpunimit), nuk duhet të mbulohen nga kjo rregullore.
7. Aditivët ushqimorë duhet të miratohen dhe të përdoren vetëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë rregullore. Përdorimi i aditivëve ushqimorë duhet të jenë të sigurt, në përgjigje të një nevoje teknologjike, të mos çorientojë konsumatorin dhe të jetë në dobi të konsumatorit. Çorientimi i konsumatorit përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, çështjet që lidhen me natyrën, freskinë, cilësinë e përbërësve të përdorur, natyralitetin e një produkti ose të procesit të prodhimit, ose cilësinë ushqyese të produktit, duke përfshirë përmbajtjen e frutave dhe të perimeve. Miratimi i aditivëve ushqimorë duhet të marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me çështjen nën shqyrtim, duke përfshirë faktorët shoqërorë, ekonomikë, tradicionalë, etikë dhe mjedisorë, parimin e kujdesit paraprak dhe fizibilitetin e kontrolleve. Përdorimi dhe nivelet maksimale të një aditivi ushqimor duhet të marrin parasysh marrjen e tij nga burime të tjera dhe ekspozimin e grupeve të veçanta të konsumatorëve (p.sh. konsumatorët alergjikë) ndaj atij aditivi ushqimor.
8. Aditivët ushqimorë duhet të jenë në përputhje me specifikimet e miratuara, të cilat duhet të përfshijnë informacion për identifikimin e saktë të aditivit ushqimor, përfshirë origjinën, si dhe për të përshkruar kriteret e pranueshme të pastërtisë. Specifikimet e zhvilluara më parë për aditivët ushqimorë, të përfshira në Direktivën e Komisionit 95/31/KE, datë 5 korrik 1995, "Për përcaktimin e kritereve specifike të pastërtisë për ëmbëlsuesit e synuar për përdorim në produktet ushqimore"5, Direktivën e Komisionit 95/45/KE, datë 26 korrik 1995, "Për përcaktimin e kritereve specifike të pastërtisë për ngjyruesit e synuar për përdorim në produktet ushqimore6 dhe Direktivën e Komisionit 96/77/KE, datë 2 dhjetor 1996, "Për përcaktimin e kritereve specifike të pastërtisë për aditivët ushqimorë të ndryshëm nga ngjyruesit dhe ëmbëlsuesit"7 duhet të mbahen derisa aditivët përkatës të mbulohen nga shtojcat e kësaj rregulloreje. Në të njëjtën kohë, specifikimet për këta aditivë duhet të përcaktohen në një rregullore. Këto specifikime duhet të lidhen drejtpërdrejt me aditivët e përfshirë në listat e BE-së në shtojcat e kësaj rregulloreje. Megjithatë, duke pasur parasysh karakterin dhe përmbajtjen e ndërlikuar të këtyre specifikimeve, për hir të qartësisë ato nuk duhet të përfshihen si të tilla në listat e BE-së, por duhet të përcaktohen në një ose më shumë rregullore të veçanta.
9. Disa aditivë ushqimorë janë të autorizuara për përdorime specifike në disa praktika dhe procese të autorizuara. Përdorimi i aditivëve ushqimorë duhet të jetë në përputhje me këtë rregullore dhe me dispozitat e posaçme të përcaktuara në legjislacionin përkatës të BE-së.
10. Për të garantuar harmonizimin, vlerësimi i rrezikut dhe miratimi i aditivëve ushqimorë duhet të kryhet në përputhje me procedurën e përcaktuar në Rregulloren (KE) nr. 1331/2008 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 16 dhjetor 2008, "Për përcaktimin e një procedure të përbashkët autorizimi për aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë"8
11. Sipas Rregullores (KE) nr.178/2002 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 28 janar 2002, "Për përcaktimin e parimeve dhe kërkesave të përgjithshme të ligjit për ushqimin, krijimin e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore dhe përcaktimin e procedurave në çështjet e sigurisë ushqimore"9, duhet të kryhen konsultime me Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (në vijim referuar si "Autoriteti") për çështje që mund të ndikojnë në shëndetin publik.
12. Një aditiv ushqimor i cili bën pjesë në fushën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 1829/2003 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 22 shtator 2003, "Për ushqimin dhe ushqimin për kafshët e modifikuara gjenetikisht"10 duhet të autorizohet në përputhje me atë rregullore, si dhe sipas kësaj rregulloreje.
13. Një aditiv ushqimor i miratuar tashmë sipas kësaj rregulloreje, i cili është përgatitur me metoda prodhimi ose duke përdorur materiale fillestare shumë të ndryshme nga ato të përfshira në vlerësimin e rrezikut të Autoritetit, ose të ndryshme nga ato të mbuluara nga specifikimet e përcaktuara, duhet të dorëzohet për vlerësim nga Autoriteti. "Shumë i ndryshëm" mund të nënkuptojë, ndër të tjera, një ndryshim të metodës së prodhimit nga ekstraktimi nga bimët te prodhimi me fermentim duke përdorur një mikroorganizëm ose një modifikim gjenetik të mikroorganizmit fillestar, një ndryshim në lëndët e para ose një ndryshim në madhësinë e grimcave, duke përfshirë përdorimin e nanoteknologjisë.
14. Aditivët ushqimorë duhet të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe duhet të rivlerësohen sa herë që është e nevojshme, në dritën e ndryshimit të kushteve të përdorimit dhe informacionit të ri shkencor. Kur është e nevojshme, Komisioni së bashku me shtetet anëtare duhet të marrin në konsideratë marrjen e masave të duhura.
15. Shtetet anëtare të cilat, më 1 janar 1992, ruajtën ndalimet e përdorimit të aditivëve të caktuar në disa produkte ushqimore që konsiderohen si tradicionale dhe të prodhuara në territorin e tyre, duhet të lejohen të vazhdojnë t'i zbatojnë këto ndalime. Gjithashtu, për sa u përket produkteve të tilla si "Feta" ose '"Salame cacciatore", kjo rregullore nuk duhet të cenojë rregullat më kufizuese në lidhje me përdorimin e emërtimeve të caktuara të përcaktuara në Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 510/2006, datë 20 mars 2006, "Për mbrojtjen e treguesve gjeografikë dhe të emërtimeve të origjinës për produktet bujqësore dhe ushqimore"11 dhe Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 509/2006, datë 20 mars 2006, "Për produktet bujqësore dhe artikujt ushqimorë si specialitete tradicionale të garantuara"12.
16. Me përjashtim të rasteve kur një aditiv i nënshtrohet kufizimeve të tjera, ai mund të jetë i pranishëm në produktin ushqimor, jo si shtesë e drejtpërdrejtë në produkt, por si rezultat i transferimit nga një përbërës në të cilin aditivi është i lejuar, me kusht që sasia e tij në produktin ushqimor përfundimtar të mos jetë më e madhe nga sa do të futej nga përdorimi i përbërësit në kushte të duhura teknologjike dhe sipas praktikave të mira prodhuese.
17. Aditivët ushqimorë mbeten subjekt i detyrimeve të përgjithshme të etiketimit të parishikuara në Direktivën 2000/13/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 mars 2000, "Për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare në lidhje me etiketimin, prezantimin dhe reklamimin e produkteve ushqimore"13 dhe, sipas rastit, në Rregulloren (KE) nr. 1829/2003 dhe në Rregulloren (KE) nr. 1830/2003 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 22 shtator 2003, "Për gjurmueshmërinë dhe etiketimin e organizmave të modifikuar gjenetikisht dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore dhe ushqimit për kafshë, të prodhuara nga organizma të modifikuara gjenetikisht"14. Po ashtu, kjo rregullore duhet të përmbajë dispozita të posaçme për etiketimin e aditivëve ushqimorë që u shiten si të tillë prodhuesve ose konsumatorëve fundorë.
18. Ëmbëlsuesit e autorizuar sipas kësaj rregulloreje mund të përdoren në ëmbëlsuesit e tavolinës (artificialë) që u shiten drejtpërdrejt konsumatorëve. Prodhuesit e produkteve të tilla duhet ta vendosin informacionin në dispozicion të konsumatorit me mjete të përshtatshme, për t'u mundësuar që të përdorin produktin në mënyrë të sigurt. Një informacion i tillë mund të vihet në dispozicion në shumë mënyra, përfshirë në etiketat e produktit, faqet e internetit, linjat e informimit të konsumatorit ose në pikën e shitjes. Për të miratuar një qasje uniforme për zbatimin e kësaj kërkese, mund të nevojiten udhëzime të hartuara në nivelin e BE-së.
19. Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj rregulloreje duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, "Për përcaktimin e procedurave për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i delegohen Komisionit"15.
20. Komisioni duhet të ketë në veçanti kompetencat për të ndryshuar shtojcat e kësaj rregulloreje dhe për të miratuar masat e përkohshme të duhura. Duke qenë se ato masa kanë fushëveprim të përgjithshëm dhe janë hartuar për të ndryshuar elementet jothelbësore të kësaj rregulloreje, ndër të tjera, duke e plotësuar atë me elementë të rinj jothelbësorë, ato duhet të miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të parashikuar në nenin 5a të Vendimit 1999/468/KE.
