-
Lexo Dokumentin
31991R2568
RREGULLORJA E KOMISIONIT (KEE) NR. 2568/91, DATË 11 KORRIK 1991, "PËR KARAKTERISTIKAT E VAJIT TË ULLIRIT DHE MBETJET E TIJ SI DHE PËR METODAT PËRKATËSE TË ANALIZËS
Gazeta Zyrtare L 248, 05/09/1991 F. 0001 – 0083
Botimi i veçantë në gjuhën finlandeze: Kreu 3, vëllimi 38, f. 0174
Botimi i veçantë në gjuhën suedeze: Kreu 3, vëllimi 38 F. 0174
KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE,
Duke pasur parasysh traktatin themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian,
Duke pasur parasysh Rregulloren e Këshillit nr. 136/66/KEE, datë 22 shtator 1966, "Për ngritjen e një organizimi të përbashkët të tregut të vajrave dhe yndyrave1", e ndryshuar së fundmi me rregulloren (KEE) nr. 3577/902, dhe në veçanti nenin 35a të saj,
Meqë shtojca e rregullores nr. 136/66/KEE përmban përshkrimet dhe përkufizimet e vajit të ullirit dhe vajin nga mbetjet e tij, të tregtuara brenda secilit shtet anëtar, në tregtimin brenda BE-së dhe me vendet e treta;
Meqë, për të bërë dallimin midis llojeve të ndryshme të vajit, duhet të përcaktohen karakteristikat fizike dhe kimike të secilit prej tyre si dhe karakteristikat organoleptike të vajit të virgjër, me qëllim garantimin e pastërtisë dhe cilësisë së produkteve përkatëse, pa cenuar dispozitat e tjera ekzistuese;
Meqë prania e karakteristikeve tek llojet e ndryshme të vajit duhet të përcaktohen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë BE-në; meqë, për këtë qëllim duhet të vendosen metodat e analizës kimike dhe të vlerësimit organoleptik të BE-së; meqë, për një periudhë kalimtare, duhet të lejohet përdorimi i metodave të tjera të analizës të zbatuara në shtetet anëtare, me kusht që kur ka ndryshim në rezultate, vendimtare do të jenë ato rezultate të marra ku përdoret metoda e përbashkët;
Meqë përkufizimi për karakteristikat fizike dhe kimike të vajit të ullirit dhe për metodat e analizës nënkupton ndryshimin e shënimeve shtesë të kreut 15 të nomenklaturës së kombinuar;
Meqë metoda për vlerësimin e karakteristikave organoleptike të vajit të virgjër përfshin ngritjen e paneleve
të degustuesve të përzgjedhur dhe të trajnuar; meqë periudha e nevojshme për vendosjen e kësaj strukture si rrjedhojë duhet të caktohet; meqë në bazë të vështirësive që disa shtete anëtare do të hasin në ngritjen e paneleve të degustuesve, duhet të autorizohet përdorimi i paneleve në shtetet e tjera anëtare;
Meqë, për të garantuar funksionimin e saktë të sistemit të taksave të zbatueshme për importet e mbetjeve të ullirit, duhet të vendoset një metodë e vetme për përcaktimin e përmbajtjes së vajit në këto produkte;
Meqë, për të mos dëmtuar tregtinë, duhet të parashikohen dispozita për vajin e ambalazhuar që duhet të hidhet brenda një periudhe të kufizuar, para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje;
Meqë është e nevojshme të shfuqizohet rregullorja e Komisionit (KEE) nr. 1058/773, e ndryshuar së fundmi me rregulloren (KEE) nr. 1858/884;
Meqë Komiteti i Menaxhimit për Vajrat dhe Yndyrat nuk është shprehur brenda afatit kohor të caktuar nga kryetari i tij,
MIRATON KËTË RREGULLORE:
Neni 1
1. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj ulliri i virgjër brenda kuptimit të pikës 1 germa "a", "b" dhe "c" të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
2. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikën 4 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj ulliri lampante i virgjër brenda kuptimit të pikës 1 germa "d", të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
3. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikën 5 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj ulliri i rafinuar brenda kuptimit të pikës 2 të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
4. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikën 6 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj ulliri i pastër brenda kuptimit të pikës 3 të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
5. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikën 7 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj i bërsisë së ullirit brenda kuptimit të pikës 4 të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
6. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikën 8 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj i bërsisë së ullirit i rafinuar brenda kuptimit të pikës 5 të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
7. Vaji, karakteristikat e të cilit janë në përputhje me ato të përcaktuara në pikën 9 të shtojcës I të kësaj rregulloreje, konsiderohet si vaj i bërsisë së ullirit brenda kuptimit të pikës 6 të shtojcës së rregullores nr. 136/66/KEE.
Neni 2
1. Karakteristikat e vajit të përcaktuara në shtojcën I vendosen në përputhje me metodat e analizës të përcaktuara më poshtë:
- për përcaktimin e acideve yndyrore të lira, të shprehur si përqindje e acidit oleik, metoda e përcaktuar në shtojcën II,
- për përcaktimin e treguesit të peroksideve, metoda e përcaktuar në shtojcën III,
- për përcaktimin e alkooleve alifatike, metoda e përcaktuar në shtojcën IV,
- për përcaktimin e përmbajtjes së sterolit, metoda e përcaktuar në shtojcën V,
- për përcaktimin e eritrodiolit dhe uvaolit, metoda e përcaktuar në shtojcën VI,
- për përcaktimin e yndyrave të ngopura në pozicionin 2 të triglicerideve, metoda e përcaktuar në shtojcën VII,
- për përcaktimin e përmbajtjes së trilinoleinit, metoda e përcaktuar në shtojcën V,
- për analizën spektrofotometrike, metoda e përcaktuar në shtojcën IX,
- për përcaktimin e përbërjes së acidit yndyror, metoda e përcaktuar në shtojcën X A dhe X B,
- për përcaktimin e tretësve të avullueshëm të halogjenizuar, metoda e përcaktuar në shtojcën XI,
- për vlerësimin e karakteristikave organoleptike të vajit të ullirit të virgjër, metoda e përcaktuar në shtojcën XII,
- për provë që është realizuar rafinimi, metoda e përcaktuar në shtojcën XIII.
2. Vlerësimi i karakteristikave organoleptike kryhet nga një analist dhe, sipas rastit, me ndihmën e një specialisti, në përputhje me procedurën e përshkruar në shënimet e degustimit të përmendura në shtojcën XII. Kur analiza tregon karakteristika të ndryshme nga ato që rezultojnë nga përshkrimi i produktit, mostra duhet të ekzaminohet nga një panel degustuesish në përputhje me dispozitat e shtojcës XII.
Çdo analizë e dytë kryhet nga një panel sipas dispozitave në fjalë.
Për të garantuar karakteristikat organoleptike në lidhje me operacionet që kanë të bëjnë me sistemin e ndërhyrjes, paneli i degustuesve do të kryejë këtë vlerësim në përputhje me dispozitat e shtojcës VII.
Neni 3
Deri më 31 tetor 1992, futja në përdorim e metodave të analizës të parashikuara në nenin 2 nuk duhet të pengojë përdorimin e metodave të tjera të testuara dhe shkencërisht të vlefshme nga ana e shteteve anëtare, me kusht që produktet e njohura në përputhje me rregullat në fuqi që rregullojnë metodat e BE-së të lëvizin lirisht. Para se të përdorin metoda të tjera, shtetet anëtare përkatëse ia njoftojnë ato Komisionit.
Kur një nga metodat e tjera jep një rezultat të ndryshëm nga ai i metodës së përbashkët, përcaktues është rezultati i marrë nga kjo e fundit.
Neni 4
1. Për të vlerësuar karakteristika organoleptike, shtetet anëtare ngrenë panele me degustues të trajnuar dhe të përzgjedhur në përputhje me rregullat e përcaktuara nga metoda në shtojcën XII.
2. Kur një shtet anëtar has vështirësi në ngritjen e një paneli në territorin e tij, ai mund të përdorë shërbimet e një paneli që operon në një tjetër shtet anëtar.
Neni 5
Shënimet shtesë 2, 3 dhe 4 të kreut 15 të nomenklaturës së kombinuar zëvendësohen me ato të përfshira në shtojcën XIV.
Neni 6
1. Përmbajtja e vajit në bërsitë e tij dhe mbetjet e tjera që rezultojnë nga nxjerrja e vajit të ullirit (kodet NK 2306 90 11 dhe 2306 90 19) përcaktohen duke përdorur metodën e përcaktuar në shtojcën XV.
2. Përmbajtja e vajit e përmendur në paragrafin 1 shprehet si përqindje e peshës së vajit me peshën e lëndës së thatë.
Neni 7
Për sa i përket pranisë së substancave të padëshirueshme zbatohen dispozitat e BE-së, të ndryshme nga ato të përmendura në shtojcën XI.
Neni 8
1. Shtetet anëtare informojnë Komisionin për masat e marra për të vënë në zbatim këtë rregullore.
2. Në fillim të çdo periudhe gjashtëmujore, shtetet anëtare i dërgojnë Komisionit një pasqyrë të të dhënave analitike lidhur me testet e kryera gjatë gjashtëmujorit të parë.
Rezultatet merren në konsideratë nga Komiteti i Menaxhimit për Vajrat dhe Yndyrat në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 39 të rregullores nr. 136/66/KEE.
Neni 9
Rregullorja (KEE) nr. 1058/77 shfuqizohet.
Neni 10
1. Kjo rregullore hyn në fuqi tre ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane.
Megjithatë, metoda e përcaktuar në shtojcën XII zbatohet nga
1 janari 1992, përveç për sa iu përket operacioneve në lidhje me sistemin e ndërhyrjes.
2. Kjo rregullore nuk zbatohet për vajin e ullirit dhe vajin nga bërsitë e ullirit të ambalazhuar para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje dhe të tregtuar deri më 31 tetor 1992.
Kjo rregullore është detyruese në tërësinë e saj dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më 11 korrik 1991.
Për Komisionin
RAY MAC SHARRY
Anëtar i Komisionit
SHTOJCAT
PËRMBLEDHJE
Faqe
Shtojca I:
Karakteristikat e vajit të ullirit.
4
Shtojca II:
Përcaktimi i acideve yndyrore të lira.
6
Shtojca III:
Përcaktimi i vlerës së peroksidit.
8
Shtojca IV:
Përcaktimi i përmbajtjes së alkooleve alifatike me anë të gazkromatografisë kapilare.
10
Shtojca V:
Përcaktimi i përbërjes dhe përmbajtjes së steroleve me gazkromatografi me kolonë kapilare.
15
Shtojca VI:
Përcaktimi i eritrodiolit dhe uvaolit.
23
Shtojca VII:
Përcaktimi i acideve yndyrore të ngopura në pozicionin 2 të triglicerideve.
25
Shtojca VIII:
Përcaktimi i përbërjes së trilinoleinit.
29
Shtojca IX:
Analiza spektrofotometrike në zonën ultraviolet.
33
Shtojca XA:
Analiza me gazkromatografi të metil estereve të acideve yndyrore.
36
Shtojca XB:
Përgatitja e metil estereve të acideve yndyrore.
44
Shtojca XI:
Përcaktimi i tretësve të avullueshëm të halogjenizuar të vajit të ullirit.
48
Shtojca XII:
Vlerësimi organoleptik i vajit të ullirit.
49
Shtojca XIII:
Prova se është kryer rafinimi.
75
Shtojca XIV:
Shënime shtesë 2, 3 dhe 4 të kreut 15 të nomenklaturës së kombinuar.
77
Shtojca XV:
Përmbajtja e vajit në mbetjet e ullirit.
80
Shtojca XVI:
Përcaktimi i vlerës së jodit.
82
SHTOJCA I
KARAKTERISTIKAT E VAJIT TË ULLIRIT
>TABELA>
>TABELA>
SHTOJCA II
PËRCAKTIMI I ACIDEVE YNDYRORE TË LIRA
1.
PËRCAKTIMI I ACIDITETIT
Përcaktimi i acideve yndyrore të lira në vajin e ullirit. Përmbajtja e acideve yndyrore të lira shprehet si aciditeti i llogaritur tradicionalisht.
1.1.
Parimi
Mostra tretet në një përzierje tretësish dhe acidet yndyrore të lira të pranishme titrohen duke përdorur një tretësirë etanolike të hidroksid kaliumit.
1.2.
Reagentë
Të gjithë reagentët duhet të jenë me cilësi analitike të njohur dhe uji që përdoret duhet të jetë ose i distiluar ose me pastërti të barasvlershme.
1.2.1.
Oksid dietili; 95 % etanol (v/v), përzierje në pjesë të barabarta sipas vëllimit.
Shënim: Oksid dietili është lehtësisht i djegshëm dhe mund të formojë perokside shpërthyese. Përdorimit të tij i jepet kujdes i veçantë.
Në momentin e përdorimit neutralizohet siç duhet me tretësirë hidroksid kaliumi (1.2.2), me shtimin e 0,3 ml tretësirë fenolftaleinë (1.2.3) për 100 ml përzierje.
Shënim: Nëse nuk është i mundur përdorimi i oksid dietilit, mund të përdoret një përzierje e tretësve që përmbajnë etanol dhe toluen. Nëse është e nevojshme, etanoli mund të zëvendësohet me propanol-2.
1.2.2.
Hidroksid kaliumi, tretësirë etanolike e titruar, c(KOH) rreth 0,1 mol/l ose, nëse është e nevojshme, c(KOH) rreth 0,5 mol/l.
Përqendrimi ekzakt i tretësirës etanolike të hidroksidit të kaliumit duhet të njihet dhe të kontrollohet menjëherë para përdorimit. Përdor një tretësirë të përgatitur të paktën pesë ditë para përdorimi dhe të dekantuar në një shishe qelqi ngjyrë kafe me një tapë llastiku. Tretësira duhet të jetë pa ngjyrë ose në ngjyrë kashte.
Shënim: Tretësira e qëndrueshme pa ngjyrë e hidroksidit të kaliumit mund të përgatitet si më poshtë. Vlohet 1 000 ml etanol me 8 g hidroksid kaliumi dhe 0,5 g ashkla alumini dhe vazhdon vlimi nën refluks për një orë. Distilohet menjëherë. Në distilat tretet sasia e nevojshme e hidroksid kaliumit. Lihet për disa ditë dhe dekantohet lëngu supernatant i pastër nga precipitati i karbonatit të kaliumit.
Tretësira mund të përdoret gjithashtu pa distilim si më poshtë: në 1 000 ml etanol shtohet 4 ml butilat alumini dhe lihet përzierja për disa ditë. Dekantohet lëngu supernatant dhe tretet sasia e nevojshme e hidroksid kaliumit. Tretësira është gati për përdorim.
1.2.3.
Fenolftaleinë, 10 g/l tretësirë në 95 deri në 96 % etanol (v/v) ose blu alkalinë, (në rastin e yndyrave me ngjyrë të fortë) 20 g/l tretësirë në 95 deri në 96 % etanol (v/v).
1.3.
Aparati
Pajisje të zakonshme laboratorike duke përfshirë:
1.3.1.
peshore analitike;
1.3.2.
ballon konik 250 ml;
1.3.3.
byretë 10 ml, të shkallëzuar në 0,05 ml.
1.4.
Procedura
1.4.1.
Përgatitja e mostrës për testim
(Prova kryhet në mostrën e filtruar. Nëse lagështia dhe papastërtitë së bashku janë më pak se 1 %, përdoret mostra pa trajtim të mëtejshëm; nëse ato tejkalojnë 1 %, duhet të filtrohen.)
1.4.2.
Marrja e mostrës
Mostra merret në varësi të numrit të aciditetit të supozuar, në përputhje me tabelën e mëposhtme:
>TABELA>
Peshohet mostra në ballonin konik (1.3.2).
1.4.3.
Përcaktimi
Tretet mostra (1.4.2) në 50 deri në 150 ml përzierje së neutralizuar më parë të oksid dietilit dhe etanolit (1.2.1).
Titrohet ndërkohë që e përzihet me 0,1 mol/l tretësirë hidroksid kalium (1.2.2) (shihni shënimin 2) derisa të ndryshojë indikatori (ngjyra rozë e fenolftaleinës qëndron për të paktën 10 sekonda).
Shënimi 1. Tretësira etanolike e titruar e hidroksidit të kaliumit (1.2.2) mund të zëvendësohet me një tretësirë ujore të hidroksidit të kaliumit ose të natriumit, me kusht që vëllimi i ujit të shtuar të mos përshpejtojë ndarjen e fazës.
Shënimi 2. Nëse sasia prej 0,1 mol/l e tretësirës së nevojshme të hidroksid kaliumit tejkalon 10 ml, përdoret tretësira 0,5 mol/l.
Shënimi 3. Nëse tretësira bëhet e turbullt gjatë titrimit, shtohet tretës i mjaftueshëm (1.2.1) për të përftuar një tretësirë të qartë.
1.5.
Aciditeti: shprehet si përqindje e acidit oleik
Aciditeti si përqindje sipas peshës është i barabartë me:
V × c × 1 000 × 100 = V × c × M
V × c ×
M
1 000
×
100
m
=
V × c × M
10 × m
ku:
V = vëllimi i tretësirës së përdorur të hidroksid kaliumit të titruar, në mililitra;
c
=
Përqendrimi i saktë në mole për litër të tretësirës të titruar të hidroksid kaliumit të përdorur;
M
=
Pesha molare në gramë për mol të acidit të përdorur për të shprehur rezultatin (= 282);
m
=
pesha në gramë e mostrës.
Si rezultat merret mesatarja aritmetike e dy llogaritjeve.
SHTOJCA III
PËRCAKTIMI I VLERËS SË PEROKSIDIT
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Ky standard përshkuan metodën për përcaktimin e vlerës së peroksidit në vajra dhe yndyra.
2.
FUSHA E ZBATIMIT
Ky standard është i zbatueshëm për vajrat dhe yndyrat me origjinë shtazore dhe bimore.
3.
PËRKUFIZIM
Vlera e peroksidit është sasia e atyre substancave në mostër, e shprehur në miliekuivalentë të oksigjenit aktiv për kilogram, që oksidon jodur kaliumin sipas kushteve të përshkruara të veprimit.
4.
PARIMI
Trajtimi i porcioneve të provës, në tretësirë acid acetiku dhe kloroformë, me anë të tretësirës jodur kaliumi. Titrimi i jodurit të çliruar me tretësirë tiosulfat natriumi të standardizuar.
5.
APARATI
Të gjitha pajisjet e përdorura nuk duhet të reduktojnë ose oksidojnë substancat.
Shënim: Mos grasatoni sipërfaqet e smeriluara.
5.1.
lugë qelqi 3 ml.
5.2.
Ballonë, me grykë dhe tapa të smeriluara, me kapacitet rreth 250 ml, të tharë më parë dhe të mbushur me gaz të pastër, të thatë inert (azot ose, mundësisht, dioksid karboni).
5.3.
byretë 25- ose 50-ml, të shkallëzuar në 0,1 ml.
6.
REAGENTË
6.1.
Kloroformë, me cilësi të reagentit analitik, pa oksigjen duke flluskuar një rrymë gazi të pastër, të thatë inert përmes tij.
6.2.
Acid acetik i akullt, me cilësi të reagentit analitik, pa oksigjen duke flluskuar një rrymë gazi të pastër, të thatë përmes tij.
6.3.
Jodur kaliumi, tretësirë ujore e ngopur, e përgatitur së fundmi, pa jod dhe jodur.
6.4.
Tiosulfat natriumi, tretësirë ujore e standardizuar saktë 0,01 ose 0,002 N, e standardizuar para përdorimit.
6.5.
Tretësirë niseshteje, 10 g/l tretësirë ujore, e përgatitur së fundmi nga niseshteja e tretshme natyrore.
7.
MOSTRA
Bëhet kujdes që mostra të merret dhe të ruhet larg dritës, të mbahet e ftohtë dhe në kontejnerë qelqi të mbushur plotësisht, të mbyllur hermetikisht me tapa xhami të smeriluara ose tapa druri.
8.
PROCEDURA
Prova kryhet nëpërmjet ekspozimit ndaj dritës së diellit ose dritës artificiale. Peshohet në një lugë qelqi (5.1) ose në pamundësi të kësaj, në një ballon (5.2), afërsisht 0,001 g, masa e mostrës në përputhje me tabelën e mëposhtme, sipas vlerës të parashikuar të peroksidit:
>TABELA>
Mbyllet balloni me tapë (5.2) dhe futet luga e qelqit që përmban porcionin e provës. Shtohet 10 ml kloroformë (6.1). Tretet porcioni i provës me shpejtësi duke e trazuar. Shtohet 15 ml acid acetik (6.2), më pas 1 ml tretësirë jodur kaliumi (6.3). Vendoset menjëherë tapa, tundet për një minutë, dhe lihet për saktësisht për pesë minuta larg dritës në një temperaturë nga 15 deri në 25 oC.
Shtohet rreth 75 ml ujë i distiluar. Titrohet jodi i çliruar me tretësirën tiosulfat natriumi (6.4) (0,002 N tretësirë për vlerat e parashikuara më pak se 12, dhe 0,01 N tretësirë për vlerat e parashikuara mbi 12) duke tundur vrullshëm dhe duke përdorur tretësirë niseshteje (6.5) si indikator.
Kryhen dy përcaktime për të njëjtën mostër prove.
Kryhet njëkohësisht një test bosh. Nëse rezultati i testit bosh tejkalon 0,05 ml nga 0,01 N tretësirë tiosulfat natriumi (6.4), zëvendësohen reagentët e papastër.
9.
SHPREHJA E REZULTATEVE
Vlera e peroksidit (PV), e shprehur në miliekuivalent të oksigjenit aktiv për kilogram, jepet me formulën:
P.V. = V × T × 1 000
PV =
V × T × 1 000
m
ku:
V = numri i ml të tretësirës së tiosulfatit të natriumit të standardizuar (6.4) i përdorur për testin, i korrigjuar për të marrë parasysh testin e bardhë;
T
=
normaliteti ekzakt i tretësirës së përdorur të tiosulfat natriumit (6.4);
m
=
pesha në g, e mostrës së provës.
Si rezultat merret mesatarja aritmetike e dy përcaktimeve të kryera.
SHTOJCA IV
PËRCAKTIMI I PËRMBAJTJES SË ALKOOLEVE ALIFATIKE ME ANË TË GAZKROMATOGRAFISË KAPILARE
1.
OBJEKTI
Procedura përshkruan metodën për përcaktimin e përmbajtjes së alkooleve elifatike në varja dhe yndyra.
2.
PARIMI I METODËS
Substanca yndyrore, me 1-eikosanol të shtuar si standard të brendshëm, sapunizohet me hidroksid kaliumi metabolik dhe më pas lënda e pasapanizueshme ekstraktohet me eter etili.
Pjesa alkoolike veçohet nga lënda e pasapunizueshme me kromatografi në një shtresë xhel silici të imprenjuar të hidroksidit të kaliumit; alkoolet e rikuperuara nga xheli i silicit transformohen në etere trimetilsilili dhe analizohen me gazkromatografi kapilare.
3.
APARATI
3.1.
ballon me fund të rrumbullakët 250 ml me kondesator refluks dhe tapa xhami të smeriluar.
3.2.
Hinka ndarëse me kapacitet 500 ml.
3.3.
Ballonë me kapacitet 250 ml.
3.4.
Pajisje të plota kromatografike për analizën kromatografike në shtresë të hollë, për pllaka qelqi të përmasave
20 × 20 cm.
3.5.
dritë UV të gjatësisë së valës 366 ose 254 nm, për ekzaminimin e pllakave TLC.
3.6.
Mikroshiringë për të futur 100 ml dhe 500 ml.
3.7.
Hinkë filtrimi prej qelqi të aglomeruar me ngjitje poroze G3 (poroziteti 15 deri në 40 m) të diametrit afërsisht 2 cm dhe të lartësisë afërsisht 5 cm të përshtatshme për filtrim në vakum dhe me tapë të smeriluar të brendshme 12/21.
3.8.
Ballon vakuumi me kapacitet 50 ml, me 12/21 tapë xhami të smeriluar të jashtme për përdorim me hinkë filtrimi (3.7).
3.9.
Epruvetë me kapacitet 10 ml me fund konik dhe prizë.
3.10.
Gazkromatograf për përdorim me një kolonë kapilare, dhe i pajisur me një sistem ndarje i përbërë nga:
3.10.1.
dhoma termostatike për kolonat (furrë kolonë) për të mbajtur temperaturën e dëshiruar me një saktësi
p1oC;
3.10.2.
pajisje avullimi termostatike (port injektimi) me xham të veshur të silazhuar;
3.10.3.
detektor me jonizim me flakë, dhe amplifikues konvertues;
3.10.4.
regjistrues-integrator për operim me shndërrues-amplifikues (3.10.3), me kohë reagimi që nuk tejkalon një sekondë dhe me elektrogram të ndryshueshëm.
3.11.
Kolonë kapilare prej qelqi ose silici i shkrirë me gjatësi 20 deri në 30 m, me diametër të brendshëm 0,25 deri në 0,32 mm, e veshur plotësisht me lëng SE-52 ose SE-54 ose lëng të ngjashëm në një trashësi uniforme nga 0,10 në 0,30 mm.
3.12.
Mikroshiringë për gazkromatografi, me kapacitet 10 ml me shiringë të fortësuar.
4.
REAGENTË
4.1.
Hidroksid kaliumi, tretësirë etanolike afërsisht 2 N: 130 g hidroksid kaliumi (përqendrim minimal 85 %) tretet, me ngrohje, në 200 ml ujë të distiluar dhe më pas arrihet vëllimi në një litër me etanol. Tretësira duhet të ruhet në një shishe qelqi me ngjyrë të errët dhe e mbyllur mire.
4.2.
Eter etili, i pastër për analizë.
4.3.
Sulfat natriumi anhidrik, i pastër për analizë.
4.4.
Pllaka qelqi me xhel silikoni TLC, pa indikator floreshent, me trashësi 0,25 mm (mund të merren të gatshme në treg).
4.5.
Hidroksid kaliumi, afërsisht 0,2 N tretësirë etanolike; 13 g hidroksid kaliumi treten në 20 ml ujë të distiluar dhe arrihet vëllimi në një litër me etanol.
4.6.
Benzen, për kromatografi. (shihni 5.2.2).
4.7.
Aceton, për kromatografi. (shihni 5.2.2).
4.8.
Hekzan, për kromatografi. (shihni 5.2.2).
4.9.
Eter etili, për kromatografi. (shihni 5.2.2).
4.10.
Kloroformë, për kromatografi.
4.11.
Tretësirë referencë për kromatografi në shtresë të hollë: përzierje e 5 % C20 deri në C28 alkoole në kloroform.
4.12.
0,2 % tretësirë e 2,7-diklorofluoreshent në etanol. Kjo bëhet disi bazë duke shtuar disa pika tretësirë hidroksid kaliumi 2 N.
4.13.
Piridinë anhidrike, për kromatografi.
4.14.
Heksametildisilazan.
4.15.
Trimetilklorosilan.
4.16.
Tretësira standard të etereve të trimetilsililit të alkooleve alifatike nga C20 deri në C28. Ato mund të përgatiten nga përzierjet e alkooleve të pastër në kohën që kërkohen për përdorim.
4.17.
A 0,1 % (m/v) tretësirë e 1-eikozanol në CHCl3 (standard i brendshëm).
4.18.
Gaz mbartës: hidrogjen dhe helium, i pastër për gazkromatografi.
4.19.
Gazra ndihmëse:
- hidrogjen, i pastër për gazkromatografi,
- ajër, i pastër për gazkromatografi.
5.
PROCEDURA
5.1.
Përgatitja e lëndës së pasapunizueshme.
5.1.1.
Duke përdorur një mikroshiringë 500 ml, në një balon 250 ml me fund të rrumbullakët, shtohet një tretësirë me vëllim 0,1 % eikosanol-1 (mund të përdoret gjithashtu eneikosanol-1) (4.17) që përmban sasinë e eikosanol-1 afërsisht të barabartë me 10 % të përmbajtjes së alkoolit alifatik në atë pjesë të mostrës që merret për analizë. Për shembull, në 5 g të mostrës shtohet 250 ml e tretësirës eikosanol-1 0,1 % nëse është vaj ulliri ose vaj farash dhe 1 500 ml nëse është vaj i bërsisë së ullirit. Tretësira e brendshme standarde avullohet në tharje në N2.
Në balon peshohet në raport afërsisht 5 g mostër e thatë dhe e filtruar.
5.1.2.
shtohet 50 ml tretësirë etanolike e hidroksidit të kaliumit 2 N, montohet kondesori refluks dhe nxehet aparati për vlim të lehtë në banjë avulli si dhe përzihet vazhdimisht gjatë procesit të nxehjes derisa të ndodhë saponizimi (tretësira bëhet e qartë). Nxehja vazhdon për 20 minuta të tjera dhe më pas shtohet 50 ml ujë i distiluar përmes kondensatorit, më pas shkëputet kondensatori dhe balloni ftohet deri në temperaturë afërsisht 30 oC.
5.1.3.
Përmbajtja e ballonit transferohet në raport në një hinkë ndarëse me kapacitet 500 ml me ndihmën e ujit të distiluar 2 × 25 ml. Shtohet afërsisht 80 ml eter etili, tundet e gjitha vrullshëm për 30 sekonda dhe më pas lihet të shtresëzohet (shënimi 1).
