Artikuj të shfaqur nga tag'et: ACQUIS E BE SË E PËRKTHYER
-
Lexo Dokumentin
Njoftim ligjor i rëndësishëm
|
32003L0087
DIREKTIVA 2003/87/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATЁ 13 TETOR 2003, "PËR KRIJIMIN E NJË SKEME PËR TREGTIMIN E KUOTAVE TË SHKARKIMEVE TË GAZEVE ME EFEKT SERRË BRENDA KOMUNITETIT, E CILA NDRYSHON DIREKTIVËN E KËSHILLIT NR. 96/61/KE (TEKST KUPTIMI I TË CILIT LIDHET ME ZEE-NË) "
Gazeta Zyrtare L 275, 25/10/2003 F. 0032 - 0046
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 175 paragrafi 1 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit të Rajoneve3,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 251 të traktatit4,
Meqë:
- Dokumenti i Gjelbër për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Bashkimit Evropian hapi një debat në të gjithë Evropën për përshtatshmërinë dhe funksionimin e mundshëm të tregtimit të kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda saj. Programi Evropian për Ndryshimet Klimatike shqyrtoi politikat dhe masat komunitetit përmes një procesi me shumë grupe interesi, përfshirë skemën për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Komunitetit (Skema e Komunitetit) në bazë të Dokumentit të Gjelbër. Në përfundimet e tij të datës 8 mars 2001, Këshilli njohu rëndësinë e veçantë të Programit Evropian për Ndryshimet Klimatike dhe të punës së kryer në bazë të Dokumentit të Gjelbër, si dhe theksoi nevojën urgjente për veprim konkret në nivel Komuniteti.
- Programi i Gjashtë i Veprimit të Komunitetit për Mjedisin, i miratuar me Vendimin nr. 1600/2002/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit5 identifikon ndryshimin klimatik si një fushë prioritare për veprim dhe parashikon krijimin e një skeme mbarëkomunitare për tregtimin e kuotave të shkarkimeve deri në vitin 2005. Ky program pranon se Komuniteti është angazhuar që brenda periudhës 2008-2012, shkarkimet e gazeve me efekt serrë të reduktohen me 8% krahasuar me nivelet e tyre në vitin 1990 dhe se në terma afatgjatë, shkarkimet e gazeve me efekt serrë në nivel global do të reduktohen me rreth 70% krahasuar me nivelet e vitit 1990.
- Objektivi kryesor i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, miratuar me Vendimin e Këshillit 94/69/KE, datë 15 dhjetor 1993, “Për përfundimin e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike6”, është arritja e stabilizimit të përqendrimeve të gazeve me efekt serrë në atmosferë në atë nivel që parandalon ndërhyrjet antropogjene të rrezikshme në sistemin klimatik.
- Pas hyrjes në fuqi, Protokolli i Kiotos që u miratua me Vendimin e Këshillit 2002/358/KE, datë 25 prill 2002, “Për miratimin, në emër të Komunitetit Evropian, të Protokollit të Kiotos në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe përmbushjen e përbashkët të angazhimeve sipas tij7”, do të angazhojë Komunitetin dhe shtetet e tij anëtare në reduktimin e shkarkimeve të tyre të përgjithshme antropogjene të gazeve me efekt serrë të përmendura në shtojcën A të Protokollit, me 8% krahasuar me nivelet e vitit 1990, gjatë periudhës 2008 deri në 2012.
- Komuniteti dhe shtetet e tij anëtare kanë rënë dakord të përmbushin detyrimet e tyre për të reduktuar shkarkimet antropogjene të gazeve me efekt serrë në bazë të Protokollit të Kiotos dhe në përputhje me Vendimin 2002/358/KE. Direktiva synon të përmbushë në mënyrë më efektive detyrimet e Komunitetit Evropian dhe të shteteve të tij anëtare, përmes një tregu efikas evropian për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe me uljen më të vogël të mundshme të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
- Vendimi i Këshillit 93/389/KEE, datë 24 qershor 1993, “Për mekanizmin monitorues të shkarkimeve të CO2 dhe të gazeve të tjera me efekt serrë8”, krijoi një mekanizëm për monitorimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe për vlerësimin e progresit në drejtim të përmbushjes së detyrimeve në lidhje me këto shkarkime. Ky mekanizëm do të asistojë shtetet anëtare në përcaktimin e sasisë së përgjithshme të kuotave që do të alokohen.
- Dispozitat e Komunitetit për alokimin e kuotave nga shtetet anëtare janë të nevojshme për të ruajtur integritetin e tregut të brendshëm dhe për të shmangur shtrembërimin e konkurrencës.
- Në alokimin e kuotave, shtetet anëtare duhet të marrin në konsideratë potencialin e veprimtarive industriale për të reduktuar shkarkimet.
- Shtetet anëtare mund të parashikojnë që ato t'u emetojnë personave vetëm kuota të vlefshme për një periudhë pesë vjeçare që fillon nga viti 2008, që korrespondon me kuotat e anuluara të reduktimeve të shkarkimeve të kryera nga këto persona në territorin e tyre kombëtar gjatë një periudhe tre vjeçare që fillon nga viti 2005.
- Duke filluar me periudhën pesë vjeçare, transferimi i kuotave në një shtet tjetër anëtar do të përfshijë ndryshimet përkatëse të sasisë së kuotave të caktuar sipas Protokollit të Kiotos.
- Shtetet anëtare duhet të garantojnë se operatorët e disa veprimtarive specifike zotërojnë leje për shkarkimet e gazeve me efekt serrë dhe se monitorojnë dhe raportojnë shkarkimet e gazeve me efekt serrë të specifikuara për këto veprimtari.
- Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë rregullat për sanksionet e zbatueshme për shkeljen e kësaj direktive dhe të sigurohen që ato zbatohen. Këto sanksione duhet të jenë efikase, proporcionale dhe shtrënguese.
- Për të garantuar transparencën, publiku duhet të ketë akses në informacionin për alokimin e kuotave dhe në rezultatet e monitorimit të shkarkimeve, që i nënshtrohet kufizimeve të parashikuara në Direktivën 2003/4/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 28 janarit 2003 për aksesin publik në informacionin mjedisor9.
- Shtetet anëtare duhet të dorëzojnë një raport mbi zbatimin e kësaj direktive, të hartuar në bazë të Direktivës së Këshillit 91/692/KEE, datë 23 dhjetor 1991, “Për standardizimin dhe racionalizimin e raporteve për zbatimin e direktivave të caktuara për mjedisin10”.
- Përfshirja e instalimeve të tjera shtesë në skemën e Komunitetit, duhet të jetë në përputhje me dispozitat e parashikuara në këtë direktivë dhe fusha e zbatimit të kësaj skeme kësisoj mund të zgjerohet për shkarkimet e gazeve të tjera me efekt serrë të ndryshme nga dioksidi i karbonit, ndër të tjera nga metalurgjia e aluminit apo industria kimike.
- Kjo direktivë nuk duhet të pengojë shtetet anëtare që të mbajnë ose të krijojnë skema kombëtare tregtimi që rregullojnë shkarkimet e gazeve me efekt serrë nga veprimtari të ndryshme nga ato që renditen në shtojcën I, që përfshihen në skemën e Komunitetit ose nga veprimtari të instalimeve të përjashtuara përkohësisht nga skema e Komunitetit.
- Shtetet anëtare mund të marrin pjesë në tregtimin ndërkombëtar të shkarkimeve si palë në Protokollin e Kiotos me palë të tjera të përfshira në shtojcën B.
- Lidhja e skemës së Komunitetit me skemat e tregtimit të kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë në vendet e treta, do të rrisë efikasitetin e kostos së arritjes së objektivit të Komunitetit për reduktimin e shkarkimeve, siç përcaktohet në Vendimin 2002/358/KE për përmbushjen e përbashkët të angazhimeve.
- Mekanizmat e projektit, përfshirë zbatimin e përbashkët (JI) dhe mekanizimin e zhvillimit të pastër (CDM), janë të rëndësishme për arritjen e qëllimit të reduktimit të shkarkimeve globale të gazeve me efekt serrë dhe të përmirësimit të funksionimit të skemës së Komunitetit me kosto efektive. Në përputhje me dispozitat përkatëse të Protokollit të Kiotos dhe të Marrëveshjes së Marrakeshit, përdorimi i mekanizmave duhet të plotësojë veprimin e brendshëm që do të përbëjë një element të rëndësishëm të përpjekjeve të bëra.
- Kjo direktivë do të nxisë përdorimin e teknologjive me efiçencë energjie, përfshirë teknologjinë e energjisë termike dhe elektrike, që prodhojnë shkarkime më të ulëta për njësi prodhimi, ndërkohë që direktiva e ardhshme e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për nxitjen e bashkëprodhimit bazuar në një kërkesë për energji termike të dobishme në tregun e brendshëm të energjisë, do të nxisë veçanërisht, teknologjinë e energjisë termike dhe elektrike.
- Direktiva e Këshillit 96/61/KE, datë 24 shtator 1996, “Për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së integruar11” krijon kuadrin e përgjithshëm për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes, përmes së cilit mund të lëshohen lejet për shkarkimet e gazeve me efekt serrë. Direktiva 96/61/KE duhet të ndryshohet për të garantuar mospërcaktimin e vlerave kufi të shkarkimeve për shkarkimet e drejtpërdrejta të gazeve me efekt serrë nga instalime që janë subjekt i kësaj direktive dhe se shtetet anëtare mund të zgjedhin të mos zbatojnë kërkesat që lidhen me efiçencën e energjisë në lidhje me njësitë me djegie apo njësitë e tjera që çlirojnë dioksid karboni në vend, pa cenuar kërkesat sipas Direktivës 96/61/KE.
- Kjo direktivë është në përputhje me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe me Protokollin e Kiotos. Ajo duhet të rishikohet në bazë të zhvillimeve në kontekstin përkatës dhe duke marrë në konsideratë përvojën e përftuar nga zbatimi i saj, si dhe progresin e arritur në monitorimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë.
- Tregtimi i kuotave të emetimeve duhet të jetë pjesë e paketës gjithëpërfshirëse dhe koherente të politikave dhe masave të zbatuara në nivel shteti anëtar dhe komuniteti. Pa cenuar zbatimin e neneve 87 dhe 88 të Traktatit, ku veprimtaritë mbulohen nga skema e Komunitetit, shtetet anëtare mund të marrin në konsideratë implikimet e politikave rregullatore, fiskale ose të tjera që synojnë të njëjtat objektiva. Në rishikimin e direktivës duhet të merret në konsideratë se deri në çmasë janë arritur objektivat.
- Instrumenti i tatimit mund të jetë një politikë kombëtare që kufizon shkarkimet nga instalimet e përjashtuara përkohësisht.
- Politikat dhe masat duhet të zbatohen në nivel shteti anëtar dhe komuniteti, në të gjithë sektorët e ekonomisë së Bashkimit Evropian dhe jo vetëm brenda sektorëve të industrisë dhe energjisë, për të gjeneruar reduktime të konsiderueshme të shkarkimeve. Në veçanti, Komisioni duhet të marrë në konsideratë politikat dhe masat në nivel komuniteti, në mënyrë që sektori i transportit të ketë një kontribut të konsiderueshëm për komunitetin dhe shtetet anëtare në përmbushjen e detyrimeve të tyre për ndryshimet klimatike sipas Protokollit të Kiotos.
- Pavarësisht potencialit shumëdimensional të mekanizmave të tregut, strategjia e Bashkimit Evropian për zbutjen e ndryshimit klimatik duhet të ndërtohet në një ekuilibër ndërmjet skemës së Komunitetit dhe llojeve të tjera të veprimeve të brendshme dhe ndërkombëtare të Komunitetit.
- Kjo direktivë respekton të drejtat themelore dhe parimet e njohura veçanërisht nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, që përcakton procedurat “Për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i janë dhënë Komisionit12”.
- Meqë kriteret (1), (5) dhe (7) të shtojcës III nuk mund të ndryshohen përmes procedurës së komitologjisë, të gjitha ndryshimet, për periudha pas vitit 2012, duhet të bëhen përmes procedurës së zakonshme legjislative.
- Meqenëse objektivi i masave të propozuara, krijimi i skemës së Komunitetit, nuk mund të arrihet mjaftueshëm kur shtetet anëtare veprojnë të vetme, dhe si rrjedhojë, për arsye të shkallës dhe të ndikimeve të masave të propozuara, mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti, ky i fundit mund të miratojë masa në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, sipas përcaktimit në atë nen, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij objektivi,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
Neni 1
Objekti
Kjo direktivë krijon një skemë për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Komunitetit (në vijim referuar si "Skema e Komunitetit") për të nxitur reduktimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë me kosto-efektive dhe në mënyrë ekonomikisht efikase.
Neni 2
Fusha e zbatimit
- Kjo direktivë zbatohet për shkarkimet nga veprimtaritë e renditura në shtojcën I dhe për gazet me efekt serrë të renditur në shtojcën II.
- Kjo direktivë zbatohet pa cenuar kërkesat sipas Direktivës 96/61/KE.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj direktive përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- a) "kuota" është kuota që autorizon shkarkimin e një ton dioksid karboni ekuivalent gjatë një periudhe të specifikuar, e cila vlen vetëm për qëllime të përmbushjes së kërkesave të kësaj direktive dhe është e transferueshme në përputhje me dispozitat e kësaj direktive;
- b) "shkarkime" janë çlirimet e gazeve me efekt serrë në atmosferë nga burimet në një instalim;
- c) "gaze me efekt serrë" janë gazet e renditura në shtojcën II;
- d) "leja për shkarkimin e gazeve me efekt serrë" është leja e nxjerrë në përputhje me nenin 5 dhe 6;
- e) "instalim" është çdo njësi teknike e palëvizshme, që kryen një ose shumë veprimtari të renditura në shtojcën I, si dhe çdo lloj tjetër veprimtarie që lidhet drejtpërdrejt me të apo ka një lidhje teknike me veprimtaritë e zhvilluara në njësinë e mësipërme dhe që mund të ndikojë në shkarkimet dhe ndotjen;
- f) "operator" është çdo person që operon ose kontrollon instalimin, ose nëse lejohet nga legjislacioni i brendshëm, personi të cilit i është dhënë fuqi ekonomike vendimtare për funksionimin teknik të instalimit;
- g) "person" është çdo person fizik ose juridik;
- h) "operator i ri" është çdo instalim që kryen një ose më shumë nga veprimtaritë e përmendura në shtojcën I, i cili ka përftuar lejen për shkarkimin e gazeve me efekt serrë ose e ka përditësuar atë për shkak të ndryshimeve në natyrën dhe funksionimin e instalimit apo të zgjerimit të tij, pas njoftimit të Komisionit për planin kombëtar të alokimit;
- i) "publiku" është një ose më shumë persona dhe, në përputhje me praktikën ose legjislacionin e brendshëm, shoqata, organizata ose grupe personash;
- j) "ton dioksid karboni ekuivalent" është një ton metrik i dioksidit të karbonit (CO2) ose sasi e gazeve të tjera me efekt serrë të renditura në shtojcën II me potencialin ekuivalent të ngrohjes globale.
Neni 4
Lejet për shkarkimin e gazeve me efekt serrë
Shtetet anëtare garantojnë se, duke nisur nga data 1 janar 2005, instalimet nuk do të ushtrojnë asnjë nga veprimtaritë e renditura në shtojcën I që shkaktojnë shkarkimet e përcaktuara për to, përveç nëse operatori zotëron leje të lëshuar nga autoriteti kompetent në përputhje me nenet 5 dhe 6, ose nëse instalimi është përjashtuar përkohësisht nga skema e Komunitetit në përputhje me nenin 27.
Neni 5
Aplikimet për leje për shkarkimin e gazeve me efekt serrë
Aplikimi që i dorëzohet autoritetit kompetent për leje për shkarkimin e gazeve me efekt serrë përfshin një përshkrim të:
- a) instalimit dhe të veprimtarive të tij duke përfshirë dhe teknologjinë e përdorur;
- b) lëndës së parë dhe materialeve ndihmëse, përdorimi i të cilave mund të çojë në shkarkimet e gazeve të renditura në shtojcën I;
- c) burimeve të shkarkimeve të gazeve, të renditura në shtojcën I, nga instalimi; dhe
- d) masave të planifikuara për monitorimin dhe raportimin e shkarkimeve në përputhje me udhëzimet e miratuara sipas nenit 14.
Aplikimi përfshin gjithashtu një përmbledhje joteknike të detajeve të përmendura në nënparagrafin e parë.
Neni 6
Kushtet dhe përmbajtja e lejes për shkarkimet e gazeve me efekt serrë
- Autoriteti kompetent jep leje për shkarkimet e gazeve me efekt serrë, që autorizon shkarkimin e gazeve me efekt serrë nga i gjithë instalimi apo një pjesë e tij, nëse ai është i bindur se operatori monitoron dhe raporton shkarkimet.
Leja për shkarkimet e gazeve me efekt serrë mund të mbulojë një ose më shumë instalime në të njëjtin vend të menaxhuar nga i njëjti operator.
- Lejet për shkarkimin e gazeve me efekt serrë përmbajnë sa më poshtë:
- a) emrin dhe adresën e operatorit;
- b) një përshkrim të veprimtarive dhe shkarkimeve të instalimit;
- c) kërkesat e monitorimit, duke specifikuar metodologjinë dhe shpeshtësinë e monitorimit;
- d) kërkesat e raportimit; dhe
- e) detyrimin për rikthimin e kuotave të barabartë me totalin e shkarkimeve të instalimit në çdo vit kalendarik, të verifikuar në përputhje me nenin 15, brenda katër muajve pas përfundimit të atij viti kalendarik.
Neni 7
Ndryshimet e lidhura me instalimet
Operatori informon autoritetin kompetent për çdo ndryshim që planifikon të kryejë në lidhje me natyrën dhe funksionin e instalimit apo të zgjerimit të tij, për të cilin mund të nevojitet përditësim i lejes për shkarkimet e gazeve me efekt serrë. Sipas rastit, autoriteti kompetent përditëson lejen. Në rast të ndryshimit të identitetit të operatorit të instalimit, autoriteti kompetent e përditëson lejen në mënyrë që të përfshijë emrin dhe adresën e operatorit të ri.
Neni 8
Koordinimi me Direktivën 96/61/KE
Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që, në rastin kur instalimet kryejnë veprimtari të cilat përfshihen në shtojcën I të Direktivës 96/61/KE, kushtet dhe procedura për dhënien e lejes për shkarkimet e gazeve me efekt serrë të koordinohen me kushtet dhe procedurën e parashikuar në këtë direktivë. Kërkesat e neneve 5, 6 dhe 7 të kësaj direktive mund të integrohen në procedurat e parashikuara në Direktivën 96/61/KE.
Neni 9
Plani i kombëtar i alokimit
- Për çdo periudhë të përmendur në nenin 11, paragrafi 1 dhe 2, shtetet anëtare zhvillojnë një plan kombëtar që përcakton sasinë e përgjithshme të kuotave që ai synon të alokojë për atë periudhë dhe mënyrën e alokimit të tyre. Plani bazohet në kritere objektive dhe transparente, duke përfshirë ato që renditen në shtojcën III dhe duke marrë në konsideratë komentet nga publiku. Pa cenuar traktatin, Komisioni, jo më vonë se data 31 dhjetor 2003, harton udhëzime për zbatimin e kritereve të renditura në shtojcën III.
Për periudhën e përmendur në nenin 11, paragrafi 1, plani publikohet dhe i përcillet Komisionit dhe shteteve të tjera anëtare jo më vonë se data 31 mars 2004. Për periudhat vijuese, plani publikohet dhe i përcillet Komisionit dhe shteteve të tjera anëtare të paktën 18 muaj përpara fillimit të periudhës përkatëse.
- Planet kombëtare të alokimit shqyrtohen nga komiteti i përmendur në nenin 23, paragrafi 1.
- Brenda tre muajve nga njoftimi i planit kombëtar të alokimit nga shteti anëtar sipas paragrafit 1, Komisioni mund ta refuzojë planin, ose aspekte të caktuara të tij, në bazë të mospajtueshmërisë së tij me kriteret e renditura në shtojcën III ose me nenin 10. Shteti anëtar merr një vendim në përputhje me nenin 11, paragrafi 1 ose 2, nëse ndryshimet e propozuara pranohen nga Komisioni. Vendimi për refuzimet shoqërohet me arsyet përkatëse nga Komisioni.
Neni 10
Mënyra e alokimit
Për periudhën tre vjeçare duke filluar nga data 1 janar 2005, shtetet anëtare alokojnë pa pagesë të paktën 95% të kuotave. Për periudhën pesë vjeçare duke filluar nga 1 janari 2008, shtetet anëtare alokojnë pa pagesë të paktën 90% të kuotave.
Neni 11
Alokimi dhe dhënia e kuotave
- Për periudhën tre vjeçare duke filluar nga data 1 janar 2005, çdo shtet anëtar vendos sasinë e përgjithshme të kuotave që do të alokojë për këtë periudhë, si dhe alokimin e këtyre kuotave tek operatori i çdo instalimi. Ky vendim merret të paktën tre muaj përpara fillimit të periudhës dhe bazohet në planin kombëtar të alokimit të zhvilluar sipas nenit 9 dhe në përputhje me nenin 10, si dhe duke marrë në konsideratë komentet nga publiku.
- Për periudhën pesë vjeçare duke filluar nga data 1 janar 2008 dhe për periudhat pesë vjeçare vijuese, çdo shtet anëtar vendos sasinë e përgjithshme të kuotave që do të alokojë për periudhat dhe fillon procesin e alokimit të këtyre kuotave tek operatori i çdo instalimi. Ky vendim merret të paktën 12 muaj përpara fillimit të periudhës përkatëse dhe bazohet në planin kombëtar të alokimit të shtetit anëtar të zhvilluar sipas nenit 9 dhe në përputhje me nenin 10, si dhe duke marrë në konsideratë komentet nga publiku.
- Vendimet e marra sipas paragrafit 1 ose 2 janë në përputhje me kërkesat e Traktatit, në veçanti me nenet 87 dhe 88 të tij. Në marrjen e vendimit mbi alokimin, shtetet anëtare marrin në konsideratë nevojën për sigurimin e aksesit të operatorëve të rinj në kuota.
- Autoriteti kompetent jep një pjesë të sasisë së përgjithshme të kuotave çdo vit për periudhën e përmendur në paragrafin 1 ose 2, jo më vonë se data 28 shkurt i atij viti.
Neni 12
Transferimi, rikthimi dhe anulimi i kuotave
- Shtetet anëtare garantojë që kuotat të transferohen ndërmjet:
- a) personave brenda Komunitetit;
- b) personave brenda Komunitetit dhe personave në vende të treta, ku këto kuota njihen, në përputhje me procedurat e përmendura në nenin 25, pa kufizime të tjera, përveç atyre që parashikohen në këtë direktivë apo që janë miratuar në zbatim të kësaj direktive.
- Shtetet anëtare garantojnë që kuotat e dhëna nga autoriteti kompetent i një shteti tjetër anëtar të pranohen për qëllime të përmbushjes së detyrimeve të operatorit sipas paragrafit 3.
- Shtetet anëtare garantojnë që, jo më vonë se data 30 prill i çdo viti, operatorët e instalimeve të rikthejnë një numër të caktuar të kuotave të barabartë me shkarkimet e përgjithshme nga instalimet përkatëse gjatë vitit kalendarik të mëparshëm, siç verifikohet në përputhje me nenin 15, dhe që më pas këto kuota të anulohen.
- Shtetet anëtare ndërmarrin hapat e nevojshëm për të garantuar anulimin e kuotave në çdo kohë, me kërkesë të personit që i zotëron ato.
Neni 13
Vlefshmëria e kuotave
- Kuotat janë të vlefshme për shkarkimet gjatë periudhës së përmendur në nenin 11, paragrafi 1 ose 2 për të cilën janë dhënë.
- Katër muaj pas fillimit të periudhës së parë pesë vjeçare të përmendur në nenin 11, paragrafi 2, kuotat e pavlefshme dhe që nuk janë rikthyer dhe anuluar në përputhje me nenin 12, paragrafi 3, anulohen nga autoriteti kompetent.
Shtetet anëtare mund të japin kuota për personat për periudhën aktuale në mënyrë që të zëvendësojnë kuotat e zotëruara prej tyre të cilat janë anuluar në përputhje me paragrafin e parë.
- Katër muaj pas fillimit të çdo periudhe vijuese pesë vjeçare të përmendur në nenin 11, paragrafi 2, kuotat e pavlefshme dhe që nuk janë rikthyer dhe anuluar në përputhje me nenin 12, paragrafi 3, anulohen nga autoriteti kompetent.
Shtetet anëtare japin kuota për personat për periudhën aktuale në mënyrë që të zëvendësojnë kuotat e zotëruara prej tyre të cilat janë anuluar në përputhje me paragrafin e parë.
Neni 14
Udhëzime për monitorimin dhe raportimin e shkarkimeve
- Komisioni miraton udhëzimet për monitorimin dhe raportimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë që shkaktohen nga ushtrimi i veprimtarive të renditura në shtojcën I, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2, deri më datë 30 shtator 2003. Udhëzimet bazohen në parimet për monitorimin dhe raportimit të përcaktuara në shtojcën IV.
- Shtete anëtare sigurohen që shkarkimet të monitorohen në përputhje me udhëzimet.
- Shtetet anëtare sigurohen që çdo operator t'i raportojë autoritetit kompetent, shkarkimet e instalimit të tij gjatë çdo viti kalendarin, pas përfundimit të atij viti, në përputhje me udhëzimet.
Neni 15
Verifikimi
Shtetet anëtare sigurohen që raportet e paraqitura nga operatorët sipas nenit 14, paragrafi 3, të verifikohen në përputhje me kriteret e përcaktuara në shtojcën V dhe që autoriteti kompetent të informohet për këtë.
Shtetet anëtare sigurohen që operatori, raporti i të cilit nuk konsiderohet si bindës pas verifikimit në përputhje me kriteret e përcaktuara në shtojcën V deri më datë 31 mars të çdo viti, në lidhje me shkarkimet gjatë vitit të mëparshëm, nuk mund të kryejë transferime të tjera kuotash deri sa raporti i tij të konsiderohet bindës.
Neni 16
Sanksionet
- Shtetet anëtare përcaktojnë rregullat për sanksionet e zbatueshme për shkeljet e dispozitave të brendshme të miratuara sipas kësaj direktive dhe marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e tyre. Sanksionet e parashikuara duhet të jenë efektive, proporcionale dhe shtrënguese. Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin për këto dispozita, jo më vonë se data 31 dhjetor 2003, dhe e njoftojnë atë pa vonesë për çdo ndryshim të mëvonshëm që i cenon ato.
- Shtetet anëtare garantojnë publikimin e emrave të operatorëve të cilët shkelin kërkesat për rikthimin e kuotave të mjaftueshme sipas nenit 12, paragrafi 3.
- Shtetet anëtare garantojnë se operatori i cili nuk rikthen kuotat e mjaftueshme deri më 30 prill të çdo viti për të mbuluar shkarkimet e tij gjatë vitit të mëparshëm, mban përgjegjësi për pagesën e gjobës për shkarkime të tepërta. Gjoba për shkarkime të tepërta është 100 euro për një ton dioksid karboni ekuivalent të shkarkuar nga instalimi, operatori i të cilit nuk ka rikthyer kuotat. Pagesa e gjobës për shkarkimet e tepërta nuk e çliron operatorin nga detyrimi për të rikthyer një shumë kuotash të barabartë me kuotat e shkarkimeve të tepërta, kur ai rikthen kuotat për vitin kalendarik vijues.
- Gjatë periudhës tre vjeçare duke filluar nga data 1 janar 2005, shtetet anëtare vendosin një gjobë më të ulët për shkarkimet e tepërta prej 40 euro për një ton dioksid karboni ekuivalent të shkarkuar nga instalimi, operatori i të cilit nuk ka rikthyer kuotat. Pagesa e gjobës për shkarkimet e tepërta nuk e çliron operatorin nga detyrimi për të rikthyer një shumë kuotash të barabartë me kuotat e shkarkimeve të tepërta, kur ai rikthen kuotat për vitin kalendarik vijues.
Neni 17
Aksesi në informacion
Vendimet për alokimin e kuotave dhe raportet e shkarkimeve që kërkohen në bazë të lejes për shkarkimet e gazeve me efekt serrë dhe që janë në zotërim të autoritetit kompetent, vihen në dispozicion të publikut nga ai autoritet, duke iu nënshtruar kufizimeve të përcaktuara në nenin 3, paragrafi 3 dhe në nenin 4 të Direktivës 2003/4/KE.
Neni 18
Autoriteti kompetent
Shtetet anëtare marrin masat e përshtatshme administrative, duke përfshirë dhe përcaktimin e autoritetit ose autoriteteve të përshtatshme kompetente për zbatimin e rregullave të kësaj direktive. Kur caktohet një ose më shumë autoritet kompetent, puna e këtyre të fundit duhet të koordinohet në përputhje me këtë direktivë.
Neni 19
Regjistrat
- Shtetet anëtare parashikojnë krijimin dhe mbajtjen e një regjistri për të garantuar llogaritjen e saktë të kuotave të emetuara, të zotëruara, të transferuara dhe të anuluara. Shtetet anëtare mund t'i mbajnë regjistrat e tyre në një sistem të konsoliduar, bashkë me një ose disa shtete të tjera anëtare.
- Çdo person mund të zotërojë kuota. Regjistri është i aksesueshëm për publikun dhe përmban llogari të ndara për të regjistruar kuotat e zotëruara nga secili person, tek i cili ose nga i cili janë emetuar ose transferuar kuotat.
- Për të zbatuar këtë direktivë, Komisioni miraton rregulloren në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2 për një sistem të standardizuar dhe të sigurt regjistrash në formën e bazës së të dhënave elektronike të standardizuar me elementë të përbashkët të të dhënave për të gjurmuar emetimin, zotërimin, transferimin dhe anulimin e kuotave, për të siguruar aksesin e publikut dhe konfidencialitetin sipas nevojës dhe për të garantuar se nuk ka transferime të papajtueshme me detyrimet e Protokollit të Kiotos.
Neni 20
Administratori qendror
- Komisioni përcakton administratorin qendror që mban një regjistër të pavarur të transaksioneve në të cilin regjistrohet emetimi, transferimi dhe anulimi i kuotave.
- Administratori qendror kontrollon në mënyrë të automatizuar çdo transaksion të regjistrit përmes regjistrit të pavarur të transaksioneve për të garantuar që të mos ketë parregullsi në emetimin, transferimin dhe anulimin e kuotave.
- Nëse kontrolli i automatizuar identifikon parregullsi, administratori qendror informon shtetin ose shtetet anëtare përkatëse të cilët nuk i regjistrojnë transaksionet në fjalë apo transaksionet vijuese në lidhje me kuotat përkatëse derisa parregullsitë të zgjidhen.
Neni 21
Raportimi nga shtetet anëtare
- Çdo shtet anëtar i paraqet Komisionit çdo vit një raport për zbatimin e kësaj direktive. Ky raport i kushton vëmendje të veçantë masave për alokimin e kuotave, administrimit të regjistrave, zbatimit të udhëzimeve të monitorimit dhe të raportimit, verifikimit dhe çështjeve, nëse ka, në lidhje me respektimin e direktivës dhe me trajtimin fiskal të kuotave. Raporti i parë i dërgohet Komisionit deri më datë 30 qershor 2005. Raporti hartohet mbi bazën e një pyetësori ose skeme të hartuar nga Komisioni në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 6 të Direktivës 91/692/KEE. Pyetësori ose skema u dërgohet shteteve anëtare të paktën gjashtë muaj përpara afatit të dorëzimit të raportit të parë.
- Në bazë të raporteve të përmendura në paragrafin 1, Komisioni publikon një raport për zbatimin e kësaj direktive brenda tre muajve nga marrja e raporteve të shteteve anëtare.
- Komisioni organizon shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare për zhvillimet në lidhje me alokimin, administrimin e regjistrave, monitorimin, raportimin, verifikimin dhe përputhshmërinë.
Neni 22
Ndryshimet e shtojcës III
Komisioni mund të ndryshojë shtojcën III, me përjashtim të kritereve 1, 5 dhe 7, për periudhën nga 2008 deri në 2012, mbi bazën e raporteve të parashikuara në nenin 21 dhe të përvojës së zbatimit të kësaj direktive, në përputhje procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2.
Neni 23
Komiteti
- Komisioni asistohet nga komiteti i ngritur sipas nenit 8 të Vendimit 93/389/KEE.
- Aty ku përmendet ky paragraf, gjejnë zbatim nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
- Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
Neni 24
Procedurat për përfshirjen e njëanshme të veprimtarive dhe gazeve shtesë
- Duke filluar nga viti 2008, shtetet anëtare mund të zbatojnë tregtimin e kuotave të shkarkimeve në përputhje me këtë direktivë për veprimtaritë, instalimet, gazet me efekt serrë që nuk renditen në shtojcën I, me kusht që përfshirja e këtyre veprimtarive, instalimeve dhe gazeve me efekt serrë të miratohet nga Komisioni në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2, duke marrë në konsideratë të gjitha kriteret përkatëse, në veçanti, efektet në tregun e brendshëm, prishjen e mundshme të konkurrencës, integritetin mjedisor të skemës dhe qëndrueshmërinë e sistemit të planifikuar të monitorimit dhe raportimit.
Duke filluar nga viti 2005, shtetet anëtare, në kushte të njëjta, mund të zbatojnë tregtimin e kuotave të shkarkimeve për instalime që ushtrojnë veprimtaritë e renditura në shtojcën I, nën kufirin e kapacitetit të përmendur në atë shtojcë.
- Alokimet e bëra për instalimet që ushtrojnë këto veprimtari, specifikohen në planin kombëtar të alokimit të përmendur në nenin 9.
- Komisioni, me iniciativë të tij ose me kërkesë të një shteti anëtar, miraton udhëzimet për monitorimin dhe raportimin e shkarkimeve nga veprimtaritë, instalimet dhe gazet me efekt serrë që nuk renditen në shtojcën I, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2, nëse monitorimi dhe raportimi i këtyre shkarkimeve mund të kryhet me saktësinë e mjaftueshme.
- Nëse vihen në zbatim këto masa, shqyrtimet e kryera sipas nenit 30, marrin gjithashtu në konsideratë mundësinë e ndryshimit të shtojcës I për përfshirjen e shkarkimeve nga këto veprimtari në mënyrë të harmonizuar në të gjithë Komunitetin.
Neni 25
Lidhjet me skemat e tjera të tregtimit të kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë
- Duhet të lidhen marrëveshje me vendet e treta që renditen në shtojcën B të Protokollit të Kiotos, të cilët kanë ratifikuar Protokollin, për të parashikuar njohjen e ndërsjellë të kuotave ndërmjet skemës së Komunitetit dhe skemave të tjera të tregtimit të kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenin 300 të traktatit.
- Kur lidhet një marrëveshje, siç përmendet më sipër në paragrafin 1, Komisioni harton dispozitat e nevojshme për njohjen e ndërsjellë të kuotave sipas asaj marrëveshjeje në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2.
Neni 26
Ndryshimi i Direktivës 96/61/KE
Në nenin 9, paragrafi 3 i Direktivës 96/61/KE shtohen nënparagrafët e mëposhtëm: "Kur shkarkimet e gazeve me efekt serrë nga një instalim specifikohen në shtojcën I të Direktivës 2003/87/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13 tetor 2003, “Për krijimin e një skeme për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë” brenda Komunitetit dhe që ndryshon Direktivën e Këshillit 96/61/KE13 në lidhje me një veprimtari që kryet në atë instalim, leja nuk duhet të përfshijë një vlerë kufi të shkarkimeve për shkarkimet e drejtpërdrejta të atij lloj gazi, përveç rastit kur duhet të garantohet që të mos shkaktohen ndotje të konsiderueshme lokale.
Për veprimtaritë e renditura në shtojcën I të Direktivës 2003/87/KE, shtetet anëtare mund të zgjedhin të mos zbatojnë kërkesat që lidhen me efiçencën e energjisë në lidhje me njësitë me djegie apo njësitë e tjera që çlirojnë dioksid karboni në vend.
Kur është e nevojshme, autoritetet kompetente ndryshojnë lejen sipas rastit.
Tre nënparagrafët vijues nuk zbatohen për instalimet e përjashtuara përkohësisht nga skema për tregtimin e kuotave të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë brenda Komunitetit, në përputhje me nenin 27 të Direktivës 2003/87/KE."
Neni 27
Përjashtimi i përkohshëm i disa instalimeve
- Shtetet anëtare mund t'i kërkojnë Komisionit, përjashtimin e instalimeve nga skema e Komunitetit jo më vonë se data 31 dhjetor 2007. Çdo kërkesë e tillë rendit emrat e këtyre instalimeve dhe publikohet.
- Nëse, pas marrjes në konsideratë të komenteve të bëra nga publiku mbi kërkesën, Komisioni vendos, në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2, që instalimet:
- a) si rezultat i politikave të brendshme, do të kufizojnë shkarkimet e tyre aq sa të jetë e nevojshme, nëse janë objekt i dispozitave të kësaj direktive;
- b) do të jenë objekt i kërkesave të monitorimit, raportimit dhe verifikimit, të cilat janë ekuivalente me ato që parashikohen sipas neneve 14 dhe 15; dhe
- c) do t'i nënshtrohen penaliteteve ekuivalente me të paktën ato që përmenden në nenin 16, paragrafi 1 dhe 4, në rastin e mospërmbushjes së kërkesave të brendshme;
parashikon përjashtimin e përkohshëm të këtyre instalimeve nga skema e Komunitetit.
Duhet të garantohet mosprishja e tregut të brendshëm.
Neni 28
Grupimi
- Shtetet anëtare mund t'i lejojnë operatorët e instalimeve të veprimtarive të renditura në shtojcën I që të formojnë një grupim të instalimeve të së njëjtës veprimtari për periudhën e përmendur në nenin, 11 paragrafi 1 dhe/ose për periudhën e parë pesë vjeçare të përmendur në nenin 11, paragrafi 2, në përputhje me paragrafët 2 dhe 6 të këtij neni.
- Operatorët që ushtrojnë një veprimtari e cila renditet në shtojcën I dhe kërkojnë të formojnë një grupim, i paraqesin një aplikim autoritetit kompetent, duke specifikuar instalimet që do të grupohen dhe kohëzgjatjen e tij, duke ofruar provat që administratori do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e përmendura në paragrafët 3 dhe 4.
- Operatorët që kërkojnë të formojnë një grupim emërojnë një administrator:
- a) të cilit i emetohet sasia e përgjithshme e kuotave të llogaritura nga instalimet e operatorëve, duke deroguar nga neni 11;
- b) i cili është përgjegjës për rikthimin e kuotave të barabarta me totalin e shkarkimeve nga instalimet e grupimit, duke deroguar nga nenet 6, paragrafi 2, germa "e" dhe 12 paragrafi 3; dhe
- c) të cilit t'i ndalohet transferimi i mëtejshëm në rast se raporti i një operatori vlerësohet si jobindës në përputhje me paragrafin e dytë të nenit 15.
- Administratori i nënshtrohet sanksioneve të zbatueshme për shkeljen e kërkesave për rikthimin e kuotave të mjaftueshme për mbulimin e shkarkimeve totale nga instalimet në grup, duke deroguar nga neni 16, paragrafi 2, 3 dhe 4.
- Shteti anëtar që dëshiron të lejojë formimin e një ose më shumë grupimeve, i dorëzon Komisionit aplikimin e përmendur në paragrafin 2. Pa cenuar traktatin, Komisioni mund të refuzojë aplikimin që nuk përmbush kërkesat e kësaj direktive, brenda tre muajve nga marrja e tij. Vendimi shoqërohet me arsyet përkatëse. Në rast refuzimi, shteti anëtar mund të lejojë formimin e grupimit nëse ndryshimet e propozuara miratohen nga Komisioni.
- Në rast se administratori nuk respekton sanksionet e përmendura në paragrafin 4, çdo operator i instalimeve përkatëse në grupim mban përgjegjësi, sipas neneve 12, paragrafi 3 dhe 16, për shkarkimet e instalimit të tij.
Neni 29
Forca madhore
- Gjatë periudhës së përmendur në nenin 11, paragrafi 1, shtetet anëtare mund të aplikojnë pranë Komisionit për emetimin e kuotave shtesë për instalime të caktuara në rastet e forcës madhore. Komisioni konstaton nëse është e faktuar ngjarja e forcës madhore, nëse po, ai autorizon emetimin e kuotave shtesë dhe të patransferueshme nga shteti anëtar përkatës te operatorët e atyre instalimeve.
- Jo më vonë se data 31 dhjetor 2003, Komisioni, pa cenuar traktatin, harton udhëzimet sipas të cilave mund të provohet se ka ndodhur forca madhore.
Neni 30
Rishikimi dhe zhvillimi i mëtejshëm
- Në bazë të ecurisë së arritur në monitorimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë, Komisioni mund t'i propozojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit, deri më 31 dhjetor 2004, ndryshimin e shtojcës I për të përfshirë veprimtari të tjera dhe gaze të tjera me efekt serrë të renditura në shtojcën II.
- Në bazë të përvojë së zbatimit të kësaj direktive dhe të ecurisë së arritur në monitorimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe në bazë të zhvillimeve në kontekstin ndërkombëtar, Komisioni harton një raport për zbatimin e kësaj direktive, duke marrë parasysh:
- a) mundësinë dhe mënyrën e ndryshimit të shtojcës I, për përfshirjen e sektorëve të tjerë, ndër të tjera, sektorin e transportit, të industrisë kimike dhe të metalurgjisë së aluminit, veprimtari dhe shkarkime të gazeve të tjera me efekt serrë të renditur në shtojcën II, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të efiçencës ekonomike të skemës;
- b) marrëdhënien e skemës së Komunitetit për tregtimin e kuotave të shkarkimeve me sistemin ndërkombëtar të tregtimit të kuotave të shkarkimeve që do të zbatohet në vitin 2008;
- c) harmonizimin e mëtejshëm të mënyrës së alokimit (duke përfshirë nxjerrjen në ankand pas vitit 2012) dhe të kritereve për plane kombëtare të alokimit të përmendura në shtojcën III;
- d) përdorimin e krediteve nga mekanizmat e projekteve;
- e) marrëdhënien e tregtimit të kuotave të shkarkimeve me politikat dhe masat e tjera të zbatuara në nivel shteti anëtar dhe Komuniteti, duke përfshirë tatimin, që ndjekin të njëjtat objektiva;
- f) nëse është e përshtatshme apo jo të mbahet një regjistr i vetëm për të gjithë Komunitetin;
- g) nivelin e gjobave për shkarkimet e tepërta, duke marrë në konsideratë, ndër të tjera, dhe inflacionin;
- h) funksionimin e tregut të kuotave, që në veçanti, mbulon çrregullimet e mundshme të tregut;
- i) mënyrën e përshtatjes së skemës së Komunitetit në rastin e zgjerimit të Bashkimit Evropian;
- j) grupimin;
- k) prakticitetin e zhvillimit të bazës së referimit mbarëkomunitare, si bazë për alokimin, duke marrë në konsideratë teknikat më të mira të disponueshme dhe analizat kosto-përfitim.
Komisioni i dorëzon Parlamentit Evropian dhe Këshillit këtë raport, deri më datë 30 qershor 2006, të shoqëruar me propozimet sipas rastit.
- Lidhja e mekanizmave të projektit, përfshirë zbatimin e përbashkët (JI) dhe mekanizimin e zhvillimit të pastër (CDM) me skemën e Komunitetit është e këshillueshme dhe e rëndësishme për arritjen e objektivit të reduktimit të shkarkimeve globale të gazeve me efekt serrë dhe të përmirësimit të funksionimit të skemës së Komunitetit me kosto efektive. Për rrjedhojë, kreditet i shkarkimeve nga mekanizmat e projektit do të njihet për përdorimin e tyre në këtë skemë, në varësi të dispozitave të miratuara nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli me propozim të Komisionit, të cilat duhet të zbatohet paralelisht me skemën e Komunitetit në vitin 2005. Përdorimi i mekanizmave plotëson veprimin e brendshëm, në përputhje me dispozitat përkatëse të Protokollit të Kiotos dhe të Marrëveshjes së Marrakeshit.
Neni 31
Zbatimi
- Shtetet anëtare miratojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë maksimumi deri më datë 31 dhjetor 2003. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë. Komisioni njofton shtetet anëtare për këto ligje, rregullore dhe dispozita administrative.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë. Komisioni njofton shtetet e tjera anëtare.
Neni 32
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi në datën e botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 33
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Luksemburg, më datë 13 tetor 2003.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- Cox
Për Këshillin
Presidenti
- Alemanno
SHTOJCA I
KATEGORITË E VEPRIMTARIVE TË PËRMENDURA NË NENIN 2, PARAGRAFI 1; NENET 3, 4, 14 PARAGRAFI 1; NENET 28 DHE 30
- Instalimet ose pjesët e instalimeve të përdorura për kërkimin, zhvillimin dhe testimin e produkteve dhe proceseve të reja nuk mbulohen nga kjo direktive.
- Vlerat kufi të dhëna më poshtë u referohen përgjithësisht kapaciteteve prodhuese ose outputeve. Kur një operator kryen disa veprimtari të ndryshme nën të njëjtin nëntitull, në të njëjtin instalim ose në të njëjtin vend, kapacitetet e këtyre veprimtarive mblidhen bashkë.
>TABELA>
SHTOJCA II
GAZET ME EFEKT SERRË TË PËRMENDURA NË NENET 3 DHE 30
Dioksidi i karbonit (CO2)
Metani (CH4)
Oksidi nitrik (N2O)
Hidrofluorokarbone (HFC)
Perfluorkarbone (PFCs)
Squfur heksafluorid (SF6)
SHTOJCA III
KRITERET PËR PLANET KOMBËTARE TË ALOKIMIT TË PËRMENDURA NË NENET 9, 22 DHE 30
- Sasia e përgjithshme e kuotave që do të alokohen për periudhën përkatëse është në përputhje me detyrimin e shtetit anëtar për të kufizuar shkarkimet e tij në përputhje me Vendimin 2002/358/KE dhe me Protokollin e Kiotos, duke marrë në konsideratë në njërën anë përqindjen e shkarkimeve të përgjithshme që këto kuota përfaqësojnë në krahasim me shkarkimet nga burime që nuk mbulohen nga kjo direktivë dhe nga ana tjetër, politikat e brendshme të energjisë, si dhe duhet të jetë në përputhje me programin e brendshëm për ndryshimin e klimës. Sasia e përgjithshme e kuotave të alokuara nuk është mbi sasinë që nevojitet për zbatimin rigoroz të kritereve të kësaj shtojce. Deri në vitin 2008, sasia është në përputhje me rrugën drejt arritjes ose tejkalimit të objektivit të shtetit anëtar sipas Vendimit 2002/358/KE dhe Protokollit të Kiotos.
- Sasia e përgjithshme e kuotave të alokuara është në përputhje me vlerësimet e ecurisë reale dhe të planifikuar drejt përmbushjes së kontributeve të shteteve anëtare në angazhimet e Komunitetit sipas Vendimit 93/389/KEE.
- Sasitë e kuotave të alokuara janë në përputhje me potencialin, duke përfshirë potencialin teknologjik, e veprimtarive që mbulohen nga kjo skemë për reduktimin e shkarkimeve. Shtetet anëtare mund ta bazojnë shpërndarjen e kuotave të tyre në shkarkimet mesatare të gazeve me efekt serrë nga produkti i çdo veprimtarie dhe ecuria e arritshme në çdo veprimtari.
- Plani është në përputhje me instrumentet ligjore dhe rregulloret e tjera të Komunitetit. Rritjet e pashmangshme të shkarkimeve që vijnë nga kërkesat e reja ligjore duhet të merren në konsideratë.
- Plani nuk diskriminon shoqëritë ose sektorët në mënyrë të tillë që të favorizojë padrejtësisht ndërmarrje ose veprimtari të caktuara në përputhje me kërkesat e traktatit, në veçanti nenet 87 dhe 88 të tij.
- Plani përmban informacione mbi mënyrën, sipas së cilës operatorët e rinj do të mund të bëhen pjesë e skemës së Komunitetit në shtetet anëtare përkatëse.
- Plani mund të marrë parasysh masat e marra më herët dhe përmban informacion mbi mënyrën, sipas së cilës merren në konsideratë masat e marra më herët. Bazat e referimit të përftuara nga dokumente referencë në lidhje me teknologjitë më të mira të disponueshme, mund të përdoren nga shtetet anëtare për zhvillimin e planeve të tyre kombëtare të alokimit dhe mund të përfshijnë marrjen në konsideratë të masave të marra më herët.
- Plani përmban informacione mbi mënyrën, sipas së cilës merret në konsideratë teknologjia e pastër, duke përfshirë teknologjitë me efiçencë energjie.
- Plani përfshin dispozita për komentet e shprehura nga publiku dhe përmban informacion mbi rregullat, sipas së cilëve merren në konsideratë këto komente përpara marrjes së vendimit për alokimin e kuotave.
- Plani përmban listën e instalimeve që mbulohen nga kjo direktivë me sasitë e kuotave që synohen të alokohen për secilin.
- Plani mund të përmbajë informacione mbi mënyrën, sipas së cilës merret në konsideratë ekzistenca e konkurrencës nga vende apo subjekte jashtë Komunitetit.
SHTOJCA IV
PARIMET PËR MONITORIMIN DHE RAPORTIMIN E PËRMENDUR NË NENIN 14, PARAGRAFI 1
Monitorimi i shkarkimeve të dioksidit të karbonit
Shkarkimet monitorohen në bazë të llogaritjes ose të matjes.
Llogaritja
Llogaritjet e shkarkimeve kryhen sipas formulës:
Të dhënat e veprimtarisë × Koeficienti i shkarkimit × Koeficienti i oksidimit
Të dhënat e veprimtarisë (lënda djegëse e përdorur, shkalla e prodhimit etj.) monitorohen në bazë të të dhënave të furnizimit ose të matjes.
Përdoren koeficientët e miratuar të shkarkimeve. Koeficientët e shkarkimeve për veprimtari specifike pranohen për të gjitha lëndët djegëse. Koeficientët e paracaktuar pranohen për të gjitha lëndët djegëse, përveç atyre jotregtare (mbetjet e djegshme, të tilla si gomat e makinave dhe gazet industriale). Koeficientët e paracaktuar të shkarkimeve, specifike për shtresat për qymyrin, specifike për BE-në apo për shtetin e prodhimit për gazin natyror, duhet të zhvillohen më tej. Vlerat e paracaktuara të IPCC-së pranohen për produktet e rafinerisë. Koeficienti i shkarkimit për biomasën është zero.
Nëse koeficienti i shkarkimeve nuk merr në konsideratë faktin që një pjesë e karbonit nuk oksidohet, atëherë përdoret koeficient shtesë oksidimi. Koeficientët e shkarkimeve specifike për veprimtaritë janë llogaritur dhe oksidimi është marrë në konsideratë, prandaj nuk nevojitet përdorimi i një faktori oksdimi.
Përdoren koeficientët e paracaktuar të oksidimit të zhvilluar në përputhje me Direktivën 96/61/KE, përveç nëse operatori vërteton se koeficientët specifike për veprimtaritë janë më të sakta.
Për çdo veprimtari, instalim dhe lëndë djegëse, kryhet llogaritje e veçantë.
Matja
Matja e shkarkimeve bëhet me mënyra të standardizuara dhe të miratuara, si dhe mbështetet nga llogaritja e shkarkimeve.
Monitorimi i shkarkimeve të gazeve të tjera me efekt serrë
Përdoren mënyra të standardizuara dhe të pranuara, të zhvilluara nga Komisioni në bashkëpunim me grupet e interesit përkatëse dhe të miratuara në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 23, paragrafi 2.
Raportimi i shkarkimeve
Në raportin e instalimit të tij, çdo operator përfshin informacionin e mëposhtëm:
- Të dhëna identifikuese për instalimin, duke përfshirë:
- Emrin e instalimit;
- Adresën e tij, bashkë me kodin postar dhe vendin;
- Llojin dhe numrin e veprimtarive të shtojcës I që ushtrohen në instalimin e tij;
- Adresën, numrin e telefonit, të faksit dhe emailin e personit të kontaktit; dhe
- Emrin e zotëruesit të instalimit dhe të shoqërisë mëmë.
- Për veprimtaritë e shtojcës I që ushtrohen në vendin e instalimit, për të cilat llogariten shkarkimet:
- Të dhënat e veprimtarisë;
- Koeficientët e shkarkimit;
- Koeficientët e oksidimit;
- Totali i shkarkimeve; dhe
- Shkalla e pasigurisë.
- Për veprimtaritë e shtojcës I që ushtrohen në vendin e instalimit, për të cilat maten shkarkimet:
- Totali i shkarkimeve;
- Informacion për besueshmërinë e mënyrave të matjes; dhe
- Shkalla e pasigurisë.
- Për shkarkimet nga djegia, raporti përfshin gjithashtu koeficientin e oksidimit, përveç nëse oksidimi është llogaritur në zhvillimin e koeficientit të shkarkimit specifik për veprimtarinë.
Shtetet anëtare marrin masa për koordinimin e kërkesave të raportimit me kërkesat ekzistuese të raportimit, për të minimizuar barrën e raportimit për bizneset.
SHTOJCA V
KRITERET PËR VERIFIKIMIN E PËRMENDUR NË NENIN 15
Parime të përgjithshme
- Shkarkimet e veprimtarive të renditura në shtojcën I i nënshtrohen verifikimit.
- Procesi i verifikimit përfshin shqyrtimin e raportit në përputhje me nenin 14, paragrafi 3 dhe të monitorimit përgjatë vitit të mëparshëm. Ai trajton qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe saktësinë e sistemeve të monitorimit, të të dhënave të raportuara dhe të informacionit në lidhje me shkarkimet, në veçanti:
- a) të dhënat e raportuara të veprimtarisë dhe ato që lidhen me matjet dhe llogaritjet;
- b) përzgjedhjen dhe përdorimin e koeficientëve të shkarkimeve;
- c) llogaritjet, prej të cilave janë përcaktuar shkarkimet e përgjithshme; dhe
- d) nëse përdoret matje, përshtatshmërinë e zgjedhjes dhe përdorimin e mënyrave të matjes.
- Shkarkimet e raportuara mund të verifikohen vetëm nëse të dhënat dhe informacionet e besueshme mundësojnë përcaktimin e shkarkimeve me një shkallë të lartë sigurie. Për të arritur këtë shkallë të lartë e sigurie, operatori duhet të vërtetojë se:
- a) të dhënat e raportuara janë koherente;
- b) mbledhja e të dhënave është kryer në përputhje me standardet e zbatueshme shkencore; dhe
- c) të dhënat përkatëse të instalimeve janë të plota dhe koherente.
- Verifikuesi ka akses në të gjithë instalimin dhe informacionet që lidhen me objektin e verifikimit.
- Verifikuesi merr parasysh nëse instalimi është regjistruar sipas Skemës Komunitare për Eko-Menaxhim dhe Auditimin (EMAS).
Metodologjia
Analiza strategjike
- Verifikimi bazohet në analizën strategjike të të gjitha veprimtarive të ushtruara në instalim. Kjo nënkupton që verifikuesi duhet të ketë një pasqyrë të përgjithshme të të gjitha veprimtarive dhe të rëndësisë së tyre në shkarkime.
Analiza e procesit
- Verifikimi i informacionit të paraqitur kryhet, sipas rastit, në vendin e instalimit. Verifikuesi bën kontrolle të shpejta për të përcaktuar besueshmërinë e të dhënave dhe të informacionit të raportuar.
Analiza e rrezikut
- Verifikuesi i paraqet të gjitha burimet e shkarkimeve në instalim për vlerësim në lidhje me besueshmërinë e të dhënave të çdo burimi që kontribuon në shkarkimet e përgjithshme të instalimit.
- Në bazë të kësaj analize, verifikuesi identifikon shprehimisht burimet me rrezik të lartë gabimi dhe aspekte të tjera të procedurës së monitorimit dhe raportimit që mund të kontribuojnë në gabime në përcaktimin e shkarkimeve të përgjithshme. Në veçanti, kjo përfshin përzgjedhjen e koeficientëve të shkarkimeve dhe llogaritjen e nevojshme për të përcaktuar nivelin e shkarkimeve nga burime individuale. Vëmendje e veçantë i jepet burimeve me rrezik të lartë gabimi dhe aspekteve të lartpërmendura të procedurës së monitorimit.
- Verifikuesi merr në konsideratë mënyrat efikase për kontrollin e rrezikut të zbatuara nga operatorit me synim minimizimin e shkallës së pasigurisë.
Raportimi
- Verifikuesi përgatit një raport mbi procesin e verifikimit ku shprehet nëse raporti i kryer në përputhje me nenin 14, paragrafi 3, është bindës. Ky raport specifikon të gjitha çështjet e lidhura me punën e kryer. Deklarata se raporti i kryer në përputhje me nenin 14, paragrafi 3 është bindës, mund të bëhet nëse verifikuesi mendon se në shkarkimet e përgjithshme nuk ka gabime thelbësore.
Kërkesat minimale të kompetencës së verifikuesit
- Verifikuesi është i pavarur nga operatori, operon me profesionalizëm dhe në mënyrë objektive, si dhe njeh:
- a) dispozitat e kësaj direktive, si dhe standardet e udhëzimet përkatëse të miratuara nga Komisioni në përputhje me nenin 14, paragrafi 1;
- b) kërkesat ligjore, rregullatore dhe administrative në lidhje me veprimtaritë që verifikohen; dhe
- c) të gjithë informacionin që lidhet me burimin e shkarkimeve në instalim, në veçanti lidhur me mbledhjen, matjen dhe llogaritjen e të dhënave të raportimit.