21. Për arsye efikasiteti, afatet kohore normale për procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm duhet të kufizohen për miratimin e disa ndryshimeve në shtojcat II dhe III që kanë të bëjnë me substancat tashmë të autorizuara sipas ndonjë ligji tjetër të BE-së, si dhe për miratimin e çdo mase të përshtatshme kalimtare në lidhje me këto substanca.
22. Për të zhvilluar dhe përditësuar legjislacionin e BE-së për aditivët ushqimorë në mënyrë proporcionale dhe efektive, nevojitet mbledhja e të dhënave, ndarja e informacionit dhe koordinimi i punës ndërmjet shteteve anëtare. Për këtë qëllim, për të lehtësuar procesin e vendimmarrjes, mund të jetë e nevojshme të ndërmerren studime për trajtimin e çështjeve specifike. Është me vend që BE t'i financojë këto studime si pjesë të procedurës së saj buxhetore. Financimi i këtyre masave mbulohet nga Rregullorja (KE) nr. 882/2004 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 29 prill 2004, "Për kryerjen e kontrolleve zyrtare për të garantuar verifikimin e pajtueshmërisë me legjislacionin për ushqimin dhe ushqimin për kafshët, rregullat e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve"16.
23. Shtetet anëtare duhet të kryejnë kontrolle zyrtare për të garantuar pajtueshmërinë me këtë rregullore, në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 882/2004.
24. Meqenëse objektivi i kësaj rregulloreje, përkatësisht përcaktimi i rregullave në nivel BE-je për aditivët ushqimorë, nuk mund të arrihet plotësisht nga shtetet anëtare dhe si rrjedhim, në interes të unitetit të tregut dhe një niveli të lartë mbrojtjeje për konsumatorin, mund të arrihet më mirë në nivelin e BE-së, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo rregullore nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
25. Pas miratimit të kësaj rregulloreje, Komisioni, i asistuar nga Komiteti i Përhershëm për Zinxhirin Ushqimor dhe Shëndetin e Kafshëve, duhet të rishikojë të gjitha autorizimet ekzistuese sipas kritereve të ndryshme nga siguria, si sasitë e marra, nevoja teknologjike dhe potenciali për të çorientuar konsumatorin. Të gjithë aditivët ushqimorë që do të vazhdojnë të jenë të autorizuar në BE duhet të përfshihen në listat e BE-së në shtojcat II dhe III të kësaj rregulloreje. Shtojca III e kësaj rregulloreje duhet të plotësohet me aditivët e tjerë ushqimorë të përdorur në aditivët ushqimorë dhe enzimat ushqimore, si dhe me transportuesit e lëndëve ushqyese dhe kushtet e tyre të përdorimit, në përputhje me rregulloren (KE) nr. 1331/2008 [që përcakton një procedurë të përbashkët autorizimi për aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë]. Për të lejuar një periudhë të përshtatshme kalimtare, dispozitat në shtojcën III, përveç dispozitave për transportuesit e aditivëve ushqimorë dhe aditivëve ushqimorë në aromatizues, nuk duhet të zbatohen deri më 1 janar 2011.
26. Në pritje të përcaktimit të listave të ardhshme të BE-së për aditivët ushqimorë, është e nevojshme të sigurohet një procedurë e thjeshtuar që mundëson përditësimin e listave aktuale të aditivëve ushqimorë të përcaktuara në direktivat ekzistuese.
27. Pa cenuar rezultatin e rishikimit të përmendur në deklamimin 25, brenda një viti pas miratimit të kësaj rregulloreje, Komisioni duhet të krijojë një program vlerësimi për të rivlerësimin, nga Autoriteti, të sigurisë së aditivëve ushqimorë të miratuar tashmë në BE. Ky program duhet të përcaktojë nevojat dhe rendin e përparësisë sipas të cilat duhet të shqyrtohen aditivët ushqimorë të miratuar.
28. Kjo rregullore shfuqizon dhe zëvendëson aktet e mëposhtme: Direktiva e Këshillit, datë 23 tetor 1962 "Për përafrimin e rregullave të shteteve anëtare lidhur me lëndët ngjyruese të autorizuara për përdorim në produktet ushqimore të destinuara për konsum njerëzor"17, Direktiva e Këshillit 65/66/KEE, datë 26 janar 1965, "Për përcaktimin e kritereve specifike të pastërtisë së konservuesve të autorizuar për përdorim në produktet ushqimore të destinuar për konsum njerëzor"18, Direktiva e Këshillit 78/663/KEE, datë 25 korrik 1978, "Për përcaktimin e kritereve specifike të pastërtisë për agjentët emulsifikues, stabilizues, trashës dhe xhelatinozë të destinuar për përdorim në ushqime"19, Direktiva e Këshillit 78/664/KEE, datë 25 korrik 1978, "Për përcaktimin e kritereve specifike të pastërtisë për antioksiduesit që mund të përdoren në produktet ushqimore të destinuara për konsum njerëzor"20, Direktiva e parë e Komisionit 81/712/KEE, datë 28 korrik 1981, "Për përcaktimin e metodave analitike të BE-së për verifikimin nëse aditivë të caktuar të përdorur në produktet ushqimore përmbushin kriteret e pastërtisë"21, Direktiva e Këshillit 89/107/KEE, datë 21 dhjetor 1988, "Për përafrimin e legjislacioneve të shteteve anëtare për aditivët ushqimorë të autorizuar për përdorim në produktet ushqimore të synuara për konsum njerëzor"22, Direktiva 94/35/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 30 qershor 1994, "Për ëmbëlsuesit për përdorim në produktet ushqimore"23, Direktiva 94/36/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 30 qershor 1994, "Për ngjyruesit e synuar për përdorim në produktet ushqimore"24, Direktiva 95/2/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 20 shkurt 1995, "Për aditivët ushqimorë të ndryshëm nga ngjyruesit dhe ëmbëlsuesit"25, Vendimi nr. 292/97/KE i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit, datë 19 dhjetor 1996, "Për mbajtjen e ligjeve kombëtare që ndalojnë përdorimin e disa aditivëve në prodhimin e disa produkteve specifike ushqimore"26 dhe Vendimi i Komisionit 2002/247/KE, datë 27 mars 2002, që pezullon vendosjen në treg dhe importin e ëmbëlsirave xhelatinoze që përmbajnë aditivin ushqimor "E 425 konjak"27. Megjithatë, është me vend që disa dispozita të këtyre akteve të mbeten në fuqi gjatë një periudhe kalimtare për të lejuar kohë për përgatitjen e listave të BE-së në shtojcat e kësaj rregulloreje,
MIRATOJNË KËTË RREGULLORE:
KREU I
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Objekti
Kjo rregullore përcakton rregullat për aditivët ushqimorë për përdorim në produktet ushqimore, me qëllim garantimin e funksionimit efikas të tregut të brendshëm duke garantuar njëkohësisht një nivel të lartë mbrojtjeje për shëndetin njerëzor dhe konsumatorët, përfshirë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe praktikave të drejta në tregtinë e produkteve ushqimore, duke marrë në konsideratë, sipas rastit, mbrojtjen e mjedisit.
Për këto qëllime, kjo rregullore parashikon:
a) Listat e aditivëve ushqimorë të BE-së, të miratuara siç përcaktohet në shtojcat II dhe III;
b) kushtet e përdorimit të aditivëve ushqimorë në produkte ushqimore, duke përfshirë në aditivët ushqimorë dhe në enzimat ushqimore të mbuluara nga Rregullorja (KE) nr. 1332/2008 [për enzimat ushqimore], si dhe në aromatizuesit ushqimorë të mbuluar nga Rregullorja (KE) nr. 1334/2008 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 16 dhjetor 2008, "Për aromatizuesit dhe disa përbërës ushqimorë me veti aromatizuese për përdorim në ushqime dhe për ushqimet"28;
c) rregullat për etiketimin e aditivëve ushqimorë që shiten si të tillë.
Neni 2
Objekti
1. Kjo rregullore zbatohet për aditivët ushqimorë.
2. Kjo rregullore nuk zbatohet për substancat e mëposhtme, përveç rasteve kur ato përdoren si aditivë ushqimorë:
a) lëndët ndihmëse të përpunimit;
b) substancat e përdorura për mbrojtjen e bimëve dhe të produkteve bimore në përputhje me rregullat e BE-së për shëndetin e bimëve;
c) substancat e shtuara në ushqime si lëndë ushqyese;
d) substancat e përdorura për trajtimin e ujit të synuar për konsum njerëzor që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të Direktivës së Këshillit 98/83/KE, datë 3 nëntor 1998, "Për cilësinë e ujit të synuar për konsum njerëzor"29;
e) aromatizuesit që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 1334/2008 [për aromatizuesit dhe disa përbërës ushqimorë me veti aromatizuese për përdorim në ushqime dhe për ushqimet].
3. Kjo rregullore nuk zbatohet për enzimat ushqimore që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 1332/2008 [për enzimat ushqimore], me efekt nga data e miratimit të listës së enzimave ushqimore të BE-së, në përputhje me nenin 17 të kësaj rregulloreje.
4. Kjo rregullore zbatohet pa cenuar rregullat specifike të BE-së lidhur me përdorimin e aditivëve ushqimorë:
a) në ushqime të caktuara;
b) për qëllime të tjera përveç atyre të përfshira në këtë rregullore.
Neni 3
Përkufizime
1. Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren përkufizimet e përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 178/2002 dhe në Rregulloren (KE) nr. 1829/2003.