Faza ujore poshtë kalohet në një hinkë të dytë ndarëse. Dy ekstraktimet e tjera realizohen në fazën ujore, në të njëjtën mënyrë, duke përdorur çdo herë 60 deri në 70 ml eter etili.
Shënimi 1. Emulsionet mund të eliminohen duke shtuar, duke përdorur si spërkatës, sasi të vogla të alkoolit etil ose alkoolit metil.
5.1.4.
Ekstraktet e eter etilit bashkohen në hinkën ndarëse dhe lahen me ujë të distiluar (50 ml për çdoherë) derisa uji larës të japë një reaksion neutral.
Largohet faza ujore, thahet me sulfat natriumi anhidrik dhe filtrohet në një ballon me kapacitet 250 ml, i cili është peshuar më parë, balloni dhe filtra lahen me sasi të vogla të eter etilit të cilat i shtohen përbërjes totale.
5.1.5.
Eteri avullohet duke e përzier lehtë në pak ml dhe më pas thahet në një vakum të lehtë ose në një rrymë azoti; tharja përfundon në një furrë në temperaturë 100oC për afërsisht 15 minuta dhe mbetjet peshohen pas ftohjes në një desikator.
5.2.
Veçimi i pjesëve alkoolike.
5.2.1.
Përgatitja e pllakave bazë TLC (4.4) zhytet plotësisht, në një tretësirë hidroksid kaliumi 0,2 N (4.5) për 10 sekonda, dhe më pas lihet të thahet në një kapuç për dy orë dhe në fund, vendosen në një furrë në temperaturë 100oC për një orë.
Pllakat merren nga furra dhe ruhen në një desikator klorur kalciumi derisa të nevojiten për përdorim. Pllakat e trajtuara duhet të përdoren brenda dy javëve.
Shënimi 2. Kur pllakat e xhelit të silicit bazë përdoren për veçimin e pjesës alkoolike, nuk është e nevojshme që substancat e pasapunizueshme të trajtohen me A1203. Vijon se të gjitha komponimet e acideve (acide yndyrore dhe të tjerat) janë mbajtur në origjinë duke marrë grupe alkooli alifatik dhe grupe të alkooli terpenik, të cilat janë të dyja të ndara qartë nga grupi sterol.
5.2.2.
Një tretësirë 95:5 sipas vëllimit të benzenit dhe acetonit futet në dhomën e zhvillimit në një thellësi afërsisht 1 cm. Në mënyrë alternative, mund të përdoret një 65:35 sipas vëllimit të përzierjes së hekzanit dhe etilit. Ena mbyllet dhe lihet për jo më pak se tridhjetë minuta për mundësuar ekuilibrin midis avullit dhe lëngut. Shiritat e letër filtrit të zhytura në eluent mund t’u ngjiten sipërfaqeve të brendshme të enës për të reduktuar kohën e zhvillimit me afërsisht një e treta dhe për të përftuar hollim të njëtrajtshëm, të rregullt të komponentëve.
Shënimi 3. Për të pasur kushte zhvillimi të mira tretësira duhet të zëvendësohet për çdo analizë.
5.2.3.
Përgatitet një tretësirë afërsisht 5 % lëndë e pasaponizueshme (5.1.5) në kloroform dhe 0,3 ml e tretësirës vijëzohet si një vijë uniformë e trashësisë minimale, me anë të mikroshiringës me kapacitet 100 ml, në një pllakë TLC në gjatësinë 2 cm nga fundi i pllakës TLC. Së bashku me origjinën, 2 deri në 3 ml tretësirë referencë e alkoolit alifatik (4.11) futen për identifikimin e grupit të alkoolit alifatik pasi të ketë përfunduar zhvillimi.
5.2.4.
Pllaka vendoset brenda dhomës së zhvillimit siç përcaktohet në pikën 5.2.2. Temperatura ruhet midis 15 dhe 20 oC. Ena mbyllet menjëherë, dhe mostra lihet të shpëlahet derisa pjesa e sipërme e tretësit të ketë arritur një distancë 1 cm nga pjesa e sipërme e pjatës. Më pas, hiqet pjata nga ena e zhvillimit dhe tretësi i avulluar në një rrymë ajri të nxehtë ose pjata lihet për pak në aspirator.
5.2.5.
Pjata spërkatet lehtë dhe në mënyrë të barabartë me tretësirën 2,7-diklorofluoreshent, kur pjata vërehet nën dritën ultravjollcë, grupi i alkoolit alifatik identifikohet nga krahasimi me alkoolet alifatike në grupin menjëherë më lart se ai, i cili është grupi i alkoolit triterpenik, të cilat përshkruhen së bashku.
Shënimi 4. Kërkesa për grupimin e grupit të alkoolit alifatik dhe të alkoolit triterpenik së bashku përcaktohet me anë të migrimit të mundshëm të disa alkooleve alifatike në grupin e alkooleve triterpenikë.
5.2.6.
Xheli i silicit i futur në zonën e përcaktuar hiqet me një spatul metalike. Materiali i hequr ndahet në fragmente të mirëfillta, dhe futet në një hinkë-filtër (3.7), shtohen 10 ml kloroformë e nxehtë, dhe përmbajtja përzihet mirë me spatulën metalike dhe filtrohet në vakum, filtrati mblidhet në ballon (3.8) i cili lidhet me hinkën-filtër.
Mbetjet brenda hinkës lahen 3 × 10 ml me eter etili duke mbledhur filtratin në të njëjtin balon të bashkuar me hinkën. Filtrati avullohet në një vëllim afërsisht 4 deri në 5 ml dhe tretësira e mbetur hidhet në një epruvetë me kapacitet 10 ml (3.9), e cila është peshuar më parë; epruveta thahet me nxehtësi drite nën një rrymë të butë azoti. Mbetjet ritreten me disa pika aceton, thahet përsëri, më pas vendoset në furrë në temperaturë 105oC për 10 minuta, largohet dhe ftohet në desikator dhe peshohet.
Mbetjet brenda epruvetës përbëhen nga pjesë alkoolike.
5.3.
Përgatitja e etereve të trimetilsilit.
5.3.1.
Reagenti për silazhim, që përbëhet nga një përzierje prej 9:3:1 sipas vëllimit (Shënimi 5) të piridinehekzametildisilazanë-trimetilklorosilan në porcion 50 ml për çdo miligram alkool, i shtohet epruvetës që përmban pjesën alkoolike, duke shmangur të gjithë përthithjen e lagështirës (Shënimi 6).
Shënimi 5. Tretësirat e gatshme për përdorim bëhen të disponueshme në treg; reagentët e silazhonim të tillë si N, 0-bis (trimetilsilil) trifluoroacetamid + 1 % trimetilklorosilan për përzierje me të njëjtin vëllim të piridinës anhidrike.
5.3.2.
Epruveta mbyllet dhe tundet me kujdes pa e rrokullisur derisa alkoolet të jenë tretur. Më pas lihet për të paktën 15 minuta në temperaturë dhome dhe më vonë centrifugohen për disa minuta; tretësira e pastër është gati për analizë gazkromatografike.
Shënimi 6. Çdo formim i opaleshencës së lehtë është normal dhe nuk shkakton ndërhyrje. Formimi i flokulatës së bardhë ose paraqitja e ngjyrës në rozë janë shenja të pranisë së lagështirës ose të përkeqësimit të reagentit. Në këtë rast prova përsëritet.
5.4.
Analizë gazkromatografi.
5.4.1.
Operacionet paraprake dhe vendosja e gjendjes së kolonës kapilare.
5.4.1.1.
Kolona kapilare montohet brenda gazkromatografit duke lidhur fillimin e kolonës me aparatin avullues i cili lidhet me sistemin e ndarjes dhe fundi i kolonës me detektorin.
Kryhet kontrolli i përgjithshëm i gazkromatografit (ngushtimi i pajisjeve të gazit, efikasiteti i detektorit, efikasiteti i sistemit të ndarjes dhe i sistemit të regjistrimit, etj.).
5.4.1.2.
Kolonat kapilare që përdoren për herë të parë duhet të kondicionohen. Pak gaz mbartës futet që të rrjedhë përmes kolonës kapilare dhe më pas ndizet gazkromatografi dhe realizohet ngrohje graduale derisa të arrihet në një temperaturë jo më pak se 20oC mbi temperaturën operative (shih shënimin 7). Kjo temperaturë ruhet për jo më pak se dy orë dhe më pas pajisja çohet në kushte operimi (rregullimi i rrjedhjes së gazit, ndezja me flakë, lidhja me regjistruesin elektronik, rregullimi i temperaturës së furrës me kolonë kapilare, detektori dhe injektori, etj) dhe sinjali rregullohet në një ndjeshmëri jo më pak se dyfishi i nivelit më të lartë të parashikuar për ekzekutimin e analizës. Shtrirja e vijës zero është lineare, pa ngritje të çfarëdo natyre dhe nuk duhet të paraqesë asnjë shenjë zhvendosjeje.
Zhvendosja negative drejtvizore është tregues i ngushtësisë jo të duhur të lidhjeve të kolonës ndërsa një zhvendosje pozitive është tregues i kondicionimit të pamjaftueshëm të kolonës.
Shënimi 7. Temperatura e ajrit duhet të jetë të paktën 20 oC më pak se temperatura maksimale e parashikuar për fazën ujore të përdorur.
5.4.2.
Zgjedhja e kushteve të veprimit.
5.4.2.1.
Kushtet e përgjithshme të veprimit janë si më poshtë:
- temperatura e kolonës: izotermi fillestar vendoset në temperaturë 180oC për tetë minuta dhe më pas programohet në 5 oC/minutë deri në temperaturë 260oC dhe 15 minuta më vonë në temperaturë 260oC,
- temperatura e aparatit të avullimit: 280oC,
- temperatura e detektorit: 290oC,
- shpejtësia lineare e gazit mbartës: heliumi 20 deri në 35 cm/s, hidrogjeni 30 deri në 50 cm/s,
- raporti i ndarjes: 1:50 në 1:100,
- ndjeshmëria e aparatit: 4 deri në 16 herë e fikatjes minimale,
- ndjeshmëria e regjistrimit: 1 deri në 2 mV fs,
- elektrogram: 30 deri në 60 cm/h,
- sasia e substancës së injektuar: 0,5 deri në 1 ml të tretësirës TMSE.
Kushtet e mësipërme mund të ndryshohen në përputhje me karakteristikat e kolonës dhe të gazkromatografit në mënyrë që të përftohen kromatogramë që përmbushin kushtet e mëposhtme:
- koha e ruajtjes së alkoolit C26 është 18 p5 minuta,
- vlera maksimale e alkoolit C22 është 80 p20 % e vlerës së shkallës së plotë për vajin e ullirit dhe 40 p20 % e vlerës së shkallës së plotë për vajin e farave.
5.4.2.2.
Kërkesat e mësipërme kontrollohen me injektim të përsëritur të përzierjes standarde TMSE të alkooleve dhe kushtet e veprimit rregullohen për të dhënë rezultatet më të mira të mundshme.
5.4.2.3.
Parametrat për bashkimin e vlerave maksimale duhet të përcaktohen në mënyrë që të merret vlerësimi i zonave të vlerave maksimale.
5.4.3.
Kryerja e analizës.
5.4.3.1.
Duke përdorur mikroshiringën me kapacitet 10 ml tërhiqet 1 ml hekzan i ndjekur nga 0,5 ml ajër dhe më pas 0,5 deri 1 ml të tretësirës së mostrës; pistoni i mikroshiringës ngrihet për të zbrazur gjilpërën.
Gjilpëra futet në septumin e pajisjes për injektim dhe pas një ose dy sekondave, tretësi injektohet shpejt dhe gjilpëra nxirret ngadalë pas afërsisht pesë sekondave.
5.4.3.2.
Regjistrimi kryhet derisa TMSE e alkooleve të pranishëm të jenë shpëlarë plotësisht. Vija zero gjithmonë i korrespondon kërkesave 5.4.1.2.
5.4.4.
Identifikimi i vlerave maksimale.
Identifikimi i vlerave maksimale individuale kryhet në përputhje me kohën e ruajtjes dhe me anë të krahasimit me përzierjen standarde TMSE, të analizuar në të njëjtat kushte.
Kromatogrami i fraksionit alkoolik të vajit të ullirit të virgjër tregohet në Figurën 1.
5.4.5.
Vlerësimi sasior.
5.4.5.1.
Zonat me vlerë maksimale të 1-eikosanolit dhe të alkooleve alifatike C22 deri në C28 llogariten me integrator elektronik.
5.4.5.2.
Përmbajtjet e secilit alkool, të shprehura në mg/100 g substancë yndyrore llogariten si më poshtë:
alkool x = Ax. ms. 100
alkool x =
Ax 7 ms 7 100
As 7 m
ku:
Ax = zona e vlerës maksimale të alkoolit ×, në milimetra katrorë;
As
=
zona e 1-eikosanolit në milimetra katrorë;
ms
=
masa e eikosanol-1 në miligramë;
m
=
masa në gramë e mostrës të nxjerrë për përcaktim.
6.
SHPREHJA E REZULTATEVE
Përmbajtjet e alkooleve individuale alifatike në mg/100 g të substancës yndyrore dhe shuma e "alkooleve alifatike totale" raportohen.
ANEKS
Përcaktimi i shpejtësisë lineare të gazit
1 deri në 3 ìl metan ose propan futen në gazkromatografin e vendosur në kushte normale veprimi dhe koha e nevojshme që metani ose propani të rrjedhë përmes kolonës nga momenti i injektimit deri në momentin që vlera maksimale e shpëlarjes (tM) të matet duke përdorur një kronometër.
Shpejtësia lineare, në cm/s jepet me L/tM, ku L është gjatësia e kolonës, në centimetra, dhe tM është koha, në sekonda, matur me kronometër.
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 1 Kromatogram i pjesës alkoolike të vajit të ullirit të virgjër.
1 = Eikosanol (SI)
2 = Dekosanol,
3 = Trikosanol,
4 = Tetrakosanol,
5 = Pentakosanol,
6 = Hekzakosanol,
7 = Heptakosanol,
8 = Oktakosanol.
>FUNDI I GRAFIKUT>
SHTOJCA V
PËRCAKTIMI I PËRBËRJES DHE PËRMBAJTJES SË STEROLEVE ME KROMATOGRAFI TË GAZIT ME KOLONË KAPILARE
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Kjo metodë përshkruan procedurën për përcaktimin steroleve individuale dhe totale të substancave yndyrore.
2.
PARIMI I METODËS
Substanca yndyrore, me një kolestanol-a të shtuar si standard të brendshëm, sapunizohet me hidroksid kaliumi në tretësirë etanolike dhe substancat e saponizueshme ekstraktohen më pas me eter etili.
Fraksioni i sterolit veçohet nga ekstrakti i pasapunizueshëm me anë të kromatografisë në një pllakë xheli prej silici bazë. Sterolet e rikuperuara nga xheli i sicilit transformohen në etere trimetil-silil dhe analizohen nga gazkromatografia me kolona kapilare.
3.
APARATI
3.1.
balon 250 ml i pajisur me kondensator refluks që ka tapa xhami të smeriluar.
3.2.
hinka ndarëse 500 ml.
3.3.
balonë 250 ml.
3.4.
Aparat i plotë për analizën me anë të kromatografisë në shtresë të hollë duke përdorur pllaka qelqi 20 × 20 cm.
3.5.
Llambë ultravjollcë me gjatësi vale 366 ose 254 nm.
3.6.
mikroshiringa 100 ml dhe 500 ml.
3.7.
Hinkë filtrimi cilindrike me ndarës poroz G3 (poroziteti 15 deri në 40 mm) me diametër afërsisht 2 cm dhe thellësi rreth 5 cm, me një lidhje të përshtatshme për filtrim në vakum dhe një tapë xhami të smeriluar të brendshme 12/21.
3.8.
balon konik me vakum 50 ml, me një tapë xhami të smeriluar të jashtme 12/21 e cila mund të lidhet me hinkën e filtrimit (3.7).
3.9.
epruvetë A 10 ml me një fund konik dhe tapë për mbyllje.
3.10.
Gazkromatograf i përshtatshëm për përdorim me kolonë kapilare, i pajisur me një sistem ndarjeje që përbëhet nga:
3.10.1.
dhomë termostatike për kolonat, në gjendje për të mbajtur temperaturën e dëshiruar me një saktësi prej p1 oC;
3.10.2.
njësi avullimi me temperaturë të rregullueshme, me një element avullimi qelqi të persilazhuar;
3.10.3.
detektor me flakë jonizimi dhe konvertues-amplifikues;
3.10.4.
integrator-regjistrues i përshtatshëm për t’u përdorur me konvertues-amplifikues (3.10.3), me kohë reagimi jo më shumë se një sekondë dhe me elektogram të ndryshueshëm.
3.11.
Kolonë kapilare prej qelqi ose silici i shkrirë me gjatësi 20 deri në 30 m, me diametër të brendshëm 0,25 to 0,32 mm, e veshur plotësisht me lëng SE-52 ose SE-54 ose lëng të ngjashëm në një trashësi uniforme nga 0,10 në 0,30 mm.
3.12.
Mikroshiringë gazkromatografi A 10 ml me gjilpërë të mprehtë.
4.
REAGENTË
4.1.
Hidroksid kaliumi, tretësirë etanolike afërsisht 2 N. Tretni 130 g hidroksid kaliumi (titullimi minimal 85 %) me ftohje në 200 ml ujë të distiluar dhe më pas arrini në një litër me etanol. Mbajeni tretësirën në shishe qelqi të errët të mbyllur mirë.
4.2.
Eter etili, pastërti analitike.
4.3.
Sulfat natriumi anhidrik, pastërti analitike.
4.4.
Pllaka qelqi të veshura me xhel silici, pa indikator fluoreshent, me trashësi 0,25 mm (të disponueshme në treg, të gatshme për përdorim).
4.5.
Hidroksid kaliumi, tretësirë etanolike 0,2 N. Tretni 13 g hidroksid kaliumi në 20 ml ujë të distiluar dhe arrini në një litër me etanol.
4.6.
Benzen, për kromatografi. (Shihni 5.2.2)
4.7.
Aceton, për kromatografi. (Shihni 5.2.2)
4.8.
Hekzan, për kromatografi. (shihni 5.2.2).
4.9.
Eter etili, për kromatografi. (shihni 5.2.2).
4.10.
Kloroformë, pastërti analitike. (shihni 5.2.2).
4.11.
Tretësira referencë për kromatografinë në shtresë të hollë: kolesterol ose fitosterole, 5 % tretësirë në kloroform.
4.12.
2,7-diklorofluorescein, 0,2 % tretësirë etanolike. Bëjeni tretësirën bazike duke shtuar disa pika të tretësirës alkoolike hidroksid kaliumi 2 N.
4.13.
Piridinë anhidrike, për kromatografi.
4.14.
Hekzametil disilazanë.
4.15.
Trimetilklorosilan.
4.16.
Tretësirat referencë të etereve sterol trimetilsilili. Për t’u përgatitur në kohën e përdorimit nga sterolet e pastra ose përzierjet e steroleve të përftuara nga vajrat që i përmbajnë ato.
4.17.
kolestanol-a, 0,2 % tretësirë (m/V) në kloroform (standard i brendshëm).
4.18.
Gaz mbartës: hidrogjen ose helium, pastërti gazkromatografike.
4.19.
Gazra ndihmëse:
- hidrogjen, pastërti gazkromatografike,
- ajër, pastërti gazkromatografike,
5.
PROCEDURA
5.1.
Përgatitja e lëndëve të pasaponizueshme.
5.1.1.
Duke përdorur mikroshiringën 500 ml futet një tretësirë alfa kolestanol me vëllim 0,2 % në kloroformë (4.17) që përmban një sasi kolestanoli që korrespondon me afërsisht 10 % të përmbajtjes së sterolit të alikuotës së mostrës të marrë për përcaktimin në ballonin 250. Për shembull, për 5 g të mostrës shtoni 500 ml të tretësirës alfa kolestanol me vëllim 0,2 % në rastin e vajit të ullirit dhe 1 500 ml për vajrat e farave ose për vajin e bërsisë së ullirit.
Avullohet në rrymë azoti deri në tharje dhe më pas peshohet saktësisht 5 g e mostrës së thatë të filtruar në të njëjtin ballon.
Vajrat dhe yndyrat me origjinë shtazore dhe bimore që përmbajnë sasi të mëdha kolesteroli mund të paraqesin një pik me një kohë ruajtje të ngjashme me atë të kolestanolit. Nëse ndodh kështu, fraksioni i steroleve duhet të analizohet dy herë dhe pa standard të brendshëm.
5.1.2.
Shtohet 50 ml i tretësirës etanolike së hidroksid kaliumit 2 N, vendoset kondensatori refluks dhe ngrohet për vlim të ngadaltë në banjë uji duke u trazuar vazhdimisht fort derisa të ndodhë saponifikimi (tretësira bëhet e qartë). Vazhdon ngrohja për 20 minuta të tjera, më pas shtohet 50 ml ujë i distiluar në krye të kondensatorit, hiqet kondensatori dhe ftohet balloni deri në temperaturën afërsisht 30 oC.
5.1.3.
Përmbajtja e ballonit transferohet në raport sasior në një hinkë ndarëse 500 ml, me anë të disa shpëlarjeve me ujë të distiluar, që arrin në total rreth 50 ml. Shtohet afërsisht 80 ml eter etili, tundet vrullshëm për afërsisht 30 sekonda dhe lihet në gjendje të qëndrueshme (shënimi 1).
Faza ujore ndahet duke e kaluar në një hinkë ndarëse të dytë. Kryhen dy ekstraktime të tjera në fazën ujore në të njëjtën mënyre, duke përdorur 60 deri në 70 ml eter etili për çdo rast.
Shënimi 1. Çdo emulsion mund të eliminohet duke shtuar sasi të vogla të alkoolit etilik dhe metilik me anë të një spërkatësi.
5.1.4.
Ekstraktet e eterit bashkohen në një hinkë ndarëse të vetme dhe lahen me ujë të distiluar (50 ml çdo herë) derisa uji për larjen të japë një reaksion neutral.
Pas largimit të ujit të larjes, thahen me sulfat natriumi anhidrik dhe filtrohen në sulfat natriumi anhidrik në një ballon të peshuar më parë me kapacitet 250 ml, duke larë hinkën dhe filtrat me sasi të vogla të eter etilit.
5.1.5.
Eteri distilohet derisa të ngelet një sasi e vogël në ml, më pas thahet në vakum të lehtë ose në rrymë azoti, tharja përfundon në një furrë në temperaturë 100 oC për afërsisht pesëmbëdhjetë minuta, dhe më pas peshohet pas ftohjes në desikator.
5,2.
Ndarja e fraksionit të sterolit.
5.2.1.
Përgatitja e pllakave bazë. Pllakat prej xheli silici (4.4) zhyten tërësisht në tretësirën entanolike 0,2 N të hidroksid kaliumit (4.5) për 10 sekonda, më pas lihen të thahen në një aparat avullimi për dy orë dhe së fundmi vendoset në një furrë në temperaturë 100oC për një orë.
Hiqet nga furra dhe mbahet në desikator me klorur kalciumi derisa të nevojitet për përdorim (pllakat e trajtuara në këtë mënyrë duhet të përdoren brenda 15 ditëve).
Shënimi 2. Kur pllakat bazë prej xhel silici përdoren për të ndarë fraksionin e sterolit nuk është e nevojshme që lëndët e pasaponizueshme të trajtohen me alumin. Në këtë mënyrë të gjitha komponimet e acidit (acidet yndyrore dhe të tjerë) mbahen në linjë vrojtimi dhe grupi i steroleve ndahet qartë nga grupi i alkooleve alifatike dhe triterpene.
5.2.2.
Një përzierje benzeni/acetoni 95:5 (v/v) vendoset në pjatë, në dhomën e zhvillimit, në një thellësi afërsisht 1 cm. Si alternativë mund të përdoret një përzierje 65:35 (v/v) hekzan/eter etili. Mbyllet dhoma me kapakun e përshtatshëm dhe si rrjedhim lihet përafërsisht për tridhjetë minuta në mënyrë që të vendoset ekuilibri lëng-avull. Shiritat e letër filtrit që zhyten në eluent mund të vendosen në sipërfaqet e brendshme të dhomës. Kjo redukton kohën e zhvillimit me afërsisht një të tretën dhe sjell një shpëlarje të njëtrajtshme dhe të rregullt të komponentëve.
Shënimi 3. Përzierja duhet të zëvendësohet për çdo provë, në mënyrë që të arrihen kushte shpëlarjeje shumë të përshtatshme.
5.2.3.
Përgatitet një tretësirë afërsisht 5 % e lëndëve të pasaponizueshme (5.1.5) në kloroformë dhe duke përdorur një mikroshiringë 100 ml, vendosni në një pllakë kromatografike (5.2.1) 0,3 ml afërsisht 2 cm nga njëri skaj në një shtresë që të jetë sa më e hollë dhe uniforme. Në përputhje me shtresën vendosen 2 deri në 3 ml tretësirë referencë steroli (4.11) në një skaj të pllakës në mënyrë që grupi i steroleve të identifikohet pas zhvillimit.
5.2.4.
Pllaka vendoset në dhomën e zhvillimit të përgatitur siç specifikohet në 5.2.2. Temperatura e ambientit duhet të ruhet nga 15 deri në 20oC. Dhoma mbyllet menjëherë me një kapak dhe lihet të shpëlahet derisa fillimi i tretësit të arrijë afërsisht 1 cm nga skaji i sipërm i pllakës. Hiqet pllaka nga dhoma e zhvillimit dhe tretësi avullohet në një rrjedhë ajri të nxehtë ose duke e lënë pllakën për pak në një aspirator.
5.2.5.
Pllaka spërkatet pak dhe në mënyrë të njëtrajtshme me tretësirën 2,7-diklorofluroshent. Kur pllaka vëzhgohet nën rrezen ultravjollcë, grupi i sterolit mund të identifikohet përmes lidhjes së tij me njollën e përftuar nga tretësira referencë. Me laps të zi shënohen kufijtë e grupit përgjatë skajeve të fluoreshentit.
5.2.6.
Duke përdorur një spatul metalike gërryhet xheli silic në zonën e shënjuar. Materiali i hequr, i grimcuar mirë, vendoset në hinkën e filtrimit (3.7). Shtohet 10 ml kloroformë e nxehtë, përzihet me kujdes me spatulën metalike dhe filtrohet në vakum, duke e mbledhur filtratin në ballonin konik (3.8) ngjitur me hinkën e filtrimit.
Mbetjet lahen në ballon tre herë me eter etili (përafërsisht 10 ml çdo herë) duke mbledhur filtratin në të njëjtin ballon ngjitur me hinkën. Filtrati avullohet deri në një vëllim nga 4 deri në 5 ml, tretësira e mbetur kalohet në epruvetën 10 ml të peshuar më parë (3.9), avullohet deri në tharje me ngrohje të lehtë në një rrjedhë të butë azoti, arrihet vëllimin përsëri duke përdorur disa pika acetoni, avullohet përsëri deri në tharje, vendoset në një furrë në temperaturë 105oC për afërsisht 10 minuta dhe më pas lihet të ftohet në një desikator dhe peshohet.
Mbetjet në epruvetë përbëhen nga fraksioni i sterolit.
5.3.
Përgatitja e eter trimetilsililit.
5.3.1.
Shtohet reagenti i silazhimit, që përbëhet nga përzierja 9:3:1 (v/v/v) e piridinës/disilazan hekzametili/klorosilanë trimetili (shënimi 4) në raportin 50 ml për çdo miligram steroli në epruvetën që përmban fraksion steroli, duke shmangur çdo thithje lagështire (shënimi 5).
Shënimi 4. Tretësirat që janë gati për përdorim janë të disponueshme në treg. Reagentë të tjerë silazhues të tillë si, për shembull, bis-trimetilsilil, acetamid trifluori + 1 % klorosilanë trimetili, që duhet të hollohen me një vëllim të barabartë piridine anhidrike, gjithashtu disponohen.
5.3.2.
Mbyllet epruveta, tundet me kujdes (pa e rrokullisur) derisa sterolet të jenë tretur plotësisht. Mbahet për të paktën 15 minuta në temperaturë ambienti dhe më pas centrifugohet për disa minuta. Tretësira e pastër është gati për analizë gazkromatografike.
Shënimi 5. Opaleshenca e pakët që mund të formojë është normale dhe nuk shkakton ndonjë interferencë. Formimi i flokulatës së bardhë ose paraqitja e ngjyrës në rozë janë tregues të pranisë së lagështirës ose të përkeqësimit të reagentit. Nëse ndodh kjo, prova duhet të përsëritet.
5.4.
Analiza gazkromatografike.
5.4.1.
Operacionet paraprake, paketimi i kolonës.
5.4.1.1.
Kolona vendoset në gazkromatograf, duke bashkuar fundin e pjesës hyrëse me aparatin e avullimit të lidhur me sistemin e ndarjes dhe fundin e pjesës dalëse me detektorin.
Kryhen kontrolle të rregullta në njësinë e gazkromatografit (rrjedhjet nga rrjetet e gazit, efikasiteti i detektorit, efikasiteti i sistemit të ndarjes dhe sistemit të regjistrimit, etj.).
5.4.1.2.
