-
Lexo Dokumentin
12.12.2008
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 334/25
RREGULLORE E KOMISIONIT (KE) NR. 1235/2008, DATË 8 DHJETOR 2008, "PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË DETAJUARA PËR ZBATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR. 834/2007 LIDHUR ME MARRËVESHJET PËR IMPORTET E PRODUKTEVE ORGANIKE NGA VENDET E TRETA"
KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 834/2007, datë 28 qershor 2007, "Për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike dhe shfuqizimin e Rregullores (KEE) nr. 2092/91"<href="#ntr1-L_2008334EN.01002501-E0001">1 dhe në veçanti nenin 33, paragrafi 2; nenin 38, germa "d" dhe nenin 40 të saj,
Meqë:
1. Nenet 32 dhe 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 përcaktojnë dispozita të përgjithshme për importin e produkteve organike. Për të garantuar zbatimi të saktë dhe uniform të këtyre dispozitave, duhet të përcaktohen rregulla dhe procedura të detajuara për zbatimin e tyre.
2. Meqenëse që nga viti 1992 është fituar përvojë e konsiderueshme në importin e produkteve që sigurojnë garanci ekuivalente, organeve dhe autoriteteve të kontrollit duhet t'u vendoset në dispozicion një periudhë relativisht e shkurtër për të kërkuar përfshirjen e tyre në listën e parashikuar për qëllime të ekuivalencës në përputhje me nenin 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007. Megjithatë, meqë nuk ka përvojë në zbatimin e drejtpërdrejtë të rregullave të BE-së për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike jashtë territorit të BE-së, organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit që dëshirojnë të kërkojnë përfshirjen e tyre në listën për qëllime të përputhshmërisë, në përputhje me nenin 32 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, duhet t'u vihet në dispozicion një periudhë më e gjatë. Për rrjedhojë, duhet të parashikohet një periudhë më e gjatë për dërgimin e kërkesave dhe për shqyrtimin e tyre.
3. Për produktet e importuara sipas nenit 32 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, operatorët në fjalë duhet të jenë në gjendje që të japin prova të dokumentuara. Është e nevojshme të përcaktohet një model për këto prova të dokumentuara. Produktet e importuara sipas nenit 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 duhet të mbulohen nga një certifikatë inspektimi. Është e nevojshme të përcaktohen rregulla të detajuara për lëshimin e kësaj certifikate. Gjithashtu, duhet të përcaktohet një procedurë për të koordinuar në nivelin e BE-së kontrolle të caktuara mbi produktet e importuara nga vendet e treta, të cilat synohen të tregtohen në BE si produkte organike.
4. Argjentina, Australia, Kosta Rika, India, Izraeli, Zelanda e Re dhe Zvicra janë në listën e vendeve të treta nga të cilat importohen produkte që mund të tregtohen në BE si produkte organike, sipas Rregullores së Komisionit (KE) nr. 345/2008, datë 17 prill 2008, "Për përcaktimin e rregullave të detajuara për zbatimin e marrëveshjeve për importet nga vendet e treta të parashikuara në Rregulloren e Komisionit (KEE) nr. 2092/91 'Për prodhimet organike të produkteve bujqësore dhe treguesit që i referohen produkteve bujqësore dhe ushqimore'"<href="#ntr2-L_2008334EN.01002501-E0002">2. Komisioni ka rishqyrtuar situatën e këtyre vendeve sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 834/2007, duke marrë në konsideratë rregullat e prodhimit në fuqi dhe përvojën e fituar në importin e produkteve organike nga këto vende të treta dhe të renditura tashmë në listën e përcaktuar në nenin 11, paragrafi 1, të Rregullores së Këshillit (KEE) nr. 2092/2091. Në bazë të këtij shqyrtimi, është arritur në përfundimin se përmbushen kushtet për përfshirjen e Argjentinës, Australisë, Kosta Rikës, Indisë, Izraelit dhe Zelandës së Re në listën e vendeve të treta për ekuivalencë sipas nenit 33, paragrafi 1, të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
5. Komuniteti Evropian dhe Konfederata e Zvicrës kanë nënshkruar një marrëveshje për tregtinë e produkteve bujqësore<href="#ntr3-L_2008334EN.01002501-E0003">3, të miratuar me Vendimin 2002/309/KE të Këshillit dhe Komisionit<href="#ntr4-L_2008334EN.01002501-E0004">4. Shtojca 9 e kësaj marrëveshjeje mbulon produktet bujqësore dhe ushqimet të prodhuara në mënyrë organike dhe përcakton se palët duhet të marrin masat e nevojshme që produktet organike të cilat janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e palës tjetër të mund të importohen dhe të vendosen në treg. Për hir të qartësisë, edhe Zvicra duhet të renditet në listën e vendeve të treta për ekuivalencë, sipas nenit 33, paragrafi 1, të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
6. Autoritetet e shteteve anëtare kanë fituar përvojë dhe ekspertizë të konsiderueshme në fushën e dhënies së aksesit për mallrat organike të importuara në territorin e BE-së. Kjo përvojë duhet të përdoret për hartimin dhe përditësimin e listave të vendeve të treta, të organeve të kontrollit dhe të autoriteteve të kontrollit, si dhe për t'i mundësuar Komisionit të marrë në konsideratë raportet nga shtetet anëtare dhe ekspertët e tjerë. Këto detyra duhet të ndahen në mënyrë të drejtë dhe proporcionale.
7. Gjithashtu, duhet të parashikohen dispozita për masat kalimtare të zbatueshme për aplikimet e vendeve të treta të marra nga Komisioni përpara datës 1 janar 2009, datë e cila përkon me datën e zbatimit të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
8. Për të mos penguar tregtinë ndërkombëtare dhe për të lehtësuar kalimin mes rregullave të përcaktuara në Rregulloren (KEE) nr. 2092/2091 dhe atyre të përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 834/2007, është e nevojshme që shtetet anëtare të vazhdojnë të lejohen që t'u lëshojnë importuesve, rast pas rasti, autorizime për të vendosur produkte në tregun e BE-së deri në momentin kur të jenë marrë masat e nevojshme për funksionimin e rregullave të reja për importin, veçanërisht në lidhje me njohjen e organeve dhe autoriteteve të kontrollit të përmendura në nenin 33, paragrafi 3, të Rregullores (KE) nr. 834/2007. Kjo mundësi duhet të eliminohet gradualisht ndërkohë me hartimin e listës së organeve të kontrollit të përmendur në këtë nen.
9. Për të përmirësuar transparencën dhe për të garantuar zbatimin e kësaj rregulloreje, duhet të parashikohet një sistem elektronik për shkëmbimin e informacionit ndërmjet Komisionit, shteteve anëtare, vendeve të treta dhe organeve e autoriteteve të kontrollit.
10. Rregullat e hollësishme të përcaktuara në këtë rregullore zëvendësojnë ato të përcaktuara në Rregulloren e Komisionit (KE) nr. 345/2008 dhe në Rregulloren e Komisionit (KE) nr. 605/2008, datë 20 qershor 2008, "Për përcaktimin e rregullave të detajuara për zbatimin e dispozitave lidhur me certifikatën e inspektimit për importet nga vendet e treta sipas nenit 11 të Rregullores së Komisionit (KEE) nr. 2092/91 "Për prodhimet organike të produkteve bujqësore dhe cilësimit të treguesve të tyre në produktet bujqësore dhe ushqimore"<href="#ntr5-L_2008334EN.01002501-E0005">5. Për rrjedhojë, rregulloret e mëposhtme duhet të shfuqizohen dhe të zëvendësohen me një rregullore të re.
11. Masat e parashikuara në këtë rregullore janë në përputhje me opinionin e Komitetit Rregullator për Prodhimin Organik,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
TITULLI I
DISPOZITAT HYRËSE
Neni 1
Objekti
Kjo rregullore përcakton rregullat e detajuara për importin e produkteve që plotësojnë kërkesat dhe importin e produkteve që sigurojnë garanci të ekuivalente, siç parashikohet në nenet 32 dhe 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj rregulloreje:
1. "certifikatë inspektimi": është certifikata e inspektimit e përmendur në nenin 33, paragrafi 1, germa "d" të Rregullores (KE) nr. 834/2007 që mbulon një dërgesë;
2. "provë e dokumentuar": është dokumenti i përmendur në nenin 68 të Rregullores së Komisionit (KE) nr. 889/2008<href="#ntr6-L_2008334EN.01002501-E0006">6 dhe në nenin 6 të kësaj rregulloreje, modeli i të cilit është përcaktuar në shtojcën II të kësaj rregulloreje;
3. "dërgesë": është sasia e produkteve të përfshira nën një ose më shumë kode të nomenklaturës së kombinuar, të cilat mbulohen nga një certifikatë e vetme inspektimi, transportohen me të njëjtin mjet transporti dhe importohen nga i njëjti vend i tretë;
4. "marrës i parë": është personi fizik ose juridik sipas përcaktimit në nenin 2, germa "d" të Rregullores (KE) nr. 889/2008;
5. "verifikim i dërgesës": është verifikimi, nga ana e autoriteteve kompetente të shteteve anëtare i certifikatës së inspektimit në lidhje me përmbushjen e dispozitave të nenit 13 të kësaj rregulloreje dhe, kur këto autoritete e konsiderojnë të përshtatshme, verifikimi i produkteve, në lidhje me përmbushjen e kërkesave të Rregullores (KE) nr. 834/2007, Rregullores (KE) nr. 889/2008 dhe të kësaj rregulloreje;
6. "autoritetet kompetente të shteteve anëtare": janë autoritetet doganore ose autoritetet e tjera të caktuara nga shtetet anëtare;
7. "raport vlerësimi": është raporti i vlerësimit i përmendur në nenin 32, paragrafi 2 dhe në nenin 33, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, i hartuar nga një palë e tretë e pavarur që përmbush kërkesat e Standardit ISO 17011 ose nga një autoritet kompetent përkatës, i cili përfshin informacione për rishikimet e dokumenteve, duke përfshirë përshkrimet e përmendura në nenet 4, paragrafi 3, germa "b" dhe në nenin 11, paragrafi 3, germa "b" të kësaj rregulloreje; për kontrollet në zyrë, duke përfshirë edhe vendndodhjet kritike; dhe për auditimet e drejtpërdrejta të rrezikut të kryera në vende të treta përfaqësuese.