2. Për qëllimet e kësaj rregulloreje përdoren edhe përkufizimet e mëposhtme:
a) "aditiv ushqimor" është çdo substancë që nuk konsumohet normalisht si ushqim në vetvete dhe që nuk përdoret normalisht si përbërës karakteristik i ushqimit, pavarësisht nëse ka apo jo vlera ushqyese, shtimi i qëllimshëm i të cilës në produkte ushqimore për një qëllim teknologjik në prodhimin, përpunimin, përgatitjen, trajtimin, paketimin, transportimin ose ruajtjen e ushqimit rezulton ose, në mënyrë të arsyeshme, pritet të rezultojë në konvertim të vetë substancës ose të nënprodukteve të saj në përbërës të ushqimit në të cilin është shtuar;
Nuk konsiderohen aditivë ushqimorë:
I. monosakaridet, disakaridet ose oligosakaridet dhe ushqimet që përmbajnë këto substanca të përdorura për vetitë e tyre ëmbëlsuese;
II. produktet ushqimore, qofshin ato të thata ose në formë të koncentruar, duke përfshirë aromatizuesit e bashkuar gjatë prodhimit të produkteve ushqimore të përbëra, për shkak të vetive të tyre aromatike, shijes ose vlerave ushqyese dhe me efekt dytësor ngjyrues;
III. substancat e përdorura në materiale mbuluese ose veshëse, të cilat nuk janë pjesë e produkteve ushqimeve dhe nuk janë të synuara për t'u konsumuar së bashku me ushqimet;
IV. produktet që përmbajnë pektinë dhe që rrjedhin nga tuli i tharë i mollës ose lëvoret e frutave të agrumeve ose ftonjve, ose nga një përzierje e tyre, nga veprimi i acidit të holluar, i ndjekur nga neutralizimi i pjesshëm me kripëra të natriumit ose kaliumit (pektinë e lëngët);
V. bazat e çamçakëzëve;
VI. dekstrina e bardhë ose e verdhë, niseshteja e pjekur ose e dekstrinuar, niseshteja e modifikuar përmes trajtimit acid ose alkalin, niseshteja e zbardhur, niseshteja e modifikuar fizikisht dhe niseshteja e trajtuar me enzima amilolitike;
VII. kloruri i amonit;
VIII. plazma e gjakut, xhelatinat ushqimore, proteinat e hidrolizuara dhe kripërat e tyre, proteinat e qumështit dhe gluteni;
IX. aminoacidet dhe kripërat e tyre, përveç acidit glutamik, glicinës, cisteinës dhe cistinës, dhe kripërat e tyre që nuk kanë funksion teknologjik;
X. kazeinatet dhe kazeina;
XI. inulina;
b) "lëndë ndihmëse e përpunimit" është çdo substancë e cila:
I. nuk konsumohet në vetvete si ushqim;
II. përdoret qëllimisht në përpunimin e lëndëve të para, ushqimeve ose përbërësve të tyre, për të përmbushur një qëllim të caktuar teknologjik gjatë trajtimit ose përpunimit; dhe
III. mund të rezultojë në praninë e paqëllimshme, por teknikisht të pashmangshme, të mbetjeve të substancës ose derivateve të saj në produktin përfundimtar, me kusht që ato të mos paraqesin rrezik për shëndetin dhe të mos kenë ndonjë efekt teknologjik në produktin përfundimtar;
c) "klasë funksionale" është një nga kategoritë e paraqitura në shtojcën I bazuar në funksionin teknologjik që një aditiv ushqimor ka në ushqim;
d) "ushqim i papërpunuar " është një ushqim i cili nuk ka pësuar ndonjë trajtim që rezulton në një ndryshim thelbësor të gjendjes fillestare të tij për këtë qëllim,
ndryshimet e mëposhtme nuk konsiderohen si ndryshime thelbësore: ndarja, copëtimi,
heqja e kockave, grirja, heqja e lëkurës, krasitja, bluarja, prerja, pastrimi, ngrirja e thellë,
ftohja, bluarja, zhvoshkja, paketimi ose heqja e ambalazhit.
e) "ushqim pa sheqer të shtuar" është ushqimi që nuk ka:
I. monosakaride ose disakaride të shtuara;
II. ushqim të shtuar që përmban monosakaride ose disakaride, i përdorur për vetitë e tij ëmbëlsuese;
f) "produkt ushqimor me energji të reduktuar" është një produkt ushqimor me vlerë të energjisë të reduktuar të paktën 30% krahasuar me produktin origjinal ose me një produkt të ngjashëm;
g) "ëmbëlsues tavoline" janë përgatitjet e ëmbëlsuesve të lejuar, të cilat mund të përmbajnë aditivë të tjerë ushqimorë dhe/ose përbërës ushqimorë dhe të cilat janë të destinuara për t'u shitur tek konsumatori përfundimtar si zëvendësues të sheqernave;
h) "quantum satis (sasi e mjaftueshme)" do të thotë se nuk është përcaktuar asnjë nivel numerik maksimal dhe se substancat duhet të përdoren në përputhje me praktikat e mira të prodhimit, në një nivel jo më të lartë se sa është e nevojshme për të arritur qëllimin e synuar dhe me kusht që konsumatori të mos çorientohet.
KREU II
LISTAT E BE-SË PËR ADITIVËT E MIRATUAR USHQIMORË
Neni 4
Listat e BE-së për aditivët e miratuar ushqimorë
1. Vetëm aditivët ushqimorë të përfshirë në listën e BE-së në shtojcën II mund të vendosen në treg si të tillë dhe të përdoren në ushqime sipas kushteve të përdorimit të specifikuara në të.
2. Vetëm aditivët ushqimorë të përfshirë në listën e BE-së në shtojcën II mund të përdoren në aditivë ushqimorë, enzima ushqimore dhe aromatizues ushqimorë sipas kushteve të përdorimit të specifikuara në të.
3. Aditivët ushqimorë të përcaktuar në shtojcën II renditen në bazë të kategorive të ushqimeve në të cilat mund të shtohen.
4. Aditivët ushqimorë të përcaktuar në shtojcën II renditen në bazë të aditivëve ushqimorë, enzimave ushqimore, aromatizuesve ushqimorë dhe lëndëve ushqyese ose kategorive të tyre në të cilat mund të shtohen.
5. Aditivët ushqimorë duhet të jetë në përputhje me specifikimet e përmendura në nenin 14.
Neni 5
Ndalimi i aditivëve ushqimorë dhe/ose produkteve ushqimore që nuk përputhen
Asnjë person nuk duhet të hedhë në treg aditivë ushqimorë apo produkte ushqimore që përmbajnë aditivë të tillë ushqimorë, nëse përdorimi i aditivëve të tillë nuk është në përputhje me këtë rregullore.
Neni 6
Kushtet e përgjithshme për përfshirjen e aditivëve ushqimorë në listat e BE-së dhe për përdorimin e tyre
1. Një aditiv ushqimor mund të përfshihet në listat e BE-së të përfshira në shtojcat II dhe III vetëm nëse plotëson kushtet e mëposhtme dhe, sipas rastit, faktorë të tjerë të ligjshëm, duke përfshirë faktorët mjedisorë:
a) në bazë të të dhënave shkencore të disponueshme, nuk paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorit në nivelin e propozuar të përdorimit;
b) ekziston një nevojë e arsyeshme teknologjike që nuk mund të arrihet me mjete të tjera të mundshme nga pikëpamja ekonomike dhe teknologjike; dhe
c) përdorimi i tij nuk e çorienton konsumatorin.
2. Për t'u përfshirë në listat e BE-së të përcaktuara në shtojcat II dhe III, një aditiv ushqimor duhet të jetë i dobishëm dhe në përfitim të konsumatorit dhe, për këtë arsye, të shërbejë për një ose më shumë nga qëllimet e mëposhtme:
a) të ruajnë cilësinë ushqyese të ushqimi;
b) të sigurojnë përbërësit ose ingredientët e nevojshëm për ushqimet e prodhuara për grupe konsumatorësh me nevoja të veçanta dietike;
c) të përmirësojnë ruajtjen e cilësisë ose të qëndrueshmërisë së një ushqimi ose të përmirësojnë vetitë e tij organoleptike, me kusht që natyra, përmbajtja ose cilësia e ushqimit të mos ndryshohet në mënyrë të tillë që të çorientojë konsumatorin;
d) të ndihmojë në prodhimin, përpunimin, përgatitjen, trajtimin, ambalazhimin, transportin apo ruajtjen e ushqimit, duke përfshirë aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë, me kusht që aditivi ushqimor të mos përdoret për të fshehur efektet e përdorimit të lëndëve të para problematike apo të ndonjë praktike ose teknike të padëshirueshme, duke përfshirë praktikat ose teknikat johigjienike, gjatë çdo veprimtarie të tillë.
3. Duke deroguar nga paragrafi 2, germa "a", një aditiv ushqimor që ul cilësinë ushqyese të një ushqimi mund të përfshihet në listën e BE-së në shtojcën II me kusht që:
a) ushqimi të mos përbëjë një komponent të rëndësishëm të një diete normale; ose
b) aditivi ushqimor është i domosdoshëm për prodhimin e ushqimeve për grupe konsumatorësh me nevoja të veçanta dietike.