Nëse kolona përdoret për herë të parë, rekomandohet që t’i nënshtrohet kondicionimit. Një rrjedhë e lehtë gazi kalohet përmes kolonës dhe më pas ndizet njësia e gazkromatografit dhe fillon ngrohja graduale deri në një temperaturë të paktën 20oC mbi temperaturën e punës (shënimi 6). Kjo temperaturë mbahet për të paktën dy orë, më pas vendoset e gjithë njësia në regjim operimi (rregullimi i rrjedhjeve të gazit dhe ndarja, ndezja e flakës, lidhja me regjistruesin elektronik, rregullimi i temperaturës së dhomës së kolonës, të detektorit dhe të injektorit, etj.) dhe më pas regjistrohet sinjali me një ndjeshmëri të paktën dy herë më shumë se ajo e synuar për analizën. Drejtimi i vijës zero duhet të jetë linear, pa vlera maksimale të asnjë lloji, dhe nuk duhet të ketë zhvendosje.
Zhvendosja negative e vijës së drejtë tregon rrjedhje nga lidhjet e kolonës; një zhvendosje pozitive tregon kondicionim të papërshtatshëm të kolonës.
Shënimi 6. Temperatura e kondicionimit duhet të jetë gjithmonë të paktën 20oC më pak se temperatura maksimale e specifikuar për fazën stacionare të përdorur.
5.4.2.
Zgjedhja e kushteve të operimit.
5.4.2.1.
Kushtet e rekomanduara të operimit janë si më poshtë:
- temperatura e kolonës: 260 p5oC,
- temperatura e aparatit të avullimit: 280oC,
- temperatura e detektorit: 290oC,
- shpejtësia lineare e gazit mbartës: heliumi 20 deri në 35 cm/s, hidrogjeni 30 deri në 50 cm/s,
- raporti i ndarjes: nga 1:50 deri në 1:100,
- ndjeshmëria e instrumentit: nga 4 deri në 16 herë e fikatjes minimale,
- ndjeshmëria e regjistrimit: 1 deri në 2 mV f.s.,
- elektrogram: 30 deri në 60 cm/orë,
- sasia e substancës së injektuar: 0,5 deri në 1 ml të tretësirës TMSE.
Këto kushte mund të ndryshojnë sipas karakteristikave të kolonës ose gazkromatografit në mënyrë që të përftohen kromatogramë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- koha e ruajtjes së beta sitosterolit duhet të jetë 20 p5 minuta,
- vlera maksimale e kampesterolit duhet të jetë: për vajin e ullirit (përmbajtja mesatare 3 %) 15 p5 % e vlerës së plotë; për vajin e sojës (përmbajtja mesatare 20 %) 80 p10 % e vlerës së plotë,
- të gjitha sterolet e pranishme duhet të ndahen. Përveç ndarjes, vlerat maksimale gjithashtu duhet të shpërbëhen plotësisht, d.m.th trajektorja e vlerës duhet të kthehet tek vija zero para se të shkojë në vlerën tjetër maksimale. Megjithatë, shpërbërja jo e plotë mund të lejohet me kusht që vlera maksimale në TRR 1,02 të kuantifikohet duke përdorur pozicionin pingul.
5.4.3.
Procedura analitike.
5.4.3.1.
Duke përdorur mikroshiringën 10 ml merret 1 ml hekzan, tërhiqet 0,5 ml ajër dhe më pas 0,5 deri në 1 ml e tretësirës së mostrës. Ngrihet pistoni i shiringës më tej në mënyrë që të zbrazet gjilpëra. Gjilpëra futet përmes membranës së njësisë së injeksionit dhe pas një deri në dy sekonda injektohet me shpejtësi, më pas hiqet ngadalë gjilpëra pas pesë sekondash.
5.4.3.2.
Vazhdon regjistrimi derisa TMSE e steroleve të pranishëm të jenë shpëlarë plotësisht
Vija bazë duhet të vazhdojë të përmbushë kërkesat (5.4.1.2).
5.4.4.
Identifikimi i vlerës maksimale.
Çdo vlerë maksimale identifikohet në bazë të kohës së ruajtjes dhe duke bërë krahasimin me përzierjet TMSE të steroleve të analizuara nën të njëjtat kushte.
Sterolet shpëlahen në rendin e mëposhtëm: kolesterol, brassikasterol, 24-metilen kolesterol, kampesterol, kampestanol, stigmasterol, D7-kampesterol, D5,23-stigmastadienol, klerosterol, b-sistosterol, sitostanol, D5-avenasterol, D5,24-stigmastadienol, D7-sigmastenol, D7-avenasterol.
Koha e ruajtjes për sitosterolin për kolonat SE-52 dhe SE-54 tregohet në tabelën 1.
Figurat 1 dhe 2 ilustrojnë kromatogramët e zakonshëm për disa vajra.
5.4.5.
Vlerësimi sasior.
5.4.5.1.
Duke përdorur integratorin llogariten zonat e alfa-kolestanolit dhe vlerat maksimale të steroleve. Anashkalohen vlerat maksimale për çdo komponim që nuk përfshihet në ato të renditura në tabelën 1. Koeficienti i reagimit për alfa kolestanolin duhet të jetë i barabartë me 1.
5.4.5.2.
Përqendrimi i çdo steroli në mg/100 g të materialit yndyror llogaritet si më poshtë:
sterol x = Ax. ms. 100
sterol x =
Ax 7 ms 7 100
As 7 m
ku:
Ax = zona e vlerës maksimale për sterolin ×, në milimetra katrorë;
As
=
zona e vlerës maksimale të alfa-kolestanolit ×, në milimetra katrorë;
ms
=
masa e alfa-kolestanolit të shtuar, në miligramë;
m
=
masa e mostrës të përdorur për përcaktim, në gramë.
6.
SHPREHJA E REZULTATEVE
6.1
Regjistrohet çdo përqendrim individual i sterolit si mg/100 g i materialit yndyror dhe sasia e tyre si "sterole totale".
6.2
Llogaritet përqindja e çdo steroli nga raporti i zonës përkatëse të vlerës maksimale me zonën e vlerës maksimale totale për sterolet.
% e sterolit x = ÓA. 100
% e sterolit x =
Ax
ÓA
. 100
ku:
Ax = zona e vlerës maksimale për x;
ÓA
=
zona e vlerës maksimale totale për sterolet.
ANEKS
Përcaktimi i shpejtësisë lineare të gazit
Me gazkromatografin e vënë në kushte normale operimi, injektohen 1 deri në 3 ml metan (ose propan) dhe matet koha që duhet që gazi të kalojë përmes kolonës nga koha e injektimit deri në kohën në të cilën paraqitet vlera maksimale (tM).
Shpejtësia lineare në cm/s jepet me L/tM, ku L është gjatësia e kolonës në centimetra dhe tMis koha e matur në sekonda.
>TABELA>
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 1
Gazkromatogrami i fraksionit të sterolit të vajit të ullirit të parafinuar
>FUNDI I GRAFIKUT>
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 2
Gazkromatogrami i fraksionit të sterolit të vajit të ullirit të rafinuar
>FUNDI I GRAFIKUT>
SHTOJCA VI
PËRCAKTIMI I ERITRODIOLIT DHE UVAOLIT
HYRJE
Eritrodioli (zakonisht i njohur si eritrodiol glikol dhe uvaoli së bashku) është një përbërës i fraksionit të pasaponizueshëm, karakteristik për disa lloje të substancave yndyrore. Ai gjendet në përqendrime shumë më të mëdha në vajin e ullirit nga tretësit e ekstraktuar sesa në vajrat e tjera si vaji i ullirit i presuar dhe vaji i farave të rrushit, të cilët gjithashtu përmbajnë eritrodiol, dhe prania e tij mund të tregojë praninë e vajit të ullirit nga tretësit e ekstraktuar.
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Metoda përshkruan procedurën për diktimin e eritrodiolit në substancat yndyrore.
2.
PARIMI I METODËS
Substanca yndyrore saponifikohet me hidroksid kaliumi në tretësirë etanolike metanolike. Fraksioni i pasaponizueshëm ekstraktohet më pas me eter etili dhe pastrohet me anë të kalimit në një kolonë me alumina.
Lëndët e pasaponizueshme i nënshtrohen kromatografisë në shtresë të hollë në një pllakë prej xhel silici derisa grupet që i përkasin fraksioneve të sterolit dhe eritrodiolit të jenë ndarë. Eritrodioli dhe sterolet e rikuperuara nga pllaka transformohen në etere trimetilsilili dhe përzierja analizohet me gazkromatografi.
Rezultati shprehet si përqindja e eritrodiolit në përzierjen e eritrodiolit dhe steroleve.
3.
APARATI
3.1.
Aparati i përshkruar në shtojcën V (përcaktimi i përmbajtjes së steroleve).
4.
REAGENTË
4.1.
Reagentët e përshkruar në shtojcën V (përcaktimi i përmbajtjes së steroleve).
4.2.
Tretësira referencë e eritrodiolit, 0,5 % tretësirë në kloroformë.
5.
PROCEDURA
5.1.
Përgatitja e lëndëve të pasaponizueshme.
Siç përshkruhet në paragrafin 5.1.2 të shtojcës V.
5.2.
Ndarja e eritrodiolit dhe e steroleve.
5.2.1.
Shihni paragrafin 5.2.1 të shtojcës V.
5.2.2.
Shihni paragrafin 5.2.2 të shtojcës V.
5.2.3.
Përgatitet 5 % tretësirë e lëndëve të pasaponizueshme në kloroformë.
Duke përdorur mikroshiringën 0,1 ml, vendoset një pjatë kromatografike me 0,3 ml tretësirë afërsisht 1,5 cm nga buza e poshtme, e cila është sa më e hollë dhe uniforme.
Në një skaj të pllakës vendosen disa mikrolitra tretësirë e kolesterolit dhe eritrodiolit që të shërbejnë si referencë.
5.2.4.
Pllaka vendoset në dhomën e zhvillimit të përgatitur siç specifikohet në 5.2.1. Temperatura e ambientit duhet të jetë rreth 20oC. Dhoma mbyllet menjëherë me një kapak dhe lihet të shpëlahet derisa fillimi i tretësit të arrijë afërsisht 1 cm nga skaji i sipërm i pllakës. Hiqet pllaka nga dhoma e zhvillimit dhe avullohet tretësi në një rrjedhë ajri të nxehtë.
5.2.5.
Pllaka spërkatet pak dhe në mënyrë të njëtrajtshme me tretësirën alkoolike 2,7-diklorofluroshent. Kur pllaka vëzhgohet nën rrezen ultravjollcë, grupet e sterolit dhe eritrodiolit mund të identifikohen përmes lidhjes me tretësirën referencë. Shënjohet me një pikë jashtë skajeve të fluoreshentit.
5.2.6.
Duke përdorur një spatul metalike gërryhet xheli silic në zonat e shënjuara. Materiali i pllakës vendoset në një ballon 50 ml. Shtohet 15 ml kloroformë e nxehtë, tundet mirë dhe filtrohet përmes një hinke me një disku qelqi i sinteruar në mënyrë që xheli silic të transferohet në filtër. Lahet tre herë me kloroformë të nxehtë (10 ml çdo herë) duke mbledhur filtratin në një ballon 100 ml. Avullohet filtrati në një vëllim 4 deri në 5 ml, transferohet në një gyp centrifugimi 10 ml me fund konik, thahet me ngrohje të pakët në një rrymë azoti dhe peshohet.
5.3.
Përgatitja e trimetilsilil estereve
Siç përshkruhet në paragrafin 5.3 të shtojcës V.
5.4.
Analiza gazkromatografike
Siç përshkruhet në paragrafin 5.4 të metodës më sipër. Kushtet e veprimit të gazkromatografit në analizë duhet të jenë të tilla që të kryhet analiza e sterolit dhe të ndahet TMSE nga eritrodioli dhe uvaoli.
Pasi të jetë injektuar mostra, vazhdon regjistrimi derisa sterolet e pranishme, eritrodioli dhe uvaoli të shpëlahet. Më pas identifikohen vlerat maksimale (koha e ruajtjes për eritrodiolin dhe uvaolin lidhur me beta sitosterolin është rreth 1,45 dhe 1,55 përkatësisht) dhe llogariten zonat për sterolet.
6.
SHPREHJA E REZULTATEVE
Eritrodiol % = A1 + A2 + Ó Asterole × 100
Eritrodiol % =
A1 + A2
A1 + A2 + Ó Asterole
× 100
ku:
A1
= zona e vlerës maksimale për eritrodiolin në milimetra katrorë;
A2
= zona e vlerës maksimale për uvaolin në milimetra katrorë;
Ó Asterole
= zona e vlerës maksimale për sterolet në milimetra katrorë;
Rezultati shprehet me një presje dhjetore.
SHTOJCA VII
PËRCAKTIMI I ACIDEVE YNDYRORE NË POZICIONIN 2 NË TRIGLICERIDET E VAJRAVE DHE YNDYRAVE
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Ky standard përshkruan metodën për përcaktimin e përbërjes së atij fraksioni të acideve yndyrore të vajit ose yndyrës që është esterifikuar në pozicionin 2 (ose në pozicionin e brendshëm) të glicerolit.
2.
FUSHA E ZBATIMIT
Ky standard është i zbatueshëm për vajrat dhe yndyrat që kanë pikë shkrirjeje poshtë temperaturës 45oC, për shkak të veçorive të veprimit të lipazës pankreatike.
Ai nuk është i zbatueshëm pa përjashtim për vajrat dhe yndyrat që përmbajnë sasi të konsiderueshme: të acideve yndyrore me 12 ose më pak atome karboni (vaji i arrës së kokosit dhe vaji i bërthamës së palmave, yndyra e qumështit), ose të acideve yndyrore tejet të pangopura (me më shumë se katër lidhje dyfishe) që përmbajnë 20 ose më shumë atome karboni (vaji i peshkut dhe vaji shtazor detar), ose të acideve yndyrore që përmbajnë grupe të oksigjenuara, përveç grupit të acidit.
3.
PARIMI
Neutralizimi i mundshëm i vajrave të acidit dhe yndyrave në një tretës. Pastrimi duke kaluar në një kolonë me alumina. Hidroliza e pjesshme e triglicerideve me lipazën pankreatike gjatë një kohe të përcaktuar. Ndarja e monoglicerideve të formuara me anë të kromatografit në shtresë të hollë dhe metanoliza e këtyre monoglicerideve. Analiza e këtyre metil estereve me anë të gazkromatografit të lëngshëm.
4.
APARATI
4.1.
ballon me fund të rrumbullakët 100 ml.
4.2.
ballon me fund të rrumbullakët 25 ml, me tapë të smeriluar.
4.3.
kondensator ajri 1 m i gjatë, për t’iu përshtatur ballonit 4.2.
4.4.
ballon konik 250 ml.
4.5.
gotë kimike 50 ml.
4.6.
hinkë ndarëse 500 ml.
4.7.
Kolonë qelqi kromatografike, me diametër të brendshëm 13 mm, 400 mm gjatësi, e pajisur me një disk qelqi të frituar dhe me një tapë.
4.8.
gyp centrifugimi 10 ml, me tapë xhami të smeriluar.
4.9.
byretë 5 ml, të shkallëzuar në 0,05 ml.
4.10.
shiringë hipodermike 1 ml, të pajisur me një gjilpërë të hollë.
4.11.
Mikroshiringë, për të futur pika 3 deri në 4 ml.
4.12.
Shpërndarës për kromatografi në shtresë të hollë.
4.13.
Pllaka qelqi për kromatografi në shtresë të hollë, 20 × 20 cm.
4.14.
Enë qelqi zhvillimi për kromatografi në shtresë të hollë, me kapak xhami të smeriluar, të përshtatshëm për pjatat 20 × 20.
4.15.
Spërkatës për kromatografi në shtresë të hollë.
4.16.
Furrë e përshtatur në temperaturë 103 p2oC.
4.17.
Termostat i përshtatur për temperatura nga 30 deri në 45oC në brenda 0,5 oC.
4.18.
Aparat avullimi rrotullues.
4.19.
Centrifugë elektrike me dridhje, që mundëson përzierje të vrullshme të gypit të centrifugimit.
4.20.
Llambë ultravjollcë për ekzaminimin e pllakave në shtresë të hollë.
Për kontrollin e aktivitetit të lipazës:
4.21.
matës pH.
4.22.
Përzierës spiral.
4.23.
byretë 5 ml.
4.24.
Kronometër.
Për përgatitjen e mundshme të lipazës:
4.25.
Përzierës laboratori, i përshtatshëm për shpërbërjen dhe përzierjen e materialeve heterogjene.
5.
REAGENTË
5.1.
n-hekzan, ose, në pamundësi të kësaj, naftë e lehtë (bp 30 deri në 50oC), cilësi kromatografike.
5.2.
2-propanol, ose etanol, 95 % (v/v), cilësi analitike e reagentit.
5.3.
2-propanol, ose etanol, tretësirë ujore 1/1.
5.4.
Dietil eter, pa perokside.
5.5.
Aceton.
5.6.
Acid formik, të paktën 98 % (m/m).
5.7.
Tretës zhvillues: përzierje e n-hekzanit (5.1), eter dietilit (5.4) dhe acidit formik (5.6) në proprocione 70/30/1 (v/v/v).
5.8.
Alumini i aktivizuar për kromatografi, neutral, grada Brockmann I.
5.9.
Pluhur silici, me lidhës, me cilësi të përshtatshme për kromatografi në shtresë të hollë.
5.10.
Lipazë pankreatike me cilësi të përshtatshme (shënimet 1 dhe 2).
5.11.
Hidroksid natriumi, 120 g/l tretësirë ujore.
5.12.
Acid hidroklorik, tretësirë ujore 6 N.
5.13.
Klorur kalciumi (CaCl2), 220 g/l tretësirë ujore.
5.14.
Kolatë natriumi (cilësi enzimatike), 1 g/l tretësirë ujore.
5.15.
Tretësirë buferike: 1 M tretësirë ujore e tris-hidroksimetilaminometanit çohet në pH 8 duke shtuar acid hidroklorik (5.12) (kontrollohet me potenciometër).
5.16.
Fenolftaleinë, 10 g/l tretësirë në 95 % (v/v) etanol.
5.17.
2m,7m-diklorofluoshent, 2 g/l tretësirë në 95 % (v/v) etanol, alkalinë pjesërisht e shkrirë me anë të shtimit të një pike tretësirë hidroksid natriumi 1 N për 100 ml.
Për kontrollin e aktivitetit të lipazës:
5.18.
Vaj i neutralizuar.
5.19.
Hidroksid natriumi, tretësirë ujore 0,1 N.
5.20.
Kolatë natriumi (cilësi enzimatike), 200 g/l tretësirë ujore.
5.21.
Gomë arabike, 100 g/l tretësirë ujore.
6.
PËRGATITJA E MOSTRËS
Nëse mostra ka aciditet më pak se 3 %, të përcaktuar sipas shtojcës II, pastrohet direkt në alumina sipas 6.2.
Nëse mostra ka aciditet mbi 3 %, të përcaktuar sipas shtojcës II, neutralizohet nga alkalina në praninë e një tretësi sipas 6.1, më pas kalohet në alumina sipas 6.2.
6.1.
Neutralizimi me alkal në praninë e tretësit
Në një hinkë ndarëse (4.6) futet rreth 10 g e vajit bruto dhe shtohet 100 ml hekzan (5.1), 50 ml të 2-propanol (5.2), disa pika tretësirë fenolftaleinë (5.16), dhe një sasi të tretësirës hidroksid kaliumi (5.11) që i korrespondon aciditetit të lirë të vajit 0,3 % tepricë. Tundet vrullshëm për një minutë, shtohet 50 ml ujë i distiluar, tundet përsëri dhe lihet në gjendje të qëndrueshme.
Pas ndarjes, hiqet shtresa e poshtme e sapunit. Gjithashtu hiqet çdo shtresë ndërmjetëse (mucilagë, lëndë e patretshme). Tretësira e hekzanit lahet nga vaji i neutralizuar me porcionet e njëpasnjëshme 25 deri në 30 ml të tretësirës 2-propanol (5.3) derisa ngjyra rozë e fenolftaleinës të zhduket.
Hiqet shumica e hekzanit me anë të distilimit në vakum në aparatin e avullimit rrotullues (4.18), thahet vaji në temperaturë 30 deri në 40oC në vakum me ndihmën e një rryme azoti të pastër derisa hekzani të largohet plotësisht.
6.2.
Pastrimi përmes oksid aluminit
Përgatitet një suspension prej 15 g oksid alumini të aktivizuar (5.8) në 50 ml hekzan (5.1) dhe duke e trazuar hidheni në kolonën kromatografike (4.7). Oksidi i aluminit dekantohet njëtrajtësisht dhe niveli i tretjes lihet të bie brenda 1 deri në 2 mm mbi absorbentin. Me kujdes hidhet në kolonë një tretësirë prej 5 g e vajit në 25 ml hekzan (5.1); mblidhen të gjitha mbetjet nga kolona në një ballon me fund të rrumbullakët (4.1).
7.
Përgatitja e pllakave kromatografike
Pastrohen mirë pllakat e qelqit (4.13) me etanol, naftë të lehtë dhe aceton për të eliminuar çdo gjurmë të lëndës yndyrore.
Në një ballon konik (4.4) vendosen 30 g pluhur silici (5.9). Shtohet 60 ml ujë i distiluar. Mbyllet dhe tundet vrullshëm për një minutë. Lëngu larës kalohet menjëherë në një shpërndarës (4.12) dhe pllakat e pastra pastrohen me një shtresë me 0,25 mm trashësi.
Thahen pllakat në ajër për 15 minuta dhe më pas për një orë në furrë (4.16) në temperaturë 103 p2 oC. Para përdorimit pllakat ftohen në desikator në temperaturë dhome.
Pllakat e përgatitura janë të disponueshme në treg.
8.
PROCEDURA
8.1.
Hidroliza me lipazë pankreatike.
Në një gyp centrifugimi (4.8) peshohet rreth 0,1 g e mostrës së përgatitur, nëse mostra është vaj i lëngshëm veprohet direkt më poshtë.
Shtohet 20 mg lipazë (5.10) dhe 2 ml e tretësirës buferike (5.15). Tundet mirë, por me kujdes, dhe më pas shtohet 0,5 ml e tretësirës kolatë natriumi (5.14) dhe 0,2 ml e tretësirës klorur kalciumi (5.13). Mbyllet gypi me tapën e smeriluar, tundet me kujdes (shmangni lagien e tapës) dhe gypi vendoset menjëherë në termostat (4.17) të ruajtur në temperaturë 40 p0,5oC dhe tundet për ekzaktësisht një minutë.
Hiqet gypi nga termostati dhe përzihet vrullshëm me anë të një centrifuge elektrike (4.19) për saktësisht dy minuta.
Ftohet menjëherë në ujë të rrjedhshëm; shtohet 1 ml e acidit hidroklorik (5.12) dhe 1 ml dietil eterit (5.4). Mbyllet dhe përzihet vrullshëm me anë të centrifugës elektrike. Lihet në gjendje të qëndrueshme dhe hiqet shtresa organike me anë të shiringës (4.10), nëse është e nevojshme pas centrifugimit.
8.2.
Ndarja e monoglicerideve me anë të kromatografisë në shtresë të hollë
Ekstrakti aplikohet në pllakën kromatografike me mikroshiringë (4.11), rreth 1,5 cm nga skaji fundor, në një linjë të hollë dhe uniformë sa më ngushtë që të jetë e mundur. Vendoset pllaka në një enë zhvillimi tejet të ngopur (4.14) dhe zhvillohet me tretësin zhvillues (5.7) në temperaturë rreth 20oC, deri në 1 cm nga skaji i fillimit të pllakës.
Pllaka thahet në ajër në temperaturën e rezervuarit, dhe spërkatet me tretësirën 2m,7m-diklorofluoreshent (5.17). Identifikohet grupi i monoglicerideve (Rf rreth 0,035) në rreze ultravjollcë (4.20).
8.3.
Analiza e monoglicerideve me anë të gazkromatografit të lëngshëm.
Hiqet grupi i përftuar në pikën 8.2 me ndihmën e një spatule (shmanget largimi i përbërësve që ngelin në vijën bazë) dhe transferohet në ballonin e metilimit (4.2).
Silici i mbledhur trajtohet në mënyrë të drejtpërdrejt nëpërmjet metodave të përshkuara në shtojcën X B alternative në mënyrë që të shndërrohen monogliceridet në metil estere, dhe më pas shqyrtohen esteret nëpërmjet gazkromatografisë të përshkruar në shtojcën X A.
9.
SHPREHJA E REZULTATEVE
Përbërja e acidit yndyror në pozicionin 2 llogaritet me një shifër dhjetore (shënimi 3).
10.
SHËNIME
Shënimi 1: Kontrolli i aktivitetit të lipazës
Emulsioni i vajit përgatitet duke tundur përzierjen 165 ml të tretësirës së gomës arabike (5.21), 15 g të akullit të grimcuar dhe 20 ml të një vaji të neutralizuar (5.18) në një përzierës të përshtatshëm.
Në një gotë kimike (4.5) vendoset 10 ml e këtij emulsioni, i ndjekur më pas nga 0,3 ml të tretësirës kolatë natriumi (5.20) dhe 20 ml ujë i distiluar.
Gota kimike vendoset në një termostat të ruajtur në temperaturë 37 p0,5oC (shënimi 4); futen elektrodat e matësit të pH (4.21) dhe një përzierës spiral (4.22).
Nëpërmjet byretës (4.23) shtohet me pika tretësira e hidroksid natriumit (5.19) derisa pH të arrijë 8,5.
Shtohet mjaftueshëm suspension ujor të lipazës (shihni më poshtë). Pasi matësi i pH të tregojë pH 8,3, ndizet kronometri (4.24) dhe hidhet tretësirë e hidroksid natriumit (5.19) në një masë të tillë që të ruhet pH në vlerën 8,3. Lexohet vëllimi i tretësirës alkaline të konsumuar çdo minutë.
Regjistrohen vëzhgimet në formën e një grafiku, duke përdorur leximet e kohës si abshisa dhe si ordinata lexohen ml e tretësirës alkalinë të nevojshme për të ruajtur pH të qëndrueshëm. Duhet të përtohet një grafik linear.
Suspensioni i lipazës të përmendur më lart është 1 për një mijë (m/m) suspensione në ujë. Për çdo provë duhet të përdoret mjaftueshëm suspension në mënyrë që rreth 1 ml e tretësirës alkaline të konsumohet në kater deri në pesë minuta. Zakonisht nevojitet rreth 1 deri në 5 mg i pluhurit.
Njësia e lipazës përcaktohet si sasia e enzimës e cila do çlirojë 10 m-ekuivalentë të acidit për minutë. Më pas aktiviteti A i pluhurit të përdorur, i matur në njësitë e lipazës për mg, jepet me formulën:
Shënimi 1: A = V × 10
A =
V × 10
m
ku V është numri i tretësirës së hidroksid natriumit (5.19) i konsumuar për minutë, llogaritur nga grafiku, m është masa në mg, e porcionit të provës së pluhurit.
Shënimi 2: Përgatitja e lipazës
Lipazat me aktivitet lipaze të kënaqshme janë të disponueshme në treg. Mirëpo ato mund të përgatiten dhe në laborator si më poshtë:
Ftohen 5 kg pankreas i freskët derri në temperaturë 0 oC; hiqet yndyra e ngurtë përreth si dhe indet lidhëse dhe thërrmohet në një përzierës në mënyrë të përftohet një lëng kremoz. Trazohet ky krem me trazuesin (4.25) për katër orë deri në gjashtë orë me 2,5 l aceton anhidrik dhe cetrifugohet. Ekstraktohet mbetja tre herë më shumë me të njëjtin vëllim acetoni, më pas dy herë me 1/1 (V/V) përzierje të acetonit dhe dietil eterit, dhe dy herë me dietil eteri.
Thahet mbetja në vakum për 48 orë për të përftuar një pluhur të qëndrueshëm, i cili duhet të ruhet në frigoriferë.
Shënimi 3: Në çdo rast është e këshillueshme të përcaktohet përbërja e acideve yndyrore totale të të njëjtës mostër, pasi krahasimi me përbërjen e acideve në pozicionin 2 do të ndihmojë në interpretimin e shifrave të përftuara.
Shënimi 4: Temperatura e hidrolizës vendoset në temperaturë 37oC, pasi përdoret vaj i lëngshëm. Megjithatë temperatura vendoset në 40oC për mostrën e provës, në mënyrë që të mundësohet shqyrtimi i yndyrave me pika shkrirjeje deri në temperaturën 45oC.
SHTOJCA VIII
PËRCAKTIMI I PËRBËRJES SË TRILINOLEINIT.
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Përcaktimi i përbërjes së trigliceridit në vajrat e ullirit, për sa i përket numrit të tyre ekuivalent të karbonit nëpërmjet kromatografisë së e lëngët me presion të lartë.
Ky standard përshkruan metodën e ndarjes dhe përcaktimin sasior të përbërjes së trigliceridit në vajrat bimore në lidhje me peshën e tyre molekulare dhe nivelin e pangopjes si një funksion i numrit të tyre ekuivalent të karbonit (shihni shënimin 1).
2.
FUSHA E ZBATIMIT
Ky standard është i zbatueshëm për të gjitha vajrat bimore që përmbajnë të triglicerideve të acideve yndyrore me zinxhir të gjatë. Metoda është veçanërisht e zbatueshme për detektimin e pranisë së sasive të vogla të vajrave me veti gjysmë tharëse (të pasur në acid linoleik) në vajrat bimore që përmbajnë acid oleik si acidin yndyror të pangopur mbizotërues, si vaji i ullirit.
3.