- Gazeta Zyrtare C 75 E, 26.3.2002, f. 33.
- Gazeta Zyrtare C 221, 17.9.2002, f. 27.
- Gazeta Zyrtare C 192, 12.8.2002, f. 59.
- Opinion i Parlamentit Evropian, datë 10 tetor 2002 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare), Qëndrimi i Përbashkët i Këshillit, datë 18 mars 2003 (Gazeta Zyrtare C 125 E, 27.5.2003, f. 72), Vendimi i Parlamentit Evropian, datë 2 korrik 2003, (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit, datë 22 korrik 2003.
- Gazeta Zyrtare L 242, 10.9.2002, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 33, 7.2.1994, f. 11.
- Gazeta Zyrtare L 130, 15.5.2002, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 167, 9.7.1993, f. 31. Vendimi i ndryshuar me Vendimin 1999/296/KE (Gazeta Zyrtare L 117, 5.5.1999, f. 35).
- Gazeta Zyrtare L 41, 14.2.2003, f. 26.
- Gazeta Zyrtare L 377, 31.12.1991, f. 48.
- Gazeta Zyrtare L 257, 10.10.1996, f. 26.
- Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- Gazeta Zyrtare L 275, 25.10.2003, f. 32.
DIREKTIVA 2001/81/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATЁ 23 TETOR 2001, "PËR TAVANET KOMBËTARE TË SHKARKIMEVE PËR DISA NDOTËS ATMOSFERIK"
-
Lexo Dokumentin
Njoftim ligjor i rëndësishëm
|
32001L0081
DIREKTIVA 2001/81/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATЁ 23 TETOR 2001, "PËR TAVANET KOMBËTARE TË SHKARKIMEVE PËR DISA NDOTËS ATMOSFERIK"
Gazeta Zyrtare L 309, 27.11.2001 F. 0022 - 0030
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 175 paragrafi 1 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social2,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit të Rajoneve3,
Duke vepruar në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 251 të Traktatit4, duke pasur parasysh tekstin e përbashkët të miratuar nga Komiteti i Pajtimit, më datë 2 gusht 2001,
Meqë:
- Qasja dhe strategjia e përgjithshme e Programit të Pestë të Veprimit për Mjedisin të miratuar nga rezoluta e datës 1 shkurt 1993 e Këshillit dhe e Përfaqësuesve të Qeverive të shteteve anëtare në mbledhjen me Këshillin për një program të Komunitetit Evropian për politika dhe veprime në lidhje me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm5, dhe vendos objektivat për mostejkalimin e niveleve dhe ngarkesave kritike për acidifikimin në Komunitet. Programi kërkon që të gjithë njerëzit të mbrohen me efikasitet nga rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit dhe se nivelet e lejuara të ndotjes të marrin në konsideratë mbrojtjen e mjedisit. Programi gjithashtu kërkon që vlerat udhëzuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të bëhen të detyrueshme në nivel Komuniteti.
- Shtetet anëtare kanë nënshkruar Protokollin e Gotenburgut të 1 dhjetorit 1999 në Konventën e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (KEKBE) për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët, me qëllim reduktimin e acidifikimit, të eutrofikimit dhe të ozonit në sipërfaqen e tokës.
- Vendimi nr. 2179/98/KE i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit, datë 24 shtator 1998, “Për rishikimin e programit të Komunitetit Evropian për politika dhe veprime në lidhje me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm "drejt zhvillimit të qëndrueshëm"6 vuri theksin mbi vëmendjen e veçantë që duhet t'i kushtohet zhvillimit dhe zbatimit të një strategjie, me objektiv garantimin e mostejkalimit të ngarkesave kritike në lidhje me ekspozimit ndaj ndotësve atmosferik acidifikues, eutrofikues dhe fotokimik.
- Direktiva e Këshillit 92/72/KEE, datë 21 shtator 1992, “Për ndotjen e ajrit nga ozoni7” kërkon nga Komisioni t'i dorëzojë Këshillit një raport mbi vlerësimin e ndotjes fotokimike në Komunitet, së bashku me çdo propozim që Komisionit konsideron të përshtatshëm, për kontrollin e ndotjes së ajrit nga ozoni në nivelin e tokës dhe, sipas rastit, për reduktimin e shkarkimeve të prekursorëve të ozonit.
- Zona të konsiderueshme të Komunitetit janë të ekspozuara ndaj depozitimeve të substancave acidifikuese dhe eutrofikuese në nivele që kanë ndikim negativ në mjedis. Vlerat udhëzuese të OBSH për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe të bimëve nga ndotja fotokimike janë tejkaluar ndjeshëm në të gjitha shtetet anëtare.
- Për rrjedhojë, duhet të eliminohen gradualisht tejkalimet e ngarkesave kritike dhe të respektohen nivelet udhëzuese.
- Aktualisht, nuk është teknikisht e mundur përmbushja e objektivave afatgjata për eliminimin e ndikimeve negative të acidifikimit dhe të reduktimit të ekspozimit të njeriut dhe të mjedisit ndaj ozonit në nivelin e tokës në vlerat udhëzuese të përcaktuara nga OBSH. Ndaj është e nevojshme që të parashikohen objektivat e ndërmjetme mjedisore për acidifikimin dhe ndotjen nga ozoni në sipërfaqen e tokës, mbi të cilat duhet të bazohen masat e nevojshme për reduktimin e kësaj ndotjeje.
- Objektivat e ndërmjetme mjedisore dhe masat për përmbushjen e tyre, duhet të marrin në konsideratë realizimin teknik dhe kostot e përfitimet përkatëse. Këto masa duhet të garantojnë që çdo veprim i kryer të jetë kosto-efektiv për Komunitetin në tërësi dhe duhet të marrin parasysh nevojën për shmangien e kostove të tepërta për çdo shtet anëtar më vete.
- Ndotja ndërkufitare kontribuon në acidifikimin, në eutrofikimin e tokës dhe në formimin e ozonit në sipërfaqen e tokës, reduktimi i të cilave kërkon veprim të koordinuar të Komunitetit.
- Reduktimi i shkarkimeve të ndotësve që shkaktojnë acidifikim dhe ekspozim ndaj ozonit në sipërfaqen e tokës do të reduktojë gjithashtu eutrofikimin e tokës.
- Një grup tavanesh kombëtare për çdo shtet anëtar në lidhje me shkarkimet e dyoksidit të squfuri, të oksideve të azotit, të përbërësve organik të avullueshëm dhe të amoniakut është një mënyrë me kosto efektive për arritjen objektivave të ndërmjetme të mjedisit. Këto tavane të shkarkimeve do t'i lejojnë Komunitetit dhe shteteve anëtare fleksibilitet në përcaktimin e mënyrës së respektimit të tyre.
- Shtetet anëtare duhet të jenë përgjegjëse për zbatimin e masave, me qëllim respektimin e tavaneve të shkarkimeve kombëtare. Do jetë e nevojshme të bëhet vlerësimi i progresit në drejtim të respektimit të tavaneve të shkarkimeve. Programet kombëtare për reduktimin e shkarkimeve duhet kësisoj të hartohen dhe t'i raportohen Komisionit, dhe duhet të përfshijnë informacionin mbi masat e miratuara ose të parashikuara për respektimin e tavaneve të shkarkimeve.
- Në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç përcaktohet në nenin 5 të traktatit, dhe veçanërisht duke marrë në konsideratë parimin e parandalimit, objektivi i kësaj direktive, konkretisht kufizimi i shkarkimeve të ndotësve acidifikues dhe eutrofikues dhe të prekursorëve të ozonit, nuk mund të arrihet në masë të mjaftueshme nga shtetet anëtare kur veprojnë të vetme për shkak të natyrës ndërkufitare të ndotjes, dhe për rrjedhojë mund të arrihet më mirë në nivel Komuniteti. Në përputhje me parimin e proporcionalitetit, kjo direktivë nuk shkon përtej asaj që është e nevojshme për arritjen e këtij qëllimi.
- Duhet të bëhet shqyrtimi në kohë i progresit të arritur nga shtetet anëtare në lidhje me tavanet e shkarkimeve, si dhe një shqyrtim i masës në të cilën tavanet kanë gjasa të përmbushin objektivat e ndërmjetme mjedisore për Komunitetin në tërësi. Pjesë e këtij shqyrtim duhet të jetë edhe progresi shkencor dhe teknik, zhvillimet në legjislacionin e Komunitetit dhe reduktimet e shkarkimeve jashtë tij, duke i dhënë vëmendje të veçantë sidomos progresit të arritur, ndër të tjera, nga vendet kandidate për anëtarësim. Në këtë shqyrtim, Komisioni duhet të kryej analizim të mëtejshëm të kostove dhe përfitimeve lidhur me tavanet e shkarkimit, duke përfshirë kosto-efektivitetin e tyre, kostot dhe përfitimet marzhinale, dhe ndikimin socioekonomik si dhe çdo ndikim mbi konkurrencën. Shqyrtimi gjithashtu duhet të marrë në konsideratë kufizimet e fushës së zbatimit të kësaj direktive.
- Për këtë qëllim, Komisioni duhet të përgatisë raportin për Parlamentin Evropian dhe për Këshillin, dhe, nëse ai e konsideron të nevojshme, të propozojë ndryshimet e përshtatshme të kësaj direktive, duke marrë parasysh ndikimet e çdo legjislacioni përkatës të Komunitetit, ndër të tjera, duke vendosur kufijtë e shkarkimeve dhe standardet e produktit për burimet përkatëse të shkarkimeve dhe për rregulloret ndërkombëtare lidhur me shkarkimet e anijeve dhe të avionëve.
- Transporti detar kontribuon ndjeshëm në shkarkimet e dyoksidit të squfurit dhe të oksideve të azotit, si dhe në përqendrimet dhe depozitimet e ndotësve të ajrit në Komunitet. Për rrjedhojë, këto shkarkime duhet të reduktohen. Neni 7 paragrafi 3 i Direktivës së Këshillit 1999/32/KE, datë 26 prill 1999, në lidhje me reduktimin e përmbajtjes së squfurit për disa lëndë djegëse të lëngëta dhe që ndryshon Direktivën 93/12/KEE8 kërkon nga Komisioni marrjen në konsideratë të atyre masave që mund të vendosen për të reduktuar kontribuimin e djegies së lëndëve djegëse të mjeteve të transportit detar në acidifikim, të ndryshme nga ato të specifikuara në nenin 2 paragrafi 3 të kësaj direktive.
- Shtetet anëtare duhet të kërkojnë, sa më shpejt të jetë e mundur, ratifikimin e shtojcës VI në Konventën ndërkombëtare për parandalimin e ndotjes nga anijet (MARPOL).
- Duke marrë në konsideratë natyrën ndërkufitare të acidifikimit dhe ndotjen e ozonit, Komisioni duhet të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të nevojave për zhvillimin e masave të harmonizuara komunitare, pa cenuar nenin 18 të Direktivës së Këshillit 96/61/KE, datë 24 shtator 1996, “Për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes9”, me qëllim shmangien e shtrembërimit të konkurrencës, dhe duke marrë në konsideratë balancën ndërmjet përfitimeve dhe kostove të veprimit.
- Dispozitat e kësaj direktive duhet të zbatohen pa cenuar legjislacionin komunitar që rregullon shkarkimet e këtyre ndotësve nga burime të caktuar dhe dispozitat e Direktivës së Këshillit 96/61/KE në lidhje me vlerat limit të shkarkimeve dhe përdorimin e teknikave më të mira të disponueshme.
- Inventarët e shkarkimeve janë të nevojshme për monitorimin e progresit në drejtim të respektimit të tavaneve të shkarkimeve, dhe duhet të llogariten në përputhje me metodologjinë e rënë dakord në nivel ndërkombëtar dhe t'i raportohen rregullisht Komisionit dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA).
- Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë rregullat për sanksionet e zbatueshme për shkeljen e dispozitave të kësaj direktive dhe të sigurohen që ato zbatohen. Sanksionet duhet të jenë efektive, proporcionale dhe shtrënguese.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, që përcakton procedurat “Për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i janë dhënë Komisionit10”.
- Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë në nivel ndërkombëtar, me qëllim arritjen e objektivave të kësaj direktive,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
Neni 1
Objektivi
Synimi i kësaj direktive është kufizimi i shkarkimeve të ndotësve acidifikues dhe eutrofikues dhe i prekursorëve të ozonit, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut në Komunitet, ndaj rreziqeve të ndikime negative që vijnë nga acidifikimi, eutrofikimi i tokës dhe ozoni në sipërfaqen e tokës, dhe për të shkuar drejtë objektivave afatgjata për mostejkalimin e niveleve dhe të ngarkesave kritike, dhe për mbrojtjen efikase të të gjithë njerëzve ndaj rreziqeve të njohura shëndetësore nga ndotja e ajrit, përmes caktimit të tavaneve kombëtare të shkarkimeve, duke marrë vitet 2010 dhe 2020 si pikë referimi, si dhe përmes shqyrtimeve të njëpasnjëshme, siç përcaktohen në nenet 4 dhe 10.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Kjo direktivë mbulon shkarkimet në territorin e shteteve anëtare dhe zonat e tyre ekonomike ekskluzive nga të gjitha burimet e ndotësve të përmendur në nenin 4, që vijnë si rezultat i aktivitetit njerëzor.
Ajo nuk mbulon:
- a) shkarkimet nga trafiku ndërkombëtar detar;
- b) shkarkimet e avionëve jashtë ciklit të ngritjes dhe të zbritjes;
- c) për Spanjën, shkarkimet në ishujt Kanarie;
- d) për Francën, shkarkimet në departamentet përtej detit;
- e) për Portugalinë, shkarkimet në ishujt Madeira dhe Azore.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj direktive:
- a) "AOT 40" është shuma e diferencës ndërmjet përqendrimeve orare të ozonit në sipërfaqen e tokës, më të mëdha se 80 μg/m3 (= 40 pjesë për bilion) dhe 80 μg/m3 gjatë orëve të ditës, të akumuluara çdo vit nga maji deri në korrik;
- b) "AOT 60" është shuma e diferencës ndërmjet përqendrimeve orare të ozonit në sipërfaqen e tokës, më të mëdha se 120 μg/m3 (= 60 pjesë për bilion) dhe 120 μg/m3, të akumuluara përgjatë vitit;
- c) "ngarkesë kritike" është përllogaritja sasiore, në bazë të njohurive shkencore, e ekspozimit të një ose më shumë ndotësve, nën të cilën nuk hasen ndikime të konsiderueshme mbi elementet e ndjeshme ndaj mjedisit;
- d) "nivel kritik" nivel fiks i përqendrimit të ndotësve në atmosferë, në bazë të njohurive shkencore, mbi të cilin mund të hasen ndikime negative të drejtpërdrejta te receptorët, të tillë si qeniet njerëzore, bimët, ekosistemet ose materialet;
- e) "shkarkim" është lëshimi i një substance nga një pikë ose shpërndarja e burimit në atmosferë;
- f) "kuadrat rrjete" është katrori 150 km x 150 km, që është rezolucioni i përdorur në rastin e hartografimit të ngarkesave kritike në shkallë Evropiane, dhe gjithashtu në rastin e monitorimit të shkarkimeve dhe të depozitave të ndotësve të ajrit sipas Programit të bashkëpunimit për monitorimin dhe vlerësimin e transmetimit në distancë të largët të ndotësve të ajrit në Evropë (EMEP);
- g) "cikli i zbritjes dhe i ngritjes" është cikli i përfaqësuar nga koha për secilin regjim operimi, si në vijim: faza e afrimit 4,0 minuta; faza e qarkullimit dhe e ndalimit në tokë 26,0 minuta, ngritja 0,7 minuta; ngjitja fillestare 2,2 minuta;
- h) "tavani i shkarkimeve kombëtare" është sasia maksimale e një substance, e shprehur në kilotonë, që mund të shkarkohet nga një shtet anëtare në një vit kalendarik;
- i) "oksidet e azotit" dhe "NOx" janë monoksidi i azotit (oksidi nitrik) dhe dyoksidi i azotit, të shprehur si dyoksid azoti;
- j) "ozon në sipërfaqen e tokës" është ozoni në pjesën më të ulët të troposferës;
- k) "përbërësit organik të avullueshëm" dhe "VOC" janë të gjithë përbërësit organikë nga burime antropogjenike dhe biogjenike, përveç metanit, që janë të aftë të prodhojnë oksidantë fotokimikë nëpërmjet reaksioneve me oksidet e azotit në prani të dritës së diellit.
Neni 4
Tavanet kombëtare të shkarkimeve
- Brenda vitit 2010, shtetet anëtare duhet të kufizojnë shkarkimet e tyre vjetore kombëtare të ndotësve të dyoksidit të squfurit (SO2), të oksideve të azotit (NOx), të përbërësve organik të avullueshëm (VOC) dhe të amoniakut (NH3), në sasi jo më të mëdha se tavanet e shkarkimeve të përcaktuara në shtojcën I, duke marrë në konsideratë çdo ndryshim të kryer nga masat e Komunitetit, të miratuara në vijim të raporteve të përmendura në nenin 9.
- Shtetet anëtare garantojnë që tavanet e shkarkimeve të përcaktuara në shtojcën I të mos tejkalohen në asnjë vit pas vitit 2010.
Neni 5
Objektivat e ndërmjetme mjedisore
Tavanet kombëtare të shkarkimeve në shtojcën I duhet të kenë si qëllim përmbushjen deri në vitin 2010, në masë të gjerë për Komunitetin në tërësi, të objektivave të ndërmjetme mjedisore si më poshtë:
- a) Acidifikimi
Zonat, në të cilat nuk duhet të tejkalohen ngarkesat kritike, duhet të reduktohen të paktën me 50% (në çdo kuadrat të rrjetit) krahasuar me gjendjen në vitin 1990.
- b) Ekspozimi i ozonit në sipërfaqen e tokës në lidhje me shëndetin
Ozoni në sipërfaqen e tokës mbi nivelin kritik në lidhje me shëndetin e njeriut (AOT60 = 0) duhet të reduktohet me dy të tretat për të gjitha kuadratet e rrjeteve krahasuar me gjendjen në vitin 1990. Gjithashtu, ngarkesa e ozonit në sipërfaqen e tokës nuk duhet të tejkalojë kufirin absolut prej 2,9 ppm.h për çdo kuadrat rrjete.
- c) Ekspozimi i ozonit në sipërfaqen e tokës në lidhje me bimësinë
Ozoni në sipërfaqen e tokës mbi nivelin kritik në lidhje me bimët e kultivuara dhe me bimësinë gjysmë-natyrale (AOT40 = 3 ppm.h) duhet të reduktohet me një të tretën për të gjitha kuadratet e rrjeteve krahasuar me nivelet e vitit 1990. Gjithashtu, ngarkesa e ozonit në nivelin e tokës nuk duhet të tejkalojë kufirin absolut prej 10 ppm.h, të shprehur si një tejkalim i nivelit kritik prej 3 ppm.h për çdo kuadrat rrjete.
Neni 6
Programet kombëtare
- Brenda datës 1 tetor 2002, shtetet anëtare duhet të hartojnë programet për reduktimin progresiv të shkarkimeve kombëtare për ndotësit e përmendur në nenin 4, me qëllim respektimin e të paktën atyre tavanet kombëtare të shkarkimeve që përcaktohen në shtojcën I, jo më vonë se 2010.
- Programet kombëtare duhet të përfshijnë informacionin për politikat e miratuara dhe të parashikuara, si dhe vlerësimet sasiore të ndikimit të këtyre politikave dhe masave për shkarkimet e ndotësve në vitin 2010. Në to cilësohen ndryshimet e konsiderueshme të parashikuara në shpërndarjen gjeografike të shkarkimeve kombëtare.
- Brenda datës 1 tetor 2006, shtetet anëtare përditësojnë dhe rishikojnë programet kombëtare aty ku është e nevojshme.
- Shtetet anëtare duhet të vënë në dispozicion të publikut dhe të organizatave përkatëse, siç janë organizatat mjedisore, programet e hartuara në përputhje me paragrafët 1, 2 dhe 3. Informacioni i vënë në dispozicion të publikut dhe të organizatave, sipas këtij paragrafi, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm dhe lehtësisht i aksesueshëm.
Neni 7
Inventarët dhe projeksionet e shkarkimeve
- Shtetet anëtare duhet të përgatisin dhe të përditësojnë çdo vit inventarët e shkarkimeve kombëtare dhe projeksionet e shkarkimeve për vitin 2010, për ndotësit e përmendur në nenin 4.
- Shtetet anëtare përgatisin inventarët dhe projeksionet e shkarkimeve të tyre, duke përdorur metodologjitë e përcaktuara në shtojcën III.
- Komisioni, me mbështetjen e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe në bazë të informacionit të dhënë prej tyre, përcakton inventarët dhe projeksionet e shkarkimeve të përmendura në nenin 4. Inventarët dhe projeksionet vihen në dispozicion të publikut.
- Përditësimi i metodologjive që do të përdoren në përputhje me shtojcën III bëhet në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 13 paragrafi 2.
Neni 8
Raportet e shteteve anëtare
- Çdo vit, brenda 31 dhjetorit, shtetet anëtare duhet t'i raportojnë Komisionit dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit inventarët e shkarkimeve të tyre kombëtare dhe projeksionet e shkarkimeve të tyre për vitin 2010, të përgatitur në përputhje me nenin 7. Ata raportojnë inventarët përfundimtarë të shkarkimeve vetëm për vitin e parafundit dhe inventarët e përkohshëm të shkarkimeve për vitin pararendës. Projeksionet e shkarkimeve përshijnë informacionin që lejon kuptueshmërinë sasiore të supozimeve kryesore socioekonomike që përdoren gjatë përgatitjes së tyre.
- Brenda datës 31 dhjetor 2002, shtetet anëtare duhet të informojnë Komisionin në lidhje me programet e hartuara në përputhje me nenet 6, paragrafët 1 dhe 2.
Brenda datës 31 dhjetor 2006, shtetet anëtare duhet të informojnë Komisionin në lidhje me programet e hartuara në përputhje me nenin 6, paragrafi 3.
- Komisioni i përcjell shteteve të tjera anëtare programet kombëtare brenda një muaji nga marrja e tyre.
- Komisioni, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 13 paragrafi 2, duhet të përcaktojë dispozitat për garantimin e raportimit të qëndrueshëm dhe transparent të programeve kombëtare.
Neni 9
Raportet e Komisionit
- Në vitin 2004 dhe 2008, Komisioni duhet t'i raportojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi progresin e zbatimit të tavaneve kombëtare të shkarkimeve të përcaktuara në shtojcën I dhe nëse objektivat e ndërmjetme mjedisore që përcaktohen në nenin 5 mund të arrihen deri në vitin 2010, dhe nëse objektivat afatgjata të përcaktuara në nenin 1 mund të përmbushen deri në vitin 2020. Raportet duhet të përfshijnë një vlerësim ekonomik, duke përfshirë kosto-efektivitetin, përfitimet, një vlerësim të kostove dhe përfitimeve marzhinale dhe ndikimin socioekonomik të zbatimit të tavaneve kombëtare të shkarkimeve për shtetet anëtare dhe sektorë të caktuar. Ato gjithashtu duhet të përfshijnë një shqyrtim të kufizimeve të fushës së zbatimit të kësaj direktive, siç përcaktohet në nenin 2 dhe një vlerësim të masës në të cilën mund të nevojiten reduktime të mëtejshme të shkarkimeve, me qëllim përmbushjen e objektivave të ndërmjetme mjedisore të përcaktuara në nenin 5. Ato duhet të marrin në konsideratë raportet e hartuar nga shtetet anëtare, në përputhje me nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, si dhe, ndër të tjera:
- a) çdo legjislacion të ri komunitar që mund të jetë miratuar, i cili cakton kufij shkarkimi dhe standarde produkti për burimet përkatëse të shkarkimeve;
- b) zhvillimet e teknikave më të mira të disponueshme, në kuadër të shkëmbimit të informacionit sipas nenit 16 të Direktivës 96/61/KE;
- c) objektivat e reduktimit të shkarkimeve për vitin 2008, në lidhje me shkarkimet e dyoksidit të squfurit dhe oksideve të azotit, që prodhohen nga impiante të mëdha me djegie, të raportuara nga shtetet anëtare në përputhje me Direktivën 2001/80/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 23 tetor 2001, “Për kufizimin e shkarkimeve të disa ndotësve në ajër nga impiantet e mëdha me djegie11”;
- d) reduktimet e shkarkimeve të vendeve të treta dhe angazhimet e tyre në këtë drejtim, veçanërisht duke u fokusuar në masat që duhet të merren nga vendet kandidate për anëtarësim, dhe në mundësinë për reduktim të mëtejshëm të shkarkimeve në rajonet në afërsi të Komunitetit;
- e) çdo legjislacion të ri komunitar dhe çdo rregullore ndërkombëtare në lidhje me shkarkimet e anijeve dhe të avionëve;
- f) zhvillimin e transportit dhe çdo veprimi tjetër të mëtejshëm për kontrollin e shkarkimeve nga transporti;
- g) zhvillimet në fushën e bujqësisë, projeksionet e reja për blegtorinë dhe përmirësimet e metodave për reduktimit e shkarkimeve në sektorin e bujqësisë;
- h) çdo ndryshim madhor në tregun e furnizimit me energji elektrike brenda një shteti anëtar dhe parashikimet e reja që pasqyrojnë masat e marra nga shtetet anëtare për të përmbushur detyrimet e tyre ndërkombëtare në lidhje me ndryshimet klimatike;
- i) vlerësimin e tejkalimeve aktuale dhe të projektuara të ngarkesave kritike dhe të vlerave udhëzuese të OBSH për ozonin në sipërfaqen e tokës;
- j) mundësinë e identifikimit të një objektive të ndërmjetme të propozuar për reduktimin e eutrofikimit të tokës;
- k) të dhënat e reja teknike dhe shkencore, duke përfshirë një vlerësim të pasigurive për:
- inventarët e shkarkimeve kombëtare;
- të dhëna referencë hyrëse;
III. njohuritë mbi transportin ndërkufitar dhe shkarkimin e ndotësve;
- ngarkesat dhe nivelet kritike;
- modeli i përdorur;
dhe një vlerësim mbi pasigurinë në tavanet kombëtare të shkarkimeve, që nevojitet për përmbushjen e objektivave të ndërmjetme mjedisore, të përmendura në nenin 5.
- l) a është e nevojshme të shmanget çdo kosto shtesë për çdo shtet anëtar individual;
- m) një krahasim i llogaritjeve të modelit me vërejtjet për acidifikimin, eutrofikimin dhe ozonin në sipërfaqen e tokës me qëllim përmirësimin e modeleve;
- n) përdorimi i mundshëm, sipas rastit, i instrumenteve ekonomike përkatëse.
- Në vitin 2012, Komisioni duhet t'i raportojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit për respektimin e tavaneve të shtojcës I dhe mbi progresin në lidhje me objektivat e ndërmjetme mjedisore në nenin 5 dhe me objektivat afatgjata të përcaktuara në nenin 1. Raporti i tij duhet të marrë në konsideratë raportet e shteteve anëtare, në përputhje me nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, si dhe me çështjet e renditura në germat "a" deri në "n" të paragrafit 1.
Neni 10
Rishikimi
- Raportet e përmendura në nenin 9 duhet të marrin në konsideratë faktorët e renditur në nenin 9, paragrafi 1. Nisur nga këta faktorë, nga progresi në drejtim të arritjes së tavaneve të shkarkimeve deri në viti 2010, nga zhvillimet shkencore dhe teknike, dhe nga gjendja e progresit në drejtim të përmbushjes së objektivave të ndërmjetme të kësaj direktive dhe të atyre afatgjata për mostejkalim të ngarkesave dhe niveleve kritike, dhe nga udhëzimet e OBSH mbi cilësinë e ajrit në raport me nivelet e ozonit, Komisioni duhet të kryejë një rishikim të kësaj direktive për përgatitjen e çdo raporti.
- Në rishikimin që duhet të përfundohet në vitin 2004, do të kryhet një vlerësim i tavane treguese të shkarkimeve për Komunitetin në tërësi, të përcaktuara në shtojcën II. Vlerësimi i këtyre tavaneve treguese duhet të jetë një faktor për t'u marrë në konsideratë gjatë analizës së masave të mëtejshme kosto-efektive, që mund të ndërmerren në drejtim të reduktimit të shkarkimeve të të gjithë ndotësve, me synim arritjen deri në vitin 2010, të objektivave të ndërmjetme mjedisore, të përcaktuara në nenin 5, për Komunitetin në tërësi.
- Të gjitha rishikimet duhet të përfshijnë një investigim të mëtejshëm të vlerësimit të kostove dhe përfitimeve të tavaneve të shkarkimeve kombëtare, të llogaritura sipas modeleve më të përparuara dhe duke përdorur të dhënat më të mira në dispozicion, për të lënë pasiguri në nivelet më të ulëta të mundshme dhe gjithashtu duke marrë në konsideratë progresin në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe meritat e metodologjive alternative, nisur nga faktorët e renditur në nenin 9.
- Pa cenuar nenin 18 të Direktivës 96/61/KE, me synim shmangien e shtrembërimit të konkurrencës, dhe duke marrë në konsideratë balancën ndërmjet përfitimeve dhe kostove të veprimit, Komisioni duhet të shqyrtojë më tej nevojën për zhvillimin e masave të harmonizuara komunitare për sektorët më të rëndësishëm ekonomik dhe për produktet që kontribuojnë në acidifikimin, në eutrofikimin dhe në formimin e ozonit në sipërfaqen e tokës.
- Raportet e përmendura në nenin 9 do të shoqërohen, sipas rastit, me propozimet lidhur me:
- a) ndryshimet e tavaneve kombëtare në shtojcën I, me synim përmbushjen e objektivave të ndërmjetme mjedisore në nenin 5 dhe/ose ndryshimet e këtyre objektivave ndërmjetëse mjedisore;
- b) reduktime të mundshme të mëtejshme të shkarkimeve, me synim përmbushjen e objektivave afatgjata të kësaj direktive mundësisht brenda vitit 2020;
- c) masat për të siguruar arritjen e tavaneve.
Neni 11
Bashkëpunimi me vendet e treta
Për të nxitur arritjen e objektivit të përcaktuar në nenin 1, Komisioni dhe shtetet anëtare, sipas rastit, pa cenuar nenin 300 të traktatit, kryejnë bashkëpunime dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e treta dhe me organizatat ndërkombëtare përkatëse, si Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ONAC), përmes shkëmbimit të informacionit, ndër të tjera, në lidhje me kërkimin dhe zhvillimin teknik e shkencor, dhe me qëllim përmirësimin e bazave për lehtësimin e reduktimit të shkarkimeve.
Neni 12
Raportet në lidhje me shkarkimet e anijeve dhe të avionëve
- Komisioni i raporton Parlamentit Evropian dhe Këshillit, brenda vitit 2002, në lidhje me masën në të cilën shkarkimet nga trafiku ndërkombëtar detar kontribuojnë në acidifikimin, në eutrofikimin dhe në formimin e ozonit në sipërfaqen e tokës brenda Komunitetit.
- Komisioni i raporton Parlamentit Evropian dhe Këshillit, brenda vitit 2004, në lidhje me masën në të cilën shkarkimet e avionëve jashtë ciklit të ngritjes dhe të zbritjes kontribuojnë në acidifikimin, në eutrofikimin dhe në formimin e ozonit në sipërfaqen e tokës brenda Komunitetit.
- Çdo raport specifikon programin e masave, që mund të ndërmerren në nivel ndërkombëtar dhe komunitar, sipas rastit, me qëllim reduktimin e shkarkimeve të sektorit përkatës, si një bazë për shqyrtim të mëtejshëm nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.
Neni 13
Komiteti
- Komisioni ndihmohet nga Komiteti i krijuar sipas nenit 12 të Direktivës 96/62/KE, në vijim referuar si "Komiteti".
- Aty ku përmendet ky paragraf gjejnë zbatim nenet 4 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Periudha e përmendur në nenin 4 paragrafi 3 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
- Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
Neni 14
Sanksionet
Shtetet anëtare përcaktojnë sanksionet e zbatueshme për shkeljet e dispozitave kombëtare të miratuara në zbatim të kësaj direktive. Sanksionet duhet të jenë efikase, proporcionale dhe shtrënguese.
Neni 15
Transpozimi
- Shtetet anëtare miratojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë, përpara datës 27 nëntor 2002. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre dispozitave, i referohen kësaj direktive ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyra sesi do të bëhet kjo referencë përcaktohet nga shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë.
Neni 16
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi në datën e botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane.
Neni 17
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Luksemburg, më datë 23 tetor 2001.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
- Fontaine
Për Këshillin
Presidenti
- Neyts-Uyttebroeck
SHTOJCA I
TAVANET KOMBËTARE TË SHKARKIMEVE PËR SO2, NOX, VOC DHE NH3, PËR T'U ARRITUR DERI NË VITIN 2010(1)
>TABELA>
- Këto tavane kombëtare të shkarkimeve janë projektuar me synim arritjen, në masë të gjerë, të objektivave të ndërmjetme mjedisore, të përcaktuara në nenin 5. Përmbushja e këtyre objektivave pritet të sjellë një reduktim të eutrofikimit të tokës, në masë të tillë që zona e Komunitetit me depozita të ushqyesve me bazë azoti mbi ngarkesën kritike, të reduktohet me rreth 30% krahasuar me gjendjen në vitin 1990.
SHTOJCA II
TAVANET E SHKARKIMEVE PËR SO2, NOX DHE VOC (MIJË TON)
>TABELA>
Këto tavane të shkarkimeve janë projektuar me synim arritjen e objektivave të ndërmjetme mjedisore, të përcaktuara në nenin 5, për Komunitetin në tërësi, deri në vitin 2010.
SHTOJCA III
METODOLOGJITË PËR INVENTARËT DHE PROJEKSIONET E SHKARKIMEVE
Shtetet anëtare përcaktojnë inventarët dhe projeksionet e shkarkimeve, duke përdorur metodologjitë e miratuara nga Konventa për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët dhe u kërkohet të përdorin udhëzuesin EMEP/CORINAIR(1) gjatë përgatitjes së këtyre inventarëve dhe projeksioneve.
- Inventari i shkarkimeve në ajër i Agjencisë Evropiane të Mjedisit.
- Gazeta Zyrtare C 56 E, 29.2.2000, f. 34.
- Gazeta Zyrtare C 51, 23.2.2000, f. 11.
- Gazeta Zyrtare C 317, 6.11.2000, f. 35.
- Opinioni i Parlamentit Evropian, datë 15 mars 2000 (Gazeta Zyrtare C 377, 29.12.2000, f. 159), Qëndrimi i Përbashkët i Këshillit, datë 7 nëntor 2000 (Gazeta Zyrtare C 375, 28.12.2000, f. 1) dhe Vendimi i Parlamentit Evropian, datë 14 mars 2001 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare). Vendimi i Parlamentit Evropian, datë 20 shtator 2001 dhe Vendimi i Këshillit, datë 27 shtator 2001.
- Gazeta Zyrtare C 138, 17.5.1993, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 275, 10.10.1998, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 297, 13.10.1992, f. 1.
- Gazeta Zyrtare L 121, 11.5.1999, f. 13.
- Gazeta Zyrtare L 257, 10.10.1996, f. 26.
- Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- Shih f. 1 të këtij numri të Gazetës Zyrtare.
-
Lexo Dokumentin
Njoftim ligjor i rëndësishëm
|
32001L0018
DIREKTIVË 2001/18/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATЁ 12 MARS 2001, "PËR LËSHIMIN E KONTROLLUAR NË MJEDIS TË ORGANIZMAVE TË MODIFIKUAR GJENETIKISHT" DHE QË SHFUQIZON DIREKTIVËN E KËSHILLIT 90/220/KEE - DEKLARATA E KOMISIONIT
Gazeta Zyrtare L 106, 17.4.2001 F. 0001 - 0039
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin themelues të Komunitetit Evropian dhe në veçanti nenin 95 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit1,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social2,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 251 të traktatit, në dritën e tekstit të përbashkët të miratuar nga Komiteti i Pajtimit më datë 20 dhjetor 20003,
Meqë:
- Raporti i Komisionit për rishikimin e Direktivës së Këshillit 90/220/KEE, datë 23 prill 1990, “Për lëshimin e kontrolluar në mjedis të organizmave të modifikuara gjenetikisht4“, miratuar më datë 10 dhjetor 1996, identifikoi disa fusha në të cilat nevojitet përmirësim.
- Është e nevojshme që të qartësohet fusha e zbatimit e Direktivës 90/220/KEE dhe përkufizimet e saj.
- Direktiva 90/220/KEE është ndryshuar. Tani që direktivës në fjalë po i bëhen ndryshime të reja , për arsye qartësie dhe racionaliteti, është e këshillueshme që dispozitat në fjalë të riformulohen.
- Organizmat e gjalla, pavarësisht nëse lëshohen në mjedis në sasi të mëdha apo të vogla, për qëllime eksperimentale apo si produkte tregtare, mund të riprodhohen në mjedis dhe të kapërcejnë kufijtë kombëtarë duke prekur kështu edhe shtete të tjera anëtare. Ndikimet e lëshimeve të tyre në mjedis mund të jenë të pakthyeshme.
- Për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, i duhet kushtuar vëmendje e duhur kontrollit të rreziqeve nga lëshimi i kontrolluar në mjedis i organizmave të modifikuara gjenetikisht (OMGJ).
- Në zbatim të traktatit, veprimi i Komunitetit në fushën e mjedisit duhet të mbështetet në parimin se duhet të merren masa parandaluese.
- Është e nevojshme të përafrohen ligjet e shteteve anëtare që lidhen me lëshimin e kontrolluar në mjedis të OMGJ-ve dhe të garantohet zhvillimi i sigurt i produkteve industriale që përmbajnë OMGJ.
- Në hartimin e kësaj direktive është marrë në konsideratë parimi i parandalimit, i cili duhet të merret në konsideratë edhe në zbatimin e saj.
- Është veçanërisht e rëndësishme që të respektohen parimet etike të njohura në një shtet anëtar. Shtetet anëtare mund të marrin në konsideratë aspektet etike kur OMGJ-të lëshohen qëllimisht ose vendosen në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre.
- Për një kuadër ligjor gjithëpërfshirës dhe transparent, është e nevojshme të garantohet këshillimi i publikut nga Komisioni ose nga shtetet anëtare gjatë përgatitjes së masave dhe të informohet mbi masat e marra gjatë zbatimit të kësaj direktive.
- Vendosja në treg mbulon edhe importin. Produktet që përmbajnë dhe/ose përbëhen nga OMGJ të parashikuara në këtë direktivë nuk mund të importohen në Komunitet nëse nuk janë në përputhje me dispozitat e saj.
- Vënia në dispozicion e OMGJ-ve të synuara për t'u importuar ose trajtuar në sasi të mëdha, siç janë mallrat bujqësore, duhet të konsiderohet si vendosje në treg për qëllimet e kësaj direktive.
- Kjo direktivë merr në konsideratë siç duhet përvojën ndërkombëtare në këtë fushë dhe angazhimet tregtare ndërkombëtare dhe duhet të respektojë kërkesat e Protokollit të Kartagjenës mbi Biosigurinë, të Konventës për Diversitetin Biologjik. Sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast përpara korrikut 2001, Komisioni duhet të paraqesë, në kontekstin e ratifikimit të protokollit, propozimet e duhura për zbatimin e tij.
14.Komiteti Rregullator duhet të ofrojë udhëzime mbi zbatimin e dispozitave të kësaj direktive lidhur me përkufizimin e vendosjes në treg.
- Në përkufizimin e termit "organizëm i modifikuar gjenetikisht" për qëllimet e kësaj direktive, qeniet njerëzore nuk duhet të konsiderohen si organizma.
- Dispozitat e kësaj direktive nuk duhet të cenojnë legjislacionin vendas në fushën e përgjegjësisë ndaj mjedisit, ndërsa legjislacioni komunitar në këtë fushë duhet të plotësohet me rregulla që mbulojnë përgjegjësinë për lloje të ndryshme dëmesh mjedisore në të gjitha zonat e Bashkimit Evropian. Për këtë qëllim, Komisioni ka marrë përsipër që të paraqesë, përpara fundit të vitit 2001, një propozim ligjor në lidhje me përgjegjësinë ndaj mjedisit, i cili do të mbulojë edhe dëmet nga OMGJ-të.
- Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet për organizmat e përftuara përmes teknikave të caktuara të modifikimit gjenetik, të cilat janë përdorur tradicionalisht në një sërë aplikimesh dhe kanë rezultuar për një kohë të gjatë të suksesshme sa i përket sigurisë.
- Është me vend që të hartohen procedura dhe kritere të harmonizuara për vlerësimin rast pas rasti të rreziqeve të mundshme që lindin nga lëshimi i kontrolluar i OMGJ-ve në mjedis.
- Përpara lëshimit të tyre, duhet kryer gjithmonë vlerësimi rast pas rasti i rreziqeve mjedisore. Duhet të merren në konsideratë edhe ndikimet e mundshme afatgjata kumulative që lidhen me ndërveprimin me OMGJ-të dhe mjedisin.
- Është e nevojshme të krijohet një metodologji e përbashkët për kryerjen e vlerësimeve të rreziqeve mjedisore, mbi bazën e këshillimeve të pavarura shkencore. Gjithashtu, është e nevojshme që të përcaktohen objektiva të përbashkët për monitorimin e OMGJ-ve pas lëshimit të kontrolluar ose vendosjen e tyre në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre. Monitorimi i ndikimeve afatgjata kumulative potenciale duhet të konsiderohet si pjesë e detyrueshme e planit të monitorimit.
- Shtetet anëtare dhe Komisioni duhet të garantojnë kryerjen e kërkimit sistematik dhe të pavarur mbi rreziqet e mundshme që përfshin lëshimi i kontrolluar ose vendosja në treg e OMGJ-ve. Shtetet anëtare dhe Komuniteti duhet të sigurojnë burimet e nevojshme për një kërkim të tillë në përputhje me procedurat e tyre buxhetore dhe kërkuesve të pavarur duhet t'u mundësohet akses në të gjithë materialin përkatës, duke respektuar të drejtat e pronësisë intelektuale.
- Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet lëshimit të gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve gjatë kryerjes së vlerësimit të rreziqeve të OMGJ-ve që përmbajnë gjene të tilla.
- Lëshimi i kontrolluar i OMGJ-ve në fazën kërkimore, në shumicën e rasteve është një hap i nevojshëm për zhvillimin e produkteve të reja të përftuara nga OMGJ ose me përmbajtje OMGJ.
- Lëshimi i OMGJ-ve në mjedis duhet të kryhet sipas parimit "hap pas hapi". Kjo nënkupton reduktimin e përmbajtjes së OMGJ-ve dhe rritjen e shkallës së lëshimit në mënyrë graduale, hap pas hapi, por vetëm nëse nga vlerësimi i hapave të mëparshëm lidhur me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit rezulton se mund të merret hapi i radhës.
- Asnjë OMGJ, qoftë kur është produkt apo në përmbajtje të tij, i synuar për lëshim të kontrolluar, nuk konsiderohet për vendosje në treg pa iu nënshtruar fillimisht testimit të kënaqshëm në terren në fazën e kërkimit dhe zhvillimit, në ekosistemet që mund të preken nga përdorimi i tyre.
- Zbatimi i kësaj direktive duhet të kryhet në lidhje të ngushtë me zbatimin e instrumenteve të tjera përkatëse, siç është Direktiva e Këshillit 91/414/KEE, datë 15 korrik 1991, "Për vendosjen në treg të produkteve për mbrojtjen e bimëve"5. Në këtë kontekst, autoritetet përgjegjëse për zbatimin e kësaj direktive dhe të këtyre instrumenteve, në nivel Komuniteti dhe në nivel kombëtar, duhet të koordinojnë sa më shumë të jetë e mundur veprimin e tyre.
- Për sa i përket vlerësimit të rreziqeve mjedisore për pjesën C, menaxhimit të rreziqeve, etiketimit, monitorimit, informacionit për publikun dhe klauzolës për mbrojtjen, kjo direktivë duhet të shërbejë si pikë referimi për OMGJ-të në formën e produkteve ose në përmbajtje të tyre të autorizuara nga ligje të tjera komunitare të cilat, për rrjedhojë, duhet të parashikojnë një vlerësim specifik të rreziqeve mjedisore i dili duhet të kryhet në përputhje me parimet e përcaktuara në shtojcën II dhe mbi bazën e informacionit të specifikuar në shtojcën III, pa cenuar kërkesat e tjera të parashikuara nga ligjet komunitare të përmendura më sipër dhe kërkesat e menaxhimit të rreziqeve, etiketimit, monitorimit sipas rastit, informacionit për publikun dhe klauzolën e mbrojtjes, ekuivalente të paktën me ato të përcaktuara në këtë direktivë. Për këtë qëllim, duhen parashikuar dispozita për bashkëpunimin midis organeve të Komunitetit dhe organeve të shteteve anëtare të përmendura në këtë direktivë, për qëllime të zbatimit të saj.
- Duhet të përcaktohet një procedurë komunitare për autorizimi për vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre, kur përdorimi i synuar i produkteve përfshin lëshimin e kontrolluar të organizmave në mjedis.
- Komisioni duhet të kryejë një studim i cili duhet të përmbajë një vlerësim të alternativave të ndryshme për përmirësimin e mëtejshëm të konsistencës dhe efikasitetit të këtij kuadri, veçanërisht duke u fokusuar në një procedurë autorizimi të centralizuar për vendosjen në treg të OMGJ-ve brenda Komunitetit.
- Për legjislacionin sektorial, mund të nevojitet përshtatja e kërkesave të monitorimit për produktin në fjalë.
- Pjesa C e kësaj direktive nuk zbatohet për produktet që mbulohen nga Rregullorja e Këshillit (KEE) nr. 2309/93, datë 22 korrik 1993, "Për përcaktimin e procedurave komunitare për autorizimin dhe mbikëqyrjen e produkteve mjekësore për përdorim njerëzor dhe veterinar dhe krijimin e një Agjencie Evropiane për Vlerësimin e Produkteve Mjekësore"6, me kusht që të përfshijë një vlerësim të rreziqeve mjedisore ekuivalent me atë të parashikuar nga kjo direktivë.
- Çdo person, përpara se të kryejë lëshimin e kontrolluar në mjedis të një OMGJ-je, ose vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre, në rastin kur përdorimi i synuar i produktit përfshin lëshimin e kontrolluar të tij në mjedis, duhet të njoftojë autoritetin kombëtar kompetent.
- Ky njoftim duhet të përmbajë dosjen e informacionit teknik që përfshin vlerësimin e plotë të rreziqeve mjedisore, përgjigjen e duhur në lidhje me sigurinë dhe emergjencat dhe, në rastin e produkteve, udhëzimet dhe kushtet e sakta për përdorimin, si dhe etiketimin dhe paketimin e propozuar.
- Pas njoftimit, nuk duhet të kryhet asnjë lëshim i kontrolluar i OMGJ-ve,pa marrjen e miratimit nga autoriteti kompetent.
- Njoftuesit duhet t'i jepet mundësia që të tërheqë dosjen e tij në çdo fazë të procedurave administrative të parashikuara në këtë direktivë. Në rastin e tërheqjes së dosjes, procedura administrative duhet të ndërpritet.
- Kundërshtimi i një njoftimi për vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre nga një autoritet kompetent, nuk duhet të cenojë dërgimin e një njoftimi për të njëjtën OMGJ një autoriteti kompetent tjetër.
- Duhet të arrihet një marrëveshje në fund të periudhës së ndërmjetësimit, nëse nuk ekziston asnjë kundërshtim.
- Kundërshtimi i një njoftimi pas raportimit të vlerësimit negativ të konfirmuar nuk duhet të cenojë vendimet e ardhshme të mbështetura në njoftimin e së njëjtës OMGJ një autoriteti kompetent tjetër.
- Në interes të funksionimit pa probleme të kësaj direktive, shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje që të përfitojnë nga dispozita të ndryshme që lidhen me shkëmbimin e informacionit dhe përvojën përpara kundërshtimit të klauzolës së mbrojtjes në këtë direktivë.
- Për t'u siguruar që prania e OMGJ-ve në produkte që përmbajnë ose përbëhen nga organizma të modifikuara gjenetikisht të identifikohet siç duhet, fjalët "Ky produkt përmban organizma të modifikuara gjenetikisht" duhet të shfaqet qartë në etiketë ose në dokumentin shoqërues.
- Duhet të krijohet një sistem duke përdorur procedurën e duhur të komitetit për caktimin e një identifikuesi unik për OMGJ-të, duke marrë në konsideratë zhvillimet përkatëse në forumet ndërkombëtare.
- Duhet të sigurohet gjurmueshmëria në të gjitha fazat e vendosjes së OMGJ-ve në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre të autorizuara sipas pjesës C të kësaj direktive.
- Është e nevojshme që kjo direktivë të parashikojë detyrimin për të zbatuar një plan monitorimi, me qëllimin për të gjurmuar dhe identifikuar çdo ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të menjëhershëm, të mëvonshëm ose të paparashikuar të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre në shëndetin e njerëzve ose në mjedis, pas vendosjes së tyre në treg.
- Në përputhje me Traktatin, shtetet anëtare duhet të kenë mundësi që të marrin masa të mëtejshme për monitorimin dhe inspektimin e OMGJ-ve të vendosura në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre, për shembull nga shërbimet zyrtare, të OMGJ-ve.
- Duhen kërkuar mënyra për ofrimin e mundësive lidhur me lehtësimin e kontrollit të OMGJ-ve ose tërheqjes së tyre në rast rreziku serioz.
- Në hartimin e masave që i dorëzohen Komitetit Rregullator duhen marrë në konsideratë komentet e publikut.
- Autoriteti kompetent duhet të japë miratimin e tij vetëm pasi të vërtetohet se lëshimi i tyre nuk do të dëmtojë shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.
- Procedura administrative për dhënien e miratimeve mbi vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre, duhet të bëhet më efikase dhe më transparente dhe miratimi për herë të parë duhet të jepet për një periudhe të caktuar.
- Për produktet për të cilat është dhënë miratimi për një periudhë të caktuar, duhet të zbatohet një procedurë efektive në lidhje me rinovimin e miratimit.
- Miratimet ekzistuese të dhëna sipas Direktivës 90/220/KEE duhen rinovuar, me qëllimin për të shmangur mospërputhjet ndërmjet miratimeve të dhëna sipas asaj direktive dhe miratimeve të dhëna sipas kësaj direktive, si dhe për të marrë në konsideratë të gjitha kushtet e miratimit sipas kësaj direktive.
- Për këtë rinovim nevojitet një periudhë kalimtare gjatë së cilës të mos preken miratimet ekzistuese të dhëna sipas Direktivës 90/220/KEE.
- Gjatë rinovimit të një miratimi duhet të jetë e mundur të rishikohen të gjitha kushtet e miratimit fillestar, përfshirë ato që lidhen me monitorimin dhe kufizimin kohor të tij.
- Duhen parashikuar dispozita për këshillimin me Komitetin(et) Shkencore përkatëse të krijuara me Vendimin e Komisionit 97/579/KE7 në lidhje me çështje që mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe /ose në mjedis.
- Sistemi i shkëmbimit të informacionit të përfshirë në njoftime, i krijuar sipas Direktivës 90/220/KEE, ka qenë i dobishëm dhe duhet të vazhdojë të mbahet.
- Është e rëndësishme të ndiqet nga afër zhvillimi dhe përdorimi i OMGJ-ve.
- Kur një produkt që përmban OMGJ, si produkt ose në përmbajtje të tij, vendoset në treg, dhe kur ky produkt është autorizuar siç duhet sipas kësaj direktive, shtetet anëtare nuk mund të ndalojnë, kufizojnë ose pengojë vendosjen në treg të OMGJ-ve, si produkte ose në përmbajtje të tyre, të cilat përmbushin kërkesat e kësaj direktive. Duhet të parashikohet një procedurë mbrojtjeje për rastet e rreziqeve ndaj shëndetit të njerëzve ose mjedisit.
- Duhet të këshillohet Grupi Evropian për Etikën në Shkencë dhe Teknologjitë e Reja i Komisionit, me qëllimin për të marrë këshilla mbi çështjet etike me natyrë të përgjithshme në lidhje me lëshimin e kontrolluar ose vendosjen në treg të OMGJ-ve. Këto këshillime nuk duhet të cenojnë kompetencën e shteteve anëtare lidhur me çështjet etike.
- Shtetet anëtare duhet të kenë mundësi që të këshillohen me çdo komitet të ngritur prej tyre, me qëllimin për të marrë këshilla mbi implikimet etike të bioteknologjisë.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit nr. 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, që përcakton procedurat “Për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i janë dhënë Komisionit8“.
- Shkëmbimi i informacionit sipas kësaj direktive duhet të mbulojë edhe përvojën e fituar në fushën e shqyrtimit të aspekteve etike.
- Për të përmirësuar zbatimin efikas të dispozitave të miratuara sipas kësaj direktive, është me vend të parashikohen sanksionet që do të zbatohen nga shtetet anëtare, duke përfshirë në rastin e lëshimit ose vendosjes në treg në kundërshtim me dispozitat e kësaj direktive, veçanërisht për shkak të pakujdesisë.
- Çdo tre vjet, Komisioni duhet të publikojë një raport duke marrë në konsideratë informacionin e dhënë nga shtetet anëtare, i cili duhet të përmbajë një kapitull të veçantë për avantazhet dhe disavantazhet social-ekonomike të çdo kategorie të OMGJ-ve të autorizuara për t'u vendosur në treg dhe do të marrë në konsideratë siç duhet interesat e fermerëve dhe të konsumatorëve.
- Duhet rishikuar kuadri rregullator për bioteknologjinë, për të identifikuar nëse është e mundur të përmirësohet konsistenca dhe efikasiteti i atij kuadri. Mund të nevojitet përshtatja e procedurave për të optimizuar efikasitetin e tyre dhe duhen marrë në konsideratë të gjitha alternativat që mund të ndihmojnë në këtë drejtim,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
PJESA A
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objektivi
Në përputhje me parimin e parandalimit, objektivi i kësaj direktive është përafrimi i dispozitave ligjore, rregullatore dhe administrative të shteteve anëtare dhe mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe e mjedisit kur:
- kryhet lëshimi i kontrolluar në mjedis i organizmave të modifikuara gjenetikisht për çdo qëllim tjetër përveç vendosjes së tyre në treg brenda Komunitetit,
- vendosen në treg, brenda Komunitetit, organizma të modifikuara gjenetikisht si produkte ose në përmbajtje të tyre.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj direktive:
- "organizëm" është çdo qenie e gjallë e aftë për të transferuar ose shumuar materialin gjenetik;
- "organizëm i modifikuar gjenetikisht (OMGJ)" është një organizëm, përveç qenieve njerëzore, në të cilin materiali gjenetik është ndryshuar në një mënyrë që nuk ndodh natyrshëm nëpërmjet çiftimit dhe/ose rikombinimit të natyrshëm;
Sipas këtij përkufizimi:
- a) modifikimi gjenetik ndodh të paktën përmes përdorimit të teknikave të renditura në shtojcën I A, pjesa 1;
- b) teknikat e renditura në shtojcën I A, pjesa 2, nuk konsiderohen se shkaktojnë modifikim gjenetik;
- "lëshim i kontrolluar" është çdo lëshim i kontrolluar në mjedis i një OMGJ-je ose një kombinimi OMGJ-sh për të cilat nuk janë përdorur masa të caktuara parandaluese për të kufizuar kontaktin e tyre me popullsinë dhe mjedisin dhe për të mundësuar një nivel më të lartë mbrojtjeje për këta të fundit;
- "vendosje në treg" është vendosja në dispozicion të palëve të treta, kundrejt pagesës ose falas;
Operacionet e mëposhtme nuk konsiderohen si vendosje në treg:
- vënia në dispozicion e mikroorganizmave të modifikuar gjenetikisht për aktivitetet që rregullohen nga Direktiva e Këshillit 90/219/KEE, datë 23 prill 1990, "Për përdorimin e kufizuar të mikroorganizmave të modifikuar gjenetikisht9", duke përfshirë mbledhjen e kulturave,
- vënia në dispozicion e OMGJ-ve të ndryshme nga mikroorganizmat e përmendura në ndarjen e parë, për t'u përdorur vetëm për aktivitetet në të cilat janë përdorur masa kufizuese strikte të përshtatshme për të kufizuar kontaktin me popullsinë e gjerë dhe mjedisin dhe për të siguruar një nivel të lartë sigurie për këto të fundit, masat duhet të mbështeten në të njëjtat parime kufizimi siç përcaktohet në Direktivën 90/219/KEE,
- vënia në dispozicion e OMGJ-ve të synuara për përdorim vetëm për lëshime të kontrolluara në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pjesën B të kësaj direktive;
- "njoftim" është dhënia e informacionit të kërkuar sipas kësaj direktive autoritetit kompetent të një shteti anëtar;
- "njoftues" është personi që dërgon njoftimin;
- "produkt" është një përgatitje që konsiston ose përmban OMGJ ose një kombinim OMGJ-sh, e cila vendoset në treg;
- "vlerësim i rreziqeve mjedisore" është vlerësimi i rreziqeve ndaj shëndetit të njerëzve dhe mjedisit, qofshin ato të drejtpërdrejta ose të tërthorta, të menjëhershme ose të mëvonshme, që mund të paraqesë lëshimi i kontrolluar ose vendosja në treg e OMGJ-ve në përputhje me shtojcën II.