TITULLI II
IMPORTI I PRODUKTEVE QË PËRMBUSHIN KËRKESAT
KREU 1
LISTA E ORGANEVE TË KONTROLLIT DHE AUTORITETEVE TË KONTROLLIT TË NJOHURA PËR QËLLIME TË PËRPUTHSHMËRISË
Neni 3
Hartimi dhe përmbajtja e listës së organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit të njohura për qëllime të përputhshmërisë
1. Komisioni harton një listë me organet e kontrollit dhe autoritetet e kontrollit të njohura për qëllime të përputhshmërisë, në përputhje me nenin 32, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007. Kjo listë botohet në shtojcën I të kësaj rregulloreje. Procedurat për hartimin dhe ndryshimin e kësaj liste përcaktohen në nenet 4, 16 dhe 17 të kësaj rregulloreje. Kjo listë publikohet në internet, në përputhje me nenin 16, paragrafi 4 dhe nenin 17 të kësaj rregulloreje.
2. Kjo listë përmban të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me çdo organ kontrolli ose autoritet kontrolli që bën të mundur verifikimin nëse produktet e vendosura në tregun e BE-së janë kontrolluar nga një organ apo autoritet kontrolli i njohur në përputhje me nenin 32, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në veçanti:
a) emrin dhe adresën e organit të kontrollit ose autoritetit të kontrollit, duke përfshirë adresën e postës elektronike dhe adresën në internet, si dhe kodin;
b) vendet e treta në fjalë dhe në të cilat e kanë origjinën këto produkte;
c) kategoritë e produkteve në fjalë për çdo vend të tretë;
d) kohëzgjatjen e përfshirjes në listë;
e) adresën e internetit ku mund të gjendet lista e operatorëve që janë objekt i sistemit të kontrollit, duke përfshirë statusin e certifikimit të tyre dhe kategoritë e produkteve në fjalë, si dhe operatorët dhe produktet e pezulluara dhe që u është hequr certifikata.
Neni 4
Procedura për të kërkuar përfshirjen në listën e organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit të njohura për qëllime të përputhshmërisë
1. Komisioni shqyrton mundësinë e njohjes dhe përfshirjes së një organi kontrolli ose një autoriteti kontrolli në listën e parashikuar në nenin 3, pas marrjes së një kërkese për përfshirje në këtë listë nga përfaqësuesi i organit të kontrollit ose autoritetit të kontrollit në fjalë. Për hartimin e listës së parë do të merren në konsideratë vetëm kërkesat e plota të marra përpara datës 31 tetor 2011, të paraqitura sipas modelit të aplikimit të vendosur në dispozicion nga Komisioni në përputhje me nenin 17, paragrafi 2. Për vitet e ardhshme kalendarike, do të shqyrtohen vetëm kërkesat e plota të marra përpara datës 31 tetor të çdo viti.
2. Kërkesa mund të paraqitet nga organet dhe autoritetet e kontrollit të ngritura në Komunitet ose në një vend të tretë.
3. Kërkesa përbëhet nga një dosje teknike që përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që Komisioni të sigurohet se kushtet e përcaktuara në nenin 32, paragrafi 1 dhe 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007 përmbushen nga të gjitha produktet organike të synuara për eksport në BE, konkretisht:
a) një përmbledhje të veprimtarive të organit ose autoritetit të kontrollit në vendin ose vendet e treta në fjalë, e cila të përfshijë edhe numrin e përafërt të operatorëve të përfshirë dhe tregues të natyrës dhe sasive të pritshme të produkteve bujqësore dhe ushqimeve me origjinë nga vendi ose vendet e treta në fjalë dhe të destinuara për t'u eksportuar në BE sipas rregullave të përcaktuara në nenin 32, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007;
b) një përshkrim të hollësishëm të mënyrës sesi janë zbatuar titujt II, III dhe IV të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe dispozitat e Rregullores (KE) nr. 889/2008 në vendin e tretë ose në cilindo prej vendeve të treta në fjalë;
c) një kopje të raportit të vlerësimit të përcaktuar në nënparagrafin e katërt të nenit 32, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007:
I. që vërteton se organi ose autoriteti i kontrollit është vlerësuar siç duhet lidhur me aftësinë e tij për të përmbushur kushtet e përcaktuara në nenin 32, paragrafi 1 dhe 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007;
II. që jep garanci për elementet e përmendura në nenin 27, paragrafët 2, 3, 5, 6 dhe 12 të Rregullores (KE) nr. 834/2007;
III. që garanton se organi ose autoriteti i kontrollit përmbush kërkesat e kontrollit dhe masat parandaluese të përcaktuara në titullin IV të Rregullores (KE) nr. 889/2008; dhe
IV. që konfirmon se ka zbatuar në mënyrë efektive veprimtaritë e kontrollit sipas këtyre kushteve dhe kërkesave;
d) dëshmi që vërtetojnë se organi apo autoriteti i kontrollit ka njoftuar autoritetet e vendit të tretë në fjalë për veprimtaritë dhe angazhimin e tij për të respektuar kërkesat ligjore që i janë vendosur nga autoritetet e vendit të tretë në fjalë;
e) adresën e internetit ku mund të gjendet lista e operatorëve që janë objekt i sistemit të kontrollit, si dhe pikën e kontaktit ku mund të gjendet informacion lidhur me statusin e tyre të certifikimit, kategoritë e produkteve në fjalë, si dhe operatorët dhe produktet e pezulluara dhe që u është hequr certifikata;
f) zotimin për të respektuar dispozitat e nenit 5 të kësaj rregulloreje;
g) çdo informacion tjetër që konsiderohet i nevojshëm nga organi ose autoriteti i kontrollit ose nga Komisioni.
4. Gjatë shqyrtimit të një kërkese për përfshirjen e organit ose autoritetit të kontrollit në këtë listë, dhe në çdo moment pas përfshirjes, Komisioni mund të kërkojë informacion shtesë, duke përfshirë edhe paraqitjen e një ose më shumë raporteve të shqyrtimit in situ të hartuara nga ekspertë të pavarur. Gjithashtu, Komisioni, në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe në rast se ka dyshime për parregullsi, mund të organizojë një shqyrtim të beftë me ekspertë të caktuar prej tij.
5. Komisioni vlerëson nëse dosja teknike e përmendur në paragrafin 3 dhe informacioni i përmendur në paragrafin 4 janë bindëse dhe më pas mund të vendosë të njohë dhe përfshijë këtë organ ose autoritet kontrolli në listë. Ky vendim merret në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 37, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
Neni 5
Administrimi dhe rishikimi i listës së organeve dhe autoriteteve të kontrollit të njohura për qëllime të përputhshmërisë
1. Organi ose autoriteti i kontrollit mund të përfshihet në listën e përmendur në nenin 3 vetëm nëse përmbush detyrimet e mëposhtme:
a) nëse, pas përfshirjes në listë të një organi ose autoriteti kontrolli, është bërë çfarëdo ndryshimi në masat e zbatuara nga organi i kontrollit ose autoriteti i kontrollit, organi ose autoriteti i kontrollit në fjalë duhet të njoftojë Komisionin përkatësisht; kërkesat për ndryshim të informacionit në lidhje me një organ ose autoritet kontrolli të përmendur në nenin 3, paragrafi 2 duhet t'i njoftohen gjithashtu Komisionit;
b) organi ose autoriteti i kontrollit i përfshirë në listë duhet të mbajë në dispozicion dhe të përcjellë me kërkesën e parë të gjithë informacionin në lidhje me veprimtaritë e kontrollit në vendin e tretë; ai u siguron ekspertëve të caktuar nga Komisioni akses në zyrat dhe ambientet e tij;
c) deri në datën 31 mars të çdo viti, organi ose autoriteti i kontrollit i dërgon Komisionit një raport të saktë vjetor; në këtë raport vjetor përditësohet informacioni i dosjes teknike të përmendur në nenin 4, paragrafi 3; në të përshkruhen veçanërisht veprimtaritë e kontrollit të kryera nga organi ose autoriteti i kontrollit në vendet e treta gjatë vitit të pararendës, rezultatet e arritura, parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara dhe masat korrigjuese të marra; gjithashtu, ai përmban edhe raportin më të fundit të vlerësimit ose përditësimin e këtij raporti, i cili përmban rezultatet e vlerësimit të rregullt të beftë, mbikëqyrjes dhe rivlerësimit shumëvjeçar, siç përmendet në nenin 32, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007; Komisioni mund të kërkojë çdo informacion tjetër që e konsideron të nevojshëm;
d) në bazë të çdo informacioni të marrë, Komisioni mund të ndryshojë në çdo kohë specifikimet lidhur me organin ose autoritetin e kontrollit dhe mund të pezullojë përfshirjen e këtij organi ose autoriteti në listën e përmendur në nenin 3; një vendim i ngjashëm mund të merret edhe kur një organ ose autoritet kontrolli nuk ka dhënë informacionin e kërkuar ose kur ai nuk pranon një shqyrtim të beftë;
e) organi ose autoriteti i kontrollit vendos në dispozicion të palëve të interesuara, në faqen e internetit, një listë të përditësuar vazhdimisht të operatorëve dhe produkteve të certifikuara si organike.