PARIMI
Ndarja e triglicerideve sipas numrit të tyre ekuivalent të karbonit nëpërmjet kromatografisë së lëngët me presion të lartë (polaritet me fazë të kundërt) dhe interpretimi i kromatogramëve.
4.
APARATI
4.1.
Kromatograf i lëngët me presion të lartë, që mundëson kontrollin termostatik të temperaturës së kolonës.
4.2.
Njësi injektimi për administrim 10 ml.
4.3.
Detektor: refraktometër diferencial. Ndjeshmëria në shkallë të plotë duhet të jetë të paktën 10-% njësi e indeksit përthyes.
4.4.
Kolona: tub çeliku i pandryshkshëm me gjatësi 250 mm dhe me diametër të brendshëm 4,5 mm, paketuar me copa silici me diametër 5 mm me 22 deri në 23 % karbon në formën e oktadecilsilanës (shënimi 2).
4.5.
Regjistrues dhe/ose integrator.
5.
REAGENTË
Reagentët duhet të kenë cilësi analitike. Tretësit për shpëlarje duhet të çgasifikohen, dhe mund të riciklohen disa herë pa ndikim në ndarje.
5.1.
Kloroformë
5.2.
Aceton.
5.3.
Acetonitril.
5.4.
Tretës për shpëlarje: acetonitril + aceton (proporcionet që duhet të rregullohen për të përftuar ndarjen e dëshiruar; fillohet me përzierjen 50:50).
5.5.
Solucion tretës: aceton ose përzierje aceton-kloroformë 1:1.
5.6.
Trigliceridet referencë: mund të përdoren qoftë trigliceridet industriale (tripalmitinë, trioleinë, etj.) dhe koha e ruajtjes së tyre paraqitet në përputhje me numrin ekuivalent të karbonit, ose në të kundërt një kromatogram referencë i marrë nga vaji i sojës (shihni shënimet 3 dhe 4 dhe Figurat 1 dhe 2).
6.
PËRGATITJA E MOSTRAVE
Një tretësirë 5 % e mostrës për analizim përgatitet duke peshuar 0,5 ± 0,001 g të mostrës në një ballon të shkallëzuar në 10 ml dhe duke arritur deri në 10 ml me solucionin tretës (5.5).
7.
PROCEDURA
7.1.
Montohet sistemi kromatografik. Pompohet tretësi për shpëlarje (5.4) me një shpejtësi 1,5 ml/mm për të pastruar të gjithë sistemin. Pritet derisa të përfitohet një vijë zero e qëndrueshme.
Injektohen 10 ml të mostrës së përgatitur si në pikën 6.
8.
LLOGARITJA DHE SHPREHJA E REZULTATEVE
Përdoret metoda e standardizimit të brendshëm, d.m.th supozohet se shuma e zonave të vlerave maksimale që i korrespondon triglicerideve të ndryshme është e barabartë me 100 %. Llogaritet përqindja relative e çdo trigliceridi duke përdorur formulën:
% trigliceride = shuma e zonave të vlerës maksimale× 100
% trigliceride =
zona e vlerës maksimale
shuma e zonave të vlerës maksimale
× 100
Rezultati duhet të jepet me një presje dhjetore.
Shënimi 1. Rendi i shpëlarjes mund të përcaktohet duke llogaritur numrat e karbonit ekuivalent, zakonisht përcaktohet nga raporti ECN = CN 2n, ku CN është numri i karbonit dhe n është numri i lidhjeve dyfishe; mund të llogaritet më saktë duke marrë në konsideratë origjinës e lidhjes dyfishe. Nëse jo, n1 dhe n1n janë numrat e lidhjeve dyfishe që u atribuohen përkatësisht acideve oleike, linoleike dhe linolenike, numri ekuivalent i karbonit mund të llogaritet nëpërmjet raportit të formulës:
ECN = CN do no d1 n1 d1n n1n
ku koeficientet do, d1 dhe d1n mund të llogariten nëpërmjet triglicerideve referencë. Sipas kushteve të specifikuara në këtë metodë raporti i përftuar do të jetë afër me:
ECN = CN [2,60 no] [2,35 n1] [2,17 n1n]
Shënimi 2. Shembuj: Lichrosorb (Merck) RP18 Art 50333;
Likrosferë ose ekuivalente (Merck) 100 CH18 Art 50377.
Shënimi 3. Me disa trigliceride referencë gjithashtu është e mundur që të llogaritet shpërbërja për sa i përket trioleinës,
á = RTm/RTmolein
Duke përdorur kohën e ruajtjes së reduktuar RTm = RT RTtretës.
Grafiku log á kundrejt f (numri i lidhjeve dyfishe) mundëson vlerat e ruajtjes që duhet të përcaktohen për të gjitha trigliceridet e acideve yndyrore në përbërje të triglicerideve referencë - shihni Figurën 2.
Shënimi 4. Efikasiteti i kolonës duhet të mundësojë ndarjen e qartë të vlerës maksimale të trilinoleinës nga vlera maksimale e triglicerideve me një shtues RT.
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 1
Kromatogram i mostrës së vajit të sojës
>FUNDI I GRAFIKUT>
P = acid palmitik St = acid linolenik
P
= acid palmitik
St
= acid stearik
O = acid oleik
L
= acid linoleik
ln
= acid linolenik
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 2
Grafiku log á kundrejt f (numri i lidhjeve dyfishe)
>FUNDI I GRAFIKUT>
SHTOJCA IX
DETEKTIMI SPEKTROFOTOMETRIK NË ZONËN ULTRAVJOLLCË
PARATHËNIE
Analiza spektrofotometrike në ultravjollcë mund të japë informacion për cilësinë e yndyrës, gjendjen e saj të ruajtjes dhe ndryshimet e shkaktuara në të nga proceset teknologjike.
Absorbimi në gjatësitë e valës të specifikuara në metodë ndodh për shkak të pranisë së sistemeve të dienit dhe trienit të konjuguar. Këto absorbime shprehen si shuarje specifike E1 %1 cm (shuarja e tretësira 1 % të yndyrës në tretësin e specifikuar, në një trashësi prej 1 cm) konvencialisht treguar me K (gjithashtu të përmendur në si "koeficient shuarje").
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Metoda përshkruan procedurën për kryerjen e analizës spektrofotometrike të yndyrave në ultravjollcë.
2.
PARIMI I METODËS
Yndyra në fjalë tretet në tretësin e duhur dhe shuarja e tretësit përcaktohet më pas në gjatësinë e valës së specifikuar duke iu referuar tretësit të pastër. Shuarjet specifike llogariten nga leximet e spektrofotometrit.
3.
PAJISJET
3.1.
Spektrofotometër për matjen e shuarjes në ultravjollcë nga 220 deri në 360 nm, me mundësinë e leximit të njësive individuale nanometrike.
3.2.
Kuveta kuarci drejtkëndëshe, me kapakë, me një gjatësi optike prej 1 cm. Kur mbushen me ujë
ose me tretës të tjerë të përshtatshëm kuvetat midis tyre nuk duhet të shfaqin ndryshime prej më shumë se 0,01 njësi shuarje.
3.3.
Ballonë të shkallëzuar 25 ml.
3.4.
Kolonë kromatografi me gjatësi 450 mm dhe diametër 35 mm me një tub shkarkimi me diametër afërsisht 10 mm.
4.
REAGENTË
4.1.
Izo-oktan i pastër nga ana spektrofotometrike (2,2,4-trimetilpentan). Duke iu referuar ujit të distiluar ai duhet të ketë një qartësi jo më pak se 60 % në 220 nm dhe jo më pak se 95 % në 250 nm, ose
- cikloheksan i pastër nga ana spektrofotometrike: duke iu referuar ujit të distiluar ai duhet të ketë një qartësi jo më pak se 40 % në 220 nm dhe jo më pak se 95 % në 250 nm, ose
- një tjetër tretës të përshtatshëm për të tretur plotësisht yndyrën (p.sh. alkool etili për vaj recini).
4.2.
Alumine bazike për kromatografi në kolonë e përgatitur dhe e kontrolluar siç përshkruhet në aneksin I.
4.3.
n-hekzan, për kromatografi.
5.
PROCEDURA
5.1.
Mostra në fjalë duhet të jetë plotësisht homogjene dhe pa pastërti të dyshuara. Vajrat të cilat janë të lëngshme në temperaturë ambienti duhet të filtrohen nëpërmjet letrës në temperaturë afërsisht 30oC, yndyrat e ngurta duhet të homogjenizohen dhe të filtrohen në një temperaturë jo më shumë se 10 oC mbi pikën e shkrirjes.
5.2.
Peshohet saktë afërsisht 0,25 g e mostrës së përgatitur në një ballon të shkallëzuar 25 ml, arrihet deri në shenjën me tretësin e specifikuar dhe homogjenizohet. Tretësira e përftuar duhet të jetë tërësisht e qartë. Nëse opaleshenca ose turbullira është e pranishme, filtrohet me shpejtësi përmes letrës.
5.3.
Mbushet një kuvetë me tretësirën e përftuar dhe matet shuarja në një gjatësi vale të përshtatshme nga 232 deri në 276 nm, duke përdorur tretësin e përdorur si referencë.
Vlerat të regjistruara të shuarjes duhet të jenë midis kufirit të vlerave 0,1 deri në 0,8. Nëse nuk janë, matjet duhet të përsëriten duke përdorur më shumë tretësira më të përqendruara ose më të holluara, sipas rastit.
5.4.
Kur është i nevojshëm përcaktimi i një shuarje specifike pas kalimit në alumina, veprohet si më poshtë. Vendoset 30 g alumin në suspension në hekzan në kolonën e kromatografisë. Pasi absorbenti të jetë stabilizuar, hiqet hekzani i tepërt deri në afërsisht 1 cm mbi pjesën e sipërme të aluminit.
Tretet 10 g yndyrë, e homogjenizuar dhe filtruar siç përshkruhet në pikën 5.1, në 100 ml hekzan dhe tretësira hidhet në kolonë. Mblidhet eluati dhe avullohen e gjithë tretësirë në vakum në temperaturë poshtë 25oC.
Menjëherë veprohet siç specifikohet në pikën 5.2, duke përdorur yndyrën e përftuar.
6.
SHPREHJA E REZULTATEVE
6.1.
Regjistrohen shuarjet specifike (koeficientet e shuarjes) në gjatësi vale të ndryshme të llogaritura si më poshtë:
Kl = c 7 s
Kl =
Eë
c 7 s
ku:
Kë = shuarja specifike në gjatësinë e valës l;
Eë
=
shuarja e matur në gjatësinë e valës ë;
c
=
përqendrimi i tretësirës në g/100 ml;
s
=
trashësia e kuvetës në cm.
Rezultatet duhet të shprehen me dy presje dhjetore.
6.2.
Analiza spektrofotometrike e vajit të ullirit në përputhje me metodën zyrtare në rregulloret e KEE-së specifikon përcaktimin e shuarjes specifike në tretësirën izo-oktan në gjatësinë e valës 232 dhe 270 nm dhe përcaktimin K, i cili jepet me:
DK = Km Km 4 + Km + 4
DK = Km
Km 4 + Km + 4
2
ku Km është shuarja specifike në gjatësinë e valës m, gjatësia e valës për absorbimin maksimal rreth 270 nm.
ANEKSI I
PËRGATITJA E ALUMINIT DHE TESTIMI I AKTIVITETIT TË SAJ
A.1.1.
Përgatitja e aluminës
Alumini që më parë është desikatuar vendoset në një furrë në temperaturë 380 deri në 400oC për tre orë në një kontejner të mbyllur hermetikisht, shtohet ujë i distiluare në raportin 5 ml për 100 g aluminë, mbyllet menjëherë kontejneri, tundet vazhdimisht, dhe më pas lihet të pushojë për të paktën 12 orë para përdorimi.
A.1.2.
Kontrolli i aktivitetit të aluminës
Përgatitet kolona kromatografike me 30 g aluminë. Veprohet siç përshkruhet në paragrafin 5.4 kalohet një përzierje që përbëhet nga:
- 95 % vaj ulliri i virgjër që ka një shuaje specifike jo më pak se 0,18 në gjatësi vale 268 nm,
- 5 % vaj kikiriku i trajtuar me dhe në procesin e rafinimit, me shuarje specifike jo më pak se 4 në 268 nm
përmes kolonës.
Nëse pas kalimit përmes kolonës përzierja ka një shuarje specifike më shumë se 0,11 në gjatësinë e valës 268 nm alumina është e pranueshme, nëse nuk ndodh kështu duhet të rritet niveli i dehidratimit.
ANEKSI II
KALIBRIMI I SPEKTROFOTOMETRIT
A.2.
Pajisja duhet të kontrollohet në intervale (të paktën çdo gjashtë muaj) për reagimin e gjatësisë së valës dhe saktësinë e reagimit
A.2.1.
Gjatësia e valës mund të kontrollohet duke përdorur një llambë avullimi prej merkuri me filtra të përshtatshme.
A.2.2.
Në mënyrë që të kontrollohet reagimi i fotoelementit dhe shumëzuesi fotoelektronik veprohet si më poshtë: peshohet 0,2000 g kromat kaliumi i pastër për spektrofotometri dhe tretet në tretësirë hidroksid kaliumi 0,05 N në një ballon të shkallëzuar 1 000 ml dhe arrihet deri tek shenja. Merret saktësisht 25 ml e tretësirës së përftuar, kalohet në një ballon të shkallëzuar 500 ml dhe hollohet deri në shenjën duke përdorur të njëjtën tretësirë hidroksid kaliumi.
Matet shuarja e tretësirës së përftuar në gjatësinë e valës 275 nm, duke përdorur tretësirën hidroksid kaliumi si referencë. Shuarja e matur duke përdorur një kuvetë 1 cm duhet të jetë 0,200 p0,005.
SHTOJCA XA
ANALIZA ME GAZKROMATOGRAFI TË METIL ESTEREVE TË ACIDEVE YNDYRORE
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Kjo metodë jep një udhëzim të përgjithshëm për zbatimin e gazkromatografisë, duke përdorur kolona të paketuara ose kapilare, për të përcaktuar përbërjen cilësore dhe sasiore të një përzierje të metil estereve të acideve yndyrore të përftuara në përputhje me metodën e specifikuar në shtojcën X B.
Metoda nuk është e zbatueshme për acidet yndyrore të polimerizuara.
2.
REAGENTË
2.1.
Gaz mbartës
Gaz inert (azot, helium, argon, hidrogjen, etj.), i tharë mirë dhe me përmbajte oksigjeni jo më pak se 10 mg/kg.
Shënimi 1. Hidrogjen, i cili përdoret si gaz mbartës vetëm në kolonat kapilare, mund të dyfishojë shpejtësinë e analizës, mirëpo është i rrezikshëm. Disponohen pajisje sigurie.
2.2.
Gaze ndihmëse
2.2.1.
Hidrogjen (pastërti 799,9 %), pa pastërti organike.
2.2.2.
Ajër ose oksigjen, pa pastërti organike.
2.3.
Standardi referencë
Një përzierje të metil estereve të acideve yndyrore të pastra, ose metil esteret të një përbërje të njohur, mundësisht të ngjashëm me atë të lëndës yndyrore që duhet të analizohet.
Duhet të tregohet kujdes për të parandaluar oksidimin e acideve yndyrore me shumë lidhje të pangopura.
3.
APARATI
Udhëzimet e dhëna lidhen me pajisjet e zakonshme të përdorura për gazkromatografi, duke përdorur kolona të paketuara dhe/ose kapilare dhe detektor me flakë jonizimi. Çdo aparat tjetër që jep efikasitetin dhe shpërbërjen e specifikuar në 4.1.2 është i përshtatshëm.
3.1.
Gazkromatograf
Gazkromatografi përbëhet nga elementet e mëposhtëm:
3.1.1.
Sistem me injektim
Përdoret një sistem me injektim qoftë:
a) me kolona të paketuara, që kanë hapësirën boshe më të pakët (në këtë rast sistemi me injektim duhet të jetë në gjendje të nxehet në një temperaturë nga 20 deri 50oC më shumë se ajo e kolonës); ose
b) me kolona kapilare, rast në të cilin sistemi me injeksion projektohet veçanërisht për përdorim me këto kolona. Mund të jetë i llojit të ndarë ose i pandarë në llojin e injektorit me kolona.
Shënimi 2. Në mungesë të acideve yndyrore me të paktën 16 atome karboni, mund të përdoret një injektor me gjilpërë lëvizëse.
3.1.2.
Furrë
Furra duhet të jetë në gjendje të ngrohë kolonën në një temperaturë të paktën 260oC dhe të mbajë temperaturën e dëshiruar deri në 1oC me kolonë të paketuar dhe deri në 0,1oC me kolonë kapilare. Kërkesa e fundit është veçanërisht e rëndësishme kur përdoret gypi prej silici të shkrirë.
Përdorimi i ngrohjes së programuar të temperaturës rekomandohet në të gjitha rastet, dhe në veçanti për acidet yndyrore me më pak se 16 atome karboni.
3.1.3.
Kolonë e paketuar
3.1.3.1.
Kolona, e përbërë nga një material që nuk vepron me substancat që do analizohen (p.sh. prej qelqi ose çeliku të pandryshkshëm) që ka përmasat e mëposhtme:
a) gjatësi: 1 deri në 3 m. Një kolonë relativisht e shkurtër duhet të përdoret kur janë të pranishëm acidet yndyrore me zinxhir të gjatë (mbi C20). Kur analizohen acidet me 4 ose 6 atome karboni, rekomandohet që të përdoret një kolonë me gjatësi 2 m;
b) diametri i brendshëm: 2 deri në 4 mm.
Shënimi 3. Nëse janë të pranishëm komponentët me shumë lidhje të pangopura, me më shumë se tre lidhje dyfishe, ata mund të shpërbëhen në një kolonë çeliku të pandryshkshëm.
Shënimi 4. Mund të përdoret një sistem me kolona dyshe të paketuara.
3.1.3.2.
Paketimi, duke përfshirë elementët e mëposhtëm:
a) ndihmës: dhe diatomik i larë me acid dhe i silazhuar, ose lëndë tjetër ndihmëse inerte e përshtatshme me një madhësi të vogël të grimcës (25 mm midis kufijve nga 125 deri në 200 mm). Madhësia mesatare grimcës varet nga diametri i brendshëm dhe gjatësia e kolonës.
b) fazë stacionare: lloj poliester i lëngut të jonizueshëm (p.sh. polisucinat glikol dietileni, polisucinat butanedioli, poliadipat etilenglikoli, etj.) cianosilikone ose çdo lëng tjetër që mundëson ndarjen e nevojshme kromatografike (shihni klauzolën 4). Faza stacionare duhet të arrijë 5 deri në 20 % (m/m) të madhësisë së paketimit. Faza stacionare e pajonizueshme mund të përdoret për disa lloje ndarjesh.
3.1.3.3.
Përgatitja e kolonës
Nëse është e mundur, me kolonën e shkëputur nga detektori gradualisht ngrohet furra deri në temperaturën 185oC dhe kalohet një rrymë gazi inert përmes kolonës së sapopërgatitur me një shpejtësi 20 deri në 60 ml/min për të paktën 16 orë në këtë temperaturë, dhe për 2 orë të tjera në temperaturë 195oC.
3.1.4.
Kolona kapilare
3.1.4.1.
Tubi, i përbërë nga materiali që nuk vepron me substancat që duhet të analizohen (zakonisht prej qelqi ose silici të shkrire). Diametri i brendshëm duhet të jetë nga 0,2 dhe 0,8 mm. Sipërfaqja e brendshme i nënshtrohet një trajtimi të përshtatshëm (d.m.th përgatitje e sipërfaqes, çaktivizim) para se të merret veshja e fazës stacionare. Një gjatësi prej 25 mm është e mjaftueshme në shumicën e rasteve.
3.1.4.2.
Faza stacionare, zakonisht e llojit poliglikol (poli(glikol etileni) 20 000), poliester (polisucinat butanediol) ose polisilokzan i jonizueshëm (cianosilikone). Kolonat të lidhura (ndërlidhura) janë të përshtatshme.
Shënimi 5. Ka rrezik që polisilokzanet të shkaktojnë vështirësi në identifikimin dhe ndarjen e acidit linolenik dhe acideve C20.
Veshjet duhet të jenë të holla, d.m.th, 0,1 deri në 0,2 mm.
3.1.4.3.
Montimi dhe kondicionimi i kolonës
Vëzhgohen masat paraprake normale për montimin e kolonave kapilare, p.sh. vendosja e kolonës në furrë (ndihmë), zgjedhja dhe montimi i tapave (ngushtimi i rrjedhjeve), pozicionimi i skajeve të kolonës në injektor dhe detektor (reduktimi i hapësirave të vdekura). Vendoset kolona nën një rrymë gazi mbartës (p.sh. 0,3 bar (30 kPa) për një kolonë me gjatësi 25 mm dhe diametër të brendshëm 0,3 mm).
Kolona kondicionohet me programim të temperaturës në furrë në temperaturë 3oC/min nga temperatura e ambientit në një temperaturë 10oC poshtë kufirit të dekompozimit të fazës stacionare. Furra mbahet në këtë temperaturë për një orë derisa të stabilizohet vija zero. Kthehet në temperaturë 180oC për të funksionuar në kushte izotermale.
Shënimi 6. Kolonat e kondicionuara më parë në mënyrë të përshtatshme janë të disponueshme në treg.
3.1.5.
Detektor, mundësisht që ngrohet në një temperaturë mbi temperaturën e kolonës.
3.2.
Shiringë
Shiringa ka një kapacitet maksimal 10 ml dhe shkallëzohet në ndarje 0,1 ml.
3.3.
Regjistrues
Nëse do përdoret kurba e regjistruesit për të llogaritur përbërjen e përzierjes së analizuar, nevojitet një regjistrues elektronik me saktësi të lartë, i përshtatshëm për aparatin e përdorur. Regjistruesi ka karakteristikat e mëposhtme:
a) shpejtësia e reagimit, poshtë 1,5 s, mundësisht 1 s (shpejtësia e reagimit është koha e nevojshme që i duhet stilolapsit regjistrues të kalojë nga 0 deri në 90 %, pas futjes së papritur të një sinjali 100 %);
b) gjerësia e letrës, minimumi 20 cm;
c) elektrogram, e përshtatshme për vlera nga 0,4 deri në 2,5 cm/min.
3.4.
Integrator
Llogaritja e shpejtë dhe e saktë mund të kryhet me ndihmën e një integratori elektronik. Kjo jep një reagim linear me ndjeshmëri të përshtatshme dhe korrigjimi i devijimit të linjës bazë është i kënaqshëm.
4.
PROCEDURA
Operacionet e përshkruara në pikën 4.1 deri në 4.3 lidhen me përdorimin e detektorit me jonizim me flakë.
Si alternativë mund të përdoret një gazkromatograf që është i pajisur me një detektor katarometër (që funksionon me parimin e ndryshimeve të përcjellshmërisë termike). Kushtet e operimit ndryshohen më pas, siç përshkruhen në nenin 6.
4.1.
Kushtet e provës
4.1.1.
Zgjedhja e kushteve optimale të operimit
4.1.1.1.
Kolonë e paketuar
Në zgjedhjen e kushteve të provës duhet të merren parasysh ndryshoret e mëposhtme:
a) gjatësia dhe diametri i kolonës;
b)
natyra dhe sasia e fazës stacionare;
c)
temperatura e kolonës;
d)
qarkullimi i gazit mbartës;
e)
shpërbërja e nevojshme;
f)
Masa e porcionit së provës përzgjidhet në një mënyrë të tillë që pajisja e detektorit dhe elektrometri të japin një reagim linear;
g)
kohëzgjatja e analizës.
Përgjithësisht, vlerat e dhëna në Tabelën 1 dhe 2 do çojnë në rezultatet e dëshiruara, d.m.th të paktën 2 000 pllaka teorike për metër të gjatësisë së kolonës për stearat metili dhe shpëlarja e tij brenda 15 minutave.
Kur aparati e lejon, injektori duhet të jetë në temperaturë rreth 200oC dhe detektori në temperaturë të barabartë ose më të lartë se temperatura e kolonës.
Si rregull, raporti i shpejtësisë së qarkullimit të hidrogjenit për detektorin me jonizim me flakë ndryshon me raportin e gazit mbartës nga 1:2 në 1:1, në varësi të diametrit të kolonës. Qarkullimi i oksigjenit është rreth 5 deri në 10 herë më shumë se i hidrogjenit.
>TABELA>
>TABELA>
4.1.1.2.
Kolona kapilare
Veçoritë e efikasitetit dhe përshkueshmërisë të kolonave kapilare nënkuptojnë se ndarja e përbërësve dhe kohëzgjatja e analizës varet kryesisht nga shpejtësia e qarkullimit të gazit mbartës në kolonë. Për rrjedhojë, do jetë e nevojshme të optimizohen kushtet e operimit duke vepruar me këtë parametër (ose më thjeshtë presionin në kokën e kolonës), nëse dëshirohet përmirësimi i ndarjeve dhe një analizë e shpejtë.
4.1.2.
Përcaktimi i numrit të pllakave teorike (efikasiteti) dhe shpërbërja (shihni figurën 1)
Kryhet analiza e përzierjes së stearat metilit dhe oleat metilit në proporcione pothuajse ekuivalente (për shembull, esteret e metilit nga gjalpi i kakaos).
Përzgjidhet temperatura e kolonës dhe rrjedha e gazit mbartës, në mënyrë që vlera maksimale e stearat metilit të regjistrohet rreth 15 minuta pas vlerës maksimale të tretësit. Përdoret një sasi e mjaftueshme e përzierjes së estereve të metilit në mënyrë të tillë që vlera maksimale e stearat metilit të zërë treçerekun e vlerës së plotë.
Llogarite numri i pllakave teorike, n (efikasitet), duke përdorur formulën:
n = 16 [ ù1 ]²
n = 16 [
dr1
ù1
]²
dhe shpërbërja, R, duke përdorur formulën:
R = ù1 + ù2
R =
2D
ù1 + ù2
ku:
dr1
është distanca e ruajtjes, në milimetra, nga fillimi i kromatogramit deri në vlerën maksimale të stearat metilit;
ù1 dhe ù2
janë gjerësitë, në milimetra, të vlerave maksimale përkatësisht të stearat metilit dhe oleat metilit, matur midis pikave të ndërprerjes së tangjenteve në pikat e përkuljes së kurbës me vijën zero;
D
është distanca, në milimetra, midis vlerës maksimale të sterat metilit dhe oleat metilit.
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 1
Kromatogram për përcaktimin e numrit të pllakave teorike (efikasiteti) dhe për shpërbërjen
>FUNDI I GRAFIKUT>
Kushtet e operimit që përzgjidhen janë ato kushte që përballojnë të paktën 2 000 pllaka teorike për metër të gjatësisë së kolonës për stearat metilin dhe një shpërbërje të paktën 1,25.
4.2.
Porcioni i provës
Duke përdorur shiringën (3.2) merret 0,1deri në 2 ml e tretësirës së estereve të metilit të përgatitura sipas shtojcës X B dhe injektohen në kolonë.
Në rastin e estereve jo në tretësirë, përgatitet një tretësirë afërsisht 100 mg/ml në heptan të cilësisë kromatografike, dhe injektohet 0,1 deri në 1 ml e kësaj tretësire.
Nëse analiza për përbërësit e pranishëm është vetëm në sasi gjurme, masa e porcionit së provës mund të rritet (deri 10-fish).
4.3.
Analiza
Në përgjithësi, kushtet e operimit janë ato të përcaktuara në 4.1.1.
Megjithatë, mund të punohet me një temperaturë më të ulët të kolonës kur kërkohet përcaktimi i acideve yndyrore me më pak se 12 atome karboni, ose në temperaturë më të lartë kur përcaktohen acidet yndyrore me më shumë se 20 atome karboni. Me raste, mund të përdoret programim temperature në të dyja rastet. Për shembull, nëse mostra përmban esteret e metilit të acideve yndyrore me më pak se 12 atome karboni, mostra injektohet në temperaturë 100oC (ose në temperaturë 50 deri në 60oC nëse është i pranishëm acidi butirik) dhe menjëherë rritet temperatura në shkallën 4 deri 8oC/min deri në maksimum. Në disa raste, mund të kombinohen të dyja procedurat.
Pas nxehjes së programuar, vazhdohet shpëlarja në temperaturë konstante derisa të gjithë komponentët të jenë shpëlarë. Nëse aparati nuk ka nxehje të programuar, ai përdoret me dy temperatura fikse nga 100 deri në 195oC.
Nëse është e nevojshme, rekomandohet që të kryhet një analizë në dy faza fikse me polaritete të ndryshme për të verifikuar mungesën e vlerave maksimale të fshehura, për shembull në rastin e pranisë së njëkohshme të C18:3 dhe C20:0, ose C18:3 dhe C18:2 të konjuguar.
4.4.
Përgatitja e kromatogramit dhe grafikëve referencë
Analizohet përzierja standarde referencë (2.3) duke përdorur të njëjtat kushte operimi si ato të përdorura për mostrën si dhe matet koha dhe distancat e ruajtjes për acidet yndyrore të përbëra. Në letër gjysmëlogaritmike, për çdo nivel ngopjeje, ndërtohen grafikët që paraqesin logaritmin e kohës dhe distancës së ruajtjes si një funksion i numrit të atomeve të karbonit. Në kushte izotermike, grafikët për acidet me varg të drejtë me të njëjtin nivel ngopjeje duhet të jenë vija të drejta. Këto vija duhet të jenë afërsisht paralele.
