-
Lexo Dokumentin
15.11.2006
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 314/39
VENDIM I KOMISIONIT, DATË 14 NËNTOR 2006, "PËR KËRKESAT MINIMALE PËR MBLEDHJEN E INFORMACIONIT GJATË KONTROLLIT TË VENDEVE TË PRODHIMIT KU MBAHEN KAFSHË TË CAKTUARA PËR QËLLIME BUJQËSORE" (NJOFTUAR ME DOKUMENTIN NUMËR C(2006) 5384)
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
(2006/778/KE)
KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian,
Duke pasur parasysh Direktivën e Këshillit 91/629/KEE, datë 19 nëntor 1991, "Për përcaktimin e standardeve minimale për mbrojtjen e viçave"<href="#ntr1-L_2006314EN.01003901-E0001">1, dhe në veçanti nenin 7, paragrafi 2 të saj,
Duke pasur parasysh Direktivën e Këshillit 91/630/KEE, datë 19 nëntor 1991, "Për përcaktimin e standardeve minimale për mbrojtjen e derrave"<href="#ntr2-L_2006314EN.01003901-E0002">2 dhe në veçanti nenin 7, paragrafi 2 të saj,
Duke pasur parasysh Direktivën e Këshillit 98/58/KE, datë 20 korrik 1998, "Për mbrojtjen e kafshëve të fermës"<href="#ntr3-L_2006314EN.01003901-E0003">3, dhe në veçanti nenin 6, paragrafi 3 të saj,
Duke pasur parasysh Direktivën e Këshillit 1999/74/KE, datë 19 korrik 1999, "Për përcaktimin e standardeve minimale për mbrojtjen e pulave që bëjnë vezë"<href="#ntr4-L_2006314EN.01003901-E0004">4 dhe në veçanti nenin 8, paragrafi 3 të saj,
Meqë:
1. Direktiva 91/629/KEE përcakton standardet minimale për mbrojtjen e viçave për mbarështim dhe majmëri. Ajo parashikon detyrimin që shtetet anëtare të garantojnë kryerjen e kontrolleve nën përgjegjësinë e autoritetit kompetent për të verifikuar përputhshmërinë me këtë direktivë.
2. Direktiva 91/630/KEE përcakton standardet minimale për mbrojtjen e derrave për mbarështim dhe majmëri. Ajo parashikon detyrimin që shtetet anëtare të garantojnë kryerjen e kontrolleve nën përgjegjësinë e autoritetit kompetent për të verifikuar përputhshmërinë me këtë direktivë.
3. Direktiva 98/58/KEE përcakton standardet minimale për mbrojtjen e kafshëve që mbarështohen ose mbahen për qëllime bujqësore. Ajo parashikon detyrimin që shtetet anëtare të garantojnë kryerjen e kontrolleve nga autoriteti kompetent në mënyrë që të kontrollohet përputhshmëria me këtë direktivë dhe që t'i paraqesin Komisionit paraqesin raportet e këtyre kontrolleve.
4. Vendimi i Komisionit 2000/50/KE, datë 17 dhjetor 1999, "Për kërkesat minimale për kontrollin e fermave ku mbahen kafshë për qëllime bujqësore"5 parashikon që raportet që shtetet anëtare duhet t'i paraqesin Komisionit në përputhje me Direktivën 98/58/KE të jenë për viçat, derrat dhe pulat që bëjnë vezë. Gjithashtu, ajo përcakton informacionin që kërkohet të paraqesin shtetet anëtare për çdo specie dhe kategori të kafshëve.
5. Inspektimi i kafshëve që mbahen për qëllime bujqësore i kryer në shtetet anëtare nuk duhet të mbulojë vetëm kërkesat e përcaktuara në akte të posaçme, të tilla si ato për viçat, derrat apo pulat që bëjnë vezë, por edhe kushtet e përgjithshme të mirëqenies të përcaktuara në Direktivën 98/58/KE. Detyrimet e raportimit nga shtetet anëtare pranë Komisionit duhet të përfshijnë njëkohësisht kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme në zbatim të legjislacionit komunitar.