Neni 7
Kushtet specifike për ëmbëlsuesit
Një aditiv ushqimor mund të përfshihet në klasën funksionale të ëmbëlsuesve të listës së BE-së të përcaktuar në shtojcën II vetëm nëse, përveçse shërben për një ose më shumë nga qëllimet e përcaktuara në nenin 6, paragrafi 2, shërben edhe për një ose më shumë nga qëllimet e mëposhtme:
a) zëvendëson sheqernat për prodhimin e ushqimeve me vlerë të reduktuar energjike, ushqimeve jokariogjenike ose ushqimeve pa sheqer të shtuar; ose
b) zëvendëson sheqernat në rastet kur kjo mundëson rritje të jetëgjatësisë së ushqimit; ose
c) përdoret në prodhimin e ushqimeve të synuar për përdorime të veçanta ushqyese, siç përcaktohet në nenin 1, paragrafi 2, germa "a" të Direktivës 89/398/KEE.
Neni 8
Kushtet specifike për ngjyruesit
Një aditiv ushqimor mund të përfshihet në klasën funksionale të ngjyruesve në listën e BE-së të përcaktuar në shtojcën II vetëm nëse, përveçse shërben për një ose më shumë nga qëllimet e përcaktuara në nenin 6, paragrafi 2, shërben edhe për një ose më shumë nga qëllimet e mëposhtme:
a) rikthen pamjen origjinale të produkteve ushqimore, ngjyra e të cilave është ndikuar nga përpunimi, magazinimi, ambalazhimi dhe shpërndarja dhe si rrjedhojë pranueshmëria vizuale e tij mund të jetë dëmtuar;
b) i jep produktit ushqimor një pamje vizuale më të këndshme;
c) i jep ngjyrë një produkti ushqimor pa ngjyrë.
Neni 9
Klasat funksionale të aditivëve ushqimorë
1. Aditivët ushqimorë në shtojcat II dhe III mund të caktohen në një nga klasat funksionale sipas shtojcës I, në bazë të funksionit kryesor teknologjik të tyre.
Caktimi i një aditivi ushqimor në një klasë funksionale nuk përjashton përdorimin e tij për disa funksione.
2. Kur është e nevojshme, si rezultat i progresit shkencor ose zhvillimit teknologjik, masat për klasat funksionale shtesë që mund t'i shtohen shtojcës I, të hartuara për të ndryshuar elemente jothelbësore të kësaj rregulloreje, miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 3.
Neni 10
Përmbajtja e listave të aditivëve ushqimorë të BE-së
1. Një aditiv ushqimor që përmbush kushtet e përcaktuara në nenet 6, 7 dhe 8, në përputhje me procedurën e përmendur në Rregulloren (KE) nr. 1331/2008 [që përcakton një procedurë të përbashkët autorizimi për aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë] të përfshihet në:
a) listën e BE-së në shtojcën II të kësaj rregulloreje; dhe/ose
b) listën e BE-së në shtojcën III të kësaj rregulloreje.
2. Për çdo aditiv ushqimor që përfshihet në listat e BE-së të përcaktuara në shtojcat II dhe III duhet të specifikohet:
a) emri dhe numri E i aditivit ushqimor;
b) ushqimet në të cilat mund të shtohet aditivi ushqimor;
c) kushtet në të cilat mund të përdoret aditivi ushqimor;
d) sipas rastit, nëse ka kufizime në shitjen e aditivëve ushqimorë drejtpërdrejt te konsumatori fundor.
3. Listat e BE-së në shtojcat II dhe III ndryshohen në përputhje me procedurën e përmendur në Rregulloren (KE) nr. 1331/2008 [që përcakton një procedurë të përbashkët autorizimi për aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë].
Neni 11
Nivelet e përdorimit të aditivëve ushqimorë
1. Kur përcaktohen kushtet e përdorimit të përmendura në nenin 10, paragrafi 2, germa "c":
a) niveli i përdorimit vendoset në nivelin më të ulët të nevojshëm për të arritur efektin e dëshiruar;
b) në vendosjen e niveleve merret në konsideratë:
I. çdo konsum i pranueshëm ditor ose vlerësim ekuivalent i përcaktuar për aditivin ushqimor dhe konsumi i mundshëm ditor i tij nga të gjitha burimet;
II. kur aditivi ushqimor do të përdoret në ushqime që do të konsumohen nga grupe të veçanta konsumatorësh, konsumi potencial ditor i aditivëve ushqimorë nga konsumatorët e këtyre grupeve.
2. Kur është e përshtatshme, nuk përcaktohet nivel numerik maksimal për një aditiv ushqimor (quantum satis). Në këtë rast, aditivi ushqimor do të përdoret në përputhje me parimin e sasisë së mjaftueshme.
3. Nëse nuk përcaktohet ndryshe, nivelet maksimale të aditivëve ushqimorë të përcaktuar në shtojcën II zbatohen për ushqimet që tregtohen. Duke deroguar nga ky parim, për ushqimet e thata dhe/ose ushqimet e përqendruara që duhet të kthehen në gjendje të lëngët, nivelet maksimale zbatohen për ushqimet e kthyera në gjendje të lëngët sipas udhëzimeve në etiketë, duke marrë në konsideratë faktorin minimal të hollimit.
4. Nëse nuk përcaktohet ndryshe, nivelet maksimale për ngjyruesit, të përcaktuara në shtojcën III, zbatohen për sasitë e përbërësit ngjyrues të përmbajtura në preparatin ngjyrues.
Neni 12
Ndryshimet në procesin e prodhimit apo në lëndët e para të një aditivi ushqimor të përfshirë në listën e BE-së
Kur një aditiv ushqimor është përfshirë tashmë në një listë të BE-së dhe ka një ndryshim të rëndësishëm në metodat e tij të prodhimit ose në lëndët e para të përdorura, apo ka një ndryshim në madhësinë e grimcave, për shembull nëpërmjet nanoteknologjisë, aditivi ushqimor i përgatitur me këto metoda apo lëndë të reja do të konsiderohet si aditiv i ndryshëm dhe, do të kërkohet një hyrje e re në listat e BE-së ose një ndryshim në specifikime përpara se aditivi të mund të vendoset në treg.
Neni 13
Aditivët ushqimorë që bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 1829/2003
1. Një aditiv ushqimor që bën pjesë në fushën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 1829/2003 mund të përfshihet në listat e BE-së në shtojcat II dhe III në përputhje me këtë rregullore vetëm kur ai mbulohet nga një autorizim i dhënë në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 1829/2003.
2. Në rastet kur një aditiv ushqimor i përfshirë në listën e BE-së prodhohet nga një burim tjetër që bën pjesë në fushën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 1829/2003, për të nuk nevojitet autorizim i ri sipas kësaj rregulloreje për sa kohë që burimi i ri mbulohet nga një autorizim në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 1829/2003 dhe aditivi është në përputhje me specifikimet e përcaktuara në këtë rregullore.
Neni 14
Specifikimet e aditivëve ushqimorë
Specifikimet e aditivëve ushqimorë që lidhen në veçanti me origjinën, kriteret e pastërtisë dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm miratohen në momentin që aditivi ushqimor përfshihet për herë të parë në listat e BE-së në shtojcat II dhe III, në përputhje me procedurën e përmendur në Rregulloren (KE) nr. 1331/2008 [që përcakton një procedurë të përbashkët autorizimi për aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë].
KREU III
PËRDORIMI I ADITIVËVE USHQIMORË NË PRODUKTE USHQIMORE
Neni 15
Përdorimi i aditivëve ushqimorë në produkte ushqimore të papërpunuara
Aditivët ushqimorë nuk përdoren në produkte ushqimore të papërpunuara, me përjashtim të rasteve kur një përdorim i tillë është parashikuar specifikisht në shtojcën II.
Neni 16
Përdorimi i aditivëve ushqimorë në ushqimet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël
Aditivët ushqimorë nuk përdoren në ushqime për foshnja dhe fëmijë të vegjël sipas Direktivës 89/398/KEE, duke përfshirë ushqimet dietike për foshnja dhe fëmijë të vegjël të destinuara për qëllime të veçanta mjekësore, përveçse kur parashikohet specifikisht në shtojcën II të kësaj rregulloreje.
Neni 17
Përdorimi i ngjyruesve për markimet
Vetëm ngjyruesit ushqimorë të renditur në shtojcën II të kësaj rregulloreje mund të përdoren për qëllime të markimit shëndetësor të parashikuar në Direktivën e Këshillit 91/497/KEE, datë 29 korrik 1991, "Për ndryshimin dhe konsolidimin e Direktivës 64/433/KEE "Për problemet shëndetësore që ndikojnë në tregtimin e mishit të freskët brenda BE-së, për ta zgjeruar atë që të mbulojë edhe prodhimin dhe tregtimin e mishit të freskët"30 si dhe për markime të tjera të kërkuara për produktet e mishit, për ngjyrosjen dekorative të vezëve dhe për vulosjen e tyre siç parashikohet në Rregulloren (KE) nr. 853/2004 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 29 prill 2004, "Për vendosjen e rregullave specifike "Për higjienën e ushqimeve me origjinë shtazore"31.