Nëse është e nevojshme shmangia e kushteve në mënyrë që të ekzistojnë "vlerat maksimale të fshehura", pra kur shpërbërja është e pamjaftueshme për të ndarë dy përbërës.
5.
SHPREHJA E REZULTATEVE
5,1.
Analiza cilësore
Vlerat maksimale të ester metilit për mostrën identifikohen në grafikët e përgatitur në 4.4, nëse është e nevojshme përmes interpolimit.
5.2.
Analiza sasiore
5.2.1.
Përcaktimi i përbërjes
Përveç rasteve të veçanta, përdoret metoda e normalizimit të brendshëm, d.m.th supozohet se të gjithë komponentët e mostrës paraqiten në kromatogram, në mënyrë që totali i zonave me vlera maksimale të përbëjë 100 % e përbërësve (shpëlarje totale).
Nëse tek pajisjet përfshihet integratori, përdoren shifrat e përftuara nga ai. Nëse nuk ndodh kështu, zona me vlera maksimale përcaktohet duke shumëzuar lartësinë e vlerës maksimale me gjerësinë e saj në lartësi mesatare, dhe kur është e nevojshme merren parasysh evidentimet e ndryshme të përdorura gjatë regjistrimit.
5.2.2.
Metoda e llogaritjes
5.2.2.1.
Rast i përgjithshëm
Llogaritet përmbajtja e një komponenti të caktuar i, të shprehur si përqindje e masës së estereve të metilit, duke përcaktuar përqindjen e përfaqësuar nga zona e vlerës maksimale korresponduese lidhur me shumën e zonave të të gjitha vlerave maksimale, duke përdorur formulën e mëposhtme:
ÓA × 100
Ai
ÓA
× 100
ku:
Ai është zona me vlerën maksimale që i korrespondon komponentit i;
ÓA
është shuma e zonave me të gjitha vlerat maksimale.
Rezultati jepet me një presje dhjetore.
Shënimi 7: Në këtë rast të përgjithshëm, rezultati i llogaritjes në bazë të zonave relative konsiderohet se paraqet përqindjen ndaj peshës. Për rastet në të cilat ky supozim nuk lejohet, shihni 5.2.2.2.
5.2.2.2.
Përdorimi i koeficentëve të korrigjimit
Në disa raste, për shembull në praninë e acideve yndyrore me më pak se tetë atome karboni ose të acideve me grupe dytësore, gjatë përdorimit të detektorëve me përçueshmëri termike ose kur kërkohet shkalla më e lartë e saktësisë, koeficientet e korrigjimit duhet të përdoren për të konvertuar përqindjet e zonave me vlera maksimale në përqindje mase të komponentëve.
Koeficientet e korrigjimit përcaktohen me ndihmën e një kromatogrami të marrë nga analiza e përzierjes referencë të estereve të metilit të përbërjes së njohur, të kryer në kushte veprimi të ngjashme me ato të përdorura për mostrën.
Për këtë përzierje referencë, përqindja e masës në komponetit i jepet me formulën:
Óm × 100
mi
Óm
× 100
ku:
mi është masa e komponetit i në përzierjen referencë;
Óm
Është totali i masave të komponentëve të ndryshëm të përzierjes referencë.
Nga kromatogrami i përzierjes referencë (4.4) llogaritet përqindja (zona/zona) për komponentin i si më poshtë:
Ai
ÓA
× 100
ku:
Ai
është zona me vlerën maksimale që i korrespondon komponentit i;
ÓA
është shuma e zonave me të gjitha vlerat maksimale.
Koeficienti i korrigjimit llogaritet më pas si:
Ki = mi × ÓA
Ki=
mi× ÓA
Ai× Óm
Zakonisht, koeficientet e korrigjimit shprehen në lidhje me KC16, në mënyrë që koeficientet relativë të jenë:
Kmi = KC16
Kmi=
Ki
KC16
Për mostrën, përmbajtja e secilit komponent i, e shprehur si përqindje e masës së estereve të metilit, është:
Ó (Kmi × Ai) × 100
Kmi× Ai
Ó (Kmi× Ai)
× 100
Rezultatet jepen me një presje dhjetore.
5.2.2.3.
Përdoret një standard i brendshëm
Në disa analiza (për shembull kur të gjitha acidet yndyrore kuantifikohen, të tilla si acidet me katër ose gjashtë janë të pranishme në acidet me 16 dhe 18 karbon, ose kur është e nevojshme përcaktimi i masës absolute të acidit yndyror në mostër) është i nevojshëm përdorimi i një standardi të brendshëm. Zakonisht përdoren acidet yndyrore me pesë, 15 ose 17 karbone. Koeficienti i korrigjimit (nëse ka) për standardin e brendshëm duhet të përcaktohet.
Përqindja e masës së komponentit i, e shprehur si estere të metilit, jepet më pas me formulën:
ms × Kmi × Ai × 100
ms× Kmi× Ai
m × Kms× As
× 100
ku:
Ai është zona me vlerën maksimale që i korrespondon komponentit i;
As
është zona me vlerën maksimale që i korrespondon standardit të brendshëm;
Kmi
është koeficienti i korrigjimit për komponentin i (në lidhje me KC1);
Kms
është koeficienti i korrigjimit për komponentin i (në lidhje me KC16);
m
është masa, në miligramë, e porcionit së provës;
ms
është masa, në miligramë, e standardit të brendshëm.
Rezultatet jepen me një presje dhjetore.
6.
RAST I VEÇANTË - PËRDORIMI I DETEKTORIT KATAROMETËR (FUNKSIONIMI ME PARIMIN E NDRYSHIMEVE TË PËRÇUESHMËRISË TERMIKE)
Gazkromatografi që përdor një detektor i cili punon me parimin e ndryshimeve të përçueshmërisë termike (katarometer) mund të përdoret për përcaktimin e përbërjes cilësore dhe sasiore të përzierjes së estereve të metilit të acidit yndyror. Nëse përdoret, kushtet e specifikuara në klauzolën 3 dhe 4 duhet të ndryshohen siç tregohet në tabelën 3.
Për analizën sasiore, përdoren koeficientet e korrigjimit të përcaktuar në pikën 5.2.2.2.
>TABELA>
7.
RAPORTI I PROVËS
Raporti i provës specifikon metodat e përdorura për përgatitjen e estereve të metilit dhe për analizën e gazkromatografit, si dhe rezultatet e përftuara. Në të gjithashtu përmenden të gjitha detajet e operimit të paspecifikuara në standardin ndërkombëtar, ose që konsiderohen si opsionale, së bashku me detajet e çdo incidenti që mund të ketë ndikuar në rezultatet.
Raporti i provës përfshin të gjithë informacionin e nevojshëm për identifikimin e plotë të mostrës.
SHTOJCA XB
PËRGATITJA E METIL ESTEREVE TË ACIDEVE YNDYRORE NË PËRPUTHJE ME TITUJT I DHE II TË SHTOJCËS VI TË RREGULLORES (KEE) NR. 72/77 OSE ME METODËN E PËRSHKRUAR MË POSHTË
PARATHËNIE
Përzgjedhja e procesit do diktohet nga përbërja e acidit dhe aciditeti i substancës yndyrore nën ekzaminim si dhe nga kryerja e analizës së gazkromatografit.
Më specifikisht:
- vetëm proceset me shishe të mbyllura dhe proceset duke përdorur sulfat dimetili mund të përdoren për substancat yndyrore që përmbajnë acide yndyrore më pak se 12 atome karboni,
- vetëm proceset me acid klorhidrik-metanol ose sulfat metili mund të përdoren për substancat yndyrore me aciditet mbi 3 %,
- vetëm proceset ku përdoret metilat natriumi ose sulfat dimetili mund të përdoren për matjet e gazkromatografit të izomereve trans,
- procesi me metanol-hekzan-acid sulfurik duhet të përdoret për përgatitjen e metil estereve në sasi të vogla të substancave yndyrore nga ndarja me kromatografi në shtresë të hollë.
Prania e lëndëve të pasaponizueshme mund të zbritet, me kusht që të mos tejkalojë 3 %, në rast të kundërt metil esteret duhet të përgatiten nga acidet yndyrore.
1.
FUSHA E ZBATIMIT
Jepet një përshkrim i pesë proceseve për përgatitjen e metil estereve të substancave yndyrore:
a) me metil natriumi;
b)
me metil natriumi në shishe të mbyllur;
c)
me acid klorhidrik-metanol në shishe të mbyllur;
d)
me sulfat dimetil;
e)
me metanol-hekzan-acid sulfurik.
Procesi A
2.
PARIMI
Substanca yndyrore që i nënshtrohet analizës ngrohet në refluks me alkool metili dhe metil natriumi. Esteret e metilit të përftuara ekstraktohen me eter etili.
3.
APARATI
3.1.
Ballon me kapacitet 100 ml, me kondensator refluks, me tubë me gëlqere me sodë të vendosur në pjesën e sipërme, me tapa xhami të smeriluar.
3.2.
gota laboratori për matje 50 ml.
3.3.
pipetë për matje 5 ml të shënjuar në 0,1 ml.
3.4.
hinka ndarëse 250 ml.
3.5.
ballon 200 ml.
4.
REAGENTË
4.1.
Metanol anhidrik.
4.2.
Afërsisht 1 % tretësirë e metil natriumit në metanol; e cila përgatitet duke tretur 0,34 g natrium metalik në 100 ml metanol anhidrik.
4.3.
Eter etili.
4.4.
10 % tretësirë klorur natriumi.
4.5.
Eter nafte në temperaturë nga 40 deri në 60oC.
5.
PROCEDURA
5.1.
Në ballonin 100 ml vendoset 2 g substancë yndyrore, e cila është tharë më parë në sulfat natriumi dhe është filtruar. Shtohet 35 ml metanoli, vendoset në punë kondensatori dhe vlohet në refluks për disa minuta.
5.2.
Ndërpritet procesi i ngrohjes, hiqet kondensatori dhe shtohet menjëherë 3,5 ml tretësirë e metil natriumit; rivendoset në punë kondensatori dhe vlohet në refluks për të paktën 3 orë. Metilimi përfundon kur e gjitha substanca yndyrore lëngëzohet dhe përzierja e reagentit qartësohet plotësisht në temperaturë dhome.
5.3.
Përzierja e reagentit ftohet dhe hidhet në një hinkë ndarëse 250 ml, shtohet 35 dri në 40 ml eter etili, 100 ml ujë dhe 5 deri në 6 ml të tretësirës së klorur natriumit 10 %. Tundet dhe lihet që të ndahen shtresat. Faza ujore kalohet në një hinkë ndarëse të dytë dhe ekstraktohet përsëri me 25 ml eter etili.
Shtohet 50 ml eter nafte në temperaturë 40 deri në 60oC në ekstraktet e kombinuara të eterit. Uji do veçohet dhe eliminohet.
Faza e eterit lahet tri herë me 10 deri në 15 ml ujë, thahet në sulfat natriumi dhe filtrohet përmes letrës, duke mbledhur filtratin në ballonin 200 ml.
Tretësi avullohet deri në 20 ml, duke përfunduar procesin në një banjë uji në rrymë të pastër azoti.
Procesi B
2.
PARIMI
Substanca yndyrore që i nënshtrohet analizës trajtohet me metil natriumi në tretësirë metanoli, në shishe të mbyllur, në temperaturë 85 deri në 90oC.
3.
APARATI
3.1.
Shishe qelqi e fortë me kapacitet afërsisht 5 ml (me lartësi 40 deri në 45 mm, me diametër 14 deri në 16 mm).
3.2.
pipetë për matje 1 ml të shënjuar në 0,1 ml.
4.
REAGENTË
4.1.
Afërsisht 1,5 % tretësirë e metil natriumit në metanol. Kjo përgatitet duke tretur 0,50 g natrium metalik në 100 ml metanol anhidrik.
5.
PROCEDURA
5.1.
Në shishen prej qelqi vendoset 2 g substancë yndyrore, e cila është tharë më parë në sulfat natriumi dhe është filtruar. Shtohet 0,3 g (afërsisht 0,4 ml) tretësirë metil natriumi dhe ngrohet shishja e mbyllur.
5.2.
Shishja zhytet për 2 orë në temperaturë nga 85oC deri në 90oC, duke e tundur herë pas here. Procesi i riesterifikimit përfundon kur përmbajta e shishes qartësohet pas sedimentimit të glicerinës dhe mbetjeve të reagentëve.
5.3.
Ftohet në temperaturë dhome. Hapet shishja kur do duhet përdorimi i estereve të metilit. Nuk nevojitet ndonjë trajtim i mëtejshëm para se të vendoset në aparatin e gazkromatografit.
Procesi C
2.
PARIMI
Substanca yndyrore që i nënshtrohet analizës trajtohet me acid klorhidrik-metanol, në shishe të mbyllur, në temperaturë 100oC.
3.
APARATI
3.1.
Shishe qelqi e fortë me kapacitet afërsisht 5 ml (me lartësi 40 deri në 45 mm, me diametër 14 deri në 16 mm).
3.2.
Pipeta të kalibruara 1 dhe 2 ml.
4.
REAGENTË
4.1.
Tretësirë acidi klorhidrik në 2 % metanol. Përgatitet nga acidi klorhidrik i gaztë dhe metanoli anhidrik (shënimi 1).
4.2.
Hekzan për gazkromatografi.
5.
PROCEDURA
5.1.
Në shishen prej qelqi vendoset 0,2 g substancë yndyrore, e cila është tharë më parë në sulfat natriumi dhe është filtruar, si dhe 2 ml tretësirë e acidit klorhidrik-metanol. Ngrohet shishja e mbyllur.
5.2.
Shishja zhytet në temperaturë 100oC për 40 minuta.
5.3.
Ftohet shishja në ujë të rrjedhshëm, hapet, shtohet 2 ml ujë i distiluar dhe 1 ml hekzan. Centrifugohet dhe hiqet faza e hekzanit e cila është gati për t’u përdorur.
Procesi D
2.
PARIMI
Substanca yndyrore që i nënshtrohet analizës sapunizohet me tretësirë alkool metili të hidroksid kaliumit, dhe më pas trajtohet me sulfat dimetili. Kur shtohet acidi klorhidrik, esteret e metilit që janë formuar ndahen automatikisht. Esteret e metilit shumë të pastra përftohen nga trajtimi mëpasshëm me alumin.
3.
APARATI
3.1.
Epruvetë e fortë me kapacitet afërsisht 20 ml, me tapë xhami të smeriluar 10/19 dhe kapëse sigurie.
3.2.
Kondensatorë refluks me mbyllje xhami të smeriluar 10/19.
3.3.
Filtrat prej qelqi me disk të sinteruar, me përmasë G 2, me diametër 20 mm.
3.4.
Epruveta qelqi, me kapacitet afërsisht 10 ml dhe me fund konik.
3.5.
shiringa me kapacitet 1 ml dhe 5 ml.
4.
REAGENTË
4.1.
Hidroksid kaliumi, 10 % tretësirë në alkool metili për gazkromatografi.
4.2.
Indikator bromokresol jeshil: 0,05 % tretësirë në alkool metili.
4.3.
Sulfat dimetili (p = 1,335 në temperaturë 15oC).
4.4.
Acid klorhidrik i përqendruar (p = 1,19) i holluar në pjesë të barabarta me alkool metili për gazkromatografi.
4.5.
Oksid alumini Brockmann për kromatografi absorbuese.
5.
PROCEDURA
5.1.
Në gypin e provës 20 ml vendoset 2,2 ml substancë yndyrore, e cila është tharë më parë në sulfat natriumi dhe është filtruar. Shtohet 5 ml tretësirë hidroksid kaliumi dhe disa granula kuarci për të kontrolluar vlimin. Lidhni kondensatori refluks dhe nxeheni në flakë të ulët për pesë minuta, duke e tundur. Saponifikimi do përfundojë kur tretësira të qartësohet. Së fundmi, ftohet me ujë të rrjedhshëm dhe hiqet kondensatori.
5.2.
Shtohen ngadalë dy pika nga indikatori dhe duke përdorur një shiringë, 1 ml sulfat dimetili. Mbyllet hermetikisht epruveta dhe tundet për dy deri në tre minuta, duke zhytur fundin e saj në banjë me ujë që vlon, në intervale të rregullta. Reaksioni përfundon kur indikatori ndryshon nga ngjyra blu në të verdhë. Së fundmi, epruveta ftohet në ujë të rrjedhshëm, më pas hapet dhe shtohet 5 ml tretësirë metanoli e acidit klorhidrik.
5.3.
Pasi tundet për disa minuta, epruveta vendoset në një kënd dhe mbyllet lehtë. Kjo do ndihmojë që esteret e metilit të ngrihen në sipërfaqe në formën e një sasie vaji (shënimi A).
Esteret e metilit hiqen me shiringë, vendosen në epruvetën me fund konik, shtohet një vëllim alumini i barabartë me afërsisht ¹/4 e vëllimit të estereve të metilit, tundet dhe filtrohet me letër filtri.
Shënimi A. Nëse esteret e metilit nuk ndahen në mënyrë të vetvetishme, shtohet 5 ml ujë në epruvetë dhe tundet.
Procesi E
2.
PARIMI
Substanca yndyrore që i nënshtrohet analizës ngrohet në refluks me metanol-hekzan-acid sulfurik. Esteret e metilit të përftuara ekstraktohen me eter nafte.
3.
APARATI
3.1.
Epruveta me kapacitet afërsisht 20 ml, i pajisur me kondesator refluks ajri me gjatësi afërsisht 1 m, me tapa xhami të smeriluar.
3.2.
pipetë e kalibruar 5 ml.
3.3.
hinkë ndarëse 50 ml.
3.4.
gota laboratori për matje 10 ml dhe 25 ml.
3.5.
Epruvetë me fund konik 15 ml.
4.
REAGENTË
4.1.
Reagent metilimi: metanol anhidrik-hekzan-acid sulfurik i përqendruar (p = 1,84) në raportin 75:25:1 (V/V/V).
4.2.
Eter nafte në temperaturë nga 40 deri në 60oC.
4.3.
Sulfat natriumi anhidrik.
5.
PROCEDURA
5.1.
Lënda e marrë nga pjata vendoset në epruvetën 20 ml dhe shtohet 5 ml reagent metilimi.
5.2.
Vendoset në punë kondesator refluks dhe ngrohet për 30 minuta në banjë me ujë që vlon (shënimi 2).
5.3.
Përzierja kalohet plotësisht në një hinkë ndarëse 50 ml, me ndihmën e 10 ml ujë të distiluar dhe 10 ml eter nafte. Tundet vrullshëm, dhe bëhet ndarja e fazave, hiqet faza ujore dhe lahet shtresa e eterit dy herë me 20 ml ujë të distiluar. Në hinkën ndarëse shtohet një sasi e vogël sulfat natriumi anhidrik, tundet, lihet në gjendje të qëndrueshme për disa minuta dhe filtrohet, duke mbledhur filtratin në një epruvetë me fund konik 15 ml.
Tretësi avullohet në një banjë uji në rrymë të pastër azoti.
Shënimi 1. Sasi të vogla të acidit klorhidrik mund të përgatiten lehtësisht në laborator me zhvendosje të thjeshtë nga tretësira tregtare (p = 1,18), duke kulluar acidin sulfurik të përqendruar (p = 1,84). Gazi i çliruar thahet lehtësisht me flluskim nëpërmjet acidit sulfurik të përqendruar. Duke qenë se acidi klorhidrik absorbohet shumë shpejt nga metanoli, këshillohet që të merren masat paraprake të zakonshme për tretjen e tij, pra nëpërmjet një hinke të vogël të përmbysur me buzë që prek sipërfaqen e lëngut. Sasi të mëdha të tretësirës së acidit klorhidrik metanolik mund të përgatiten paraprakisht, pasi ajo ruhet mjaft mirë në shishe qelqi të mbyllura të ruajtura në errësirë.
Shënimi 2. Për të kontrolluar pikën e vlimit futet një shufër qelqi në epruvetë dhe temperatura e banjës së ujit kufizohet në 90oC.
SHTOJCA XI
PËRCAKTIMI I PËRMBAJTJES SË TRETËSVE TË HALOGJENIZUAR, TË AVULLUESHËM TË VAJIT TË ULLIRIT
1.
METODA
Analizë me gazkromatografi duke përdorur teknikën ndarëse.
2.
PAJISJET
2.1.
Aparat gazkromatografi i pajisur me detektor për kapjen e elektronit (ECD).
2.2.
Aparat ndarës.
2.3.
Kolonë gazkromatografi, prej qelqi, 2 m e gjatë dhe me diametër 2 mm, me fazë stacionare. OV101 10 % ose të barasvlershëm, duke imprenjuar tokë diatomike të kalcinuar, të larë me acid dhe të silazhuar, me madhësi të grimcave nga 80 deri në 100 mesh.
2.4.
Gaz mbartës dhe ndihmës: azot për gazkromatografi, i përshtatshëm për detektimin me kapje të elektroneve.
2.5.
Ballon qelqi, 10 deri në 15 ml, me veshje teflon dhe tapë alumini me përshtatje për futjen e shiringës.
2.6.
Fiksuese për mbyllje hermetike.
2.7.
Shiringë gazi 0,5 deri në 2 ml.
3.
REAGENTË
Standardi: tretësit e halogjenizuar me pastërti të përshtatshme për gazkromatografi.
4.
PROCEDURA
4.1.
Peshohet ekzaktësisht 3 g vaj në një ballon qelqi (nuk ripërdoret); izolohet hermetikisht. Vendoset në një termostat në temperaturë 70oC për një orë. Duke përdorur një shiringë hiqet me kujdes 0,2 deri në 0,5 ml e pjesës ndarëse. Injektohet në kolonën e aparatit të gazkromatografit të përshtatur si më poshtë:
- temperatura e injektorit: 150oC,
- temperatura e kolonës: 70 deri në 80oC,
- temperatura e detektorit: 200 deri në 250oC.
Mund të përdoren dhe temperatura të tjera me kusht që rezultatet të mbeten të njëjta.
4.2.
Tretësirat referencë: tretësirat referencë përgatiten duke përdorur vaj ulliri të rafinuar pa gjurmë të tretësve, me përqendrime që variojnë nga 0,05 deri në 1 ppm (mg/kg) dhe që i përkojnë përmbajtjes së supozuar të mostrës. Tretësit e halogjenizuar mund të hollohen duke përdorur pentan.
4.3.
Vlerësim sasior: bashkohen sipërfaqet ose vlerësimet e vlerave maksimale të mostrës dhe të tretësirës standarde në mënyrë që përqendrimi të jetë me i afërt. Nëse devijimi është më i madh se 10 %, analiza duhet të përsëritet në krahasim me një tjetër tretësirë standarde derisa devijimi të jetë brenda 10 %. Përmbajtja përcaktohet në bazë të mesatares së injeksioneve elementare.
4.4.
Shprehja e rezultateve: në ppm (mg/kg). Kufiri i dallueshmërisë për metodën është 0,01 mg/kg.
SHTOJCA XII
VLERËSIMI ORGANOLEPTIK I VAJIT TË ULLIRIT
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Qëllimi i kësaj metode është përcaktimi i kritereve të nevojshme për të vlerësuar karakteristikat e aromës së vajit të ullirit të virgjër dhe për të zhvilluar metodologjinë e nevojshme për të.
2.
FUSHA E ZBATIMIT
Metoda e përshkruar zbatohet vetëm për karakteristikat organoleptike dhe klasifikimin e vajit të ullirit të virgjër që mund të përdoret për konsum të drejtpërdrejtë. Ajo kufizohet në vlerësimin e vajit të ullirit në një shkallë numerike lidhur me perceptimin e stimujve të tij të aromës, sipas gjykimit të një grupi të përzgjedhur degustuesish që punojnë si një panel.
3.
FJALOR I PËRGJITHSHËM BAZË PËR ANALIZËN NDIJORE
Shihni kreun me titull "Analizë ndijore: fjalor i përgjithshëm bazë".
4.
FJALOR SPECIFIK PËR VAJIN E ULLIRIT
Bajame: kjo aromë mund të shfaqet në dy forma: ajo tipike e bajames së freskët ose ajo karakteristike e thatë, bajame e fortë që mund të ngatërrohet me hidhësirën fillestare. Shija dalluese është ajo shije që mbetet kur vaji qëndron në kontakt me gjuhën dhe qiellzën. Lidhur me vajrat e ëmbël të cilët kanë një aromë të lehtë.
Mollë: aroma e vajit të ullirit që të sjell ndërmend këtë frutë.
"Atrojado" (e vjetruar): aromë karakteristike e vajit të përftuar nga ullinjtë e ruajtur në grumbullime që i janë nënshtruar një faze të avancuar të fermentimit.
I hidhur: shija karakteristike e vajrave të përftuara nga ullinjtë jeshilë ose gjysmë të pjekur. Mund të jetë më shumë ose më pak e këndshme në varësi të intensitetit të tij.
Kripë: aroma e vajit të nxjerrë nga ullinjtë që janë ruajtur në tretësira kripore.
Kastraveci: aroma e përftuar kur vaji ambalazhohet hermetikisht për një kohë të gjatë, veçanërisht në kuti konservash, dhe që i atribuohet formimit të 2,6 nonadienal.
Dheu: aroma karakteristike e vajit të përftuar nga ullinjtë që janë mbledhur me dhe ose baltë dhe nuk janë larë. Kjo aromë shpesh mund të shoqërohet me një aromë lagështie dhe myku.
Esparto: aroma karakteristike e vajit të përftuar nga ullinjtë e ruajtur në copa esparto. Aroma mund të ndryshojë në varësi të faktit që copat prodhohen nga esparto jeshile ose esparto e tharë.
E lehtë dhe e butë: aroma e vajit të ullirit karakteristikat organoleptike të të cilit janë shumë të lehta për shkak të humbjes së komponentëve të tyre aromatikë.
Frutore: aroma që të sjell ndërmend erën dhe shijen e frutave të shëndetshme, të freskëta të mbledhura në fazën e duhur të pjekjes.
Bari: aroma karakteristike e disa vajrave që të sjell ndërmend barin sapo të kositur.
Grasoje: aroma e vajit të ullirit të nxjerrë nga një impiant ku mbetjet e naftës, grasos ose vajit mineral nuk janë larguar siç duhet nga makineria.
Gjethe jeshile (të hidhëta): aroma e vajit të përftuar nga ullinjtë tepër jeshilë ose nga ullinjtë që janë shtypur me gjethe dhe degë ulliri.
E krimbur: aroma karakteristike e vajit të përftuar nga ullinjtë që janë sulmuar nga vemjet e mizave të ullirit (Dacus oleae).
E fortë: shija karakteristike e disa vajrave që, kur shijohen, japin një reaksion astrigent.
Bari i thatë: aroma karakteristike e disa vajrave që të sjell ndërmend pak a shumë barin e tharë.
I nxehtë ose i djegur: aroma karakteristike e vajrave e shkaktuar nga ngrohja e tepërt dhe/ose e zgjatur gjatë përpunimit, veçanërisht kur pulpa përzihet termikisht dhe nëse ky proces bëhet në kushte të papërshtatshme.
Metalik: aroma që të sjell ndërmend metalin. Karakteristike për vajrat që kanë qenë në kontakt të zgjatur, nën kushte të papërshtatshme, me produkte ushqimore ose sipërfaqe metalike gjatë shkeljes, përzierjes, shtypjes ose ruajtjes së ullirit.
Sedimente balte: aroma karakteristike e vajit të rimarrë nga sedimenti i dekantuar në kazanë dhe depozita nëntokësore.
Erë e mykur lagështie: aroma karakteristike e vajrave të përftuara nga pema në të cilën janë zhvilluar kërpudha dhe tharme, si rezultat i ruajtjes në grumbullime, në kushte lagështie, për disa ditë.
E vjetërsuar: aroma karakteristike e vajit që është mbajtur për shumë gjatë në kontejnerë për ruajtje. Mund të shfaqet dhe tek vajrat që janë ambalazhuar për një periudhë tepër të gjatë.
Bërsie: aroma karakteristike që të sjell ndërmend aromën e bërsisë së ullirit.
Cope për shtypjen: aroma karakteristike e vajit të përftuar nga ullinjtë që janë shtypur në copa të pista dhe në të cilin kanë mbetur mbetje të fermentuara.
I prishur: aroma karakteristike e e zakonshme për të gjitha vajrat dhe yndyrat që i janë nënshtruar autooksidimit të shkaktuar nga kontakti i zgjatur me ajrin. Kjo aromë është e pakëndshme dhe nuk mund të hiqet.
Me shije frute të pjekur: aroma e vajit të përftuar nga frutat e pjekura, zakonisht që ka një aromë disi të lehtë dhe shije të ëmbël.
E fortë: perceptimi karakteristik në disa vajra të cilët, kur shijohen, japin një ndjesi të fortë, ndijim kremoz në gojë.
Sapuni: aroma që të jep një ndijim nuhatjeje dhe shijimi që të kujton aromën e dhënë nga sapuni jeshil.
I ëmbël: shije e këndshme, jo ekzaktësisht sheqeri, por që gjendet në vajin në të cilin vetitë e hidhëta, të forta dhe të athta nuk mbizotërojnë.
Ujë vegjetal: aroma karakteristike e marrë nga vaji si rezultat i dekantimit të ulët dhe kontaktit të zgjatur me ujin vegjetal.