2. Nëse një organ ose autoritet kontrolli nuk e dërgon raportin vjetor të përmendur në paragrafin 1, germa "c", nuk vendos në dispozicion ose nuk e përcjell të gjithë informacionin që lidhet me dosjen e tij teknike, sistemin e kontrollit ose listën e përditësuar të operatorëve dhe produkteve të certifikuara si organike, apo nuk pajtohet me shqyrtimin e beftë, pas një kërkese nga Komisioni, brenda një periudhe që Komisioni e përcakton sipas gradës së problemit dhe që përgjithësisht nuk mund të jetë më pak se 30 ditë, ky organ ose autoritet kontrolli mund të fshihet nga lista e organeve dhe autoriteteve të kontrollit, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 37, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
Nëse organi ose autoriteti i kontrollit nuk arrin të marrë masa korrigjuese të përshtatshme dhe në kohën e duhur, Komisioni e fshin atë menjëherë nga lista.
KREU 2
PROVAT E DOKUMENTUARA TË NEVOJSHME PËR IMPORTIN E PRODUKTEVE QË JANË NË PËRPUTHJE
Neni 6
Provat e dokumentuara
1. Provat e dokumentuara të nevojshme për importin e produkteve që janë në përputhje të përmendura në nenin 32, paragrafi 1, germa "c" të Rregullores (KE) nr. 834/2007, në përputhje me nenin 17, paragrafi 2 të kësaj rregulloreje, duhet të hartohen në bazë të një modeli të përcaktuar në shtojcën II të kësaj Rregulloreje dhe të përmbajnë të paktën të gjithë elementët që janë pjesë e modelit.
2. Provat origjinale të dokumentuara hartohen nga një autoritet kontrolli ose organ kontrolli i njohur për lëshimin e këtyre dokumenteve, përmes një vendimi siç përmendet në nenin 4.
3. Autoriteti ose organi që lëshon provat e dokumentuara duhet të ndjekë rregullat e vendosura në përputhje me nenin 17, paragrafi 2 dhe të vendosura në këtë model, shënime dhe udhëzime të vendosura në dispozicion nga Komisioni përmes sistemit kompjuterik, i cili mundëson shkëmbimin elektronik të dokumenteve të përmendura në nenin 17, paragrafi 1.
TITULLI III
IMPORTI I PRODUKTEVE ME GARANCI EKUIVALENTE
KREU 1
LISTA E VENDEVE TË TRETA TË NJOHURA
Neni 7
Hartimi dhe përmbajtja e listës së vendeve të treta
1. Komisioni harton një listë me vendet e treta të njohura, në përputhje me nenin 33, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007. Lista e vendeve të njohura përcaktohet në shtojcën III të kësaj rregulloreje. Procedurat për hartimin dhe ndryshimin e kësaj liste janë përcaktuar në nenet 8 dhe 16 të kësaj rregulloreje. Ndryshimet e kësaj liste publikohen në internet, në përputhje me nenin 16, paragrafi 4, dhe nenin 17 të kësaj rregulloreje.
2. Kjo listë përmban të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me çdo vend të tretë që mundëson verifikimin nëse produktet e vendosura në tregun e BE-së i janë nënshtruar sistemit të kontrollit të vendit të tretë të njohur në përputhje me nenin 33, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në veçanti:
a) kategoritë e produkteve në fjalë;
b) origjinën e produkteve;
c) një referencë për standardet e prodhimit të zbatuara në vendin e tretë;
d) autoritetin në vendin e tretë që është përgjegjës për sistemin e kontrollit, adresën e tij, duke përfshirë emailin dhe adresat e internetit;
e) autoritetin ose autoritetet e kontrollit në vendin e tretë dhe/ose organin ose organet e kontrollit të njohura nga autoriteti kompetent në fjalë për të kryer këto kontrolle dhe adresat e tyre, duke përfshirë sipas rastit edhe adresën e emailit dhe adresën e internetit;
f) autoritetin ose autoritetet e kontrollit ose organin ose organet e kontrollit në vendin e tretë përgjegjëse për lëshimin e certifikatave për qëllime të importit në BE, adresat dhe kodet e tyre dhe, sipas rastit, adresat e emailit dhe të internetit;
g) kohëzgjatjen e përfshirjes në listë.
Neni 8
Procedura për të kërkuar përfshirjen në listën e vendeve të treta
1. Komisioni shqyrton nëse duhet të përfshijë një vend të tretë në listën e parashikuar në nenin 7, pas marrjes së një kërkese për përfshirje nga përfaqësuesi i vendit të tretë në fjalë.
2. Komisioni duhet të shqyrtojë vetëm kërkesat për përfshirje që përmbushin kushtet paraprake të mëposhtme.
Kërkesa për përfshirje plotësohet nga një dosje teknike, e cila përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që Komisioni të sigurohet që janë plotësuar kushtet e përcaktuara në nenin 33, paragrafi 1, të Rregullores (KE) nr. 834/2007 për të gjitha produktet organike të synuara për eksport në BE, konkretisht:
a) informacion të përgjithshëm për zhvillimin e prodhimit organik në vendin e tretë, produktet e prodhuara, zonën e kultivimit, rajonet e prodhimit, numrin e prodhuesve, kryerjen e përpunimit të ushqimit;
b) tregues e natyrës dhe sasive të pritshme të produkteve bujqësore dhe ushqimeve që synohen për eksport në BE;
c) standardet e prodhimit të zbatueshme në vendin e tretë, si dhe një vlerësim të ekuivalencës së tyre me standardet që zbatohen në BE;
d) sistemin e kontrollit të zbatuar në vendin e tretë, duke përfshirë edhe veprimtaritë monitoruese dhe mbikëqyrëse të kryera nga autoritetet kompetente në vendin e tretë, si dhe një vlerësim të efiçencës së ekuivalencës së tij krahasuar me sistemin e kontrollit të zbatuar në Komunitet;
e) adresën e internetit ose ndonjë adresë tjetër ku mund të gjendet lista e operatorëve që janë objekt i sistemit të kontrollit, si dhe pikën e kontaktit ku mund të gjendet ky informacion lidhur me statusin e tyre të certifikimit dhe kategoritë e produkteve në fjalë;
f) informacionin që vendi i tretë propozon të përfshijë në listën e përmendur në nenin 7;
g) zotimin për të respektuar dispozitat e nenit 9;
h) çdo informacion tjetër që konsiderohet i nevojshëm nga vendi i tretë ose nga Komisioni.
3. Gjatë shqyrtimit të një kërkese për përfshirje në listën e vendeve të treta të njohura, dhe në çdo moment pas përfshirjes në këtë listë, Komisioni mund të kërkojë informacion shtesë, duke përfshirë edhe paraqitjen e një ose më shumë raporteve të shqyrtimit të beftë të hartuara nga ekspertë të pavarur. Gjithashtu, Komisioni, në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe në rast se ka dyshime për parregullsi, mund të organizojë një shqyrtim të beftë me ekspertë të caktuar prej tij.
4. Komisioni vlerëson nëse dosja teknike e përmendur në paragrafin 2 dhe informacioni i përmendur në paragrafin 3 janë bindëse dhe më pas mund të vendosë të njohë dhe përfshijë këtë vend të tretë në listë. Ky vendim duhet të merret në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 37, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
Neni 9
Administrimi dhe rishikimi i listës së vendeve të treta
1. Komisioni duhet të shqyrtojë një kërkesë për përfshirje vetëm kur vend i tretë zotohet të pranojë kushtet e mëposhtme:
a) nëse pas përfshirjes së një vendi të tretë në listë është bërë çfarëdo ndryshimi në masat që janë në fuqi në këtë vend të tretë ose në lidhje me zbatimin e tyre, dhe veçanërisht në lidhje me sistemin e kontrollit, vend i tretë në fjalë duhet të njoftojë Komisionin përkatësisht; kërkesat ndryshim të informacionit në lidhje me një vend të tretë të përmendur në nenin 7, paragrafi 2, duhet t'i njoftohen gjithashtu Komisionit;
b) raporti vjetor i përmendur në nenin 33, paragrafi 2, të Rregullores (KE) nr. 834/2007 përditëson informacionin e dosjes teknike të përmendur në nenin 8, paragrafi 2, të kësaj rregulloreje; në këtë raport përshkruhen veçanërisht veprimtaritë e monitorimit dhe të mbikëqyrjes të kryera nga autoriteti kompetent i vendit të tretë, rezultatet e arritura dhe masat korrigjuese të marra;
c) në bazë të çdo informacioni të marrë, Komisioni mund të ndryshojë në çdo kohë specifikimet lidhur me vendin e tretë dhe mund të pezullojë përfshirjen e tij në listën e përmendur në nenin 7; një vendim i ngjashëm mund të merret edhe kur një vend i tretë nuk ka dhënë informacionin e kërkuar ose kur ai nuk pranon një shqyrtim të beftë.