Neni 18
Parimi i transferimit
1. Prania e aditivëve ushqimorë do të lejohet:
a) në një ushqim të përbërë, përveç atyre të përmendur në shtojcën II, ku aditivi ushqimor është lejuar në një nga përbërësit e ushqimit të përbërë;
b) në një ushqim në të cilin është shtuar një aditiv ushqimor, enzimë ushqimore ose aromatizues ushqimor, ku aditivi ushqimor:
I. është lejuar në aditivin ushqimor, enzimat ushqimore ose aromatizuesin ushqimor në përputhje me këtë rregullore; dhe
II. është transferuar në ushqim nëpërmjet aditivit ushqimor, enzimës ushqimore ose aromatizuesit ushqimor; dhe
III. nuk ka asnjë funksion teknologjik në ushqimin përfundimtar;
c) në një ushqim që do të përdoret vetëm në përgatitjen e një produkti ushqimor të përbërë dhe me kusht që ky i fundit të jetë në përputhje me këtë rregullore.
2. Paragrafi 1 nuk zbatohet për formulat për foshnjat, formulat pasuese, produktet ushqimore të përpunuara me bazë drithi e ushqimet për fëmijë dhe ushqimet dietike për qëllime të veçanta mjekësore të destinuara për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, siç përmendet në Direktivën 89/398/KEE, përveç rasteve kur parashikohet specifikisht ndryshe.
3. Kur një aditiv ushqimor i pranishëm në një aromatizues ushqimor, aditiv ushqimor ose enzimë ushqimore shtohet në një produkt ushqimor në të cilin ka një funksion teknologjik, ai do të konsiderohet si aditiv ushqimor i atij produkti dhe jo aditiv ushqimor i aromatizuesit, aditivit ushqimor ose enzimës ushqimore të shtuar dhe duhet të përmbushë kushtet e përdorimit të parashikuara për produktin ushqimor në fjalë.
4. Pa cenuar paragrafin 1, prania e një aditivi ushqimor të përdorur si ëmbëlsues do të lejohet në një produkt ushqimor të përbërë pa sheqerna të shtuara, në një produkt të përbërë me vlera të reduktuara energjetike, në produktet dietike të përbëra të destinuara për dietat me kalori të ulët, në ushqimet e përbëra kariogjenike dhe në produktet ushqimore të përbëra me jetëgjatësi të madhe, me kusht që ëmbëlsuesi të jetë i lejuar në një nga përbërësit e produktit ushqimor të përbërë.
Neni 19
Vendimet për interpretimin
Sipas rastit, në përputhje me procedurën rregullatore të përmendur në nenin 28, paragrafi 2, mund të vendoset nëse:
a) një produkt ushqimor i caktuar i përket një kategorie ushqimore të përmendur në shtojcën II; ose
b) një aditiv ushqimor i renditur në shtojcat II dhe III dhe i lejuar në "quantum satis" është përdorur në përputhje me kriteret e përmendura në nenin 11, paragrafi 2; ose
c) një substancë e caktuar i përgjigjet përkufizimit të aditivit ushqimor në nenin 3.
Neni 20
Ushqimet tradicionale
Shtetet anëtare të renditura në shtojcën IV mund të vazhdojnë të ndalojnë përdorimin e kategorive të caktuara të aditivëve ushqimorë në ushqimet tradicionale të prodhuara në territorin e tyre, të renditura në atë shtojcë.
KREU IV
ETIKETIMI
Neni 21
Etiketimi i aditivëve ushqimorë jo të destinuar për shitje tek konsumatori fundor
1. Aditivët ushqimorë që nuk janë të destinuar për shitje tek konsumatori fundor, qoftë individualisht ose të përzier me njëri-tjetrin dhe/ose me përbërësit e ushqimit, siç përcaktohet në nenin 6, paragrafi 4 të Direktivës 2000/13/KE, mund të tregtohen vetëm me etiketimin e përmendur në nenin 22 të kësaj rregulloreje, i cili duhet të jetë lehtësisht i dukshëm, i qartë dhe të mos fshihet. Informacioni duhet të jepet në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme për blerësit.
2. Shteti anëtar ku tregtohet produkti, brenda territorit të tij, mund të japë, në përputhje me traktatin, informacionin e parashikuar në nenin 22 në një ose më shumë gjuhë zyrtare të BE-së, siç do të përcaktohet nga shteti anëtar në fjalë. Kjo nuk përjashton paraqitjen e informacionit në disa gjuhë.
Neni 22
Kërkesat e përgjithshme për etiketimin e aditivëve ushqimorë që nuk synohen të shiten tek konsumatori fundor
1. Në rastet kur aditivët ushqimorë që nuk synohen për t'iu shitur konsumatorit fundor shiten veçmas ose në kombinim me njeri-tjetrin dhe/ose me përbërës të tjerë ushqimorë dhe/ose substanca të tjera që u shtohen atyre, paketimi ose kontejnerët e tyre duhet të përmbajnë informacionin e mëposhtëm:
a) për secilin aditiv ushqimor, emrin dhe/ose numrin E të përcaktuar në këtë rregullore ose përshkrimin e shitjeve që përfshin emrin dhe/ose numrin E të çdo aditivi ushqimor;
b) deklaratën "për produkte ushqimore" ose deklaratën "përdorim i kufizuar në produktet ushqimore" ose një referencë më specifike për përdorimin e synuar të tij në produkte ushqimore;
c) nëse është e nevojshme, kushtet e veçanta për ruajtjen dhe/ose përdorimin;
d) shenjën identifikuese të grupit ose të lotit;
e) udhëzimet e përdorimit, nëse mungesa e tyre do të pengonte përdorimin e duhur të aditivit ushqimor;
f) emrin ose emrin tregtar dhe adresën e prodhuesit, ambalazhuesit ose shitësit;
g) një tregues të sasisë maksimale të çdo përbërësi ose grupi përbërësish, që u nënshtrohen kufizimeve sasiore në ushqim dhe/ose informacione të përshtatshme në terma të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme, që mundësojnë që i mundësojnë blerësit të jetë në përputhje me këtë rregullore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës të BE-së; kur i njëjti kufi sasior zbatohet për një grup përbërësish të përdorur individualisht ose të kombinuar, përqindja e kombinuar mund të jepet si një shifër e vetme; kufiri sasior duhet të shprehet në vlerë numerike, ose sipas parimit "quantum satis";
h) sasinë neto;
i) datën e qëndrueshmërisë minimale ose datën e skadimit;
j) sipas rastit, informacion rreth aditivit ushqimor apo substancave të tjera të përmendura në këtë nen dhe të renditura në shtojcën IIIa të Direktivës 2000/13/KE "Për treguesin e përbërësve të pranishëm në produktet ushqimore".
2. Kur aditivët ushqimorë shiten të përzierë me njëri-tjetrin dhe/ose me përbërës të tjerë ushqimorë, ambalazhet ose kontejnerët e tyre duhet të përmbajnë një listë të të gjithë përbërësve në rend zbritës të përqindjes së tyre sipas peshës së përgjithshme.
3. Kur substancat (duke përfshirë aditivët ushqimorë ose përbërës të tjerë ushqimorë) u shtohen aditivëve ushqimorë për të lehtësuar ruajtjen, shitjen, standardizimin, hollimin ose shpërbërjen e tyre, paketimi ose kontejnerët e tyre duhet të përmbajnë një listë të të gjitha substancave të tilla në rend zbritës të përqindjes së tyre sipas peshës së përgjithshme.
4. Duke deroguar nga paragrafi 1, 2 dhe 3, informacioni i kërkuar në germat "e" deri në "g" të paragrafit 1 dhe në paragrafët 2 dhe 3 mund të paraqitet vetëm në dokumentet shoqëruese të dërgesës, të cilat duhet të dërgohen me këtë të fundit ose përpara saj, me kushtin që në një pjesë lehtësisht të dukshme të paketimit ose kontejnerit të produktit në fjalë të paraqitet treguesi "jo për shitje me pakicë".
5. Duke deroguar nga paragrafi 1, 2 dhe 3, në rastet kur aditivët ushqimorë furnizohen në cisterna, i gjithë informacioni mund të paraqitet vetëm në dokumentet shoqëruese të dërgesës, të cilat duhet të dërgohen së bashku me të.
Neni 23
Etiketimi i aditivëve ushqimorë të destinuar për shitje tek konsumatori fundor
1. Pa cenuar Direktivën 2000/13/KE, Direktivën e Këshillit 89/396/KEE, datë 14 qershor 1989, "Për treguesit ose shenjat që identifikojnë lotin ku përfshihen produktet ushqimore"32 dhe Rregulloren (KE) nr. 1829/2003, aditivët ushqimorë që shiten individualisht ose të përzier me njëri-tjetrin dhe/ose përbërës të tjerë ushqimorë të synuar për t'iu shitur konsumatorit fundor mund të tregtohen vetëm nëse paketimi i tyre përmban informacionin e mëposhtëm:
a) për çdo aditiv ushqimor, emrin dhe numrin E të përcaktuar në këtë rregullore ose përshkrimin e shitjes që përfshin emrin dhe numrin E të çdo aditivi ushqimor;
b) deklaratën "për produkte ushqimore" ose deklaratën "përdorim i kufizuar në produktet ushqimore" ose një referencë më specifike për përdorimin e synuar të tij në produkte ushqimore.