Verë-uthull: aroma karakteristike e disa vajrave që të sjell ndërmend verën ose uthullën. Kryesisht për shkak të formimit të acidit acetik, acetatit të etilit dhe etanolit në sasi më të mëdha sesa gjendet zakonisht në aromën e vajit të ullirit.
5.
GOTA PËR DEGUSTIMIN E VAJIT
Shihni kreun me titull "Gota për degustimin e vajit".
6.
DHOMA E PROVËS
Shihni kreun me titull "Udhëzim për instalimin e një dhome prove".
7.
APARATI
Aparatet e mëposhtme, të cilat i duhen degustuesit për të kryer detyrën e tij siç duhet, vendosen në secilën kabinë dhe janë të lehtësisht të arritshme:
- gota (të standardizuara), që përmbajnë mostra me një legjendë që përbëhet nga dy shifra të përzgjedhura rastësisht ose dy shifra dhe shkronja. Shenjat duhet të bëhen me laps që nuk fshihet dhe pa aromë,
- xham i orës me shenja identike, për të mbuluar gotat,
- fletë vlerësimi (shihni figurën 2), që përmban udhëzimet për përdorimin e saj,
- laps ose stilolaps,
- tabaka të vogla me feta molle,
- gotë uji në temperaturë ambienti.
8.
METODOLOGJIA
Ky seksion përcakton njohuritë paraprake të nevojshme për të kryer analizën ndijore të vajit të ullirit të virgjër si dhe përpjekjet për të standardizuar sjelljen dhe procedurën e degustuesve që marrin pjesë në këto teste, të cilët duhet të vihen në dijeni për rekomandimet specifike dhe të përgjithshme për degustimin e vajit të ullirit.
8.1.
Detyrat e udhëheqësit dhe mbikëqyrësit të panelit (ose paneli)
Udhëheqësi i panelit duhet të jetë një person i formuar siç duhet, me njohuri dhe të jetë ekspert në llojet e vajrave që do hasë gjatë punës së tij. Ai është figura kryesore e panelit dhe është përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e tij. Ai thërret degustuesit paraprakisht në kohën e duhur dhe i sqaron për çdo dyshim që mund të kenë për sa i përket testeve, por nuk u jep asnjë opinion për mostrën.
Udhëheqësi i panelit është përgjegjës për inventarizimin e aparateve dhe për garantimin e pastrimit të tyre siç duhet, për përgatitjen dhe kodimin e mostrave dhe për t’ia paraqitur ato degustuesve në përputhje me planin e duhur eksperimental, si dhe për mbledhjen dhe përpunimin statistikor të të dhënave të marra, në mënyrë që të arrihen rezultatet më të mira me përpjekje minimale.
Detyra e mbikëqyrësit të panelit kërkon që ai të ketë aftësi ndijore, saktësi të madhe në përgatitjen e testeve dhe organizmin e tyre të përpiktë, si dhe aftësi dhe durim në planifikimin dhe kryerjen e testeve. Është detyra e mbikëqyrësit të panelit që të stimulojë gjendjen morale të anëtarëve të panelit duke nxitur interesat, kuriozitetin dhe frymën konkurruese midis tyre. Ai garanton se nuk do japë mendimin e tij dhe shmang që kriteret e drejtuesve të mundshëm të mos kundërshtojnë ato të degustuesve të tjerë. Gjithashtu ai është përgjegjës për trajnimin, përzgjedhjen dhe monitorimin e degustuesve në mënyrë që të përcaktohet nëse po mbajnë një nivel të përshtatshëm aftësie.
8.2.
Kushtet e provës
8.2.1.
Përmasa e mostrës
Secila gotë përmban 15 ml vaj.
8.2.2.
Temperatura e provës
Mostrat e vajit që do testohen ruhen në gota në temperaturë 28 oC p2 oC. Është përzgjedhur kjo temperaturë pasi është më e përshtatshmja për të vëzhguar lehtësisht ndryshimet organoleptike, në temperaturë normale, kur vajrat përdoren si aromatizues. Një faktor tjetër që ka tendencë që të anojë në favor të kësaj vlere është fakti që në temperatura më të larta ose më të ulëta përftohen qoftë komponentët aromatikë thuajse të avullueshëm ose komponentët e avullueshëm që janë karakteristike për vajrat e nxehtë.
8.2.3.
Koha e provës
Mëngjesi është koha më e mirë për testimin e vajrave. Është vërtetuar se gjatë ditës ka periudha optimale perceptimi për sa i përket të shijuarit dhe nuhatjes.
Vaktet paraprihen nga një periudhë në të cilën ndjeshmëria e nuhatjes-shijimit rritet, ndërsa më pas ky perceptim ulet.
Megjithatë, ky kriter nuk duhet të jetë në ekstrem, si në rastin kur uria mund t’i shpërqendrojë degustuesit, duke ulur kështu aftësinë e tyre të njëanshme dhe, veçanërisht, kriteret e tyre preferenciale dhe të pranimit.
9.
DEGUSTUESIT
Personat që veprojnë si degustues në testet organoleptike të kryera për vajrat e ullirit të konsumueshëm trajnohen dhe përzgjidhen në përputhje me aftësitë e tyre për të dalluar mostra të njëjta; duhet të merret parasysh që saktësia e tyre do përmirësohet me duke u trajnuar (shihni seksion përkatës).
Për testin nevojiten tetë deri në 12 degustues, megjithatë është mirë që të mbahen disa degustues shtesë rezervë për të mbuluar mungesat e mundshme.
9,1.
Rekomandimet e përgjithshme për kandidatët dhe degustuesit
Këto rekomandime zbatohen për sjelljen e kandidatëve ose degustuesve gjatë punës së tyre.
Kur thirret nga mbikëqyrësi i panelit për të marrë pjesë në një test organoleptik, degustuesi duhet të jetë i pranishëm në orën e caktuar paraprakisht dhe vëzhgon sa më poshtë:
9.1.1.
Ai nuk duhet të ketë pirë duhan të paktën 30 minuta para orës së testit.
9.1.2.
Nuk duhet të përdorë parfum, produkte kozmetike ose sapun, era e të cilit mund të zgjasë deri në kohën e testit. Ai përdor një sapun pa aromë ose me aromë të lehtë për larë duart që më pas i shpëlan dhe i than aq sa është duhet për të larguar çdo erë.
9.1.3.
Një orë para degustimit ai nuk duhet të ketë konsumuar asnjë ushqim.
9.1.4.
Nëse nuk ndihet fizikisht mirë, dhe veçanërisht nëse shqisa e tij e të nuhaturit dhe të shijuarit është prekur, ose nëse ndodhet nën çdo ndikim psikologjik që e ndalon të përqendrohet në punën e tij, degustuesi informon mbikëqyrësin e panelit për t’u tërhequr nga testi ose nga vendimet përkatëse që merren, duke marrë parasysh devijimin e mundshëm në vlerat mesatare për pjesën tjetër të panelit.
9.1.5.
Nëse ka vepruar në përputhje me sa më sipër, degustuesi merr vendin e tij në kabinën e caktuar për të, sa më të rregullt dhe të qetë.
9.1.6.
Kur ulet, ai kontrollon nëse ka aparatin e duhur dhe nëse është vendosur siç duhet, dhe garanton që legjenda në gotë të përputhet me legjendën në xhamin e orës.
9.1.7.
Me kujdes ai lexon udhëzimet e dhëna në fletën e vlerësimit dhe fillon shqyrtimin e mostrës vetëm pasi të jetë plotësisht i sigurt për detyrën që duhet të kryejë. Nëse ka ndonjë paqartësi, ai diskuton personalisht me mbikëqyrësin e panelit mbi paqartësitë e hasura
9.1.8.
Degustuesi merr gotën, duke e mbajtur të mbuluar me xhamin e orës, dhe e përkul lehtë; më pas ai rrotullon gotën tërësisht në këtë pozicion në mënyrë që të laget sa më shumë sipërfaqja e saj e brendshme. Pas përfundimit të kësaj faze, ai largon xhamin e orës dhe nuhat mostrën, merr frymë thellë dhe ngadalë derisa të ketë formuar një kriter për vajin në vlerësim. Nuhatja nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 sekonda. Nëse nuk është arritur në ndonjë përfundim gjatë kësaj kohe, ai bën një pushim të shkurtër para se të provojë përsëri. Kur
përfundon prova e nuhatjes, degustuesi vlerëson aromën (i gjithë ndijimi i nuhatjes, shijimit, prekjes). Për këtë, ai merr një gllënjkë vaji afërsisht 3 ml. Është shumë e rëndësishme që të shpërndahet i gjithë vaji në gjithë kavitetin e gojës, nga pjesa e përparme e gojës dhe gjuhës përgjatë skajeve të pjesës së prapme dhe në mbështetësen e qiellzës, pasi dihet se perceptimi i katër shijeve kryesore, e ëmbël, e kripur, e thartë, e hidhur ndryshon në intensitet në varësi të zonës së gjuhës dhe të qiellzës.
Duhet të theksohet se është e rëndësishme që një sasi e mjaftueshme vaji të përhapet ngadalë në pjesën e pasme të gjuhës drejt fytit, ndërsa degustuesi përqendrohet në rendin në të cilin shfaqet stimuli i hidhët dhe i thartë; në rast të kundërt, të dy stimujt mund të kalojnë pa u vënë re në disa vajra ose stimuli i thartë mund të mbulohet nga ai i athtë.
Duke marrë frymëmarrje të shkurtra, të njëpasnjëshme, duke thithur ajër përmes gojës, degustuesi jo vetëm përhap mostrën gjerësisht në të gjithë gojës, por percepton komponentët aromatik flurore përmes anës së prapme të hundës.
Ndijimi i prekjes gjithashtu duhet të merret në konsideratë. Rrjedhimisht, fluiditeti, ngjitshmëria dhe mprehtësia ose djegia shënohen kur zbulohen, dhe nëse është e nevojshme për testin, intensiteti i tyre duhet të kuantifikohet.
9.1.9.
Kur vlerësohet vaji i ullirit i virgjër nga ana organoleptike, vlerësohet vetëm një mostër në çdo seancë për të shmangur efektin e kundërt që mund të merret duke shijuar menjëherë mostrat e tjera.
Duke qenë se degustimet e njëpasnjëshme japin lodhje dhe humbje ndjeshmërie, është e rëndësishme të përdoret një produkt që largon mbetjet e vajit nga goja nga degustimi i mëparshëm.
Rekomandohet përdorimi i fetave të vogla të mollës (rreth 15g), të cilat pasi përtypen mund të pështyhen në pështymore. Më pas shpëlahet goja me pak ujë në temperaturë ambienti. Duhet të kalojnë të paktën 15 minuta nga përfundimi i një degustimi deri në fillimin e një tjetri.
9.2.
Testimi i kandidatëve
Kjo fazë përfundohet nga udhëheqësi i panelit, i cili merr personalisht në intervistë kandidatët për t’u njohur me personalitetin e tyre dhe mjedisin rrethues. Kushte fiziko-psikologjike që duhet të plotësohen nuk janë shumë të rrepta pasi, nga pikëpamja teorike, çdo personi duhet t’i jepet mundësia të marrë pjesë. Elementë të tillë si gjinia, mosha, zakonet specifike (duhanpirja), etj. në ditët e sotme janë zëvendësuar me elementë të tillë si shëndeti, interesi personal dhe disponueshmëria për kryerjen e punës.
Gjatë intervistës, udhëheqësi i panelit duhet t’i shpjegojë kandidatit këto karakteristika të detyrës së tij dhe se sa kohë do i duhet afërsisht. Më pas ai merr informacion nga kandidati që i mundëson atij vlerësimin e interesit dhe motivimit të tij dhe se sa kohë ka në dispozicion. Pyetësori i mëposhtëm mund të shërbejë si referencë.
PYETËSOR
Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:
q Jo
1.
Do donit të përfshiheshit në punën me këtë temë?
Po
q
Jo
q
2.
Mendoni se kjo punë do kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së produkteve ushqimore në kufijtë e brendshëm dhe ndërkombëtarë?
Po
q
Jo
q
3.
Nëse po, pse (¹).
.
.
4.
Duhet të jeni në dijeni të faktit se ju do të shijoni vajra kur t’ju kërkohet. Jeni të përgatitur për këtë?
Po
q
Jo
q
5.
Do donit të krahasonit aftësitë tuaja të nuhatjes dhe shijimit me ato të kolegëve tuaj?
Po
q
Jo
q
6.
Jeni të disponueshëm në çdo kohë? Jeni aq i pavarur sa të organizoni punën ditore?
Po
q
Jo
q
7.
Nëse vareni nga një epror, mendoni se mund të mungoni në punën tuaj të zakonshme për çdo gjë që mund të zgjasë deri në tridhjetë minuta dhe për disa raste dhe për disa ditë të njëpasnjëshme?
Po
q
Jo
q
8.
Do ishit në gjendje të kompensonit kohën e humbur në punën tuaj për shkak të pjesëmarrjes suaj në analizën ndijore?
Po
q
Jo
q
9.
A mendoni se duhet të shpërbleheni për këtë punë?
Po
q
Jo
q
10.
Në çfarë mënyre?
Po
q
Jo
q
Udhëheqësi përdor këtë informacion për të testuat kandidatët dhe refuzon ata që tregojnë interes të pakët në këtë lloj pune dhe që nuk janë të disponueshëm menjëherë ose që nuk shprehen qartë.
9,3.
Përcaktimi i "kufirit mesatar" të grupit për "tiparet karakteristike"
Përzgjidhen me kujdes katër vajra, secili konsiderohet se përfaqëson një nga tiparet e mëposhtme: "atrojado" (i vjetruar), vere, i djegur dhe i prishur, dhe ka një intensitet sa më të madh dhe të qartë.
Merret një pjesë alikuote e secilit vaj dhe përgatiten mostrat, përqendrimet e të cilave ndryshojnë në një raport 2, duke përfshirë hollimet e mëpasshme me ndihmës të përshtatshëm, derisa të mos zbulohet asnjë ndryshim midis gotës që përmban vetëm ndihmësin dhe dy ose tre holluesit e fundit. Çifti i fundit janë dy gotat me lëndë ndihmëse.
Seritë plotësohen me gotat që përmbajnë përqendrime më të larta, derisa të arrihen tetë në total.
Përgatiten sasi të mjaftueshme të mostrave të përgatitura në përqendrime të ndryshme në mënyrë që seritë e çdo vetie t’i jepen çdo kandidati.
Për të përcaktuar "kufirin mesatar" të kandidatëve për çdo veti, secilit prej tyre i jepet një gotë që përmban 15 ml të çdo përqendrimi të përgatitur, dhe një gotë tjetër që përmban vetëm 15 ml të lëndës ndihmëse. Pas kryerjes së testit, kandidati tregon nëse ato janë të njëjta ose të ndryshme.
E njëjta provë përsëritet për përqendrimet e mbetura të vetisë nën shqyrtim.
Shënohet numri i përgjigjeve të sakta të marra për çdo përqendrim nga degustuesit dhe kjo shifër jepet si përqindje e numrit të testeve të kryera.
(¹) Përshkruhet se çfarë mund të përfitohet nga vlerësimi organoleptik i çdo produkti ushqimor, ose, nëse dëshirohet, i vajit të ullirit.
Më pas vendosen si abshisa, në rend zbritës, përqendrimet e testuara dhe si ordinata % e identifikimeve të sakta për çdo përqendrim.
Figura 1 është një shembull praktik i këtyre udhëzimeve. Kufiri i zbulimit përcaktohet përmes ekstrapolimit të pikës së ordinatës që përfaqëson vlerësimet e sakta 75 % nga kurba në abshisë.
Ky përqendrim "kufi", i cili mund të jetë i ndryshëm për çdo vaj fillestar, pasi varet nga intensiteti i vetisë së pranishme, duhet të jetë i ngjashëm për grupet e ndryshme të kandidatëve të paneleve të veçanta; nuk ka të bëjë me ndonjë zakon ose preferencë tendencioze. Rrjedhimisht, është një pikë reference e zakonshme për çdo grup njerëzish dhe mund të përdoret për të grupuar panelet e ndryshme vetëm nga ndjesia e nuhatjes dhe shijimit.
Në bazë të përqendrimit kufi të marrë për grupin, veprohet si më poshtë:
Përgatitet një seri përqendrimesh në rritje dhe në zbritje në një mënyrë të tillë që "përqendrimi kufi" të mbajë vendin e 10-të në këtë shkallë. Në mënyrë të natyrshme, përqendrimet 11 dhe 12 do të jenë më të holluara, si rezultat do të jetë më e vështirë të zbulohet prania e vajit që përmban atributin e përzgjedhur.
Duke marrë përqendrimin C10 si bazë, mostrat e mbetura mund të përgatiten në përputhje me formulën e mëposhtme:
C10 x an, ku "a" është konstante, faktori i hollimit, i cili është i barabartë me 1,5, dhe "n" është eksponenti i cili varion nga 9 deri në 2.
Për shembull: supozohet se kufiri i përftuar për vajin e prishur është 0,32; C10 = 0,32, në bazë të të cilit, duke qenë se "a" = 1,5, vargu i mostrave do të ketë përqendrimet e mëposhtme:
>TABELA>
Nëse procedura e mësipërme përsëritet për tre vetitë e mbetura, në bazë të kufijve të tyre përkatëse, të cilët gjithashtu llogariten siç tregohet më lart, shkallët me intensitet të ngjashëm aromatik për çdo stimul do përfitohen për të gjithë laboratorët, edhe pse defektet e vajrave fillestarë mund të ndihen në intensitete të ndryshme.
9,4.
Përzgjedhja e degustuesve sipas metodës së vlerësimit të intensitetit
Në procedurën e përzgjedhjes, duhet të ketë dy deri në tre herë më shumë kandidatë sesa kandidatët e nevojshëm për panelin, në mënyrë që të zgjidhen personat me ndjeshmërinë ose me aftësitë më të mira dalluese. Është e këshillueshme të përdoret i njëjti produkt si ai që do analizohet në vijimësi (rrjedhimisht, do të përdoret gjithmonë vaji i ullirit).
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 1
>FUNDI I GRAFIKUT>
Në përzgjedhjen e metodës, duhet të merret parasysh që, përveç se të jetë efikase, procedura e miratuar duhet të jetë sa më ekonomike për sa i përket sasisë së vajit, numrave të mostrave që do të dërgohen si dhe për sa i përket kohës së shpenzuar për përzgjedhjen. Efikasiteti i procedurës së përzgjedhjes qëndron në zgjedhjen e niveleve optimale të tri ndryshoreve vartëse të mëposhtme: a) "kostoja" e përcaktuar nga numri i testeve; (b) "pjesa" e kandidatëve potencialisht të përshtatshëm, të cilët rastësisht dhe fatkeqësisht janë përjashtuar gjatë testimit; dhe (c) "pjesa" e kandidatëve, të cilët rastësisht kanë kaluar procesin e përzgjedhjes edhe pse janë të papërshtatshëm.
Katër pikat e zgjedhura për procedurën e përzgjedhjes, testi i vlerësimit të intensitetit, i cili përshkruhet në ASTM (Shoqëria Amerikane për Testimin dhe Materialet), STP (Publikimi teknik i veçantë) nr. 440, faqe 53, janë ndryshuar me:
1. uljen e numrit të mostrave në seritë;
2. zgjerimin e gamës së stimujve me qëllim rritjen e numrit të shënimeve të nuhatjes dhe shijimit mbi të cilat bazohet përzgjedhja, në mënyrë që ato të përshtaten me defektet më të zakonshme të nuhatura në vajin e ullirit;
3. ndryshimin e raporteve të përqendrimit në seritë; dhe
4. përpunimin e rezultateve nga ana statistikore.
Aparatet e nevojshme
- shishe ose ballon qelqi 1 500 ml,
- gota me ngjyrë të errët për degustim,
- epruveta të shkallëzuara 10, 15, 1 000 dhe 1 500 ml.
Produktet e nevojshme
- parafinë "Merck" (referencë 7 160, DAB 8, USP XX) ose lëndë ndihmëse vajore pa shije ose aromë (vaj ulliri i sapo rafinuar ose vaj tjetër i ngjashëm),
- vajra: "atrojado" (i vjetruar), vere, i prishur dhe i hidhur.
9.4.1.
Procedura
Pas përgatitjes së holluesve, vazhdohet me fazën e përzgjedhjes duke filluar me 25 kandidatë, në përputhje me metodologjinë e përshkruar më poshtë për çdo stimul:
1. Përgatiten 12 gota degustimi të shënjuara me një kod (një seri për kandidat). Hidhet 15 ml e secilës prej përqendrimeve të ndryshme të përgatitura në përputhje me formulën C10 x an, në secilën gotë përkatëse të degustimit.
2. Pas mbushjes gotat e degustimit duhet të lihen të mbuluara me xham ore në dhomën e degustimit me temperaturë 20 deri në 22 oC për të paktën një orë para fillimit të testeve në mënyrë që të përshtatet temperatura e tyre me temperaturën e ambientit.
3. Më pas udhëheqësi i panelit vendos 12 gota degustimi për secilën seri në një rresht në rend zbritës të përqendrimit.
Hapi tjetër është marrja në pyetje e çdo kandidati për provën e tij, në përputhje me udhëzimet e mëposhtme:
9.4.2.
Udhëzimet për kandidatët
12 gotat e degustimit të radhitura para çdo kandidati përmbajnë holluesit e secilit stimul "atrojado" (të vjetruar), vere, të prishur dhe të hidhur. Faktori dallues mes përmbajtjes së gotave të degustimit është intensiteti i aromës. Gota me aromën më të fortë ndodhet në anën e majtë dhe pjesa tjetër e gotave vendoset në rend zbritës të intensitetit drejt të djathtës. Gota e fundit e degustimit në anën e djathtë mund të ketë një aromë aq të lehtë sa është e pamundur të zbulohet.
Veprohet si më poshtë: njihet aroma e secilës gotë degustimi në seritë. Për këtë, fillohet nga ana e djathtë (nr. 12) dhe mbahet intensiteti i të gjitha aromave, pa u lodhur.
Kur të ndjeni se jeni mësuar me shkallën e përqendrimeve të aromave, largohuni nga dhoma.
Ndërkohë, udhëheqësi largon një nga gotat e degustimit nga vargu dhe e vendos atë në një nivel me gotën e fundit në anën e djathtë, duke lëvizur të tjerat së bashku në mënyrë që të mbushet hapësira e mbetur. Më pas kthehuni në dhomë dhe vazhdoni testin.
Prova përfshin sa më poshtë:
Gota e degustimit e hequr nga vargu duhet të vendose sërish në vendin e saj përkatës. Për këtë, ajo nuhat dhe krahasohet me të tjerat sa herë që dëshirohet, duke marrë parasysh që nëse do zëvendësohet saktë duhet të ketë aromë më të fortë se mostra menjëherë pas asaj dhe më e lehtë se ajo në të majtë të saj. Kjo provë do të përsëritet me tre gota të tjera.
.
Secilit kandidat, përveç udhëzimeve të sapopërshkruara, i jepet dhe një formular në mënyrë që të bëhet më e lehtë prova dhe mbledhja e përgjigjeve.
PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE
Prova Nr.
Atributi.
Gota e marrë i përket pozicionit nr.
Data.
Emri.
9.4.3.
Marrja e rezultateve
Udhëheqësi i panelit regjistron të dhënat për secilin kandidat në rendin e mëposhtëm për të lehtësuar organizimin e tyre:
>TABELA>
9.4.4.
Procedura e vlerësimit statistikor
Në këtë rast të veçantë përzgjedhje, gotat e degustimit që duhet të rivendosen në pozicionin e tyre ekzakt janë të njëjta për të gjithë kandidatët Në përputhje me llogaritjet statistikore të kryera për këtë qëllim, ato i përkojnë pozicioneve të mëposhtme në rendin e vargut për sa i përket çdo atributi:
>TABELA>
Numri që i përkon pozicionit të gotave në rendin e vargut mund të mos ndryshojë pasi llogaritjet statistikore për këtë provë janë bërë me synimin e probabilitetit që gotat të rikthehen rastësisht në pozicionin e tyre ekzakt.
Për ta bërë mjaft të vështirë kalimin e informacionit nga një kandidat tek tjetri, udhëheqësi i panelit garanton që:
1. nuk ka mjete të mundshme kontakti midis kandidatëve. Përdoren legjenda të ndryshme për secilin kandidat;
2. nuk ka asnjë mënyrë që kandidatët të zbulojnë pozicionin e gotave që janë hequr;
3. edhe pse të gjithë kandidatëve u jepen të njëjtat gota të treguara më parë, rendi në të cilin ato i dorëzohen secilit kandidat varion.
Secilit kandidat i jepet një vlerësim, në varësi të performancës së tij, në mënyrën e mëposhtme:
Ei1, ei2,... ei12 janë 12 gotat me 12 përqendrimet korresponduese të atributit "i" (i mund të jetë një nga katër atributet: "atrojado" - i vjetruar, vere, i prishur dhe i hidhur) vendosur në rend zbritës të intensitetit.
Eik është një nga gotat e përzgjedhura dhe Kí pozicioni që caktohet nga kandidati kur zëvendësohet në varg. Për rrjedhojë, vlerat e K dhe Km janë numrat e plotë nga 1 deri në 12, duke përfshirë 12, që i përkasin pozicionit real të gotës së përzgjedhur dhe atij të caktuar nga kandidati, përkatësisht.
T (devijimi maksimal i lejuar) është vlera e përcaktuar paraprakisht, e cila në rastin tonë është e barabartë me 3, në mënyrë që nëse Kí-K > T, kandidati përjashtohet automatikisht (1).
Nëse, në rast të kundërt, Kí-K § T, në parim kandidati pranohet dhe mund të vazhdojë me provën, pasi ai ose ajo është i/e aftë të kthejë stimulin në gjendjen e duhur ose afër tij.
Në këtë rast, vlerësimi i dhënë për një kandidat i cili ka vlerësuar një stimul (përqendrim), për shembull në "atrojado" - seri me aromë të vjetruar (Fy), është i barabartë me katrorin e diferencës midis numrit të saktë të gotës në rendin e serive dhe pozicionin në të cilin kandidati e ka zëvendësuar atë. Pra,
Ph(Fy) = (Kí-K)2.
Duke qenë se ky veprim do kryhet nga secili kandidat për katër stimuj (përqendrime) të secilit atribut, vlerësimi i pjesshëm i atributit (p.sh.Fy) do të jetë:
ZFy = PFyh + PFyj + PFyl + PFym
Më poshtë jepen disa shembuj për të kuptuar më lehtë këtë veprim.
Shembulli 1:
Supozojmë se përgjigjet e dhëna nga kandidati A për katër stimujt e tërhequr nga seritë për atributin (i) janë si më poshtë:
>TABELA>
Shembulli 2:
Supozojmë se kandidati rivendos gotat për një atribut si më poshtë:
>TABELA>
Ky kandidat nuk përjashtohet. Ai ka marrë një vlerësim:
Zi = O2 + O2 + 32 + (1)2 = 10
Vlerësimi përfundimtar i kandidatit, vulosja e pranimit apo përjashtimit të tij si degustues, në varësi të reagimit të tij ndaj katër vetive në shqyrtim do të jetë si më poshtë:
PAt + PAm + PAm + PAm = Z final = ZAt... ZAm
PhFy
+ PjFy
+ PlFy
+ PmFy
= ZFy
PhW
+ PjW
+ PlW
+ PmW
= ZW
PhRd
+ PjRd
+ PlRd
+ PmRd
= ZRd
PhBt
+ PjBt
+ PlBt
+ PmBt
= ZBt
= Z final = ZFy... = ZBt
Ku: Rd
Ku:
Fy
= "Atrojado" - i vjetruar
W
= Vere
Rd
= I prishur
Bt
= I hidhur
Tashmë përcaktohet deri në cilën vlerë maksimale të Z kandidati mund të konsiderohet se ka nivele të mira perceptimi, ruajtje të nuhatjes dhe organizim intelektual për të dhënë përgjigjen e saktë për katër stimujt në shqyrtim. Siç duket, Z ka gjithmonë një vlerë jo negative dhe Z = 0 nënkupton se kandidati ka njohur dhe kuantifikuar saktë të gjitha nga 16 intensitet e paraqitura (katër për secilën veti). Vlerat e Z, të ndryshme nga zero tregojnë se kandidati ka njohur zonat e shkallëve nga të cilat janë marrë intensitetet e përzgjedhura, por brenda këtyre zonave ka qenë i pamundur përcaktimi i vendndodhjes së saktë të pozicionit pasi aftësia e tij për të dalluar shkallën e intensitetit të paraqitur për të për një ose më shumë stimuj nuk është e kënaqshme.
Prandaj, duhet të përcaktohet një vlerë kritike (Zc), në mënyrë që nëse kandidati rivendos rastësisht të gjitha gotat brenda zonave që ai ka njohur më parë, probabiliteti i një vlerësimi përfundimtar Z, më pak se Zc, të jetë një sasi mjaftueshëm e vogël (a), e cila mund të përcaktohet paraprakisht. Me fjalë të tjera, duke përdorur këtë procedurë duhet të garantohet që mundësia e përzgjedhjes së një degustuesi për panelin, i cili nuk tregon aftësi të mjaftueshme dalluese për intensitetet e stimulit të përdorur në procesin e përzgjedhjes të jetë më pak se a.
Kur përcaktohet vlera për á (në rastin tonë 0,05), Zc merret nga shpërndarja e probabilitetit të ndryshores Z, e cila nga ana tjetër varet nga shpërndarjet e probabilitetit të ndryshoreve P (Kí).