6. Kontrollet e kryera në shtetet anëtare në lidhje me kafshët që mbahen për qëllime bujqësore mbulon gjithashtu të gjitha speciet e tjera të kultivuara që përfshihen në fushën e zbatimit të Direktivës 98/58/KE. Detyrimet e raportimit të shteteve anëtare pranë Komisionit duhet të zgjerohen përkatësisht.
7. Direktiva 1999/74/KE përcaktohen standardet minimale për mbrojtjen e pulave që bëjnë vezë. Ajo parashikon detyrimin që shtetet anëtare të garantojnë kryerjen e kontrolleve nga autoriteti kompetent, në mënyrë që të kontrollohet përputhshmëria e me këtë direktivë.
8. Përvoja e fituar me Direktivat 91/629/KEE, 91/630/KEE, 98/58/KE dhe 1999/74/KE tregon mospërputhjet mes shteteve anëtare në planifikimin, kryerjen, regjistrimin dhe raportimin e kontrolleve të kryera nga autoriteti kompetent në bazë të këtyre direktivave.
9. Mbledhja e të dhënave për inspektimin e mirëqenies së kafshëve është thelbësore për Komunitetin për vlerësimin e ndikimit të politikës së tij në këtë fushë. Përveç kësaj, është e rëndësishme që rregullat për mirëqenien e kafshëve të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme, veçanërisht për shkak se këto rregullat mund të ndikojnë në konkurrueshmërinë e disa veprimtarive bujqësore. Për këtë arsye, është i nevojshëm përditësimi i kërkesave minimale për kontrollin e vendeve të prodhimit ku mbahen kafshë për qëllime bujqësore.
10. Rregullorja (KE) nr. 882/2004 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 29 prill 2004, "Për kryerjen e kontrolleve zyrtare për të garantuar verifikimin e pajtueshmërisë me legjislacionin për ushqimin dhe ushqimin për kafshët, rregullat e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve"6 parashikon në Titullin V planet e kontrollit, duke përfshirë raportet vjetore. Detyrimet aktuale të raportimit të shteteve anëtare sipas Vendimit 2000/50/KE duhen përshtatur me atë rregullore, në veçanti për sa i përket shpeshtësisë dhe afatit të raportimit pranë Komisionit.
11. Kushtet e mirëqenies së kafshëve ndikohen nga metodat e kultivimit. Prandaj, ato paraqiten si një bazë e dobishme për mbledhjen e informacionit. Në rastin e pulave që bëjnë vezë, duhet të merret si referencë Rregullorja e Komisionit (KE) nr. 2295/2003, datë 23 dhjetor 2003, që parashikon rregulla të hollësishme për zbatimin e Rregullores së Këshillit (KEE) nr. 1907/90 "Për standarde të caktuara për tregtimin e vezëve"7, pasi ajo përcakton kërkesa shtesë për sistemet alternative.
12. Sistemi aktual për mbledhjen dhe analizën e informacionit nga shtetet anëtare gjeneron një barrë administrative si për Komisionin, edhe për shtetet anëtare. Gjithashtu, ai krijon rrezik për ndryshimin e të dhënave. Për këtë arsye, nevojitet kryerja e një studimi të fizibilitetit për një sistem të përditësuar informacioni në nivel BE-je, me qëllimin për të përmirësuar dhe thjeshtësuar mbledhjen dhe analizën e të dhënave të nevojshme.
13. Për rrjedhojë, vendimi 2000/50/KE duhet shfuqizuar dhe zëvendësuar me këtë vendim.
14. Masat e parashikuara në këtë vendim janë në përputhje me opinionin e Komitetit të Përhershëm për Zinxhirin Ushqimor dhe Shëndetin e Kafshëve,
MIRATON KËTË VENDIM:
Neni 1
Objekti
Ky vendim përcakton rregullat për harmonizimin e:
a) mbledhjes së informacionit gjatë inspektimeve të kryera nga autoriteti kompetent në përputhje me Direktivat 91/629/KEE, 91/630/KEE, 98/58/KE dhe 1999/74/KE; dhe
b) raportimit të këtij informacioni Komisionit.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllime të këtij vendimi, zbatohen përkufizimet në direktivat e përmendura në nenin 1, germa "a".