2. Duke deroguar nga paragrafi 1, germa "a", përshkrimi i shitjes së një ëmbëlsuesi tavoline duhet të përfshijë termin "ëmbëlsues tavolinë me bazë-...", duke përdorur emrin(at) e ëmbëlsuesit(ve) të përdorur në përbërjen e tij.
3. Etiketa e një ëmbëlsuesi tavoline që përmban poliole dhe/ose kripë aspartami dhe/ose kripë aspartam-acesulfami duhet të përmbajë paralajmërimet e mëposhtme:
a) poliole: "përdorimi i tepërt mund të ketë laksative";
b) kripë aspartami/aspartam-acesulfami: "përmban burim fenilalanine".
4. Prodhuesit e ëmbëlsuesve të tavolinës do të vënë në dispozicion, me mjete të përshtatshme, informacionin e nevojshëm për t'u mundësuar konsumatorëve përdorim të sigurt të tyre. Udhëzimet për zbatimin e këtij paragrafi mund të miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 3.
5. Për informacionin e parashikuar në paragrafët 1 deri në 3 të këtij neni, zbatohet përkatësisht neni 13, paragrafi 2, i Direktivës 2000/13/KE.
Neni 24
Kërkesat e etiketimit për produktet ushqimore që përmbajnë ngjyrues të caktuar ushqimorë
1. Pa cenuar Direktivën 2000/13/KE, etiketimi i produkteve ushqimore që përmbajnë ngjyruesit ushqimorë të renditur në shtojcën V të kësaj rregulloreje duhet të përfshijë informacionin shtesë të paraqitur në atë shtojcë.
2. Në lidhje me informacionin e dhënë në paragrafin 1 të këtij neni, zbatohet përkatësisht neni 13, paragrafi 2 i Direktivës 2000/13/KE.
3. Kur është e nevojshme, si rezultat i progresit shkencor ose zhvillimit teknik, shtojca V ndryshohet me masa të hartuara për të ndryshuar elementë jothelbësorë të kësaj rregulloreje, në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 4.
Neni 25
Kërkesa të tjera për etiketimin
Nenet 21, 22, 23 dhe 24 nuk cenojnë ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative më të hollësishme apo më të gjera për peshat dhe përmasat ose që zbatohen për paraqitjen, klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave dhe përgatesave të rrezikshme apo për transportin e substancave dhe përgatesave të tilla.
KREU V
DISPOZITAT PROCEDURALE DHE ZBATIMI I TYRE
Neni 26
Detyrimi për njoftim
1. Prodhuesi ose përdoruesi i aditivëve ushqimorë njofton menjëherë Komisionin për çdo informacion të ri shkencor ose teknik, i cili mund të ndikojë në vlerësimin e sigurisë së aditivit ushqimor.
2. Prodhuesi ose përdoruesi i një aditivi ushqimor informon Komisionin, me kërkesë të këtij të fundit, për përdorimin real të aditivit ushqimor. Komisioni e vendos këtë informacion në dispozicion shteteve anëtare.
Neni 27
Monitorimi i konsumit të aditivëve ushqimorë
1. Shtetet anëtare mbajnë sisteme për monitorimin e konsumit dhe përdorimit të aditivëve ushqimorë duke përdorur një qasje me bazë rrezikun dhe gjetjet e tyre ia raportojnë Komisionit dhe Autoritetit sa herë të jetë e nevojshme.
2. Pas konsultimit me Autoritetin, miratohet një metodologji e përbashkët për mbledhjen nga shtetet anëtare të të dhënave rreth konsumit të aditivëve ushqimorë në BE, në përputhje me procedurën rregullatore të përmendur në nenin 28, paragrafi 2.
Neni 28
Komiteti
1. Komisioni asistohet nga Komiteti i Përhershëm për Zinxhirin Ushqimor dhe Shëndetin e Kafshëve.
2. Aty ku përmendet ky paragraf gjejnë zbatim nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
3. Aty ku përmendet ky paragraf, gjejnë zbatim neni 5a, paragrafi 1 deri në 4 dhe neni 7 i Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
4. Aty ku përmendet ky paragraf, gjejnë zbatim neni 5a, paragrafi 1 deri në 4; neni 5, germa "b"; dhe neni 7 i Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Afatet e përcaktuara në nenin 5a, paragrafi 3, germa "c" dhe paragrafi 4, germat "b" dhe "e" të Vendimit 1999/468/KE janë respektivisht 2 muaj, 2 muaj dhe 4 muaj.
Neni 29
Financimi i politikave të harmonizuara nga Komuniteti
Baza ligjore për financimin e masave që rezulton nga kjo rregullore është neni 66, paragrafi 1, germa "c" e Rregullores (KE) nr. 882/2004.
KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 30
Krijimi i listave të aditivëve ushqimorë të BE-së
1. Aditivët ushqimorë të lejuar për t'u përdorur në ushqime sipas Direktivave 94/35/KE, 94/36/KE dhe 95/2/KE, ndryshuar në bazë të nenit 31 të kësaj rregulloreje, dhe kushtet e tyre të përdorimit duhet të përfshihen në shtojcën II të kësaj rregulloreje pas rishikimit të përputhjes së tyre me nenet 6, 7 dhe 8 të saj. Masat e lidhura me përfshirjen e aditivëve të tillë në shtojcën II, të hartuara për të ndryshuar elementë jothelbësorë të kësaj rregulloreje, miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 4. Shqyrtimi nuk përfshin kryerjen e një vlerësimi të ri të rrezikut nga Autoriteti. Shqyrtimi do të përfundojë brenda 20 janarit 2011.
Aditivët ushqimorë dhe përdorimet që nuk nevojiten më nuk përfshihen në shtojcën II.
2. Aditivët ushqimorë të autorizuar për përdorim në aditivët ushqimorë në Direktivën 95/2/KE dhe kushtet e tyre të përdorimit regjistrohen në pjesën 1 të shtojcës III të kësaj rregulloreje, pas shqyrtimit të përputhshmërisë së tyre me nenin 6 të saj. Masat e lidhura me përfshirjen e aditivëve të tillë në shtojcën III, të hartuara për të ndryshuar elementë jothelbësorë të kësaj rregulloreje, miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 4. Shqyrtimi nuk përfshin kryerjen e një vlerësimi të ri të rrezikut nga Autoriteti. Shqyrtimi do të përfundojë brenda 20 janarit 2011.
Aditivët ushqimorë dhe përdorimet që nuk nevojiten më nuk përfshihen në shtojcën III.
3. Aditivët ushqimorë të autorizuar për përdorim në aromatizuesit ushqimorë të përcaktuar në Direktivën 95/2/KE dhe kushtet e tyre të përdorimit përfshihen në pjesën 4 të shtojcës III të kësaj rregulloreje, pas shqyrtimit të përputhshmërisë së tyre me nenin 6 të saj. Masat e lidhura me përfshirjen e aditivëve të tillë në shtojcën III, të hartuara për të ndryshuar elementë jothelbësorë të kësaj rregulloreje, miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 4. Shqyrtimi nuk përfshin kryerjen e një vlerësimi të ri të rrezikut nga Autoriteti. Shqyrtimi do të përfundojë brenda 20 janarit 2011.
Aditivët ushqimorë dhe përdorimet që nuk nevojiten më nuk përfshihen në shtojcën III.
4. Specifikimet e aditivëve ushqimorë të mbuluar nga paragrafët 1 deri në 3 të këtij neni miratohen në përputhje me Rregulloren (KE) nr. 1331/2008 [që përcakton një procedurë të përbashkët autorizimi për aditivët ushqimorë, enzimat ushqimore dhe aromatizuesit ushqimorë], në momentin e përfshirjes së aditivëve ushqimorë në shtojca në përputhje me ata paragrafë.
5. Masat lidhur me çfarëdo mase të përshtatshme të përkohshme, të cilat janë hartuar për të ndryshuar elemente jothelbësore të kësaj rregulloreje, ndër të tjera, duke e plotësuar atë, miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 3.
Neni 31
Masat e përkohshme
Deri në krijimin e listave të aditivëve ushqimorë të BE-së, siç përcaktohet në nenin 30, shtojcat e Direktivave 94/35/KE, 94/36/KE dhe 95/2/KE ndryshohen, sipas rastit, me masa të hartuara për të ndryshuar elemente jothelbësore të këtyre direktivave, të miratuara nga Komisioni në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 28, paragrafi 4.
Ushqimet e vendosura në treg ose të etiketuara përpara 20 janarit 2010, të cilat nuk janë në përputhje me nenin 22, paragrafi 1, germa "i" dhe paragrafi 4, mund të tregtohen deri në datën e jetëgjatësisë së tyre minimale ose deri në datën e skadimit të përdorimit.
Ushqimet e vendosura në treg ose të etiketuara përpara 20 korrikut 2010, të cilat nuk janë në përputhje me nenin 24, mund të tregtohen deri në datën e jetëgjatësisë së tyre minimale ose deri në datën e skadimit të përdorimit.
Neni 32
Rivlerësimi i aditivëve ushqimorë të miratuar
1. Aditivët ushqimorë të lejuar përpara 20 janarit 2009 duhet t'i nënshtrohen një rivlerësimi të rrezikut nga Autoriteti.