Pas llogaritjeve statistikore përkatëse, vlera për Zc shkon në 34.
Kur është marrë vlerësimi Z për të gjithë kandidatët, çdo kandidat vlerësimi i të cilit është mbi 34 përjashtohet.
Shihni vlerësimet për kandidatët A dhe B si shembull:
>TABELA>
Duke qenë se të dy kandidatët kanë vlerat përkatëse Z në 34 dhe 38, kandidati A do të mbahet ndërsa kandidati B do përjashtohet. Kur të jenë eliminuar të gjithë kandidatët me vlerësim mbi 34, pjesa e mbetur klasifikohet sipas vlerave të tyre Z derisa të jenë zgjedhur 12 kandidatët më të mirë.
9,5.
Trajnimi
Qëllimet kryesore të fazës së përzgjedhjes janë:
a) të njihen degustuesit me variantet e shumta të ndjesisë së nuhatjes dhe shijimit të gjetura në vajrat e ullirit të virgjër;
b)
të njihen degustuesit me metodologjinë ndijore specifike;
c)
të nxirren në pah aftësitë individuale për njohjen, identifikimin dhe përcaktimin e vetive ndijore; dhe
d)
të përmirësohet ndjeshmëria dhe kujtesa për sa i përket vetive të ndryshme në shqyrtim, në mënyrë që rezultati përfundimtar të ketë vlerësime të sakta dhe konsistente.
Faza e trajnimit zakonisht përfshin një numër seancash, në varësi të mundësive të panelit dhe studimit, gjatë së cilit, pas analizimit të vajrave veç e veç, degustuesit diskutojnë me udhëheqësin e panelit vështirësitë që kanë hasur dhe japin komente rreth vërejtjeve të bëra në mënyrë që të unifikojnë kriteret dhe opinionet.
Standardi i arritur në trajnim pas një sërë seancash vlerësohet sipas rritjes së përqindjes në përgjigjet e sakta, nëse përdoren provat dalluese, ose duke analizuar ndryshimin në klasifikimin individual mesatar të panelit kur zbatohen testet me përdorimin e një shkalle.
Leverdia praktike e kësaj periudhe trajnimi është diskutuar gjerë, por tashmë ajo konsiderohet shumë efikase dhe madje thelbësore nëse përftohen të dhëna ndijore ekzakte dhe të sakta.
9.6.
Kontrollet e performancës
Panelet e degustuesve të vjetër normalisht kryejnë degustime në baza të rregullta dhe të vazhdueshme, duke përfshirë testet ndijore të cilat kërkojnë një përpjekje e madhe nga ana e tyre. Vendimet me rëndësi teknologjike dhe tregtare varen në shumicën e rasteve varen nga gjykimi i tyre. Për këtë arsye, pas përzgjedhjes dhe trajnimit të tyre, performanca e degustuesve duhet të kontrollohet për të garantuar që rezultatet e tyre janë të sakta.
Pasi janë ngritur panelet dhe i janë nënshtruar provave të zakonshme, qartazi do të jetë i nevojshëm kontrolli i rregullt i performancës së tyre në intervale të përshtatshme.
10.
PROCEDURA PËR VLERËSIMIN ORGANOLEPTIK TË VAJIT TË ULLIRIT TË VIRGJËR
Kur plotësohen kushtet e treguara në standardin e mësipërm, kur disponohen ambientet e nevojshme dhe kur është përzgjedhur paneli, çdo degustues nuhat dhe shijon (1) mostrën e vajit për analizë në gotën e degustimit. Ai analizon perceptimet e nuhatjes, të shijimit, të prekjes dhe perceptimin kinestetik me ndihmën e fletës të treguar në Figurën 2 në të cilën ai regjistron "shënimet" e gjetura dhe shkallën e tyre të intensitetit. Hapi tjetër i tij është vlerësimi i cilësisë së vajit.
10.1.
Përdoret fleta e treguar në Figurën 2 (përshkrimi i aromës dhe vlerësimi i cilësisë).
Disa nga perceptimet ndijore më karakteristike të gjetura më shpesh tek vajrat e ullirit, të cilat përshkruajnë aromën e tyre, renditen në anën e majtë të faqes. Nëse degustuesi has ndonjë stimul tjetër që nuk i përkon përshkrimeve të renditura, ai i shënon ato në "të tjera", duke përdorur përshkrimet që i përcaktojnë ato sa më saktë që jetë e mundur.
Stimuli i perceptueshëm vlerësohet në raport me intensitetin e tyre, i cili tregohet me një kryq (+) në kutinë përkatëse, në përputhje me kriteret e mëposhtme:
1: pothuajse nuk ndihet,
2: pak,
3: mesatarisht,
4: shumë,
5: jashtëzakonisht.
Në anën e djathtë të fletës, tregohet një shkallë nga pika 1 deri te 9 (9 për cilësinë e jashtëzakonshme, 1 për më të keqen), e cila përdoret nga degustuesit për të dhënë një vlerësim të vetëm dhe të përgjithshëm për karakteristikat e vajit që shqyrtohet. Ky vlerësim është në përputhje me pikët pozitive dhe defektet e vajit tashmë të shënuara në anën e majtë të fletës.
Kolona e parë (defektet) e tabelës së vlerësimit ndahet në pesë seksione. Rrjedhimisht, klasifikimi i vajrave bazohet kryesisht në mungesën ose praninë e përgjithshme të aromave të prekura, si dhe në faktin se sa të rënda ose të forta janë këto aroma. Megjithatë, duke qenë se shkalla e vlerësimit shkon në 9 pikë, disa nuanca ose aspekte duhet të merren parasysh, të cilat ndihmojnë në arritjen e një vendimi përfundimtar për vlerësimin e cilësisë së përgjithshme dhe të cilat përshkruhen në kolonën e dytë me titull "karakteristikat".
10.2.
Vlerësimi përfundimtar
Mbikëqyrësi i panelit mbledh formularët e plotësuar nga secili degustues dhe kontrollon që vetitë ndijore dhe intensitetet me të cilat këto veti janë ndjerë dhe janë regjistruar në fletën e profilit të jenë në përputhje me vlerësimin e vajit të regjistruar në fletën e vlerësimit. Nëse nuk ndryshim të dukshëm, mbikëqyrësi i kërkon degustuesit të kontrollojë fletën e tij të vlerësimit.
Nëse është e nevojshme, degustuesi duhet të përsërisë testin.
Së fundmi, mbikëqyrësi i panelit përgatit një tabelë me vlerësimet për të gjithë grupin dhe llogarit mesataren aritmetike dhe shkallën e gabimit (të vlerës).
Vetëm në rastin e analizave për rishikim, grupi përsërit testet për të marrë një vlerësim të trefishtë të mostrës; vlerësimi përfundimtar, me një shifër dhjetore, do të jetë vlera e tre vlerësimeve të dhëna.
Nëse vlera e intensitetit mesatar për hidhësinë dhe/ose athtësinë është më e madhe se 2,5, vaji duhet të shënjohet përkatësisht dhe duhet të regjistrohet që është i hidhët dhe/ose i athët.
Shprehja e rezultateve: në bazë të vlerësimit mesatar, mbikëqyrësi i panelit përcakton kategorinë në të cilën klasifikohet mostra, në përputhje me kufijtë e përcaktuar në shtojcën I. Raporti i analizës tregon vetëm këtë kategori.
Shënim: Mostrat duhet të ruhen të mbyllura në frigoriferë derisa të jenë analizuar dhe duhet të kthehen në frigorifer pas kësaj analize derisa prova të jetë kryer tre herë.
>FILLIMI I GRAFIKUT>
>FUNDI I GRAFIKUT>
ANALIZA NDIJORE: FJALOR BAZË I PËRGJITHSHËM
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Qëllimi i këtij standardi është mbledhja e termave të përgjithshme të përdorura në analizën ndijore dhe dhënie e përkufizimeve të tyre.
2.
FJALORI
2.1.
Terminologjia e përgjithshme
Analizë ndijore (emër):
ekzaminimi i vetive organoleptike të një produkti me anë të organeve të shqisave.
Perceptim (emër):
vetëdija ndijore e objekteve ose ngjarjeve të jashtme.
Organoleptik (mbiemër) (veti):
përshkruan vetinë e një produkti, që ndihet nga organet e shqisave.
Ekspert (emër):
(në lidhje me ekzaminimin e vetive organoleptike)
degustuesi i cili është i specializuar në analizën ndijore të një produkti specifik dhe ka njohuri bazë për përgatitjen e produktit si dhe preferencat e tregut.
Degustues (emër):
personi i mendjemprehtë, i ndjeshëm, i trajnuar, i përzgjedhur për të vlerësuar vetitë organoleptike të një produkti ushqimor me anë të organeve të shqisave.
Panel:
grupi i vlerësuesve që është përzgjedhur dhe trajnuar në mënyrë të veçantë dhe që mblidhet për të kryer analizën ndijore të produktit nën kushte të kontrolluara.
Ndijim (emër):
fenomen subjektiv që rezulton nga stimulimi i sistemit ndijor. Ky fenomen mund të dallohet në mënyrë subjektive ose objektive nga organi përkatës i shqisave, në varësi të natyrës ose llojit të stimulit dhe intensitetit të tij.
Ndjeshmëri (emër):
aftësia e organeve të shqisave për të perceptuar në mënyrë të saktë dhe të duhur një stimul me intensitet të ulët ose me pak ndryshim midis stimujve.
Degustim (emër):
veprimi që përfshin perceptimin, analizimin dhe vlerësimin e vetive organoleptike të një produkti, veçanërisht vetitë e nuhatjes, shijimit, prekjes dhe vetitë kinestetike të një produkti ushqimor.
Pranim (emër):
veprimi i pranimit të kënaqshëm të një produkti nga një individ ose popullsi.
Harmoni (emër):
vetia e produktit që jep një ndijim të përgjithshëm të këndshëm. Ky ndijim merret nga perceptimi i përbërësve të produktit si stimuli i nuhatjes, shijimit, prekjes dhe stimuli kinestetik, pasi ato janë të pranishme në raporte të përshtatshme përqendrimi.
Pranueshmëria (emër):
gjendja e një produkti të marrë në mënyrë të kënaqshme nga një individ ose popullsi për sa i përket vetive organoleptike.
Dallim (emër):
veprimi i dallimit cilësor dhe/ose sasior midis dy ose më shumë stimujve.
Kompensim (emër):
rezultati i ndërveprimit të një kombinimi stimujsh në një mënyrë të tillë që secili të perceptohet me më pak intensitet sesa kur është i vetëm.
Aspekt (emër):
Kombinimi i vetive organoleptike të perceptuara në mënyrë vizuale: madhësia, forma, ngjyra, struktura, turbullimi, pastërtia, rrjedhshmëria, shkumëzimi dhe flluskëzimi. Ky term preferohet për pamjen.
Veti (emër):
karakteristikë e perceptueshme.
2.2.
Terma fiziologjikë
Stimul (emër):
agjent fizik ose kimik i cili jep në mënyrë specifike reagimin e receptorëve ndijorë të jashtëm ose të brendshëm.
Shije (emër):
(shqisa e të shijuarit)
shqisa e atyre receptorëve që ndodhen në gojë, veçanërisht në gjuhë, dhe që aktivizohen nga përbërje të ndryshme në tretësirë.
Shijues (mbiemër):
përshkruan vetinë e produktit që mund të stimulojë aparatin e shijimit duke zgjuar ndijimet që i përkasin një ose më shumë prej katër shijeve primare: e ëmbël, e kripur, e thartë, e hidhur.
Receptor (emër):
struktura specifike e organit të shqisës që mund të nxitet dhe që është në gjendje të marrë një stimul dhe ta kthejë atë në shkarkim nervor.
Shënim: Receptorët klasifikohen si lloji i energjisë lidhur me stimujt (drita, nxehtësia, tingulli, etj.).
Nuhatje (emër):
funksioni i aparatit të nuhatjes për të perceptuar dhe për të bërë dallimin midis molekulave që e arrijnë atë, në gjendje të gaztë nga një mjedis i brendshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthorët përmes hundës.
Intensitet (emër):
Vlera e energjisë së një vetie që mund të matet si shkalla sasiore e vlerave mbi kufirin.
Përshtatje (emër):
ndryshimi i përkohshëm i ndjeshmërisë në perceptimin e një stimuli ndijor për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm, të përsëritur të një stimuli të caktuar ose të ngjashëm me të.
Inhibim (emër):
mosreagimi i organit shqisor ose të një pjese të tij, pavarësisht se i nënshtrohet veprimit të një stimuli të përshtatshëm, intensiteti i të cilit është mbi kufirin.
Reagim (emër):
veprimi ku qelizat ndijore reagojnë ndaj veprimit të një ose më shumë stimujve lidhur me një organ shqisor të caktuar.
Trup (emër):
ndijimi i të prekurit i perceptuar në gojë, i cili jep një shkallë densiteti, viskoziteti, konsistence ose ngjeshmërie një produkti.
Aromë (emër):
aromë e freskët, e këndshme, e shijshme.
Të nuhasësh (folje):
(shqisa aktive për nuhatjen)
përshkruan veprimin e perceptimit të një arome.
Objektiv (mbiemër):
a) përshkruan atë që jep një përfaqësim të vërtetë, të verifikueshëm të objektit duke minimizuar faktorët njerëzorë (për shembull, preferencën, zakonin, prirjen);
b) përshkruan teknikën e cila, qoftë me anë të metodave ndijore ose instrumentale, minimizon gabimet e vetëshkaktuara.
Shënim: Nuk këshillohet përdorimi i termit "instrumental" si sinonim.
Subjektiv (mbiemër):
përshkruan atë që jep një perceptim të ndikuar jo vetëm nga stimuli, por gjithashtu nga mënyra e të menduarit dhe të ndjerit.
Kinestetike:
ndijimet që rezultojnë nga presioni mbi mostrën e krijuar nga një lëvizje në kavitetin oral ose me gishta (për shembull: shtypja e djathit me gishta)
Kufi (emër)
Kufi absolut:
vlera minimale e një stimuli ndijor që shkakton:
- shfaqjen e një ndijimi (kufi stimuli ose kufi detektimi), ose
- identifikimin e ndijimit (kufiri i njohjes).
Kufi i ndryshimit:
vlera minimale e stimulit ndijor i cili krijon një ndryshim perceptimi në intensitetin e ndijimit.
Kufi fundor:
vlera maksimale e stimulit mbi të cilin nuk perceptohet një rritje në intensitet.
Kufi preferencë:
vlera sasiore minimale e një stimuli ose vlera kritike mbi kufirin e atij stimuli në të cilin shfaqet një reagim tërheqjeje dhe refuzimi në lidhje me një stimul neutral, për shembull, në zgjedhjen midis një tretësire sheqeri dhe ujit.
Shënim: Duhet të bëhet dallimi midis kufirit të preferencës absolute dhe kufirit të preferencës diferenciale.
Nën kufi (mbiemër):
poshtë kufirit absolut.
Mbi kufi (mbiemër):
mbi kufirin absolut.
Lodhje ndijore:
forma specifike e përshtatjes ndijore në të cilën ndodh një ulje në ndjeshmëri.
Kompensim (emër):
rezultati i ndërveprimit të një kombinimi stimujsh në një mënyrë të tillë që secili të perceptohet me më pak intensitet sesa kur është i vetëm.
Sinergjik (mbiemër):
ndikimi ose veprimi i përbashkët i substancave të caktuara në të cilat intensiteti i vetive organoleptike që rezulton nga kombinimi është mbi shumën e intensiteteve të secilës veti të marrë veçmas.
Ndikim i kundërt:
rritja e reagimit në varësi të dallimeve mes dy stimujve të njëkohshme ose të njëpasnjëshme.
E kundërta e ndikimit të konvergjencës.
Ndikimi i konvergjencës:
ulja në varësi të dallimeve mes dy stimujve të njëkohshme ose të njëpasnjëshme; e kundërta e ndikimit të kundërt.
2.3.
Terminologjia lidhur me vetitë organoleptike
Acidik (mbiemër):
a) përshkruan shijen fillestare të krijuar nga tretësirat ujore holluese të shumicës së substancave acidike (për shembull, acid citrik, acid laktik, acid tartarik);
b) përshkruan vetinë e substancave ose përzierjeve të pastra që japin këtë shije.
Emri korrespondues është aciditet.
I thartë (mbiemër):
përshkruan ndijimin e nuhatjes dhe shijimit në të cilin mbizotërojnë përgjithësisht acidet e prodhuara nga fermentimi, si dhe produktet ushqimore që japin këtë ndijim.
Disa faktorë që kontribuojnë në këtë ndijim kanë të bëjnë me fermentimin, për shembull fermentimi laktik ose acetik i një produkti ushqimor.
I hidhët (mbiemër):
a) përshkruan shijen fillestare të krijuar nga tretësirat ujore holluese të disa substancave të tilla si kuinina, kafeina dhe alkaloidet e caktuara.
b) përshkruan vetinë e substancave ose përzierjeve të pastra që japin këtë shije.
Emri korrespondues është hidhësi.
I kripur (mbiemër):
a) ndijimi karakteristik i perceptuar nga shqisa e të shijuarit, shembulli më tipik i të cilit krijohet nga tretësira e klorur natriumit;
b) përshkruan vetinë e substancave ose përzierjeve të pastra që japin këtë shije.
Emri korrespondues është kripësi.
I ëmbël (mbiemër):
a) përshkruan shijen fillestare të krijuar nga tretësirat ujore të disa substancave të tilla si sukroza;
b) përshkruan vetinë e substancave ose përzierjeve të pastra që japin këtë shije.
Emri korrespondues është ëmbëlsi.
I fortë (mbiemër):
a) përshkruan ndijimin kompleks të krijuar në gojë nga një tretësirë ujore holluese e produkteve të tilla disa tanina (për shembull, tanina kakie dhe tanina kullumbrie).
b) përshkruan vetinë e substancave ose përzierjeve të pastra që japin këtë ndijim.
(Emri korrespondues është fortësi).
Aromë (emër):
aroma është kombinimi i ndijimeve të nuhatjes, shijimit, prekjes dhe ndijimit kinestetik, të cilat mundësojnë që një vlerësues të identifikojë dhe të përcaktojë një kriter, me shumë nivele, të favorshëm ose të pafavorshëm.
Shije (emër):
a) ndijimet e perceptuara kur papilat e shijes stimulohen nga disa substanca të tretshme.
b) vetia e ndijimit specifik e krijuar nga këto substanca.
Shije fillestare (emër):
secila prej shijeve dalluese të cilat janë katër: e ëmbël, e kripur, e thartë, e hidhur.
Aromë (emër):
a) kombinimi i ndijimeve të perceptuara nga organi i nuhatjes me nuhatjen e substancave të caktuara të avullueshme;
b) vetia e ndijimit specifik e krijuar nga substancat e mësipërme.
Aromë (emër):
a) ndijimet e këndshme të perceptuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga organi i nuhatjes kur shijohet një ushqim.
b) në parfumeri dhe në gjuhën e paspecializuar, ky term zbatohet gjithashtu për të njëjtat ndijime të perceptuara drejtpërdrejt nga hunda.
Pas shije; shije që mbetet (emër):
kombinimi i ndijimeve të perceptuara pasi stimuli është zhdukur nga goja dhe që ndryshon nga ndijimet e perceptuara më parë.
Aromatik (mbiemër):
a) përshkruan vetinë e substancave dhe përzierjeve të pastra të cilat kur shijohen japin ndijimet e njohura si aroma;
b) përshkruan produktet të cilat kur ekzaminohen në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes hundës japin një ndijim arome dhe freskie.
Teksturë (emër):
karakteristikat e gjendjes së ngurtë ose reologjike të një produkti, kombinimi i të cilave mund të stimulojë receptorët mekanikë gjatë shijimit, veçanërisht ata që gjenden në gojë.
Shënim: Ky term i referohet vetëm vetive objektive dhe jo ndijimit të marrë, të cilat përcaktohen nga termat e përgjithshme të tilla si konsistenca, fibroziteti, yndyrshmëria.
Larje goje:
veprimi ku një ushqim në gojë bie në kontakt me gjithë zonat e ndjeshme të gojës, në mënyrë të tillë që të mund të perceptohen ndijimet që ai shkakton në gojë.
Shënim: Ky fjalor mund të zgjerohet duke iu referuar standardeve ISO 5492, Pjesët I deri në V dhe publikimet e tjera si ai i J. L. Magnen me titull "Les cahiers techniques du Centre National de Coordination des Etudes et Recherches sur la Nutrition et l’Alimentation", etj.
GOTA PËR DEGUSTIMIN E VAJIT
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Qëllimi i këtij standardi është të përshkruhen karakteristikat e gotës të destinuar për përdorim në analizën organoleptike të vajrave të konsumueshëm (era, shija, aroma).
Përveç kësaj, ai përshkruan njësinë e përshtatur të ngrohjes të nevojshme për të arritur dhe për të ruajtur temperaturën e duhur për këtë analizë.
2.
PËRSHKRIMI I GOTËS
Skica në Figurën 1 ka si qëllim të vendosë karakteristikat optimale të dëshirueshme në një pjesë të aparatit të këtij lloji, të cilat mund të specifikohen si më poshtë:
a) qëndrueshmëri maksimale, për të parandaluar animin e gotës dhe derdhjen e vajit;
b)
një bazë e cila i përshtatet lehtë fortësisë në trysni të njësisë ngrohjes në mënyrë që fundi i gotës të nxehet në mënyrë të barabartë;
c)
një formë që është e gjerë në bazë në mënyrë që komponentët e avullueshëm të vajit të çlirohen menjëherë, por të ngushtuar në grykë në mënyrë që të njëjtët komponentë të përqendrohen lehtësisht, duke siguruar që ato perceptohen më mirë dhe identifikohen nga hunda;
d)
prej qelqi me ngjyrë të errët për të shmangur perceptimin e ngjyrës së vajit nga degustuesi, duke eliminuar çdo cenim dhe duke penguar formimin e mundshëm të paragjykimeve apo tendencave.
2,1.
Përmasat
Gota është skicuar në Figurën 1, dhe ka përmasat e mëposhtme:
- kapaciteti i përgjithshëm.
130 ml p10 ml,
- lartësia e përgjithshme.
60 mm p1 mm,
- diametri i grykës.
50 mm p1 mm,
- diametri i gotës në pjesën e saj më të gjerë.
70 mm p1 mm,
- diametri i bazës.
35 mm p1 mm,
- trashësia e gotës në skaje.
1,5 mm p0,2 mm,
- trashësia e bazës së gotës.
5 mm p1 mm.
Secila gotë pajiset me një xham të orës, diametri i të cilës është 10 mm më i madh se gryka e gotës. Ky xham ore përdoret si mbulese për të parandaluar humbjen e aromës dhe hyrjen e pluhurit.
2.2.
Karakteristikat e prodhimit
Gota është prej qelqi rezistent; ka ngjyrë të errët në mënyrë që ngjyra e përmbajtjes së saj të mos dallohet, dhe nuk ka gërvishtje ose flluska.
Buza e gotës është e drejtë, e sheshtë dhe e flanxhuar.
Gota kalitet në mënyrë që të durojë ndryshimet e temperaturës në të cilat duhet të kalojë gjatë testeve.
2.3.
Udhëzimet e përdorimit
Gotat pastrohen duke përdorur sapun ose detergjent pa aromë dhe më pas shpëlahet vazhdimisht derisa të jetë larguar plotësisht agjenti pastrues. Shpëlarja e fundit bëhet me ujë të distiluar, pas së cilës gotat lihen të kullojnë dhe më pas thahen në një furrë tharjeje.
As acidet e përqendruara dhe as përzierjet e acidit kromik nuk përdoren.
Gotat ruhen në furrë derisa të nevojiten për përdorim ose ruhen në një raft ku mbrohen nga kontaminimi nga aromat e panjohura.
Para përdorimit, secila gotë nuhatet për t’u siguruar se nuk ka aroma të panjohura. Kur përgatitet prova, duhet të tregohet kujdes në regjistrimin e legjendës të secilës gotë dhe të vajit që ajo përmban. Udhëheqësi i provës është i vetmi person që është në dijeni të kësaj legjende/raport vaji.
3.
PAJISJET PËR NGROHJEN E MOSTRAVE
Mostrat ekzaminohen nga ana organoleptike në një temperaturë të caktuar e cila, në rastin e vajrave,është 28 p2o C. Për këtë qëllim, instalohet një pajisje ngrohëse (shihni Figurën 2) në secilën kabinë, në dispozicion të degustuesit. Ajo përfshin një bllok alumini të zhytur në një banjë uji të kontrolluar termostatikisht në mënyrë që të ruhet një temperaturë konstante. Ky bllok ka një seri fortësish në trysni që i përshtaten fundit të gotës. Ndryshimi i temperaturës midis pajisjes ngrohëse dhe vajit në gotat e futura në trysnitë e disa blloqeve nuk duhet të jetë më shumë se p2o C.
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 1 - Gotat e degustimit
>FUNDI I GRAFIKUT>
>FILLIMI I GRAFIKUT>
Figura 2 - Pajisje për ngrohjen e mostrave (përmasat në milimetra)
>FUNDI I GRAFIKUT>
UDHËZIM PËR INSTALIMIN E DHOMËS SË PROVËS
1.
HYRJE
Dhoma e provës është projektuar për t’i ofruar panelit pjesëmarrës në testet ndijore një ambient të rehatshëm, të përshtatshëm dhe të standardizuar që lehtëson punën dhe ndihmon në përmirësimin e përsëritshmërisë dhe rinxjerrjes së rezultateve.
2.
FUSHA E VEPRIMIT
Qëllimi i këtij standardi është të specifikohen kushtet bazë që duhet të përmbushen kur bëhet instalimi i një dhome prove.
3.
SPECIFIKIMET E PËRGJITHSHME PËR INSTALIMIN
Ambientet, sado të mëdha që të jenë (shihni 3.1), duhet të përmbushin specifikimet e mëposhtme:
Ato duhet të jenë të këndshme dhe me ndriçim të përshtatshëm (shihni 3.2), por neutrale në stil. Për këtë qëllim, rekomandohet një ngjyrë qetësuese, e zbehtë dhe e lehtë për muret në mënyrë që të krijohet një atmosferë qetësuese (;).
Ambientet duhet të jenë të tilla që të pastrohen lehtësisht dhe të jenë të veçuara nga çdo burim zhurme; rrjedhimisht, mundësisht duhet të jenë të izoluara nga zhurma. Gjithashtu, ato mbahen larg aromave të panjohura, për këtë qëllim, nëse është e mundur, duhet të pajisen me një pajisje efikase ventilimi. Nëse këtë e justifikojnë luhatjet në temperaturën e ambientit, dhoma e provës duhet të pajiset me kondicionim ajri për të ruajtur ajrin afër temperaturës 20 deri në 22oC.
3.1.
Përmasat
Përmasat e ambienteve shpesh varen nga mundësitë e laboratorëve ose shoqërive. Në përgjithësi, ato duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme për të instaluar 10 kabina dhe një zonë për përgatitjen e mostrave.
Megjithatë, është e qartë se sa më e madhe të jetë zona e përcaktuar për instalimet, aq më mirë do jetë, pasi mund të sigurohen fusha ndihmëse, për shembull, për pastrimin e aparatit, organizimin e përgatitjeve kulinare dhe bashkimin e paneleve të hapura.
3.2.
Ndriçimi
Ndriçimi i përgjithshëm, qoftë nga drita e diellit ose nga llambat (për shembull, shiriti i ndriçimit) janë uniforme, të kontrollueshme dhe shpërndarëse.
3.3.
Temperatura dhe kushtet higrometrike
Ambientet duhet të mbahen vazhdimisht në një temperaturë të duhur dhe në kushte të mira higrometrike. Përveç rrethanave të veçanta, rekomandohet një temperaturë nga 20o deri në 22o C dhe kushte higrometrike prej 60 deri në 70 % lagështi relative.
4.
PËRSHKRIMI I KABINAVE
4.1.
Karakteristikat e përgjithshme
Kabinat për analizën ndijore vendosen njëra pas tjetrës në ambientet. Ato janë të njëjta dhe veçohen nga ndarëse të cilat janë mjaftueshëm të larta dhe të gjera për të veçuar degustuesit kur ulen.
Kabinat mund të përbëhen nga një material i përshtatshëm, i cili është i lehtë për t’u pastruar dhe kujdesur (për shembull prej druri, kompensate të vitrifikuar, panel laminat, etj.). Nëse përdoret bojë, kur të thahet ajo duhet të jetë pa asnjë aromë.
Ndenjëset në kabinë janë të rehatshme dhe kanë një pajisje me lartësi të rregullueshme.
Gjithashtu, secila kabinë ka ndriçim individual, drejtimi dhe intensiteti i të cilit mund të rregullohet.
Është mjaft e rekomandueshme që dhomat të jenë të pajisura me një buton të lidhur me një dritë të jashtme e cila i mundëson degustuesit të vejë në dijeni shoqëruesin jashtë se ai ka mbaruar testin, ka nevojë për mostra të tjera, i mungon një pjesë e aparatit, ka vërejtur disa parregullsi, ose dëshiron informacione, etj, pa tërhequr vëmendjen e degustuesve të tjerë.
4.2.
Përmasat
Kabinat janë mjaftueshëm të mëdha dhe të rehatshme. Në përgjithësi, ato kanë përmasat e mëposhtme:
- gjerësia:
0,75 m (pa lavaman)
0,85 (me lavaman);
(;) Skema e ngjyrës së dhomës dhe ndriçimi i saj mund të ndikojë në rezultatet e analizës ndijore.