2. Nëse një vend i tretë nuk dërgon raportin vjetor të përmendur në nenin 33, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, nuk e mban në dispozicion ose nuk përcjell të gjithë informacionin që lidhet me dosjen e tij teknike, me sistemin e kontrollit apo nuk pajtohet me shqyrtimin e beftë, pas një kërkese nga Komisioni, brenda një periudhe që Komisioni e përcakton sipas shkallës së problemit dhe që përgjithësisht nuk mund të jetë më pak se 30 ditë, ky vend i tretë mund të fshihet nga lista, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 37, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
KREU 2
LISTA E ORGANEVE TË KONTROLLIT DHE AUTORITETEVE TË KONTROLLIT TË NJOHURA PËR QËLLIME TË EKUIVALENCËS
Neni 10
Hartimi dhe përmbajtja e listës së organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit të njohura për qëllime të ekuivalencës
1. Komisioni harton një listë me organet e kontrollit dhe autoritetet e kontrollit të njohura për qëllime të ekuivalencës, në përputhje me nenin 33, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007. Kjo listë botohet në shtojcën IV të kësaj rregulloreje. Procedurat për hartimin dhe ndryshimin e kësaj liste janë përcaktuar në nenin 11, 16 dhe 17 të kësaj rregulloreje. Lista vendoset në dispozicion të publikut në internet, në përputhje me nenin 16, paragrafi 4 dhe nenin 17 të kësaj rregulloreje.
2. Lista përmban të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me çdo organ ose autoritet kontrolli që bën të mundur verifikimin nëse produktet e vendosura në tregun e BE-së janë kontrolluar nga një organ apo autoritet kontrolli i njohur në përputhje me nenin 33, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në veçanti:
a) emrin, adresën dhe kodin numerik të organit ose autoritetit të kontrollit dhe, sipas rastit, emailin dhe adresën e internetit;
b) vendet e treta jo të renditura në listën e parashikuar në nenin 7 nga ku e kanë origjinën këto produkte;
c) kategoritë e produkteve në fjalë për çdo vend të tretë;
d) kohëzgjatjen e përfshirjes në listë; dhe
e) adresën e internetit ku mund të gjendet lista e operatorëve që janë objekt i sistemit të kontrollit, si dhe pikën e kontaktit ku mund të gjendet ky informacion lidhur me statusin e tyre të certifikimit, kategoritë e produkteve në fjalë, si dhe operatorët dhe produktet e pezulluara dhe që u është hequr certifikata.
3. Duke deroguar nga paragrafi 2, germa "b", këto produkte me origjinë nga vendet e treta të renditura në listën e vendeve të treta të njohura të përmendura në nenin 7, të cilat i përkasin një kategorie jo të përmendur në atë listë, mund të renditen në listën e parashikuar në këtë nen.
Neni 11
Procedura për të kërkuar përfshirjen në listën e organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit të njohura për qëllime të ekuivalencës
1. Komisioni shqyrton nëse duhet të përfshijë një organ apo autoritet kontrolli në listën e parashikuar në nenin 10, pas marrjes së një kërkese për përfshirje nga përfaqësuesi i organit të kontrollit ose autoritetit të kontrollit në fjalë sipas modelit të aplikimit të vendosur në dispozicion nga Komisioni, në përputhje me nenin 17, paragrafi 2. Për hartimin e listës së parë, do të merren në konsideratë vetëm kërkesat e plota të marra përpara datës 31 tetor 2009. Në vitet e ardhshme kalendarike, Komisioni kryen përditësime të rregullta të kësaj liste, sipas rastit duke u bazuar në kërkesat e plota të marra përpara datës 31 tetor të çdo viti.
2. Kërkesa mund të paraqitet nga organet e kontrollit dhe autoritetet e kontrollit të ngritura në Komunitet ose në një vend të tretë.
3. Kërkesa për përfshirje përbëhet nga një dosje teknike, e cila përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që Komisioni të sigurohet që janë plotësuar kushtet e përcaktuara në nenin 33, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 për të gjitha produktet organike të synuara për eksport në BE, konkretisht:
a) një përmbledhje të veprimtarive të organit të kontrollit ose autoritetit të kontrollit në vendin ose vendet e treta, e cila të përfshijë edhe numrin e përafërt të operatorëve të përfshirë dhe natyrën dhe sasitë e pritshme të produkteve bujqësore dhe ushqimeve që synohen për eksport në BE sipas rregullave të përcaktuara në nenin 33, paragrafët 1 dhe 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007;
b) një përshkrim të standardeve të prodhimit dhe masave të kontrollit që zbatohen në vendet e treta, duke përfshirë edhe vlerësimin e ekuivalencës së këtyre standardeve dhe masave me titujt III, IV dhe V të Rregullores (KE) nr. 834/2007, si dhe me rregullat zbatuese përkatëse të përcaktuara në Rregulloren (KE) nr. 889/2008;
c) një kopje të raportit të vlerësimit të përcaktuar në nënparagrafin e katërt të nenin 33, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007:
I. që vërteton se organi ose autoriteti i kontrollit është vlerësuar siç duhet lidhur me aftësinë e tij për të përmbushur kushtet e përcaktuara në nenin 33, paragrafi 1 dhe 3, të Rregullores (KE) nr. 834/2007;
II. që konfirmon se ka zbatuar në mënyrë efektive veprimtaritë e tij, sipas këtyre kushteve; dhe
III. ku tregohet dhe konfirmohet ekuivalenca e standardeve të prodhimit dhe masave të kontrollit të përmendura në nënparagrafin |b" të këtij paragrafi;
d) dëshmi që vërtetojnë se organi apo autoriteti i kontrollit ka njoftuar autoritetet e secilit vend të tretë në fjalë për veprimtaritë e tij, si dhe angazhimin e tij për të respektuar kërkesat ligjore që i janë vendosur nga autoritetet e secilit vend të tretë në fjalë;
e) adresën e internetit ku mund të gjendet lista e operatorëve që janë objekt i sistemit të kontrollit, si dhe pikën e kontaktit ku mund të gjendet ky informacion lidhur me statusin e tyre të certifikimit, kategoritë e produkteve në fjalë, si dhe operatorët dhe produktet e pezulluara dhe që u është hequr certifikata;
f) zotimin për të respektuar dispozitat e nenit 12;
g) çdo informacion tjetër që konsiderohet i nevojshëm nga organi ose autoriteti i kontrollit ose nga Komisioni.
4. Gjatë shqyrtimit të një kërkese për përfshirjen e organit ose autoritetit të kontrollit në këtë listë, dhe në çdo moment pas përfshirjes, Komisioni mund të kërkojë informacion shtesë, duke përfshirë edhe paraqitjen e një ose më shumë raporteve të shqyrtimit in situ të hartuara nga një ekspert i pavarur. Gjithashtu, Komisioni, në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe në rast se ka dyshime për parregullsi, mund të organizojë një shqyrtim të beftë me ekspertë të caktuar prej tij.
5. Komisioni vlerëson nëse dosja teknike e përmendur në paragrafin 2 dhe informacioni i përmendur në paragrafin 3 janë bindëse dhe më pas mund të vendosë të njohë dhe përfshijë këtë organ ose autoritet kontrolli në listë. Ky vendim duhet të merret në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 37, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
Neni 12
Administrimi dhe rishikimi i listës së organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit për qëllime të ekuivalencës
1. Organi ose autoriteti i kontrollit mund të përfshihet në listën e përmendur në nenin 10 vetëm nëse përmbush detyrimet e mëposhtme:
a) nëse, pas përfshirjes në listë të një organi ose autoriteti kontrolli, është bërë çfarëdo ndryshimi në masat e zbatuara nga organi i kontrollit ose autoriteti i kontrollit, organi ose autoriteti i kontrollit në fjalë duhet të njoftojë Komisionin përkatësisht; kërkesat për ndryshim të informacionit në lidhje me një organ ose autoritet kontrolli të përmendur në nenin 10, paragrafi 2 duhet t'i njoftohen gjithashtu Komisionit;
b) deri në datën 31 mars të çdo viti, organi ose autoriteti i kontrollit i dërgon Komisionit një raport vjetor të saktë. Në këtë raport vjetor përditësohet informacioni i dosjes teknike të përmendur në nenin 11, paragrafi 3; në të përshkruhen veçanërisht veprimtaritë e kontrollit të kryera nga organi ose autoriteti i kontrollit në vendet e treta gjatë vitit pararendës, rezultatet e arritura, parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara dhe masat korrigjuese të marra; ai përmban gjithashtu edhe raportin më të fundit të vlerësimit ose përditësimin e këtij raporti, i cili përmban rezultatet e vlerësimit të rregullt të beftë, mbikëqyrjes dhe rivlerësimit shumëvjeçar, siç përmendet në nenin 33, paragrafi 3 të Rregullores (KE) nr. 834/2007; Komisioni mund të kërkojë çdo informacion tjetër që e konsideron të nevojshëm;
c) në bazë të çdo informacioni të marrë, Komisioni mund të ndryshojë në çdo kohë specifikimet lidhur me organin ose autoritetin e kontrollit dhe mund të pezullojë përfshirjen e këtij organi ose autoriteti në listën e përmendur në nenin 10; një vendim i ngjashëm mund të merret edhe kur një organ ose autoritet kontrolli nuk ka dhënë informacionin e kërkuar ose kur ai nuk pranon një shqyrtim të beftë;
d) organi ose autoriteti i kontrollit vendos në dispozicion të palëve të interesuara, nëpërmjet mjeteve elektronike, një listë të përditësuar vazhdimisht të operatorëve dhe produkteve të certifikuara si organike.