2. Pas konsultimit me Autoritetin, për këta aditivë miratohet një program vlerësimi deri më 20 janar 2010, në përputhje me procedurën rregullatore të përmendur në nenin 28, paragrafi 2. Programi i vlerësimit botohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 33
Shfuqizimet
1. Aktet e mëposhtme shfuqizohen:
a) Direktiva e Këshillit, datë 23 tetor 1962, "Për përafrimin e rregullave të shteteve anëtare lidhur me lëndët ngjyruese të autorizuara për përdorim në produktet ushqimore të destinuara për konsum njerëzor";
b) Direktiva 65/66/KEE;
c) Direktiva 78/663/KEE;
d) Direktiva 78/664/KEE;
e) Direktiva 81/712/KEE;
f) Direktiva 89/107/KEE;
g) Direktiva 94/35/KE;
h) Direktiva 94/36/KE;
I. Direktiva 95/2/KE;
j) Vendimi nr. 292/97/KE;
k) Vendimi 2002/247/KE.
2. Referencat për aktet e shfuqizuara interpretohen si referenca për këtë rregullore.
Neni 34
Dispozita kalimtare
Duke deroguar nga neni 33, dispozitat e mëposhtme vazhdojnë të zbatohen deri në përfundim të transferimit sipas nenit 30, paragrafët 1, 2 dhe 3 të kësaj rregulloreje për aditivët ushqimorë të lejuar tashmë nga Direktivat 94/35/KE, 94/36/KE dhe 95/2/KE:
a) Neni 2, paragrafi 1, 2 dhe 4, dhe shtojca e Direktivës 94/35/KE;
b) Neni 2, paragrafi 1 deri në 6 dhe paragrafi 8, 9 dhe 10, dhe shtojcat I deri V të Direktivës 94/36/KE;
c) Nenet 2 dhe 4 të Direktivës 95/2/KE dhe shtojcat I deri VI të saj.
Pavarësisht germës "c", autorizimet për E 1103 (Invertaza) dhe E 1105 (Lisozima) të përcaktuara në Direktivën 95/2/KE shfuqizohen duke filluar nga data e zbatimit të listës së enzimave ushqimore të BE-së në përputhje me nenin 17 të Rregullores (KE) nr. 1332/2008 [për enzimat ushqimore].
Neni 35
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi 20 ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Zbatimi i saj fillon duke filluar nga data 20 janar 2010.
Megjithatë, neni 4, paragrafi 2 zbatohet për pjesët 2, 3 dhe 5 të shtojcës III duke filluar nga 1 janari 2011 dhe neni 23, paragrafi 4, nga 20 Janari 2011. Neni 24 zbatohet duke filluar nga data 20 korrik 2010. Neni 31 zbatohet duke filluar nga data 20 janar 2009.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Strasburg, më 16 dhjetor 2008.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
H.-G. PÖTTERING
Për Këshillin
Presidenti
B. LE MAIRE
SHTOJCA I
KLASAT FUNKSIONALE TË ADITIVËVE USHQIMORË NË PRODUKTE USHQIMORE DHE NË ADITIVËT USHQIMORË DHE ENZIMAT USHQIMORE
1. "ëmbëlsues" janë substancat që përdoren për t'i dhënë shije të ëmbël produkteve ushqimore ose ëmbëlsuesve të tavolinës;
2. "ngjyrues" janë substancat që shtojnë ose rikthejnë ngjyrën te produktet ushqimore dhe përfshijnë përbërës natyralë të produkteve ushqimore dhe burimeve natyrore, të cilat normalisht nuk konsumohen si produkt ushqimor dhe nuk përdoren si përbërës karakteristikë të produktit ushqimor. Përgatesat e përftuara nga produktet ushqimore dhe materialet e tjera nga burime natyrore të përftuara nga ekstraktimi fizik dhe/ose kimik duke rezultuar në një ekstrakt selektiv të pigmenteve përkatëse të përbërësve ushqyes ose aromatikë janë ngjyruesit në kuptim të kësaj rregulloreje;
3. "konservues" janë substancat që zgjasin afatin e ruajtjes së produkteve ushqimore duke i mbrojtur ato nga prishja e shkaktuar nga mikroorganizmat dhe/ose që mbrojnë nga rritja e mikroorganizmave patogjene;
4. "antioksidues" janë substancat që zgjasin jetëgjatësinë e produkteve ushqimore duke i mbrojtur ato nga prishja e shkaktuar nga oksidimi, si prishja e yndyrës dhe ndryshimi i ngjyrës;
5. "transportues" janë substancat që përdoren për të tretur, holluar, shpërndarë apo modifikuar fizikisht një produkt ushqimor shtesë ose një aromatizues, enzimë ushqimore, lëndë ushqyese dhe/ose substanca të tjera të shtuara në një produkt ushqimor për qëllime ushqyese ose fiziologjike, pa ndryshuar funksionin e tij (dhe pa ushtruar asnjë efekt teknologjik), për të lehtësuar trajtimin, aplikimin ose përdorimin e tij;
6. "acide" janë substancat që rrisin aciditetin e një produkti ushqimor dhe/ose i japin atij një shije të thartë;
7. "rregullatorë të aciditetit" janë substanca që ndryshojnë ose kontrollojnë aciditetin ose alkalinitetin e një produkti ushqimor;
8. "agjentë kundër mpiksjes" janë substanca që ulin tendencën e grimcave individuale të një produkti ushqimor për t'u ngjitur me njëra-tjetrën;
9. "agjentë anti-shkumues" janë substancat që parandalojnë ose zvogëlojnë formimin e shkumës;
10. "agjentë fryrës" janë substanca që kontribuojnë në vëllimin e një produkti ushqimor pa kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në vlerën e tij të energjisë;
11. "emulsifikues" janë substanca të cilat bëjnë të mundur formimin ose ruajtjen e një përzierje homogjene të dy ose më shumë fazave që nuk përzihen, si p.sh. vaji dhe uji në një ushqim;
12. "kripëra emulsifikuese" janë substanca që konvertojnë proteinat e përmbajtura në djathë në një formë të shpërndarë, duke çuar në këtë mënyrë një shpërndarje homogjene të përbërësve të yndyrës dhe komponentëve të tjerë;
13. "agjentë ngurtësues" janë substanca që prodhojnë ose mbajnë indet e frutave ose të perimeve të qëndrueshme, ose që ndërveprojnë me agjentët xhelatinozë për të prodhuar apo forcuar një xhel;
14. "përmirësues të shijes" janë substanca që përmirësojnë shijen ekzistuese dhe/ose aromën e produkteve ushqimore;
15. "agjentë shkumues" janë substanca që bëjnë të mundur shpërndarjen homogjene të një faze të gaztë në produkte ushqimore të lëngëta ose të ngurta;
16. "agjentë xhelantinozë" janë substanca të cilat i japin teksturë një produkti ushqimor, nëpërmjet formimit të një xheli;
17. "agjentë lustrues" (përfshirë lubrifikuesit) janë substanca, të cilat, kur përdoren në një sipërfaqe të jashtme të një produkti ushqimor, i japin atij një pamje të shndritshme ose një shtresë mbrojtëse;
18. "krijues lagështie" janë substanca të cilat parandalojnë tharjen e produkteve ushqimore duke neutralizuar ndikimin e një atmosfere me shkallë të ulët lagështie, apo që nxisin tretjen e një pluhuri në një mjedis ujor;
19. "niseshte të modifikuara" janë substanca e përftuara nga një ose më shumë trajtime kimike të niseshteve ushqimore, të cilat mund t'i jenën nënshtruar një trajtimi fizik ose enzimatik dhe mund të jenë holluar ose të çngjyrosur në acide ose baza;
20. "gazet e paketimit" janë gaze të ndryshme nga ajri, të futura në një kontejner para, gjatë ose pas vendosjes së produktit ushqimor në atë kontejner;
21. "gaze shtytëse" janë gazet e ndryshme nga ajri, të cilat nxjerrin ushqimin nga kontejneri;
22. "agjentë fryrës" janë substanca ose kombinime substancash, të cilat çlirojnë gaz dhe rrisin vëllimin e brumit ose të brumit të rrahur;
23. "izolues" janë substanca të cilat formojnë komplekse kimike me jonet metalike;
24. "stabilizues" janë substanca të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e gjendjes fiziko-kimike të një produkti ushqimor; stabilizuesit përfshijnë substancat që mundësojnë ruajtjen e një shpërndarjeje homogjene të dy ose më shumë substancave që nuk mund të përzihen të një produkti ushqimor, substancat që stabilizojnë, ruajnë ose intensifikojnë ngjyrën ekzistuese të një ushqimi dhe substancat që rrisin aftësinë lidhëse të ushqimit, duke përfshirë formimin e ndërlidhjeve ndërmjet proteinave që mundësojnë lidhjen e pjesëve të ushqimit në një ushqim të riformuar;
25. "trashës" janë substanca që rrisin viskozitetin e një produkti ushqimor;
26. "agjentë të trajtimit të miellit" janë substanca të ndryshme nga emulsifikuesit, të cilat i shtohen miellit ose brumit për të përmirësuar cilësinë e pjekjes së tij.
SHTOJCA II
LISTA E BE-SË E ADITIVËVE USHQIMORË TË MIRATUAR PËR PËRDORIM NË PRODUKTE USHQIMORE DHE KUSHTET E PËRDORIMIT.