- gjatësia:
0,50 m (tavolina)
0,20 m tepër për ndarje;
- lartësia e ndarjeve:
0,60 m minimumi nga tavolina;
- lartësia e tavolinës:
0,75 m.
4.3.
Rregullimet
Sipërfaqja e tavolinës duhet të jetë e tillë që të pastrohet lehtësisht.
Një pjesë e kësaj sipërfaqeje përdoret për një lavaman me ujë të pijshëm të rrjedhshëm. Megjithatë, nëse kjo nuk është e mundur, kjo hapësirë mund të përdoret për një tabaka, pështymore ose pjesë të pajisjeve të ngjashme.
Nëse gjatë provës mostrat duhet të ruhen në temperaturë konstante, pra mbi ose poshtë temperaturës së ambientit, këshillohet të përdoret një pajisje e përshtatshme për këtë qëllim (banjo-mari, furrë elektrike, etj.).
Gjithashtu mund të vendoset një raft me lartësi afërsisht 1,10 metra nga dyshemeja për të vendosur aksesorë të ndryshme (gota, aparate të vegjël, etj.).
Nëse vendosja e kabinave në dhomën e provës e bën të mundur, ia vlen të instalohet një pajisje për të lehtësuar prezantimet e mostrave. Kjo mund të jetë në formën e një kapanxhe rrëshqitëse (Figura 1), një pajisje vertikale rrotulluese (Figura 2) e përshtatshme për gota dhe filxhanë (kontejnerë të mëdhenj), ose një kapanxhë me hapje horizontale kur kontejnerët ku ruhen mostrat janë të vegjël (Figura 3). Është thjesht për të garantuar një hapje mjaftueshëm të madhe për tabakatë dhe gotat që përmbajnë mostrat që do të kalojnë
Shihni figurën 4 për një shembull të dhomës së provës dhe ambienteve shtesë.
5.
AMBIENTET SHTESË
Nëse ka hapësirë të mjaftueshme, këshillohet ofrimi i ambienteve të veçanta për përgatitjen e mostrave (kulinare ose të tjera), për vendosjen e gotave ose të aparatit dhe për mbajtjen e diskutimeve para ose pas testeve. Nëse disponohen, këto ambiente mbahen të pastra; në asnjë rrethanë erërat, zhurmat ose bisedat nuk duhet të ndikojnë në punën e vlerësuesve në dhomën e provës.
Shënime: Kushtet ideale janë përshkruar. Megjithatë, nëse nuk bëhet i mundur ky instalim vetëm për analizën ndijore, testet mund të kryhen në ambiente që përmbushin kushtet minimale të përshkuara (ndriçimi, temperatura, zhurma, erërat) duke ngritur kabina të lëvizshme të përbëra nga elementë kompaktë në një mënyrë të tillë që, të paktën, të veçojnë degustuesit nga njëri-tjetri.
>FILLIMI I GRAFIKUT>
VENDOSJA E KABINAVE
Figura 1>FUNDI I GRAFIKUT>
>FILLIMI I GRAFIKUT>
PAJISJA RROTULLUESE PËR PARAQITJEN E MOSTRAVE
Figura 2
>FUNDI I GRAFIKUT>
>FILLIMI I GRAFIKUT>
KAPANXHË PËR PARAQITJEN E MOSTRAVE
Figura 3>FUNDI I GRAFIKUT>
>FILLIMI I GRAFIKUT>
LABORATORI PËR ANALIZËN NDIJORE (Shembull)
Figura 4 - Shembull i dhomës së provës
A:kabina për degustim,
B:dhomë për përgatitjen e aparateve dhe për përgatitjen e mostrave,
C:panel i hapur,
D:zyrë,
E:dhomë pritjeje,
F:frigorifer,
H:furrë,
L:makinë larëse enësh,
Pi:lavaman,
AR:raft,
MR:tavolinë e vogël me rrota,
DF:shpërndarje formash,
MC:tavolinë e rrumbullakët,
P:sipërfaqe pune.
"FUNDI I GRAFIKUT>
1) Është e rëndësishme që udhëheqësi i panelit të nxisë kandidatin të veprojë në mënyrë të arsyeshme, pra pa humbur ndjeshmërinë përmes lodhjes së nuhatjes.
1) Ai mund të kundërshtojë kur zbulon ndonjë veti shumë ose tepër të pakëndshme në aromë, duke e regjistruar këtë në fletën e vlerësimit si një dukuri të veçantë.
SHTOJCA XIII
PROVA SE ËSHTË KRYER RAFINIMI
1.
NEUTRALIZIMI DHE ÇNGJYRIMI I VAJIT TË ULLIRIT NË LABORATOR
1,1.
Neutralizimi i vajit
1.1.1.
Aparati
- gotë kimike, 300 ml, e gjatë,
- centrifugë laboratori me gypa 100 ml,
- Gotë kimike, 250 ml,
- ballon me fund të rrumbullakët, 100 ml,
- hinkë ndarëse, 1 litër.
1.1.2.
Reagentë
- tretësirë ujore e hidroksid natriumit 12 %,
- tretësirë alkool etili me 1 % fenolftaleinë,
- hekzan i pastër, AR,
- propan-2-ol i pastër i AR.
1.1.3.
Procedura
a) Vajrat me përmbajtje acidi yndyror të lirë, shprehur si acid oleik, më pak se 30 %
Vendoset 50 g vaj bruto në një gotë kimike të gjatës 300 ml dhe ngrohet në banjë uji deri në temperaturën 65o C. Shtohet një sasi 12 % tretësirë e hidroksidit të natriumit që i korrespondon acidit të lirë të vajit, me një tepricë 5 %, duke e trazuar ngadalë gjatë gjithë kohës. Vazhdon përzierja për pesë minuta, duke e mbajtur temperaturën 65oC.
Përzierja kalohet në tubat e centrifugimit100 ml dhe veçohet pjesa kremoze me anë të centrifugimit. Vaji i dekantuar hidhet në një gotë kimike 250 ml dhe lahet me 50 deri në 60 ml ujë të distiluar që vlon, duke hequr ujin me anë të një sifoni. Përsëriten larjet derisa të jenë larguar të gjitha gjurmët e mbetjeve të sapunit (zhdukja e ngjyrës rozë në fenolftaleinë).
Centrifugohet vaji për të eliminuar çdo sasi të vogël të ujit të mbetur.
b)
Vajrat me përmbajtje acidi yndyror të lirë, shprehur si acid oleik mbi 30 %.
Në një hinkë ndarëse 1 litër vendosni 50 g vaj bruto, 200 ml hekzan, 100 ml propan-2-ol dhe një sasi prej 12 % tretësirë hidroksid natriumi që i korrespondon acidit të lirë të vajit, me një tepricë 0,3 %.
Trazohet vrullshëm për një minutë. Shtohet 100 ml ujë i distiluar, trazohet përsëri dhe lihet në gjendje të qetë.
Pas ndarjes së shtresave, shtresa e poshtme që përmban sapun lihet të thahet. Midis dy shtresave (shtresë vajore në krye dhe ujore në fund) formohet një shtresë e ndërmjetme e përbërë nga substancat ngjitëse dhe të patretshme, që gjithashtu duhet të largohet.
1.2.
Çngjyrimi i vajit të neutralizuar
1.2.1.
Aparati
- ballon me fund të rrumbullakët, 250 ml, me tre gryka fundore prej qelqi për futjen e:
a) një termometër i shkallëzuar në gradë dhe që mundëson leximet deri në temperaturën 90oC;
b)
një përzierës mekanik që vepron në 250 deri në 300 rrotullime për minutë, i pajisur për të operuar në vakum;
c)
një lidhje për pompa vakuumi,
- pompë vakuumi, me një manometër, në gjendje të japë një presion të tepërt nga 15 deri në 30 milibarë.
1.2.2.
Procedura
Peshohet rreth 100 g vaj i neutralizuar në ballonin me tre gryka. Futet termometri dhe përzierësi, lidhet pompa e vakuumit dhe nxehet deri në temperaturën 90o C, duke trazuar gjatë gjithë kohës. Ruhet kjo temperaturë, duke vazhduar përzierjen, derisa vaji të që do analizohet të mos ketë aspak ujë (rreth 30 minuta). Më pas, ndalohet vakuumi dhe shtohet 2 deri në 3 g dhe i aktivizuar.
Rivendoset vakuumi derisa të ketë arritur presioni i tepërt nga 15 deri në 30 milibarë dhe, duke ruajtur një temperaturë 90oC, trazoni për 30 minuta në rreth 250 rrotullime për minutë.
Ndërkohë që është e nxehtë filtrohet në një furrë termostatike (50 deri në 60o C).
SHTOJCA XIV
SHËNIME SHTESË 2, 3 DHE 4 TË KREUT 15 TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR
1. Shënimi 2 A: Për qëllime të kodeve NK 1509 dhe 1510, "vaj ulliri" është vaji i përftuar vetëm nga trajtimi i ullinjve, duke përjashtuar vajin e ullirit të riesterifikuar dhe përzierjet e vajit të ullirit me vajrat e tjera.
Prania e vajit të ullirit të riesterifikuar ose e vajrave të tjera verifikohet duke përdorur metodat e përcaktuara në shtojcat V, VII, IX, X dhe XII. Karakteristikat analitike të përbërjes së sterolit dhe acidit të të gjitha vajrave të ullirit me kode NK 1509 dhe 1510 janë përcaktuar në tabelën më poshtë.
>TABELA>
Shënimi 2 B: "Vaj ulliri i virgjër" janë vajrat e përftuara vetëm nga ullinjtë, duke përdorur mjete mekanike ose mjete të tjera fizike në kushte, dhe veçanërisht në kushte termike, që nuk çojnë në dëmtimin e vajit, dhe të cilat nuk kanë kaluar ndonjë trajtim tjetër përveç larjes, dekantimit, centrifugimit ose filtrimit, me përjashtim të vajrave të nxjerrë nga ullinjtë duke përdorur tretës (1510) dhe të përcaktuar në seksionin I dhe II më poshtë.
II. Për qëllime të nënkreut 1509 10 10, "vaji i ullirit lampante i virgjër", pavarësisht aciditetit të tij, është vaji i ullirit me:
a) përmbajtje të alkooleve alifatike që nuk i tejkalon 400 mg/kg;
b)
një përmbajtje eritrodioli dhe uvaoli që nuk tejkalon 4,5 %;
c)
përmbajtje në acidet yndyrore të ngopura në pozicionin 2 në trigliceridet që nuk tejkalojnë 1,3 % dhe/ose
(d)
një nga karakteristikat e mëposhtme:
- (d1) numër peroksidi që tejkalon 20 meq 02/kg;
- (d2) përmbajtje në tretësit e halogjenizuar të avullueshëm mbi 0,2 mg/kg në total ose mbi 0,1 mg/kg për çdo tretës;
(d3)
koeficient shuarje K 270 (100) më të lartë se 0,250 dhe, pas trajtimit të vajit me alumin të aktivizuar, jo më të lartë se 0,11. Disa vajra me përmbajtje të acidit yndyror të lirë, të shprehur si acid oleik, me më shumë se 3,3 g për 100 g pas kalimit në alumin të aktivizuar, në përputhje me metodën e përcaktuar në shtojcën XV, mund të kenë një koeficient shuarje K 270 më të lartë se 0,11. Nëse ndodh kështu, pas neutralizimi dhe çngjyrimit në laborator, duhet të kenë karakteristikat e mëposhtme:
- një koeficient shuarje K 270 jo më të lartë se 1,20;
- një ndryshim të koeficientit të shuarjes (DK) (1) në zonën 270 nm, më të lartë se 0,01, por jo më të lartë se 0,16;
- (d4)
karakteristika organoleptike që përfshijnë defektet e dallueshme që tejkalojnë kufijtë e pranueshmërisë dhe një vlerësim të provës së panelit më të ulët se 3,5.
II.
Për qëllime të nënkreut 1509 10 90, "vaj i virgjër" është vaji që ka karakteristikat e mëposhtme:
a)
një përmbajtje acidi, të shprehur si acid oleik, mbi 3,3 g për 100 g;
b)
një numër peroksidi jo më shumë se 20 meq 02/kg;
c)
një përmbajtje të alkooleve alifatike që nuk i tejkalon 300 mg/kg;
d)
një përmbajtje në tretësit e halogjenizuar të avullueshëm jo mbi 0,2 mg/kg në total dhe jo mbi 0,1 mg/kg për çdo tretës;
e)
një koeficient shuarje K 270 jo më të lartë se 0,250 dhe, pas trajtimit të vajit me alumin të aktivizuar, jo më të lartë se 0,10 (2);
f)
një ndryshim të koeficientit të shuarjes (DK), në zonën 270 nm, jo më të lartë se 0,010;
g)
karakteristika organoleptike që përfshijnë defektet e dallueshme brenda kufijve të pranueshmërisë dhe një vlerësim të provës së panelit më të lartë se 3,5;
h)
një përmbajtje eritrodioli dhe uvaoli që nuk tejkalon 4,5 %;
i)
një përmbajtje në acidet yndyrore të ngopura në pozicionin 2 në trigliceridet që nuk tejkalojnë 1,3 %.
Shënimi 2 C:
Nënkreu 1509 90 00 mbulon vajin e ullirit të përftuar nga trajtimi i vajrave të ullirit që i përkasin nënkreut 1509 10 10 ose 1509 10 90, pavarësisht nëse është përzier apo jo me vaj ulliri të virgjër, dhe që ka karakteristikat e mëposhtme:
a) një përmbajtje acidi, të shprehur si acid oleik, jo mbi 3,3 g për 100 g;
b)
një përmbajtje të alkooleve alifatike që nuk i tejkalon 350 mg/kg;
c)
një koeficient shuarje A K 270 (100) më të lartë se 0,250 dhe jo më të lartë se 1,20 dhe pas trajtimit të mostrës me alumin të aktivizuar, më të lartë se 0,10;
d)
një ndryshim të koeficientit të shuarjes (DK), në zonën 270 nm, më të lartë se 0,010, por jo më të lartë se 0,160;
e)
një përmbajtje eritrodioli dhe uvaoli që nuk tejkalon 4,5 %;
f)
një përmbajtje në acidet yndyrore të ngopura në pozicionin 2 që nuk tejkalojnë 1,5 %.
Shënimi 2 D:
Për qëllime të nënkreut 1510 00 10, "vajra bruto" janë vajrat, veçanërisht vajrat e bërsisë së ullirit, me karakteristikat e mëposhtme:
a)
me përmbajtje acidi, të shprehur si acid oleik, më shumë se 2 g për 100 g;
b)
me përmbajtje eritrodioli dhe uvaoli që nuk tejkalon 12 %;
c)
një përmbajtje në acidet yndyrore të ngopura në pozicionin 2 në trigliceridet që nuk tejkalojnë 1,8 %.
Shënimi 2 E:
Në vajrat në nënkreun 1510 00 90 përfshihen vajrat e përftuara nga trajtimi i vajrave që i përkasin nënkreut 1510 00 10, pavarësisht nëse është përzier apo jo me vaj ulliri të virgjër, që nuk kanë karakteristikat e vajrave të përmendura në pikat I dhe II, me kusht që të kenë një përmbajtje acidesh yndyrore të ngopura në pozicionin 2 në trigliceride jo më shumë se 2 %.`
Km është koeficienti i shuarjes në gjatësinë e valës së vlerës maksimale të kurbës së përthithjes në zonën 270 nm.
Km 4 dhe Km + 4 janë koeficientet e shuarjes në gjatësitë e valës 4 nm më ulët dhe më lartë se gjatësia e valës Km.
2. "Shënimi 3: Nënkrerët 1522 00 31 dhe 1522 00 39 nuk mbulojnë:
a) mbetjet që rezultojnë nga trajtimi i substancave yndyrore që përmbajnë vaj me indeks jodi më të ulët se 70 ose më të lartë se 100, të vendosur në përputhje me metodën e përcaktuar në shtojcën XVI;
b)
mbetjet që rezultojnë nga trajtimi i substancave yndyrore që përmbajnë vaj me indeks jodi më të ulët se 70 ose më të lartë se 100, të cilat zonën e vlerës maksimale që përfaqëson vëllimin e ruajtjes së sitosterolit e kanë më pak se 93 % të steroleve totale të zonave me vlera maksimale, të përcaktuar në përputhje me shtojcën e rregullores së përmendur në shënimin shtesë 4 më poshtë."
3.
"Shënimi 4:
Metodat analitike për përcaktimin e karakteristikave të produkteve t përmendura sa më sipër, janë ato të përcaktuara në shtojcat e Rregullores (KEE) nr. 2568/91."
1) AEK = Km 0,5 (Km 4 + Km + 4) (2) Nëse K 270 shkon mbi 0,25, duhet të kryhet një provë tjetër pas kalimit në alumin. K 270 nuk duhet të jetë mbi 0,10.
SHTOJCA XV
1.
PËRMBAJTJA E VAJIT NË MBETJET E ULLIRIT
1.1.
Aparati
- aparat i përshtatshëm ekstraktimi, i pajisur me një ballon me fund të rrumbullakët me kapacitet nga 200 deri në 250 ml,
- banjë elektrike (p.sh., banjë ranore, banjë ujore) ose pllakë sobe,
- peshore analitike,
- furrë e përshtatur për një temperaturë maksimale 80oC,
- furrë elektrike e pajisur me një pajisje termostatike të përshtatur në temperaturë 103 p2o C dhe me një pajisje që mund të pastrohet me një rrymë ajri ose që operohet me presion të reduktuar,
- mulli mekanik, i lehtë për t’u pastruar, dhe që lejon mbetjet e ullirit të copëtohen pa rritje temperature ose ndryshim të dukshëm në përmbajtjen e tyre të lagësht, lëndë ose substanca të avullueshme të nxjerra nga hekzani,
- manikotë ekstraktimi dhe pambuk ose letër filtri nga të cilat janë larguar substancat e nxjerra nga hekzani,
- desikator,
- sitë me vrima me diametër 1 mm,
- kokrriza të vogla të gurit të smerilit, të tharë më parë.
1.2.
Reagent
Hekzan normal, gradë teknike, i cili le mbetje më pak se 0,002 g për 100 ml, në avullim të plotë.
2.
PROCEDURA
2.1.
Përgatitja e mostrës së provës
Nëse është e nevojshme, përdoret mulliri mekanik, i cili është pastruar më parë siç duhet, për të bluar mostrën laboratorike, në mënyrë që të zvogëlohet në grimca që kalojnë plotësisht në sitë.
Përdoret rreth një e njëzeta e mostrës për të përfunduar procesin e pastrimit të mullirit, largohet materiali i bluar, bluhet pjesa e mbetur dhe mblidhet, përzihet me kujdes dhe analizohet menjëherë.
2.2.
Porcioni i provës
Menjëherë pasi të ketë përfunduar veprimi i bluarjes, peshohet rreth 10 g e mostrës në afërsisht 0,01 g për testim.
2.3.
Përgatitja e manikotës së ekstraktimit
Vendoset porcioni i provës në manikotë dhe mbushet me pambuk. Nëse përdoret letër filtri, porcioni i provës mblidhet me të.
2.4.
Tharja paraprake
Nëse mbetjet e ullirit janë shumë të lagështa (d.m.th, me përmbajtje lagështire dhe lëndë të avullueshme më shumë se 10 %), kryhet tharja paraprake, duke vendosur një manikotë të mbushur (ose letër filtri) në furrën e nxehur për një kohë të përshtatshme në temperaturë jo më shumë se 80o C, për të ulur përmbajtjen e lagështirës dhe të lëndës së avullueshme në më pak se 10 %.
2.5.
Përgatitja e ballonit me fund të rrumbullakët
Peshohet me përafërsi 1 mg ballonin që përmban një ose më shumë grimca të gur smerilit, të tharë më parë në furrë në temperaturë 103 p2o C dhe më pas ftohet në një desikator për jo më pak se një orë.
2.6.
Ekstraktimi fillestar
Në aparatin e ekstraktimit futet manikota (ose letër filtri), që përmban porcionin e provës. Në ballon hidhet sasia e nevojshme e hekzanit. Balloni bashkohet me aparatin e ekstraktimit dhe e gjitha vendoset në banjën elektrike. Rregullohet shkalla e ngrohjes në mënyrë të tillë që shkalla e refluksit të jetë jo më pak se tre pika për sekondë (moderuar, jo valë të vrullshme). Pas katër orësh ekstraktimi, lihet të ftohet. Hiqet manikota nga aparati i ekstraktimit dhe vendoset në një rrymë ajri në mënyrë që të largohet shumica e tretësit të imprenjuar.
2.7.
Ekstraktimi i dytë
Vendoset përmbajtja e manikotës në mikro-grirës dhe kryhet një grirje sa më e mirë. Kthehet përzierja e tokës në manikotë pa humbje dhe vendoset përsëri në aparatin e ekstraktimit.
Vazhdohet ekstraktimi për dy orë të tjera duke përdorur të njëjtin ballon me fund të rrumbullakët i cili përmban ekstraktin fillestar.
Tretësira rezultuese në ballonin e ekstraktimit duhet të jetë e qartë. Nëse nuk është, filtrohet me një letër filtri dhe lahet disa herë me hekzan balloni fillestar dhe letër filtri. Mblidhet filtrati dhe tretësi larës në një ballon të dytë me fund të rrumbullakët, i cili është tharë dhe taruar në afërsisht 1 mg.
2.8.
Largimi i tretësit dhe peshimi i ekstraktit
Largohet pjesa më e madhe e tretësit me anë të distilimit në një banjë elektrike. Largohen gjurmët e fundit të tretësit duke nxehur ballonin në furrë në temperaturë 103 p2o C për 20 minuta. Ndihmohet procesi i eliminimit, qoftë me përhapje në ajër ose mundësisht me gaz inert, në intervale ose duke përdorur presion të reduktuar.
Balloni lihet në desikator të ftohet për të paktën një orë dhe peshohet në afërsisht 1 mg.
Nxehet përsëri për 10 minuta nën të njëjtat kushte, ftohet në desikator dhe ripeshohet.
Diferenca mes dy peshimeve nuk duhet të tejkalojë 10 mg. Nëse tejkalon, nxehet përsëri për afate kohore 10 minuta, duke vijuar me ftohje dhe peshim derisa ndryshimi në peshë të jetë 10 mg ose më pak. Shënohet pesha e fundit e ballonit.
Kryhen dy përcaktime për mostrën e provës.
3.
SHPREHJA E REZULTATEVE
3,1.
Metoda e llogaritjes dhe formula
a) Ekstrakti i shprehur si përqindje e masës së produktit siç merret, është i barabartë me:
a) S = m1 × 100
S = m1 ×
100
m0
ku: S është përqindja e masës së ekstraktit të produktit të marrë,
m0
= është masa, në gramë, e porcionit të provës;
m1
= është masa, në gramë, e ekstraktit pas tharjes;
Si rezultat merret mesatarja aritmetike e përcaktimeve të dyfishta, me kusht që të plotësohen kushtet e përsëritshmërisë.
Rezultati shprehet me një presje dhjetore.
b)
Ekstrakti shprehet në bazë të lëndës së thatë, duke përdorur formulën:
a) S = 100 U = përqindja e vajit të ekstraktit në bazë të thatë
S ×
100
100 U
= përqindja e vajit të ekstraktit në bazë të thatë
ku: S = është përqindja e ekstraktit të produktit të marrë (shihni (a)),
U
= është përmbajtja e tij e lagështirës dhe e lëndës së avullueshme.
3.2.
Përsëritshmëria
Diferenca mes përcaktimeve të dyfishta të kryera njëkohësisht ose në mënyrë të njëpasnjëshme nga i njëjti analist nuk duhet të tejkalojë 0,2 g të ekstraktit të hekzanit për 100 g mostër.
Nëse nuk plotësohet ky kusht, analiza përsëritet në dy porcionet e tjera të provës. Nëse në këtë rast diferenca është mbi 0,2 g, si rezultat merret mesatarja aritmetike e pesë përcaktimeve.
SHTOJCA XVI
PËRCAKTIMI I VLERËS SË JODIT
1.
FUSHA E VEPRIMIT
Ky standard ndërkombëtare specifikon metodën për përcaktimin e vlerës së jodit në yndyrat dhe vajrat bimor dhe shtazor, të përmendura në vijim si yndyra.
2.
PËRKUFIZIM
Për qëllime të këtij standardi ndërkombëtar përdoret përkufizimi i mëposhtëm:
2.1.
vlerë jodi. Masa e jodit e thithur nga mostra në kushtet e operimit të specifikuara në këtë standard ndërkombëtar.
Vlera e jodit shprehet në gramë jodi për 100 g mostër.
3.
PARIMI
Shpërbërja e një porcioni prove në tretës dhe shtimi i reagentit Wijs. Pas një kohe specifike, shtimi i tretësirës së jodur kaliumit dhe ujit, dhe titrimi i jodit të çliruar me tretësirë tiosulfat natriumi.
4.
REAGENTË
Të gjithë reagentët duhet të kenë cilësi të njohur analitike.
4.1.
ujë, në përputhje me kërkesat e ISO 3696, grada 3.
4.2.
jodur natriumi, 100 g/l tretësirë, që nuk përmban jodur ose jod i lirë.
4.3.
niseshte, tretësirë.
Përzihet 5 g niseshte e tretshme në 30 ml ujë, kjo përzierje shtohet në 1 000 ml ujë që vlon, vlohet për tre minuta dhe lihet të ftohet.
4.4.
Tiosulfat natriumi, tretësirë "c" volumetrike standarde (Na2S2O3.5H2O) = 0,1 mol/l, standardizuar jo më shumë se shtatë ditë para përdorimit.
4.5.
tretës, i përgatitur duke përzier vëllime të barabarta të ciklohekzanit dhe acidit acetik.
4.6.
reagent Wijs, që përmban monoklorur jodi në acid acetik. Përdoret reagent Wijs reagent i disponueshëm në treg.
5.
APARATI
Aparat laboratorik i zakonshëm dhe, në veçanti, sa më poshtë:
5.1.
gota qelqi për peshim, të përshtatshme për porcionin e provës dhe për futjen në ballonë (6.2).
5.2.
Ballonë konikë, me kapacitet 500 ml, të pajisura me tapa xhami të smeriluar dhe plotësisht të thatë.
6.
PËRGATITJA E MOSTRËS SË PROVËS
Mostra e homogjenizuar thahet në sulfat natrium dhe filtrohet.
7.
PROCEDURA
7.1.
Porcioni i provës
Masa e porcionit të provës varion sipas vlerës të supozuar të jodit siç tregohet në tabelën 1.
>TABELA>
Peshohet porcioni i provës në afërsisht 0,1 mg në një gotë qelqi për peshim (5.1).
7.2.
Përcaktimi
Vendoset mostra e provës në një ballon 500 ml (6.2). Shtohet 20 ml i tretësit (4.5) për të tretur yndyrën. Shtohet saktësisht 25 ml reagent Wijs (4.6), vendoset tapa, vorbullohet përmbajtja dhe balloni vendoset në errësirë. Për reagentin Wijs nuk përdoret pipetë goje.
Në mënyrë të ngjashme, përgatitet një vend bosh me tretësin dhe reagentin, por duke hequr porcionin e provës.
Për mostrat që kanë një vlerë jodi poshtë 150, ballonët lihen në errësirë për një orë; për ato me vlerë jodi mbi 150 dhe për produktet e polimerizuara ose produktet e oksiduara deri në një nivel të konsiderueshëm, lihen për dy orë.
Në fund të kohës, shtohet 20 ml tretësirë jodur kaliumi (4.2) dhe 150 ml ujë (4.1) në secilin ballon.
Titrohet me tretësirë standarde volumetrike tiosulfat natriumi (4.4) derisa ngjyra e verdhë të jetë larguar për shkak të jodit. Shtohen disa pika të tretësirës së niseshtes (4.3) dhe vazhdohet titrimi derisa ngjyra blu të jetë larguar pas tundjes së vrullshme.
Shënim: Përcaktimi potenciometrik në pikën fundore është i lejueshëm
7.3.
Numri i përcaktimeve
Kryhen dy përcaktime për të njëjtën mostër prove.
8.
SHPREHJA E REZULTATEVE
Vlera e jodit jepet me shprehjen
12,96 c (V1 V2)
12,69 c (V1 V2)
m
ku:
c1 = është vlera numerike e përqendrimit të saktë, në mole për litër, të tretësirës standarde volumetrike të përdorur tiosulfat natriumi (4.4);
V1
=
është vlera numerike e vëllimit, në mililitra, të tretësirës standarde volumetrike tiosulfat natriumi (4.4) të përdorur për testin bosh;
V2
=
është vlera numerike e vëllimit, në mililitra, të tretësirës standarde volumetrike tiosulfat natriumi (4.4) të përdorur për përcaktim;
m
=
Është vlera numerike e masës, në gramë, së porcionit të provës (7.1).
Si rezultat merret mesatarja aritmetike e dy përcaktimeve, me kusht që të plotësohet kërkesa e përsëritshmërisë (9.2).
1. Gazeta Zyrtare nr. 172, 30. 9. 1966, f. 3025/66.
2. Gazeta Zyrtare Nr. L 353, 17. 12. 1990, f. 23.
3. Gazeta Zyrtare Nr. L 128, 24. 5. 1977, f. 6.
4. Gazeta Zyrtare Nr. L 166, 1. 7. 1988, f. 10.