2. Nëse një organ ose autoritet kontrolli nuk e dërgon raportin vjetor të përmendur në paragrafin 1, germa "b", nuk vendos në dispozicion ose nuk e përcjell të gjithë informacionin që lidhet me dosjen e tij teknike, sistemin e kontrollit ose listën e përditësuar të operatorëve dhe produkteve të certifikuara si organike, apo nuk pajtohet me shqyrtimin e beftë, pas një kërkese nga Komisioni, brenda një periudhe që Komisioni e përcakton sipas gradës së problemit dhe që përgjithësisht nuk mund të jetë më pak se 30 ditë, ky organ ose autoritet kontrolli mund të fshihet nga lista e organeve dhe autoriteteve të kontrollit, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 37, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
Nëse organi ose autoriteti i kontrollit nuk arrin të marrë masa korrigjuese të përshtatshme dhe në kohën e duhur, Komisioni e fshin atë menjëherë nga lista.
KREU 3
VËNIA NË QARKULLIM TË LIRË E PRODUKTEVE TË IMPORTUARA NË PËRPUTHJE ME NENIN 33 TË RREGULLORES (KE) NR. 834/2007
Neni 13
Certifikata e inspektimit
1. Vendosja në qarkullim të lirë në Komunitet e një dërgese që përmban produktet e përmendura në nenin 1, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe të importuara në përputhje me nenin 33 të kësaj rregulloreje kushtëzohet nga:
a) dorëzimi i certifikatës origjinale të inspektimit autoritetit të shtetit anëtar përkatës; dhe
b) verifikimi i dërgesës nga autoriteti i shtetit anëtar përkatës dhe nënshkrimi i certifikatës së inspektimit në përputhje me paragrafin 8 të këtij neni.
2. Certifikata origjinale e inspektimi vendoset në përputhje me nenin 17, paragrafi 2 dhe me paragrafët 3 deri në 7 të këtij neni, sipas modelit dhe shënimeve të përcaktuara në shtojcën V. Komisioni i vendos në dispozicion shënimet model, së bashku me udhëzimet e përmendura në nenin 17, paragrafi 2, përmes sistemit kompjuterik që mundëson shkëmbimin elektronik të dokumenteve të përmendura në nenin 17.
3. Pranohen vetëm certifikatat e inspektimit të lëshuara nga:
a) autoriteti ose organi i kontrollit i autorizuar për të lëshuar certifikatë inspektimi, siç përmendet në nenin 7, paragrafi 2, nga një vend i tretë i njohur sipas nenit 8, paragrafi 4; ose
b) autoriteti ose organi i kontrollit në vendin e tretë, i renditur për vendin e tretë në fjalë, i njohur sipas nenin 11, paragrafi 5.
4. Autoriteti ose organi që lëshon certifikatën e inspektimit e lëshon këtë certifikatë inspektimi dhe nënshkruan deklaratën në kutinë 15 të certifikatës, vetëm pasi:
a) të ketë kryer një kontroll të dokumenteve në bazë të të gjitha dokumenteve përkatëse të inspektimit, duke përfshirë veçanërisht planin e prodhimit për produktet në fjalë, dokumentet e transportit dhe dokumentet tregtare; dhe
b) të ketë kryer një kontroll fizik të dërgesës ose të ketë marrë një deklaratë me shkrim nga eksportuesi ku deklarohet se dërgesa në fjalë është prodhuar dhe/ose përgatitur në përputhje me nenin 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007; të ketë kryer një verifikim të orientuar drejt rrezikut në lidhje me besueshmërinë e deklaratës.
Gjithashtu, ai duhet t'i vendosë një numër serial çdo certifikate të lëshuar dhe të mbajë një regjistër kronologjik të certifikatave të dhëna.
5. Certifikata e inspektimit hartohet në një nga gjuhët zyrtare të BE-së dhe, përveç vulave dhe firmave, plotësohet e gjitha me germa të mëdha ose me makinë shkrimi.
Certifikata e inspektimit duhet të jetë në një nga gjuhët zyrtare të shtetit anëtar të destinacionit. Kur është e nevojshme, autoritetet e shtetit anëtar përkatës mund të kërkojnë përkthimin e certifikatës së inspektimit në një nga gjuhët e tij zyrtare.
Ndryshimet ose fshirjet e pacertifikuara e bëjnë certifikatën të pavlefshme.
6. Certifikata e inspektimit hartohet në një kopje të vetme origjinale.
Marrësi i parë ose, sipas rastit, importuesi mund të bëjë një kopje të saj për qëllime të informimit të autoriteteve të kontrollit dhe organeve të kontrollit, në përputhje me nenin 83 të Rregullores (KE) nr. 889/2008. Çdo kopje e tillë duhet të përmbajë shënimin "KOPJE" ose "DUBLIKATË" me germa shtypi ose të stampuar.
7. Për produktet e importuara sipas rregullave kalimtare të parashikuara në nenin 19 të kësaj rregulloreje, zbatohen sa më poshtë:
a) certifikata e inspektimit e përmendur në paragrafin 3, germa "b", në momentin që dorëzohet në përputhje me paragrafin 1, përfshin në kutinë 16 deklaratën e autoritetit kompetent në shtetin anëtar që ka dhënë autorizimin në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 19;
b) autoriteti kompetent në shtetin anëtar që ka dhënë autorizimin mund t'ia delegojë kompetencën për deklaratën në kutinë 16 autoritetit të kontrollit ose organit të kontrollit që kryen inspektimin e importuesit, në përputhje me masat e kontrollit të përcaktuara në Titullin V të Rregullores (KE) nr. 834/2007, ose autoriteteve të përcaktuara si autoritetet përkatëse të shtetit anëtar;
c) deklarata në kutinë 16 nuk është e nevojshme:
I. kur deklaruesi paraqet një dokument origjinal të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar që ka dhënë autorizimin në përputhje me nenin 19 të kësaj rregulloreje, i cili demonstron se dërgesa mbulohet nga ai autorizim; ose
II. kur autoriteti i shtetit anëtar që ka dhënë autorizimin e përmendur në nenin 19, i ka dhënë drejtpërdrejtë autoritetit përgjegjës për verifikimin e dërgesës prova bindëse që dërgesa mbulohet nga ai autorizim; kjo procedurë e informimit të drejtpërdrejtë është fakultative për shtetin anëtar që ka dhënë autorizimin;
d) dokumenti që siguron provat e kërkuara në germën "c", pikat I dhe II, përfshin:
I. numrin e referencës së autorizimit të importit dhe datën e skadimit të autorizimit;
II. emrin dhe adresën e importuesit;
III. vendin e tretë të origjinës;
IV. të dhënat e organit ose autoritetit lëshues dhe, nëse janë të ndryshme, të dhënat e organit ose autoritetit të inspektimit në vendin e tretë;
V. emrat e produkteve në fjalë.
8. Në momentin e verifikimit të dërgesës, certifikata origjinale e inspektimit nënshkruhet nga autoritetet e shtetit anëtar përkatës në kutinë 17 dhe i kthehet personit që ka dorëzuar certifikatën.
9. Marrësi i parë, me marrjen e dërgesës, plotëson kutinë 18 të kopjes origjinale të certifikatës së inspektimit, për të vërtetuar që marrja e dërgesës është kryer në përputhje me nenin 34 të Rregullores (KE) nr. 889/2008.
Më pas, marrësi i parë ia dërgon kopjen origjinale të certifikatës importuesit të përmendur në kutinë 11 të certifikatës, për qëllime të kërkesës së përcaktuar në nënparagrafin e dytë të nenit 33, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, përveç rastit kur certifikata duhet të shoqërojë më tej dërgesën e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni.
10. Certifikata e inspektimit mund të hartohet në format elektronik, duke përdorur metodën e vendosur në dispozicion të autoriteteve të kontrollit ose organeve të kontrollit nga shtetet anëtare në fjalë. Autoritetet kompetente të shteteve anëtare mund të kërkojnë që certifikata elektronike e inspektimit të shoqërohet me një nënshkrim të avancuar elektronik sipas kuptimit të nenit 2, paragrafi 2 të Direktivës 1999/93/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit<href="#ntr7-L_2008334EN.01002501-E0007">7. Në të gjitha rastet e tjera, autoritetet kompetente kërkojnë një nënshkrim elektronik që ofron siguri të barasvlershme në lidhje me funksionet që i atribuohen një nënshkrimi, duke zbatuar të njëjtat rregulla dhe kushte si ato të përcaktuara në dispozitat e Komisionit për dokumentet elektronike dhe dixhitale, të përcaktuara me Vendimin e Komisionit 2004/563/KE, Euratom8.
Neni 14
Procedura të veçanta doganore
1. Kur një dërgesë që vjen nga një vend i tretë caktohet për magazinim doganor ose përpunim aktiv në formën e një sistemi pezullimi siç parashikohet në Rregulloren e Këshillit (KEE) nr. 2913/92<href="#ntr9-L_2008334EN.01002501-E0009">9, dhe i nënshtrohet një ose më shumë proceseve përgatitore të përcaktuara në nenin 2, pika I të Rregullores (KE) nr. 834/2007, përpara se të kryhet procesi i parë përgatitor dërgesa i nënshtrohet masave të përmendura në nenin 13, paragrafi 1 të kësaj Rregulloreje.