Neni 3
Përjashtimet
- Kjo direktivë nuk zbatohet për organizmat e përftuara përmes teknikave të modifikimit gjenetik të renditura në shtojcën I B.
- Kjo direktivë nuk zbatohet për transportin hekurudhor, rrugor, në rrugët e brendshme ujore, detar dhe ajror të organizmave të modifikuar gjenetikisht.
Neni 4
Detyrime të përgjithshme
- Shtetet anëtare garantojnë, në përputhje me parimin e parandalimit, se janë marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur ndikimet negative në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis që mund të shkaktohen nga lëshimi i kontrolluar ose vendosja në treg e OMGJ-ve. OMGJ-të mund të lëshohen qëllimisht ose të vendosen në treg vetëm në përputhje me pjesën B ose pjesën C, përkatësisht.
- Çdo person, përpara se të dorëzojë një njoftim sipas pjesës B ose pjesës C, kryen vlerësimin e rreziqeve mjedisore. Informacioni që mund të nevojitet për kryerjen e vlerësimit të rreziqeve mjedisore përcaktohet në shtojcën III. Shtetet anëtare dhe Komisioni sigurohen që gjatë kryerjes së vlerësimit të rreziqeve mjedisore t'i kushtohet vëmendje e veçantë OMGJ-ve të cilat përmbajnë gjene që shfaqin rezistencë ndaj antibiotikëve që përdoren në trajtime mjekësore ose veterinare, me qëllimin për të identifikuar dhe eliminuar shënjuesit rezistentë ndaj antibiotikëve në OMGJ, të cilët mund të kenë ndikime negative në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis. Ky eliminim do të ndodhë deri më datë 31 dhjetor 2004, në rastin e OMGJ-ve të vendosura në treg sipas pjesës C, dhe deri më datë 31 dhjetor 2008, në rastin e OMGJ-ve të autorizuara sipas pjesës B.
- Shtetet anëtare dhe, sipas rastit, Komisioni sigurohen që ndikimet e mundshme negative në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis që mund të ndodhin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë përmes transferimit të gjeneve nga OMGJ-të drejt organizmave të tjera, të vlerësohen saktë rast pas rasti. Vlerësimi kryhet në përputhje me shtojcën II, duke marrë në konsideratë ndikimet mjedisore sipas natyrës së organizmit të lëshuar dhe mjedisit në të cilin lëshohet ai.
- Shtetet anëtare caktojnë autoritetin ose autoritetet kompetente përgjegjëse për përputhshmërinë me kërkesat e kësaj direktive. Autoriteti kompetent shqyrton nëse njoftimet sipas pjesëve B dhe C janë në përputhje me kërkesat e kësaj direktive dhe nëse vlerësimi i parashikuar në paragrafin 2 është i përshtatshëm.
- Shtetet anëtare sigurohen që autoriteti kompetent të organizojë inspektime dhe masa të tjera kontrolli, sipas rastit, për të garantuar përputhshmërinë me këtë direktivë. Në rastin e lëshimit të OMGJ-ve ose të vendosjes së tyre në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre, pa asnjë autorizim, shtetet anëtare në fjalë sigurohen që janë marrë masat e nevojshme për të ndërprerë lëshimin ose vendosjen në treg, për të ndërmarrë masa korrigjuese, nëse është e nevojshme, dhe për të informuar publikun, Komisionin dhe shtetet e tjera anëtare.
- Shtetet anëtare marrin masa për të siguruar gjurmueshmërinë në të gjitha fazat e vendosjes në treg të OMGJ-ve të autorizuara sipas pjesës C, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në shtojcën IV.
PJESA B
LËSHIMI I KONTROLLUAR I OMGJ-VE PËR QËLLIME TË NDRYSHME NGA VENDOSJA NË TREG
Neni 5
- Nenet 6 deri në 11 nuk zbatohen për substancat mjekësore dhe përbërjet e synuara për përdorim nga njerëzit, të cilat përbëhen ose përmbajnë një OMGJ ose kombinim OMGJ-sh, me kusht që lëshimi i kontrolluar i tyre për ndonjë qëllim të ndryshëm nga vendosja në treg të autorizohet nga legjislacioni komunitar që parashikon:
- a) një vlerësim specifik të rreziqeve mjedisore, në përputhje me shtojcën II dhe mbi bazën e llojit të informacionit të specifikuar në shtojcën III, pa cenuar kërkesat shtesë të parashikuara nga legjislacioni në fjalë;
- b) miratimin me shkrim përpara lëshimit;
- c) një plan monitorimi në përputhje me pjesët përkatëse të shtojcës III, me qëllimin për të zbuluar ndikimet e OMGJ-së/OMGJ-ve në shëndetin e njerëzve ose në mjedis;
- d) në mënyrë të përshtatshme për kërkesat që lidhen me trajtimin e llojeve të reja të informacionit, informacionit për publikun, informacionin mbi rezultatet e lëshimit dhe shkëmbimet e informacionit, të cilat janë të paktën të barasvlershme me ato të parashikuara në këtë direktivë dhe në masat e marra në përputhje me të.
- Vlerësimi i rreziqeve mjedisore që paraqesin këto substanca dhe përbërje kryhet në koordinim me autoritetet vendase dhe komunitare të përmendura në këtë direktivë.
- Procedurat që garantojnë konformitetin e vlerësimit specifik të rreziqeve mjedisore dhe barasvlershmërinë me dispozitat e kësaj direktive, duhet të parashikohen në legjislacionin në fjalë, i cili duhet t'i referohet kësaj direktive.
Neni 6
Procedura standarde e autorizimit
- Pa cenuar nenin 5, çdo person, përpara se të kryejë një lëshim të kontrolluar të një OMGJ-je ose një kombinimi OMGj-sh, duhet të njoftojë autoritetin kompetent të shtetit anëtar në territorin e të cilit do të lëshohen ato.
- Njoftimi i përmendur në paragrafin 1 përfshin:
- a) dosjen teknike që përmban informacionin e specifikuar në shtojcën III që nevojitet për kryerjen e vlerësimit të rreziqeve mjedisore të lëshimit të kontrolluar të një OMGJ-je ose një kombinimi OMGJ-sh, në mënyrë të veçantë:
- informacion të përgjithshëm, përfshirë informacion rreth personelit dhe trajnimit;
- informacion rreth OMGJ-së/OMGJ-ve;
III. informacion mbi kushtet e lëshimit dhe mjedisin e mundshëm pritës ku do të kryhet ai;
- informacion mbi ndërveprimet OMGJ-mjedis;
- një plan monitorimi në përputhje me pjesët përkatëse të shtojcës III, për të identifikuar ndikimet e OMGJ-së/OMGJ-ve në shëndetin e njerëzve ose në mjedis;
- informacion për kontrollin, metodat korrigjuese, trajtimin e mbetjeve dhe planet e përgjigjes në rast emergjence,
VII. një përmbledhje të dosjes;
- b) vlerësimin e rreziqeve mjedisore dhe përfundimet sipas shtojcës II, seksioni D, si dhe çdo referencë bibliografike dhe cilësimin e metodave të përdorura.
- Njoftuesi mund t'i referohet të dhënave ose rezultateve nga njoftime të dorëzuara më parë nga njoftues të tjerë, me kusht që informacioni, të dhënat dhe rezultatet të mos jenë konfidenciale ose të jetë marrë miratim me shkrim nga njoftuesit në fjalë, ose mund të japë informacione shtesë të cilat i konsideron të rëndësishme.
- Autoriteti kompetent mund të pranojë që lëshimet e të njëjtave OMGJ ose kombinimi OMGJ-sh në të njëjtin vend ose në vende të ndryshme, për të njëjtin qëllim dhe brenda një periudhe të përcaktuar, të mund të njoftohen në një njoftim të vetëm.
- Autoriteti kompetent konfirmon datën e marrjes së njoftimit dhe, pasi ka shqyrtuar, sipas rastit, çdo vërejtje të bërë nga shtetet e tjera anëtare në përputhje me nenin 11, i dërgon njoftuesit përgjigje me shkrim brenda 90 ditëve nga marrja e njoftimit:
- a) duke cilësuar se është i bindur që njoftimi është në përputhje me këtë direktivë dhe se mund të vijohet me lëshimin; ose
- b) duke cilësuar se lëshimi nuk përmbush kushtet e kësaj direktive, arsye për të cilën njoftimi kundërshtohet.
- Për qëllime të llogaritjes së periudhës 90-ditore të përmendur në paragrafin 5, nuk merret në konsideratë asnjë periudhë kohore gjatë së cilës autoriteti kompetent:
- a) është duke pritur informacionin e mëtejshëm që mund të ketë kërkuar nga njoftuesi, ose
- b) është duke kryer një hetim ose këshillim publik në përputhje me nenin 9; ky hetim ose këshillim publik nuk duhet ta zgjasë periudhën 90-ditore të përmendur në paragrafin 5 më shumë se 30 ditë.
- Nëse autoriteti kompetent kërkon informacion të ri, ai duhet të japë njëkohësisht edhe arsyet e kësaj kërkese.
- Njoftuesi mund të vijojë me lëshimin vetëm pasi të ketë marrë miratimin me shkrim të autoritetit kompetent dhe në përputhje me të gjitha kushtet e parashikuara në këtë miratim.
- Shtetet anëtare garantojnë se nuk do të vendoset në treg asnjë material i përftuar nga OMGJ të lëshuara në mënyrë të kontrolluar në përputhje me pjesën B, me përjashtim të rastit kur ato lëshohen sipas pjesës C.
Neni 7
Procedurat e diferencuara
- Nëse është fituar përvojë e mjaftueshme me lëshimin e disa OMGJ-ve në ekosisteme të caktuara dhe OMGJ-të në fjalë përmbushin kriteret e përcaktuara në shtojcën V, një autoritet kompetent mund t'i paraqesë Komisionit një propozim të arsyetuar për zbatimin e procedurave të diferencuara për këto lloje OMGJ-sh.
- Komisioni, me iniciativën e tij ose maksimumi 30 ditë pas marrjes së propozimit nga autoriteti kompetent,
- a) ia përcjell propozimin autoriteteve kompetente të cilat, brenda 60 ditëve, paraqesin vërejtjet dhe në të njëjtën kohë;
- b) e vendosin propozimin në dispozicion të publikut, i cili mund të bëjë komente brenda një periudhe 60-ditore; dhe
- c) këshillohet me Komitetin Shkencor përkatës, i cili mund të japë një opinion brenda 60 ditëve.
- Për çdo propozim, merret një vendim në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2. Ky vendim përcakton sasinë minimale të informacionit teknik nga shtojca III që nevojitet për vlerësimin e çdo rreziku që parashikohet të ketë lëshimi, në veçanti:
- a) informacion rreth OMGJ-së/OMGJ-ve;
- b) informacion rreth kushteve të lëshimit dhe mjedisit të mundshëm pritës ku do të kryhet ai;
- c) informacion rreth ndërveprimeve OMGJ-mjedis;
- d) vlerësimin e rreziqeve mjedisore.
- Vendimi merret brenda 90 ditëve pas datës së propozimit nga Komisioni ose marrjes së propozimit nga autoriteti kompetent. Kjo periudhë 90-ditore nuk duhet të marrë në konsideratë periudhën kohore gjatë së cilës Komisioni pret vërejtjet e autoriteteve kompetente, komentet e publikut ose opinionin e Komiteteve Shkencore, siç parashikohet në paragrafin 2.
- Vendimi i marrë sipas paragrafëve 3 dhe 4 parashikon se njoftuesi mund ta kryejë lëshimin e OMGJ-ve vetëm pasi të ketë marrë miratimin me shkrim nga autoriteti kompetent. Njoftuesi e kryen lëshimin në përputhje me të gjitha kushtet e kërkuara në këtë miratim.
Vendimi i marrë sipas paragrafëve 3 dhe 4 mund të parashikojë që lëshimet e OMGJ-ve ose të një kombinimi OMGJ-sh në të njëjtin vend ose në vende të ndryshme ,për të njëjtin qëllim dhe brenda një periudhe të përcaktuar, të mund të njoftohen në një njoftim të vetëm.
- Pa cenuar paragrafët 1 deri në 5, do të vazhdojë të zbatohet Vendimi i Komisionit 94/730/KE, datë 4 nëntor 1994, që përcakton procedura të thjeshtuara “Për lëshimin e kontrolluar në mjedis të bimëve të modifikuara gjenetikisht sipas nenit 6, paragrafi 5, të Direktivës së Këshillit 90/220/KEE10”.
- Në rastin kur një anëtar vendos të përdorë apo të mos përdorë një procedurë të përcaktuar në një vendim të marrë në përputhje me paragrafët 3 dhe 4 për lëshimet e OMGJ-ve në territorin e tij, ai njofton për këtë Komisionin.
Neni 8
Trajtimi i modifikimeve dhe informacioneve të reja
- Në rastin e ndonjë modifikimi ose ndryshimi të paqëllimshëm në lëshimin e kontrolluar të një OMGJ-je ose kombinimi OMGJ-sh që mund të paraqesë rreziqe për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, pasi është dhënë miratimi me shkrim i autoritetit kompetent, ose nëse janë marrë informacione të reja lidhur me këto rreziqe, qoftë gjatë shqyrtimit të njoftimit nga autoriteti kompetent i një shteti anëtar ose pas marrjes së autorizimit nga ai autoritet, njoftuesi:
- a) merr masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit;
- b) informon autoritetin kompetent përpara çdo modifikimi ose menjëherë sapo mësohet ndryshimi i paqëllimshëm ose disponohen informacionet reja;
- c) rishikon masat e specifikuara në njoftim.
- Nëse autoriteti kompetent i përmendur në paragrafin 1 disponon informacione që mund të kenë pasoja të konsiderueshme nga pikëpamja e rreziqeve ndaj shëndetit të njerëzve dhe mjedisit, ose në rrethanat e përshkruara në paragrafin 1, ai i vlerëson këto informacione dhe i vendos në dispozicion të publikut. Ai mund t'i kërkojë njoftuesit që të modifikojë kushtet, të pezullojë ose të ndërpresë lëshimin e kontrolluar dhe njofton publikun për këtë.
Neni 9
Këshillimi dhe informimi i publikut
- Pa cenuar dispozitat e neneve 7 dhe 25, shtetet anëtare këshillojnë publikun dhe sipas rastit grupet në lidhje me lëshimin e kontrolluar të propozuar. Në këtë rast, shtetet anëtare përcaktojnë mënyrat e ofrimit të këshillimit, duke përfshirë afatin e arsyeshëm kohor, me qëllimin për t'i dhënë publikut ose grupeve të caktuara mundësinë që të shprehin mendimin e tyre.
- Pa cenuar dispozitat e nenit 25:
- Shtetet anëtare vendosin në dispozicion të publikut informacion për të gjitha lëshimet e OMGJ-ve të parashikuara në pjesën B, të kryera në territorin e tyre;
- Komisioni vendos në dispozicion të publikut informacionin e përmbajtur në sistemin e shkëmbimit të informacionit sipas nenit 11.
Neni 10
Raportimi i lëshimeve nga njoftuesit
Pas kryerjes së lëshimit dhe më pas në intervalet e përcaktuara në miratimin në bazë të rezultateve të vlerësimit të rreziqeve mjedisore, njoftuesi i dërgon autoritetit kompetent rezultatet e lëshimit në lidhje me çdo rrezik ndaj shëndetit të njerëzve ose mjedisit duke iu referuar, sipas rastit, në veçanti çdo lloj produkti që njoftuesi synon të njoftojë në një fazë të mëvonshme. Formati për paraqitjen e këtij rezultati përcaktohet në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 30, paragrafi 2.
Neni 11
Shkëmbimi i informacionit ndërmjet autoriteteve kompetente dhe Komisionit
- Komisioni krijon një sistem për shkëmbimin e informacionit të përfshirë te njoftimet. Autoritetet kompetente i dërgojnë Komisionit një përmbledhje të çdo njoftimi të marrë sipas nenit 6, brenda 30 ditëve pas marrjes së tij. Formati i kësaj përmbledhjeje përcaktohet dhe modifikohet sipas rastit në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 30, paragrafi 2.
- Komisioni ia përcjell këto përmbledhje, jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së tyre, shteteve të tjera anëtare, të cilat mund të paraqesin vërejtjet e tyre nëpërmjet Komisionit ose në mënyrë të drejtpërdrejtë, brenda 30 ditëve. Çdo shteti anëtar duhet t'i jepet mundësia që të marrë, me kërkesën e tij, një kopje të njoftimit të plotë nga autoriteti kompetent i shtetit anëtar përkatës.
- Autoritetet kompetente informojnë Komisionin për vendimet përfundimtare të marra në përputhje me nenin 6, paragrafi 5, duke përfshirë sipas rastit arsyet për kundërshtimin e njoftimit, si dhe për rezultatet e lëshimeve të marra në përputhje me nenin 10.
- Për lëshimet e OMGJ-ve që përmenden në nenin 7, shtetet anëtare i dërgojnë Komisionit një herë në vit listën e OMGJ-ve të lëshuara në territorin e tyre dhe listën e njoftimeve të kundërshtuara, i cili ia përcjell ato autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare.
PJESA C
VENDOSJA NË TREG E OMGJ-VE SI PRODUKTE OSE NË PËRMBAJTJE TË PRODUKTEVE
Neni 12
Legjislacioni sektorial
- Nenet 13 deri në 24 nuk zbatohen për asnjë OMGJ që është produkt ose në përmbajtje të tij, nëse është autorizuar nga legjislacioni komunitar i cili parashikon kryerjen e një vlerësim specifik të rreziqeve mjedisore në përputhje me parimet e përcaktuara në shtojcën II dhe mbi bazën e informacionit të specifikuar në shtojcën III, pa cenuar kërkesat e tjera të parashikuara nga legjislacioni komunitar i përmendur më sipër dhe kërkesat e menaxhimit të rreziqeve, etiketimit, monitorimit sipas rastit, informacionit për publikun dhe klauzolën e mbrojtjes, të barasvlershme të paktën me ato të përcaktuara në këtë direktivë.
- Për sa i përket Rregullores së Këshillit (KEE) nr. 2309/93, nenet 13 deri në 24 të kësaj direktive nuk zbatohen për OMGJ në formën e produkteve ose në përmbajtje të tyre, nëse autorizohen nga rregullorja në fjalë, me kusht që të kryhet një vlerësim specifik i rreziqeve mjedisore në përputhje me parimet e përcaktuara në shtojcën II të kësaj direktive dhe në bazë të llojit të informacionit të specifikuar në shtojcën III të saj, pa cenuar kërkesa të tjera përkatëse lidhur me vlerësimin e rreziqeve, menaxhimin e rreziqeve, etiketimin, monitorimin sipas rastit, informacionin për publikun dhe klauzolën e mbrojtjes, të parashikuara nga legjislacioni komunitar mbi produktet mjekësore për përdorim veterinar dhe nga njerëzit.
- Procedurat për garantimin se vlerësimi i rrezikut, kërkesat e menaxhimit të rrezikut, etiketimi, monitorimi sipas rastit, informacioni për publikun dhe klauzola e mbrojtjes janë të barasvlershme me ato të parashikuara në këtë direktivë do të përcaktohen në një rregullore të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Legjislacioni i ardhshëm sektorial i bazuar në dispozitat e kësaj rregulloreje duhet të përmbajë një referencë për këtë direktivë. Deri në hyrjen në fuqi të rregullores, çdo OMGJ në formën e produkteve ose në përmbajtje të tyre, i autorizuar nga ndonjë ligj tjetër komunitar, do të vendoset në treg vetëm pasi të jetë pranuar për vendosje në treg sipas kësaj direktive.
- Gjatë vlerësimit të kërkesave për vendosjen në treg të OMGJ-ve të përmendura në paragrafin 1, kryhen këshillime mbi zbatimin e kësaj direktive me organet e ngritura nga Komuniteti sipas kësaj direktive dhe nga shtetet anëtare.
Neni 13
Procedura e njoftimit
- Përpara se të vendoset në treg një OMGJ ose një kombinim OMGJ-sh në formën e një produkti ose në përmbajtje të tij, i dërgohet njoftim autoritetit kompetent të shtetit anëtar në të cilin ky OMGJ do të vendoset në treg për herë të parë. Autoriteti kompetent konfirmon datën e marrjes së njoftimit dhe ia përcjell menjëherë përmbledhjen e dosjes së përmendur në paragrafin 2, germa "h" autoriteteve kompetente të shteteve anëtare dhe Komisionit.
Autoriteti kompetent shqyrton pa vonesë nëse njoftimi është në përputhje me paragrafin 2 dhe, nëse është e nevojshme, i kërkon njoftuesit informacion shtesë.
Kur njoftimi është në përputhje me paragrafin 2 dhe maksimumi në momentin e dërgimit të raportit të tij të vlerësimit në përputhje me nenin 14 paragrafi 2, autoriteti kompetent i përcjell Komisionit një kopje të njoftimit, i cili ia përcjell autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare brenda 30 ditëve pas marrjes së tij.
- Njoftimi përmban:
- a) informacionin e kërkuar në shtojcat III dhe IV. Ky informacion merr në konsideratë diversitetin e vendeve ku do të përdoren OMGJ si produkte ose në përmbajtje të produkteve, si dhe të dhënat dhe rezultatet lidhur me ndikimin e tyre në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis, të siguruara nga lëshimet e kryera për qëllime kërkimi dhe zhvillimi;
- b) vlerësimin e rreziqeve mjedisore dhe përfundimet e kërkuara në shtojcën II, seksioni D;
- c) kushtet e vendosjes në treg të produktit, duke përfshirë kushtet specifike të përdorimit dhe trajtimit;
- d) sipas nenit 15, paragrafi 4, periudhën e propozuar për miratimin, e cila nuk duhet të kalojë dhjetë vjet;
- e) planin e monitorimit në përputhje me shtojcën VII, duke përfshirë një propozim për kohëzgjatjen e tij; kjo kohëzgjatje mund të jetë e ndryshme nga periudha e propozuar për t'u miratuar;
- f) një propozim për etiketimin që të jetë në përputhje me kërkesat e parashikuara në shtojcën IV. Etiketimi duhet të tregojë qartë praninë e OMGJ-së. Fjalët "ky produkt përmban organizma të modifikuar gjenetikisht" duhet të cilësohen në etiketë ose në dokumentet shoqëruese;
- f) një propozim për paketimin, i cili duhet të përfshijë kërkesat e parashikuara në shtojcën IV;
- h) një përmbledhje të dosjes. Formati i përmbledhjes përcaktohet në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 30, paragrafi 2.
Nëse, mbi bazën e rezultateve të ndonjë lëshimi të njoftuar sipas pjesës B ose ndonjë baze shkencore thelbësore të arsyetuar, njoftuesi gjykon se vendosja në treg dhe përdorimi i OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të produkteve nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, ai mund t'i propozojë autoritetit kompetent që mos japë një pjesë ose të gjithë informacionin e kërkuar sipas shtojcës IV, seksioni B.
- Njoftuesi përfshin në këtë njoftim informacion mbi të dhënat ose rezultatet e siguruara nga lëshimet e të njëjtave OMGJ ose të të njëjtit kombinim OMGJ-sh të njoftuara më parë ose aktualisht dhe/ose të kryer prej tij brenda ose jashtë Komunitetit.
- Gjithashtu, njoftuesi mund t'i referohet të dhënave ose rezultateve nga njoftime të dorëzuara më parë nga njoftues të tjerë, ose të dorëzojë informacion shtesë që ai e gjykon të rëndësishëm, me kusht që informacioni, të dhënat dhe rezultatet të mos jenë konfidenciale ose që këta njoftues të kenë dhënë miratim me shkrim.
- Për të përdorur një OMGJ ose kombinim OMGJ-sh për qëllime të ndryshme nga ato të specifikuara tashmë në një njoftim, duhet të dërgohet një njoftim i veçantë.
- Nëse disponohen informacione të reja mbi rreziqet e OMGJ-ve në shëndetin e njerëzve ose në mjedis, përpara marrjes së miratimit me shkrim, njoftuesi merr menjëherë masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit dhe informon autoritetin kompetent në lidhje me to. Gjithashtu, njoftuesi rishikon informacionin dhe kushtet e specifikuara në njoftim.
Neni 14
Raporti i vlerësimit
- Pas marrjes dhe konfirmimit të marrjes së njoftimit në përputhje me nenin 13, paragrafi 2, autoriteti kompetent shqyrton përputhshmërinë e tij me këtë direktivë.
- Brenda 90 ditëve pas marrjes së njoftimit, autoriteti kompetent:
- përgatit një raport vlerësimi dhe ia dërgon njoftuesit. Tërheqja më pas nga njoftuesi nuk cenon dërgimin e njoftimit tek autoritete të tjera kompetente;
- për rastin e përmendur në paragrafin 3, germa "a", autoriteti i dërgon Komisionit raportin e tij me informacionin e përmendur në paragrafin 4 dhe me informacionet e tjera mbi të cilat bazohet raporti dhe Komisioni, brenda 30 ditëve nga marrja e raportit, ia përcjell atë autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare.
Për rastin e përmendur në paragrafin 3, germa "b", autoriteti kompetent i dërgon Komisionit raportin e tij me informacionin e përmendur në paragrafin 4 dhe me informacionet e tjera mbi të cilat bazohet raporti, 15 ditë pas dërgimit të raportit të vlerësimit te njoftuesi dhe jo më vonë se 105 ditë pas marrjes së njoftimit. Komisioni ia përcjell raportin autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare, brenda 30 ditësh nga marrja e tij.
- Raporti i vlerësimit duhet të përcaktojë nëse:
- a) OMGJ-të në fjalë duhet të vendosen në treg dhe nën çfarë kushtesh duhet të vendosen ato; ose nëse
- b) OMGJ-të në fjalë nuk duhet të vendosen në treg.
Raportet e vlerësimit përcaktohen në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në shtojcën VI.
- Për qëllime të llogaritjes së periudhës 90-ditore të përmendur në paragrafin 2, nuk merret në konsideratë asnjë periudhë tjetër kohore gjatë të cilës autoriteti kompetent është në pritje të informacioneve që mund t'i ketë kërkuar nga njoftuesi. Autoriteti kompetent arsyeton çdo kërkesë për informacione të mëtejshme.
Neni 15
Procedura standarde
- Në rastet e përmendura në nenin 14, paragrafi 3, autoriteti kompetent ose Komisioni mund të kërkojë informacione të mëtejshme, të bëjë komente ose të paraqesë kundërshtime të arsyetuara për vendosjen në treg të OMGJ-ve në fjalë brenda 60 ditësh nga data e dërgimit të raportit të vlerësimit.
Komentet ose kundërshtimet e arsyetuara dhe përgjigjet i përcillen Komisionit, i cili ia dërgon menjëherë të gjitha autoriteteve kompetente.
Autoritetet kompetente dhe Komisioni mund të diskutojnë çështjet e pazgjidhura me qëllim arritjen e një marrëveshjeje brenda 105 ditësh nga data e dërgimit të raportit të vlerësimit.
Periudhat gjatë të cilave priten informacione të tjera nga njoftuesi nuk do të merren në konsideratë në llogaritjen e periudhës përfundimtare 45-ditore për arritjen e një marrëveshjeje. Çdo kërkesë për informacione të mëtejshme duhet të arsyetohet.
- Në rastin e përmendur në nenin 14, paragrafi 3, germa "b", nëse autoriteti kompetent që përgatit raportin vendos se OMGJ-të nuk duhet të vendosen në treg, njoftimi refuzohet. Ky vendim duhet të arsyetohet.
- Nëse autoriteti kompetent që përgatit raportin vendos se produkti mund të vendoset në treg, në mungesë të kundërshtimeve të arsyetuara nga shteti anëtar ose Komisioni brenda 60 ditëve pas datës së dërgimit të raportit të vlerësimit të përmendur në nenin 14, paragrafi 3, germa "a", ose nëse çështjet e pazgjidhura janë zgjidhur brenda periudhës 105-ditore të përmendur në paragrafin 1, autoriteti kompetent që përgatit raportin jep miratimin me shkrimin për vendosjen në treg, ia transmeton këtë njoftuesit dhe informon shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin brenda 30 ditëve.
- Miratimi jepet për një periudhë maksimale dhjetëvjeçare, e cila llogaritet duke filluar nga data e lëshimit të tij.
Për qëllimin e miratimit të një OMGJ-je ose të një pasardhësi të tij të synuar vetëm për tregtimin e farave të tyre sipas dispozitave përkatëse të Komunitetit, periudha e miratimit të parë përfundon maksimumi dhjetë vjet pas datës së përfshirjes së parë të varietetit të parë të bimëve me OMGJ në katalogun kombëtar zyrtar të varieteteve të bimëve në përputhje me Direktivat e Këshillit 70/457/KEE11 dhe 70/458/KEE12.
Në rastin e materialit mbjellës bimor, periudha e miratimit të parë përfundon dhjetë vjet pas datës së përfshirjes së parë të materialit bazë me OMGJ në regjistrin kombëtar zyrtar të materialeve bazë në përputhje me Direktivën e Këshillit 1999/105/KE13.
Neni 16
Kriteret dhe informacionet për OMGJ të caktuara
- Një autoritet kompetent ose Komisioni mund të bëjë një propozim mbi kriteret dhe kërkesat e informacionit që duhen përmbushur për njoftimin, duke deroguar nga neni 13, për vendosjen në treg të disa lloje OMGJ-sh në formën e produkteve ose në përmbajtje të tyre.
- Këto kritere dhe kërkesa informacioni, si dhe kërkesa të tjera të përshtatshme për përmbledhje, miratohen në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30 paragrafi 2, pas konsultimit me Komitetet Shkencore përkatëse. Kriteret dhe kërkesat e informacionit duhet të jenë të tilla që të garantojnë një nivel të lartë sigurie për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin dhe të bazohen në provat shkencore që disponohen në lidhje me sigurinë në fjalë dhe në përvojën e përftuar nga lëshimi i OMGJ-ve të krahasueshme.
Kërkesat e përcaktuara në nenin 13, paragrafi 2, zëvendësohen me kërkesat e miratuara më sipër dhe zbatohet procedura e përcaktuar në nenin 13, paragrafi 3, 4, 5 dhe 6 dhe në nenet 14 dhe 15.
- Përpara fillimit të procedurës së përcaktuara në nenin 30 paragrafi 2 për vendimin për kriteret dhe kërkesat e informacionit të përmendura në paragrafin 1, Komisioni vë propozimin në dispozicion të publikut. Publiku ka 60 ditë në dispozicion për t'i dërguar komente Komisionit. Komisioni ia përcjell këto komente, bashkë me analizën, Komitetit të ngritur në përputhje me nenin 30.
Neni 17
Rinovimi i miratimit
- Duke deroguar nga nenet 13, 14 dhe 15, procedura e përcaktuar në paragrafët 2 deri në 9 zbatohet për:
- a) rinovimin e miratimeve të dhëna sipas pjesës C; dhe
- b) përpara datës 17 tetor 2006, për rinovimin e miratimeve të dhëna sipas Direktivës 90/220/KEE "Për vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre përpara 17 tetorit 2002",
- Jo më vonë se nëntë muaj përpara përfundimit të miratimit, për miratimet e përmendura në paragrafin 1, germa "a" dhe përpara datës 17 tetor 2006 për miratimet e përmendura në paragrafin 1, germa "b", njoftuesi, në bazë të këtij neni, i dërgon autoritetit kompetent që ka marrë njoftimin fillestar, një njoftim që përmban:
- a) një kopje të miratimit për vendosjen në treg të OMGJ-ve;
- b) një raport për rezultatet e monitorimit të kryer sipas nenit 20. Në rastin e miratimeve të përmendura në paragrafin 1, germa "b", ky raport paraqitet kohën e kryerjes së monitorimit;
- c) informacione të reja në lidhje me vlerësimin e rrezikut të produktit për shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin; dhe
- d) sipas rastit, një propozim për ndryshimin ose plotësimin e kushteve të miratimit fillestar, ndër të tjera, të kushteve për monitorimin e ardhshëm dhe kufizimin kohor të miratimit.
Autoriteti kompetent konfirmon datën e marrjes së njoftimit dhe kur njoftimi është në përputhje me këtë paragraf, i përcjell pa vonesë një kopje të njoftimit dhe raportin e vlerësimit Komisionit i cili, brenda 30 ditëve nga marrja e tyre, ia përcjell ato autoriteteve kompetente të shteteve të tjera anëtare. Gjithashtu, ai ia dërgon raportin e vlerësimit edhe njoftuesit.
- Raporti i vlerësimit duhet të përcaktojë nëse:
- a) OMGJ-të duhet të vazhdojnë të jenë dhe në çfarë kushtesh duhet të vazhdojnë të jenë në treg; ose
- b) OMGJ-të nuk duhet të vazhdojnë të jenë në treg.
- Autoritetet e tjera kompetente ose Komisioni mund të kërkojnë informacione të mëtejshme, të bëjnë komente ose të paraqesin kundërshtime të arsyetuara brenda një periudhe 60-ditore nga data e dërgimit të raportit të vlerësimit.
- Të gjitha komentet, kundërshtimet e arsyetuara dhe përgjigjet i përcillen Komisionit, i cili ua dërgon menjëherë të gjitha autoriteteve kompetente.
- Në rastin e paragrafit 3, germa "a" dhe në mungesë të kundërshtimeve të arsyetuara nga shtetet anëtare ose Komisioni brenda 60 ditëve nga data e dërgimit të raportit të vlerësimit, autoriteti kompetent që përgatit raportin i dërgon njoftuesit vendimin përfundimtar me shkrim dhe njofton shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin për këtë brenda 30 ditëve. Si rregull i përgjithshëm, vlefshmëria e miratimit nuk duhet të tejkalojë dhjetë vite dhe mund të kufizohet ose të zgjatet sipas rastit për arsye të caktuara.
- Autoritetet kompetente dhe Komisioni mund të diskutojnë çështjet e pazgjidhura me qëllim arritjen e një marrëveshjeje brenda 75 ditëve nga data e dërgimit të raportit të vlerësimit.
- Nëse çështjet e pazgjidhura zgjidhen brenda periudhës 75-ditore të përmendur në paragrafin 7, autoriteti kompetent që përgatit raportin i dërgon njoftuesit vendimin e tij përfundimtar me shkrim dhe informon shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin për këtë brenda 30 ditëve. Vlefshmëria e miratimit mund të kufizohet sipas rastit.
- Pas njoftimit për rinovim të miratimit në përputhje me paragrafin 2, njoftuesi mund të vazhdojë vendosjen në treg të OMGJ-ve sipas kushteve të përcaktuara në miratim, deri në marrjen e vendimit përfundimtar në lidhje me njoftimin.
Neni 18
Procedura e Komunitetit në rast kundërshtimesh
- Në rastet kur autoriteti kompetent ose Komisioni ngren ose paraqet një kundërshtim në përputhje me nenet 15, 17 dhe 20, do të miratohet dhe publikohet një vendim brenda 120 ditëve, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2. Ky vendim duhet të përmbajë të njëjtin informacion si në nenin 19, paragrafi 3.
Për qëllime të llogaritjes së periudhës 120-ditore, nuk merret në konsideratë asnjë periudhë kohore gjatë së cilës Komisioni është duke pritur informacione të mëtejshme që mund të ketë kërkuar nga njoftuesi ose opinionin e Komitetit Shkencor, i cili është konsultuar në përputhje me nenin 28. Komisioni arsyeton çdo kërkesë për informacione të mëtejshme dhe informon autoritetet kompetente për kërkesat e tij për njoftuesin. Periudha kohore gjatë së cilës Komisioni pret opinionin e Komitetit Shkencor nuk duhet të kalojë 90 ditë.
Periudha kohore që i nevojitet Këshillit për të vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2, nuk merret në konsideratë.
- Kur merret një vendim i favorshëm, autoriteti kompetent që përgatit raportin jep miratimin me shkrim për vendosjen në treg ose rinovimin e miratimit, ia dërgon atë njoftuesit dhe informon shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin brenda 30 ditëve nga publikimi ose njoftimi i vendimit.
Neni 19
Miratimi
- Pa cenuar kërkesat e legjislacioneve të tjera komunitare, një OMGJ si produkt ose në përmbajtje të tij, mund të përdoret pa njoftim të mëtejshëm në të gjithë Komunitetin, vetëm nëse jepet miratim me shkrim për vendosjen në treg të tij dhe me kusht që të respektohen kushtet specifike të përcaktuara për përdorimin dhe për mjedisin dhe/ose zonat gjeografike.
- Njoftuesi mund të vijojë me vendosjen në treg vetëm pasi të ketë marrë miratimin me shkrim të autoritetit kompetent në përputhje me nenet 15, 17, 18 dhe në përputhje me kushtet e parashikuara në këtë miratim.
- Miratimi me shkrim i përmendur në nenet 15, 17 dhe 18, në të gjitha rastet, specifikon shprehimisht:
- a) fushën e zbatimit të miratimit, duke përfshirë identifikimin e OMGJ-ve që do të vendosen në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre dhe identifikuesin e tyre unik;
- b) periudhën e vlefshmërisë së miratimit;
- c) kushtet për vendosjen në treg të produktit, duke përfshirë kushtet specifike të përdorimit, trajtimit dhe paketimit të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre dhe kushtet për mbrojtjen e ekosistemeve/mjediseve të veçanta dhe/ose zonat gjeografike;
- d) faktin që, pa cenuar nenin 25, njoftuesi vendos në dispozicion të autoritetit kompetent, me kërkesë të tij, mostrat e kontrollit;
- e) kërkesat e etiketimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në shtojcën IV. Etiketimi duhet të tregojë qartë praninë e OMGJ-së. Fjalët "Ky produkt përmban organizma të modifikuara gjenetikisht" duhet të cilësohen në etiketë, ose në dokumentet shoqëruese të produktit ose të produkteve të tjera me OMGJ;
- f) kërkesat e monitorimit në përputhje me shtojcën VII, duke përfshirë detyrimet për t'i raportuar Komisionit dhe autoriteteve kompetente, periudhën e planit të monitorimit dhe, sipas rastit, të gjitha detyrimet për personat që e shesin produktin ose janë përdorues të tij, ndër të tjera, në rastin e OMGJ-ve të kultivuara, informacionin mbi vendndodhjen e tyre, në një nivel që konsiderohet si i përshtatshëm.
- Shtetet anëtare marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që miratimi me shkrim dhe vendimi i përmendur në nenin 18, sipas rastit, të jenë të aksesueshme për publikun dhe se do të zbatohen kushtet e specifikuara në miratimin me shkrim dhe në vendim, sipas rastit.
Neni 20
Monitorimi dhe shqyrtimi i informacionit të ri
- Pas vendosjes në treg të një OMGJ-je si produkt ose në përmbajtje të tij, njoftuesi garanton kryerjen e monitorimit dhe të raportimit në përputhje me kushtet e përcaktuara në miratim. Raportet e këtij monitorimi i dorëzohen Komisionit dhe autoriteteve kompetente të shteteve anëtare. Në bazë të këtyre raporteve, në përputhje me miratimin dhe brenda kuadrit të planit të monitorimit të përcaktuar në miratim, autoriteti kompetent që merr njoftimin fillestar mund ta përshtatë planin e monitorimit pas periudhës së parë të monitorimit.
- Nëse merren informacione të reja, nga përdoruesit ose nga burime të tjera, mbi rreziqet e OMGJ-ve në shëndetin e njerëzve ose në mjedis, pas dhënies së miratimit me shkrim, njoftuesi merr menjëherë masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe të mjedisit dhe informon autoritetin kompetent në lidhje me to.
Gjithashtu, njoftuesi rishikon informacionin dhe kushtet e specifikuara në njoftim.
- Nëse autoriteti kompetent merr informacione që mund të kenë pasoja që lidhen me rreziqet e OMGJ-ve në shëndetin e njerëzve ose në mjedis, ose në rrethanat e përshkruara në paragrafin 2, ai e përcjell menjëherë informacionin te Komisioni dhe autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare dhe mund të heqë dorë nga dispozitat e neneve 15, paragrafi 1 dhe neni 17 paragrafi 7, sipas rastit, kur informacioni disponohet përpara miratimit me shkrim.
Kur informacioni disponohet pas dhënies së miratimit me shkrim, autoriteti kompetent, brenda 60 ditëve nga marrja e informacionit të ri, i përcjell Komisionit raportin e tij të vlerësimit duke saktësuar nëse duhet të ndryshohen kushtet e miratimit dhe mënyrën se si duhet të ndryshohen ato, ose nëse miratimi duhet të refuzohet dhe Komisioni, brenda 30 ditëve nga marrja e raportit, ia përcjell këtë të fundit autoriteteve kompetente të shteteve anëtare.
Komentet ose kundërshtimet e arsyetuara për vendosjen e mëtejshme në treg të OMGJ-ve, ose për propozimin e ndryshimit të kushteve të miratimit i përcillen Komisionit brenda 60 ditëve nga dërgimi i raportit të vlerësimit, i cili ia përcjell menjëherë të gjitha autoriteteve kompetente.
Autoritetet kompetente dhe Komisioni mund të diskutojnë çështjet e pazgjidhura me qëllim arritjen e një marrëveshjeje brenda 75 ditëve nga data e dërgimit të raportit të vlerësimit.
Në mungesë së kundërshtimeve të arsyetuara nga ndonjë shteti anëtar ose Komisioni brenda 60 ditëve nga data e dërgimit të informacionit të ri, ose pas zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura brenda 75 ditëve, autoriteti kompetent që përgatit raportin, e ndryshon miratimin sipas propozimit, ia dërgon miratimin e ndryshuar njoftuesit dhe informon shtetet e tjera anëtare dhe Komisionin për këtë brenda 30 ditëve.
- Rezultatet e monitorimit të kryer sipas pjesës C të direktivës bëhen publike, për të garantuar transparencën e tij.
Neni 21
Etiketimi
- Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që të gjitha fazat e vendosjes në treg, etiketimi dhe paketimi i OMGJ-ve të vendosura në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre, përputhen me kërkesat përkatëse të përcaktuara në miratimin me shkrim të përmendur në nenin 15, paragrafi 3, nenin 17, paragrafët 5 dhe 8, në nenin 18, paragrafi 2 dhe në nenin 19, paragrafi 3.
- Për produktet ku nuk mund të përjashtohet prania e rastësishme ose gjurmët e pashmangshme nga ana teknike të OMGJ-ve të autorizuara, mund të përcaktohet një prag minimal nën të cilin këto produkte nuk duhet të etiketohen sipas dispozitave të paragrafit 1. Nivelet e pragut përcaktohen sipas produktit përkatës, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2.
Neni 22
Qarkullimi i lirë
Pa cenuar nenin 23, shtetet anëtare nuk ndalojnë, kufizojnë ose pengojnë vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre, të cilët janë në përputhje me kërkesat e kësaj direktive.
Neni 23
Klauzola për masat mbrojtëse
- Nëse një shtet anëtar, si rezultat i vënies në dispozicion të informacioneve të reja ose informacioneve shtesë pas datës së miratimit dhe që ndikojnë në vlerësimin e rreziqeve mjedisore ose në rivlerësimin e informacionit ekzistues në bazë të njohurive shkencore të reja ose shtesë, disponon prova të detajuara për të gjykuar se vendosja në treg e një OMGJ-je si produkt ose në përmbajtje të tij, i cili është njoftuar në mënyrën e duhur dhe ka marrë miratimin me shkrim sipas kësaj direktive, përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, ai mund të kufizojë ose ndalojë përkohësisht përdorimin dhe/ose shitjen në territorin e tij të këtij OMGJ-je si produkt ose në përmbajtje të tij.
Shteti anëtar garanton se në rast rreziku serioz, do të zbatohen masat e emergjencës, të tilla si pezullimi ose ndalimi i vendosjes në treg, duke përfshirë edhe informimin e publikut.
Shteti anëtar informon menjëherë Komisionin dhe shtetet e tjera anëtare për veprimet e ndërmarra sipas këtij neni dhe jep arsyet e vendimit të tij, duke vënë në dispozicion rishikimin e vlerësimit të rreziqeve mjedisore, duke saktësuar nëse duhet të ndryshohen kushtet e miratimin dhe mënyrën se si duhet të ndryshohen ato, ose nëse miratimi duhet të anulohet, dhe sipas rastit, informacionin e ri ose shtesë mbi të cilin bazohet vendimi i tij.
- Për këtë çështje merret një vendim brenda 60 ditëve, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2. Për qëllime të llogaritjes së periudhës 60-ditore, nuk merret në konsideratë asnjë periudhë kohore gjatë së cilës Komisioni pret informacione të mëtejshme që mund të ketë kërkuar nga njoftuesi ose kërkon opinionin e Komiteteve Shkencore të këshilluara. Periudha kohore gjatë së cilës Komisioni pret opinionin e Komitetit Shkencor të këshilluar nuk duhet të kalojë 60 ditë.
Po ashtu, nuk merret në konsideratë periudha kohore që i nevojitet Këshillit për të vepruar në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2.
Neni 24
Informimi i publikut
- Pa cenuar nenin 25 dhe pas marrjes së njoftimit në përputhje me nenin 13, paragrafi 1, Komisioni vë menjëherë në dispozicion të publikut përmbledhjen e përmendur në nenin 13, paragrafi 2, germa "h". Në rastin e përmendur në nenin 14, paragrafi 3, germa "a", Komisioni vë në dispozicion të publikut edhe raportet e vlerësimit. Publiku ka 30 ditë në dispozicion për t'i dërguar komentet e tij Komisionit. Komisioni ia përcjell menjëherë komentet autoriteteve kompetente.
- Pa cenuar nenin 25, vihen në dispozicion të publikut raportet e vlerësimit të kryera për të gjitha OMGJ-të si produkte ose në përmbajtje të tyre, për të cilat është marrë miratimi me shkrimin për vendosjen në treg ose vendosja në treg e të cilave është refuzuar sipas kësaj direktive, si dhe opinionet e Komiteteve Shkencore të këshilluara. Për çdo produkt, duhet të specifikohen përdorimet dhe OMGJ-ja ose OMGJ-të në përmbajtje të tyre.
PJESA D
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 25
Konfidencialiteti
- Komisioni dhe autoritetet kompetente nuk duhet t'u zbulojnë palëve të treta informacionet konfidenciale të njoftuara ose të shkëmbyera sipas kësaj direktive dhe duhet të mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale në lidhje me të dhënat e marra.
- Njoftuesi mund të sugjerojë në njoftimin e paraqitur sipas kësaj direktive, nëse vlerëson se ekzistojnë të dhëna që mund të dëmtojnë pozicionin e tij konkurrues dhe që duhet të trajtohen si konfidenciale. Në raste të tilla duhet të jepet një arsyetim i verifikueshëm.
- Autoriteti kompetent, pas konsultimeve me njoftuesin, vendos se cilat informacione do të mbahen konfidenciale dhe informon njoftuesin për vendimin e tij.
- Në asnjë rast nuk lejohet që informacionet e paraqitura në përputhje me nenet 6, 7, 8, 13, 17, 20 ose 23 të mbahen konfidenciale:
- përshkrimi i përgjithshëm i OMGJ-së apo OMGJ-ve, emri dhe adresa e njoftuesit, qëllimi i lëshimit, vendi i lëshimit, si dhe përdorimet e synuara;
- metoda dhe planet e monitorimit të OMGJ-së apo OMGJ-ve dhe të përgjigjes në rast emergjencash;
- vlerësimi i rreziqeve mjedisore.
- Nëse, për çfarëdo arsye, njoftuesi e tërheq njoftimin, autoritetet kompetente dhe Komisioni duhet të respektojnë konfidencialitetin e informacioneve të dhëna.
Neni 26
Etiketimi i OMGJ-ve të përmendura në nenin 2, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë
- OMGJ-të e vëna në dispozicion për operacionet e përmendura në nenin 2, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë, i nënshtrohen kërkesave për etiketimin e duhur në përputhje me seksionet përkatëse të shtojcës IV, në mënyrë që në etiketë ose në dokumentet shoqëruese të jepet informacion i qartë për praninë e OMGJ-ve. Për këtë qëllim, në dokumentet shoqëruese duhet të cilësohen fjalët "Ky produkt përmban organizma të modifikuar gjenetikisht".
- Kushtet për zbatimin e paragrafit 1 vendosen në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2, pa shkaktuar përsëritje ose mospërputhje të reja me dispozitat ekzistuese për etiketimin të përcaktuara në legjislacionin komunitar. Për këtë, duhet të merren në konsideratë, sipas rastit, dispozitat e etiketimit të përcaktuara nga shtetet anëtare në përputhje me legjislacionin komunitar.
Neni 27
Përshtatja e shtojcave me progresin teknik
Seksionet C dhe D të shtojcës II, shtojcat III deri në VI dhe seksioni C i shtojcës VII përshtaten me progresin teknik, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30, paragrafi 2.
Neni 28
Konsultimi me Komitetet Shkencore
- Në rastet kur autoriteti kompetent ose Komisioni ngrenë dhe paraqesin një kundërshtim në lidhje me rreziqet e OMGJ-ve ndaj shëndetit të njerëzve dhe mjedisit në përputhje me nenin 15, paragrafi 1; nenin 17, paragrafi 4; nenin 20, paragrafi 3 ose 23, ose në rastin kur raporti i vlerësimit i përmendur në nenin 14 evidenton se OMGJ-ja nuk duhet të vendoset në treg, Komisioni konsultohet për kundërshtimin në fjalë me Komitetet Shkencore përkatëse, me iniciativën e tij ose më kërkesë të një shteti anëtar.
- Gjithashtu, Komisioni mund të konsultohet me Komitetet Shkencore përkatëse, me iniciativën e tij ose me kërkesë të një shteti anëtar, për çdo çështje që mbulohet nga kjo direktivë dhe që mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.
- Procedurat administrative të përcaktuara në këtë direktivë nuk duhet të cenohen nga paragrafi 2.
Neni 29
Konsultimi me Komitetin ose Komitetet e Etikës
- Pa cenuar kompetencat e shteteve anëtare në lidhje me çështjet etike, Komisioni, me iniciativë të tij ose me kërkesë të Parlamentit Evropian ose Këshillit, konsultohet me çdo komitet të ngritur prej tij me qëllim marrjen e këshillave për implikimet etike të bioteknologjisë, të tilla si Grupi Evropian për Etikën në Shkencë dhe Teknologjitë e Reja për çështjet etike me natyrë të përgjithshme.
Konsultimi mund të bëhet edhe me kërkesë të një shteti anëtar.
- Konsultimi kryhet sipas rregullave të qarta të paanësisë, transparencës dhe aksesueshmërisë së publikut. Rezultati i tij duhet të jetë i aksesueshëm nga publiku.
- Procedurat administrative të parashikuara në këtë direktivë nuk duhet të cenohen nga paragrafi 1.
Neni 30
Procedura e Komitetit
- Komisioni asistohet nga një komitet.
- Aty ku përmendet ky paragraf, gjejnë zbatim nenet 5 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Periudha e përcaktuar në nenin 5, paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE është tre muaj.
- Komiteti miraton vetë rregulloren e tij të brendshme.
Neni 31
Shkëmbimi i informacionit dhe raportimi
- Shtetet anëtare dhe Komisioni takohen rregullisht dhe shkëmbejnë informacione për përvojën e fituar në lidhje me parandalimin e rreziqeve që lidhen me lëshimin dhe vendosjen në treg të OMGJ-ve. Ky shkëmbim informacioni mbulon gjithashtu përvojën e fituar nga zbatimi i nenit 2, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë, në vlerësimin e rreziqeve mjedisore, në monitorimin dhe çështjet e konsultimit dhe informimit të publikut.
Kur është e nevojshme, udhëzimet për zbatimin e nenit 2, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë, mund të ofrohen nga komiteti i ngritur sipas nenit 30, paragrafi 1.
- Komisioni krijon një ose disa regjistra për qëllime të regjistrimit të informacionit për modifikimet gjenetike të OMGJ-ve të përmendura në pikën A nr. 7 të shtojcës IV. Pa cenuar nenin 25, regjistri/regjistrat përfshijnë një pjesë e cila është e aksesueshme nga publiku. Masat e detajuara për funksionimin e regjistrave vendosen në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 30, paragrafi 2.
- Pa cenuar paragrafin 2 dhe pikën A nr. 7 të shtojcës IV
- a) Shtetet anëtare krijojnë regjistra publikë në të cilët regjistrohet vendndodhja e lëshimit të OMGJ-ve sipas pjesës B.
- b) Shtetet anëtare krijojnë gjithashtu regjistra për regjistrimin e vendndodhjes së OMGJ-ve të kultivuara sipas pjesës C, ndër të tjera, për të monitoruar efektet e mundshme të këtyre OMGJ-ve në mjedis, në përputhje me dispozitat e nenit 19, paragrafi 3, germa "f" dhe nenit 20, paragrafi 1. Pa cenuar dispozitat në nenet 19 dhe 20, vendndodhja në fjalë:
- i njoftohet autoriteteve kompetente, dhe
- bëhet publike
në mënyrën që vlerësohet e përshtatshme nga autoritetet kompetente dhe në përputhje me dispozitat e legjislacionit të brendshëm.
- Çdo tre vjet, shtetet anëtare i dërgojnë Komisionit një raport mbi masat e marra për zbatimin e dispozitave të kësaj direktive. Raporti përfshin një përmbledhje të shkurtër të bazuar në fakte mbi përvojën e tyre me OMGJ-të e vendosura në treg si produkte ose në përmbajtje të tyre në përputhje me këtë direktivë.
- Çdo tre vjet, Komisioni publikon një përmbledhje të bazuar në raportet e përmendura në paragrafin 4.
- Komisioni i dërgon Parlamentit Evropian dhe Këshillit, në vitin 2003 dhe më pas çdo tre vjet, një raport mbi përvojën e shteteve anëtare me OMGJ-të e vendosura në treg sipas kësaj direktive.
- Me paraqitjen e këtij raporti në vitin 2003, Komisioni paraqet në të njëjtën kohë një raport specifik për zbatimin e pjesës B dhe C, duke përfshirë një vlerësim të:
- a) të gjitha implikimeve të tij, veçanërisht për të marrë në konsideratë shumëllojshmërinë e ekosistemeve evropiane dhe nevojën për të plotësuar kuadrin rregullator në këtë fushë;
- b) fizibilitetit të alternativave të ndryshme për përmirësimin e mëtejshëm të konsistencës dhe efikasitetit të këtij kuadri, duke përfshirë një procedurë autorizimi të centralizuar të Komunitetit dhe masat për marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni;
- c) faktit nëse është fituar përvojë e mjaftueshme në lidhje me zbatimin e procedurave të diferencuara të përmendura në pjesën B, për të justifikuar përfshirjen në këto procedura të një dispozite mbi miratimin e nënkuptuar, si dhe në lidhje me pjesën C, për të justifikuar zbatimin e procedurave të diferencuara; dhe
- d) implikimeve socioekonomike të lëshimeve të qëllimshme dhe të vendosjes në treg të OMGJ-ve.
- Komisioni i dërgon Parlamentit Evropian dhe Këshillit një raport vjetor për çështjet etike të përmendura në nenin 29, paragrafi 1; raporti mund të shoqërohet, sipas rastit, me një propozim për ndryshimin e kësaj direktive.
Neni 32
Zbatimi i Protokollit të Kartagjenës mbi biosigurinë
- Komisioni ftohet të paraqesë sa më shpejt dhe në çdo rast përpara korrikut të vitit 2001, një propozim legjislativ për zbatimin e detajuar të Protokollit të Kartagjenës mbi biosigurinë. Propozimi duhet të plotësojë, dhe nëse nevojitet, të ndryshojë dispozitat e kësaj direktive.
- Ky propozim duhet të përfshijë, në veçanti, masat e duhura për zbatimin e procedurave të përcaktuara në Protokollin e Kartagjenës dhe, në përputhje me këtë protokoll, t'u kërkojë eksportuesve brenda Komunitetit që të garantojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave të procedurës së marrëveshjes së njoftuar paraprakisht, siç përcaktohet në nenet 7 deri në 10, si dhe në nenet 12 dhe 14 të Protokollit të Kartagjenës.
Neni 33
Sanksionet
Shtetet anëtare përcaktojnë sanksionet e zbatueshme për shkeljet e dispozitave kombëtare të miratuara në zbatim të kësaj direktive. Sanksionet duhet të jenë efikase, proporcionale dhe shtrënguese.
Neni 34
Transpozimi
- Shtetet anëtare miratojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë deri më datë 17 tetor 2002. Ato njoftojnë menjëherë Komisionin për këtë.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyrat për bërjen e një reference të tillë përcaktohen nga vetë shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë.
Neni 35
Njoftimet në pritje
- Njoftimet për vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tyre, të cilat janë marrë në përputhje me Direktivën 90/220/KEE dhe për të cilat procedurat e parashikuara në atë direktivë nuk kanë përfunduar deri më datë 17 tetor 2002, i nënshtrohen dispozitave të kësaj direktive.
- Njoftuesit duhet t'i kenë kryer njoftimet e tyre në përputhje me këtë direktivë brenda datës 17 janar 2003.
Neni 36
Shfuqizimi
- Direktiva 90/220/KEE shfuqizohet më datë 17 tetor 2002.
- Referencat e bëra për direktivën e shfuqizuar interpretohen si referenca të bëra për këtë direktivë dhe lexohen në përputhje me tabelën e përputhshmërisë në shtojcën VIII.
Neni 37
Kjo direktivë hyn në fuqi në datën e botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Komuniteteve Evropiane.
Neni 38
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më datë 12 mars 2001.
