Mbahet takimi i radhës i “Komisionit Teknik për Përkthimin e Legjislacionit të BE-së në Gjuhën Shqipe si dheBashkëpunimit në Sferën e Përafrimit të Legjislacionit”

Mbahet takimi i radhës i “Komisionit Teknik për Përkthimin e Legjislacionit të BE-së në Gjuhën  Shqipe si dheBashkëpunimit në Sferën e Përafrimit të Legjislacionit”

 

Prishtinë, 6-7 qershor 2022 - Me datën 6 dhe 7 qershor në Prishtinë, u mbajt mbledhja e radhës e “Komisionit Teknik për Përkthimin e Legjislacionit të BE-së në Gjuhën  Shqipe si dheBashkëpunimit në Sferën e Përafrimit të Legjislacionit.” Mbledhjet e përbashkëta në mes të Kosovës dhe Shqipërisë burojnë nga përkushtimi i përbashkët në fushën e përkthimit të legjislacionit dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit me acquis të BE-së. Përgjatë dy ditëve ekspertët diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e përkthimit të acquis së BE-së, përditësimin e bazës elektronike www.albterm.net me acquis të përkthyer dhe të certifikuar deri më tani, hartimin e një baze të përbashkët të terminologjisë së BE-së në gjuhën shqipe, hartimin e manualit të përbashkët për certifikimin e acquis në gjuhën shqipe, themelimin e Komisioneve për Certifikimin e acquis në gjuhën shqipe, dhe asistencën e projekteve që mbështesin procesin e integrimit Evropian në Kosovë. Ky bashkëpunim zhvillohet në kuadër të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e përkthimit dhe përafrimit së legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së e vitit 2014.