Zbatohen gjithashtu edhe përkufizimet e mëposhtme:
a) "inspektim" është kontrolli i kryer nga autoriteti kompetent në vendin e prodhimit ku mbahen kafshët në kohën e kontrollit në përputhje me direktivat e përmendura në nenin 1, germa "a";
b) "mospërputhshmëri" është mospërmbushja e një prej direktivave të përmendura në nenin 1, germa "a", e cila:
I. konstatohet nga autoriteti kompetent gjatë inspektimit;
II. njoftohet me anë të një dokumenti zyrtar nga autoriteti kompetent për zotëruesit ose mbajtësit të kafshëve në vendin e prodhimit në fjalë.
Neni 3
Informacioni që duhet të mblidhet dhe të regjistrohet gjatë çdo inspektimi
Gjatë çdo inspektimi, autoriteti kompetent mbledh dhe regjistron në një dokument me shkrim ose elektronik informacion për:
a) datën dhe identifikimin e vendit të prodhimit;
b) kategoritë e metodave të kultivimit dhe dispozitat përkatëse në legjislacionin e BE-së, siç renditet në shtojcën I;
c) kategoritë e mospërputhshmërisë dhe dispozitat përkatëse në legjislacionin e BE-së, siç renditet në shtojcën II;
d) kategoritë administrative të mospërputhshmërisë dhe veprimet e marra nga autoriteti kompetent, siç përmendet në shtojcën III.
Neni 4
Kërkesat minimale për verifikimin dhe regjistrimin në lidhje me inspektimet e kryera në përputhje me Direktivën 91/629/KEE
Gjatë çdo inspektimi të kryer në përputhje me Direktivën 91/629/KEE, autoriteti kompetent kontrollon të paktën pesë nga kategoritë e përmendura në kreun I të shtojcës II të këtij vendimi dhe dispozitat përkatëse në Direktivën 91/629/KEE siç renditet në atë kre. Autoriteti kompetent regjistron çdo mospërputhshmëri të vërejtur.
Neni 5
Kërkesat minimale për verifikimin dhe regjistrimin e kryer në përputhje me Direktivën 91/630/KEE
Gjatë çdo inspektimi të kryer në përputhje me Direktivën 91/630/KEE, autoriteti kompetent kontrollon të paktën katër nga kategoritë e përmendura në kreun II të shtojcës II të këtij vendimi dhe dispozitat përkatëse në Direktivën 91/630/KEE siç renditet në kre. Autoriteti kompetent regjistron çdo mospërputhshmëri të vërejtur.
Neni 6
Kërkesat minimale për verifikimin dhe regjistrimin e kryer në përputhje me Direktivën 98/58/KE
Gjatë çdo inspektimi të kryer në përputhje me Direktivën 98/58/KE, autoriteti kompetent kontrollon të paktën pesë nga kategoritë e përmendura në kreun III të shtojcës II të këtij vendimi dhe dispozitat përkatëse në Direktivën 98/58/KEE siç renditet në kre. Autoriteti kompetent regjistron çdo mospërputhshmëri të vërejtur.
Neni 7
Kërkesat minimale për verifikimin dhe regjistrimin e kryer në përputhje me Direktivën 1999/74/KE
Gjatë çdo inspektimi të kryer në përputhje me Direktivën 1999/74/KE, autoriteti kompetent kontrollon të paktën tre nga kategoritë e përmendura në kreun IV të shtojcës II të këtij vendimi dhe dispozitat përkatëse në Direktivën 1999/74/KEE siç renditet në kre. Autoriteti kompetent regjistron çdo mospërputhshmëri të vërejtur.
Neni 8
Raportet
1. Deri më 30 qershor 2009, dhe më pas çdo vit jo më vonë se data 30 qershor, shtetet anëtare i dorëzojnë Komisionit në mënyrë elektronike, një raport për informacionin e mbledhur dhe të regjistruar, në përputhje me këtë vendim, gjatë inspektimeve të kryera në vitin e mëparshëm kalendarik.