Për Parlamentin Evropian
- Fontaine
Presidenti
Për Këshillin
- Pagrotsky
Presidenti
SHTOJCA I A
TEKNIKAT E PËRMENDURA NË NENIN 2, PARAGRAFI 2
PJESA 1
Teknikat e modifikimit gjenetik të përmendura në nenin 2, paragrafi 2, germa "a", ndër të tjera, janë:
- teknikat e rikombinimit të acidit nukleik që përfshijnë formimin e kombinimeve të reja të materialit gjenetik duke futur molekula acidi nukleik të prodhuara me çfarëdo lloj mënyre jashtë një organizmi, në ndonjë virus, në plazmidet e baktereve ose në sisteme të tjera vektor dhe duke i përfshirë në një organizëm bartës, në të cilin nuk gjenden në mënyrë të natyrshme, por në të cilin janë të afta për t'u shumuar;
- teknikat që përfshijnë futjen e drejtpërdrejtë në një organizëm e materialit të trashëgueshëm të përgatitur jashtë organizmit, duke përfshirë mikroinjektimin, makroinjektimin dhe mikroinkapsulimin, në një organizëm;
- teknikat e shkrirjes qelizore (përfshirë këtu shkrirjen e protoplastës) ose të hibridizimit, ku qelizat e gjalla me kombinime të reja të materialit të trashëgueshëm gjenetik formohen nëpërmjet shkrirjes së dy apo më shumë qelizave me anën e metodave që nuk ndodhin në mënyrë të natyrshme.
PJESA 2
Teknikat e përmendura në nenin 2, paragrafi 2, germa "b", të cilat konsiderohen se nuk rezultojnë në modifikim gjenetik, me kusht që të mos përfshijnë përdorimin e molekulave të rikombinuara të acidit nukleik ose organizma të modifikuara gjenetikisht të përftuara nga teknika/metoda të ndryshme nga ato të përjashtuara nga shtojca I B:
- fertilizimi in vitro,
- proceset natyrale si: çiftimi, transferimi ose transformimi i materialit gjenetik,
- futja e qelizave poliploide (që kanë më shumë se dy çifte kromozomesh)
SHTOJCA I B
TEKNIKAT E PËRMENDURA NË NENIN 3
Teknikat/metodat e modifikimit gjenetik përmes të cilave përftohen mikroorganizma të cilat do të përjashtohen nga kjo direktivë, me kusht që të mos përfshijnë përdorimin e molekulave të rikombinuara të acidit nukleik, ose organizma të modifikuara gjenetikisht të ndryshme nga ato të përftuara me një ose më shumë nga teknikat/metodat e renditura më poshtë janë:
- mutagjeneza (mutacioni i gjeneve),
- bashkimi qelizor (duke përfshirë shkrirjen e protoplastës) i qelizave bimore, të cilat mund të përftohen nëpërmjet metodave tradicionale të kultivimit.
SHTOJCA II
PARIMET PËR VLERËSIMIN E RREZIQEVE MJEDISORE
Kjo shtojcë përshkruan në vija të përgjithshme objektivat që duhet të arrihen, elementet që duhet të merren parasysh dhe parimet e përgjithshme dhe metodologjinë që duhen ndjekur në vlerësimin e rreziqeve mjedisore (VRM) të përmendur në nenet 4 dhe 13. Ajo do të plotësohet me shënimet udhëzuese që do të zhvillohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 30, paragrafi 2. Shënimet udhëzuese duhet të plotësohen deri më datë 17 tetor 2002.
Me synimin për të kontribuar në një kuptim të përbashkët të termave "i drejtpërdrejtë, i tërthortë, i menjëhershëm dhe i vonuar" në zbatimin e kësaj shtojce, pa cenuar udhëzimet e mëtejshme në këtë drejtim dhe në veçanti lidhur me masën në të cilën efektet e tërthorta mund dhe duhet të merren në konsideratë, këto terma përshkruhen si më poshtë:
- "efektet e drejtpërdrejta" i referohen efekteve primare në shëndetin e njeriut ose në mjedisin që janë rezultat i vetë OMGJ-së dhe që nuk ndodhin përmes zinxhirit rastësor të ngjarjeve;
- "efektet e tërthorta" i referohen efekteve në shëndetin e njeriut ose në mjedis që ndodhin përmes një zinxhiri ngjarjesh, me anë të mekanizmave të tillë si ndërveprimet me organizmat e tjerë, transferimi i materialit gjenetik, apo ndryshimet në përdorim ose menaxhim.
Vëzhgimet e efekteve të tërthorta janë zakonisht të vonuara;
- "efektet e menjëhershme" i referohen efekteve në shëndetin e njeriut ose në mjedis, të cilat vërehen gjatë periudhës së lëshimit të OMGJ-së. Efektet e menjëhershme mund të jenë të drejtpërdrejta ose të tërthorta;
- "efektet e vonuara" i referohen efekteve në shëndetin e njeriut apo në mjedis që mund të mos vërehen gjatë periudhës së lëshimit të OMGJ-së, por bëhen të dukshme si efekte të drejtpërdrejta ose të tërthorta në një fazë të mëvonshme apo pas përfundimit të lëshimit.
Një parim i përgjithshëm për vlerësimin e rreziqeve mjedisore është gjithashtu kryerja e analizës së "efekteve afatgjata kumulative" që lidhen me lëshimin dhe vendosjen në treg. "Efektet afatgjata kumulative" i referohen efekteve të akumuluara në shëndetin e njeriut dhe në mjedis, duke përfshirë, ndër të tjera, florën dhe faunën, pjellorinë e tokës, degradimin e materialeve organike në tokë, zinxhirin ushqimor për kafshët/njerëzit, diversitetin biologjik, shëndetin e kafshëve dhe problemet e rezistencës ndaj antibiotikëve.
- Objektivi
Objektivi i një VRM-je (Vlerësimi i rrezikut mjedisor) është të identifikojë dhe të vlerësojë rast pas rasti efektet e mundshme negative të OMGJ-ve në shëndetin e njeriut dhe në mjedis, qofshin të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të menjëhershme apo të vonuara, që mund të ketë lëshimi i kontrolluar ose vendosja në treg e OMGJ-ve. VRM-ja duhet të kryhet me qëllimin për të identifikuar nëse ka nevojë për administrimin e rrezikut dhe nëse po, të identifikohen metodat më të përshtatshme që do të përdoren.
- Parime të përgjithshme
Në përputhje me parimin e parandalimit, gjatë kryerjes së VRM-së duhet të ndiqen parimet e mëposhtme:
- karakteristikat e identifikuara të OMGJ-së dhe përdorimi i tij që mund të shkaktojë efekte negative, duhet të krahasohen me ato të paraqitura nga organizmi jo i modifikuar nga i cili ka rrjedhur dhe nga përdorimi i tij, sipas situatave përkatëse;
- VRM-ja duhet të kryhet në një mënyrë të saktë nga pikëpamja shkencore dhe transparente, bazuar në të dhënat shkencore dhe teknike në dispozicion;
- VRM-ja duhet të kryhet rast pas rasti, gjë e cila që do të thotë se informacioni i kërkuar mund të ndryshojnë në varësi të llojit të OMGJ-ve në fjalë, përdorimit të tyre të synuar dhe mjedisit të mundshëm pritës, duke marrë në konsideratë, ndër të tjera, OMGJ-të e lëshuara tashmë në mjedis;
- në qoftë se informacioni i ri mbi OMGJ-në dhe efektet e tij në shëndetin e njeriut apo në mjedis vihet në dispozicion, VRM-ja duhet të kryhet sërish, me qëllimin për:
- të përcaktuar nëse rreziku ka ndryshuar;
- të përcaktuar nëse ekziston nevoja për ndryshimin e administrimit të rrezikut në përputhje me rrethanat.
- Metodologjia
C.1. Karakteristikat e OMGJ-ve dhe lëshimeve
Në varësi të rastit, VRM-ja duhet të marrë në konsideratë detajet përkatëse teknike dhe shkencore që lidhen me karakteristikat e:
- organizmave marrës ose të organizmave prindëror;
- modifikimeve gjenetike, qofshin ato përfshirje ose fshirje e materialit gjenetik, dhe informacionet përkatëse për vektorin dhe dhuruesin;
- OMGJ-së;
- lëshimit apo përdorimit të synuar, duke përfshirë shkallën e tij;
- mjedisit të mundshëm pritës; dhe
- ndërveprimit midis tyre.
Informacioni nga lëshimet e organizmave të ngjashme dhe organizmave me veti të ngjashme dhe ndërveprimi tyre me mjedise të ngjashme mund të ndihmojë VRM-në.
C.2. Hapat e VRM-së
Në nxjerrjen e konkluzioneve për VRM-në e përmendur në nenet 4, 6, 7 dhe 13 duhet të trajtohen çështjet e mëposhtme:
- Identifikimi i karakteristikave që mund të shkaktojnë efekte negative:
Duhet të identifikohet çdo karakteristikë e OMGJ-ve lidhur me modifikimin gjenetik që mund të rezultojë në efekte negative në shëndetin e njeriut apo në mjedis. Krahasimi i karakteristikave të OMGJ-ve me ato të organizmit jo të modifikuar në kushtet e duhura të lëshimit apo përdorimit, do të ndihmojë në identifikimin e efekteve të veçanta të mundshme negative që rrjedhin nga modifikimi gjenetik. Është e rëndësishme të mos neglizhohet asnjë efekt negativ me arsyetimin se nuk ka gjasa të ndodhë.
Efektet e mundshme negative të OMGJ-ve do të ndryshojnë nga rasti në rast dhe mund të përfshijnë:
- sëmundje të njerëzve, duke përfshirë efektet alergjike apo toksike (shihni shembujt në pikat II.A.11. dhe II.C.2 pika "i" në shtojcën III A dhe B 7 në shtojcën III B);
- sëmundje të kafshëve dhe bimëve, duke përfshirë efekte toksike dhe sipas rastit edhe efekte alergjike (shihni shembujt në pikat II.A.11. dhe II.C.2 pika "i" në shtojcën III A dhe B 7 dhe D 8 në shtojcën III B);
- efekte në dinamikën e popullatave të llojeve në mjedisin pritës dhe të diversitetit gjenetik të secilës prej këtyre popullatave (shihni shembujt në pikat IV B 8, 9 dhe 12 në shtojcën III A);
- ndryshim të ndjeshmërisë ndaj patogjenëve, duke lehtësuar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe/ose krijimin e rezervuarëve ose vektorëve të rinj;
- kompromentim të trajtimeve mjekësore profilaktike ose terapeutike, veterinare për mbrojtjen e bimëve, për shembull me transferim të gjeneve të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve të përdorur në mjekësinë humane apo veterinare (shihni shembujt në pikat II.A.11, germa "e" dhe II.C.2, germa "i", pika IV në shtojcën III A);
- efekte në biogjeokimi (cikle biogjeokimike), veçanërisht riciklimi i karbonit dhe azotit përmes ndryshimeve në dekompozimin e materialit organik në tokë (shihni shembujt në pikat II.A.11, germa "f" dhe IV.B.15 në shtojcën III A dhe D 11 në shtojcën III B).
Efektet negative mund të paraqiten drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes mekanizmave të cilët mund të përfshijnë:
- përhapjen e OMGJ-ve në mjedis,
- transferimin e materialit gjenetik të futur në organizma të tjerë, ose në të njëjtin organizëm të modifikuar gjenetikisht ose jo,
- paqëndrueshmërinë fenotipike dhe gjenetike,
- ndërveprimet me organizma të tjerë,
- ndryshimet në administrim, duke përfshirë, kur është e zbatueshme, në praktikat bujqësore.
- Vlerësimi i pasojave të mundshme të çdo efekti negativ, nëse ndodh
Duhet të vlerësohet shkalla e pasojave të secilit efekt negativ.
Ky vlerësim duhet të marrë në konsideratë se një efekt i tillë negativ do të ndodhë. Shkalla e pasojave mund të ndikohet nga mjedisi në të cilin planifikohen të lëshohen OMGJ-të dhe nga mënyra e lëshimit të tyre.
- Vlerësimi i mundësisë së paraqitjes së secilit efekt negativ të identifikuar
Një faktor i rëndësishëm në vlerësimin e probabilitetit të efekteve negative që ndodhin janë karakteristikat e mjedisit në të cilin parashikohen të lëshohen OMGJ-të dhe mënyra e lëshimit e tyre.
- Vlerësimi i rrezikut që paraqet secila karakteristikë e identifikuar e OMGJ-ve
Duhet të kryhet, aq sa është e mundur, një vlerësim i rrezikut që paraqet çdo karakteristikë e identifikuar OMGJ-ve, e cila mund shkaktojë efekte negative në shëndetin e njeriut apo në mjedis, duke pasur parasysh gjendjen aktuale, duke kombinuar mundësinë e ndodhjes së efektit negativ dhe shkallën e pasojave, nëse ato ndodhin.
- Zbatimi i strategjive të administrimit të rreziqeve nga lëshimi i qëllimshëm ose vendosja në treg e OMGJ-ve
Vlerësimi i rrezikut duhet të identifikojmë rreziqet që kërkojnë administrim dhe mënyrën më të mirë për administrimin e tyre, si dhe duhet të përcaktohet strategjia e administrimit.
- Përcaktimi i rrezikut të përgjithshëm të OMGJ-ve
Duhet të bëhet një vlerësim i rrezikut të përgjithshëm të OMGJ-ve, duke marrë parasysh çdo strategji të propozuar për administrimin e rrezikut.
- Konkluzionet për ndikimin e mundshëm në mjedis të lëshimit ose vendosjes në treg të OMGJ-ve
Në bazë të një VRM-je të kryer në përputhje me parimet dhe metodologjinë e paraqitur në seksionet B dhe C, duhet të përfshihet informacioni në pikat e renditura në seksionet D1 apo D2, sipas rastit, në njoftimet me qëllim për të ndihmuar në nxjerrjen e konkluzioneve për ndikimin e mundshëm në mjedis të lëshimit ose vendosjes në treg të OMGJ-ve:
D.1. Në rastet e OMGJ-ve të ndryshme nga bimët e larta
- Mundësia që OMGJ-ja të bëhet e qëndrueshme dhe pushtuese në habitatet natyrore në kushtet e lëshimeve të propozuara.
- Çdo përparësi apo pengesë të zgjedhur për OMGJ-në dhe mundësia që kjo të bëhet realitet në kushtet e lëshimeve të propozuara.
- Mundësia për transferimin e gjeneve te specie të tjera në kushtet e lëshimit të propozuar të OMGJ-së dhe çdo përparësi apo pengesë e zgjedhur për këto specie.
- Ndikimi i mundshëm, i menjëhershëm dhe/ose i vonuar në mjedis i ndërveprimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta midis OMGJ-ve dhe organizmave të synuar (nëse është e zbatueshme).
- Ndikimi i mundshëm, i menjëhershëm dhe/ose i vonuar në mjedis i ndërveprimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta midis OMGJ-ve dhe organizmave të cilëve nuk u dedikohet preparati, duke përfshirë ndikimin në nivelet e popullatës së konkurrentëve, presë, pritëse, simbiontëve, grabitqarëve, parazitëve dhe patogjenëve.
- Efektet e mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara në shëndetin e njeriut që rezultojnë nga ndërveprimet e mundshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të OMGJ-ve me personat që punojnë me to, bien në kontakt me to ose ndodhen në afërsi të vendit të lëshimit të tyre.
- Efektet e mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara në shëndetin e kafshëve dhe pasojat në zinxhirin ushqimor për kafshët/njerëzit që rezultojnë nga konsumimi i OMGJ-së dhe çdo produkti që rrjedh prej tij, nëse synohet të përdoret si ushqim për kafshët.
- Efektet e mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara në proceset biogjeokimike që rezultojnë nga ndërveprimet e mundshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të OMGJ-së me organizmat të cilëve u dedikohet dhe nuk u dedikohet preparati që gjendjen në afërsi të vendit të lëshimit të OMGJ-ve.
- Ndikimet mjedisore të mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të teknikave specifike të përdorura për menaxhimin e OMGJ-ve, kur janë të ndryshme nga ato të përdorura për organizmat jo të modifikuar gjenetikisht.
D.2. Në rastin e bimëve të larta të modifikuara gjenetikisht (BLMGJ)
- Mundësia që BLMGJ-të të bëhen më të qëndrueshme sesa marrësi ose bimët prindërore në habitatet bujqësore ose më pushtuese në habitatet natyrore.
- Çdo përparësi apo pengesë të zgjedhur për BLMGJ-të.
- Mundësia e transferimit të gjeneve në specie të njëjta ose të tjera bimore seksualisht të pajtueshme, në kushtet e mbjelljes së BLMGJ-së, si dhe çdo avantazh apo pengesë e zgjedhur për këto specie bimore.
- Ndikimi mjedisor i mundshëm, i menjëhershëm dhe/ose i vonuar që rezulton nga ndërveprimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të BLMGJ-ve me organizmat e synuara, të tilla si grabitqarët, parazitët dhe patogjenët (nëse është e zbatueshme).
- Ndikimi mjedisor i mundshëm i menjëhershëm dhe/ose i vonuar i ndërveprimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të BLMGJ-së me organizma të cilëve nuk u dedikohet preparati (duke marrë në konsideratë organizmat që ndërveprojnë me organizma të synuara), duke përfshirë nivelet e popullatës së konkurrentëve, presë, simbiontëve (kur është e zbatueshme), grabitqarëve, parazitëve dhe patogjenëve.
- Efektet e mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara në shëndetin e njeriut që rezultojnë nga ndërveprimet e mundshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të BLMGJ-së me personat që punojnë me të, që bien në kontakt me to ose në afërsi vendit të lëshimit të BLMGJ-së.
- Efektet e mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara në shëndetin e kafshëve dhe pasojat në zinxhirin ushqimor për kafshët/njerëzit që rezultojnë nga konsumimi i OMGJ-së dhe produkteve që rrjedhin prej tij, nëse synohet të përdoret si ushqim për kafshët.
- Efektet e mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara në proceset biogjeokimike që rezultojnë nga ndërveprimet e mundshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të OMGJ-së me organizmat të cilëve u dedikohet dhe nuk u dedikohet preparati që gjendjen në afërsi të vendit të lëshimit të OMGJ-ve.
- Ndikimet mjedisore të mundshme të menjëhershme dhe/ose të vonuara, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga teknikat specifike të përdorura për kultivimin, menaxhimin dhe mbledhjen e BLMGJ-ve të ndryshme nga ato të përdorura për bimët e larta jo të modifikuara gjenetikisht.
SHTOJCA III
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR NJOFTIMIN
Në njoftimin e përmendur në pjesën B ose C të direktivës, duhet të përfshihet, sipas rastit, informacioni i përcaktuar në vijim, te nënshtojcat.
Jo të gjitha pikat e përfshira do të zbatohen për çdo rast. Për këtë arsye, parashikohet që çdo njoftim i caktuara të përmbajnë vetëm atë nëngrup informacioni që lidhet me situatën e caktuar.
Edhe niveli i informacionit të detajuar që kërkohet në përgjigje për çdo aspekt të veçantë mund të variojë gjithashtu sipas natyrës dhe shkallës së lëshimit të propozuar.
Zhvillimet e ardhshme në fushën e modifikimin gjenetik mund të kërkojnë përshtatjen e kësaj shtojce me progresin teknik ose zhvillimin e shënimeve udhëzuese në këtë shtojcë. Mund të bëhet diferencimi i mëtejshëm i kërkesave të informacionit për lloje të ndryshme OMGJ-sh; si për shembull organizma njëqelizorë, peshq ose insekte; ose për përdorime të veçanta të OMGJ-ve, si zhvillimi i vaksinave, pasi të jetë fituar përvoja e mjaftueshme për lëshimin e OMGJ-ve të veçanta në Komunitet.
Në dosje duhet të përmendet edhe përshkrimi i mënyrave të përdorura ose referenca për mënyrat e standardizuara ose të njohura ndërkombëtarisht, bashkë me emrin e organit ose organeve përgjegjëse për kryerjen e studimeve.
Shtojca III A zbatohet për lëshimet e të gjitha llojeve të organizmave të modifikuara gjenetikisht të ndryshme nga bimët e larta. Shtojca III B zbatohet për lëshimet e bimëve të larta të modifikuara gjenetikisht.
Termi "bimë të larta" nënkupton bimët që i përkasin grupit taksonomik spermatofite (Gimnosperme dhe Angiosperme).
SHTOJCA III A
INFORMACIONI I KËRKUAR NË NJOFTIMET PËR LËSHIMET E ORGANIZMAVE TË MODIFIKUARA GJENETIKISHT TË NDRYSHME NGA BIMËT E LARTA
- INFORMACION I PËRGJITHSHËM
- Emri dhe adresa e njoftuesit (shoqëria ose instituti)
- Emri, kualifikimet dhe përvoja e shkencëtarëve përgjegjës
- Titulli i projektit
- INFORMACIONI PËR OMGJ-NË
- Karakteristikat e a), dhuruesit; b), marrësit; ose c), (sipas rastit) organizmave prindërorë:
- emri shkencor;
- taksonomia;
- emra të tjerë (emri i zakonshëm, emri i prejardhjes etj.);
- karakteristikat fenotipike dhe gjenetike;
- shkalla e lidhjes midis dhuruesit ose marrësit, ose organizmave prindërorë;
- përshkrimi ose identifikimi i teknikave të zbulimit;
- ndjeshmëria, besueshmëria (në terma sasiorë), specifika e zbulimit dhe teknikat e identifikimit;
- përshkrimi i shpërndarjes gjeografike dhe i habitatit natyror të organizmit, duke përfshirë informacionin për grabitqarët natyrorë, prenë, parazitët, konkurruesit, simbiontët dhe pritësit,
- organizmat, transferimi i materialit gjenetik të të cilëve ndodh në kushte natyrale;
- verifikimi i qëndrueshmërisë gjenetik të organizmave dhe faktorët që ndikojnë në të;
- karakteristikat patologjike, ekologjike dhe fiziologjike:
- a) klasifikimi i rrezikut sipas rregullave ekzistuese të Komunitetit për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe/ose të mjedisit;
- b) koha e gjenerimit në ekosistemet natyrore, cikli riprodhues seksual dhe joseksual;
- c) informacion për mbijetesën, duke përfshirë përshtatshmërinë dhe aftësinë për të krijuar struktura mbijetese;
- d) patogjeniteti: infektiviteti, toksigjeniteti, virulenca, alergjeniteti, bartësi (vektori) i patogjenit, vektorët e mundshëm, shkalla e pranimit dhe organizmat të cilëve nuk u dedikohet preparati. Aktivizimi i mundshëm i viruseve latente (proviruseve). Aftësia për të kolonizuar organizma të tjerë;
- e) rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përdorimi i mundshëm i këtyre antibiotikëve te njerëzit dhe te organizma të brendshëm për profilaksi dhe terapi;
- f) përfshirja në procese mjedisore: prodhimi bazë, cikli i lëndëve ushqyese, dekompozimi i lëndës organike, frymëmarrja etj.
- Natyra e vektorëve indigjenë:
- a) renditja;
- b) frekuenca e mobilizimit;
- c) specifika;
- d) prania e gjeneve që japin rezistencë.
- Historia e modifikimeve të mëparshme gjenetike.
- Karakteristikat e vektorit
- natyra dhe burimi i vektorit,
- renditja e transpozoneve, vektorëve dhe segmenteve të tjera gjenetike jokoduese të përdorura për të ndërtuar OMGJ-në dhe për të mundësuar funksionalitetin e vektorit dhe të insertit të futur në OMGJ,
- shpeshtësia e lëvizjes së vektorit të futur dhe/ose aftësitë e transferimit gjenetik dhe mënyrat e përcaktimit,
- informacioni mbi shkallën e kufizimit të vektorit në ADN, i nevojshëm për kryerjen e funksionit të synuar.
- Karakteristikat e organizmit të modifikuar
- Informacioni në lidhje me modifikimin gjenetik:
- a) mënyrat e përdorura për modifikimin;
- b) mënyrat e përdorura për të ndërtuar dhe për të futur te marrësi, ose për të fshirë një sekuencë;
- c) përshkrimi i ndërtimit të insertit dhe/ose të vektorit;
- d) pastërtia e insertit me origjinë nga sekuenca të panjohura dhe informacion mbi shkallën e kufizimit të sekuencës në ADN, të nevojshme për të kryer funksionin e synuar;
- e) mënyrat dhe kriteret e përdorura për përzgjedhjen;
- f) sekuenca, identiteti funksional dhe vendndodhja e segmenteve të acidit nukleik në fjalë të ndryshuara/të futura/të fshira, duke iu referuar në veçanti renditjeve të njohura të dëmshme.
- Informacion për OMGJ-në përfundimtare:
- a) përshkrimi i vetive gjenetike ose karakteristikave fenotipike dhe, në veçanti, i çdo tipari ose karakteristike të re që mund shprehet ose nuk shprehet më;
- b) struktura dhe sasia e acidit nukleik të vektorit dhe/ose dhuruesit që mbetet në përbërjen përfundimtare të organizmit të modifikuar;
- c) qëndrueshmëria e organizmit në lidhje me vetitë gjenetike;
- d) shkalla dhe niveli i shprehjes së materialit të ri gjenetik. Mënyra dhe ndjeshmëria e matjes;
- e) aktiviteti i proteinave të shprehura;
- f) përshkrimi i teknikave të identifikimit dhe zbulimit, duke përfshirë teknikat për identifikimin dhe zbulimin e sekuencës dhe të vektorit të futur;
- g) ndjeshmëria, besueshmëria (në terma sasiorë) dhe specifikat e teknikave të zbulimit dhe identifikimit;
- h) historiku i lëshimeve ose përdorimeve të mëparshme të OMGJ-ve;
- i) konsideratat në lidhje me shëndetin e njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve:
- efektet toksike dhe alergjike të OMGJ-ve dhe/ose produkteve të tyre metabolike;
- krahasimi i organizmave të modifikuar me dhuruesin, marrësin ose (sipas rastit) organizmat prindërorë në lidhje me patogjenicitetin (mundësinë e shkaktimin e sëmundjes);
III. aftësia për kolonizim;
- nëse organizmi shkakton sëmundje për njerëzit imunokopetentë (me funksion normal të sistemit imunitar):
- sëmundjet e shkaktuara dhe mekanizmi i shkaktimit të sëmundjes, duke përfshirë përhapjen dhe virulencën,
- komunikueshmëria,
- doza infektive,
- shkalla e pranimit, mundësia e ndryshimit,
- mundësia e mbijetesës jashtë pritësit (personit),
- prania e vektorëve ose mjeteve të përhapjes,
- qëndrueshmëria biologjike,
- modelet e rezistencës ndaj antibiotikëve,
- shkalla e alergjisë,
- disponueshmëria e terapive të përshtatshme.
- rreziqe të tjera të produktit.
III. INFORMACION PËR KUSHTET E LËSHIMIT DHE PËR MJEDISIN PRITËS
- Informacion për lëshimin
- përshkrimi i lëshimit të qëllimshëm të propozuar duke përfshirë qëllimet dhe produktet e parashikuara,
- datat e parashikuara të lëshimit dhe planifikimi i kohës së eksperimentit, duke përfshirë shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e lëshimit,
- përgatitja paraprake e vendit për lëshim,
- madhësia e vendit,
- mënyrat që do të përdoren për lëshimin,
- sasitë e OMGJ-ve që do të lëshohen,
- ndryshimet e vendit (lloji dhe mënyra e kultivimit, nxjerrjes, ujitjes ose e veprimtarive të tjera),
- masat mbrojtëse për punonjësin të ndërmarra gjatë lëshimit,
- trajtimi i vendit pas lëshimit,
- teknikat e parashikuara për eliminimin ose bërjen joaktive të OMGJ-ve në fund të eksperimentit,
- informacionet dhe rezultatet e lëshimeve të mëparshme të OMGJ-ve, veçanërisht në shkallë dhe ekosisteme të ndryshme.
- Informacion për mjedisin (për mjedisin në vendin e lëshimit dhe më gjerë):
- vendndodhja gjeografike dhe koordinatat referencë të vendeve (në rastin e njoftimeve sipas pjesës C, vendet e lëshimit do të jenë zonat e parashikuara për përdorimin e produktit);
- afërsia fizike dhe biologjike me njerëzit dhe biota të tjera të rëndësishme;
- afërsia me biotope të rëndësishme, me zonat e mbrojtura ose me sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm;
- karakteristikat klimatike të zonës(ave) që mund të preken;
- karakteristikat gjeografike, gjeologjike dhe pedologjike;
- flora dhe fauna, duke përfshirë kulturat, bagëtitë dhe speciet shtegtuese,
- përshkrimi i ekosistemeve të synuara dhe jo të synuara që mund të preken,
- krahasimi i habitatit natyror të organizmit marrës me vendin(et) e propozuara të lëshimit,
- zhvillimet ose ndryshimet e njohura në përdorimin e tokës në zonë, të cilat mund të ndikojnë në pasojat e lëshimit në mjedis.
- INFORMACION PËR NDËRVEPRIMET MIDIS OMGJ-VE DHE MJEDISIT
- Karakteristikat që ndikojnë në mbijetesën, shumimin dhe përhapjen e OMGJ-ve
- tiparet biologjike që ndikojnë në mbijetesën, shumimin dhe përhapjen,
- kushtet e njohura ose të parashikuara që mund të ndikojnë në mbijetesën, shumimin dhe përhapjen e organizmave të modifikuara në mjedis (era, uji, toka, temperatura, pH, etj.),
- ndjeshmëria ndaj agjentëve të caktuar.
- Ndërveprimi me mjedisin
- habitati i parashikuar për OMGJ-të;
- studime të sjelljes dhe karakteristikave të OMGJ-ve, si dhe të ndikimit të tyre ekologjik, të kryera në mjedise të simuluara natyrore, të tilla si në mikroambiente, dhoma kultivimi, serra;
- aftësia e transferimit gjenetik;
- a) transferimi, pas lëshimit, i materialit gjenetik nga OMGJ-të tek organizmat në ekosistemet e prekura;
- b) transferimi, pas lëshimit, i materialit gjenetik nga organizmat lokalë tek OMGJ-të;
- mundësia e zgjedhjes pas lëshimit që rezulton në shprehjen e vetive të papritura dhe/ose të padëshiruara në organizmin e modifikuar;
- masat e marra për të garantuar dhe konfirmuar qëndrueshmërinë gjenetike. Përshkrimi i tipareve gjenetike që mund pengojnë ose minimizojnë përhapjen e materialit gjenetik. Mënyrat për verifikimin e qëndrueshmërisë gjenetike
- rrugët e përhapjes biologjike, mënyrat e njohura apo të mundshme të ndërveprimit me agjentin e përhapjes, përfshirë thithjen, gëlltitjen, kontaktin sipërfaqësor, depërtimin etj.;
- përshkrimi i ekosistemeve në të cilat mund të përhapen OMGJ-të;
- mundësia për rritje të tepërt të popullatës në mjedis;
- avantazhi konkurrues i OMGJ-ve në lidhje me marrësin e pamodifikuar ose organizmat prindërorë;
- identifikimi dhe përshkrimi i organizmave të synuara, nëse është e zbatueshme;
- mekanizmi i parashikuar dhe rezultati i ndërveprimit midis OMGJ-ve të lëshuara dhe organizmave të synuara, nëse është e zbatueshme;
- identifikimi dhe përshkrimi i organizmave jo të synuara që mund të ndikohen negativisht nga lëshimi i OMGJ-ve dhe mekanizmat e parashikuar të ndërveprimeve të identifikuara me ndikim negativ;
- mundësia e ndryshimeve, pas lëshimit, në ndërveprimet biologjike ose në shkallën e pranimit;
- ndërveprimet e njohura ose të parashikuara me organizma jo të synuar në mjedis, duke përfshirë konkurrentët, prenë, pritësit simbiontët, grabitqarët, parazitët dhe patogjenët;
- përfshirja e njohur ose e parashikuar në proceset biogjeokimike;
- ndërveprime të tjera të mundshme me mjedisin.
- INFORMACION PËR MONITORIMIN, KONTROLLIN, TRAJTIMIN E MBETJEVE DHE PLANET E PËRGJIGJES NË RAST EMERGJENCE
- Teknikat e monitorimit
- mënyrat e gjurmimit të OMGJ-ve dhe të monitorimit të efekteve të tyre;
- specifika (për të identifikuar OMGJ-të dhe për t'i dalluar ato nga dhuruesi, marrësi ose, sipas rastit, nga organizmat prindërorë), ndjeshmëria dhe besueshmëria e teknikave të monitorimit;
- teknikat për zbulimin e transferimit të materialit të dhuruar gjenetik tek organizma të tjerë,
- kohëzgjatja dhe shpeshtësia e monitorimit.
- Kontrolli i lëshimit
- mënyrat dhe procedura për shmangien dhe/ose minimizimin e përhapjes së OMGJ-ve përtej vendit të lëshimit apo zonës së përcaktuar për përdorim;
- mënyrat dhe procedurat për parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar në vend;
- mënyrat dhe procedurat për parandalimin e hyrjes së organizmave të tjerë në vend.
- Trajtimi i mbetjeve
- lloji i mbetjeve të prodhuara;
- sasia e parashikuar e mbetjeve;
- përshkrimi i trajtimit të parashikuar.
- Planet e përgjigjes në rast emergjence
- mënyrat dhe procedurat për kontrollin e OMGJ-ve në rastin e përhapjes së paparashikuar të tyre;
- mënyrat për dekontaminimin e zonave të prekura, si për shembull zhdukja e OMGJ-ve;
- mënyrat për asgjësimin ose dezinfektimin e bimëve, kafshëve, tokave etj. të ekspozuara gjatë ose pas përhapjes;
- mënyrat për izolimin e zonave të prekura nga përhapja;
5 planet për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit në rastin e shfaqjes së efekteve të padëshiruara.
SHTOJCA III B
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR NJOFTIMET NË LIDHJE ME LËSHIMET E BIMËVE TË LARTA TË MODIFIKUARA GJENETIKISHT (BLMGJ) (GIMNOSPERME DHE ANGIOSPERME)
- INFORMACION I PËRGJITHSHËM
- Emri dhe adresa e njoftuesit (shoqëria ose instituti);
- Emri, kualifikimet dhe përvoja e shkencëtarëve përgjegjës;
- Titulli i projektit.
- INFORMACIONI PËR A), MARRËSIN OSE B), (SIPAS RASTIT) BIMËT PRINDËRORE
- Emri i plotë:
- a) emri i familjes;
- b) klasa;
- c) speciet;
- d) nënspeciet;
- e) kultivuesi/linja e prodhimit;
- f) emri i zakonshëm.
- a) Informacion për riprodhimin:
- mënyrat e riprodhimit;
- faktorët specifikë që ndikojnë në riprodhim, nëse ka;
III koha e gjenerimit.
- b) Përputhshmëria seksuale me specie të tjera bimore të kultivuara ose të egra, duke përfshirë shpërndarjen e specieve të përputhshme në Evropë.
- Mbijetesa:
- a) atësia për të formuar struktura mbijetese ose fjetjeje;
- b) faktorët specifikë që ndikojnë në mbijetesë, nëse ka.
- Përhapja:
- a) mënyrat dhe shkalla (për shembull, vlerësimi i mënyrës së uljes së sasisë së pjalmit dhe/ose të farave me vitalitet me rritjen e distancës) e përhapjes;
- b) faktorët specifikë që ndikojnë në përhapje, nëse ka.
- Shpërndarja gjeografike e bimës.
- Në rastin e specieve të bimëve që nuk rriten normalisht në shtetet anëtare, përshkrimi i habitatit natyror të bimës, duke përfshirë informacionin për grabitqarët, parazitët, konkurruesit dhe simbiontët natyrorë.
- Ndërveprime të tjera të mundshme, sipas OMGJ-së, të bimëve me organizma në ekosistemin ku rritet zakonisht, apo diku tjetër, duke përfshirë informacionin mbi efektin toksik te njerëzit, kafshët dhe tek organizmat e tjerë.
- INFORMACION PËR MODIFIKIMIN GJENETIK
- Përshkrimi i mënyrave të përdorura për modifikimin gjenetik.
- Natyra dhe burimi i vektorit të përdorur.
- Madhësia, burimi (emri) i organizmave dhurues dhe funksioni i parashikuar i çdo fragmenti përbërës të zonës së synuar për futjen e tyre.
- INFORMACION PËR BIMËN E MODIFIKUAR GJENETIKISHT
- Përshkrimi i vetive dhe karakteristikave të përfshira ose të modifikuara.
- Informacioni për sekuencat e futura/të fshira:
- a) madhësia dhe struktura e insertit dhe mënyrat e përdorura për karakterizimin e tij, duke përfshirë informacionin për pjesët e vektorit të futur në BLMGJ ose ndonjë bartës apo ADN të huaj të mbetur në BLMGJ;
- b) në rastin e fshirjes, madhësinë dhe funksionin e zonave të fshira;
- c) numrin e kopjeve të insertit;
- d) vendndodhjet e insertit(eve) në qelizat bimore (të integruara në kromozome, kloroplaste, mitokondri ose të ruajtura në formë jo të integruar) dhe mënyrat për përcaktimin e tyre.
- Informacion për shprehjen e insertit:
- a) informacion për zhvillimin e vetive të insertit gjatë ciklit jetësor të bimës dhe metodat e përdorura për karakterizimin e saj;
- b) pjesët e bimës ku shprehet inserti (për shembull rrënjët, kërcelli, pjalmi etj.).
- Informacion për mënyrën e ndryshimit të bimës së modifikuar gjenetikisht nga bima marrëse në lidhje me:
- a) mënyrat dhe/ose shkallën e riprodhimit;
- b) përhapjen;
- c) mbijetesën.
- Qëndrueshmëria gjenetike e insertit dhe qëndrueshmëria fenotipike e BLMGJ-së.
- Ndryshimet në aftësinë e BLMGJ-së për të transferuar materialin gjenetik tek organizma të tjerë.
- Informacion për efektet toksike, alergjike apo efekte të tjera të dëmshme për shëndetin e njeriut që rrjedhin nga modifikimi gjenetik.
- Informacion për sigurinë e BLMGJ-së për shëndetin e kafshëve, veçanërisht në lidhje me efektet toksike, alergjike apo efekte të tjera të dëmshme që rezultojnë nga modifikimi gjenetik, kur BLMGJ-ja synohet të përdoret në ushqimin e kafshëve.
- Mekanizimi i ndërveprimit midis bimës së modifikuar gjenetikisht dhe organizmave të synuar (nëse është e zbatueshme).
- Ndryshimet e mundshme në ndërveprimet e BLMGJ-së me organizma jo të synuar që rrjedhin nga modifikimi gjenetik.
- Ndërveprimet e mundshme me mjedisin abiotik.
- Përshkrimi i teknikave të zbulimit dhe të identifikimit për bimën e modifikuar gjenetikisht.
- Informacion rreth lëshimeve të mëparshme të bimës së modifikuar gjenetikisht, nëse është e zbatueshme.
- INFORMACIONI PËR VENDIN E LËSHIMIT (VETËM PËR NJOFTIMET E PARAQITURA NË PËRPUTHJE ME NENET 6 DHE 7)
- Vendndodhja dhe madhësia e vendeve të lëshimit.
- Përshkrimi i ekosistemit të vendit të lëshimit, duke përfshirë klimën, florën dhe faunën.
- Prania e specieve të ngjashme të egra ose e specieve bimore të kultivuara që janë seksualisht të pajtueshme.
- Afërsia me biotope të konfirmuara zyrtarisht ose me zona të mbrojtura që mund të preken.
- INFORMACION PËR LËSHIMIN (VETËM PËR NJOFTIMET E PARAQITURA NË PËRPUTHJE ME NENET 6 DHE 7)
- Qëllimi i lëshimit;
- Datat e parashikuara dhe kohëzgjatja e lëshimit;
- Mënyra sipas së cilës bimët e modifikuara gjenetikisht do të lëshohen;
- Mënyra për përgatitjen dhe menaxhimin e vendit të lëshimit, para, gjatë dhe pas lëshimit, duke përfshirë praktikat dhe mënyrat e kultivimit;
- Numri i përafërt i bimëve (ose nr. i bimëve për m2).
- INFORMACION MBI PLANET E KONTROLLIT, MONITORIMIT DHE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE DHE TË VENDIT PAS LËSHIMIT (VETËM PËR NJOFTIMET E PARAQITURA NË PËRPUTHJE ME NENET 6 DHE 7)
- Masat paraprake të marra:
- a) largësia nga speciet bimore të egra dhe të kultivuara që janë seksualisht të përputhshme;
- b) masat për minimizimin/parandalimin e përhapjes së organeve riprodhuese të BLMGJ-së (për shembull, pjalmi, farat, zhardhokët).
- Përshkrimi i mënyrave të trajtimit të vendit pas lëshimit.
- Përshkrimi i mënyrave të trajtimit pas lëshimit për materialet bimore të modifikuara gjenetikisht, duke përfshirë mbetjet.
- Përshkrimi i planeve dhe teknikave të monitorimit.
- Përshkrimi i planeve për emergjencat.
- Metodat dhe procedurat për mbrojtjen e vendit.
SHTOJCA IV
INFORMACIONE SHTESË
Kjo shtojcë përshkruan në terma të përgjithshme informacionet shtesë që do të jepen në rastin e njoftimit për vendosje në treg dhe informacionet për kërkesat e etiketimit në lidhje me OMGJ-të si produkte ose në përmbajtje të tyre që do të vendosen në treg dhe OMGJ-të e përjashtuar sipas nenit 2, paragrafi 4, nënparagrafi i dytë. Ajo do të plotësohet me shënime udhëzuese, ndër të tjera, në lidhje me përshkrimin e mënyrës së parashikuar të përdorimit të produktit, të cilat do të zhvillohen në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 30 paragrafi 2. Etiketimi i organizmave të përjashtuara i parashikuar në nenin 26 do të kryhet duke dhënë rekomandimet e duhura mbi përdorimin dhe kufizimet e përdorimit:
- Në njoftimin për vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkt ose në përmbajtje, përveç informacioneve të dhëna në shtojcën III, jepen edhe informacionet e mëposhtme:
- emrat tregtarë të propozuar të produkteve dhe emrat e OMGJ-ve në përmbajtje të tyre, identifikimi, emri dhe kodi specifik i përdorur nga njoftuesit për identifikimin e OMGJ-së. Pas miratimit, emrat e rinj tregtarë duhet t'i komunikohen autoritetit kompetent;
- emri dhe adresa e plotë e personit të vendosur në Komunitet, i cili është përgjegjës për vendosjen e tyre në treg, qoftë ai prodhuesi, importuesi apo shpërndarësi;
- emri dhe adresa e plotë e furnizuesve të mostrave të kontrollit;
- përshkrimi i mënyrës së synuar të përdorimit të OMGJ-së si produkt ose në përmbajtje të tij. Duhet të theksohen diferencat në lidhje me përdorimin ose menaxhimin e OMGJ-së krahasuar me produkte të ngjashme jo të modifikuara gjenetikisht,
- përshkrimi i zonave gjeografike dhe i llojeve të mjedisit ku produkti synohet të përdoret brenda Komunitetit, duke përfshirë, kur është e mundur, shkallën e përllogaritur të përdorimit në secilën zonë,
- kategoritë e synuara të përdorimit të produktit, si p.sh. industria, bujqësia dhe tregtia e specializuar, përdorimi i produkteve nga publiku i gjerë;
- informacione për modifikimin gjenetik për qëllime të përfshirjes së modifikimeve të kryera në organizma në një apo disa regjistra, të cilët mund të përdoren për përcaktimin dhe identifikimin e produkteve të caktuara që përmbajnë OMGJ, për të lehtësuar kontrollin dhe inspektimin pas tregtimit. Ky informacion duhet të përfshijë, sipas rastit, vendndodhjen e mostrave të OMGJ-ve, ose të materialit të tyre gjenetik, pranë autoritetit kompetent dhe të dhënat e detajuara të renditjeve të nukleotideve ose informacione të tjera të nevojshme për identifikimin e produktit që përmban OMGJ dhe të pasardhësit të tij, për shembull metodologjia për zbulimin dhe identifikimin e produktit që përmban OMGJ, duke përfshirë të dhënat eksperimentale që tregojnë specifikën e metodologjisë. Duhet të identifikohet informacioni që nuk mund të përfshihet në pjesën e askesueshme për publikun, për arsye konfidencialiteti,
- etiketimi i propozuar në një etiketë ose një dokument shoqërues. Ky informacion duhet të përfshijë, të paktën në formë të përmbledhur, emrin tregtar të produktit, fjalët "Ky produkt përmban organizma të modifikuara gjenetikisht", emrin e OMGJ-së dhe informacionin e përmendur në pikën 2; etiketimi duhet të tregojë mënyrën e aksesimit të informacionit në pjesën e regjistrit e cila është e aksesueshme nga publiku.
- Përveç informacionit të parashikuar në pikën A, në njoftim përfshihet dhe informacioni i mëposhtëm, kur është e përshtatshme, në përputhje me nenin 13 të kësaj direktive:
- masa që duhet të merren në rast lëshimi të pakontrolluar ose keqpërdorimi;
- udhëzimet ose rekomandimet specifike për ruajtjen dhe trajtimin;
- udhëzimet specifike për kryerjen e monitorimit dhe të raportimit për njoftuesin dhe, nëse kërkohet, për autoritetin kompetent, në mënyrë që autoritetet kompetente të informohen në mënyrë efektive rreth efekteve negative. Këto udhëzime duhet të jenë në përputhje me shtojcën VII pjesa C
- kufizimet e propozuara në lidhje me përdorimin e miratuar të OMGJ-së, për shembull ku dhe për çfarë qëllimesh mund të përdoret produkti;
- paketimi i propozuar;
- prodhimi i përllogaritur në Komunitet dhe/ose importet drejt tij;
- etiketimi i propozuar shtesë. Këtu mund të përfshihet, të paktën në formë të përmbledhur, informacioni i përmendur në pikat A 4, A 5, B 1, B 2, B 3 dhe B 4.
SHTOJCA V
KRITERET PËR ZBATIMIN E PROCEDURAVE TË DIFERENCUARA (NENI 7)
Kriteret e përmendura në nenin 7, paragrafi 1 përcaktohen më poshtë.
- Duhet të njihen klasifikimi taksonomik dhe biologjia (për shembull, mënyra e riprodhimit dhe pllenimi, aftësia për t'u kryqëzuar me specie të ngjashme, patogjeniteti) e organizmit (marrësit) jo të modifikuar.
- Duhet të ketë njohuri të mjaftueshme rreth sigurisë për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin e organizmave prindërorë, sipas rastit, dhe për organizmat marrës në mjedisin e lëshimit.
- Duhet të disponohen informacione për çdo ndërveprim me rëndësi të veçantë për vlerësimin e rrezikut, duke përfshirë organizmin prindëror, sipas rastit, dhe organizmin marrës dhe organizmat e tjerë në ekosistemin eksperimental të lëshimit.
- Informacionet disponohen për të vërtetuar se materiali gjenetik i futur është kategorizuar mirë. Duhet të disponohen informacione për ndërtimin e sistemeve të vektorëve ose për renditjet e materialit gjenetik të përdorur me ADN-në bartëse. Në rastin kur një modifikim gjenetik përfshin fshirjen e materialit gjenetik, bëhet e ditur shkalla e fshirjes. Gjithashtu, duhet të disponohen informacione të mjaftueshme për modifikimin gjenetik, për të mundësuar identifikimin e OMGJ-së dhe të pasardhësve të tij gjatë lëshimit.
- OMGJ-ja nuk duhet të paraqesë rreziqe shtesë për shëndetin e njeriut ose për mjedisin në kushtet e lëshimit për qëllime eksperimentale, të cilat nuk paraqiten nga lëshimet e organizmave përkatës prindërorë, sipas rastit dhe organizmave marrës. Aftësia e përhapjes në mjedis dhe e "pushtimit" të ekosistemeve të tjera të ndryshme dhe aftësia për transferimin e materialit gjenetik tek organizma të tjerë në mjedis nuk duhet të krijojnë efekte negative.
SHTOJCA VI
UDHËZIME PËR RAPORTET E VLERËSIMIT
Raporti i vlerësimit i parashikuar në nenet 13, 17, 19 dhe 20 duhet të përfshijë në veçanti informacionin e mëposhtëm:
- Identifikimi i karakteristikave të organizmit marrës që lidhen me vlerësimin e OMGJ-ve në fjalë. Identifikimi i rreziqeve të njohura për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që rezultojnë nga lëshimi në mjedis i organizmit marrës të pamodifikuar.
- Përshkrimi i rezultateve të modifikimit gjenetik në organizmin e modifikuar.
- Vlerësimi i shkallës së kategorizimit të modifikimit gjenetik me qëllim vlerësimin e rreziqeve ndaj shëndetit të njeriut dhe mjedisit.
- Identifikimi i rreziqeve të reja ndaj shëndetit të njeriut dhe mjedisit që mund të lindin nga lëshimi i OMGJ-ve në fjalë krahasuar me lëshimet e organizmave përkatës të pamodifikuar, duke u bazuar në vlerësimin e rreziqeve mjedisore të kryer në përputhje me shtojcën II.
- Konkluzionet në lidhje me faktet nëse OMGJ-të në fjalë duhet të vendosen në treg si produkte dhe në çfarë kushtesh duhet të vendosen ato, nëse OMGJ-të në fjalë nuk duhet të vendosen në treg dhe nëse janë kërkuar pikëpamjet e autoriteteve kompetente dhe të Komisionit për çështje specifike të VRM-së. Këto aspekte duhet të specifikohen. Konkluzioni duhet të trajtojë qartë përdorimin e propozuar, menaxhimin e rreziqeve dhe planin e propozuar të monitorimit. Në rast se autoriteti kompetent vendos që OMGJ-të të mos vendosen në treg, ai arsyeton vendimin e tij.
SHTOJCA VII
PLANI I MONITORIMIT
Kjo shtojcë përshkruan në terma të përgjithshme, objektivin që duhet të arrihet dhe parimet e përgjithshme që duhen ndjekur për hartimin e planit të monitorimit të përmendur në nenin 13, paragrafi 2, nenin 19, paragrafi 3 dhe nenin 20. Ajo do të plotësohet me shënimet udhëzuese që do të zhvillohen në përputhje me procedurën e përmendur në nenin 30, paragrafi 2.
Shënimet udhëzuese duhet të plotësohen deri më datë 17 tetor 2002.
- Objektivi
Objektivi i planit të monitorimit është:
- të konfirmojë vërtetësinë e supozimeve në lidhje me paraqitjen dhe ndikimin e efekteve negative të OMGJ-ve ose të përdorimit të tyre në vlerësimin e rrezikut mjedisor, dhe
- të identifikojë paraqitjet e efekteve negative të OMGJ-ve ose të përdorimit të tyre në shëndetin e njeriut dhe në mjedis, të cilat nuk parashikohen në vlerësimin e rrezikut ndaj mjedisit.
- Parime të përgjithshme
Monitorimi i përmendur në nenet 13, 19 dhe 20 kryhet pas miratimit të vendosjes në treg të OMGJ-ve.
Duhet të merret në konsideratë interpretimi i të dhënave në lidhje me kushtet dhe veprimtaritë e tjera ekzistuese mjedisore, të mbledhura nga monitorimi. Kur vërehen ndryshime në mjedis, duhet të shqyrtohet kryerja e vlerësimeve të mëtejshme për të përcaktuar nëse ndryshimet vijnë si pasojë e OMGJ-së ose e përdorimit të tij, pasi ndryshime të tilla mund të rezultojnë nga faktorë mjedisorë të ndryshëm nga vendosja e OMGJ-së në treg.
Përvoja dhe të dhënat e përftuara përmes monitorimit të lëshimeve eksperimentale të OMGJ-ve mund të ndihmojnë në hartimin e planit të monitorimit pas tregtimit, i cili është i nevojshëm për vendosjen në treg të OMGJ-ve si produkte ose në përmbajtje të tij.
- Hartimi i planit të monitorimit
Plani i monitorimit duhet:
- të jetë i detajuar rast pas rasti duke marrë në parasysh VRM-në;
- të marrë parasysh karakteristikat e OMGJ-së, karakteristikat dhe shkallën e përdorimit të tij të synuar dhe diapazonin e kushteve përkatëse mjedisore ku parashikohet lëshimi i OMGJ-së;
- të përfshijë mbikëqyrjen e përgjithshme për efektet negative të paparashikuara, dhe nëse nevojitet, monitorimin sipas rasteve specifike që fokusohet në efektet negative të identifikuara në VRM:
3.1. meqë monitorimi sipas rasteve specifike duhet të kryhet për një periudhë kohe të mjaftueshme për të zbuluar menjëherë efektet e drejtpërdrejta dhe, sipas rastit, efektet e vonuara ose të tërthorta që cilat janë identifikuar në VRM;
3.2. meqë mbikëqyrja duhet, nëse është e përshtatshme, të përdorë praktikat e zakonshme të mbikëqyrjes tashmë të përcaktuara, të tilla si monitorimi i kultivarëve bujqësore, mbrojtjen e bimëve ose produktet veterinare dhe mjekësore. Duhet të jepen shpjegime mbi mënyrën e vendosjes së informacionit të mbledhur përmes praktikave të zakonshme të mbikëqyrjes në dispozicion të zotëruesit të miratimit.
- të lehtësojë në mënyrë sistematike monitorimet e lëshimit të OMGJ-ve në mjedisin pritës dhe interpretimin e këtyre monitorimeve në lidhje me sigurinë e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit.
- të identifikojë personat (njoftues, përdorues) që do të kryejnë detyrat e ndryshme të nevojshme në kuadër të planit të monitorimit dhe personat përgjegjës për garantimin e zbatimit dhe të zbatimit siç duhet të planit të monitorimit dhe, të sigurojë se ka ndonjë mënyrë sipas së cilës zotëruesi i miratimit dhe autoriteti kompetent do të informohen për efektet negative të monitoruara në shëndetin e njeriut dhe në mjedis. (Duhet të përcaktohen afatet dhe intervalet kohore për raportimet e rezultateve të monitorimit).
- të marrë në konsideratë mekanizmat për identifikimin dhe verifikimin e efekteve negative të monitoruara në shëndetin e njeriut dhe në mjedis dhe të mundësojë marrjen e masave të nevojshme nga zotëruesi i miratimit ose nga autoriteti kompetent, sipas rastit, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit.
SHTOJCA VIII
TABELA E PËRPUTHSHMËRISË
Deklarata e Komisionit
Neni 32 (Ndryshimi 28)
Komisioni njofton marrëveshjen e bashkë-ligjvënësve për deklamimin 13 dhe nenin 30 germa "a", në bazë të ndryshimeve 1 dhe 28, në veçanti në lidhje me datën në të cilën duhet të paraqitet propozimi për zbatimin e Protokollit të Kartagjenës dhe për përmbajtjen e këtij protokolli.
Në lidhje me të drejtën e tij për të marrë iniciativa, Komisioni deklaron se nuk mund të pranojë të detyrohet nga dispozitat e këtij neni si për afatin kohor, edhe për përmbajtjen e propozimit të ardhshëm.
Megjithatë, Komisioni konfirmon angazhimin e tij, pas një ekzaminimi gjithëpërfshirës të të gjitha implikimeve të mundshme, për paraqitjen e një propozimi për zbatimin e plotë të Protokollit të Kartagjenës.
Deklarata e Komisionit në lidhje me ndryshimin 35
Me qëllim lehtësimin e detyrimit të shteteve anëtare në lidhje me marrjen e masave të nevojshme për garantimin e gjurmueshmërisë dhe etiketimit në të gjitha fazat e vendosjes në treg të OMGJ-ve të autorizuara në përputhje me pjesën C të Direktivës së rishikuar 90/220/KEE, Komisioni rikonfirmon qëllimin e tij për të paraqitur, gjatë vitit 2001, propozimet e duhura për këtë qëllim.
Përveç kësaj, Komisioni, në të njëjtën kohë duke pasur parasysh rezultatet e takimeve me ekspertët e shteteve anëtare më datë 29 nëntor 2000, konfirmon qëllimin e tij për paraqitjen e propozimeve që synojnë sigurimin e gjurmueshmërisë së duhur për produktet që rrjedhin nga OMGJ-të, si dhe plotësimin e sistemit të etiketimit në përputhje me Librin e Bardhë për Sigurinë Ushqimore.
- Gazeta Zyrtare C 139, 4.5.1998, f. 1.
- Gazeta Zyrtare C 407, 28.12.1998, f. 1.
- Opinioni i Parlamentit Evropian, datë 11 shkurt 1999, (Gazeta Zyrtare C 150, 28.5.1999, f. 363), Qëndrimi i Përbashkët i Këshillit, datë 9 dhjetor 1999 (Gazeta Zyrtare C 64, 6.3.2000, f. 1) dhe Vendimi i Parlamentit Evropian i 12 prillit 2000 (Gazeta Zyrtare C 40, 7.2.2001, f. 123). Vendimi i Parlamentit Evropian, datë 14 shkurt 2001 dhe Vendimi i Këshillit, datë 15 shkurt 2001.
- Gazeta Zyrtare L 117, 8.5.1990, f. 15. Direktiva e ndryshuar së fundi nga Direktiva e Komisionit 97/35/KE (Gazeta Zyrtare L 169, 27.6.1997, f. 72).
- Gazeta Zyrtare L 230, 19.8.1991, f. 1. Direktiva e ndryshuar së fundi nga Direktiva e Komisionit 1999/80/KE (Gazeta Zyrtare L 210, 10.8.1999, f. 13).
- Gazeta Zyrtare L 214, 24.8.1993, f. 1. Rregullore e ndryshuar me Rregulloren e Komisionit (KE) nr. 649/98 (Gazeta Zyrtare L 88, 24.3.1998, f. 7).
- Gazeta Zyrtare L 237, 28.8.1997, f. 18.
- Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
- Gazeta Zyrtare L 117, 8.5.1990, f. 1. Direktiva e ndryshuar me Direktivën 98/81/KE (Gazeta Zyrtare L 330 5.12.1998, f. 13).
- Gazeta Zyrtare L 292, 12.11.1994, f. 31.
- Direktiva e Këshillit 70/457/KEE e 29 shtatorit 1970 për katalogun e përbashkët të varieteteve të specieve të bimëve bujqësore (Gazeta Zyrtare L 225, 12.10.1970, f. 1). Direktiva e ndryshuar së fundmi nga Direktiva 98/96/KE (Gazeta Zyrtare L 25, 1.2.1999, f. 27).
- Direktiva e Këshillit 70/458/KEE, datë 29 shtator 1970 ,"Për tregtimin e farave të perimeve" (Gazeta Zyrtare L 225, 12.10.1970, f. 7). Direktivë e ndryshuar së fundmi me Direktivën 98/96/KE.
- Direktiva e Këshillit 1999/105/KE, datë 22 dhjetor 1999, "Për tregtimin e materialit mbjellës bimor" (Gazeta Zyrtare L 11, 15.1.2000, f. 17).
-
Lexo Dokumentin
20.8.2009
SQ
Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian
L 216/76
DIREKTIVA 2009/81/KE E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT, DATË 13 KORRIK 2009, “PËR KOORDINIMIN E PROCEDURAVE PËR SHPALLJEN FITUESE TË KONTRATAVE TË CAKTUARA PËR PUNË PUBLIKE, FURNIZIME DHE SHËRBIME, NGA AUTORITETET OSE ENTET KONTRAKTORE, NË FUSHËN E MBROJTJES DHE TË SIGURISË, DHE QË NDRYSHON DIREKTIVAT 2004/17/KE DHE 2004/18/KE“
(Tekst kuptimi i të cilit lidhet me ZEE-në)
PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN,
Duke pasur parasysh Traktatin Themelues të Komunitetit Evropian dhe, në veçanti nenin 47 paragrafi 2 dhe nenet 55 dhe 95 të tij,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit,
Duke pasur parasysh opinionin e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social1,
Duke vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 251 të traktatit2,
Meqë:
- Siguria kombëtare është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet anëtar, si në fushën e mbrojtjes, ashtu edhe të sigurisë.
- Ngritja graduale e një tregu evropian të pajisjeve të mbrojtjes është thelbësore për forcimin e Bazës Evropiane të Teknologjive dhe Industrive të Mbrojtjes, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të nevojshme për të zbatuar Politikën Evropiane të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.
- Shtetet anëtare bien dakord për nevojën për të nxitur, për të zhvilluar dhe për të mbështetur një Bazë Evropiane të Teknologjive dhe Industrive të Mbrojtjes, që drejtohet nga aftësitë dhe është kompetente dhe konkurruese. Për ta arritur këtë objektiv, shtetet anëtare mund të përdorin instrumente të ndryshme, në përputhje me të drejtën komunitare, duke pasur si synim një treg real evropian për pajisje të mbrojtjes dhe kushte konkurrence të barabarta, si në nivel evropian, ashtu edhe në nivel botëror. Ata duhet të kontribuojnë edhe për zhvillimin gjithëpërfshirës të diversitetit të bazës së furnizuesve evropianë në fushën e mbrojtjes, në veçanti duke mbështetur përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe të furnizuesve jotradicionalë në Bazën Evropiane të Teknologjive dhe Industrive të Mbrojtjes, duke nxitur kështu bashkëpunimin industrial dhe duke mbështetur furnizuesit e aftë dhe të gatshëm, të nivelit të ulët. Në këtë kontekst, ata duhet të marrin parasysh Komunikatën Interpretuese të Komisionit,datë 7 dhjetor 2006, “Për zbatimin e nenit 296 të traktatit për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe Komunikatën e Komisionit, datë 5 dhjetor 2007, “Për strategjinë për një industri evropiane të mbrojtjes më të fortë dhe më konkuruese”.
- Një kusht paraprak për krijimin e një tregu evropian për pajisjet e mbrojtjes është hartimi i një kuadri legjislativ të përshtatshëm. Në fushën e prokurimit kjo përfshin koordinimin e procedurave për shpalljen e kontratave fituese për të përmbushur kërkesat e sigurisë të shteteve anëtare dhe detyrimet që lindin nga traktati.
- Për të arritur këtë objektiv, në rezolutën e tij, datë 17 nëntor 2005, “Për Dokumentin e Gjelbër për prokurimin në fushën e mbrojtjes3”, Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit që të hartonte një direktivë që u kushtonte vëmendje të veçantë interesave të sigurisë së shteteve anëtare, duke zhvilluar më tej politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, duke nxitur një kohezion më të madh evropian dhe duke ruajtur rolin e Bashkimit Evropian si një "forcë civile".
- Koordinimi më i mirë i procedurave të prokurimit, për shembull, për kontratat lidhur me shërbimet logjistike, transportin dhe magazinimin, ka gjithashtu potencial që të ulë kostot në sektorin e mbrojtjes dhe të ulë ndjeshëm ndikimin e sektorit në mjedis.
- Këto procedura duhet të pasqyrojnë qasjen e përgjithshme të Bashkimit Evropian ndaj sigurisë, e cila u përgjigjet ndryshimeve në mjedisin strategjik. Shfaqja e kërcënimeve ndërkombëtare asimetrike po e zvogëlon gjithnjë e më shumë kufirin ndërmjet sigurisë së jashtme dhe të brendshme dhe sigurisë ushtarake dhe joushtarake.
- Pajisjet e mbrojtjes dhe të sigurisë janë jetike për sigurinë dhe për sovranitetin e shteteve anëtare, si dhe për autonominë e Bashkimit Evropian. Si rezultat, blerja e mallrave dhe shërbimeve në sektorët e mbrojtjes dhe të sigurisë shpesh ka një natyrë sensitive.
- Kjo bën që kërkesat të jenë specifike, veçanërisht në fushat e sigurisë së furnizimit dhe të sigurisë së informacionit. Këto kërkesa lidhen në veçanti me blerjet e armëve, municioneve dhe materialeve luftarake për forcat e armatosura si edhe me shërbimet dhe punët që lidhen drejtpërsëdrejti me to, por edhe me disa blerje sensitive të caktuara në fushën e sigurisë joushtarake. Në këto fusha mungesa e regjimeve normative në nivel Bashkimi Evropian vështirëson hapjen e tregjeve të mbrojtjes dhe të sigurisë ndërmjet shteteve anëtare. Kjo situatë kërkon një përmirësim të shpejtë. Një rregullim normativ në nivel Bashkimi Evropian për sigurinë e informacionit, duke përfshirë njohjen e përbashkët të çertifikatave kombëtare të sigurisë dhe lejimin e shkëmbimit të informacionit të klasifikuar ndërmjet autoriteteve/enteve kontraktore dhe shoqërive evropiane, do të ishte veçanërisht i dobishëm. Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare duhet të marrin masa konkrete për të përmirësuar sigurinë e furnizimit ndërmjet atyre që synojnë ngritjen progresive të një sistemi garancish të përshtatshme.
- Për qëllimet e kësaj direktive, pajisjet ushtarake duhet të kuptohen në veçanti si llojet e produkteve të përfshira në listën e armëve, municioneve dhe materialeve luftarake të miratuar nga Këshilli me Direktivën 255/58, datë 15 prill 19584, dhe shtetet anëtare mund të kufizohen në këtë listë vetëm kur transpozojnë këtë direktivë. Kjo listë përfshin vetëm pajisjet që janë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar posaçërisht për qëllime ushtarake. Megjithatë, lista është e përgjithshme dhe duhet të interpretohet gjerësisht duke marrë parasysh natyrën evoluese të teknologjisë, të politikave të prokurimit dhe të kërkesave ushtarake që çojnë në zhvillimin e llojeve të reja të pajisjeve, për shembull, mbi bazën e Listës së Përbashkët Ushtarake të Bashkimit Evropian. Për qëllime të kësaj direktive, pajisjet ushtarake duhet të mbulojnë edhe produkte, të cilat, edhe pse fillimisht janë projektuar për përdorim civil, më vonë janë përshtatur për qëllime ushtarake që të përdoren si armë, municione ose materiale luftarake.
- Në fushën specifike të sigurisë joushtarake kjo direktivë duhet të gjejë zbatim për prokurimet me tipare të ngjashme me ato të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe që janë po aq delikate. Kjo mund të ndodhë në veçanti në fusha ku forcat ushtarake dhe joushtarake bashkëpunojnë për të përmbushur të njëjtat misione dhe/ose kur qëllimi i prokurimit është të mbrojë sigurinë e Bashkimit Evropian dhe/ose të shteteve anëtare brenda territorit të tyre ose përtej tij, kundër kërcënimeve serioze nga aktorë joushtarakë dhe/ose joqeveritarë. Kjo, për shembull, mund të përfshijë mbrojtjen e kufijve, veprimtaritë policore dhe misionet për menaxhimin e krizave.
- Kjo direktivë duhet të marrë parasysh nevojat e autoritetit/entit kontraktor përgjatë gjithë ciklit të jetës së produktit, pra kërkimi dhe zhvillimi, zhvillimi industrial, prodhimi, riparimi, modernizimi, modifikimi, mirëmbajtja, logjistika, trajnimi, testimi, tërheqja dhe asgjësimi. Këto faza përfshijnë, për shembull, studimet, vlerësimin, magazinimin, transportin, integrimin, kryerjen e shërbimeve, çmontimin, shkatërrimin dhe të gjitha shërbimet e tjera që pasojnë projektimin fillestar. Disa kontrata mund të përfshijnë furnizimin e pjesëve, komponentëve dhe/ose pjesëve të prodhuara më vete që do t'u shtohen ose montohen produkteve dhe/ose furnizimin e veglave specifike, ambienteve të testimit ose të mbështetjes.
- Për qëllimet e kësaj direktive, kërkimi dhe zhvillimi duhet të mbulojnë kërkimin bazë, kërkimin e zbatuar dhe zhvillimin eksperimental. Kërkimi bazë përbëhet nga punë eksperimentale ose teorike që kryhen kryesisht me qëllim përfitimin e njohurive të reja në lidhje me themelin bazë të fenomenit dhe faktet e vëzhguara, pa pasur si qëllim ndonjë zbatim ose përdorim të veçantë. Kërkimi i zbatuar gjithashtu përbëhet nga puna fillestare e ndërmarrë me qëllim përfitimin e njohurive të reja. Megjithatë, fokusi i tij parësor është një qëllim ose objektiv i veçantë praktik. Zhvillimi eksperimental përbëhet nga puna e bazuar mbi njohuritë ekzistuese që janë përfituar nga kërkimi dhe/ose përvoja praktike me qëllim nisjen e prodhimit të materialeve, produkteve ose pajisjeve të reja, krijimit të proceseve, sistemeve dhe shërbimeve të reja ose përmirësimit të konsiderueshëm të atyre ekzistuese. Zhvillimi eksperimental mund të përfshijë realizimin e demonstruesve teknologjikë, që janë pajisje të cilat demonstrojnë performancën e një koncepti të ri ose të një teknologjie të re në një mjedis përkatës ose përfaqësues.
Kërkimi dhe zhvillimi nuk përfshin prodhimin dhe kualifikimin e prototipave përpara prodhimit në seri, veglat dhe inxhinierinë industriale, projektimin industrial apo prodhimin.
- Kjo direktivë duhet të marrë parasysh nevojat e autoritetit/entit kontraktor për punë dhe shërbime, të cilat, edhe pse nuk lidhen drejtpërdrejt me furnizimin e pajisjeve ushtarake ose pajisjeve sensitive, duhet të përmbushin patjetër disa kërkesa të caktuara ushtarake ose për sigurinë.
- Shpallja e kontratave fituese në shtetet anëtare nga entet kontraktore, siç përmendet në Direktivën 2004/17/KE e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 31 mars 2004, “Për bashkërendimin e procedurave të prokurimit për entet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare5” dhe nga autoritetet kontraktore siç përmenden në Direktivën 2004/18/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 31 mars 2004, “Për koordinimin e procedurave për shpalljen fituese të kontratave për punë publike, furnizime e shërbime publike6 i nënshtrohet pajtueshmërisë me parimet e traktatit dhe në veçanti me lëvizjen e lirë të mallrave, të drejtën e vendosjes dhe lirinë për të ofruar shërbime dhe me parimet që rrjedhin prej tij, si parimet e trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues, njohjes së ndërsjellë, proporcionalitetit dhe transparences”.
Detyrimet e transparencës dhe konkurrencës për kontratat nën kufijtë e zbatueshëm për këtë direktivë duhet të përcaktohen nga shtetet anëtare në përputhje me ato parime dhe duke marrë parasysh, në veçanti, situatat ku ka një interes ndërkufitar. Në veçanti, u takon shteteve anëtare që të përcaktojnë rregullimet më të përshtatshme për dhënien e këtyre kontratave.
Për kontratat mbi një vlerë të caktuar, këshillohet të hartohen dispozita për bashkërendimin komunitar të procedurave kombëtare për shpalljen fituese të kontratave të tilla, që bazohen në këto parime, me qëllim që të garantohen efektet e tyre dhe konkurrenca e hapur në prokurim. Prandaj, këto dispozita bashkërenduese duhet të interpretohen në përputhje me rregullat dhe parimet e lartpërmendura dhe me rregullat e tjera të Traktatit.
- Nenet 30, 45, 46, 55 dhe 296 të traktatit parashikojnë përjashtime specifike për zbatimin e parimeve të paraqitura në traktat dhe për pasojë, për zbatimin e ligjit që rrjedh prej tyre. Për rrjedhojë, asnjë nga dispozitat e kësaj direktive nuk duhet të parandalojë vendosjen ose zbatimin e ndonjë mase që konsiderohet e nevojshme për të mbrojtur interesat e pranuara si legjitime nga këto dispozita të traktatit.
Kjo, në veçanti, nënkupton se shpallja fituese e kontratave që përfshihen në fushën e zbatimit të kësaj direktive mund të përjashtohet nga kjo e fundit kur kjo justifikohet për arsye të sigurisë publike ose është e nevojshme për mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë së një shteti anëtar. Ky mund të jetë rasti i kontratave në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, të cilat kanë nevojë për këto kërkesa ekstreme të sigurisë së furnizimit ose të cilat janë aq konfidenciale dhe/ose të rëndësishme për sovranitetin kombëtar sa edhe dispozitat specifike të kësaj direktive nuk mjaftojnë për të mbrojtur interesat thelbësore të sigurisë së vendeve anëtare, përkufizimi i të cilave është përgjegjësi ekskluzive e shteteve anëtare.
- Megjithatë, në përputhje me praktikat gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë së Komuniteteve Evropiane, mundësia e përdorimit të këtyre përjashtimeve duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që efektet e përjashtimeve të mos shtrihen përtej asaj që është absolutisht e nevojshme për mbrojtjen e interesave legjitime për të cilat ndihmojnë ato nene. Ndaj, moszbatimi i kësaj direktive duhet të jetë në proporcion me qëllimet që kërkohen të arrihen dhe të shkaktojnë sa më pak shqetësime që të jetë e mundur për lëvizjen e lirë të mallrave dhe lirinë për të ofruar shërbime.
- Kontratat për armët, municionet dhe materialet e luftarake të cilat shpallen fituese nga autoritetet/entet kontraktore që ushtrojnë aktivitetin në fushën e mbrojtjes, përjashtohen nga fusha e zbatimit të Marrëveshjes për Prokurim Publik (GPA) të Organizatës Botërore të Tregtisë. Kontratat e tjera që mbulohen nga kjo direktivë përjashtohen gjithashtu nga zbatimi i GPA-së, bazuar në nenin XXIII të saj. Neni 296 i traktatit dhe neni XXIII paragrafi 1 i GPA-së kanë fusha të ndryshme zbatimi dhe u nënshtrohen standardeve të ndryshme për shqyrtim gjyqësor. Shtetet anëtare mund të mbështeten ende në nenin XXIII paragrafi 1 të GPA-së në situatat kur neni 296 i traktatit nuk mund të përdoret si bazë. Ndaj të dy dispozitat duhet të përmbushin kushte të ndryshme për të gjetur zbatim.
Ky përjashtim nënkupton gjithashtu se në kontekstin specifik të tregjeve të mbrojtjes dhe sigurisë, shtetet anëtare kanë kompetencën të vendosin nëse autoriteti/enti i tyre kontraktor mund të lejojë që operatorë ekonomikë nga shtete të treta të marrin pjesë në procedurat e për shpalljen e kontratave fituese. Këtë vendim ato duhet ta marrin mbi bazën e raportit cilësi/çmim, duke pranuar nevojën për një Bazë Evropiane të Teknologjive dhe Industrive të Mbrojtjes konkurruese në nivel global, rëndësinë e tregjeve të hapura dhe të ndershme dhe marrjen e përfitimeve të ndërsjella. Shtetet anëtare duhet të mëshojnë për tregje gjithnjë e më të hapura. Edhe partnerët e tyre duhet të tregohen të hapur, bazuar në rregullat e rëna dakord në nivel ndërkombëtar, sidomos për sa i përket konkurrencës së hapur dhe të ndershme.
- Një kontratë do të konsiderohet se është kontratë për punë publike vetëm nëse objekti i saj mbulon specifikisht kryerjen e veprimtarive në zbatim të ndarjes 45 të "Fjalorit të përbashkët të prokurimeve" që parashtrohet nga Rregullorja (KE) nr. 2195/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 5 nëntor 2002, “Për Fjalorin e përbashkët të prokurimeve (FPP)7 (në vijim "FPP"), edhe nëse kontrata mbulon ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për kryerjen e këtyre veprimtarive”. Kontratat e shërbimeve, në disa raste, mund të përfshijnë punë. Megjithatë, përderisa këto punë nuk përbëjnë objektin kryesor të kontratës, por janë vetëm rezultat i objektit të kontratës ose plotësuese të tij, fakti që ato janë të përfshira në kontratë nuk justifikon kualifikimin e kontratës si kontratë për punë.
- Kontratat në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë shpesh përmbajnë informacion të klasifikuar, për të cilin ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi në shtetet anëtare të interesuara, kërkojnë që për arsye sigurie, të mbrohen nga aksesi i paautorizuar. Në fushën ushtarake, shtetet anëtare kanë sisteme për klasifikimin e këtij informacioni për qëllime ushtarake. Megjithatë, për sa i përket çështjeve të sigurisë joushtarake, larmia në praktikat e shteteve anëtare është më e madhe, ku edhe informacionet e tjera duhet të mbrohen në të njëjtën mënyrë. Ndaj, është me vend që të përdoret një koncept që merr parasysh larminë e praktikave në shtetet anëtare dhe që mund të përfshijë fushën ushtarake dhe atë joushtarake. Megjithatë, prokurimi në këto fusha, nuk duhet të prekë, aty ku është e mundur, detyrimet që lindin nga Vendimi i Komisionit 2001/844/KE, KEQÇ, Euratom, datë 29 nëntor 2001, që ndryshon rregulloren e brendshme8 ose Vendimi i Këshillit 2001/264/KE, datë 19 mars 2001 që miraton rregulloret e Këshillit për sigurinë9.
Përveç kësaj, neni 296 paragrafi 1, germa “a” e traktatit u jep shteteve anëtare mundësinë që të përjashtojnë kontratat në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë nga rregullat e kësaj direktive, nëse zbatimi i kësaj direktive do t'i detyronte të jepnin informacion, zbulimin e të cilit ata e konsiderojnë se bie ndesh me interesat thelbësore të sigurisë së tyre. Kjo mund të ndodhë në veçanti kur kontratat janë aq delikate sa edhe ekzistenca e tyre duhet të mbahet sekrete.
- Autoriteteve/enteve kontraktore duhet t'u lejohet të përdorin marrëveshjet kuadër, gjë që bën të nevojshme përcaktimin e një përkufizimi për marrëveshjet kuadër dhe rregullat specifike. Në zbatim të këtyre rregullave kur autoriteti/enti kontraktor lidh një marrëveshje kuadër në përputhje me dispozitat e kësaj direktive, në veçanti, në lidhje me reklamimin, afatet kohore dhe kushtet për dorëzimin e ofertave, ai mund të nënshkruajë kontrata bazuar mbi këtë marrëveshje kuadër gjatë afatit të vlefshmërisë së saj ose duke zbatuar kushtet e parashtruara në marrëveshjen kuadër, ose, kur jo të gjitha kushtet janë përcaktuar paraprakisht, duke rihapur konkurrimin ndërmjet palëve në marrëveshjen kuadër. Rihapja e konkurrimit duhet të jetë në përputhje me disa rregulla, qëllimi i të cilave është të garantojnë fleksibilitetin dhe pajtueshmërinë e nevojshme me parimet e përgjithshme, në veçanti me parimin e trajtimit të barabartë. Për të njëjtat arsye, afati i marrëveshjeve kuadër duhet të jetë i kufizuar dhe nuk duhet të tejkalojë shtatë vjet, përveç rasteve që justifikohen plotësisht nga autoritetet/entet kontraktore.
- Autoritetet/entet kontraktore përdorin teknikat e blerjes elektronike, nëse ky përdorim është në pajtim me rregullat e hartuara në zbatim të kësaj direktive dhe me parimet e trajtimit të barabartë, mosdiskriminimit dhe transparencës. Meqë përdorimi i teknikës së blerjeve ka gjasa që të rritet, për këto blerje duhet të jepet një përkufizim në nivel komuniteti dhe të rregullohen nga rregulla specifike për të garantuar që ato të funksionojnë në përputhje të plotë me këto parime. Për këtë qëllim duhet të mbulohen ato blerje elektronike që merren me kontratat për punë civile, furnizime mallrash ose shërbime për të cilat specifikimet mund të përcaktohen me saktësi. Në veçanti kjo mund të bëhet për kontratat e furnizimit, kontratat për punë dhe kontratat për shërbime që përsëriten. Me të njëjtin objektiv, gjithashtu duhet të jetë i mundur edhe përcaktimi i renditjes përkatëse të ofertuesve në çdo fazë të blerjes elektronike. Përdorimi i blerjeve elektronike u mundëson autoriteteve/enteve kontraktore që t'u kërkojnë ofertuesve të dorëzojnë çmime të reja, të ndryshuara me ulje dhe, kur fituese shpallet kontrata me ofertën ekonomikisht më të favorshme, edhe për të përmirësuar elementet e ofertës përveç çmimeve. Për të garantuar pajtueshmërinë me parimin e transparencës, objekt i blerjes elektronike mund të jenë vetëm elementet e përshtatshme për vlerësim automatik nëpërmjet mjeteve elektronike, pa ndonjë ndërhyrje dhe/ose vlerësim nga autoriteti/enti kontraktor, që do të thotë vetëm elementet e matshme në sasi, në mënyrë që të mund të shprehen me shifra ose përqindje. Nga ana tjetër, ato aspekte të ofertave që nënkuptojnë një vlerësim të elementeve që nuk mund të shprehen në sasi nuk duhet të jenë objekt i blerjeve elektronike. Për pasojë, kontrata të caktuara për shërbime dhe kontrata të caktuara për punë publike që kanë si objekt punën intelektuale, si për shembull projektimin e veprave publike, nuk mund të jenë objekt i blerjeve elektronike.
- Teknikat e blerjes së përqendruar ndihmojnë në rritjen e konkurrencës dhe racionalizojnë blerjen. Për pasojë, shteteve anëtare duhet t'u lejohet të parashikojnë që autoritetet/entet kontraktore mund të blejnë mallra, punë dhe/ose shërbime nëpërmjet një organi qendror blerës. Ndaj duhet të parashikohet një përkufizim në nivel komuniteti për organet qendrore blerëse dhe të përkufizohen kushtet sipas të cilave, në përputhje me parimet e mosdiskriminimit dhe të trajtimit të barabartë, autoritetet/entet kontraktore që blejnë punime, furnizime dhe/ose shërbime nëpërmjet një organi qendror blerës, të konsiderohen se janë në pajtim me këtë direktivë. Një autoritet/ent kontraktor që është i detyruar të zbatojë këtë direktivë në çdo rast duhet të ketë të drejtë të veprojë si një organ qendror blerës. Në të njëjtën kohë shtetet anëtare duhet të jenë gjithashtu të lira që të autorizojnë organet publike që nuk janë objekt i kësaj direktive, si p.sh. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes, si organ qendror blerës, nëse këto organe zbatojnë rregullat e prokurimit, në pajtim me të gjitha dispozitat e kësaj direktive për këto blerje.
- Autoritetet/entet kontraktore mund të jenë të detyruara të shpallin fituese një kontratë të vetme për disa blerje, e cila mbulohet pjesërisht nga kjo direktivë, dhe pjesa që mbetet mbulohet ose nga Direktiva 2004/17/KE ose nga Direktiva 2004/18/KE ose nëse nuk është objekt i kësaj direktive, nga Direktiva 2004/17/KE ose Direktiva 2004/18/KE. Kjo gjen zbatim kur prokurime të caktuara, për arsye objektive, nuk mund të ndahen dhe për to të shpallen fituese kontrata të ndara. Në këto raste autoritetet/entet kontraktore duhet të jenë në gjendje të shpallin fituese një kontratë të vetme, nëse ata nuk e marrin këtë vendim për të përjashtuar kontratat nga zbatimi i kësaj direktive ose i Direktivës 2004/17/KE ose Direktivës 2004/18/KE.
- Shumëfishimi i numrit të kufijve për zbatimin e dispozitave të bashkërenditura e ndërlikon punën për autoritetet/entet kontraktore. Duke parë vlerën mesatare të kontratave në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë, është e përshtatshme që të harmonizohet zbatimi i kufijve të kësaj direktive me kufijtë që entet kontraktore duhet të arrijnë në zbatim të Direktivës 2004/17/KE. Gjithashtu kufijtë monetarë të kësaj direktive duhen rishikuar për t'u përshtatur me ndryshimet e kufijve të Direktivës 2004/17/KE, kur këta të fundit rishikohen.
- Përveç kësaj, duhet të parashikohen rastet kur kjo direktivë nuk zbatohet për shkak se zbatohen rregulla specifike për shpalljen fituese të kontratave që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare ose marrëveshjet ndërmjet shteteve anëtare dhe shteteve të treta. Rregullat sipas marrëveshjeve të caktuara që lidhen me dislokimin e trupave nga një shtet anëtar në një tjetër shtet anëtar ose në një shtet të tretë, ose dislokimi i trupave nga një shtet i tretë në një shtet anëtar, përjashtojnë përdorimin e procedurave të prokurimit sipas kësaj direktive. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet as për kontratat e shpallura fituese nga organizatat ndërkombëtare për qëllimet e tyre, as për kontratat që duhet të shpallen fituese nga shtetet anëtare sipas rregullave që janë specifike për këto organizata.
- Në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë disa kontrata janë aq delikate sa zbatimi i kësaj direktive, pavarësisht specifikës së saj, do të ishte i papërshtatshëm. Ky është rasti i prokurimeve të zhvilluara nga shërbimet e inteligjencës ose prokurimet për çdo lloj veprimtarie zbulimi, duke përfshirë veprimtaritë e kundërzbulimit, sipas përkufizimit nga shtetet anëtare. Ky është rasti edhe i blerjeve të tjera veçanërisht delikate që kërkojnë një nivel të lartë konfidencialiteti, si për shembull, disa blerje që synojnë mbrojtjen e kufirit ose luftën kundër terrorizmit ose krimit të organizuar, blerje që lidhen me enkriptimin ose blerje të synuara specifikisht për veprimtari të fshehta ose veprimtari të tjera po aq delikate, që kryhen nga forcat policore ose të sigurisë.
- Shtetet anëtare shpesh kryejnë programe bashkëpunimi për të zhvilluar së bashku pajisje të reja mbrojtjeje. Këto programe kanë rëndësi të veçantë, sepse ndihmojnë në zhvillimin e teknologjive të reja dhe mbulojnë kostot e larta të kërkimit dhe zhvillimit për sisteme komplekse të armëve. Disa nga këto programe menaxhohen nga organizatat ndërkombëtare, përkatësisht Organisation Conjointe de Coopération en matière d’Armement (OCCAR) dhe NATO (nëpërmjet agjencive përkatëse), ose nga organizatat e Bashkimit Evropian, siç janë Agjencia Evropiane e Mbrojtjes, që më pas shpall kontratat fituese në emër të shteteve anëtare. Kjo direktivë nuk duhet të zbatohet për këto lloj kontratash. Për programe të tjera bashkëpunimi si këto, kontratat fituese shpallen nga autoritetet/entet kontraktore të një shteti anëtar edhe në emër të një ose më shumë shteteve anëtare. Kjo direktivë nuk zbatohet as në këto raste.
- Në rast se forcat e armatosura ose forcat e sigurisë nga shtetet anëtare kryejnë operacione përtej kufijve të Bashkimit Evropian, dhe kur kërkohet nga kërkesat operacionale, autoritetet/entet kontraktore të vendosura në fushën e operacioneve duhet të autorizohen që të mos zbatojnë rregullat e kësaj direktive kur ata shpallin fituese kontrata të operatorëve ekonomikë që ndodhen në zonën e operacioneve, duke përfshirë në lidhje me blerjet civile që lidhen drejtpërsëdrejti me kryerjen e atyre operacioneve.
- Duke pasur parasysh specifikën e sektorit të mbrojtjes dhe të sigurisë, kur një qeveri bën blerjet e pajisjeve si edhe të punëve dhe të shërbimeve nga një qeveri tjetër, këto blerje duhet të përjashtohen nga objekti i kësaj direktive.
- Në kontekstin e shërbimeve, kontratat për blerjen ose dhënien me qira të pasurive të paluajtshme ose të të drejtave ndaj këtyre pasurive kanë karakteristika të veçanta që e bëjnë të papërshtatshëm zbatimin e rregullave të prokurimit.
- Shërbimet e arbitrazhit dhe të pajtimit zakonisht ofrohen nga organet dhe individët e emëruar ose të përzgjedhur në një mënyrë që nuk mund të rregullohet nga rregullat e prokurimit.
- Edhe shërbimet financiare u besohen personave ose organeve sipas kushteve që nuk përputhen me zbatueshmërinë e rregullave të prokurimit.
- Sipas nenit 163 të Traktatit, nxitja e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik është një mënyrë për forcimin e bazës shkencore dhe teknologjike të industrisë së Komunitetit dhe hapja e kontratave për shërbime publike kontribuon për këtë qëllim. Kjo direktivë nuk duhet të mbulojë bashkëfinancimin e programeve të kërkimit dhe zhvillimit. Ndaj, kontratat e kërkimit dhe të zhvillimit, të ndryshme nga ato ku përfitimet i shkojnë vetëm autoritetit/entit kontraktor për përdorimin prej tij për çështjet e brendshme dhe me kusht që shërbimi i kryer të paguhet plotësisht nga ky autoritet/ent kontraktor, nuk mbulohen nga kjo direktivë.
- Punësimi dhe profesioni janë elemente kyçe në garantimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe kontribuojnë për integrimin në shoqëri. Në këtë kontekst, qendrat e punës dhe programet për punësimin e personave me aftësi të kufizuara kontribuojnë në mënyrë të efektshme në integrimin dhe riintegrimin e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Megjithatë, këto organizata mund të mos jenë në gjendje të sigurojnë kontrata në kushtet normale të konkurrencës. Rrjedhimisht, duhet të parashikohet që shtetet anëtare të rezervojnë për këto organizata pune të drejtën për të marrë pjesë në procedurat e shpalljes fituese të kontratave publike ose të rezervojnë zbatimin e kontratave në kuadër të programeve të punësimit në organizatat e punës.
- Për qëllimet e zbatimit të kësaj direktive për kontratat e shërbimit, që janë objekt i saj, dhe për qëllime monitorimi, shërbimet duhet të ndahen në kategori që përkojnë me titujt e veçantë të klasifikimit të FPP-së dhe të mblidhen së bashku në dy shtojca sipas regjimit të cilit i nënshtrohen. Në lidhje me shërbimet në shtojcën II, dispozitat përkatëse të kësaj direktive nuk duhet të cenojnë zbatimin e rregullave të Komunitetit, të cilat janë specifike për shërbimet në fjalë. Megjithatë, për të zbatuar dispozitat e kësaj direktive në vend të dispozitave të Direktivës 2004/17/KE ose të Direktivës 2004/18/KE, duhet të përcaktohet qartë që shërbimet përkatëse përfshihen në fushën e zbatimit të kësaj direktive.
- Në lidhje me kontratat e shërbimit, zbatimi i plotë i kësaj direktive duhet të jetë i kufizuar, për një periudhë të përkohshme, për kontratat ku dispozitat e saj lejojnë potencialin e plotë për rritjen e tregtisë ndërkufitare. Është e nevojshme që gjatë kësaj periudhe të përkohshme të monitorohen kontratat për shërbime të tjera, përpara se të merret një vendim për zbatimin e plotë të kësaj direktive.
- Specifikimet teknike të hartuara nga autoritetet/entet kontraktore duhet të lejojnë që prokurimi publik të jetë i hapur ndaj konkurrencës. Për këtë qëllim, duhet të jetë e mundur paraqitja e ofertave që pasqyrojnë larminë e zgjidhjeve teknike. Në këtë linjë, duhet të jetë i mundur hartimi i specifikimeve teknike sa u përket kërkesave të zbatimit dhe atyre funksionale dhe, nëse bëhet lidhje me standardet evropiane, ose me standardet ndërkombëtare ose kombëtare, duke përfshirë ato specifike për fushën e mbrojtjes, autoritetet/entet kontraktore duhet t’i shqyrtojnë ofertat bazuar në rregulla të barasvlershme. Kjo barasvlershmëri mund vlerësohet në veçanti, në aspektin e kërkesave për ndërveprueshmëri dhe efikasitet operacional. Për të dëshmuar barasvlershmërinë, ofertuesve duhet t'u lejohet përdorimi i çdo lloj prove. Autoritetet/entet kontraktore duhet të jenë në gjendje të japin arsye për çdo konstatim të pabarasvlershmërisë në një rast të caktuar. Ka edhe marrëveshje ndërkombëtare për standardizimin, të cilat synojnë të garantojnë ndërveprueshmërinë e forcave të armatosura dhe që mund të kenë fuqi ligjore në shtetet anëtare. Nëse është e zbatueshme ndonjë nga këto marrëveshje, autoritetet/entet kontraktore mund të kërkojnë që ofertat të jenë në pajtim me standardet e përshkruara në atë marrëveshje. Specifikimet teknike duhet të tregohen qartë, në mënyrë që të gjithë ofertuesit të dinë se çfarë mbulojnë kërkesat e përcaktuara nga autoriteti/enti kontraktor.
- Specifikimet teknike të hollësishme dhe informacioni shtesë në lidhje me kontratat, siç ndodh zakonisht në shtetet anëtare, duhet të jepet në dokumentet e kontratave për çdo kontratë ose në një dokument tjetër të njëjtë.
- Nënkontraktorët e mundshëm nuk duhet të diskriminohen mbi bazën e shtetësisë. Në kontekstin e mbrojtjes dhe të sigurisë mund të jetë e përshtatshme që autoritetet/entet kontraktore të detyrojnë ofertuesin e suksesshëm që të organizojë një konkurs transparent dhe jodiskriminues kur shpall kontratat fituese për palë të treta. Ky detyrim mund të zbatohet për të gjithë nënkontratat ose vetëm për nënkontratat specifike të zgjedhura nga autoriteti/enti kontraktor.
Përveç kësaj, duket e përshtatshme që e drejta e ofertuesit për të nënkontraktuar të plotësohet edhe me mundësinë e ofruar për shtetet anëtare që të lejojnë ose t'u kërkojnë autoriteteve/enteve të tyre kontraktore që të kërkojnë që nënkontratat që përbëjnë të paktën një pjesë të caktuar të vlerës së kontratës t'u jepen palëve të treta me mirëkuptimin që sipërmarrjet e lidhura të mos konsiderohen si palë të treta. Kur kërkohet kjo pjesë e vlerës, ofertuesi që fiton duhet të shpallë nënkontratat fituese sipas një konkursi transparent dhe jodiskriminues në mënyrë që të gjitha sipërmarrjet e interesuara të kenë mundësi të barabarta për të përfituar nga avantazhet e nënkontraktimit. Në të njëjtën kohë, funksionimi i përshtatshëm i zinxhirit të furnizimit të ofertuesit të suksesshëm nuk duhet të vihet në rrezik. Për këtë arsye, përqindja që mund t'u nënkontraktohet palëve të treta me kërkesë të autoritetit/entit kontraktor duhet të pasqyrojë siç duhet objektin dhe vlerën e kontratës.
Gjatë një procedure me negocim ose dialog konkurrues me kërkesa për nënkontraktim, autoriteti/enti kontraktor dhe ofertuesit mund të diskutojnë rekomandimet ose kërkesat për nënkontraktimin me synimin për të garantuar që autoriteti/enti kontraktor të informohet plotësisht për ndikimin e opsioneve të ndryshme të nënkontraktimin, dhe në veçanti për koston, cilësinë ose rrezikun. Në çdo rast, nënkontraktorët e propozuar fillimisht nga ofertuesi i suksesshëm duhet të jenë të lirë të marrin pjesë në konkurset e organizuara për shpalljen e nënkontratave fituese.
Në kontekstin e tregjeve të mbrojtjes dhe sigurisë, shtetet anëtare dhe Komisioni duhet të nxisin gjithashtu zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira ndërmjet shteteve anëtare dhe industrisë evropiane, me qëllimin për të nxitur lëvizjen e lirë dhe konkurrueshmërinë në tregjet e nënkontraktimit në Bashkimin Evropian, si dhe menaxhimin efikas të furnizuesve dhe NVM-ve, për të arritur raportin më të mirë cilësi/çmim. Shtetet anëtare duhet t'u komunikojnë të gjithë ofertuesve fitues përfitimet e tenderimit transparent dhe konkurrues dhe diversitetin e furnizuesve për nënkontratat, dhe të zhvillojnë e të shpërndajnë praktikat më të mira në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në tregjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
- Kushtet për zbatimin e kontratës janë në përputhje me këtë direktivë nëse nuk janë drejtpërdrejt apo tërthorazi diskriminuese dhe nëse tregohen në njoftimin e kontratës ose në dokumentet e kontratës.
- Në veçanti, kushtet e zbatimit mund të përfshijnë kërkesa nga autoritetet/entet kontraktore në lidhje me sigurinë e informacionit dhe sigurinë e furnizimit. Këto kërkesa marrin rëndësi të veçantë falë natyrës sensitive të pajisjeve që mbulohen nga kjo direktivë dhe prekin të gjithë zinxhirin e furnizimit.
- Për të garantuar sigurinë e informacionit autoritetet/entet kontraktore mund të kërkojnë në veçanti angazhim ligjor nga kontraktorët dhe nënkontraktorët për të mbrojtur informacionin e klasifikuar nga aksesi i paautorizuar, si edhe informacion të mjaftueshëm në lidhje me kapacitetin e tyre për të garantuar përmbushjen e kësaj kërkese. Në mungesë të një rregullimi normativ në nivel komunitar për sigurinë e informacionit, u mbetet autoriteteve/enteve kontraktore ose shteteve anëtare që të përcaktojnë këto kërkesa, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre kombëtare, si dhe të përcaktojnë nëse i konsiderojnë certifikatat e lëshuara të sigurisë në përputhje me ligjet kombëtare të një shteti tjetër anëtar, si të barasvlershme me atë që lëshohet nga autoritetet e tyre kompetente.
44.Siguria e furnizimit mund të përfshijë një larmi të madhe kërkesash, duke përfshirë, për shembull, rregullat e brendshme ndërmjet degëve dhe shoqërive mëmë në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale, ose ofrimi i shërbimeve kritike, mirëmbajtjes dhe remonte për të siguruar mbështetje për pajisjet e blera gjatë gjithë ciklit jetësor të tyre.
- Në çdo rast, kushtet për zbatimin e kontratës duhet t'u referohen vetëm kërkesave që lidhen me zbatimin e vetë kontratës.
- Ligjet, rregulloret dhe marrëveshjet kolektive, në nivel kombëtar dhe komunitar, që janë në fuqi në fushat e kushteve të punësimit dhe të sigurisë në punë zbatohen gjatë zbatimit të kontratës publike, nëse këto rregulla dhe zbatimi i tyre, përputhen me të drejtën komunitare. Në situata ndërkufitare, kur punëtorët nga një shtet anëtar ofrojnë shërbime në një tjetër shtet anëtar, me qëllim zbatimin e një kontrate, Direktiva 96/71/KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 16 dhjetor 1996, “Për transferimin e punëtorëve në kuadër të ofrimit të shërbimeve10 përcakton kushtet minimale që duhen plotësuar nga vendi pritës në lidhje me këta punëtorë të dërguar“. Nëse legjislacioni kombëtar përmban dispozita për këtë qëllim, mosrespektimi i këtyre detyrimeve mund të konsiderohet shkelje e rëndë ose vepër penale në lidhje me etikën profesionale të operatorit ekonomik të përfshirë, që çon në përjashtimin e atij operatori ekonomik nga procedura për shpalljen fituese të kontratës.
- Kontratat e mbuluara nga kjo direktivë karakterizohen nga kërkesa specifike, për sa i përket kompleksitetit, sigurisë së informacionit ose sigurisë së furnizimit. Shpesh nevojiten negociata intensive për përmbushjen e këtyre kërkesave kur shpallen kontratat fituese. Si përfundim, autoritetet/entet kontraktore mund të përdorin procedurën me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës, si edhe procedurën e kufizuar, për kontratat që mbulohen nga kjo direktivë.
- Autoritetet/entet kontraktore që realizojnë projekte veçanërisht të ndërlikuara mund ta kenë objektivisht të pamundur, jo për faj të tyre, të përcaktojnë mjetet e plotësimit të nevojave të tyre ose të vlerësojnë atë që mund të ofrojë tregu për zgjidhjet teknike dhe/ose zgjidhjet financiare/ligjore. Kjo situatë mund të krijohet sidomos në rastin e projekteve që kërkojnë integrimin ose kombinimin e disa kapaciteteve teknologjike ose operacionale, ose të projekteve që përfshijnë financim kompleks dhe të strukturuar, financimi dhe kuadri ligjor i të cilave nuk mund të përcaktohet paraprakisht. Në këtë rast, përdorimi i procedurës së kufizuar dhe procedurës me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës nuk do të ishte i realizueshëm, sepse do të ishte e pamundur që kontrata të përcaktohej me aq saktësi sa t'u lejonte kandidatëve që të hartonin ofertat e tyre. Ndaj është e nevojshme që të parashikohet një procedurë fleksibël që jo vetëm të garantojë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë, por edhe t'u lejojë autoriteteve/enteve kontraktore të diskutojnë të gjitha aspektet e kontratës me çdo kandidat. Megjithatë, kjo procedurë nuk duhet përdorur në mënyrë të tillë që të kufizojë ose të shtrembërojë konkurrencën, sidomos nëpërmjet ndryshimit të aspekteve themelore të ofertës, nëpërmjet vendosjes së kërkesave të reja thelbësore për ofertuesin e suksesshëm ose nëpërmjet përfshirjes së një ofertuesi tjetër, të ndryshëm nga ai i përzgjedhur si me përfitimin më të madh ekonomik.
- Përpara se të nisë një procedurë për shpalljen e një kontrate fituese, autoritetet/entet kontraktore, duke përdorur një dialog teknik, mund të kërkojnë ose pranojnë këshilla që mund të përdoren për përgatitjen e specifikimeve, me kusht që gjithsesi këto këshilla të mos kenë për qëllim eliminimin e konkurrencës.
- Në rrethana të veçanta, përdorimi i procedurës me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës do të ishte i pamundur ose krejtësisht i papërshtatshëm. Kështu që autoritetet/entet kontraktore, në raste dhe rrethana shumë specifike, duhet të kenë mundësinë të përdorin procedurën me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës.
- Rrethanat e caktuara duhet të jenë pjesërisht të ngjashme me ato që parashikohen në Direktivën 2004/18/KE. Në këtë drejtim, duhet të merret veçanërisht në konsideratë fakti se pajisjet e mbrojtjes dhe të sigurisë shpesh janë komplekse nga ana teknike. Për pasojë, mospërputhshmëria ose vështirësitë teknike joproporcionale në përdorim dhe mirëmbajtje, që justifikojnë përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, në rastin e kontratave të furnizimit për mallra shtesë, duhen vlerësuar duke pasur parasysh këtë kompleksitet dhe kërkesat shoqëruese për ndërveprueshmërinë dhe standardizimin e pajisjes. Kjo, për shembull, mund të ndodhë për integrimin e komponentëve të rinj në sistemet ekzistuese ose për modernizimin e këtyre sistemeve.
- Mund të ndodhë që për disa blerje brenda fushës së zbatimit të kësaj direktive, të ketë vetëm një operator ekonomik që është në gjendje ta zbatojë kontratën, sepse ai ka të drejtat ekskluzive, ose për arsye teknike. Në këto raste, autoriteti/enti kontraktor duhet të lejohet të shpallë fituese kontrata ose marrëveshje kuadër drejtpërdrejt me atë operator ekonomik. Megjithatë, arsyet teknike se përse vetëm një operator teknik është në gjendje të zbatojë një kontratë duhet të përcaktohen në mënyrë të saktë dhe të arsyetohen rast pas rasti. Ato mund të përfshijnë, për shembull, papërshtatshmërinë e lartë teknike të një kandidati të ndryshëm nga operatori ekonomik i përzgjedhur për të arritur qëllimet e kërkuara ose nevojën për të përdorur ekspertizë specifike, mjete ose mënyra që vetëm një operator i ka në dispozicion. Kjo mund të ndodhë, për shembull, në rastin e modifikimit ose plotësimit të pajisjeve veçanërisht komplekse. Arsyet teknike gjithashtu mund të lindin nga kërkesat specifike të ndërveprueshmërisë ose sigurisë, që duhet të përmbushen për të siguruar funksionimin e forcave të armatosura ose forcave të sigurisë.
- Natyra specifike e kontratave që janë objekt i kësaj direktive, bën të nevojshme parashikimin e rrethanave të reja që mund të hasen në fushat që ajo mbulon.
- Forcat e armatosura të shteteve anëtare, për shembull, mund të thirren që të ndërhyjnë në situata krize jashtë vendit, për shembull, si pjesë e operacioneve paqeruajtëse. Në fillim ose gjatë kësaj ndërhyrjeje, siguria e shteteve anëtare dhe forcat e tyre të armatosura mund të kenë nevojë për prokurime kontratash të caktuara, me një shpejtësi që nuk bie në pajtim me afatet e zakonshme të vendosura nga procedurat e prokurimit, të parashtruara në këtë direktivë. Këto emergjenca mund të lindin edhe për forcat e sigurisë, për shembull, në rastin e një sulmi terrorist në territorin e Bashkimit Evropian.
(55.Nxitja e kërkimit dhe zhvillimit është një nga mënyrat kryesore për të forcuar Bazën Evropiane të Teknologjive dhe Industrive të Mbrojtjes, dhe hapja e procesit të prokurimit ndihmon në arritjen e këtij objektivi. Rëndësia e kërkimit dhe zhvillimit në këtë fushë specifike justifikon fleksibilitetin maksimal në shpalljen fituese të kontratave për furnizime dhe shërbime në fushën e kërkimit. Megjithatë, në të njëjtën mënyrë, ky fleksibilitet nuk duhet të përjashtojë konkurrencën e ndershme në fazat e mëvonshme të ciklit të jetës së një produkti. Ndaj, kontratat për kërkim dhe zhvillim duhet të mbulojnë vetëm veprimtaritë deri në fazën kur pjekuria e teknologjive të reja mund të vlerësohet në mënyrë të arsyeshme dhe rreziqet të përjashtohen. Kontratat për kërkim dhe zhvillim nuk duhet të përdoren përtej kësaj faze, si një mënyrë për të shmangur dispozitat e kësaj direktive, duke përfshirë caktimin paraprak të zgjedhjes së ofertuesit për fazat e mëvonshme.
Nga ana tjetër, autoriteti/enti kontraktor nuk është e nevojshme të organizojë një tender të veçantë për fazat e mëvonshme, nëse kontrata që mbulon veprimtaritë e kërkimit përfshin edhe një mundësi për ato faza, dhe është dhënë nëpërmjet procedurës së kufizuar ose procedurës me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës, ose kur është e zbatueshme, nëpërmjet dialogut konkurrues.
56.Për të garantuar transparencën, duhet të parashikohen rregullat për publikimin nga ana e autoriteteve/enteve kontraktore të informacioneve të përshtatshme, përpara dhe në fund të procedurës së shpalljes së kontratës fituese. Përveç kësaj, kandidatëve dhe ofertuesve u duhen dhënë informacione të tjera specifike në lidhje me rezultatet e kësaj procedure. Megjithatë, autoritetet/entet kontraktore duhet të lejohen të mos japin informacionet e kërkuara, nëse nxjerrja e këtij informacioni do të pengonte zbatimin e ligjit, ose do të ishte në kundërshtim me interesin publik, do të dëmtonte interesat legjitime tregtare të operatorëve ekonomikë ose do të mund të cenonte konkurrencën e ndershme ndërmjet tyre. Për shkak të natyrës dhe tipareve të punimeve, furnizimeve dhe shërbimeve që mbulohen nga kjo direktivë, bazat e interesit publik që lidhen me pajtueshmërinë me dispozitat kombëtare detyruese që përfshihen në fushën e zbatimit të politikës publike kombëtare, që lidhen ngushtë me mbrojtjen dhe sigurinë, kanë rëndësi të veçantë në këtë drejtim.
57.Nisur nga zhvillimet e reja në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe lehtësive që ato mund të sjellin, mjetet elektronike duhet të vihen në një nivel me mjetet tradicionale të komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit. Për aq sa është e mundur, mjetet dhe teknologjia e zgjedhur duhet të jenë në përputhje me teknologjitë që përdoren në shtetet e tjera anëtare.
- Për të siguruar zhvillimin e konkurrencës efektive në fushën e prokurimeve që mbulohet nga kjo direktivë, është e nevojshme që njoftimet e kontratave të hartuara nga autoritetet/entet kontraktore të shteteve anëtare të shpallen në të gjithë Komunitetin. Informacioni që përmbajnë këto njoftime duhet t'u mundësojë operatorëve ekonomikë në Komunitet që të përcaktojnë nëse kontratat e propozuara janë me interes për ta. Për këtë qëllim, njoftimet e kontratave duhet të përmbajnë informacion të mjaftueshëm në lidhje me objektin e kontratës dhe kushtet e saj. Ndaj duhet të garantohet një vizibilitet i përmirësuar për njoftimet publike nëpërmjet instrumenteve të përshtatshme, siç janë formularët standardë të njoftimit të kontratës dhe Fjalori i Përbashkët për Prokurimet (FPP), që është nomenklatura referencë për kontratat.
- Direktiva 1999/93/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 dhjetor 1999, “Për një kuadër komunitar për nënshkrimet elektronike11” dhe Direktiva 2000/31/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 8 qershor 2000, “Për disa aspekte ligjore të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, sidomos të tregtisë elektronike në tregun e brendshëm (direktiva për tregtinë elektronike)12 , duhet të zbatohen, në kuadër të kësaj direktive, për përcjelljen e informacionit me mjete elektronike“. Procedurat e prokurimit kërkojnë një nivel sigurie dhe konfidencialiteti më të lartë nga ai që kërkohet nga ato direktiva. Kështu që pajisjet për marrjen elektronike të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje duhet të jenë në përputhje me kërkesa specifike shtesë. Për këtë qëllim, duhet të inkurajohet, sa më shumë të jetë e mundur, përdorimi i nënshkrimeve elektronike, sidomos i nënshkrimeve elektronike të avancuara. Gjithashtu, skemat e akreditimit vullnetar duhet të përbëjnë një kuadër të favorshëm për të rritur nivelin e ofrimit të shërbimit të certifikimit për këto pajisje.
- Përdorimi i mjeteve elektronike çon në kursimin e kohës. Si rezultat, duhet parashikuar shkurtimi i afateve minimale për marrjen e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, nëse përdoren mjetet elektronike, që megjithatë i nënshtrohen kushtit që duhet të jenë në përputhje me mënyrën specifike të transmetimit të parashikuar në nivel komunitar.
- Verifikimi i përshtatshmërisë së kandidatëve dhe përzgjedhja e tyre duhet të bëhet në kushte transparente. Për këtë qëllim, duhet të cilësohen kriteret mosdiskriminuese që mund të përdoren nga autoritetet/entet kontraktore për përzgjedhjen e konkurruesve, dhe mjetet që mund të përdorin operatorët ekonomikë për të provuar që i kanë plotësuar këto kritere. Në të njëjtën frymë transparence, autoritetit/entit kontraktor duhet t’i kërkohet të cilësojë kriteret që do të përdorë, sapo kontrata të nxirret për konkurrim, si dhe nivelin e aftësive specifike që mund të kërkojë ose jo nga operatorët ekonomikë përpara se t’i pranojë në procedurën e prokurimit.
- Një autoritet/ent kontraktor mund të kufizojë numrin e kandidatëve në procedurën e kufizuar dhe në procedurën me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës dhe në dialogun konkurrues. Kjo ulje e numrit të kandidatëve duhet të bëhet në bazë të kritereve objektive të treguara në njoftimin e kontratës. Për kriteret që lidhen me situatën personale të operatorëve ekonomikë, mund të mjaftojë përmendja në mënyrë të përgjithshme në njoftimin e kontratës, e situatave të përcaktuara në këtë direktivë.
- Në dialogun konkurrues dhe në procedurat me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës, nisur nga fleksibiliteti që mund të kërkohet dhe niveli i lartë i kostove që lidhen me këto metoda prokurimi, autoritetet/entet kontraktore duhet të kenë të drejtë të parashikojnë që procedura të kryhet në fazat vijuese me qëllim që të reduktohet gradualisht, në bazë të kritereve të treguara më parë për përcaktimin e fituesit të kontratës, numri i ofertave që do të diskutohen ose negociohen. Ky shkurtim, në masën që e lejon numri i zgjidhjeve të mundshme ose kandidatëve, duhet të sigurojë konkurrencën e vërtetë.
- Rregullat përkatëse të komunitare për njohjen e ndërsjellë të diplomave, certifikatave ose dëshmive të tjera të kualifikimeve formale zbatohen në rastet kur për pjesëmarrje në një procedurë prokurimi kërkohen prova për një kualifikim të veçantë.
- Duhet të shmanget shpallja e kontratave fituese për operatorë ekonomikë që kanë marrë pjesë në organizata kriminale ose që janë shpallur fajtor për korrupsion a mashtrim në dëm të interesave financiare të komuniteteve evropiane, ose për pastrim parash, financim të terrorizmit ose akte terroriste ose që lidhen me terrorizmin. Sipas rastit, autoritetet/entet kontraktore duhet t’u kërkojnë kandidatëve ose ofertuesve të paraqesin dokumente përkatëse dhe, kur kanë dyshime për situatën personale të një kandidati ose ofertuesi, ato mund të kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve kompetente të shtetit anëtar të përfshirë. Këta operatorë ekonomikë duhet të përjashtohen sapo autoriteti/enti kontraktor të vihet në dijeni për ndonjë vendim për këto vepra, vendim i dhënë në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe me fuqi res judicata (çështje për të cilën është dhënë vendim i prerë). Nëse legjislacioni i brendshëm përmban dispozita në këtë drejtim, mosrespektimi i legjislacionit për prokurimet për marrëveshje të paligjshme, që kanë qenë objekti një vendimi të prerë ose një vendimi me efekt të barasvlershëm mund të konsiderohet shkelje e etikës profesionale të operatorit ekonomik në fjalë ose shkelje e rëndë. Gjithashtu duhet bërë i mundur përjashtimi i operatorëve ekonomikë, nëse autoriteti/enti kontraktor ka informacione, nga burime të mbrojtura, që operatorët nuk janë mjaftueshëm të besueshëm, me qëllim që të shmangen rreziqet ndaj sigurisë së shteteve anëtare. Këto rreziqe mund të vijnë nga tipare të caktuara të produkteve të furnizuara nga kandidati ose nga struktura aksionare e kandidatit.
- Mosrespektimi i dispozitave kombëtare në zbatim të Direktivës së Këshillit 2000/78/KE, datë 27 nëntor 2000, “Për përcaktimin e një kuadri të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion13” dhe Direktivës së Këshillit 76/207/KEE, datë 9 shkurt 1976, “Për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në lidhje me aksesin në punësim, formimin profesional, ngritjen në detyrë dhe kushtet e punës14, e cila ka qenë objekt i një vendimi të formës së prerë ose i një vendimi që ka efekt të barasvlershëm mund të konsiderohet shkelje në lidhje me etikën profesionale të operatorit ekonomik në fjalë ose shkelje e rëndë“.
- Për shkak të natyrës sensitive të sektorëve të mbrojtjes dhe sigurisë, besueshmëria e operatorëve ekonomikë të cilët shpallen fitues të kontratave, është jetësore. Besueshmëria varet, në veçanti, nga aftësia e tyre për t'iu përgjigjur kërkesave të vendosura nga autoriteti/enti kontraktor në lidhje me sigurinë e furnizimit dhe sigurinë e informacionit. Përveç kësaj, asgjë në këtë direktivë nuk duhet ta ndalojë një autoritet/ent kontraktor që të përjashtojë një operator ekonomik në çdo fazë të procesit të shpalljes së një kontrate fituese, nëse autoriteti/enti kontraktor ka informacion se fitimi i të gjithë ose i një pjese të kontratës nga ai operator ekonomik mund të përbënte rrezik për interesat themelore të sigurisë për atë shtet anëtar.