Përgatitja mund të përfshijë operacione si:
a) paketimi ose ripaketimi; ose
b) etiketimi në lidhje me prezantimin e metodës së prodhimit organik.
Pas përgatitjes, kopja origjinale e nënshkruar e certifikatës së inspektimit shoqëron dërgesën dhe i paraqitet autoritetit të shtetit anëtar përkatës, i cili verifikon dërgesën në mënyrë që të hidhet në qarkullim të lirë.
Pas kësaj procedure, kopja origjinale e certifikatës së inspektimit, sipas rastit, i kthehet importuesit të dërgesës të përmendur në kutinë 11 të certifikatës, me qëllim përmbushjen e kërkesës së përcaktuar në nënparagrafin e dytë të nenit 33, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
2. Në rastin kur, sipas një procedure doganore pezulluese sipas Rregullores (KEE) nr. 2913/92, një dërgesë që vjen nga një vend i tretë synohet të dorëzohet në një shtet anëtar, përpara se të hidhet në qarkullim të lirë në komunitet, dhe të ndahet në grupe të ndryshme, përpara se të kryhet kjo ndarje, dërgesa i nënshtrohet masave të përmendura në nenin 13, paragrafi 1 të kësaj Rregulloreje.
Për secilin nga grupet që rezulton nga ndarja, autoritetit përkatës të shtetit anëtar i dorëzohet një ekstrakt i certifikatës së inspektimit, në përputhje me modelin dhe shënimet e përcaktuara në shtojcën VI. Ekstrakti i certifikatës së inspektimit nënshkruhet nga autoritetet e shtetit anëtar përkatës, në kutinë 14.
Një kopje e çdo ekstrakti të nënshkruar të certifikatës së inspektimit ruhet bashkë me certifikatën origjinale të inspektimit nga personi i identifikuar si importuesi fillestar i dërgesës dhe i përmendur në kutinë 11 të certifikatës së inspektimit. Kopja duhet të përmbajë shënimin "KOPJE" ose "DUBLIKATË", të printuar ose e stampuar mbi të.
Pas ndarjes, kopja origjinale e nënshkruar e çdo ekstrakti të certifikatës së inspektimit shoqëron grupin në fjalë dhe i paraqitet autoritetit të shtetit anëtar përkatës, i cili verifikon grupin në fjalë për qëllime të hedhjes së saj në qarkullim të lirë.
Marrësi i një grupi, me marrjen e grupit, plotëson kopjen origjinale të ekstraktit të certifikatës së inspektimit në kutinë 15, për të vërtetuar që grupi është marrë në përputhje me nenin 34 të Rregullores (KE) nr. 889/2008.
Marrësi i një grupi e mban ekstraktin e certifikatës së inspektimit në dispozicion të autoriteteve të kontrollit dhe/ose organeve të kontrollit për jo më pak se dy vjet.
3. Operacionet e përgatitjes dhe ndarjes të përmendura në paragrafët 1 dhe 2 kryhen në përputhje me dispozitat përkatëse të përcaktuara në Titullin V të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në Titullin IV të Rregullores (KE) nr. 889/2008.
Neni 15
Produktet që nuk janë në përputhje
Pa cenuar asnjë nga masat apo veprimet e ndërmarra në përputhje me nenin 30 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe/ose nenin 85 të Rregullores (KE) nr. 889/2008, hedhja për qarkullim të lirë në BE e produkteve që nuk janë në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje kushtëzohet nga heqja e referencave të prodhimit organik nga etiketa, reklama dhe dokumentet shoqëruese.
TITULLI IV
RREGULLA TË PËRBASHKËTA
Neni 16
Vlerësimi i kërkesave dhe publikimi i listave
1. Komisioni shqyrton kërkesat e marra në përputhje me nenet 4, 8 dhe 11 me ndihmën e Komitetit për Prodhimin Organik, të përmendur në nenin 37, paragrafi 1 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 (në vijim referuar si "Komiteti"). Për këtë qëllim, Komiteti miraton rregulloren e brendshme specifike.
Për të asistuar Komisionin me shqyrtimin e kërkesave dhe me administrimin dhe rishikimin e listave, Komisioni nge një grup ekspertësh të përbërë nga ekspertë privatë dhe shtetëror.
2. Për çdo kërkesë të marrë dhe pas konsultimeve të duhura me shtetet anëtare në përputhje me rregulloren e brendshme specifike, Komisioni cakton dy shtete anëtare për të vepruar si bashkë-raportues. Komisioni i ndan kërkesat mes shteteve anëtare në mënyrë proporcionale me numrin e votave të çdo shteti anëtar në Komitetin për Prodhimin Organik. Shtetet anëtare bashkëraportuese shqyrtojnë dokumentacionin dhe informacionin në lidhje me kërkesën, e përcaktuar në nenet 4, 8 dhe 11, dhe më pas hartojnë një raport. Për administrimin dhe rishikimin e listave, ato analizojnë edhe raportet vjetore dhe çdo informacion tjetër të përmendur në nenet 5, 9 dhe 12 në lidhje me subjektet e përfshira në këto lista.
3. Duke marrë parasysh rezultatin e shqyrtimit nga shtetet anëtare bashkëraportuese, Komisioni vendos, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 37, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, për njohjen e vendeve të treta, organeve të kontrollit ose autoriteteve të kontrollit, për përfshirjen e tyre në lista ose për çdo modifikim në lista, duke përfshirë caktimin e një kodi numerik organeve dhe autoriteteve në fjalë. Këto vendime botohen në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian.
4. Komisioni i vendos listat në dispozicion të publikut përmes çdo mjeti teknik të përshtatshëm, duke përfshirë edhe publikimin në internet.
Neni 17
Përcjellja e dokumenteve
1. Autoritetet kompetente të vendeve të treta, autoritetet e kontrollit ose organet e kontrollit, kur i përcjellin Komisionit ose shteteve anëtare dokumente ose informacione të tjera të përmendura në nenet 32 dhe 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në këtë rregullore, përdorin mënyrën elektronike të përcjelljes. Kur Komisioni ose shtetet anëtare vendosin në dispozicion sisteme elektronike specifike transmetimi, ato duhet t'i përdorin këto sisteme. Komisioni dhe shtetet anëtare duhet t'i përdorin këto sisteme për t'i dërguar njëri-tjetrit dokumentet në fjalë.
2. Për formën dhe përmbajtjen e dokumenteve dhe informacionit të përmendur në nenet 32 dhe 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në këtë rregullore, Komisioni, sipas rastit, harton udhëzime, modele dhe pyetësorë dhe i vendos ato në dispozicion në sistemin kompjuterik të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni. Komisioni i përshtat dhe përditëson këto udhëzime, modele dhe pyetësorë pasi të ketë informuar shtetet anëtare dhe autoritetet kompetente të vendeve të treta, si dhe autoritetet e kontrollit dhe organet e kontrollit të njohura në përputhje me këtë rregullore.
3. Sistemi kompjuterik i parashikuar në paragrafin 1 duhet të jetë në gjendje të grumbullojë kërkesat, dokumentet dhe informacionin e përmendur në këtë rregullore sipas rastit, duke përfshirë autorizimet e dhëna sipas nenit 19.
4. Autoritetet kompetente të vendeve të treta, autoritetet e kontrollit ose organet e kontrollit i mbajnë dokumentet mbështetëse të përmendura në nenet 32 dhe 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 dhe në këtë rregullore, në veçanti në nenet 4, 8 dhe 11, në dispozicion të Komisionit dhe të shteteve anëtare për të paktën tre vjet pas vitit kur është kryer kontrolli ose pas vitit kur janë lëshuar certifikatat e inspektimit dhe provat e dokumentuara.
5. Kur për një dokument ose procedurë të parashikuar në nenet 32 dhe 33 të Rregullores (KE) nr. 834/2007 ose në rregullat e detajuara për zbatimin e saj kërkohet nënshkrimi i një personi të autorizuar ose miratimi i një personi gjatë një ose më shumë fazave të kësaj procedure, sistemet kompjuterike të ngritura për përcjelljen e këtyre dokumenteve duhet të bëjnë të mundur identifikimin e qartë të çdo personi dhe të ofrojnë siguri të mjaftueshme që përmbajtja e dokumenteve nuk mund të ndryshohet, duke përfshirë edhe në lidhje me fazat e procedurës, në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe në veçanti me Vendimin e Komisionit 2004/563/KE, Euratom.
TITULLI V
RREGULLAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 18
Rregullat kalimtare për listën e vendeve të treta
Kërkesat për përfshirje të depozituara nga vendet e treta në përputhje me nenin 2 të Rregullores (KE) nr. 345/2008 përpara datës 1 janar 2009 trajtohen si aplikime sipas nenit 8 të kësaj rregulloreje.
Lista e parë e vendeve të njohura do të përfshijë Argjentinën, Australinë, Kosta Rikën, Indinë, Izraelin, Zelandën e Re dhe Zvicrën. Ajo nuk do të përmbajë kodet numerike të përmendura në nenin 7, paragrafi 2, germa "f" të kësaj rregulloreje. Këto kode numerike do të shtohen përpara datës 1 korrik 2010, duke e përditësuar listën në përputhje me nenin 17, paragrafi 2.