SHTOJCA III
LISTA E BE-SË E ADITIVËVE USHQIMORË TË MIRATUAR PËR PËRDORIM NË ADITIVËT DHE AROMATIZUESIT USHQIMORË, DHE KUSHTET E PËRDORIMIT TË TYRE.
Lista e BE-së e transportuesve në lëndët ushqyese dhe kushtet e përdorimit të tyre.
Pjesa 1
Transportuesit në aditivët ushqimorë
Pjesa 2
Aditivët ushqimorë përveç transportuesve në aditivët ushqimorë
Pjesa 3
Aditivët ushqimorë, duke përfshirë transportuesit në enzimat ushqimore
Pjesa 4
Aditivët ushqimorë, duke përfshirë transportuesit në aromatizuesit ushqimorë
Pjesa 5
Transportuesit në lëndë ushqyese dhe substanca të tjera të shtuara për qëllime ushqyese dhe/ose për qëllime të tjera fiziologjike
SHTOJCA IV
USHQIMET TRADICIONALE PËR TË CILAT DISA SHTETE ANËTARE MUND TË VAZHDOJNË TË NDALOJNË PËRDORIMIN E KATEGORIVE TË CAKTUARA TË ADITIVËVE USHQIMORË
Shteti anëtar
Produkti ushqimor
Kategoritë e aditivëve që mund të vazhdojnë të jenë të ndaluara
Gjermani
Birra tradicionale gjermane (Bier nach deutschem Reinheitsgebot gebraut)
Të gjitha përveç gazeve shtytëse
Francë
Buka tradicionale franceze
Të gjitha
Francë
Tartufët tradicionalë francezë të konservuar
Të gjitha
Francë
Kërmijtë tradicionalë francezë të konservuar
Të gjitha
Francë
Patë dhe rosë e konservuar, pastetë tradicionale franceze
Të gjitha
Austri
"Bergkäse" tradicionale austriake
Të gjitha përveç konservuesve
Finlandë
"Mämmi" tradicionale finlandeze
Të gjitha përveç konservuesve
Suedi
Finlandë
Shurupe frutash tradicionale suedeze dhe finlandeze
Ngjyrat
Danimarkë
"Kødboller" tradicional danez
Konservuesit dhe ngjyrat
Danimarkë
"Leverpostej" tradicional danez
Konservuesit (përveç acidit sorbik) dhe ngjyruesit
Spanjë
"Lomo embuchado" tradicional spanjoll
Të gjitha përveç konservuesve dhe antioksiduesve
Itali
"Mortadella" tradicionale italiane
Të gjitha përveç konservuesve, antioksiduesve, agjentëve rregullues të pH, përmirësuesve të shijes, stabilizuesve dhe gazeve të paketimit
Itali
"Cotechino dhe zampone" tradicionale italiane
Të gjitha përveç konservuesve, antioksiduesve, agjentëve rregullues të pH, përmirësuesve të shijes, stabilizuesve dhe gazeve të paketimit
SHTOJCA V
LISTA E NGJYRUESVE USHQIMORË TË PËRMENDUR NË NENIN 24 PËR TË CILËT ETIKETIMI I USHQIMEVE DUHET TË PËRFSHIJË INFORMACION SHTESË
Ushqimet që përmbajnë një ose më shumë nga ngjyruesit ushqimorë të mëposhtëm
Informacioni
E verdhë perëndimi (në portokalli) (E 110)<href="#ntr1-L_2008354EN.01003301-E0001">33
"emri ose numri E i ngjyruesit(sve)": mund të ketë ndikim negativ në aktivitetin dhe vëmendjen te fëmijët.
E verdhë kuinolinë (E 104)<href="#ntr1-L_2008354EN.01003301-E0001">33
Karmoizinë (E 122)<href="#ntr1-L_2008354EN.01003301-E0001">33
E kuqe allurë (E 129)<href="#ntr1-L_2008354EN.01003301-E0001">33
Tartrazinë (E 102)<href="#ntr1-L_2008354EN.01003301-E0001">33
Ponceau 4R (E 124)<href="#ntr1-L_2008354EN.01003301-E0001">33
<href="#ntc1-L_2008354EN.01001601-E0001">1. Gazeta Zyrtare C 168, 20.7.2007, f. 34.
<href="#ntc2-L_2008354EN.01001601-E0002">2. Opinioni Parlamentit Evropian, datë 10 korrik 2007, (Gazeta Zyrtare C 175 E, 10.7.2008, f. 142), Qëndrimi i Përbashkët i Këshillit, datë 10 mars 2008, (Gazeta Zyrtare C 111 E, 6.5.2008, f. 10) dhe Qëndrimi i Parlamentit Evropian, datë 8 korrik 2008 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit, datë 18 nëntor 2008.
<href="#ntc3-L_2008354EN.01001601-E0003">3. Gazeta Zyrtare L 186, 30.6.1989, f. 27.
<href="#ntc4-L_2008354EN.01001601-E0004">4. Shih faqen 7 të kësaj Gazete Zyrtare.
<href="#ntc5-L_2008354EN.01001601-E0005">5. Gazeta Zyrtare L 178, 28.7.1995, f. 1.
<href="#ntc6-L_2008354EN.01001601-E0006">6. Gazeta Zyrtare L 226, 22.9.1995, f. 1.
<href="#ntc7-L_2008354EN.01001601-E0007">7. Gazeta Zyrtare L 339, 30.12.1996, f. 1.
<href="#ntc8-L_2008354EN.01001601-E0008">8. Shih faqen 1 të kësaj Gazete Zyrtare.
<href="#ntc9-L_2008354EN.01001601-E0009">9. Gazeta Zyrtare L 31, 1.2.2002, f. 1.
<href="#ntc10-L_2008354EN.01001601-E0010">10. Gazeta Zyrtare L 268, 18.10.2003, f. 1.
<href="#ntc11-L_2008354EN.01001601-E0011">11. Gazeta Zyrtare L 93, 31.3.2006, f. 12.
<href="#ntc12-L_2008354EN.01001601-E0012">12. Gazeta Zyrtare L 93, 31.3.2006, f. 1.
<href="#ntc13-L_2008354EN.01001601-E0013">13. Gazeta Zyrtare L 109, 6.5.2000, f. 29.
<href="#ntc14-L_2008354EN.01001601-E0014">14. Gazeta Zyrtare L 268, 18.10.2003, f. 24.
<href="#ntc15-L_2008354EN.01001601-E0015">15. Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
<href="#ntc16-L_2008354EN.01001601-E0016">16. Gazeta Zyrtare L 165, 30.4.2004, f. 1. Versioni i korrigjuar në Gazetën Zyrtare L 191, 28.5.2004, f. 1.
<href="#ntc17-L_2008354EN.01001601-E0017">17. Gazeta Zyrtare 115, 11.11.1962, f. 2645/62.
<href="#ntc18-L_2008354EN.01001601-E0018">18. Gazeta Zyrtare 22, 9.2.1965, f. 373.
<href="#ntc19-L_2008354EN.01001601-E0019">19. Gazeta Zyrtare L 223, 14.8.1978, f. 7.
<href="#ntc20-L_2008354EN.01001601-E0020">20. Gazeta Zyrtare L 223, 14.8.1978, f. 30.
<href="#ntc21-L_2008354EN.01001601-E0021">21. Gazeta Zyrtare L 257, 10.9.1981, f. 1.
<href="#ntc22-L_2008354EN.01001601-E0022">22 Gazeta Zyrtare L 40, 11.2.1989, f. 27.
<href="#ntc23-L_2008354EN.01001601-E0023">23. Gazeta Zyrtare L 237, 10.9.1994, f. 3.
<href="#ntc24-L_2008354EN.01001601-E0024">24. Gazeta Zyrtare L 237, 10.9.1994, f. 13.
<href="#ntc25-L_2008354EN.01001601-E0025">25. Gazeta Zyrtare L 61, 18.3.1995, f. 1.
<href="#ntc26-L_2008354EN.01001601-E0026">26. Gazeta Zyrtare L 48, 19.2.1997, f. 13.
<href="#ntc27-L_2008354EN.01001601-E0027">27. Gazeta Zyrtare L 84, 28.3.2002, f. 69.
<href="#ntc28-L_2008354EN.01001601-E0028">28. Shih faqen 34 të kësaj Gazete Zyrtare.
<href="#ntc29-L_2008354EN.01001601-E0029">29. Gazeta Zyrtare L 330, 5.12.1998, f. 32.
<href="#ntc30-L_2008354EN.01001601-E0030">30. Gazeta Zyrtare L 268, 24.9.1991, f. 69.
<href="#ntc31-L_2008354EN.01001601-E0031">31. Gazeta Zyrtare L 139, 30.4.2004, f. 55. Versioni i korrigjuar në Gazetën Zyrtare L 226, 25.6.2004, f. 22.
<href="#ntc32-L_2008354EN.01001601-E0032">32. Gazeta Zyrtare L 186, 30.6.1989, f. 21.
<href="#ntc1-L_2008354EN.01003301-E0001">33. Me përjashtim të ushqimeve ku ngjyruesi(t) janë përdorur për qëllime të markimit shëndetësor ose të markimeve të tjera mbi produktet e mishit, apo për vulosjen ose ngjyrosjen dekorative të vezëve.