- Në mungesë të një rregullimi normativ në nivel komuniteti për sigurinë e informacionit, u takon autoriteteve/enteve kontraktore ose shteteve anëtare që të përcaktojnë nivelin e kapacitetit teknik të nevojshëm në drejtim të pjesëmarrjes në një procedurë prokurimi ose për të vlerësuar nëse kandidatët e kanë arritur nivelin e kërkuar të sigurisë. Në shumë raste, shtetet anëtare kanë marrëveshje dypalëshe për sigurinë, me rregulla për njohjen e ndërsjellë të certifikatave kombëtare të sigurisë. Edhe kur këto marrëveshje ekzistojnë, kapacitetet e operatorëve ekonomikë nga shtetet e tjera anëtare në lidhje me sigurinë e informacionit mund të verifikohen dhe këto verifikime duhet të bëhen në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, trajtimit të barabartë dhe të proporcionalitetit.
69.Kontratat duhet të shpallen fituese në bazë të kritereve objektive që sigurojnë respektimin e parimit të transparencës, mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë dhe që garantojnë vlerësimin e ofertave në kushtet e konkurrencës efektive. Si rezultat, duhet të lejohet zbatimi vetëm i dy kritereve për shpalljen e fituesit: "çmimi më i ulët" dhe "oferta me përfitimin më të madh ekonomik".
- Për të siguruar respektimin e parimit të trajtimit të barabartë në shpalljen e kontratës fituese, duhet përcaktuar detyrimi i krijuar nga praktika gjyqësore për të siguruar transparencën e nevojshme, me qëllim që të gjithë ofertuesit të informohen në mënyrë të arsyeshme për kriteret dhe rregullat që do të zbatohen për të identifikuar ofertën me përfitim më të madh ekonomik. Prandaj, është përgjegjësia e autoriteteve/enteve kontraktore që të përcaktojnë kriteret për shpalljen e kontratës fituese dhe shkallën e rëndësisë relative që i jepet secilit kriter, në kohë të mjaftueshme për t'u mundësuar ofertuesve të jenë në dijeni për to kur përgatisin ofertat e tyre. Autoritetet/entet kontraktore mund të shmangin përcaktimin e shkallës së rëndësisë së kritereve për shpalljen e kontratës fituese në raste të justifikuara për të cilat duhet të jenë në gjendje të japin arsyet, kur shkalla e rëndësisë nuk mund të përcaktohet paraprakisht, sidomos për shkak të kompleksitetit të kontratës. Në këto raste, ato duhet të cilësojnë rendin zbritës të shkallës së rëndësisë së kritereve.
- Kur autoritetet/entet kontraktore zgjedhin që fitues i kontratës të jetë ofertuesi me ofertën me përfitimet më të mëdha ekonomike, ata i vlerësojnë ofertat me qëllim që të përcaktojnë se cila prej tyre ofron raportin më të mirë cilësi/çmim. Për këtë qëllim, ata përcaktojnë kriteret ekonomike dhe të cilësisë, të cilat të marra në tërësi, duhet të bëjnë të mundur përcaktimin e ofertës me përfitim më të madh ekonomik për autoritetin/entin kontraktor. Përcaktimi i këtyre kritereve varet nga objekti i kontratës, pasi ato duhet të lejojnë që niveli i zbatimit i ofruar nga çdo ofertë të vlerësohet sipas objektit të kontratës, siç përcaktohet në specifikimet teknike, dhe që të matet raporti cilësi/çmim i çdo oferte.
72.Respektimi i detyrimeve të transparencës dhe konkurrencës duhet të garantohet nga një sistem efikas shqyrtimi, në bazë të sistemit që Direktiva e Këshillit 89/665/KEE15 dhe 92/13/KEE16, e ndryshuar me Direktivën 2007/66/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit17, parashikon për kontratat që mbulohen nga Direktivat 2004/17/KE dhe 2004/18/KE. Në veçanti, duhet të parashikohet mundësia për të kundërshtuar procedurën e prokurimit përpara nënshkrimit të kontratës, si dhe garancitë e nevojshme për efikasitetin e shqyrtimit, si për shembull, periudha e pezullimit. Duhet të parashikohet edhe mundësia për të kundërshtuar prokurimet e paligjshme të drejtpërdrejta ose kontratat e lidhura në kundërshtim me këtë direktivë.
73.Megjithatë, në procedurat e shqyrtimit duhet të mbahet parasysh mbrojtja e interesave të mbrojtjes dhe sigurisë, në aspektin e procedurave të organeve shqyrtuese, të përzgjedhjes së masave të përkohshme ose penaliteteve për shkeljen e detyrimeve që lidhen me transparencën dhe konkurrencën. Në veçanti, shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të parashikojnë se organi shqyrtues që është i pavarur nga autoriteti/enti kontraktor mund të mos e konsiderojë të pavlefshme një kontratë, edhe nëse ajo është shpallur fituese në mënyrë të kundërligjshme mbi baza të përmendura në këtë direktivë, kur pasi ka ekzaminuar të gjitha aspektet përkatëse, ky organ konstaton se rrethanat e veçanta të çështjes në fjalë kërkojnë zbatimin e disa arsyeve thelbësore në lidhje me interesin e përgjithshëm Në varësi të natyrës dhe tipareve të punëve, mallrave dhe shërbimeve që mbulohen nga kjo direktivë, këto arsye thelbësore duhet të lidhen së pari dhe mbi të gjitha me interesat e përgjithshme të mbrojtjes dhe sigurisë së shteteve anëtare. Kjo mund të ndodhë për shembull, kur pavlefshmëria e një kontrate do të rrezikonte seriozisht jo vetëm përmbushjen e projektit specifik që ajo synon, por edhe ekzistencën e një programi më të gjerë mbrojtjeje dhe/ose sigurie në të cilin ky projekt bën pjesë.
- Disa kushte teknike, dhe sidomos ato në lidhje me njoftimet dhe raportet statistikore, si dhe nomenklatura e përdorur dhe kushtet e referencës për këtë nomenklaturë, do të duhet të miratohen dhe të ndryshohen nisur nga ndryshimi i kërkesave teknike. Ndaj, për këtë qëllim duhen përdorur procedura miratimi fleksibël dhe të shpejta.
- Masat e nevojshme për zbatimin e kësaj direktive duhet të miratohen në përputhje me Vendimin e Këshillit 1999/468/KE, datë 28 qershor 1999, që përcakton procedurat “Për ushtrimin e kompetencave zbatuese që i janë dhënë Komisionit18“.
- Në veçanti, Komisioni duhet të ketë kompetenca për të rishikuar kufijtë monetarë për kontratat, duke i bashkërenduar ato me kufijtë e përcaktuar në Direktivën 2004/17/KE dhe për të ndryshuar numra të caktuar reference në nomenklaturën FPP dhe procedurat për referimin në njoftime të disa titujve në FPP, si dhe specifikimet teknike dhe karakteristikat e pajisjeve për marrjen elektronike.
Duke qenë se ato masa kanë fushë zbatimi të përgjithshme dhe janë projektuar për të ndryshuar elementet jothelbësore të kësaj direktive, ato duhet të miratohen në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të parashikuar në nenin 5a të Vendimit 1999/468/KE.
- Kur, për arsye të domosdoshme urgjente, afatet kohore normale për procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm nuk mund të përmbushen, Komisioni duhet të jetë në gjendje të zbatojë procedurën e urgjencës të parashikuar në nenin 5, germa “a“ paragrafi 6 të Vendimit 1999/468/KE për miratimin e këtyre masave.
- Në përputhje me paragrafin 34 të marrëveshjes ndërinstitucionale për hartim më të mirë të legjislacionit19, shtetet anëtare nxiten që të hartojnë për veten e tyre dhe në interes të Komunitetit tabela që ilustrojnë, aq sa është e mundur, përputhshmërinë ndërmjet kësaj direktive dhe masave për transpozim dhe t'i bëjnë ato publike.
- Komisioni duhet të kryejë një vlerësim periodik për të ekzaminuar nëse tregu i pajisjeve të mbrojtjes funksionon në mënyrë të hapur, transparente dhe konkurruese, duke përfshirë ndikimin e kësaj direktive në treg, për shembull për përfshirjen e NVM-ve,
MIRATOJNË KËTË DIREKTIVË:
PËRMBAJTJA
TITULLI I
PËRKUFIZIME, FUSHA E ZBATIMIT DHE PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1.
Përkufizime
Neni 2
Fusha e zbatimit
Neni 3
Kontratat e përziera
Neni 4
Parimet e prokurimit
TITULL III
RREGULLAT PËR KONTRATAT
KAPITULLI I
Dispozitat e përgjithshme
Neni 5
Operatorët ekonomikë
Neni 6
Detyrimet e konfidencialitetit të autoriteteve/enteve kontraktore
Neni 7
Mbrojtja e informacionit të klasifikuar
KAPITULLI II
Kufijtë monetarë, organet qendrore blerëse dhe dispozitat përjashtuese
Seksioni 1
Kufijtë monetarë
Neni 8
Kufijtë monetarë për kontratat
Neni 9
Metodat e përllogaritjes së vlerës së kontratave dhe të marrëveshjeve kuadër
Seksioni 2
Organet qendrore blerëse
Neni 10
Kontratat dhe marrëveshjet kuadër të shpallura fituese nga organe qendrore blerëse
Seksioni 3
Kontratat e përjashtuara
Neni 11
Përdorimi i përjashtimeve
Neni 12
Kontratat e shpallura fituese sipas rregullave ndërkombëtare
Neni 13
Përjashtimet e veçanta
Seksioni 4
Masa rregulluese të veçanta
Neni 14
Kontratat e rezervuara
KAPITULLI III
Procedurat për kontratat e shërbimit
Neni 15
Kontratat e shërbimit të renditura në shtojcën I
Neni 16
Kontratat e shërbimit të renditura në shtojcën II
Neni 17
Kontratat e përziera që përfshijnë shërbimet e renditura në shtojcat I dhe II
KAPITULLI IV
Rregullat specifike që rregullojnë dokumentacionin e kontratës
Neni 18
Specifikime teknike
Neni 19
Variantet
Neni 20
Kushtet për zbatimin e kontratave
Neni 21
Nënkontraktimi
Neni 22
Siguria e informacionit
Neni 23
Siguria e furnizimit
Neni 24
Detyrimet në lidhje me tatimet, mbrojtjen mjedisore, dispozitat për mbrojtjen e punësimit dhe kushtet e punës
KAPITULLI V
Procedurat
Neni 25
Procedurat që zbatohen
Neni 26
Procedura me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës
Neni 27
Dialogu konkurrues
Neni 28
Rastet që justifikojnë përdorimin e procedurës me negocim, pa shpallje të njoftimit të kontratës
Neni 29
Marrëveshjet kuadër
KAPITULLI VI
Rregullat për shpalljen dhe transparencën
Seksioni 1
Shpallja e njoftimeve
Neni 30
Njoftimet
Neni 31
Publikimi jo i detyrueshëm
Neni 32
Forma dhe mënyra e shpalljes së njoftimeve
Seksioni 2
Afatet kohore
Neni 33
Afatet kohore për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje dhe për marrjen e ofertave
Seksioni 3
Përmbajtja e informacionit dhe mënyra e dërgimit të tij
Neni 34
Ftesa për ofertë, për të negociuar ose për të marrë pjesë në dialog
Neni 35
Informimi i kandidatëve dhe ofertuesve
Seksioni 4
Komunikimi
Neni 36
Rregullat e zbatueshme për komunikimin
Seksioni 5
Raportet
Neni 37
Përmbajtja e raporteve
KAPITULLI VII
Zhvillimi i procedurës
Seksioni 1
Dispozita të përgjithshme
Neni 38
Verifikimi i përshtatshmërisë, zgjedhja e pjesëmarrësve dhe shpallja e kontratave fituese
Seksioni 2
Kriteret për përzgjedhjen cilësore
Neni 39
Situata personale e kandidatit ose ofertuesit
Neni 40
Përshtatshmëria për të vazhduar veprimtarinë profesionale
Neni 41
Gjendja ekonomike dhe financiare
Neni 42
Aftësia teknike dhe/ose profesionale
Neni 43
Standardet e sistemeve të menaxhimit të cilësisë
Neni 44
Standardet e menaxhimit mjedisor
Neni 45
Dokumentacion dhe informacion shtesë
Neni 46
Listat zyrtare të operatorëve ekonomikë të miratuar dhe certifikimi nga organet e themeluara sipas të drejtës publike ose private
Seksioni 3
Shpallja e kontratës fituese
Neni 47
Kriteret për shpalljen e kontratës fituese
Neni 48
Përdorimi i blerjeve elektronike
Neni 49
Ofertat anomalisht të ulëta
TITULLI III
RREGULLAT E ZBATUESHME PËR NËNKONTRAKTIMIN
KAPITULLI I
Nënkontratat e lidhura nga ofertuesit e suksesshëm, që nuk janë autoritete/ente kontraktore
Neni 50
Fusha e zbatimit
Neni 51
Parimet
Neni 52
Kufijtë monetarë dhe rregullat për shpalljen
Neni 53
Kriteret për përzgjedhjen cilësore të nënkontraktorëve
KAPITULLI II
Nënkontratat e lidhura nga ofertuesit e suksesshëm, që janë autoritete/ente kontraktore
Neni 54
Rregullat e zbatueshme
TITULLI IV
RREGULLAT E ZBATUESHME PËR SHQYRTIMET
Neni 55
Fusha e zbatimit dhe disponueshmëria e procedurave të shqyrtimit
Neni 56
Kërkesat për procedurat e shqyrtimit
Neni 57
Periudha e pezullimit
Neni 58
Shmangiet nga periudha e pezullimit
Neni 59
Afatet kohore për të aplikuar për shqyrtim
Neni 60
Pavlefshmëria
Neni 61
Shkeljet e këtij titulli dhe penalitetet alternative
Neni 62
Afatet kohore
Neni 63
Mekanizmi korrigjues
Neni 64
Përmbajtja e njoftimit vullnetar ex ante për transparencën
TITULLI V
DETYRIMET STATISTIKORE, KOMPETENCAT EKZEKUTIVE DHE DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 65
Detyrimet statistikore
Neni 66
Përmbajtja e raportit statistikor
Neni 67
Procedura e Komitetit
Neni 68
Rishikimi i kufijve monetarë
Neni 69
Ndryshimet
Neni 70
Ndryshimi i Direktivës 2004/17/KE
Neni 71
Ndryshimi i Direktivës 2004/18/KE
Neni 72
Transpozimi
Neni 73
Shqyrtimi dhe raportimi
Neni 74
Hyrja në fuqi
Neni 75
Marrësit
SHTOJCA
Shtojca I Shërbimet e përmendura në nenet 2 dhe 15
Shtojca II Shërbimet e përmendura në nenet 2 dhe 16
Shtojca III Përkufizimi i disa specifikimeve teknike të përmendura në nenin 18
Shtojca IV Informacionet që duhet të përfshihen në njoftimet e përmendura në nenin 30
Shtojca V Informacionet që duhet të përfshihen në njoftimet e nënkontratave të përmendura në nenin 5
Shtojca VI Hollësitë për shpalljen
Shtojca VII Regjistrat
Shtojca VIII Kërkesat për mjetet e marrjes elektronike të kërkesave për pjesëmarrje dhe të ofertave
TITULLI I
PËRKUFIZIME, FUSHA E ZBATIMIT DHE PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizime
Për qëllimet e kësaj direktive përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- "Fjalor i përbashkët prokurimi (FPP)" është nomenklatura referencë e zbatueshme për kontratat e shpallura fituese nga autoritetet/entet kontraktore, i miratuar me anë të Rregullores (KE) nr. 2195/2002;
- "Kontrata" janë kontratat me shpërblim, të lidhura me shkrim, siç përmendet në nenin 1 paragrafi 2 germa a të Direktivës 2004/17/KE dhe në nenin 1, paragrafi 2, germa “a“ të Direktivës 2004/18/KE;
3."Kontrata për punë'" janë kontratat që kanë si objekt ose realizimin, projektimin dhe realizimin e punimeve, për një nga veprimtaritë e përmendura në ndarjen 45 të FPP-së, apo të punës, ose realizimin me çfarëdolloj mjeti të një pune, që përputhet me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti/enti kontraktor. "Punë/punim" është përfundimi i ndërtimit ose i veprave civile, të marra së bashku, që në vetvete mjaftojnë për të përmbushur një funksion ekonomik ose teknik;
- "Kontrata furnizimi" janë kontratat e ndryshme nga ato për punë, të cilat kanë si objekt blerjen, dhënien ose marrjen me qira ose blerjen me këste, me ose pa mundësi blerjeje të produkteve.
Një kontratë që ka si objekt furnizimin e mallrave dhe që përfshin në mënyrë dytësore edhe vendosjen dhe instalimin, konsiderohet si "kontratë furnizimi";
- "Kontrata shërbimi" janë kontratat e ndryshme nga ato të punës ose ato të furnizimit, që kanë si objekt kryerjen e shërbimeve.
Një kontratë, që ka si objekt mallra dhe shërbime, konsiderohet si "kontratë shërbimi", nëse vlera e shërbimeve në kontratë tejkalon atë të mallrave në të njëjtën kontratë.
Një kontratë që ka si objekt shërbimet dhe që përfshin veprimtaritë e përmendura në ndarjen 45 të FPP-së, të cilat janë të lidhura në mënyrë dytësore me objektin kryesor të kontratës, konsiderohet si kontratë shërbimi;
- "Pajisje ushtarake" janë pajisjet e projektuara ose të përshtatura posaçërisht për qëllime ushtarake dhe të destinuara për t'u përdorur si armë, municione ose materiale luftarake;
- "Pajisje sensitive", "punë sensitive" dhe "shërbime sensitive" janë pajisjet, punët dhe shërbimet për qëllime sigurie, të cilat kanë të bëjnë me, kërkojnë dhe/ose përmbajnë informacion të klasifikuar;
- "Informacion i klasifikuar" është çdo informacion ose material, pavarësisht formës, natyrës ose mënyrës së transmetimit, që ka një nivel të caktuar mbrojtjeje ose sigurie dhe që në interes të sigurisë kombëtare dhe në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi në shtetet anëtare të përfshira, kërkon mbrojtje nga shpërdorimi, shkatërrimi, fshirja, deklarimi, humbja ose aksesi nga ndonjë person i paautorizuar ose nga çdo kompromentim tjetër;
- "Qeveria" është shteti, qeverisja rajonale ose vendore e shtetit anëtar ose një shteti të tretë;
- "Krizë" është situata në një shtet anëtar ose në një shtet të tretë në të cilin ka ndodhur një ngjarje e dëmshme, që tejkalon dukshëm përmasat e ngjarjeve të dëmshme në jetën e përditshme dhe që rrezikon ose kufizon në mënyrë të konsiderueshme jetën dhe shëndetin e njerëzve ose ka ndikim të konsiderueshëm në vlerat e pronës, ose kërkon marrjen e masave për furnizimin e popullsisë me mallra të nevojave bazë; gjithashtu konsiderohet situatë krize rasti kur ngjarja e dëmshme vlerësohet si e pashmangshme; konfliktet e armatosura dhe luftërat konsiderohen si kriza, për qëllim të kësaj direktive;
- "Marrëveshje kuadër" është marrëveshja ndërmjet një ose më shumë autoriteteve/enteve kontraktore dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, qëllimi i të cilës është të vendosë kushtet e kontratave që do të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe, aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara;
- "Blerje elektronike" është një proces i përsëritur që përfshin një pajisje elektronike për paraqitjen e çmimeve të reja, të ndryshimeve dhe/ose vlerave të reja mbi elemente të veçanta të ofertës dhe që kryhet pas vlerësimit të plotë paraprak të ofertave, duke i klasifikuar ato nëpërmjet metodave të vlerësimit automatik.
Ndaj, disa lloje kontratash shërbimi dhe disa lloje kontratash për punë që kanë si objekt punën intelektuale, si për shembull projektimin e veprave publike, nuk mund të jenë objekt i blerjes elektronike;
- "Kontraktor", "furnizues" dhe "ofrues i shërbimit" është çdo person fizik, juridik apo ent publik ose grup personash dhe/ose organesh të tilla, që ofrojnë në treg kryerjen e punëve, furnizimin me mallra dhe ofrimin e shërbimeve, përkatësisht;
- "Operator ekonomik" është një kontraktor, furnizues ose ofrues shërbimesh. Përdoret thjesht për lehtësi;
- "Kandidat" është operatori ekonomik që kërkon të ftohet në një procedurë të kufizuar ose me negocim ose në një dialog konkurrues;
- "Ofertues" është operatori ekonomik, që paraqet një ofertë në një procedurë të kufizuar ose me negocim ose në një dialog konkurrues;
- "Autoritete/ente kontraktore" janë autoritetet kontraktore të përmendura në neni 1 paragrafi 9 të Direktivës 2004/18/KE dhe entet kontraktore të përmendura në nenin 2 të Direktivës 2004/17/KE;
- "Organ qendror blerës" është autoriteti/enti kontraktor i përmendur në nenin 1 paragrafi 9 të Direktivës 2004/18/KE dhe në nenin 2, paragrafi 1, germa “a“ të Direktivës 2004/17/KE, ose një organ publik evropian, i cili:
— siguron për autoritetet/entet kontraktore mallra dhe/ose shërbime ose
— përzgjedh fituesit për kontrata ose marrëveshje kuadër për punime, mallra ose shërbime të caktuara për autoritetet/entet kontraktore,
- "Procedura të kufizuara" janë procedurat, përmes të cilave çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur nga autoriteti/enti kontraktor mund të dorëzojnë oferta;
- "Procedura me negocim" janë procedurat, përmes të cilave autoriteti/enti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre;
- "Dialog konkurrues" është procedura, përmes të cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, dhe ku autoriteti/enti kontraktor zhvillon dialogun me kandidatët e pranuar në atë procedurë, me qëllim që të zhvillojë një ose më tepër alternativa të përshtatshme që mund të plotësojnë nevojat e tij dhe në bazë të të cilës kandidatët e zgjedhur ftohen të bëjnë ofertë.
Në kuptim të procedurës së përmendur në nënparagrafin e parë, kontrata konsiderohet “veçanërisht komplekse”, nëse autoriteti/enti kontraktor, për arsye objektive, nuk është në gjendje:
— të përcaktojë mjetet teknike, në përputhje me nenin 18, paragrafi 3, germa “b“, “c“ ose “d“ që mund të përmbushin nevojat ose objektivat e tij dhe/ose
— të specifikojë strukturën ligjore dhe/ose financiare të një projekti;
- "Nënkontratë" është kontrata me shpërblim e lidhur me shkrim ndërmjet një ofertuesi të suksesshëm për një kontratë dhe një ose më tepër operatorëve ekonomikë për zbatimin e kontratës dhe që ka si objekt kryerjen e punimeve, furnizimin e mallrave ose kryerjen e shërbimeve;
- "Sipërmarrje e lidhur" është çdo sipërmarrje, mbi të cilën ofertuesi i suksesshëm mund të ushtrojë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një ndikim dominues, ose çdo sipërmarrje e cila mund të ushtrojë një ndikim dominues mbi ofertuesin e suksesshëm ose që, si ofertuesi i suksesshëm, i nënshtrohet ndikimit dominues të një sipërmarrjeje tjetër për shkak të pronësisë, pjesëmarrjes financiare apo rregullave që e drejtojnë atë. Ndikim dominues vlerësohet kur sipërmarrja, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, në lidhje me një sipërmarrje tjetër:
— zotëron shumicën e kapitalit të nënshkruar të sipërmarrjes,
— kontrollon shumicën e votave që u bashkëngjiten aksioneve të emetuara nga sipërmarrja; ose
— ka të drejtën të emërojë më shumë se gjysmën e organeve administrative, menaxheriale ose mbikëqyrëse të sipërmarrjes;
- "E shkruar" ose "me shkrim" është çdo shprehje që përbëhet nga fjalë ose shifra, të cilat mund të lexohen, kopjohen dhe komunikohen më pas. Këtu mund të përfshihen informacionet që transmetohen dhe ruhen me anë të mjeteve elektronike;
- "Mjete elektronike" janë pajisjet elektronike për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave (duke përfshirë edhe përpunimin dixhital) që transmetohen, jepen dhe merren përmes kabllove, radios, mjeteve optike ose çdo mjeti tjetër elektromagnetik;
- "Cikli i jetës" janë të gjitha fazat vijuese të mundshme të një produkti, p.sh. kërkimi dhe zhvillimi, zhvillimi industrial, prodhimi, riparimi, modernizimi, modifikimi, mirëmbajtja, logjistika, trajnimi, testimi, tërheqja dhe asgjësimi;
- "Kërkim dhe zhvillim" janë të gjitha veprimtaritë e kërkimit themelor, kërkimit të aplikuar dhe zhvillimit eksperimental, kur ky i fundit mund të përfshijë kryerjen e demonstrimeve teknologjike, p.sh. pajisjet që tregojnë performancën e koncepteve të reja ose teknologjive të reja në një mjedis përfaqësues ose përkatës;
- "Blerje civile" janë kontratat që nuk i nënshtrohen nenit 2, i cili mbulon prokurimin e mallrave, punimeve ose shërbimeve joushtarake, për qëllime logjistike, që kryhet në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 17.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Në zbatim të neneve 30, 45, 46, 55 dhe 296 të Traktatit, kjo direktivë zbatohet për kontratat e shpallura fituese në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për:
- a) furnizimin e pajisjeve ushtarake, duke përfshirë pjesët, komponentët dhe/ose pjesët e prodhuara më vete të lidhura me to;
- b) furnizimin e pajisjeve sensitive, duke përfshirë pjesët, komponentët dhe/ose pjesët e prodhuara më vete të lidhura me to;
- c) punët, furnizimet dhe shërbimet e lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me pajisjet e përmendura në germat a dhe b për të gjitha elementet e ciklit të jetës së tyre;
- d) punët dhe shërbimet për qëllime specifike ushtarake ose punë sensitive dhe shërbime sensitive.
Neni 3
Kontratat e përziera
- Një kontratë që ka si objekt punët, furnizimet ose shërbimet që janë brenda fushës së zbatimit të kësaj direktive dhe pjesërisht brenda fushës së zbatimit të Direktivës 2004/17/KE ose të Direktivës 2004/18/KE, prokurohet në përputhje me këtë direktivë, me kusht që prokurimi i një kontrate të vetme të justifikohet nga arsye objektive.
- Prokurimi i një kontrate që ka si objekt punët, furnizimet ose shërbimet që janë pjesërisht brenda fushës së zbatimit të kësaj direktive, pjesa e mbetur e të cilës nuk është objekt as i kësaj direktive e as i Direktivës 2004/17/KE ose Direktivës 2004/18/KE, nuk i nënshtrohet kësaj direktive, me kusht që prokurimi i një kontrate të vetme të justifikohet nga arsye objektive.
- Megjithatë, vendimi për të prokuruar një kontratë të vetme nuk mund të merret për të përjashtuar kontratat nga zbatimi i kësaj direktive ose i Direktivës 2004/17/KE ose Direktivës 2004/18/KE.
Neni 4
Parimet e prokurimit
Autoritetet/entet kontraktore duhet t'i trajtojnë operatorët ekonomikë në mënyrë të barabartë dhe jodiskriminuese, si dhe të veprojnë me transparencë.
TITULLI II
RREGULLAT PËR KONTRATAT
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 5
Operatorët ekonomikë
1.Kandidatët ose ofertuesit që, sipas legjislacionit të shtetit anëtar ku janë vendosur, gëzojnë të drejtën të ofrojnë shërbimin përkatës, nuk duhet të refuzohen vetëm për shkak se u kërkohet të jenë persona fizikë ose juridikë sipas legjislacionit të shtetit anëtar në të cilin kontrata është shpallur fituese.
Megjithatë, në rastin e kontratave të shërbimit, të kontratave për punë, si dhe të kontratave të furnizimit për shërbime shtesë dhe/ose veprimtari të vendosjes dhe të instalimit, personave juridikë mund t'u kërkohet të paraqesin, në ofertë ose në kërkesën për pjesëmarrje, emrat dhe kualifikimet profesionale përkatëse të personelit përgjegjës për zbatimin e kontratës në fjalë.
- Grupe operatorësh ekonomikë mund të dorëzojnë oferta ose të paraqiten si kandidatë. Autoritetet/entet kontraktore nuk mund t'u kërkojnë këtyre grupeve të marrin një formë specifike ligjore për të paraqitur një ofertë ose kërkesë për pjesëmarrje; megjithatë, grupit të përzgjedhur mund t'i kërkohet ta bëjë këtë pasi kontrata e tij të jetë shpallur fituese, nëse ky ndryshim është i nevojshëm për zbatimin siç duhet të kontratës.
Neni 6
Detyrimet e konfidencialitetit të autoriteteve/enteve kontraktore
Pa cenuar dispozitat e kësaj direktive, sidomos ato në lidhje me detyrimet për shpalljen e kontratave fituese dhe për informacionin për kandidatët dhe ofertuesit, sipas nenit 30, paragrafi 3 dhe nenit 35 dhe në përputhje me të legjislacionin e brendshëm, të cilit i nënshtrohet autoriteti/enti kontraktor, e sidomos legjislacionin për aksesin në informacion, autoriteti/enti kontraktor, në bazë të të drejtave të fituara nga kontrata, nuk duhet të bëjë publike informacionet e marra nga operatorët ekonomikë, të cilin ato e kanë përcaktuar si konfidencial; ky lloj informacioni përfshin, sidomos, të fshehtat teknike dhe tregtare dhe aspektet konfidenciale të ofertave.
Neni 7
Mbrojtja e informacionit të klasifikuar
Autoritetet/entet kontraktore mund të vendosin mbi operatorët ekonomikë detyrime që synojnë mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që ata japin gjatë procedurës së prokurimit dhe kontraktimit. Gjithashtu, ato mund t'u kërkojnë këtyre operatorëve ekonomikë të garantojnë përmbushjen e këtyre detyrimeve nga nënkontraktorët e tyre.
KAPITULLI II
KUFIJTË MONETARË, ORGANET QENDRORE BLERËSE DHE DISPOZITAT PËRJASHTUESE
SEKSIONI 1
KUFIJTË MONETARË
Neni 8
Kufijtë monetarë për kontratat
Kjo direktivë zbatohet për kontratat, të cilat kanë një vlerë pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), jo më të vogël se kufijtë e mëposhtëm:
- a) 412000 euro për kontratat e furnizimit dhe të shërbimit;
- b) 5150000 euro për kontratat për punë.
Neni 9
Metodat e përllogaritjes së vlerës së kontratave dhe të marrëveshjeve kuadër
1.Përcaktimi i vlerës së një kontrate bazohet në shumën e plotë të pagueshme, pa TVSH, të përllogaritur nga autoriteti/enti kontraktor. Në këtë përllogaritje merret parasysh shuma e plotë e vlerësuar për t'u paguar, duke përfshirë çdo formë opsioni dhe rinovimi të kontratës.
Kur autoriteti/enti kontraktor u jep çmime ose pagesa kandidatëve ose ofertuesve, ai duhet t'i mbajë ato parasysh kur përllogarit vlerën e kontratës.
2.Kjo përllogaritje duhet të jetë e vlefshme në momentin e dërgimit të njoftimit të kontratës, të parashikuar në nenin 32, paragrafi 2, ose në momentin e fillimit të procedurës së prokurimit nga autoriteti/enti kontraktor, në rastet kur nuk kërkohet një njoftim i tillë.
3.Nuk lejohet pjesëtimi apo ndarja e vlerës së projektit për punë ose e vlerës së blerjes së propozuar të një sasie të caktuar mallrash dhe/ose shërbimesh, për të krijuar kontrata të veçanta të pjesshme identike, për shmangien nga fusha e zbatimit të kësaj direktive.
4.Për llogaritjen e vlerës së kontratave për punë merren parasysh kostot e punimeve dhe vlera e përgjithshme e mallrave të nevojshëm për kryerjen e punimeve, që i janë vendosur në dispozicion kontraktorit nga autoritetet/entet kontraktore.
- a) Kur një punë ose blerje shërbimesh e propozuar mund të rezultojë në prokurimin në të njëjtën kohë të disa kontratave në formën e loteve të veçanta, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme e të gjitha këtyre loteve.
Kur vlera e agreguar e loteve është e barabartë ose më e madhe se kufiri monetar i përcaktuar në nenin 8, atëherë kjo direktivë zbatohet për prokurimin e secilit lot.
Megjithatë, autoritetet/entet kontraktore mund të mos zbatojnë sa më sipër, për lotet me vlerë, pa TVSH, më të vogël se 80000 euro për shërbimet, ose 1000000 euro për punimet, me kusht që vlera e agreguar e këtyre loteve të mos tejkalojë 20% të vlerës së agreguar të loteve të marra së bashku;
- b) Kur një propozim për blerjen e mallrave të ngjashme mund të rezultojë në prokurimin në të njëjtën kohë të disa kontratave në formën e loteve të veçanta, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme e të gjitha këtyre loteve kur zbatohet neni 8, germat “a” dhe “b”.
Kur vlera e agreguar e loteve është e barabartë ose më e madhe se kufiri monetar i përcaktuar në nenin 8, atëherë kjo direktivë zbatohet për prokurimin e secilit lot.
Megjithatë, autoritetet/entet kontraktore mund të mos zbatojnë sa më sipër, për lotet me vlerë, pa TVSH, më të vogël se 80000 euro, me kusht që vlera e agreguar e këtyre loteve të mos tejkalojë 20% të vlerës së agreguar të loteve të marra së bashku.
- Për kontratat për furnizime në lidhje me qiranë ose blerjen me këste të produkteve, vlera që duhet marrë si bazë për llogaritjen e vlerës së kontratës është si vijon:
- a) në rastin e kontratave me afat të përcaktuar që zgjasin 12 muaj ose më pak, vlera e përgjithshme e parashikuar për afatin e kontratës ose kur afati i kontratës zgjat më shumë se 12 muaj, vlera e përgjithshme, duke përfshirë pagesat e mbetura;
- b) në rastin e kontratave me afat të pacaktuar ose afati i të cilave nuk mund të përcaktohet, vlera mujore e shumëzuar me 48.
- Në rastin e kontratave të furnizimit ose të shërbimit që kanë natyrë të rregullt ose që pritet të rinovohen brenda një periudhe të caktuar, përllogaritja e vlerës së kontratës bazohet në sa më poshtë:
- a) ose në vlerën e përgjithshme reale të kontratave të njëpasnjëshme të të njëjtit lloj, të prokuruara gjatë 12 muajve paraardhës ose gjatë vitit financiar të përshtatur, nëse është e mundur, për të marrë parasysh ndryshimet në sasi ose në vlerë që do të ndodhnin gjatë 12 muajve pas kontratës fillestare; ose
- b) në vlerën e përgjithshme të parashikuar të kontratave të njëpasnjëshme të prokuruara gjatë 12 muajve pas dorëzimit të parë ose gjatë vitit ushtrimor, nëse është më i gjatë se 12 muaj.
Përzgjedhja e metodës që do të përdoret për përllogaritjen e vlerës së kontratës nuk mund të bëhet me qëllim për ta përjashtuar atë nga fusha e zbatimit të kësaj direktive.
- Për kontratat e shërbimit, vlera që duhet marrë si bazë për përllogaritjen e vlerës së kontratës është si më poshtë, sipas rastit:
- a) për shërbimet e mëposhtme:
- i) shërbime sigurimi: prim i pagueshëm dhe forma të tjera shpërblimi;
- ii) kontrata projektimi: tarifat, komisionet që duhen paguar dhe forma të tjera shpërblimi;
- b) për kontratat e shërbimit që nuk tregojnë një çmim të përgjithshëm:
- i) në rastin e kontratave me afat të përcaktuar, kur ky afat është më i shkurtër ose i barabartë me 48 muaj: vlera e përgjithshme për afatin e tyre të plotë;
- ii) në rastin e kontratave me afat të pacaktuar ose me afat më të madh se 48 muaj: vlera mujore e shumëzuar me 48.
- Për marrëveshjet kuadër, vlera që do të merret parasysh është vlera maksimale, pa TVSH, e të gjitha kontratave të parashikuara për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes kuadër.
SEKSIONI 2
ORGANET QENDRORE BLERËSE
Neni 10
Kontratat dhe marrëveshjet kuadër të shpallura fituese nga organe qendrore blerëse
1.Shtetet anëtare mund të përcaktojnë që autoritetet/entet kontraktore të blejnë punime, mallra dhe/ose shërbime nëpërmjet një organi qendror blerës.
2.Autoritetet/entet kontraktore që blejnë punë, mallra dhe/ose shërbime nëpërmjet një organi qendror blerës, në rastet e përcaktuara në nenin 1, paragrafi 18, konsiderohen se kanë respektuar këtë direktivë, për sa kohë që:
— e ka respektuar organi qendror blerës; ose
— kur organi qendror blerës nuk është autoritet/ent kontraktor, rregullat për shpalljen fituese të kontratës prej tij janë në respektim të të gjitha dispozitave të kësaj direktive dhe kontratat e prokuruara mund t'u nënshtrohen zgjidhjeve ligjore efikase të ngjashme me ato të parashikuara në titullin IV.
SEKSIONI 3
KONTRATAT E PËRJASHTUARA
Neni 11
Përdorimi i përjashtimeve
Asnjë nga rregullat, procedurat, programet, marrëveshjet, rregullimet ose kontratat e përmendura në këtë seksion nuk mund të përdoren për t'iu shmangur dispozitave të kësaj direktive.
Neni 12
Kontratat e shpallura fituese sipas rregullave ndërkombëtare
Kjo direktivë nuk zbatohet për kontratat e rregulluara nga:
- a) rregulla procedurale specifike, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare ose marrëveshjeje të lidhur midis një ose më shumë shteteve anëtare dhe një ose më shumë vendeve të treta;
- b) rregulla procedurale specifike, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare ose marrëveshjes për stacionimin e trupave dhe për angazhimet e një shteti anëtar ose një vendi të tretë;
- c) rregulla procedurale specifike të organizatës ndërkombëtare që bën blerje për qëllime të vetat, ose kontrata që duhen prokuruar nga një shtet anëtar në përputhje me këto rregulla.
Neni 13
Përjashtimet e veçanta
Kjo direktivë nuk zbatohet për:
- a) kontrata për të cilat zbatimi i rregullave të kësaj direktive do ta detyronte një shtet anëtar të jepte informacion, dhënien e të cilit ai e vlerëson si në kundërshtim me interesat thelbësore të sigurisë së tij;
- b) kontrata për veprimtaritë e zbulimit të shërbimit informativ;
- c) kontrata të prokuruara në kuadër të një programi bashkëpunimi që ka si bazë kërkimin dhe zhvillimin, i realizuar bashkërisht nga të paktën dy shtete anëtare për zhvillimin e një produkti të ri dhe kur është rasti, të fazave të mëvonshme të të gjithit apo të një pjese të ciklit të jetës të një produkti. Pas përfundimit të këtij programi bashkëpunimi midis shteteve anëtare, vetëm shtetet anëtare mund t'i tregojnë Komisionit pjesën e shpenzimeve për kërkimin dhe zhvillimin në raport me koston e përgjithshme të programit, marrëveshjen për ndarjen e kostos si dhe pjesën e blerjeve të destinuar për çdo shtet anëtar, nëse ka;
- d) kontrata të prokuruara në një vend të tretë, duke përfshirë blerjet civile të kryera kur forcat janë të dislokuara jashtë territorit të Bashkimit Evropian, kur nevojat operacionale bëjnë të detyrueshme lidhjen e tyre me operatorë ekonomikë të vendosur në zonën e operacioneve;
- e) kontrata shërbimi për blerjen ose marrjen me qira, me çdo mjet financiar, të tokës, ndërtesave ekzistuese ose pasurive të tjera të paluajtshme, ose të të drejtave mbi to;
- f) kontrata të prokuruara nga një qeveri për një qeveri tjetër për:
- i) furnizimin e pajisjeve ushtarake ose pajisjeve sensitive,
- ii) punë dhe shërbime të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me këto pajisje, ose
iii) punë dhe shërbime për qëllime specifike ushtarake ose punë sensitive dhe shërbime sensitive;
- g) shërbime arbitrazhi dhe pajtimi;
- h) shërbime financiare me përjashtim të shërbimeve të sigurimit;
- i) kontrata punësimi;
- j) shërbime për kërkimin dhe zhvillimin, përveç rasteve kur përfitimet i shkojnë vetëm autoritetit/entit kontraktor për përdorimin prej tij për çështjet e brendshme dhe me kusht që shërbimi i kryer të paguhet plotësisht nga ky autoritet/ent kontraktor.
SEKSIONI 4
MASA RREGULLUESE TË VEÇANTA
Neni 14
Kontratat e rezervuara
Shtetet anëtare mund të rezervojnë të drejtën të marrin pjesë në procedura për të prokuruar kontrata për qendrat e punës, ose të parashikojnë që këto kontrata të zbatohen në kontekstin e programeve të punësimit në qendra pune, ku shumica e punonjësve janë persona me aftësi të kufizuara, të cilët, për shkak të shkallës së aftësisë së kufizuar, nuk mund të punësohen në kushte normale.
Kjo dispozitë duhet të përmendet shprehimisht në njoftimin e kontratës.
KAPITULLI III
PROCEDURAT PËR KONTRATAT E SHËRBIMIT
Neni 15
Kontratat e shërbimit të renditura në shtojcën I
Kontratat që kanë si objekt shërbimet e mbuluara nga neni 2, të renditura në shtojcën I, shpallen fituese në përputhje me nenet 18 deri 54.
Neni 16
Kontratat e shërbimit të renditura në shtojcën II
Kontratat që kanë si objekt shërbimet e mbuluara nga neni 2, të renditura në shtojcën I, i nënshtrohen vetëm nenit 18 dhe nenit 30, paragrafi 3.
Neni 17
Kontratat e përziera që përfshijnë shërbimet e renditura në shtojcat I dhe II
Kontratat që kanë si objekt shërbimet e mbuluara nga neni 2, të renditura në shtojcën I dhe në shtojcën II shpallen fituese në përputhje me nenet 18 deri 54, kur vlera e shërbimeve të renditura në shtojcën I është më e madhe se vlera e shërbimeve të renditura në shtojcën II. Në raste të tjera, kontratat shpallen fituese në përputhje me nenin 18 dhe nenin 30, paragrafi 3.
KAPITULLI IV
RREGULLAT SPECIFIKE QË RREGULLOJNË DOKUMENTACIONIN E KONTRATËS
Neni 18
Specifikime teknike
1.Specifikimet teknike të përcaktuara në paragrafin 1 të shtojcës III, përcaktohen në dokumentacionin e kontratës (njoftimi i kontratës, dokumentet e kontratës, dokumentet përshkruese ose dokumentet mbështetëse).
2.Specifikimet teknike ofrojnë të njëjtën mundësi pjesëmarrjeje për ofertuesit dhe nuk kanë efekt krijimin e pengesave të pajustifikuara për konkurrencën e hapur në prokurimin publik.
3.Pa cenuar asnjë nga rregullat teknike kombëtare të detyrueshme (duke përfshirë rregullat për sigurinë e produktit) ose kërkesat teknike që duhet të plotësojë shteti anëtar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të standardizimit, për të garantuar ndërveprueshmërinë e kërkuar nga këto marrëveshje dhe me kusht që ato të jenë në përputhje me legjislacionin komunitar, specifikimet teknike formulohen:
- a) ose duke iu referuar specifikimeve teknike të përcaktuara në shtojcën III dhe sipas radhës së preferencës:
— standardeve kombëtare civile që transpozojnë standardet evropiane,
— miratimeve teknike evropiane,
— specifikimeve të përbashkëta teknike civile,
— standardeve kombëtare civile që transpozojnë standardet ndërkombëtare,
— standardeve të tjera ndërkombëtare civile,
— sistemeve të tjera teknike të referimit, të krijuara nga organet evropiane të standardizimit ose kur këto nuk ekzistojnë, standardeve të tjera kombëtare civile, miratimeve teknike kombëtare ose specifikimeve teknike kombëtare që lidhen me projektimin, përllogaritjen dhe kryerjen e punëve dhe përdorimin e produkteve,
— specifikimeve teknike që burojnë nga industria dhe të njohura gjerësisht prej saj; ose
— "standardeve kombëtare të mbrojtjes" të përkufizuara në pikën 3 të shtojcës III dhe specifikimeve të mbrojtjes të ngjashme me ato standarde;
Çdo referencë duhet të ndiqet nga fjalët "ose i/e njëjtë";
- b) ose sipas kërkesave të zbatimit apo funksionale; këto të fundit mund të përfshijnë karakteristika mjedisore.
Megjithatë, këto parametra duhet të jenë mjaftueshëm të sakta që t'u lejojnë ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës dhe t'u lejojnë autoriteteve/enteve kontraktore të shpallin kontratën fituese;
- c) ose sipas kërkesave të zbatimit apo funksionale, siç përmendet në germën “b”, duke iu referuar specifikimeve të përmendura në germën “a”, si mjet për të prezumuar përputhshmërinë me këto kërkesa zbatimi ose funksionale;
- d) ose duke iu referuar specifikimeve të përmendura në germën a, për karakteristika të caktuara dhe duke iu referuar kërkesave të zbatimit ose funksionale të përmendura në germën “b”, për karakteristika të tjera.
- Kur autoriteti/enti kontraktor zgjedh t'u referohet specifikimeve të përmendura në paragrafin 3 germa “a”, ai nuk mund të refuzojë një ofertë me arsyen se produktet dhe shërbimet e ofertuara nuk përputhen me specifikimet te të cilat ai është mbështetur, nëse ofertuesi në ofertën e tij i provon në mënyrë të mjaftueshme autoritetit/entit kontraktor, me anë të çdo mjeti të përshtatshëm, që zgjedhjet që ai propozon plotësojnë në mënyrë të njëjtë kërkesat e përcaktuara në specifikimet teknike.
Mjeti i përshtatshëm mund të përbëhet nga një dosje teknike e prodhuesit ose një raport testimi nga një organ i njohur.
- Nëse autoriteti/enti kontraktor përdor mundësinë e parashikuar në paragrafin 3 për të përcaktuar kërkesat e zbatimit ose ato funksionale, ai nuk mund të refuzojë një ofertë për punë, produkte ose shërbime, e cila përputhet me një standard kombëtar që transpozon një standard evropian, me një miratim teknik evropian, me një specifikim të përbashkët teknik, me një standard ndërkombëtar ose me një sistem reference teknike të krijuar nga një organ evropian standardizimi, nëse këto specifikime trajtojnë kërkesat e zbatimit ose ato funksionale që ai ka përcaktuar.
Ofertuesi, në ofertën e tij, duhet t'i provojë në mënyrë të mjaftueshme autoritetit/entit kontraktor, me anë të çdo mjeti të përshtatshëm, që puna, produkti ose shërimi në përputhje me standardet, plotëson kërkesat e zbatimit ose ato funksionale të autoritetit/entit kontraktor.
Mjeti i përshtatshëm mund të përbëhet nga një dosje teknike e prodhuesit ose një raport testimi nga një organ i njohur.
- Nëse autoritetet/entet kontraktore përcaktojnë karakteristika mjedisore në lidhje me kërkesat e zbatimit ose ato funksionale, të përmendura në paragrafin 3, germa “b”, ato mund të përdorin specifikime të hollësishme ose, nëse është e nevojshme, pjesë të tyre, siç e përcaktojnë eko-etiketat (shumë)kombëtare ose evropiane ose çdo eko-etiketë tjetër, me kusht që:
— specifikimet të jenë të përshtatshme për të përcaktuar karakteristikat e shërbimeve ose furnizimeve që janë objekt i kontratës;
— kërkesat për etiketën të jenë krijuar në bazë të informacionit shkencor;
— eko-etiketat të jenë miratuar duke përdorur një procedurë ku mund të marrin pjesë të gjithë aktorët, si organet e qeverisë, konsumatorët, prodhuesit, shpërndarësit dhe organizatat mjedisore; dhe
— të gjitha palët e interesuara të mund t’i shikojnë,
Autoritetet/entet kontraktore mund të cilësojnë se produktet dhe shërbimet që kanë eko-etiketë prezumohen se plotësojnë specifikimet teknike të përcaktuara në dokumentet e kontratës; ato duhet të pranojnë mjete të tjera të përshtatshme prove, si për shembull një dosje teknike të prodhuesit ose një raport testimi nga një organ i njohur.
- "Organe të njohura" sipas kuptimit të këtij neni, janë laboratorët e testimit dhe të kalibrimit dhe organet e certifikimit dhe inspektimit, që përmbushin standardet e zbatueshme evropiane.
Autoritetet/entet kontraktore pranojnë certifikatat nga organet e njohura të krijuara në shtete të tjera anëtare.
- Specifikimet teknike, nëse nuk e justifikon objekti i kontratës, nuk duhet të kenë asnjë referencë te ndonjë markë prodhimi ose burim specifik apo proces i veçantë, markë tregtare, patentë, tip ose origjinë apo prodhim specifik me qëllim favorizimin ose eliminimin e disa sipërmarrjeve ose produkteve. Ky referim lejohet vetëm në raste përjashtimore kur nuk ekziston një përshkrim mjaft i saktë dhe i kuptueshëm i objektit të kontratës, sipas paragrafëve 3 dhe 4; këto referime duhet të shoqërohen nga fjalët "ose i/e njëjtë" e.
Neni 19
Variantet
1.Nëse oferta ekonomikisht më e favorshme përbën kriterin për shpalljen e fituesit, autoritetet/entet kontraktore mund t'i autorizojnë ofertuesit që të paraqesin variante.
2.Autoritetet/entet kontraktore përcaktojnë në njoftimin e kontratës nëse autorizojnë apo jo variante. Variantet nuk autorizohen pa këtë përcaktim.
3.Autoritetet/entet kontraktore që autorizojnë variante, përcaktojnë në specifikimet e tenderit, kërkesat minimale që duhet të përmbushin variantet dhe çdo kërkesë specifike për prezantimin e tyre.
Merren parasysh vetëm ato variante që plotësojnë kërkesat minimale të përcaktuara nga autoritetet/entet kontraktore.
4.Në procedurat për shpalljen fituese të kontratave për furnizime ose atyre për shërbime, autoritetet/entet kontraktore që kanë autorizuar variantet nuk mund ta refuzojnë një variant me arsyen e vetme që, nëse është i suksesshëm çon në një kontratë për shërbime në vend të një kontrate për furnizime ose në një kontratë për furnizime në vend të një kontrate për shërbime.
Neni 20
Kushtet për zbatimin e kontratave
Autoritetet/entet kontraktore mund të përcaktojnë kushte të veçanta në lidhje me zbatimin e një kontrate, me kusht që ato të jenë në përputhje me legjislacionin komunitar dhe të tregohen në dokumentacionin e kontratës (njoftimi i kontratës, dokumentet e kontratës, dokumentet përshkruese ose dokumentet mbështetëse). Këto kushte mund të rregullojnë, në veçanti, nënkontraktimin ose të përpiqen të garantojnë sigurinë e informacionit të klasifikuar dhe sigurinë e furnizimit të kërkuar nga autoriteti/enti kontraktor në përputhje me nenet 21, 22 dhe 23 ose të përfshijnë çështje sociale ose mjedisore.
Neni 21
Nënkontraktimi
1.Ofertuesi i suksesshëm është i lirë të zgjedhë nënkontraktorët e tij për të gjitha nënkontratat që nuk mbulohen nga kërkesa e përmendur në paragrafët 3 dhe 4 dhe sidomos nuk duhet të diskriminojë nënkontraktorët e mundshëm për arsye shtetësie.
2.Autoriteti/enti kontraktor mund t'i kërkojë një ofertuesi ose mund t'i kërkohet nga shteti anëtar që t'i kërkojë një ofertuesi:
— të cilësojë në ofertën e tij përqindjen e kontratës që mendon të nënkontraktojë te palët e treta dhe të gjithë nënkontraktorët e propozuar, si dhe objektin e nënkontratave për të cilat ata janë propozuar; dhe/ose
— të cilësojë ndryshimet që ndodhin në nivel nënkotraktorësh gjatë zbatimit të kontratës;
3.Autoriteti/enti kontraktor mund të detyrojë ose mund t'i kërkohet nga shteti anëtar të detyrojë ofertuesin e suksesshëm të zbatojë dispozitat e përcaktuara në titullin III, për të gjitha ose për disa nënkontrata që ofertuesi i suksesshëm mendon t'ua caktojë palëve të treta.
4.Shtetet anëtare mund të parashikojnë që autoriteti/enti kontraktor të mund t'i kërkojë ose të jetë i detyruar t'i kërkojë ofertuesit të suksesshëm që t'u nënkontraktojë palëve të treta përqindje të kontratës. Autoriteti/enti kontraktor që detyron këtë nënkontraktim duhet ta shprehë këtë përqindje minimale në formën e një kufiri vlerash ku bëjnë pjesë përqindja minimale dhe maksimale. Përqindja maksimale nuk duhet të tejkalojë 30% të vlerës së kontratës. Ky kufi duhet të jetë në proporcion me objektin dhe vlerën e kontratës si dhe me natyrën e sektorit të industrisë ku bën pjesë, duke përfshirë nivelin e konkurrencës në atë treg dhe aftësitë teknike përkatëse të bazës industriale.
Përqindja e nënkontraktimit që është brenda kufirit të vlerave të përcaktuar nga autoriteti/enti kontraktor, konsiderohet se përmbush kërkesën për nënkontraktim të përcaktuar në këtë paragraf.
Ofertuesit mund të propozojnë të nënkontraktojnë një përqindje të vlerës së përgjithshme, e cila tejkalon kufirin e kërkuar nga autoriteti/enti kontraktor.
Autoriteti/enti kontraktor duhet t'u kërkojë ofertuesve të specifikojnë në ofertën e tyre se cilën pjesë të ofertës së tyre mendojnë të nënkontraktojnë për të përmbushur kërkesën e përmendur në nënparagrafin e parë.
Autoriteti/enti kontraktor mund t'u kërkojë ose mund të detyrohet nga një shtet anëtar që t'u kërkojë ofertuesve të specifikojnë edhe se cilën pjesë të ofertës së tyre mendojnë të nënkontraktojnë përtej përqindjes së kërkuar, si dhe nënkontraktorët që ata kanë identifikuar.
Ofertuesi i suksesshëm cakton nënkontrata që i korrespondojnë përqindjes që autoriteti/enti kontraktor i kërkon atij të nënkontraktojë në përputhje me dispozitat e titullit III.
5.Nëse një shtet anëtar parashikon që autoritetet/entet kontraktore mund t'i refuzojnë nënkontraktorët e përzgjedhur nga ofertuesi në fazën e procedurës së prokurimit të kontratës kryesore ose nga ofertuesi i suksesshëm gjatë zbatimit të kontratës, ky refuzim mund të bëhet vetëm në bazë të kritereve të zbatuara për përzgjedhjen e ofertuesve për kontratën kryesore. Nëse autoriteti/enti kontraktor refuzon një nënkontraktor, ai duhet t'i japë ofertuesit ose ofertuesit të suksesshëm justifikimin me shkrim ku të përcaktojë edhe arsyet pse ai mendon që nënkontraktori nuk plotëson kriteret.
6.Kërkesat e përmendura në paragrafët 2 deri në 5, tregohen në njoftimin e kontratës.
7.Paragrafët 1 deri në 5 nuk prekin përgjegjësitë e operatorit ekonomik kryesor.
Neni 22
Siguria e informacionit
Kur kontratat përfshijnë, kërkojnë dhe/ose përmbajnë informacion të klasifikuar, autoriteti/enti kontraktor specifikon në dokumentacionin e kontratës (njoftimi i kontratës, dokumentet e kontratës, dokumentet përshkruese ose dokumentet mbështetëse) masat dhe kërkesat e nevojshme për të garantuar sigurinë e këtij informacioni në nivelin e kërkuar.
Për këtë qëllim, autoriteti/enti kontraktor mund të kërkojë që oferta të përmbajë, ndër të tjera:
- a) zotimin e ofertuesit dhe nënkontraktorëve të identifikuar, për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të klasifikuar që ata zotërojnë ose për të cilin do të marrin dijeni përgjatë kohëzgjatjes së kontratës dhe pas zgjidhjes apo përfundimit të kontratës, në përputhje me ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative përkatëse;
- b) zotimin e ofertuesit për të marrë zotimin e parashikuar në germën “a“, nga nënkontraktorët e tjerë që ai do të nënkontraktojë gjatë zbatimit të kontratës;
- c) informacion të mjaftueshëm për nënkontraktorët e identifikuar në mënyrë që autoriteti/enti kontraktor të mund të përcaktojë se cili prej tyre ka aftësitë e nevojshme për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të klasifikuar në të cilin ata kanë akses ose që do t'u duhet të japin gjatë kryerjes së veprimtarive të nënkontraktuara;
- d) zotimin e ofertuesit për të dhënë informacionin e kërkuar sipas germës c për të gjithë nënkontraktorët e rinj, përpara dhënies së nënkontratës.
Në mungesë të harmonizimit në nivel Komuniteti të sistemeve kombëtare të certifikatave sigurisë, shtetet anëtare mund të kërkojnë që masat dhe kërkesat e përmendura në nënparagrafin e dytë të jenë në pajtim me dispozitat e tyre kombëtare për certifikatat e sigurisë. Shtetet anëtare njohin certifikatat e sigurisë që ato i konsiderojnë ekuivalente me ato të lëshuara në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, pavarësisht mundësisë për të kryer dhe për të marrë parasysh hetime të mëtejshme për llogari të tyre, nëse konsiderohet e nevojshme.