Neni 19
Rregullat kalimtare për importin e barasvlershëm të produkteve që nuk e kanë origjinën në vendet e treta të renditura
1. Në përputhje me nenin 40 të Rregullores (KE) nr. 834/2007, autoriteti kompetent i një shteti anëtar mund të autorizojë importuesit në atë shtet anëtar, kur importuesi ka njoftuar veprimtarinë e tij në përputhje me nenin 28 të asaj rregulloreje, për të vendosur në treg produktet e importuara nga vendet e treta, të cilat nuk janë përfshirë në listën e përmendur në nenin 33, paragrafi 2 të asaj rregulloreje, me kusht që importuesi të ofrojë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se janë përmbushur kushtet e përmendura në nenin 33, paragrafi 1, germat "a" dhe "b" të kësaj rregulloreje.
Në rast se, pasi ka lejuar importuesin ose çdo person tjetër në fjalë që të bëjë komente, shteti anëtar mendon se këto kushte nuk janë përmbushur, ai e tërheq autorizimin.
Autorizimet skadojnë maksimumi 24 muaj pas publikimit të listës së parë të organeve të kontrollit dhe autoriteteve të kontrollit të njohura sipas nenit 10 të kësaj rregulloreje.
Produktet e importuara mbulohen nga një certifikatë inspektimi, siç është përcaktuar në nenin 13, të lëshuar nga organi ose autoriteti i kontrollit i njohur nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar autorizues për lëshimin e kësaj certifikate inspektimi. Mallrat duhet të shoqërohen me kopjen origjinale të kësaj certifikate deri te ambientet e marrësit të parë. Më pas, importuesi duhet ta mbajë certifikatën në dispozicion të organit të kontrollit dhe, sipas rastit, në dispozicion të autoritetit të kontrollit, për jo më pak se dy vjet.
2. Çdo shtet anëtar informon shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin për çdo autorizim të dhënë sipas këtij neni, duke përfshirë informacione për standardet e prodhimit dhe marrëveshjet e kontrollit në fjalë.
3. Komiteti për Prodhimin Organik shqyrton një autorizim të dhënë sipas këtij neni, me kërkesë të shtetit anëtar ose me iniciativën e Komisionit. Nëse sipas këtij shqyrtimi konstatohet se nuk janë përmbushur kushtet e përmendura në nenin 33, paragrafi 1, germat "a" dhe "b" të Rregullores (KE) nr. 834/2007, Komisioni i kërkon shtetit anëtar lëshues të autorizimit që ta tërheqë atë.
4. Shtetet anëtare mund të mos japin më autorizimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni duke filluar nga 12 muaj pas datës së publikimit të listës së parë të organeve dhe autoriteteve të kontrollit të përmendura në nenin 11, paragrafi 5, përveç rastit kur produktet e importuara në fjalë janë mallra, prodhimi i të cilave në atë vend të tretë kontrollohet nga një organ ose autoritet kontrolli që nuk gjendet në listën e hartuar në përputhje me nenin 10.
5. Shtetet anëtare nuk duhet të japin më autorizimin e përmendur në paragrafin 1 duke filluar nga data 1 janar 2013.
6. Çdo autorizim për produktet e tregut të importuara nga një vend i tretë, i cili i është dhënë një importuesi përpara datës 31 dhjetor 2008 nga autoriteti kompetent i një shteti anëtar, në përputhje me nenin 11, paragrafi 6 të Rregullores (KEE) nr. 2092/91, skadon maksimumi më 31 dhjetor 2009.
Neni 20
Shfuqizimi
Rregulloret (KE) nr. 345/2008 dhe (KE) nr. 605/2008 shfuqizohen.
Referimet ndaj rregulloreve të shfuqizuara interpretohen si referime të kësaj rregulloreje dhe shpjegohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën VII.
Neni 21
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi shtatë ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Zbatimi i saj fillon nga data 1 janar 2009.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 8 dhjetor 2008.
Për Komisionin
Mariann FISCHER BOEL
Anëtar i Komisionit
SHTOJCA I
LISTA E ORGANEVE DHE AUTORITETEVE TË KONTROLLIT PËR QËLLIME TË PËRPUTHSHMËRISË DHE SPECIFIKIMET PËRKATËSE TË PËRMENDURA NË NENIN 3
SHTOJCA II
SHTOJCA III
LISTA E VENDEVE TË TRETA DHE SPECIFIKIMEVE PËRKATËSE TË PËRMENDURA NË NENIN 7
ARGJENTINA
1. Kategoritë e produkteve:
a) produkte bujqësore të papërpunuara ose të gjalla, materiale bimore për shtim dhe fara për kultivim, me përjashtim të:
— bagëtive dhe produkteve blegtorale që mbajnë ose do të mbajnë tregues në lidhje me konvertimin;
b) produkte të përpunuara bujqësore për përdorim si ushqime, përveç:
— produkteve blegtorale që mbajnë ose do të mbajnë tregues që u referohen konvertimit.
2. Origjina: produktet e kategorisë 1(a) dhe përbërësit e prodhuar në mënyrë organike në produktet e kategorisë 1(b) të kultivuar në Argjentinë.
3. Standardet e prodhimit: Ley 25 127 sobre ‘Producción ecológica, biológica y orgánica’.
4. Autoriteti kompetent: Servicio Nacional de Sanidad y Calidad Agroalimentaria SENASA, www.senasa.gov.ar
5. Organet e kontrollit:
— Food Safety SA, www.foodsafety.com.ar
— Instituto Argentino para la Certificación y Promoción de Productos Agropecuarios Orgánicos SRL (Argencert), www.argencert.com
— Letis SA, www.letis.com.ar
— Organización Internacional Agropecuaria (OIA), www.oia.com.ar
6. Organet lëshuese të certifikatës: si në pikën 5.
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2013.
AUSTRALIA
1. Kategoritë e produkteve:
a) produkte kulturash të papërpunuara, materiale bimore për shtim dhe fara për kultivim;
b) produkte bujqësore të përpunuara për përdorim si ushqim, të përbëra kryesisht nga një ose më shumë përbërës me origjinë bimore.
2. Origjina: produktet e kategorisë 1(a) dhe përbërësit e rritur në mënyrë organike në produktet e kategorisë 1(b) të kultivuar në Australi.
3. Standardet e prodhimit: Standardi kombëtar për prodhimin organik dhe bio-dinamik.
4. Autoriteti kompetent: Australian Quarantine and Inspection Service AQIS, www.aqis.gov.au
5. Organet dhe autoritetet e kontrollit:
— Australian Certified Organic Pty. Ltd., www.australianorganic.com.au
— Australian Quarantine and Inspection Service (AQIS), www.aqis.gov.au
— Bio-dynamic Research Institute (BDRI), www.demeter.org.au
— National Association of Sustainable Agriculture, Australia (NASAA), www.nasaa.com.au
— Organic Food Chain Pty Ltd (OFC), www.organicfoodchain.com.au
6. Organet dhe autoritetet lëshuese të certifikatave: si në pikën 5.
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2013.
KOSTA-RIKË
1. Kategoritë e produkteve:
a) produkte kulturash të papërpunuara, materiale bimore për shtim dhe fara për kultivim;
b) produkte kulturash të përpunuara për t'u përdorur si ushqime.
2. Origjina: produktet e kategorisë 1(a) dhe përbërësit e prodhuar në mënyrë organike në produktet e kategorisë 1(b) të kultivuar në Kosta Rikë.
3. Standardet e prodhimit: Reglamento sobre la agricultura orgánica.
4. Autoriteti kompetent: Servicio Fitosanitario del Estado, Ministerio de Agricultura y Ganadería, www.protecnet.go.cr/SFE/Organica.htm
5. Organet e kontrollit:
— BCS Oko-Garantie, www.bcs-oeko.com
— Eco-LOGICA, www.eco-logica.com
6. Autoriteti lëshues i certifikatës: Ministerio de Agricultura y Ganadería.
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2011.
INDI
1. Kategoritë e produkteve:
a) kultura të papërpunuara, materiale bimore për shtim dhe fara për kultivim;
b) produkte bujqësore të përpunuara për përdorim si ushqim, të përbëra kryesisht nga një ose më shumë përbërës me origjinë bimore.
2. Origjina: produktet e kategorisë 1(a) dhe përbërësit e rritur në mënyrë organike në produktet e kategorisë 1(b) të kultivuar në Indi.
3. Standardet e prodhimit: Programi Kombëtar për Prodhimin Organik.
4. Autoriteti kompetent: Agricultural and Processed Food Export Development Authority APEDA, www.apeda.com/organic
5. Organet dhe autoritetet e kontrollit:
— APOF Organic Certification Agency (AOCA), www.aoca.in
— Bureau Veritas Certification India Pvt. Ltd, www.bureauveritas.co.in
— Control Union Certifications, www.controlunion.com
— Ecocert SA (Zyra e Degës në Indi), www.ecocert.in
— IMO Control Private Limited, www.imo.ch
— Indian Organic Certification Agency (Indocert), www.indocert.org
— Lacon Quality Certification Pvt. Ltd, www.laconindia.com
— Natural Organic Certification Association, www.nocaindia.com
— OneCert Asia Agri Certification private Limited, www.onecertasia.in
— SGS India Pvt. Ltd, www.in.sgs.com
— Uttaranchal State Organic Certification Agency (USOCA), www.organicuttarakhand.org/products_certification.htm
— Rajasthan Organic Certification Agency (ROCA), http://www.rajasthankrishi.gov.in/Departments/SeedCert/index_eng.asp
6. Organet dhe autoritetet lëshuese të certifikatës: si në pikën 5.
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2009.