2. Raporti i parashikuar në paragrafin 1:
a) përmban informacionin e përmendur në shtojcën IV;
b) shoqërohet nga analiza e rezultateve më të rënda të mospërputhshmërive dhe nga plani kombëtar i veprimit për parandalimin dhe uljen e rasteve të tilla në vitet e ardhshme.
Neni 9
Shfuqizimi
Vendimi 2000/50/KE shfuqizohet.
Neni 10
Zbatueshmëria
Ky vendim hyn në fuqi nga data 1 janar 2008.
Neni 11
Marrësit
Ky vendim u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 14 nëntor 2006.
Për Komisionin
Markos KYPRIANOU
Anëtare e Komisionit
SHTOJCA I
SIÇ PËRMENDET NË NENIN 3, GERMA "B"
KATEGORITË E METODAVE TË KULTIVIMIT
Kategoritë e metodave të kultivimit për pulat që bëjnë vezë dhe dispozitat përkatëse në Direktivën 1999/74/KE dhe Rregulloren (KE) nr. 2295/2003
Kategoria e metodës së kultivimit
Legjislacioni përkatës i BE-së
Kullotje e lirë
Shtojca III e Rregullores (KE) nr. 2295/2003
Kapanon
Shtojca III e Rregullores (KE) nr. 2295/2003
Sistem kafazesh të mbyllura
Neni 6 i Direktivës 1999/74/KE
Sistem kafazesh të pambyllura
Neni 5 i Direktivës 1999/74/KE
SHTOJCA II
SIÇ PËRMENDET NË NENIN 3, GERMA "C" DHE NENET 4, 5 DHE 6
KREU I
KATEGORITË E MOSPËRPUTHSHMËRISË PËR VIÇAT DHE DISPOZITAT PËRKATËSE NË DIREKTIVËN 91/629/KEE
Kategoria e mospërputhshmërisë
Dispozitat përkatëse të Direktivës 91/629/KEE
Inspektimi
Shtojcë, pika 6
Lëvizja e lirë
Shtojcë, pika 7 dhe 8
Hapësira e disponueshme
Neni 3
Ndërtesat dhe stallat
Shtojcë, pika 1, 2, 3, 9, 14 dhe 10
Ndriçimi minimal
Shtojcë, pika 5
Pajisjet automatike dhe mekanike
Shtojcë, pika 4
Ushqimi, uji dhe lëndë të tjera
Shtojcë, pikat 12, 13 dhe 15
Niveli i hemoglobinës
Shtojcë, pika 11
Ushqimet me fibra
Shtojcë, pika 11
KREU II
KATEGORITË E MOSPËRPUTHSHMËRISË PËR DERRAT DHE DISPOZITAT PËRKATËSE NË DIREKTIVËN 91/630/KEE
Kategoria e mospërputhshmërisë
Dispozitat përkatëse të Direktivës 91/630/KEE
Personeli
Neni 5a
Inspektimi
Neni 3, paragrafi 8
Shtojcë, kreu II, seksioni B, pika 2
Shtojcë, kreu II, seksioni C, pika 3
Shtojcë, kreu II, seksioni D
Lëvizja e lirë
|Neni 3, paragrafi 3;
Shtojcë, kreu II, seksioni B, pikat 1, 4 dhe 5
Shtojcë, kreu II, seksioni C, pikat 1 dhe 2
Hapësira e disponueshme
Neni 3, paragrafi 1 dhe neni 3, paragrafi 4
Ndërtesat dhe stallat
Shtojcë, kreu I, pikat 1, 2 dhe 3
Ndriçimi minimal
Shtojcë, kreu I, pika 2
Dyshemeja
Neni 3, paragrafi 2,
Shtojcë, kreu I, pika 5
Shtojcë, kreu II, seksioni A
Materiale të përpunueshme
Neni 3, paragrafi 5
Shtojcë, kreu I, pika 4
Shtojcë, kreu II, seksioni B, pika 3
Ushqimi, uji dhe lëndë të tjera
Neni 3, paragrafi 6
Shtojcë, kreu I, pikat 6 dhe 7
Ushqimet me fibra
Neni 3, paragrafi 7
Gjymtimet
Shtojcë, kreu I, pika 8
Procedurat e mbarështimit