Neni 23
Siguria e furnizimit
Autoriteti/enti kontraktor specifikon në dokumentacionin e kontratës (njoftimet e kontratës, dokumentet e kontratës, dokumentet përshkruese ose dokumentet mbështetëse) kërkesat e tij për sigurinë e furnizimit.
Për këtë qëllim, autoriteti/enti kontraktor mund të kërkojë që oferta të përmbajë, ndër të tjera:
- a) vërtetimin ose dokumentacionin që tregon në mënyrë të mjaftueshme për autoritetin/entin kontraktor se ofertuesi do të mund t'i respektojë detyrimet e tij në lidhje me eksportin, transferimin dhe transitin e mallrave të lidhura me kontratën, duke përfshirë dokumentacionin mbështetës të marrë nga shtetet anëtare në fjalë;
- b) përcaktimin e kufizimeve për autoritetin/entin kontraktor në lidhje me nxjerrjen, transferimin ose përdorimin e produkteve dhe shërbimeve ose çdo rezultati të këtyre shërbimeve dhe produkteve, që mund të rezultojë nga marrëveshjet e sigurisë ose kontrolli i eksportit;
- c) vërtetimin ose dokumentacionin që tregon se organizimi dhe vendndodhja e zinxhirit të furnizimit të ofertuesit do t'i lejojnë atij të përmbushë kërkesat e autoritetit/entit kontraktor në lidhje me sigurinë e furnizimit të përcaktuar në dokumentet e kontratës dhe zotimin se ndryshimet e mundshme në zinxhirin e tij të furnizimit gjatë zbatimit të kontratës nuk do të kenë ndikim negativ në përmbushjen e këtyre kërkesave;
- d) zotimin e ofertuesit për të ngritur dhe/ose mbajtur kapacitetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave shtesë nga autoriteti/enti kontraktor në rast krize, sipas kushteve për të cilat do të bihet dakord;
- e) çdo dokumentacion mbështetës të marrë nga autoritetet kombëtare të ofertuesit në lidhje me plotësimin e nevojave shtesë, të kërkuara nga autoriteti/enti kontraktor në rast krize;
- f) zotimin e ofertuesit për të kryer mirëmbajtjen, modernizimin ose përshtatjen e mallrave të mbuluara nga kontrata;
- g) zotimin e ofertuesit për të informuar autoritetin/entin kontraktor në kohën e duhur rreth ndryshimeve në organizimin e tij, në zinxhirin e furnizimit ose në strategjinë industriale, të cilat mund të prekin detyrimet e tij ndaj autoritetit/entit;
- h) zotimin e ofertuesit për t'i dhënë autoritetit/entit kontraktor, sipas kushteve që do të bihen dakord, të gjitha mjetet specifike të nevojshme për prodhimin e pjesëve të këmbimit, komponentëve, kompleteve dhe pajisjeve të veçanta të testimit, duke përfshirë skicat teknike, liçensat dhe udhëzimet për përdorimin, në rast se nuk do të jetë më në gjendje t'i ofrojë këto mallra.
Ofertuesit mund të mos i nevojitet marrja e angazhimit nga një shtet anëtar, i cili do të cenonte lirinë e atij shteti anëtar për të zbatuar, në përputhje me të drejtë ndërkombëtare ose komunitare, kriteret e tij për liçensimin e transitit, transferimit ose eksportit kombëtar në rrethanat ekzistuese në momentin e vendimit për këtë liçensim.
Neni 24
Detyrimet në lidhje me tatimet, mbrojtjen mjedisore, dispozitat për mbrojtjen e punësimit dhe kushtet e punës
1.Autoriteti/enti kontraktor mund të përcaktojë në dokumentet e kontratës, ose të detyrohet nga një shtet anëtar që të përcaktojë organin ose organet nga të cilët një kandidat ose ofertues mund të marrë informacionin e duhur për detyrimet në lidhje me tatimet, mbrojtjen mjedisore, dispozitat për mbrojtjen e punësimit dhe kushtet e punës që janë në fuqi në shtetin anëtar, në rajonin, vendin ose shtetin e tretë në të cilin do të kryhen punët ose do të ofrohen shërbimet dhe të cilat zbatohen për punët e kryera në vend ose për shërbimet e ofruara gjatë zbatimit të kontratës.
2.Autoriteti/enti kontraktor që jep informacionin e përmendur në paragrafin 1, u kërkon ofertuesve të tregojnë se në hartimin e ofertës së tyre kanë marrë parasysh detyrimet në lidhje me dispozitat për mbrojtjen në punë dhe kushtet e punës që janë në fuqi në vendin ku do të kryhen punët ose ku do të ofrohen shërbimet.
Nënparagrafi i parë nuk cenon zbatimin e dispozitave të nenit 49 për shqyrtimin e ofertave anomalisht të ulëta.
KAPITULLI V
PROCEDURAT
Neni 25
Procedurat që zbatohen
Për shpalljen fituese të kontratave, autoritetet/entet kontraktore zbatojnë procedurat kombëtare të rregulluara për qëllimet e kësaj direktive.
Autoritetet/entet kontraktore mund të zgjedhin të shpallin kontratat fituese, duke zbatuar procedurën e kufizuar ose procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës
Në rrethanat e përmendura në nenin 27, ata mund t'i caktojnë fituesit e kontratave të tyre me anë të dialogut konkurrues.
Në rastet dhe rrethanat specifike të parashikuara shprehimisht në nenin 28, autoritetet/entet kontraktore mund të zbatojnë procedurën me negocim, pa shpallje të njoftimit të kontratës.
Neni 26
Procedura me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës
- Në procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës, autoritetet/entet kontraktore negociojnë me ofertuesit për t'i përshtatur ofertat e tyre me kërkesat e përcaktuara në njoftimin e kontratës, dokumentet e kontratës dhe dokumentet mbështetëse, nëse ka, dhe për të përzgjedhur ofertën më të mirë në përputhje me nenin 47.
- Autoritetet/entet kontraktore duhet të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjithë ofertuesit gjatë negocimit. Ato sidomos nuk japin informacion në mënyrë diskriminuese, i cili mund t’u ofrojë më tepër avantazh disa ofertuesve krahasuar me të tjerët.
- Për të reduktuar numrin e ofertave që duhen negociuar autoritetet/entet kontraktore mund të parashikojnë që procedura me negocim të kryhet në faza të ndryshme, duke zbatuar kriteret e vlerësimit, të shpallura në njoftim e kontratës apo në dokumentet e kontratës. Në njoftimin e kontratës ose në dokumentet e kontratës duhet të përcaktohet nëse është përdorur ose jo ky opsion.
Neni 27
Dialogu konkurrues
1.Në rastin e kontratave veçanërisht komplekse dhe nëse autoritetet/entet kontraktore mendojnë që përdorimi i procedurës së kufizuar ose procedurës me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës nuk do të lejonte shpalljen e kontratës fituese, shtetet anëtare mund të marrin masat që autoritetet kontraktore të përdorin dialogun konkurrues në përputhje me këtë nen.
Një kontratë shpallet fituese vetëm në bazë të kriterit për shpalljen e kontratës fituese për ofertën ekonomikisht më të favorshme.
- Autoritetet/entet kontraktore shpallin njoftimin e kontratës ku përcaktohen nevojat dhe kërkesat e tyre, të cilat përkufizohen në këtë njoftim dhe/ose në dokumentin përshkrues.
- Autoritetet/entet kontraktore hapin një dialog me kandidatët e përzgjedhur në përputhje me dispozitat përkatëse të neneve 38 deri 46, me qëllim identifikimin dhe përcaktimin e mjeteve më të përshtatshme për plotësimin e nevojave të tyre. Ata mund t'i diskutojnë të gjitha aspektet e kontratës me kandidatët e përzgjedhur gjatë këtij dialogu.
Gjatë dialogut, autoritetet/entet kontraktore sigurojnë trajtim të barabartë mes ofertuesve. Ato sidomos nuk japin informacion në mënyrë diskriminuese, i cili mund t’u ofrojë më tepër avantazh disa ofertuesve krahasuar me të tjerët.
Autoritetet/entet kontraktore nuk mund t’u tregojnë pjesëmarrësve të tjerë zgjidhjet e propozuara ose informacione të tjera konfidenciale të komunikuara nga një kandidat që merr pjesë në dialog, pa pëlqimin e këtij të fundit.
4.Autoritetet/entet kontraktore mund të parashikojnë që procedura të zhvillohet në fazat vijuese, me qëllim që të ulet numri i zgjidhjeve që do të diskutohen gjatë fazës së dialogut, duke përdorur kriteret e shpalljes së kontratës fituese në njoftimin e kontratës ose në dokumentin përshkrues. Në njoftimin e kontratës ose në dokumentin përshkrues përcaktohet edhe përdorimi i këtij opsioni.
5.Autoriteti/enti kontraktor e vazhdon dialogun deri sa të identifikojë zgjidhjen ose zgjidhjet, nëse është e nevojshme pasi t'i ketë krahasuar ato, që mund të plotësojnë nevojat e tij.
6.Pasi të ketë deklaruar mbylljen e dialogut dhe pasi të ketë informuar pjesëmarrësit, autoritetet/entet kontraktore u kërkojnë atyre të paraqesin ofertat e tyre përfundimtare, duke u bazuar në zgjidhjen ose zgjidhjet e paraqitura dhe të specifikuara gjatë dialogut. Këto oferta përmbajnë të gjithë elementët e kërkuar dhe të nevojshëm për realizimin e projektit.
Këto oferta mund të sqarohen, specifikohen dhe të harmonizohen me kërkesë të autoritetit/entit kontraktor. Megjithatë, ky sqarim, specifikim, harmonizim ose informacion shtesë nuk mund të përfshijë ndryshime në veçoritë kryesore të ofertës ose ftesës për ofertë, ndryshime të cilat ka mundësi të shtrembërojnë konkurrencën ose të kenë ndikim diskriminues.
7.Autoritetet/entet kontraktore vlerësojnë ofertat e marra në bazë të kritereve për shpalljen e kontratës fituese, të përcaktuara në njoftimin e kontratës ose në dokumentin përshkrues dhe zgjedhin ofertën ekonomikisht më të favorshme, në përputhje me nenin 47.
Me kërkesë të autoritetit/entit kontraktor, ofertuesit të identifikuar se ka dorëzuar ofertën ekonomikisht më të favorshme mund t'i kërkohet të sqarojë aspekte të ofertës ose të konfirmojë zotimet që përmban oferta, me kusht që kjo të mos ndikojë në ndryshimin e aspekteve thelbësore të ofertës dhe të ftesës për ofertë dhe të mos rrezikojë për shtrembërimin e konkurrencës ose të mos shkaktojë diskriminim.
8.Autoritetet/entet kontraktore mund të përcaktojnë çmimet ose pagesat për pjesëmarrësit në dialog.
Neni 28
Rastet që justifikojnë përdorimin e procedurës me negocim, pa shpallje të njoftimit të kontratës
Autoritetet/entet kontraktore mund të shpallin kontrata fituese me anë të procedurës me negocim, pa shpallje të njoftimit të kontratës dhe e justifikojnë përdorimin e kësaj procedure në njoftimin për kontratën fituese, siç kërkohet në nenin 30, paragrafi 3, në rastet e mëposhtme:
- për kontratat për punë, kontratat e furnizimit dhe kontratat për shërbime:
- a) kur nuk është paraqitur asnjë ofertë, asnjë ofertë e përshtatshme ose asnjë aplikim në përgjigje të një procedure të kufizuar, një procedure me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës ose një dialogu konkurrues, me kusht që në kushtet fillestare të kontratës të mos jetë bërë asnjë ndryshim thelbësor dhe me kusht që t'i dërgohet raport Komisionit, nëse kërkohet nga ky i fundit;
- b) në rastin e ofertave të parregullta ose të dorëzimit të ofertave të papranueshme sipas dispozitave kombëtare, në përputhje me nenet 5, 19, 21 deri 24 dhe kapitullin VII të titullit II, në përgjigje të një procedure të kufizuar, procedure me negocim, me shpallje ose dialogu konkurrues, për sa kohë që:
- i) në kushtet fillestare të kontratës të mos jetë bërë asnjë ndryshim thelbësor dhe
- ii) ato përfshijnë në procedurën me negocim vetëm ofertat që plotësojnë kriteret e neneve 39 deri 46 dhe të cilat, gjatë periudhës së procedurës paraprake të kufizuar ose dialogut konkurrues kanë dorëzuar oferta në përputhje me kërkesat zyrtare të procedurës së prokurimit;
- c) kur periudhat e caktuara për procedurën e kufizuar dhe procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës, duke përfshirë periudhat e shkurtuara të përmendura në nenin 33 paragrafi 7 nuk përputhen me emergjencën e shkaktuar nga një krizë. Kjo gjë mund të zbatohet, për shembull, në rastet e përmendura në germën d të paragrafit të dytë të nenit 23;
- d) nëse është jashtëzakonisht e nevojshme, kur për arsye të emergjencave ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoritetet/entet kontraktore në fjalë, afati kohor për procedurën e kufizuar ose procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës, duke përfshirë afatet e shkurtuara të përmendura në nenin 33, paragrafi 7, nuk mund të respektohet. Rrethanat e përmendura për të justifikuar emergjencën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti/enti kontraktor;
- e) kur për arsye teknike ose për arsye që lidhen me mbrojtjen e të drejtave ekskluzive, mund të shpallet fitues i kontratës vetëm një operator ekonomik i caktuar;
- për kontratat e shërbimit dhe kontratat e furnizimit:
- a) për shërbimet për kërkimin dhe zhvillimin, përveç atyre të përmendura në nenin 13;
- b) për produktet e prodhuara vetëm për qëllime kërkimi dhe zhvillimi, me përjashtim të prodhimit me shumicë, për qëllime tregtare apo për të mbuluar kostot e kërkimit dhe zhvillimit;
- për kontratat e furnizimit:
- a) për lëvrime shtesë nga furnizuesi fillestar, për zëvendësimin e pjesshëm të furnizimeve ose instalimeve normale ose si shtesë të furnizimeve, instalimeve ekzistuese, kur ndryshimi i furnizuesit do ta detyronte autoritetin/entin kontraktor të kërkojë mallra me karakteristika të ndryshme teknike, që mund të rezultojnë në papajtueshmëri dhe në vështirësi të mëdha teknike për vënien në punë apo mirëmbajtjen e tyre.
Kohëzgjatja e këtyre kontratave, si dhe e kontratave të përsëritura nuk mund të tejkalojë pesë vjet, me përjashtim të rrethanave të veçanta që përcaktohen duke marrë parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të përdorimit për çdo artikull, instalim ose sistem që ofrohet dhe vështirësitë teknike që mund të shkaktojë ndryshimi i furnizuesit.
- b) për furnizimet e kuotuara dhe të blera në tregun e artikujve për përdorim të gjerë;
- c) për blerjen e furnizimeve me kushte veçanërisht të favorshme nga një furnizues që po mbyll përfundimisht veprimtarinë tregtare ose nga një administrator falimentimi, nga një marrëveshje me kreditorët ose sipas një procedure të ngjashme, në përputhje me legjislacionin ose rregulloret e brendshme;
- për kontratat për punë dhe kontratat e shërbimit:
- a) për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në projektin fillestar ose në kontratën fillestare, por që, për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme për realizimin e punëve dhe shërbimeve të përshkruara në to, me kusht që fituesi i tyre të shpallet operatori ekonomik që realizon këto punë apo shërbime:
- i) kur punët apo shërbimet shtesë nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike, për autoritetet/entet kontraktore ose
- ii) kur këto punë ose shërbime, edhe pse të ndara nga realizimi i kontratës fillestare, janë të domosdoshme për përmbushjen e saj.
Megjithatë, vlera e agreguar e kontratave të shpallura fituese për punët apo shërbimet shtesë nuk mund të tejkalojë 50% të vlerës së kontratës fillestare;
- b) për punët ose shërbimet që kanë të bëjnë me përsëritje të punëve apo shërbimeve të ngjashme, që i janë besuar një operatori ekonomik, të cilit autoriteti/enti kontraktor i ka dhënë kontratën fillestare, me kusht që këto punë ose shërbime të përputhen me projektin bazë, për të cilin është shpallur fitues i kontratës fillestare sipas procedurës së kufizuar, procedurës me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës ose dialogut konkurrues.
Përdorimi i mundshëm i kësaj procedure duhet të shpallet sapo projekti i parë të vendoset në prokurim, dhe autoritetet/entet kontraktore, kur zbatojnë nenin 8, duhet të marrin parasysh koston e përgjithshme të përllogaritur të punëve ose shërbimeve vijuese.
Kjo procedurë mund të përdoret vetëm gjatë pesë viteve pas përfundimit të kontratës fillestare, me përjashtim të rrethanave të veçanta që përcaktohen duke marrë parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të përdorimit për çdo artikull, instalim apo sistem që ofrohet dhe vështirësitë teknike që mund të shkaktojë ndryshimi i furnizuesit.
5) për kontratat lidhur me ofrimin e shërbimeve të transportit detar dhe atij ajror për forcat e armatosura ose forcat e sigurisë të një shteti anëtar, të dislokuara ose që do të dislokohen jashtë vendit, kur autoriteti/enti kontraktor duhet t'i sigurojë këto shërbime nga operatorët ekonomikë që garantojnë vlefshmërinë e ofertave të tyre, vetëm për periudha të shkurtra, në të cilat afati për procedurën e kufizuar ose procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës, duke përfshirë afatet e shkurtuara të përmendura në nenin 33, paragrafi 7, nuk mund të respektohet.
Neni 29
Marrëveshjet kuadër
1.Shtetet anëtare mund të parashikojnë që autoritetet/entet kontraktore të lidhin marrëveshje kuadër.
2.Autoritetet/entet kontraktore mund të lidhin një marrëveshje kuadër duke ndjekur rregullat e procedurës së përmendur në këtë direktivë për të gjitha fazat deri në shpalljen e kontratës fituese bazuara në atë marrëveshje kuadër. Palët në marrëveshje kuadër zgjidhen me anë të përdorimit të kritereve për shpalljen e kontratës fituese të vendosura në përputhje me nenin 47.
Kontratat bazuar në një marrëveshje kuadër shpallen fituese sipas procedurave të përcaktuara në paragrafët 3 dhe 4. Këto procedura mund të zbatohen vetëm ndërmjet autoriteteve/enteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë, të cilët kanë qenë që në fillim palë në marrëveshjen kuadër.
Palët, në shpalljen fituese të kontratave bazuar në një marrëveshje kuadër, në asnjë rrethanë nuk mund të bëjnë ndryshime thelbësore të kushteve të përcaktuara në atë marrëveshje kuadër, sidomos në rastin e përmendur në paragrafin 3.
Afati i marrëveshjes kuadër nuk mund të jetë më shumë se shtatë vjet, me përjashtim të rrethanave të veçanta që përcaktohen duke marrë parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të përdorimit për çdo artikull, instalim apo sistem të lëvruar dhe vështirësitë teknike që mund të shkaktojë ndryshimi i furnizuesit.
Autoritetet/entet kontraktore duhet të japin justifikimin e duhur për këto rrethana të veçanta, në njoftimin e përmendur në nenin 30, paragrafi 3.
Autoritetet/entet kontraktore nuk mund t'i përdorin marrëveshjet kuadër në mënyrë të gabuar ose në një mënyrë të tillë që të pengojnë, kufizojnë ose shtrembërojnë konkurrencën.
3.Kur një marrëveshje kuadër lidhet me një operator të vetëm ekonomik, kontratat e bazuara në këtë marrëveshje shpallen fituese brenda kufijve të përcaktuar në marrëveshjen kuadër.
Autoritetet/entet kontraktore, për shpalljen e këtyre kontratave fituese, mund të konsultohen me shkrim me operatorin palë në marrëveshjen kuadër, për t’i kërkuar plotësimin e ftesës sipas nevojës.
4.Nëse një marrëveshje kuadër lidhet me disa operatorë ekonomikë, këta të fundit duhet të jenë të paktën tre në numër, sa kohë që numri i operatorëve ekonomikë është i mjaftueshëm për të plotësuar kriteret e përzgjedhjes dhe/ose ka oferta të pranueshme që plotësojnë kriteret për t’u shpallur fituese.
Kontratat e bazuara në marrëveshjet kuadër të lidhura midis disa operatorëve ekonomikë, mund të prokurohen ose:
— nëpërmjet zbatimit të kushteve të parashikuara në këtë marrëveshje kuadër, pa rihapur konkurrimin ose
— kur jo të gjitha kushtet janë të parashtruara në marrëveshjen kuadër, kur palët gjenden sërish në konkurrim, sipas të njëjtave kushte dhe, nëse është e nevojshme, në bazë të kushteve të formuluara më saktësisht dhe aty ku kjo është e përshtatshme, kur parashikohen kushte të tjera në dokumentet e kontratës të marrëveshjes kuadër, në përputhje me procedurën në vijim:
- a) për çdo kontratë që do të prokurohet, autoritetet/entet kontraktore duhet të këshillohen, me shkrim, me operatorët ekonomikë që janë në gjendje të zbatojnë kontratën;
- b) autoritetet/entet kontraktore caktojnë një afat kohor të mjaftueshëm për dorëzimin e ofertave, për secilën kontratë specifike, duke marrë parasysh faktorë si kompleksiteti i objektit të kontratës dhe kohën e nevojshme për të dorëzuar ofertat;
- c) ofertat dorëzohen me shkrim dhe përmbajtja e tyre duhet të mbetet konfidenciale, derisa afati i përcaktuar kohor për përgjigje të ketë skaduar;
- d) autoritetet/entet kontraktore shpallin fitues të çdo kontrate ofertuesin që ka paraqitur ofertën më të mirë, në bazë të kritereve për shpalljen e kontratës fituese, të përcaktuara në dokumentet e kontratës së marrëveshjes kuadër.
KAPITULLI VI
RREGULLAT PËR SHPALLJEN DHE TRANSPARENCËN
SEKSIONI 1
SHPALLJA E NJOFTIMEVE
Neni 30
Njoftimet
1.Autoritetet/entet kontraktore bëjnë të ditur nëpërmjet një njoftimi paraprak informues, të shpallur nga Komisioni ose nga ata vetë në "profilin e blerësit", siç përshkruhet në paragrafin 2 të shtojcës VI:
- a) kur bëhet fjalë për furnizime, vlerën totale të përllogaritur të kontratave ose marrëveshjeve kuadër sipas fushës së produktit, të cilat synojnë të shpallin fituese gjatë 12 muajve vijues.
Fusha e produktit vendoset nga autoritetet/entet kontraktore duke iu referuar nomenklaturës së FPP-së;
- b) kur bëhet fjalë për shërbime, vlerën totale të përllogaritur të kontratave ose marrëveshjeve kuadër në secilën kategori të shërbimeve, të cilat synojnë të shpallin fituese gjatë periudhës vijuese 12 mujore;
- c) kur bëhet fjalë për punime, karakteristikat thelbësore të kontratave për punë ose marrëveshjeve kuadër që synojnë të shpallin fituese.
Njoftimet e përmendura në nënparagrafin e parë i dërgohen Komisionit ose shpallen në profilin e blerësit, sa më shpejtë të jetë e mundur pas vendimit që miraton projektin për të cilin autoritetet/entet kontraktore synojnë të shpallin fituese kontratat ose marrëveshjet kuadër.
Autoritet/entet kontraktore që shpallin një njoftim paraprak informues në profilet e tyre të blerësve, i përcjellin Komisionit, në formë elektronike, njoftimin e shpalljes së njoftimit paraprak informues në profilin e blerësit, në përputhje me formatin dhe procedurat e detajuara për dërgimin e njoftimeve, të përcaktuar në paragrafin 3 të shtojcës VI.
Shpallja e njoftimeve të përmendura në nënparagrafin e parë është e detyrueshme vetëm nëse autoritetet/entet kontraktore zgjedhin opsionin e shkurtimit të afateve kohore për marrjen e ofertave, siç përcaktohet në nenin 33, paragrafi 3.
Ky paragraf nuk zbatohet për procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
2.Autoritetet/entet kontraktore që dëshirojnë të shpallin një kontratë fituese ose një marrëveshje kuadër me anë të procedurës së kufizuar, procedurës me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës ose dialogut konkurrues, bëjnë të ditur qëllimin e tyre nëpërmjet njoftimit të kontratës.
3.Autoritetet/entet kontraktore që kanë shpallur një kontratë fituese ose kanë lidhur një marrëveshje kuadër, dërgojnë njoftimin e rezultateve të procedurës së prokurimit, jo më vonë se 48 ditë pas shpalljes së kontratës fituese ose lidhjes së marrëveshjes kuadër.
Në rastin e marrëveshjeve kuadër të lidhura në përputhje me nenin 29, autoritetet/entet kontraktore nuk kanë detyrimin të dërgojnë njoftimin e rezultateve të procedurës së prokurimit për çdo kontratë mbështetur në atë marrëveshje.
Informacione të caktuara për shpalljen e kontratës fituese ose për lidhjen e marrëveshjes kuadër mund të mos publikohen, nëse nxjerrja e këtyre informacioneve do të pengonte zbatimin e ligjit, ose do të ishte në kundërshtim me interesin publik, sidomos me interesat e mbrojtjes dhe/ose të sigurisë, do të dëmtonte interesat legjitime tregtare të operatorëve ekonomikë, publikë ose privatë ose do të mund të cenonte konkurrencën e ndershme ndërmjet tyre.
Neni 31
Publikimi jo i detyrueshëm
Autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me nenin 32, mund të shpallin njoftime për kontrata që nuk u nënshtrohen kërkesave të shpalljes të përcaktuara në këtë Direktivë.
Neni 32
Forma dhe mënyra e shpalljes së njoftimeve
1.Njoftimet përfshijnë informacionet e përmendura në shtojcën IV dhe, sipas rastit, çdo informacion tjetër që konsiderohet i dobishëm nga autoriteti/enti kontraktor në formatin e formularëve standardë të miratuar nga Komisioni në përputhje me procedurën këshillimore të përmendur në nenin 67 paragrafi 2.
2.Njoftimet e dërguara në Komision nga autoritetet/entet kontraktore dërgohen me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurat për transmetimin, të përcaktuara në nenin 3 të shtojcës VI ose me mjete të tjera. Në rast përdorimi të procedurës së përshpejtuar të përcaktuar në nenin 33 paragrafi 7, njoftimet duhet të dërgohen me faks ose me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurat për transmetimin të përcaktuara në paragrafin 3 të shtojcës VI.
Njoftimet shpallen në përputhje me karakteristikat teknike për shpalljen, të përcaktuara në paragrafin 1 germa a dhe b të shtojcës VI.
3.Njoftimet e hartuara dhe të transmetuara me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurat për transmetimin, të përcaktuara në paragrafin 3 të shtojcës VI, shpallen jo më vonë se pesë ditë pas dërgimit të tyre.
Njoftimet që nuk janë dërguar me mjete elektronike në përputhje me formatin dhe procedurat për transmetimin të përcaktuara në paragrafin 3 të shtojcës VI, shpallen jo më vonë se 12 ditë pasi janë dërguar ose, në rastin e procedurës së përshpejtuar të përmendur në nenin 33, paragrafi 7 jo më vonë se pesë ditë pasi janë dërguar.
4.Njoftimet e kontratës shpallen të plota në një nga gjuhët zyrtare të Komunitetit, të zgjedhur nga autoriteti/enti kontraktor, ky version në gjuhë origjinale përbën tekstin e vetëm autentik. Një përmbledhje e elementëve të rëndësishëm të çdo njoftimi shpallet në gjuhët e tjera zyrtare.
Kostot e shpalljes së këtyre njoftimeve mbulohen nga Komuniteti.
5.Njoftimet dhe përmbajtja e tyre nuk mund të shpallen në nivel kombëtar ose në profilin e blerësit përpara datës në të cilën i dërgohen Komisionit.
Njoftimet e shpallura në nivel kombëtar nuk përmbajnë informacione të ndryshme nga ato që përmbajnë njoftimet dërguar Komisionit ose të shpallura në profilin e blerësit, në përputhje me nënparagrafin e nenit 30 paragrafi 1, por përcaktojnë datën e dërgimit të njoftimit te Komisioni ose të shpalljes së tij në profilin e blerësit.
Njoftimet informuese paraprake nuk mund të shpallen në profilin e blerësit përpara dërgimit në Komision të njoftimit të shpalljes në atë formë. Ato tregojnë datën e dërgimit.
6.Përmbajtja e njoftimeve që nuk janë dërguar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurat e dërgimit të përcaktuara në paragrafin 3 të shtojcës VI, kufizohen në rreth 650 fjalë.
7.Autoritetet/entet kontraktore duhet të jenë në gjendje të japin prova të datave në të cilat janë dërguar njoftimet.
8.Komisioni i jep autoritetit/entit kontraktor konfirmimin e shpalljes së informacionit të dërguar, duke përmendur datën e kësaj shpalljeje. Ky konfirmim përbën provën e shpalljes.
SEKSIONI 2
AFATET KOHORE
Neni 33
Afatet kohore për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje dhe për marrjen e ofertave
1.Në përcaktimin e afateve kohore për marrjen e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, autoritetet/entet kontraktore marrin veçanërisht parasysh kompleksitetin e kontratës dhe kohën e kërkuar për hartimin e ofertave, pa cenuar afatet minimale të përcaktuara nga ky nen.
2.Në rastin e procedurave të kufizuara, të procedurave me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës dhe të përdorimit të dialogut konkurrues, afati minimal kohor për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje është 37 ditë nga data e dërgimit të njoftimit të kontratës.
Në rastin e procedurave të kufizuara, afati minimal kohor për marrjen e ofertave është 40 ditë nga data e dërgimit të ftesës.
3.Nëse autoritetet/entet kontraktore kanë shpallur një njoftim informues paraprak, afati minimal për marrjen e ofertave sipas nënparagrafit të dytë të paragrafit 2, si rregull i përgjithshëm mund të shkurtohet në 36 ditë, por në asnjë rrethanë më pak se 22 ditë.
Afati kohor fillon nga data e dërgimit të ftesës për ofertë.
Afatet e shkurtuara kohore të përmendura në nënparagrafin e parë lejohen nëse njoftimi informues paraprak ka përfshirë të gjithë informacionin e kërkuar për njoftimin e kontratës, të përcaktuar në shtojcën IV, për sa kohë që ky informacion është i disponueshëm në kohën e shpalljes së njoftimit dhe njoftimi informues paraprak është dërguar për shpallje ndërmjet 52 ditëve dhe 12 muajve përpara datës së dërgimit të njoftimit të kontratës.
4.Në rastet kur njoftimet hartohen dhe dërgohen me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurën për dërgimin e njoftimeve, të përcaktuara në paragrafin 3 të shtojcës VI, afatet kohore për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje, të përmendura në nënparagrafin e parë të paragrafit 2, mund të shkurtohen me shtatë ditë.
5.Afatet kohore për marrjen e ofertave të përmendura në nënparagrafin e dytë të paragrafit 2 mund të shkurtohen me pesë ditë nëse autoriteti/enti kontraktor ofron liri përdorimi të drejtpërdrejtë, të pakufizuar dhe të plotë, me mjete elektronike, të dokumenteve të kontratës dhe të çdo dokumenti plotësues, nga data e shpalljes së njoftimit, në përputhje me shtojcën IV, duke specifikuar në tekstin e njoftimit adresën e internetit ku mund të gjendet ky dokumentacion.
Ky shkurtim mund t'i shtohet atij që përmendet në paragrafin 4.
6.Nëse, për çfarëdo arsye, dokumentet e kontratës dhe dokumentet shoqëruese ose informacioni shtesë, edhe pse të kërkuara në kohë, nuk janë siguruar brenda afateve kohore të përcaktuara në nenin 34, ose nëse ofertat mund të bëhen vetëm pas një vizite në terren ose pas një kontrolli në terren të dokumenteve në mbështetje të dokumenteve të kontratës, afatet kohore për marrjen e ofertave shtyhen, në mënyrë që të gjithë operatorët ekonomikë të përfshirë të jenë në dijeni të informacionit të nevojshëm për përgatitjen e ofertave.
7.Në rastin e procedurave të kufizuara dhe procedurave me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës, nëse për arsye urgjente afatet kohore minimale të përcaktuara në këtë nen janë të pamundura, me shpalljen e njoftimit të kontratës autoritetet/entet kontraktore mund të vendosin:
— një afat kohor për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje që nuk mund të jetë më pak se 15 ditë nga data e dërgimit të njoftimit të kontratës ose më pak se 10 ditë nëse njoftimi është dërguar me mjete elektronike, në përputhje me formatin dhe procedurën për dërgimin e njoftimeve, të përcaktuar në paragrafin 3 të shtojcës VI; dhe
— në rastin e procedurave të kufizuara, afatin kohor për marrjen e ofertave, i cili është jo më pak se 10 ditë nga data e dërgimit të ftesës për ofertë,
SEKSIONI 3
PËRMBAJTJA E INFORMACIONIT DHE MËNYRA E DËRGIMIT TË TIJ
Neni 34
Ftesa për ofertë, për të negociuar ose për të marrë pjesë në dialog
1.Në procedurat e kufizuara, procedurat me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës dhe në dialogët konkurrues, autoritetet/entet kontraktore ftojnë në të njëjtën kohë dhe me shkrim kandidatët e përzgjedhur për të paraqitur ofertat e tyre ose për të negociuar, ose për të marrë pjesë në dialog, në rastin e dialogut konkurrues.
2.Ftesa për kandidatët përfshin edhe:
— një kopje të dokumenteve të kontratës ose të dokumentit përshkrues dhe çdo dokument mbështetës, ose
— një referencë se ku mund të gjenden dokumentet e përmendura në ndarjen e parë, nëse ato vihen direkt në dispozicion me anë të mjeteve elektronike, në përputhje me nenin 33 paragrafi 5,
3.Nëse dokumentet e kontratës, dokumentin përshkrues dhe/ose çdo dokument mbështetës i ka një subjekt tjetër dhe jo autoriteti/enti kontraktor përgjegjës për procedurën e shpalljes së kontratës fituese, ftesa tregon adresën ku mund të kërkohet dokumentacioni dhe, nëse ka, afatin për kërkesat për këto dokumente, shumën që duhet paguar për t'i marrë ato dhe procedurat e pagesës. Departamenti përgjegjës me të marrë kërkesën ia dërgon menjëherë dokumentacionin operatorit ekonomik.
4.Informacioni shtesë për dokumentet e kontratës, dokumentin përshkrues dhe/ose dokumentet mbështetëse dërgohet nga autoriteti/enti kontraktor ose departamenti përgjegjës jo më vonë se gjashtë ditë përpara datës përfundimtare të caktuar për marrjen e ofertave, me kusht që të jetë kërkuar në kohë. Në rast të një procedure të kufizuar ose procedure të përshpejtuar, kjo periudhë është katër ditë.
5.Përveç hollësive të përcaktuara në paragrafët 2, 3 dhe 4, ftesa përmban të paktën:
- a) lidhjen me njoftimin e shpallur të kontratës;
- b) afatin për marrjen e ofertave, adresën ku duhet të dërgohen ofertat dhe gjuhën ose gjuhët në të cilat duhet të hartohen ofertat. Në rastin e dialogut konkurrues, ky informacion nuk jepet në ftesën për të marrë pjesë në dialog por në ftesën për të paraqitur ofertë;
- c) në rastin e dialogut konkurrues, datën dhe adresën e caktuar për fillimin e fazës së konsultimeve dhe gjuhën ose gjuhët e përdorura;
- d) një cilësim të çdo dokumenti që do të bashkëngjitet, qoftë për të mbështetur deklaratat e verifikueshme të dhëna nga kandidati në përputhje me nenin 38, apo për të plotësuar informacionin e parashikuar në atë nen, sipas të njëjtave kushte me ato të përcaktuara në nenet 41 dhe 42;
- e) shkallën e rëndësisë relative të kritereve për shpalljen e një kontrate fituese ose, sipas rastit, radhën e rëndësisë në zbritje të këtyre kritereve të përdorura për të përcaktuar ofertën me përparësi më të mëdha ekonomike, nëse nuk jepen në njoftimin e kontratës, në dokumentet e kontratës ose në dokumentin përshkrues.
Neni 35
Informimi i kandidatëve dhe ofertuesve
1.Autoritetet/entet kontraktore njoftojnë kandidatët dhe ofertuesit, sa më shpejt të jetë e mundur, për vendimet e marra për shpalljen e kontratës fituese ose lidhjen e një marrëveshje kuadër, duke përfshirë arsyet për vendimin për të mos shpallur një kontratë fituese ose për të mos lidhur një marrëveshje kuadër për të cilën ka pasur një tenderim konkurrues, ose për të rifilluar procedurën. Ky informacion jepet me shkrim nëse autoriteteve/enteve kontraktore u kërkohet kjo gjë.
2.Me kërkesë të palës së interesuar, autoriteti/enti kontraktor, në zbatim të paragrafit 3, sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës me shkrim për informim, njofton palët si më poshtë:
- a) çdo kandidat të pasuksesshëm, për arsyet e refuzimit të aplikimit të tij;
- b) çdo ofertues të pasuksesshëm për arsyet e refuzimit të ofertës së tij, duke përfshirë, në veçanti, rastet e përmendura në nenin 18 paragrafi 4 dhe 5, arsyet për vendimin e tij të mosbarasvlershmërisë ose vendimin e tij që punime, furnizimet ose shërbimet nuk plotësojnë kërkesat e zbatimit ose funksionale, dhe për rastet e përmendura në nenet 22 dhe 23, arsyet për vendimin e tij të mospërmbushjes së kërkesave të sigurisë së informacionit dhe sigurisë së furnizimit;
- c) çdo ofertues që ka bërë një ofertë të pranueshme që është refuzuar, për karakteristikat dhe avantazhet relative të ofertës së përzgjedhur, si dhe emrin e ofertuesit të suksesshëm ose të palëve në marrëveshjen kuadër.
3.Autoritetet/entet kontraktore mund të vendosin që të mos nxjerrin informacione të caktuara për shpalljen e kontratës fituese ose lidhjen e marrëveshjeve kuadër, të përmendura në paragrafin 1, nëse nxjerrja e këtij informacioni do të pengonte zbatimin e ligjit ose do të ishte në kundërshtim me interesin publik, sidomos me interesat e mbrojtjes dhe/ose të sigurisë, do të cenonte interesat tregtare legjitime të operatorëve ekonomikë, publikë ose privatë ose do të mund të cenonte konkurrencën e ndershme ndërmjet tyre.
SEKSIONI 4
KOMUNIKIMI
Neni 36
Rregullat e zbatueshme për komunikimin
1.I gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit të përmendur në këtë titull mund të bëhet me anë të postës, faksit, mjeteve elektronike në përputhje me paragrafët 4 dhe 5, me telefon në rastet dhe rrethanat e përmendura në paragrafin 6, ose me kombinim të këtyre mjeteve, sipas zgjedhjes së autoritetit/entit kontraktor.
2.Mjetet e komunikimit të zgjedhura përgjithësisht duhet të jenë në dispozicion dhe në këtë mënyrë nuk kufizojnë mundësinë e hyrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e tenderimit.
3.Komunikimi dhe shkëmbimi e ruajtja e informacionit bëhet në mënyrë të tillë që të garantojë ruajtjen e integritetit të të dhënave dhe konfidencialitetit të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje dhe që autoriteti/enti kontraktor të shqyrtojë përmbajtjen e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, vetëm pas mbarimit të afatit kohor të përcaktuar për paraqitjen e tyre.
4.Mjetet që duhen përdorur për komunikimin me mjete elektronike, si edhe karakteristikat e tyre teknike, duhet të jenë mosdiskriminuese, përgjithësisht në dispozicion dhe të afta për të ndërvepruar me produktet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në përdorim të përgjithshëm.
5.Rregullat e mëposhtme janë të zbatueshme për pajisjet për transmetimin elektronik dhe marrjen e ofertave dhe për pajisjet për marrjen elektronike të kërkesave për pjesëmarrje:
- a) informacioni për specifikimet e nevojshme për paraqitjen elektronike të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, duke përfshirë kodimin, u vihet në dispozicion palëve të interesuara. Gjithashtu, pajisjet për marrjen elektronike të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje plotësojnë kërkesat e Shtojcës VIII;
- b) shtetet anëtare, në përputhje me nenin 5 të Direktivës 1999/93/KE, mund të kërkojnë që ofertat elektronike të shoqërohen me nënshkrim elektronik të avancuar në përputhje me paragrafin 1 të saj;
- c) shtetet anëtare mund të prezantojnë ose të mbajnë skema të akreditimit vullnetar me synim përmirësimin e niveleve të shërbimit të certifikimit të ofruara për këto pajisje;
- d) kandidatët marrin përsipër të paraqesin, përpara mbarimit të afatit kohor të përcaktuar për paraqitjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje, dokumentet, certifikatat dhe deklaratat e përmendura në nenet 39 deri në 44 dhe nenin 46, nëse nuk ekzistojnë në format elektronik.
6.Rregullat e mëposhtme zbatohen për transmetimin e kërkesave për pjesëmarrje:
- a) kërkesat për pjesëmarrje në procedura për shpalljen e kontratave fituese mund të bëhen me shkrim ose me telefon;
- b) nëse kërkesat për pjesëmarrje bëhen me telefon, duhet të dërgohet një konfirmim me shkrim përpara mbarimit të afatit të caktuar për marrjen e tyre;
- c) autoritetet/entet kontraktore mund të kërkojnë që kërkesat për pjesëmarrje të bëra me faks të konfirmohen me postë ose mjete elektronike, nëse kjo është e nevojshme për qëllime të provave ligjore. Çdo kërkesë e tillë, së bashku me afatin kohor për dërgimin e saj duhet të cilësohet nga autoriteti/enti kontraktor në njoftimin e kontratës.
SEKSIONI 5
RAPORTET
Neni 37
Përmbajtja e raporteve
1.Për çdo kontratë dhe marrëveshje kuadër autoritetet/entet kontraktore hartojnë një raport me shkrim për të konfirmuar që procedura e përzgjedhjes është zhvilluar në një mënyrë transparente dhe mosdiskriminuese, që përfshin të paktën sa më poshtë:
- a) emrin dhe adresën e autoritetit/entit kontraktor, objektin dhe vlerën e kontratës ose të marrëveshjes kuadër;
- b) procedurën e përzgjedhur për shpalljen e kontratës fituese;
- c) në rastin e dialogut konkurrues, rrethanat që justifikojnë përdorimin e kësaj procedure;
- d) në rastin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, rrethanat e përmendura në nenin 28 që justifikojnë përdorimin e kësaj procedure. Nëse është e nevojshme, justifikimin për tejkalimin e afateve kohore të përcaktuara në nënparagrafin e dytë të nenit 28 paragrafi 3, germa “a“ dhe nënparagrafin e tretë të nenit 28, paragrafi 4, germa “b“ dhe për tejkalimin e kufirit prej 50% të përcaktuar në nënparagrafin e dytë të nenit 28, paragrafi 4, germa “a“;
- e) nëse është e nevojshme, arsyet se përse marrëveshja kuadër zgjat më shumë se shtatë vjet;
- f) emrat e kandidatëve të përzgjedhur dhe arsyet e kësaj përzgjedhjeje;
- g) emrat e kandidatëve të përjashtuar dhe arsyet e refuzimit të tyre;
- h) arsyet e refuzimit të ofertave;
- i) emrin e ofertuesit të suksesshëm dhe arsyet pse është përzgjedhur oferta e tij dhe, nëse dihet, pjesa e kontratës ose marrëveshjes kuadër të cilën ofertuesi i suksesshëm synon të nënkontraktojë ose do t'i kërkohet të nënkontraktojë te palë të treta;
- j) arsyet, nëse është e nevojshme, se përse autoriteti/enti kontraktor ka vendosur të mos shpallë fituese një kontratë ose marrëveshje kuadër.
2.Autoritetet/entet kontraktore ndërmarrin hapat e duhur për të dokumentuar ecurinë e procedurave të shpalljes së fituesit të kryera me anë të mjeteve elektronike.
3.Raporti, ose veçoritë kryesore të tij, i komunikohet Komisionit, nëse e kërkon.
KAPITULLI VII
ZHVILLIMI I PROCEDURËS
SEKSIONI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 38
Verifikimi i përshtatshmërisë, zgjedhja e pjesëmarrësve dhe shpallja e kontratave fituese
1.Kontratat shpallen fituese në bazë të kritereve të përcaktuara në nenet 47 dhe 49 duke pasur parasysh nenin 19 pas kontrollit të përshtatshmërisë të operatorëve ekonomikë që nuk janë përjashtuar sipas neneve 39 dhe 40 nga autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me kriteret e gjendjes ekonomike dhe financiare, njohuritë profesionale dhe teknike ose aftësitë e përmendura në nenet 41 deri në 46, dhe sipas rastit, në përputhje me rregullat e mosdiskriminimit dhe kriteret e përmendura në paragrafin 3.
- Autoritetet/entet kontraktore mund të kërkojnë që kandidatët të përmbushin nivelet minimale të aftësive në përputhje me nenet 41 dhe 42.
Shtrirja e informacionit të përmendur në nenet 41 dhe 42 dhe nivelet minimale të aftësive të nevojshme për një kontratë specifike duhet të lidhen dhe të jenë proporcionale me objektin e kontratës.
Këto nivele minimale tregohen në njoftimin e kontratës.
3.Në procedura të kufizuara, procedura me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës dhe procedura me dialog konkurrues, autoritetet/entet kontraktore mund të kufizojnë numrin e kandidatëve të përshtatshëm që do të ftojnë për ofertë ose me të cilët do të zhvillojnë një dialog. Në këtë rast:
— Autoritetet/entet kontraktore tregojnë në njoftimin e kontratës kriteret ose rregullat objektive dhe mosdiskriminuese që synojnë të zbatojnë, numrin minimal të kandidatëve që synojnë të ftojnë dhe, sipas rastit, numrin maksimal. Numri minimal i kandidatëve që synojnë të ftojnë nuk duhet të jetë më pak se tre;
— si rrjedhojë, autoritetet/entet kontraktore ftojnë një numër kandidatësh të barabartë të paktën me numrin minimal të vendosur paraprakisht, me kusht që të ketë një numër të mjaftueshëm në dispozicion të kandidatëve të përshtatshëm,
Nëse numri i kandidatëve që përmbushin kriteret e përzgjedhjes dhe nivelet minimale të aftësive është nën numrin minimal, autoriteti/enti kontraktor mund të vazhdojë procedurën duke ftuar kandidatin ose kandidatët me aftësitë e kërkuara.
Nëse autoriteti/enti kontraktor gjykon se numri i kandidatëve të përshtatshëm është shumë i ulët për të garantuar konkurrencë të vërtetë, ai mund të pezullojë procedurën dhe të rishpallë njoftimin fillestar të kontratës në përputhje me nenin 30, paragrafi 2 dhe nenin 32, duke vendosur një afat të ri për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje. Në këtë rast, kandidatët e përzgjedhur pas shpalljes së parë dhe ata të përzgjedhur pas së dytës ftohen në përputhje me nenin 34. Ky opsion nuk cenon aftësinë e autoritetit/entit kontraktor për të anuluar procedurën aktuale të prokurimit dhe për të nisur një procedurë të re.
4.Në kontekstin e procedurës së shpalljes së fituesit, autoriteti/enti kontraktor mund të mos përfshijë operatorë ekonomikë të ndryshëm nga ata që kanë bërë kërkesë për pjesëmarrje ose kandidatë që nuk kanë aftësitë e kërkuara.
5.Nëse autoritetet/entet kontraktore ushtrojnë mundësinë e pakësimit të numrit të zgjidhjeve që do të diskutohen ose të ofertave që do të negociohen, siç parashikohet në nenin 26, paragrafi 3 dhe nenin 27, paragrafi 4, ato veprojnë duke zbatuar kriteret për shpalljen e kontratës fituese të shprehura në njoftimin e kontratës ose në dokumentet e kontratës. Në fazën e fundit, numri i arritur garanton konkurrencën e vërtetë sa kohë që ka zgjidhje të mjaftueshme ose kandidatë të përshtatshëm.
SEKSIONI 2
KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN CILËSORE
Neni 39
Situata personale e kandidatit ose ofertuesit
1.Çdo kandidat ose ofertues që ka marrë dënim me vendim të formës së prerë, për të cilin autoriteti/enti kontraktor është në dijeni, për një ose më shumë arsye të përmendura më poshtë, përjashtohet nga pjesëmarrja në një kontratë:
- a) pjesëmarrje në organizatë kriminale, siç përcaktohet në nenin 2, paragrafi 1 të Veprimit të Përbashkët të Këshillit 98/733/DPB20;
- b) korrupsion, siç përcaktohet në nenin 3 të Aktit, datë 26 maj 199721 dhe nenin 2 paragrafi 1 të Vendimit Kuadër 2003/568/DPB22;
- c) mashtrim sipas kuptimit të nenit 1 të Konventës për mbrojtjen e interesave financiare të Komuniteteve Evropiane23;
- d) vepra me qëllime terroriste ose vepra të lidhura me veprimtari terroriste, siç përcaktohet, përkatësisht, në nenet 1 dhe 3 të Vendimit Kuadër 2002/475/ÇBD24 ose nxitja, dhënia e ndihmës ose mbështetjes ose tentative për kryerjen e një vepre penale të përmendur në nenin 4 të vendimit kuadër;
- e) pastrim parash dhe financim të terrorizmit, siç përcaktohet në nenin 1 të Direktivës 2005/60/KE25.
Shtetet anëtare specifikojnë në përputhje me të drejtën e tyre kombëtare dhe duke pasur parasysh të drejtën komunitare, kushtet e zbatimit të këtij paragrafi.
Ato mund të parashikojnë një shmangienga kërkesa e përmendur në nënparagrafin e parë për kërkesat parësore në interes të përgjithshëm.
Për qëllimet e këtij paragrafi, autoritetet/entet kontraktore, sipas rastit, u kërkojnë kandidatëve ose ofertuesve të sigurojnë dokumentet e përmendura në paragrafin 3 dhe, në rast se kanë dyshime në lidhje me situatën personale të këtyre kandidatëve ose ofertuesve, mund të kërkojnë gjithashtu nga autoritetet kompetente që të marrin informacionin që e konsiderojnë të nevojshëm për situatën personale të kandidatëve ose ofertuesve të përfshirë. Në rastet kur informacioni ka të bëjë me një kandidat ose ofertues në një shtet të ndryshëm nga ai i autoritetit/entit kontraktor, autoriteti/enti kontraktor mund të kërkojë bashkëpunimin e autoriteteve kompetente. Duke pasur parasysh legjislacionin e brendshëm të shtetit anëtar ku janë kandidatët ose ofertuesit, këto kërkesa lidhen me personat fizikë dhe/ose juridikë, duke përfshirë, nëse duhet, drejtuesit e shoqërisë dhe çdo person me të drejtë përfaqësimi, vendimi ose kontrolli në drejtim të kandidatit ose ofertuesit.
2.Çdo operator ekonomik mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një kontratë nëse ai operator ekonomik:
- a) ka falimentuar ose është mbyllur, veprimtaria e tij administrohet nga gjykata, ka hyrë në marrëveshje me kreditorët, ka pezulluar veprimtarinë tregtare ose është në situatë të ngjashme që krijohet nga një procedurë e ngjashme sipas legjislacionit dhe rregulloreve të brendshme;
- b) i nënshtrohet procedurës për shpalljen e falimentimit, për urdhër të falimentimit të detyrueshëm ose administrimit nga gjykata, ose një marrëveshjeje me kreditorët apo çdo procedure tjetër të ngjashme sipas legjislacionit dhe rregulloreve të brendshme;
- c) është dënuar me vendim gjykate i cili ka forcën res judicata (vendim i formës së prerë) në përputhje me dispozitat ligjore të shtetit ku është kryer shkelja në lidhje me sjelljen profesionale si, për shembull, shkelja e legjislacionit në fuqi për eksportin e pajisjeve të sigurisë dhe/ose të mbrojtjes;
- d) ka qenë fajtor për sjellje të rëndë profesionale të provuar me çdo mënyrë që mund të tregojnë autoritetet/entet kontraktore si shkelja e detyrimeve në lidhje me sigurinë e informacionit ose sigurinë e furnizimit gjatë një kontrate të mëparshme;
- e) është vërtetuar, mbi bazën e çdo prove, duke përfshirë burimet e mbrojtura të të dhënave, se nuk zotëron besueshmërinë e nevojshme për të përjashtuar rreziqet ndaj sigurisë së shtetit anëtar;
- f) nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore në përputhje me dispozitat ligjore të shtetit ku është themeluar ose me ato të shtetit të autoritetit/entit kontraktor;
- g) nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesën e taksave në përputhje me dispozitat ligjore të shtetit ku është themeluar ose me ato të shtetit të autoritetit/entit kontraktor;
- h) është fajtor për deklarata të rreme në dhënien e informacionit të kërkuar sipas këtij seksioni ose për mosdhënie të këtij informacioni.
Shtetet anëtare specifikojnë në përputhje me të drejtën e tyre kombëtare dhe duke pasur parasysh të drejtën komunitare, kushtet e zbatimit të këtij paragrafi.
3.Autoritetet/entet kontraktore pranojnë sa më poshtë si prova të mjaftueshme që asnjë nga rastet e specifikuara në paragrafin 1 ose paragrafin 2, germat “a“, “b“, “c“, “f“ ose “g“ nuk zbatohet për operatorin ekonomik:
- a) në lidhje me paragrafin 1 dhe paragrafin 2, germat “a“, “b“ dhe “c“, nxjerrjen e një ekstrakti nga “regjistri gjyqësor” ose në pamundësi të kësaj, të një dokumenti të ngjashëm të lëshuar nga një autoritet kompetent gjyqësor ose administrativ në shtetin e origjinës ose në vendin prej nga vjen ai person për të treguar përmbushjen e këtyre kërkesave;
- b) në lidhje me paragrafin 2, germat f dhe g, një vërtetim të lëshuar nga autoriteti kompetent në shtetin anëtar të përfshirë.
Nëse vendi në fjalë nuk i lëshon këto dokumente ose vërtetime, ose nëse këto nuk mbulojnë të gjitha rastet e specifikuara në paragrafin 1 dhe 2 germat “a“, “b“ dhe “c“, ato mund të zëvendësohen me një deklaratë nën betim ose, në shtetet anëtare ku nuk parashikohen deklaratat nën betim, me një deklaratë solemne të bërë nga personi në fjalë përpara një autoriteti kompetent gjyqësor ose administrativ, një noteri ose organi kompetent profesional ose tregtar, në shtetin e origjinës ose në shtetin prej nga vjen ai person.
4.Shtetet anëtare përcaktojnë autoritetet dhe organet kompetente për të lëshuar dokumente, vërtetime ose deklarata të përmendura në paragrafin 3 dhe vënë në dijeni Komisionin në lidhje me to. Ky njoftim nuk cenon ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
Neni 40
Përshtatshmëria për të vazhduar veprimtarinë profesionale
Nëse një kandidati i kërkohet të regjistrohet në një regjistër tregtar ose profesional në shtetin e tij anëtar të origjinës ose të themelimit, me qëllim vazhdimin e veprimtarisë së tij profesionale, mund të kërkohet vërtetimi i regjistrimit të tij në këtë regjistër ose ofrimi i një deklarate nën betim ose një vërtetim siç përshkruhet në pjesën A të shtojcës VII për kontratat për punë, pjesën B të shtojcës VII për kontratat e furnizimeve dhe pjesën C të shtojcës VII për kontratat e shërbimeve. Listat e parashtruara në shtojcën VII janë treguese. Shtetet anëtare njoftojnë Komisionin dhe shtetet e tjera anëtare për çdo ndryshim në regjistrat e tyre dhe për mënyrat e vërtetimit të përmendura në këto lista.
Në procedura për shpalljen e kontratave fituese, nëse kandidatët duhet të kenë një autorizim të veçantë ose të jenë anëtarë të një organizate të veçantë, me qëllim që të jenë në gjendje të kryejnë në shtetin e tyre të origjinës shërbimin në fjalë, autoriteti/enti kontraktor mund të kërkojë prej tyre këtë autorizim ose anëtarësim.
Ky nen nuk cenon të drejtën komunitare për lirinë e vendosjes dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve.
Neni 41
Gjendja ekonomike dhe financiare
1.Prova e gjendjes ekonomike dhe financiare e operatorit ekonomik, si rregull i përgjithshëm, mund të jepet me anë të një ose më shumë referencave të mëposhtme:
- a) deklaratave të duhura nga bankat, ose sipas rastit, vërtetimit për sigurim ndaj rreziqeve profesionale;
- b) paraqitjes së bilanceve ose të pjesëve të shkëputura nga bilancet, nëse publikimi i bilanceve kërkohet sipas ligjit të shtetit ku operatori ekonomik është vendosur;
- c) deklaratës së xhiros së plotë të ndërmarrjes dhe, sipas rastit, të xhiros në fushën që mbulon kontrata për maksimumi tre vitet financiare të fundit të disponueshme, në varësi të datës së themelimit të ndërmarrjes ose fillimit të veprimtarisë së operatorit ekonomik, për sa kohë ka informacion të disponueshëm për këto xhiro.
2.Një operator ekonomik, sipas rastit dhe për një kontratë të veçantë, mund të mbështetet në aftësitë e subjekteve të tjera, pavarësisht natyrës ligjore të lidhjeve që ka me to. Ai duhet të provojë në këtë rast për autoritetin/entin kontraktor që do të ketë në dispozicion burimet e nevojshme, për shembull, nëpërmjet një ndërmarrjeje nga këto subjekte për këtë qëllim.
3.Sipas të njëjtave kushte, grupi i operatorëve ekonomikë i përmendur në nenin 4 mund të mbështetet në aftësitë e pjesëmarrësve në grup ose të subjekteve të tjera.