IZRAEL
1. Kategoritë e produkteve:
a) produkte kulturash të papërpunuara, materiale bimore për shtim dhe fara për kultivim;
b) produkte bujqësore të përpunuara për përdorim si ushqim, të përbëra kryesisht nga një ose më shumë përbërës me origjinë bimore.
2. Origjina: produktet e kategorisë 1(a) dhe përbërësit e prodhuar në mënyrë organike në produktet e kategorisë 1(b) të prodhuara në Izrael ose të importuar në Izrael:
nga BE-ja,
ose nga një vend i tretë në kuadër të një regjimi të njohur si ekuivalent në përputhje me dispozitat e nenit 33, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007.
3. Standardet e prodhimit: Standardi Kombëtar për bimët e rritura në mënyrë organike dhe produktet e tyre.
4. Autoriteti kompetent: Plant Protection and Inspection Services (PPIS), www.ppis.moag.gov.il
5. Organet dhe autoritetet e kontrollit:
— Agrior Ltd.-Organic Inspection & Certification, www.agrior.co.il
— IQC Institute of Quality & Control, www.iqc.co.il
— Plant Protection and Inspection Services (PPIS), www.ppis.moag.gov.il
— Skal Israel Inspection & Certification, www.skal.co.il
6. Organet dhe autoritetet lëshuese të certifikatës: si në pikën 5.
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2013.
ZVICËR
1. Kategoritë e produkteve: produkte bujqësore të papërpunuara ose të gjalla dhe materiale bimore për shtim, produkte të përpunuara bujqësore për përdorim si ushqime, ushqim dhe fara për kultivim, me përjashtim të:
produkteve të prodhuara gjatë periudhës së konvertimit dhe produkteve që përmbajnë një përbërës me origjinë bujqësore të prodhuar gjatë periudhës së konvertimit.
2. Origjina: produktet dhe përbërësit e prodhuar në mënyrë organike në produktet e prodhuara në Zvicër ose të importuara në Zvicër:
nga BE-ja,
ose nga një vend i tretë për të cilin Zvicra ka njohur se produktet janë prodhuar dhe kontrolluar në atë vend të tretë sipas rregullave të barasvlershme me ato të përcaktuara në legjislacionin Zviceran.
3. Standardet e prodhimit: Dekreti për kultivimin organik dhe etiketimin e produkteve dhe ushqimeve nga bimët e prodhuara në mënyrë organike.
4. Autoriteti kompetent: Federal Office for Agriculture FOAG, http://www.blw.admin.ch/themen/00013/00085/00092/index.html?lang=en
5. Organet e kontrollit:
— Bio Test Agro (BTA), www.bio-test-agro.ch
— bio.inspecta AG, www.bio-inspecta.ch
— Institut für Marktökologie (IMO); www.imo.ch
— ProCert Safety AG, www.procert.ch
6. Organet lëshuese të certifikës: si në pikën 5.
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2013.
ZELANDA E RE
1. Kategoritë e produkteve:
a) produkte bujqësore të papërpunuara ose të gjalla, materiale bimore për shtim dhe fara për kultivim, me përjashtim të:
— bagëtive dhe produkteve blegtorale që mbajnë ose do të mbajnë tregues në lidhje me konvertimin;
— produkteve të akuakulturës;
b) produkte të përpunuara bujqësore për përdorim si ushqime, përveç:
— produkteve blegtorale që mbajnë ose do të mbajnë tregues që u referohen konvertimit.
— produkteve që përmbajnë produkte të akuakulturës.
2. Origjina: produktet e kategorisë 1(a) dhe përbërësit e prodhuar në mënyrë organike në produktet e kategorisë 1(b) të kultivuara në Zelandën e Re, ose të importuara në Zelandën e Re:
nga BE-ja,
ose nga një vend i tretë në kuadër të një regjimi të njohur si ekuivalent në përputhje me dispozitat e nenit 33, paragrafi 2 të Rregullores (KE) nr. 834/2007,
ose nga një vend i tretë ku rregullat e prodhimit dhe sistemi i inspektimit janë njohur si të barasvlershëm në Programin Zyrtar për Sigurimin e Produkteve Ushqimore Organike (MAF), në bazë të garancive dhe informacionit të dhënë nga autoriteti kompetent i këtij vendi, në përputhje me dispozitat e parashikuara nga MAF, dhe me kusht që të importohen vetëm përbërës të prodhuar në mënyrë organike, që synohen të shtihen, maksimumi deri në 5% të produkteve me origjinë bujqësore, në produktet e kategorisë 1(b) të përgatitura në Zelandën e Re.
3. Standardet e prodhimit: Rregullat Teknike për Prodhimin Organik të NZFSA.
4. Autoriteti kompetent: New Zealand Food Safety Authority NZFSA, http://www.nzfsa.govt.nz/organics/
5. Organet e kontrollit:
— AsureQuality, www.organiccertification.co.nz
— BIO-GRO New Zealand, www.bio-gro.co.nz
6. Autoriteti lëshues i certifikatës: Ministry of Agriculture and Forestry (MAF) — New Zealand Food Safety Authority (NZFSA).
7. Kohëzgjatja e përfshirjes: 30 qershor 2011.
SHTOJCA IV
LISTA E ORGANEVE TË KONTROLLIT DHE AUTORITETEVE TË KONTROLLIT PËR QËLLIME TË EKUIVALENCËS DHE SPECIFIKIMET PËRKATËSE TË PËRMENDURA NË NENIN 10
SHTOJCA V
MODELI I CERTIFIKATËS SË INSPEKTIMIT
për importin e produkteve nga prodhimi organik në Komunitetin Evropian, përmendur në nenin 13
Modeli i certifikatës vendoset në lidhje me:
— tekstin,
— formatin, në një fletë të vetme,
— strukturën dhe dimensionet e kutive.
SHTOJCA VI
MODELI I EKSTRAKTIT TË CERTIFIKATËS SË INSPEKTIMIT
përmendur në nenin 14
Modeli i ekstraktit përcaktohet në lidhje me:
— tekstin,
— formatin,
— strukturën dhe dimensionet e kutive.
SHTOJCA VII
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË E PËRMENDUR NË NENIN 20
Rregullorja (KE) nr. 345/2008
Rregullorja (KE) nr. 605/2008
Kjo rregullore
—
Neni 1, paragrafi 1
Neni 1
—
Neni 1, paragrafi 2
—
—
Neni 2, fjalia hyrëse dhe pika 1
Neni 2, fjalia hyrëse dhe pika 1
—
Neni 2, pika 2
Neni 2, pika 2
Neni 2, pika 3
Neni 2, pika 3
Neni 2, pika 4
Neni 2, pika 4
—
Neni 2, pika 5
Neni 2, pika 5
—
—
Neni 3
—
—
Neni 4
—
—
Neni 5
—
—
Neni 6
Neni 1
—
Neni 7
Neni 2, paragrafi 1
—
Neni 8, paragrafi 1
Neni 2, paragrafi 2
—
Neni 8, paragrafi 2
Neni 2, paragrafi 3
—
Neni 8, paragrafi 3
Neni 2, paragrafi 4
—
Neni 8, paragrafi 3 dhe 9, paragrafi 2
—
—
Neni 8, paragrafi 4
Neni 2, paragrafi 5
Neni 9, paragrafi 1
Neni 2, paragrafi 6
Neni 9, paragrafi 3 dhe 9, paragrafi 4
—
—
Neni 10
—
—
Neni 11
—
—
Neni 12
—
Nenet 3 dhe 4
Neni 13
—
Neni 5
Neni 14
—
Neni 6
Neni 15
—
—
Neni 16
—
—
Neni 17
—
Neni 7, paragrafi 1
—
—
Neni 7, paragrafi 2
—
—
—
Neni 18
—
—
Neni 19
Neni 3
Neni 8
Neni 20
Neni 4
Neni 9
Neni 21
Shtojca II
—
—
—
—
Shtojca I
—
—
Shtojca II
Shtojca I
—
Shtojca III
—
—
Shtojca IV
—
Shtojca I
Shtojca V
—
Shtojca II
Shtojca VI
Shtojca III
Shtojca IV
Shtojca VII
<href="#ntc1-L_2008334EN.01002501-E0001">1. Gazeta Zyrtare L 189, 20.7.2007, f. 1.
<href="#ntc2-L_2008334EN.01002501-E0002">2. Gazeta Zyrtare L 108, 18.4.2008, f. 8.
<href="#ntc3-L_2008334EN.01002501-E0003">3. Gazeta Zyrtare L 114, 30.4.2002, f. 132.
<href="#ntc4-L_2008334EN.01002501-E0004">4. Gazeta Zyrtare L 114, 30.4.2002, f. 1.
<href="#ntc5-L_2008334EN.01002501-E0005">5. Gazeta Zyrtare L 166, 27.6.2008, f. 3.
<href="#ntc6-L_2008334EN.01002501-E0006">6. Gazeta Zyrtare L 250, 18.9.2008, f. 1.
<href="#ntc7-L_2008334EN.01002501-E0007">7. Gazeta Zyrtare L 13, 19.1.2000, f. 12.
<href="#ntc8-L_2008334EN.01002501-E0008">8. Gazeta Zyrtare L 251, 27.7.2004, f. 9.
<href="#ntc9-L_2008334EN.01002501-E0009">9. Gazeta Zyrtare L 302, 19.10.1992, f. 1.