Shtojcë, kreu II, seksioni C, pika 3
KREU III
KATEGORITË E MOSPËRPUTHSHMËRISË PËR TË GJITHA VENDET E PRODHIMIT DHE DISPOZITAT PËRKATËSE NË DIREKTIVËN 98/58/KE
Kategoria e mospërputhshmërisë
Pikat përkatëse të shtojcës së Direktivës 98/58/KE
Personeli
Pika 1
Inspektimi
Pikat 2, 3 dhe 4
Mbajtja e të dhënave
Pikat 5 dhe 6
Lëvizja e lirë
Pika 7
Ndërtesat dhe stallat
Pikat 8 deri në 12
Pajisjet automatike ose mekanike
Pika 13
Ushqimi, uji dhe lëndë të tjera
Pikat 14 deri në 18
Gjymtimet
Pika 19
Procedurat e mbarështimit
Pikat 20 dhe 21
KREU IV
KATEGORITË E MOSPËRPUTHSHMËRISË PËR PULAT QË BËJNË VEZË DHE DISPOZITAT PËRKATËSE NË DIREKTIVËN 1999/74/KE
Kategoria e mospërputhshmërisë
Dispozitat përkatëse të Direktivës 1999/74/KE
Inspektimi
Shtojcë, pikat 1 dhe 6
Hapësira e disponueshme
Neni 4, paragrafët 1, 4
Neni 5, paragrafët 1, 1
Neni 6, paragrafi 1, germa "a"
Ndërtesat dhe stallat
Neni 4, përveç paragrafit 1, pika 4
Neni 5, përveç paragrafit 1, pika 1
Neni 6, përveç pikës 1, germa "a"
Shtojcë, pikat 4, 5 dhe 7
Ndriçimi minimal
Shtojcë, pika 3
Pajisjet automatike dhe mekanike
Shtojcë, pika 2
Gjymtimi
Shtojcë, pika 8
SHTOJCA III
SIÇ PËRMENDET NË NENIN 3, GERMA "D"
Kategoritë administrative të mospërputhshmërive
Kategoria administrative e mospërputhshmërisë
Veprimet e marra nga autoriteti kompetent
A
Kërkesë për adresimin e mospërputhshmërive brenda afatit prej më pak se tre muaj
Asnjë ndërhyrje e menjëhershme për sanksione administrative apo penale
B
Kërkesë për adresimin e mospërputhshmërive brenda afatit prej më shumë se tre muaj
Asnjë ndërhyrje e menjëhershme për sanksione administrative apo penale
C
Ndërhyrje e menjëhershme për sanksione administrative apo penale
SHTOJCA IV
INFORMACIONI QË I DORËZOHET KOMISIONIT NË PËRPUTHJE ME NENIN 8
Informacioni që i dorëzohet Komisionit në përputhje me nenin 8, paraqitet në përputhje me tabelat 1 dhe 2 të kësaj shtojce.
Ai përmban numrin e:
— Vendeve të prodhimit që i nënshtrohen inspektimeve në rreshtin 1 të tabelave 1 dhe 2;
— Vendeve të inspektuara të prodhimit në rreshtin 2 të tabelave 1 dhe 2, bazuar në numrin e inspektimeve që janë në përputhje me kërkesat e neneve 4 deri në 7;
— Vendeve të prodhimit pa mospërputhshmëri në rreshtin 3 të tabelave 1 dhe 2, bazuar në rezultatet e inspektimeve përkatëse të raportuara në rreshtin 2 të tabelave 1 dhe 2;
— Mospërputhshmërive sipas kategorive të përmendura në shtojcën II në rreshtat nga 4 deri në 18 të tabelës 1 dhe në rreshtat nga 4 deri në 12 të tabelës 2 të kësaj shtojce;
— Mospërputhshmërive sipas kategorive të përmendura në shtojcën III në rreshtat nga 19 deri në 21 të tabelës 1 dhe në rreshtat nga 13 deri në 15 të tabelës 2 të kësaj shtojce.
TABELA 1
Kategoria e kafshëve
Pula që bëjnë vezë
Viça
Derra
Metoda e kultivimit
Numri i
Kullotje e lirë
Kapanon
Kafaz i mbyllur
Kafaz i pambyllur
1
Vendet e prodhimit që i nënshtrohen inspektimit
2
Vendet e inspektuara të prodhimit
3
Vendet e prodhimit pa mospërputhshmëri
Numri i mospërputhshmërive për
4
Personeli
5
Inspektimi
6
Mbajtja e të dhënave
7
Lëvizja e lirë
8
Hapësira e disponueshme
9
Ndërtesat dhe stallat
10
Ndriçimi minimal
11
Dyshemeja (për derrat)
12
Materiale të përpunueshme
13
Pajisjet automatike dhe mekanike
14
Ushqimi, uji dhe lëndë të tjera
15
Hemoglobina (viçat)
16
Ushqim me fibra (viçat dhe dosa)
17
Gjymtimet
18
Procedurat e mbarështimit
19
Mospërputhshmëria A
20
Mospërputhshmëria B
21
Mospërputhshmëria C
TABELA 2
Kategoria e kafshëve
Numri i
Gjedhët (përveç viçave)
Dhen
Dhi
Shpendë shtëpiakë<href="#ntr1-L_2006314EN.01004601-E0001">8
Zogjtë jofluturues
Rosa
Pata
Kafshëve me gëzof
Gjela deti
1
Vendet e prodhimit që i nënshtrohen inspektimit
2
Vendet e inspektuara të prodhimit
3
Vendet e prodhimit pa mospërputhshmëri
Numri i mospërputhshmërive për
4
Personeli
5
Inspektimi
6
Mbajtja e të dhënave
7
Lëvizja e lirë
8
Ndërtesat dhe stallat
9
Pajisjet automatike dhe mekanike
10
Ushqimi, uji dhe lëndë të tjera
11
Gjymtimet
12
Procedurat e mbarështimit
13
Mospërputhshmëria A
14
Mospërputhshmëria B
15
Mospërputhshmëria C
<href="#ntc1-L_2006314EN.01003901-E0001">1. Gazeta Zyrtare L 340, 11.12.1991, f. 28. Direktivë e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 806/2003 (Gazeta Zyrtare L 122, 16.5.2003, f. 1).
<href="#ntc2-L_2006314EN.01003901-E0002">2. Gazeta Zyrtare L 340, 11.12.1991, f. 33. Direktivë e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 806/2003.
<href="#ntc3-L_2006314EN.01003901-E0003">3. Gazeta Zyrtare L 221, 8.8.1998, f. 23. Direktivë e ndryshuar me Rregulloren (KE) nr. 806/2003.
<href="#ntc4-L_2006314EN.01003901-E0004">4. Gazeta Zyrtare L 203, 3.8.1999, f. 53. Direktivë e ndryshuar me Rregulloren (KE) nr. 806/2003.
<href="#ntc5-L_2006314EN.01003901-E0005">5. Gazeta Zyrtare L 19, 25.1.2000, f. 51. Vendimi i ndryshuar së fundmi me Aktin e Aderimit, 2003.
<href="#ntc6-L_2006314EN.01003901-E0006">6. Gazeta Zyrtare L 165, 30.4.2004, f. 1; e korrigjuar (Gazeta Zyrtare L 191, 28.5.2004, f. 1). Rregullore e ndryshuar me Rregulloren e Komisionit (KE) nr. 776/2006 (Gazeta Zyrtare L 136, 24.5.2006, f. 3).
<href="#ntc7-L_2006314EN.01003901-E0007">7. Gazeta Zyrtare L 340, 24.12.2003, f. 16. Rregullore e ndryshuar së fundmi me Rregulloren (KE) nr. 89/2006 (Gazeta Zyrtare L 15, 20.1.2006, f. 30).
<href="#ntc1-L_2006314EN.01004601-E0001">8. Shpendë të llojeve Gallus gallus përveç pulave që bëjnë vezë.