4.Autoritetet/entet kontraktore specifikojnë në njoftimin e kontratës referencën ose referencat e përmendura në paragrafin 1 që kanë zgjedhur dhe referenca të tjera që duhet të jepen.
5.Nëse operatori ekonomik, për çdo arsye të vlefshme, nuk është në gjendje të japë referencat e kërkuara nga autoriteti/enti kontraktor, ai mund të provojë gjendjen e tij ekonomike dhe financiare me një dokument tjetër të cilin autoriteti/enti kontraktor e konsideron të përshtatshëm.
Neni 42
Aftësia teknike dhe/ose profesionale
1.Si rregull i përgjithshëm, aftësitë teknike të operatorit ekonomik mund të provohen me anë të një ose më shumë prej mënyrave të mëposhtme, sipas natyrës, sasisë ose rëndësisë dhe përdorimit të punëve, furnizimeve ose shërbimeve:
- a) i)lista e punëve të kryera gjatë pesë viteve të shkuara, shoqëruar me vërtetime për realizimin siç duhet të punëve më të rëndësishme. Këto vërtetime tregojnë vlerën, datën dhe vendin e punës dhe specifikojnë nëse puna është kryer në përputhje me rregullat e tregtisë dhe nëse ka përfunduar si duhet. Autoriteti kompetent, sipas rastit, i paraqet këto vërtetime drejtpërdrejt tek autoriteti/enti kontraktor;
- ii) lista e furnizimeve ose shërbimeve kryesore të ofruara gjatë pesë viteve të shkuara, me shumat, datat dhe marrësit e përfshirë, privatë apo publikë. Furnizimet dhe ofrimi i shërbimeve provohen:
— nëse marrësi është autoritet/ent kontraktor, me anë të vërtetimeve të lëshuara ose të kundërfirmosura nga autoriteti kompetent,
— nëse marrësi është blerës privat, me anë të vërtetimit të blerësit, ose në pamundësi të kësaj, thjesht me anë të një deklarate nga operatori ekonomik,
- b) informacioni për teknikët ose organet teknike të përfshira, nëse i përkasin apo jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërmarrjes së operatorit ekonomik, sidomos ata që janë përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe, në rastin e kontratave për punë, ata që mund të thërrasë kontraktori për të kryer një punë;
- c) përshkrimi i mjeteve dhe masave teknike të përdorura nga operatori ekonomik për të siguruar cilësinë dhe ambientet e kërkimit dhe të studimit të sipërmarrësit, si edhe rregullat e brendshme për pronësinë intelektuale;
- d) kontrolli i kryer nga autoritetet/entet kontraktore ose në emër të tyre nga një organ kompetent zyrtar i shtetit ku ndodhet operatori ekonomik, që i nënshtrohet marrëveshjes së atij organi për kapacitetin prodhues të furnizuesit ose aftësisë teknike të operatorit ekonomik dhe, nëse është e nevojshme, për mjetet e studimit ose kërkimit që janë në dispozicion të tij dhe masat e kontrollit të sigurisë që do të përdorë;
- e) në rastin e kontratave për punë, kontratave të shërbimeve ose të furnizimeve që mbulojnë gjithashtu edhe vendosjen dhe instalimin, kualifikime profesionale dhe arsimore të operatorit ekonomik dhe/ose të personelit drejtues të sipërmarrjes dhe, sidomos, të personit ose personave përgjegjës për të ofruar shërbimet ose menaxhuar punën;
- f) për kontrata për punë dhe kontrata për shërbime, dhe vetëm në raste të duhura, një tregues i masave të menaxhimit mjedisor që operatori ekonomik do të jetë në gjendje të zbatojë kur realizon kontratën;
- g) deklarata e fuqisë punëtore mesatare vjetore e ofruesit të shërbimit ose kontraktorit dhe e numrit të personelit drejtues gjatë tre viteve të fundit;
- h) përshkrimi i mjeteve, materialit dhe pajisjeve teknike, numri të personelit dhe ekspertizës, dhe/ose i burimeve të furnizimit — me një informacion të vendndodhjes gjeografike nëse është jashtë territorit të Bashkimit Evropian — që operatori ekonomik disponon për të realizuar kontratën, për të përballuar çdo nevojë shtesë të kërkuar nga autoriteti/enti kontraktor si rezultat i një krize ose për të kryer mirëmbajtjen, modernizimin ose përshtatjen e furnizimeve të mbuluara nga kontrata;
- i) në lidhje me produktet që do të furnizohen, ofrimin e:
- i) mostrave, përshkrimeve dhe/ose të fotografive, autenticiteti i të cilave duhet të provohet, nëse e kërkon autoriteti/enti kontraktor;
- ii) vërtetimeve të hartuara nga institute zyrtare të kontrollit të cilësisë ose agjenci të njohura që vërtetojnë përputhshmërinë e produkteve të identifikuara qartë me anë të referencave në specifikime ose standarde;
- j) në rastin e kontratave që përfshijnë dhe/ose përmbajnë informacion të klasifikuar, prova të aftësisë për të përpunuar, ruajtur dhe transmetuar këtë informacion në nivelin e mbrojtjes së kërkuar nga autoriteti/enti kontraktor.
Në mungesë të harmonizimit në nivel Komuniteti të sistemeve të certifikatave të sigurisë kombëtare, shtetet anëtare mund të kërkojnë që këto prova të jenë në përputhje me dispozitat e legjislacionit të tyre të brendshëm për certifikatat e sigurisë. Shtetet anëtare njohin certifikatat e sigurisë që ato i konsiderojnë ekuivalente me ato të lëshuara në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm, pavarësisht mundësisë për të kryer dhe marrë parasysh hetime të mëtejshme për llogari të tyre, nëse konsiderohet e nevojshme.
Autoriteti/enti kontraktor, sipas rastit, mund t'u japë kandidatëve që ende nuk zotërojnë certifikatë sigurie kohë shtesë për të marrë këtë certifikatë. Në këtë rast, ai cilëson këtë mundësi dhe afatin kohor në njoftimin e kontratës.
Autoriteti/enti kontraktor mund t'i kërkojë autoritetit të sigurisë kombëtare të shtetit anëtar të kandidatit ose autoritetit të sigurisë të zgjedhur nga ai shtet anëtar që të kontrollojë pajtueshmërinë e ambienteve dhe të mjediseve që mund të përdoren, të procedurave industriale dhe administrative që do të ndiqen, të metodave për menaxhimin e informacionit dhe/ose të gjendjes së personelit që ka gjasa të punësohet për realizimin e kontratës.
2.Një operator ekonomik, sipas rastit dhe për një kontratë të veçantë, mund të mbështetet në aftësitë e subjekteve të tjera, pavarësisht natyrës ligjore të lidhjeve që ka me to. Ai duhet t'i provojë në këtë rast autoritetit/entit kontraktor që do të ketë në dispozicion burimet e nevojshme për zbatimin e kontratës, për shembull, nëpërmjet një sipërmarrjeje nga këto subjekte për të vënë në dispozicion të operatorit ekonomik burimet e nevojshme.
3.Sipas të njëjtave kushte, grupi i operatorëve ekonomikë i përmendur në nenin 5 mund të mbështetet në aftësitë e pjesëmarrësve në grup ose në subjekte të tjera.
4.Në procedura për shpalljen e kontratave fituese që kanë si objekt furnizimet, të cilat kërkojnë punë vendosjeje ose instalimi, ofrimin e shërbimeve dhe/ose kryerjen e punëve, aftësia e operatorëve ekonomikë për të ofruar shërbimin ose kryer instalimin ose punën mund të vlerësohet, në veçanti, në lidhje me aftësitë e tyre, efikasitetin, përvojën dhe besueshmërinë.
5.Autoriteti/enti kontraktor specifikon në njoftim referencën ose referencat e përmendura në paragrafin e parë që ka zgjedhur dhe referenca të tjera që duhet të jepen.
6.Nëse operatori ekonomik, për çdo arsye të vlefshme, nuk është në gjendje të japë referencat e kërkuara nga autoriteti/enti kontraktor, ai mund të provojë aftësinë e tij teknike dhe/ose profesionale me një dokument tjetër të cilin autoriteti/enti kontraktor e konsideron të përshtatshëm.
Neni 43
Standardet e sistemeve të menaxhimit të cilësisë
Nëse autoritetet/entet kontraktore kërkojnë vërtetime të hartuara nga organe akredituese të pavarura që provojnë respektimin nga operatori ekonomik të disa standardeve të sistemeve të menaxhimit të cilësisë, ato i referohen sistemeve të menaxhimit të cilësisë bazuar në standardet përkatëse evropiane të certifikuara nga organet e akredituara të pavarura që respektojnë standardet evropiane në lidhje me akreditimin dhe vërtetimin. Ato njohin vërtetimet e barasvlershme të lëshuara nga organet e akredituara të pavarura të krijuara në shtetet të tjera anëtare. Gjithashtu pranojnë prova të tjera të sistemeve të barasvlershme të menaxhimit të cilësisë nga operatorë ekonomikë.
Neni 44
Standardet e menaxhimit mjedisor
Nëse autoritetet/entet kontraktore, në rastet e përmendura në nenin 42, paragrafi 1, germa “f“, kërkojnë vërtetime të hartuara nga organe të pavarura që vërtetojnë respektimin nga operatori ekonomik të disa standardeve të menaxhimit të mjedisit, ato i referohen Skemës Komunitare për Eko-Menaxhim dhe Auditim (EMAS) ose standardeve të menaxhimit mjedisor, bazuar në standardet përkatëse evropiane ose ndërkombëtare të certifikuara nga organet që respektojnë legjislacionin komunitar, ose në standarde përkatëse evropiane ose ndërkombëtare në lidhje me certifikimin. Ato njohin vërtetimet e barasvlershme të lëshuara nga organet e krijuara në shtete të tjera anëtare. Gjithashtu ato pranojnë prova të tjera të masave të barasvlershme të menaxhimit mjedisor nga operatorët ekonomikë.
Neni 45
Dokumentacion dhe informacion shtesë
Autoriteti/enti kontraktor mund t’i ftojë operatorët ekonomikë që të plotësojnë ose qartësojnë vërtetimet dhe dokumentet e paraqitura sipas neneve 39 deri në 44.
Neni 46
Listat zyrtare të operatorëve ekonomikë të miratuar dhe certifikimi nga organet e themeluara sipas të drejtës publike ose private
1.Shtetet anëtare mund të prezantojnë ose lista zyrtare të kontraktorëve, furnizuesve ose ofruesve të miratuar të shërbimeve ose certifikim nga organet certifikuese të themeluara sipas të drejtës publike ose private.
Shtetet anëtare i përshtatin kushtet për regjistrimin në këto lista dhe për lëshimin e vërtetimeve nga organet certifikuese me dispozitat e nenit 39, paragrafi 1 dhe 2, germat “a“ deri në “d“ dhe germa “h“, nenit 40, nenit 41 paragrafi 1, 4 dhe 5, nenit 42 paragrafi 1 germat “a“ deri në “i“, paragrafi 2 dhe 4, nenit 43 dhe, sipas rastit, nenit 44.
Shtetet anëtare gjithashtu i përshtatin ato me nenin 41 paragrafi 2 dhe nenin 42 paragrafi 2 në lidhje me aplikimet për regjistrim të paraqitura nga operatorët ekonomikë që i përkasin një grupi dhe që kanë burimet të cilat u janë vënë në dispozicion nga shoqëri të tjera në grup. Në këtë rast, këta operatorë duhet t’i provojnë autoritetit që përcakton listën zyrtare se do i kenë këto burime në dispozicion të tyre gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së vërtetimit, që provon regjistrimin e tyre në listën zyrtare dhe që gjatë kësaj periudhe këto shoqëri do të vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e përzgjedhjes cilësore, të përcaktuara në nenet e përmendura në nënparagrafin e dytë, në të cilat bazohen operatorët për regjistrimin e tyre.
2.Operatorët ekonomikë të regjistruar në listat zyrtare ose që kanë një vërtetim për çdo kontratë, mund t’i paraqesin autoritetit/entit kontraktor një vërtetim të regjistrimit, të lëshuar nga autoriteti kompetent ose vërtetimin e lëshuar nga organi kompetent i certifikimit. Vërtetimet tregojnë referencat që kanë bërë të mundur regjistrimin e tyre në listë ose për të marrë certifikimin dhe klasifikimin e dhënë në atë listë.
3.Regjistrimi i certifikuar në listat zyrtare nga organet kompetente ose vërtetimi i lëshuar nga organi i certifikimit për qëllimet e autoriteteve/enteve kontraktore të shteteve të tjera anëtare nuk përbëjnë prezumim të përshtatshmërisë, përveçse në lidhje me nenin 39, paragrafi 1 dhe 2, germat “a“ deri në “d“ dhe germa “h“, nenin 40, nenin 41 paragrafi 1 germa “b“ dhe “c“ dhe nenin 42 paragrafi 1 germa “a“ pika “i“ dhe germat “b“ deri në “g“ në rastin e kontraktorëve, nenin 42 paragrafi 1 germa “a“ pika ii, germat “b“ deri në “e“ dhe germa “i“ në rastin e furnizuesve dhe nenin 42 paragrafi 1 germa “a“ pika ii, germat “b“ deri në “e“ dhe germa “g“ në rastin e ofruesve të shërbimit.
4.Informacioni që mund të nxirret nga regjistrimi në listat zyrtare ose certifikimi nuk mund të vihen në diskutim pa arsye. Në lidhje me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe taksave, mund të kërkohet një vërtetim shtesë nga çdo operator ekonomik i regjistruar sa herë që ofrohet një kontratë.
Autoritetet/entet kontraktore të shteteve të tjera anëtare zbatojnë paragrafin 3 dhe nënparagrafin e parë të këtij paragrafi vetëm në favor të operatorëve ekonomikë të themeluar në shtetin anëtar që ka listën zyrtare.
5.Për regjistrimin e operatorëve ekonomikë të shteteve të tjera anëtare në listën zyrtare ose për certifikimin e tyre nga organet e përmendura në paragrafin 1, nuk mund të kërkohet provë ose deklaratë tjetër e ndryshme nga ato që kërkohen nga operatorët ekonomikë kombëtarë dhe, në çdo rast, vetëm ato që parashikohen në nenet 39 deri në 43 dhe, sipas rastit, në nenin 44.
Megjithatë, operatorët ekonomikë nga shtetet e tjera anëtare nuk mund të detyrohen t’i nënshtrohen këtij regjistrimi ose certifikimi për të marrë pjesë në një kontratë. Autoritetet/entet kontraktore njohin vërtetimet e barasvlershme të lëshuara nga organet e themeluara në shtete të tjera anëtare. Gjithashtu ato pranojnë mjete të tjera të barasvlershme prove.
6.Operatorët ekonomikë mund të kërkojnë në çdo kohë që të regjistrohen në listën zyrtare ose të kërkojnë lëshimin e një vërtetimi. Ato duhet të njoftohen brenda një kohe të shkurtër, të arsyeshme për vendimin e autoritetit që harton listën ose të organit kompetent të certifikimit.
7.Organet certifikuese të përmendura në paragrafin 1 janë organet që respektojnë standardet evropiane të certifikimit.
8.Shtetet anëtare që kanë lista zyrtare ose organet certifikuese, siç përmendet në paragrafin 1, detyrohen të vënë në dijeni Komisionin dhe shtetet e tjera anëtare për adresën e organit ku duhet të dërgohen aplikimet.
SEKSIONI 3
SHPALLJA E KONTRATËS FITUESE
Neni 47
Kriteret për shpalljen e kontratës fituese
1.Pa cenuar ligjet, rregullat ose dispozitat administrative kombëtare për shpërblimin e disa shërbimeve, kriteret mbi të cilat autoritetet/entet kontraktore mbështesin shpalljen e kontratave fituese janë:
- a) nëse shpallet fituese oferta ekonomikisht më e favorshme sipas këndvështrimit të autoritetit/entit kontraktor, kriteret e ndryshme që lidhen me objektin e kontratës në fjalë, për shembull, cilësia, çmimi, cilësitë teknike, karakteristikat funksionale, karakteristikat mjedisore, kosto e funksionimit, kosto e përdorimit, efikasiteti i kostos, shërbimi pas shitjes dhe asistenca teknike, data dhe periudha e lëvrimit ose periudha e përfundimit, siguria e furnizimit, ndërveprueshmëria dhe karakteristikat operacionale, ose
- b) vetëm çmimi më i ulët.
- Autoritetet/entet kontraktore pa cenuar nënparagrafin e tretë, në rastin e përmendur në paragrafin 1 germa a, specifikojnë në njoftimin e kontratës (njoftimet e kontratës, dokumentet e kontratës, dokumentet përshkruese ose dokumentet mbështetëse) shkallën e rëndësisë relative që i jep çdo kriteri të zgjedhur për të përcaktuar ofertës ekonomikisht më të favorshme.
Kjo shkallë rëndësie mund të shprehet duke parashikuar një gjerësi variacioni të duhur, maksimale.
Nëse sipas autoritetit/entit kontraktor, shkalla e rëndësisë nuk është e mundur për arsye që mund të tregohen, autoriteti/enti kontraktor tregon në dokumentacionin e kontratës (njoftimet e kontratës, dokumentet e kontratës, dokumentet përshkruese ose dokumentet mbështetëse) kriteret në rend zbritës sipas rëndësisë.
Neni 48
Përdorimi i blerjeve elektronike
1.Shtetet anëtare mund të parashikojnë që autoritetet/entet kontraktore të mund të përdorin blerje elektronike.
2.Në procedura të kufizuara ose me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës, autoritetet/entet kontraktore mund të vendosin që shpallja e një kontrate fituese të paraprihet nga një blerje elektronike, nëse specifikimet e kontratës mund të përcaktohen me saktësi.
Në të njëjtat rrethana, blerja elektronike mund të bëhet me rihapjen e konkurrimit mes palëve në një marrëveshje kuadër, siç parashikohet në ndarjen e dytë të nënparagrafit të dytë të nenit 29, paragrafi 4.
Blerja elektronike mbështetet:
— vetëm në çmim, nëse kontrata fituese është ajo me çmim më të vogël; ose
— ose në çmim dhe/ose vlera të reja të veçorive të ofertave të treguara në dokumentet e kontratës, nëse kontrata fituese është oferta ekonomikisht më e favorshme,
3.Autoritetet/entet kontraktore që vendosin të zhvillojnë një blerje elektronike e shprehin këtë fakt në njoftimin e kontratës.
Dokumentet e kontratës përfshijnë, ndër të tjera, detajet e mëposhtme:
- a) veçoritë, vlera e të cilave do t’i nënshtrohet blerjes elektronike, me kusht që këto veçori të jenë të matshme dhe të mund të shprehen në shifra ose përqindje;
- b) çdo kufizim për vlerat që mund të paraqiten, siç rezultojnë nga specifikimet në lidhje me objektin e kontratës;
- c) informacionin që u vihet në dispozicion ofertuesve gjatë blerjes elektronike dhe, sipas rastit, koha se kur do të vihet në dispozicion;
- d) informacionin përkatës në lidhje me procesin e blerjes elektronike;
- e) kushtet sipas të cilave ofertuesit do të jenë në gjendje të bëjnë ofertën dhe sidomos dallimet minimale që, sipas rastit, do të kërkohen kur të bëhet oferta;
- f) informacionin përkatës në lidhje me pajisje elektronike të përdorura, si dhe rregullat dhe specifikimet teknike për lidhjen.
4.Përpara se të fillojë blerja elektronike, autoritetet/entet kontraktore bëjnë një vlerësim të plotë fillestar të ofertave në përputhje me kriterin/kriteret e përcaktuara për shpalljen e kontratës fituese dhe shkallës së rëndësisë që iu është caktuar atyre.
Të gjithë ofertuesit që kanë paraqitur oferta të pranueshme ftohen njëkohësisht me mjete elektronike të paraqesin çmime të reja dhe/ose vlera të reja; ftesa përmban të gjithë informacionin e rëndësishëm për lidhjen individuale me pajisjen elektronike që përdoret dhe përcakton datën dhe kohën e fillimit të blerjes elektronike. Blerja elektronik mund të zhvillohet në disa faza të njëpasnjëshme. Blerja elektronike nuk mund të fillojë më shpejt se dy ditë pune pas datës së dërgimit të ftesave.
5.Ftesa, nëse kontrata duhet shpallur fituese në bazë të ofertës me përfitim më të madh ekonomik, shoqërohet me rezultatin e një vlerësimi të plotë të ofertuesit përkatës të kryer në përputhje me klasifikimin sipas rëndësisë të parashikuar në nënparagrafin e parë të nenit 47, paragrafi 2.
Ftesa shpreh gjithashtu formulën matematike që do të përdoret në blerjen elektronike për të përcaktuar rirenditjen automatike, në bazë të çmimeve të reja dhe/ose vlerave të reja të paraqitura. Kjo formulë përfshin klasifikimin sipas rëndësisë të të gjitha kritereve të përcaktuara për të vendosur për ofertën me përfitim më të madh ekonomik, siç tregohet në njoftimin e kontratës ose në specifikime; megjithatë, për këtë qëllim, gama të tilla reduktohen paraprakisht në një vlerë të specifikuar.
Nëse autorizohen variante, për çdo variant parashikohet një formulë e veçantë.
6.Autoritetet/entet kontraktore gjatë çdo faze të një blerjeje elektronike u komunikojnë menjëherë të gjithë ofertuesve të paktën informacionin e mjaftueshëm për të bërë të mundur renditjet e tyre përkatëse në çdo moment. Ato gjithashtu mund të komunikojnë informacion tjetër në lidhje me çmime ose vlera të tjera të paraqitura, me kusht që kjo të përcaktohet në dokumentet e kontratës. Ato gjithashtu mund të shpallin në çdo kohë numrin e pjesëmarrësve në atë fazë të blerjes elektronike. Megjithatë, ato nuk mund të zbulojnë në asnjë rast identitetet e ofertuesve gjatë asnjë faze të blerjes elektronike.
7.Autoritetet/entet kontraktore e mbyllin një blerje elektronike në një ose më shumë nga mënyrat e mëposhtme:
- a) në përputhje me datën dhe orën e përcaktuar paraprakisht, siç tregohet në ftesën për pjesëmarrje në blerje elektronike;
- b) nëse nuk marrin më çmime të reja ose vlera të reja që plotësojnë kërkesat në lidhje me dallimet minimale. Në këtë rast, autoritetet/entet kontraktore përcaktojnë në ftesën për pjesëmarrje në blerje elektronike, kohën që do të lejojnë të kalojë pas marrjes së dorëzimit të fundit përpara se të mbyllin blerjen elektronike;
- c) nëse është plotësuar numri i fazave në blerjen elektronike, i përcaktuar në ftesën për pjesëmarrje.
Nëse autoritetet/entet kontraktore vendosin të mbyllin një blerje elektronike, në përputhje me paragrafin c, mundësisht në kombinim me rregullat e përcaktuara në paragrafin b, ftesa për pjesëmarrje në blerje elektronike tregon afatin kohor për çdo fazë të blerjes elektronike.
8.Pas mbylljes së një blerjeje elektronike, autoritetet/entet kontraktore shpallin kontratën fituese në përputhje me nenin 47 në bazë të rezultateve të blerjes elektronike.
Autoritetet/entet kontraktore nuk mund të përdorin blerje elektronike të papërshtatshme, as nuk mund t’i përdorin ato në mënyrë të tillë që pengon, kufizon ose shtrembëron konkurrencën ose ndryshon objektin e kontratës, siç është paraqitur për ofertën në njoftimin e shpallur të kontratës dhe siç është përcaktuar në dokumentet e kontratës.
Neni 49
Ofertat anomalisht të ulëta
1.Nëse, për një kontratë të caktuar, ofertat në lidhje me mallrat, punët ose shërbimet duken anomalisht të ulëta, autoriteti/enti kontraktor, përpara refuzimit të këtyre ofertave, kërkon me shkrim detaje të elementeve përbërës të ofertës, të cilat i konsideron të rëndësishme.
Këto detaje në veçanti mund të lidhen me:
- a) anën ekonomike të metodës së ndërtimit, procesin e prodhimit ose shërbimet e ofruara;
- b) zgjidhjet teknike të përzgjedhura dhe/ose ndonjë kusht favorizues të jashtëzakonshëm që ka ofertuesi për kryerjen e punimeve, për furnizimin e mallrave apo të shërbimeve;
- c) origjinalitetin e punëve, furnizimeve ose shërbimeve të propozuara nga ofertuesi;
- d) respektimin e dispozitave për mbrojtjen në punë dhe kushtet e punës, që janë në fuqi në vendin ku do të kryhet puna, shërbimi ose furnizimi;
- e) mundësinë e ofertuesit për të marrë ndihmë shtetërore.
- Autoriteti/enti kontraktor i verifikon këto elemente përbërëse në konsultim me ofertuesin, duke pasur parasysh provat e dhëna.
- Nëse një autoritet/ent kontraktor përcakton që një ofertë është anomalisht e ulët për shkak se ofertuesi ka marrë ndihmë shtetërore, oferta mund të refuzohet vetëm për këtë arsye vetëm pas konsultimit me ofertuesin, nëse ky i fundit nuk mund të provojë, brenda një afati kohor të mjaftueshëm të përcaktuar nga autoriteti/enti kontraktor që ndihma në fjalë është dhënë në mënyrë të ligjshme. Nëse autoriteti/enti kontraktor refuzon një ofertë në këto rrethana, ai e vë në dijeni Komisionin për këtë fakt.
TITULLI III
RREGULLAT E ZBATUESHME PËR NËNKONTRAKTIMIN
KAPITULLI I
NËNKONTRATAT E LIDHURA NGA OFERTUESIT E SUKSESSHËM, QË NUK JANË AUTORITETE/ENTE KONTRAKTORE
Neni 50
Fusha e zbatimit
1.Nëse, në përputhje me nenin 21, paragrafi 3 dhe 4, ky titull zbatohet, shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që ofertuesit e suksesshëm të cilët nuk janë autoritete/ente kontraktore i zbatojnë rregullat e përcaktuara në nenet 51 deri në 53, kur ata caktojnë nënkontrata për palët e treta.
2.Për qëllimet e paragrafit 1, grupet e sipërmarrjeve të krijuara për ta marrë kontratën, apo sipërmarrjet e lidhura me to, nuk konsiderohen si palë të treta.
Ofertuesi përfshin listën e plotë të këtyre sipërmarrjeve në ofertë. Lista duhet të përditësohet me ndonjë ndryshim që bëhet në marrëdhënien mes sipërmarrjeve.
Neni 51
Parimet
Ofertuesi i suksesshëm vepron në mënyrë transparente dhe i trajton të gjithë nënkontrakorët e mundshëm në mënyrë të barabartë dhe jo diskriminuese.
Neni 52
Kufijtë monetarë dhe rregullat për shpalljen
1.Kur një ofertues i suksesshëm i cili nuk është autoritet/ent kontraktor jep një nënkontratë me vlerë, pa TVSH, që nuk është me e ulët se kufijtë e përcaktuar në nenin 8, duhet ta bëjë të ditur qëllimin e tij me anë të një njoftimi.
2.Njoftimet e nënkontratës përmbajnë informacionin e përmendur në shtojcën V dhe çdo informacion tjetër të konsideruar të dobishëm nga ofertuesi i suksesshëm, nëse është e nevojshme, me miratim të autoritetit/entit kontraktor.
Njoftimet e nënkontratës duhet të hartohen në përputhje me formularin standard të miratuar nga Komisioni, në përputhje me procedurën këshillimore të përmendur në nenin 67, paragrafi 2.
3.Njoftimet e nënkontratës duhet të publikohen në përputhje me nenin 32, paragrafi 2 deri 5.
4.Nuk nevojitet njoftim nënkontrate kur nënkontrata plotëson kushtet e nenit 28.
5.Ofertuesit e suksesshëm mund të publikojnë në përputhje me nenin 32, njoftime nënkontrate për të cilat nuk nevojitet shpallja.
6.Shtetet anëtare mund edhe të parashikojnë që ofertuesi i suksesshëm të përmbushë kërkesat e nënkontraktimit të përcaktuara në nenin 21, paragrafi 3 ose 4 duke dhënë nënkontrata mbi bazë të një marrëveshjeje kuadër të lidhur në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenet 51 dhe 53 në paragrafët 1 deri 5 të këtij neni.
Nënkontrata të bazuara në një marrëveshje kuadër të tillë jepen brenda kufijve të kushteve të përcaktuara në marrëveshjen kuadër. Ato mund t'u jepen vetëm operatorëve ekonomikë që fillimisht kanë qenë palë e marrëveshjes kuadër. Kur shpallin kontrata fituese, palët propozojnë, në të gjitha rrethanat, kushte që janë në përputhje me ato të marrëveshjes kuadër.
Afati i marrëveshjes kuadër nuk mund të jetë më shumë se shtatë vjet, me përjashtim të rrethanave të veçanta që përcaktohen duke marrë parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të përdorimit për çdo artikull, instalim apo sistem të lëvruar dhe vështirësitë teknike që mund të shkaktojë ndryshimi i furnizuesit.
Marrëveshjet kuadër nuk mund të përdoren në mënyrë të gabuar ose në një mënyrë të tillë që të pengojnë, kufizojnë ose shtrembërojnë konkurrencën.
7.Për dhënien e nënkontratave me vlerë, pa TVSH, më të ulët se kufijtë e përcaktuar në nenin 8, ofruesit e suksesshëm zbatojnë parimet e traktatit për sa i përket transparencës dhe konkurrencës.
8.Neni 9 zbatohet për llogaritjen e vlerës së nënkontratave.
Neni 53
Kriteret për përzgjedhjen cilësore të nënkontraktorëve
Në njoftimin e nënkontratës, ofertuesi i suksesshëm tregon kriteret për përzgjedhjen cilësore të parashikuar nga autoriteti/enti kontraktor, si edhe çdo kriter tjetër që zbatohet për përzgjedhjen cilësore të nënkontraktorëve. Të gjitha këto kritere duhet të jenë objektive, jodiskriminuese dhe në përputhje me kriteret e zbatuara nga autoriteti/enti kontraktor për përzgjedhjen e ofertuesve për kontratën kryesore. Aftësitë e kërkuara duhet të jenë direkt të lidhura me objektin e nënkontratës, dhe nivelet e aftësisë që kërkohen duhet të jenë në proporcion me të.
Ofertuesit të suksesshëm nuk do t'i kërkohet që të nënkontraktojë nëse ai vërteton në mënyrë të mjaftueshme për autoritetin/entin kontraktor se asnjë nga nënkontraktorët që ka marrë pjesë në konkurrim ose ofertat e tyre të propozuara nuk përmbushin kriteret e treguara në njoftimin e nënkontratës, ndaj do të pengonin ofertuesin e suksesshëm që të përmbushte kërkesat e parashtruara në kontratën kryesore.
KAPITULLI II
NËNKONTRATAT E LIDHURA NGA OFERTUESIT E SUKSESSHËM, QË JANË AUTORITETE/ENTE KONTRAKTORE
Neni 54
Rregullat e zbatueshme
Kur ofertuesit e suksesshëm janë autoritete/ente kontraktore, ata veprojnë në pajtim me dispozitat për kontratat kryesore, të paraqitura në titujt I dhe II kur ato japin nënkontrata.
TITULLI IV
RREGULLAT QË ZBATOHEN PËR SHQYRTIMET
Neni 55
Fusha e zbatimit dhe disponueshmëria e procedurave të shqyrtimit
- Procedurat për shqyrtimet që parashikohen në këtë titull zbatohen për kontratat e përmendura në nenin 2, sipas përjashtimeve të parashikuara në nenet 12 dhe 13.
2.Shtetet anëtare marrin masat e nevojshme për të garantuar që vendimet e marra nga autoritetet/entet kontraktore të shqyrtohen me efikasitet, dhe në veçanti, sa më shpejt të jetë e mundur në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 56 deri në nenin 62, në rastet kur këto vendime kanë shkelur të drejtën komunitare në fushën e prokurimit ose rregullat kombëtare që transpozojnë këtë të drejtë.
3.Shtetet anëtare garantojnë që të mos ketë diskriminim të sipërmarrjeve që pretendojnë se ka ndodhur një dëmtim në kontekstin e një procedure për shpalljen e kontratës fituese si rezultat i dallimit të bërë në këtë titull ndërmjet rregullave kombëtare që zbatojnë të drejtën komunitare dhe rregullave kombëtare të tjera.
4.Shtetet anëtare garantojnë që procedurat e shqyrtimit të jenë të disponueshme sipas rregullave të detajuara që shtetet anëtare mund të përcaktojnë, të paktën për çdo person që ka ose ka pasur interes për të marrë një kontratë të caktuar, e cila është dëmtuar ose rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar.
- Shtetet anëtare mund të kërkojnë që personi që dëshiron të përdorë një procedurë shqyrtimi të ketë njoftuar autoritetin/entin kontraktor për shkeljen e pretenduar dhe për qëllimin e tij për të kërkuar shqyrtim, nëse kjo nuk ndikon në periudhën e pezullimit, në përputhje me nenin 57 paragrafi 2, ose me ndonjë afat tjetër kohor për të aplikuar për shqyrtim në përputhje me nenin 59.
- Shtetet anëtare mund të kërkojnë që personi në fjalë në fillim t'i kërkojë shqyrtim autoritetit/entit kontraktor. Në këtë rast, shtetet anëtare garantojnë që dorëzimi i këtij aplikimi për shqyrtim të çojë në një pezullim të menjëhershëm të mundësisë për të lidhur kontratën.
Shtetet anëtare vendosin për mjetet e përshtatshme të komunikimit, duke përfshirë faksin ose mjetet elektronike që do të përdoren për aplikimin për shqyrtim të parashikuara në nënparagrafin e parë.
Pezullimi i përmendur në nënparagrafin e parë nuk përfundon përpara mbarimit të një periudhe prej të paktën 10 ditë kalendarike që nga dita që pason datën në të cilën autoriteti/enti kontraktor ka dërguar përgjigjen, kur përdoret faksi ose mjetet elektronike, ose nëse përdoren mjete të tjera komunikimi, pas mbarimit të një periudhe prej të paktën 15 ditë kalendarike që nisin që nga data që pason ditën në të cilën autoriteti/enti kontraktor ka dërguar përgjigjen, ose të paktën 10 ditë që nisin nga dita që pason datën e marrjes së përgjigjes.
Neni 56
Kërkesat për procedurat e shqyrtimit
- Shtetet anëtare garantojnë që masat e marra në lidhje me procedurat e shqyrtimit të specifikuara në nenin 55 përfshijnë parashikimin për kompetencat:
- a) për të marrë masa të përkohshme, në rastin më të parë dhe nëpërmjet procedurave interlokutore, për të korrigjuar shkeljen e pretenduar ose për të parandaluar cenimin e mëtejshëm të interesave në fjalë, duke përfshirë masat për të pezulluar ose për të garantuar pezullimin e procedurave të prokurimit ose zbatimin e ndonjë vendimi të marrë nga autoriteti/enti kontraktor dhe për të rishikuar ose për të garantuar rishikimin e vendimeve të marra në kundërshtim me ligjin, duke përfshirë heqjen e specifikave teknike, ekonomike ose financiare diskriminuese në ftesën për ofertë, dokumentet e kontratës ose në çdo dokument tjetër që lidhet me procedurën e prokurimit në fjalë; ose
- b) për të marrë në rastin më të parë, nëse është e mundur nëpërmjet procedurave interlokutore dhe nëse është e nevojshme nëpërmjet një procedure finale mbi temën, masa të ndryshme nga ato që parashikohen në germën a, me qëllim për të korrigjuar çdo shkelje të identifikuar dhe për të parandaluar dëmtimin e interesave në fjalë; në veçanti, bërja e një urdhri për të paguar një shumë të caktuar për rastet kur shkelja nuk është korrigjuar ose parandaluar.
Në të dy rastet e lartpërmendura kompetencat e parashikuara përfshijnë kompetencën për të kompensuar personat e dëmtuar nga shkelja.
2.Kompetencat e specifikuara në paragrafin 1 dhe nenet 60 dhe 61 mund t'u jepen organeve të ndara që janë përgjegjëse për aspekte të ndryshme të procedurës së shqyrtimit.
- Kur një organ i shkallës së parë, i cili është i pavarur nga autoriteti/enti kontraktor, shqyrton një vendim për shpalljen e kontratës fituese, shtetet anëtare garantojnë që autoriteti/enti kontraktor të mos e lidhë kontratën përpara se organi shqyrtues të ketë marrë vendimin ose për zbatim të masave të përkohshme ose për shqyrtim.Pezullimi nuk përfundon përpara mbarimit të periudhës së pezullimit të përmendur në nenin 57, paragrafi 2 dhe në nenin 60, paragrafi 4 dhe 5.
- Përveç se kur parashikohet në paragrafin 3 të këtij neni dhe në nenin 55, paragrafi 6, nuk është nevoja që procedurat e shqyrtimit të kenë një efekt automatik pezullimi për procedurat e prokurimit me të cilat ato lidhen.
- Shtetet anëtare mund të sigurojnë që organi përgjegjës për procedurat e shqyrtimit të marrë parasysh pasojat e mundshme të masave të përkohshme për të gjithë interesat që mund të dëmtohen, si edhe për interesin e publikut, në veçanti interesat për mbrojtjen dhe sigurinë, dhe mund të vendosë të mos i zbatojë këto masa kur pasojat e tyre negative mund t'i tejkalojnë përfitimet prej tyre.
Vendimi për të mos zbatuar masat e përkohshme nuk cenon asnjë pretendim tjetër të personit që i kërkon këto masa.
- Shtetet anëtare mund të parashikojnë që aty ku dëmet pretendohen me arsyen se është marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, vendimi i kundërshtuar duhet fillimisht të anulohet nga një organ që ka kompetencat e nevojshme.
7.Përveç se kur parashikohet në nenet 60 dhe 62, efektet e ushtrimit të kompetencave të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni për një kontratë të nënshkruar pas shpalljes fituese të saj do të përcaktohen nga ligji i brendshëm.
Përveç kësaj, me përjashtim të rasteve kur një vendim duhet të rishikohet përpara kompensimit të dëmeve, shteti anëtar mund të parashikojë që, përpara nënshkrimit të një kontrate në përputhje me nenin 55 paragrafi 6, paragrafin 3 të këtij neni ose nenet 57 dhe 62, kompetencat e organit përgjegjës për shqyrtimin e procedurave do të kufizohen në kompensimin e dëmeve për çdo person të dëmtuar nga një shkelje.
- Shtetet anëtare garantojnë që vendimet e marra nga organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit mund të zbatohen me efikasitet.
- Kur organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit nuk kanë karakter gjyqësor, gjithmonë do të jepen arsye me shkrim për vendimet e tyre. Gjithashtu, në një rast të tillë, duhet të jepet një garanci për procedurat nëpërmjet të cilës çdo masë që pretendohet se është e paligjshme, e marrë nga organi i shqyrtimit ose çdo mangësi e pretenduar në ushtrimin e kompetencave që i janë dhënë atij, të mund të bëhet objekt i shqyrtimit gjyqësor ose nga ndonjë organ tjetër që është gjykatë ose trup gjykues brenda kuptimit të nenit 234 të traktatit dhe i pavarur nga autoriteti/enti kontraktor dhe nga organi i shqyrtimit.
Anëtarët e këtij organi të pavarur emërohen dhe lënë mandatin sipas të njëjtave kushte me anëtarët e sistemit gjyqësor, për sa i përket autoritetit përgjegjës për emërimin e tyre, mandatin dhe heqjen e tyre. Presidenti i këtij organi të pavarur do të ketë të paktën të njëjtin formim ligjor dhe profesional si anëtarët e sistemit gjyqësor.Vendimi i marrë nga organi i pavarur është detyrues nëpërmjet mjeteve të përcaktuara nga secili shtet anëtar.
- Shtetet anëtare garantojnë që organet përgjegjëse për procedurat e shqyrtimit të garantojnë një nivel të përshtatshëm konfidencialiteti për informacionin e klasifikuar ose informacione të tjera që përmbahen në skedarët e transmetuar nga palët dhe të veprojnë në përputhje me interesat për mbrojtjen dhe/ose sigurinë përgjatë gjithë procedurës.
Për këtë qëllim shtetet anëtare mund të vendosin që vetëm një organ i caktuar të ketë juridiksionin për të shqyrtuar kontratat në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Në çdo rast, shtetet anëtare mund të parashikojnë që vetëm anëtarët e organeve shqyrtuese të autorizuar personalisht për të trajtuar informacion të klasifikuar mund të ekzaminojnë aplikimet për shqyrtim që përfshin një informacion të tillë. Ata mund të vendosin edhe masa sigurie specifike në lidhje me regjistrimin e aplikimeve për shqyrtim, pranimin e dokumenteve dhe ruajtjen e skedarëve.
Shtetet anëtare përcaktojnë mënyrën sesi organet shqyrtuese duhet të rakordojnë konfidencialitetin e informacionit të klasifikuar me respektimin e të drejtave të mbrojtjes, dhe në rastin e një shqyrtimi gjyqësor ose shqyrtimi nga një organ, i cili është një gjykatë ose trup gjykues në kuptimin e nenit 234 të traktatit, ata do ta bëjnë këtë në mënyrë të tillë që procedura të jetë tërësisht në pajtim me të drejtën për një gjykim të rregullt.
Neni 57
Periudha e pezullimit
1.Shtetet anëtare garantojnë që personat e përmendur në nenin 55, paragrafi 4 të kenë kohë të mjaftueshme për një shqyrtim efikas të vendimeve për shpalljen e kontratës fituese që janë marrë nga autoritetet/entet kontraktore duke zbatuar dispozitat e nevojshme në respektim të kushteve minimale të paraqitura në paragrafin 2 të këtij neni dhe në nenin 59.
2.Kontrata nuk mund të nënshkruhet pas vendimit për shpalljen fituese të një kontrate të përfshirë në fushën e zbatimit të kësaj direktive përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 10 ditësh kalendarike që nis një ditë pas datës në të cilën vendimi për shpalljen e kontratës fituese i dërgohet ofertuesve dhe kandidatëve të interesuar, nëse përdoret faksi ose mjetet elektronike, ose nëse përdoren mjete të tjera komunikimi, përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 15 ditë kalendarike që nis një ditë pas datës në të cilën vendimi për shpalljen e kontratës fituese i dërgohet ofertuesve dhe kandidatëve të interesuar, ose të paktën 10 ditë kalendarike që nisin një ditë pas datës së marrjes së vendimit për shpalljen e kontratës fituese.
Ofertuesit konsiderohen si të interesuar nëse nuk janë përjashtuar ende përfundimisht. Përjashtimi është përfundimtar nëse i është njoftuar ofertuesve të interesuar dhe ose është konsideruar i ligjshëm nga një organ shqyrtues i pavarur ose nuk mund t'i nënshtrohet më procedurës së shqyrtimit.
Kandidatët konsiderohen si të interesuar nëse autoriteti/enti kontraktor nuk ka bërë të disponueshëm informacion për refuzimin e aplikimit të tyre përpara njoftimit të ofertuesve të interesuar për vendimin e shpalljes së kontratës fituese.
Komunikimi i vendimit për shpalljen e kontratës fituese, për secilin ofertues dhe kandidat të interesuar do të shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:
— një përmbledhje e arsyeve përkatëse të përcaktuara në nenin 35 paragrafi 2, në zbatim të nenit 35 paragrafi 3 dhe
— një deklaratë e përpiktë e periudhës së saktë të pezullimit që zbatohet sipas dispozitave të legjislacionit të brendshëm që transpozon këtë paragraf.
Neni 58
Shmangiet nga periudha e pezullimit
Shtetet anëtare mund të parashikojnë që periudhat e përmendura në nenin 57, paragrafi 2 nuk gjejnë zbatim në rastet e mëposhtme:
- a) kur kjo direktivë nuk kërkon shpalljen paraprake të njoftimit të kontratës në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian;
- b) kur i vetmi ofertues i interesuar në kuptimin e nenit 57, paragrafi 2 është fituesi i kontratës dhe nuk ka asnjë kandidat të interesuar;
- c) në rastin e një kontrate të bazuar në një marrëveshje kuadër, siç parashikohet në nenin 29.
Nëse zbatohet kjo shmangie, shtetet anëtare garantojnë që kontrata të mos hyjë në fuqi në përputhje me nenin 60 dhe 62, kur:
— ka shkelje të pjesës së dytë të nënparagrafit të dytë të nenit 29, paragrafi 4; dhe
— vlera e kontratës parashikohet të jetë e barabartë me ose të tejkalojë kufijtë e përcaktuar në nenin 8.
Neni 59
Afatet kohore për të aplikuar për shqyrtim
Kur një shtet anëtar parashikon që çdo aplikim për shqyrtim të një vendimi të autoritetit/entit kontraktor të marrë në kontekstin e ose në lidhje me një procedurë prokurimi që përfshihet në fushën e zbatimit të kësaj direktive duhet të bëhet përpara përfundimit të një periudhe të caktuar, kjo periudhë është të paktën 10 ditë kalendarike që nis nga dita që pason datën në të cilën vendimi i autoritetit/entit kontraktor i dërgohet ofertuesit ose kandidatit kur përdoret faksi ose mjetet elektronike, ose, kur përdoren mjete të tjera komunikimi, kjo periudhë është të paktën 15 ditë kalendarike që nis nga dita që pason datën në të cilën vendimi i autoritetit/entit kontraktor i dërgohet ofertuesit ose kandidatit ose të paktën 10 ditë kalendarike që nisin nga dita që pason datën e marrjes së vendimit të autoritetit/entit kontraktor. Komunikimi i vendimit të autoritetit/entit kontraktor për secilin ofertues ose kandidat shoqërohet me një përmbledhje të arsyeve përkatëse. Në rastin e një aplikimi për shqyrtim në lidhje me vendimet e përmendura në nenin 56 paragrafi 1 germa b që nuk i nënshtrohen një njoftimi specifik, periudha kohore është të paktën 10 ditë nga data e botimit të vendimit përkatës.
Neni 60
Pavlefshmëria
1.Shtetet anëtare garantojnë që një kontratë konsiderohet e pavlefshme nga organi shqyrtues i pavarur nga autoriteti/enti kontraktor ose që pavlefshmëria e saj është rezultat i vendimit të këtij organi shqyrtues në një nga rastet e mëposhtme:
- a) kur autoriteti/enti kontraktor ka shpallur një kontratë fituese pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, kur kjo nuk është e lejueshme në përputhje me këtë direktivë;
- b) në rastin e një shkeljeje të nenit 55 paragrafi 6, nenit 56 paragrafi 3 dhe nenit 57, paragrafi 2, kur kjo shkelje i ka privuar ofertuesit që aplikon për shqyrtim mundësinë për të kërkuar korrigjime parakontraktuale kur kjo shkelje kombinohet me një shkelje tjetër të titujve I dhe II, nëse kjo shkelje ka prekur mundësitë e ofertuesit që aplikon për shqyrtim, që të fitojë kontratën;
- c) në rastet e përmendura në nënparagrafin e dytë të nenit 58, germa “c“, kur shtetet anëtare kanë përdorur shmangien nga periudha e pezullimit për kontratat e bazuara në marrëveshjen kuadër.
2.Pasojat e shpalljes së pavlefshmërisë së një kontrate parashikohen nga legjislacioni i brendshëm. Legjislacioni i brendshëm mund të parashikojë anulimin prapaveprues të të gjithë detyrimeve kontraktuale ose të kufizojë objektin e anulimit të atyre detyrimeve që sërish duhet të përmbushen. Në rastin e fundit shtetet anëtare parashikojnë aplikimin e penaliteteve alternative sipas kuptimit të nenit 61, paragrafi 2.
3.Shtetet anëtare mund të parashikojnë që organi shqyrtues i pavarur nga autoriteti/enti kontraktor nuk mund ta konsiderojë një kontratë të pavlefshme edhe pse ajo është dhënë në mënyrë të kundërligjshme sipas arsyeve të përmendura në paragrafin 1, nëse organi shqyrtues, pasi ka ekzaminuar të gjitha aspektet përkatëse, zbulon se arsye madhore që lidhen me një interes të përgjithshëm, së pari dhe kryesisht me interesat e mbrojtjes dhe/ose të sigurisë, kërkojnë që kontrata të mbetet në fuqi.
Interesat ekonomikë për vlefshmërinë e kontratës mund të merren në konsideratë vetëm si arsye madhore që lidhen me interesin e përgjithshëm sipas kuptimit të nënparagrafit të parë, nëse pavlefshmëria do të çonte në pasoja joproporcionale.
Megjithatë, interesat ekonomike që lidhen drejtpërsëdrejti me kontratën në fjalë nuk përbëjnë arsye madhore që lidhen me interesin e përgjithshëm në kuptimin e nënparagrafit të parë. Interesat ekonomikë që lidhen drejtpërsëdrejti me kontratën përfshijnë, ndër të tjera, kostot që shkaktohen nga vonesa në zbatimin e kontratës, kostot që shkaktohen nga nisja e një procedure të re prokurimi, kostot që shkaktohen nga ndryshimi i operatorit ekonomik që zbaton kontratën dhe kostot e detyrimeve ligjore që shkaktohen nga pavlefshmëria.
Gjithsesi, një kontratë mund të mos konsiderohet e pavlefshme nëse pasojat e kësaj pavlefshmërie do të rrezikonin seriozisht vetë ekzistencën e një programi më të gjerë për mbrojtjen ose sigurinë, i cili është thelbësor për interesat e sigurisë të një shteti anëtar.
Në të gjitha rastet e lartpërmendura, shtetet anëtare parashikojnë penalitete alternative që do të aplikohen sipas kuptimit të nenit 61, paragrafi 2.
4.Shtetet anëtare parashikojnë që paragrafi 1, germa “a“ të mos zbatohen kur:
— autoriteti/enti kontraktor konsideron se shpallja e një kontratë fituese pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, është e lejueshme në përputhje me këtë direktivë;
— autoriteti/enti kontraktor ka shpallur në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian një njoftim sipas përshkrimit në nenin 64, ku shpreh synimin e tij për të lidhur kontratën; dhe
— kontrata nuk është lidhur përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 10 ditësh kalendarike, që nis nga e nesërmja e datës së shpalljes së këtij njoftimi.
5.Shtetet anëtare parashikojnë që paragrafi 1, germa “c“ nuk zbatohet kur:
— autoriteti/enti kontraktor konsideron se shpallja e kontratës fituese është bërë në përputhje me ndarjen e dytë të nënparagrafit të dytë të nenit 29, paragrafi 4;
— autoriteti/enti kontraktor u ka dërguar ofertuesve të interesuar vendimin për shpalljen e kontratës fituese së bashku me një përmbledhje të arsyeve të përmendura në ndarjen e parë të nënparagrafit të katërt të nenit 57, paragrafi 2; dhe
— kontrata nuk është lidhur përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 10 ditësh kalendarike, që nis nga e nesërmja e datës në të cilën vendimi për dhënien e kontratës i dërgohet ofertuesve të interesuar, nëse përdoret faksi ose mjetet elektronike, ose nëse përdoren mjete të tjera komunikimi, përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 15 ditë kalendarike, që nis nga e nesërmja e datës në të cilën vendimi për dhënien e kontratës i dërgohet ofertuesve të interesuar, ose të paktën 10 ditë kalendarike, që nisin nga e nesërmja e datës së marrjes në dorëzim të vendimit për dhënien e kontratës.
Neni 61
Shkeljet e këtij titulli dhe penalitetet alternative
1.Në rast shkeljeje të nenit 55 paragrafi 6, nenit 56 paragrafi 3 ose nenit 57 paragrafi 2, e cila nuk mbulohet nga neni 60, paragrafi 1, germa “b“, shtetet anëtare parashikojnë pavlefshmërinë në përputhje me nenin 60, paragrafi 1 deri në 3, ose penalitete të tjera. Shtetet anëtare mund të parashikojnë që organi shqyrtues i pavarur nga autoriteti/enti kontraktor, pasi ka shqyrtuar të gjithë aspektet përkatëse, vendos nëse kontrata duhet të konsiderohet e pavlefshme ose nëse duhet të vendosen penalitete alternative.
2.Penalitetet alternative duhet të jenë efikase, proporcionale dhe shtrënguese. Penalitetet alternative janë:
— vendosja e gjobave për autoritetin/entin kontraktor, ose
— shkurtimi i kohëzgjatjes së kontratës.
Shtetet anëtare mund t'i japin organit shqyrtues kompetencë vetëgjykimore për të marrë në konsideratë të gjithë faktorët përkatës, duke përfshirë seriozitetin e shkeljes, sjelljen e autoritetit/entit kontraktor dhe, në rastet e përmendura në nenin 60 paragrafi 2, shkallën deri në të cilën kontrata mbetet në fuqi.
Kompensimi i dëmeve nuk përbën një penalitet të përshtatshëm për qëllimet e këtij paragrafi.
Neni 62
Afatet kohore
1.Shtetet anëtare mund të parashikojnë se aplikimi për shqyrtim në përputhje me nenin 60, paragrafi 1 duhet të bëhet:
- a) përpara përfundimit të të paktën 30 ditëve kalendarike, që nisin nga e nesërmja e datës në të cilën:
— autoriteti/enti kontraktor ka shpallur njoftimin për kontratën fituese, në përputhje me nenet 30 paragrafi 3, 31 dhe 32, nëse ky njoftim përfshin justifikimin e vendimit të autoritetit/entit kontraktor për të shpallur kontratën fituese pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian; ose
— autoriteti/enti kontraktor ka informuar ofertuesit dhe kandidatët e interesuar për lidhjen e kontratës, vetëm nëse ky informacion përmban një përmbledhje të arsyeve përkatëse të përcaktuara në nenin 35 paragrafi 2, sipas nenit 35 paragrafi 3. Kjo zgjidhje zbatohet edhe për rastet e përmendura në nenin 58 germa “c“; dhe
- b) në çdo rast përpara përfundimit të një periudhe prej të paktën 6 muajsh, që nis nga e nesërmja e datës së lidhjes së kontratës.
2.Në të gjitha rastet e tjera, duke përfshirë aplikimin për shqyrtim në përputhje me nenin 61 paragrafi 1, afatet kohore për të aplikuar për shqyrtim do të përcaktohen nga ligji i brendshëm, sipas nenit 59.
Neni 63
Mekanizmi korrigjues
1.Komisioni mund të përdorë procedurën e parashikuar në paragrafin 2 deri në 5 kur, përpara lidhjes së një kontrate, ai gjykon se gjatë procedurës së prokurimit, që është brenda objektit të kësaj Direktive, është kryer një shkelje e rëndë e së drejtës komunitare në fushën e prokurimit.
2.Komisioni njofton shtetet anëtare përkatëse për arsyet që e kanë çuar atë në përfundimin se është kryer një shkelje e rëndë dhe kërkon korrigjimin e saj nëpërmjet mjeteve të përshtatshme.
3.Brenda 21 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit të përmendur në paragrafin 2, shteti anëtar përkatës i komunikon Komisionit:
- a) konfirmimin e tij se shkelja është korrigjuar;
- b) një raport me arsyet përse nuk është bërë asnjë korrigjim; ose
- c) një njoftim ku sqarohet se procedura e prokurimit është pezulluar ose nga autoriteti/enti kontraktor me iniciativën e tij, ose mbi bazën e kompetencave të specifikuara në nenin 56, paragrafi 1, germa “a“.
4.Raporti i arsyetuar i komunikuar sipas paragrafit 3, germa “b“ mund të mbështetet, ndër të tjera, mbi faktin se shkelja e pretenduar tashmë u nënshtrohet procedurave të shqyrtimit gjyqësor ose i një shqyrtimi siç përmendet në nenin 56, paragrafi 9. Në këtë rast, shteti anëtar i njofton Komisionit rezultatin e këtyre procedurave ligjore, sapo ky rezultat të bëhet i ditur.
5.Kur jepet njoftimi se procedura e prokurimit është pezulluar në përputhje me paragrafin 3 germa “c“, shteti anëtar në fjalë njofton Komisionin kur hiqet ky pezullim ose kur fillohet procedura për një kontratë tjetër, e cila lidhet plotësisht ose pjesërisht me çështjen në fjalë. Ky njoftim i ri duhet të konfirmojë se shkelja e pretenduar është korrigjuar ose duhet të përfshijë një raport të arsyetuar se përse nuk është bërë asnjë korrigjim.
Neni 64
Përmbajtja e njoftimit vullnetar ex ante për transparencën
Njoftimi i përmendur në ndarjen e dytë të nenit 60 paragrafi 4, formati i të cilit miratohet nga Komisioni, në përputhje me procedurën këshillimore të përmendur në nenin 67 paragrafi 2, përmban informacionin e mëposhtëm:
- a) emrin dhe të dhënat e kontaktit të autoritetit/entit kontraktor;
- b) një përshkrim të objektit të kontratës;
- c) një justifikim të vendimit të autoritetit/entit kontraktor për të shpallur fituesin e kontratës pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian;
- d) emrin dhe të dhënat e kontaktit të operatorit ekonomik, i cili është shpallur fitues i kontratës; dhe
- e) kur është e përshtatshme, çdo informacion tjetër që konsiderohet i dobishëm nga autoriteti/enti kontraktor.
TITULLI V
DETYRIMET STATISTIKORE, KOMPETENCAT EKZEKUTIVE DHE DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Neni 65
Detyrimet statistikore
Me qëllim që të lejohet shqyrtimi i rezultateve të zbatimit të kësaj direktive shtetet anëtare i dërgojnë Komisionit një raport statistikor të përgatitur në përputhje me nenin 66, ku trajtohen kontratat për furnizime, shërbime dhe punë të shpallura fituese nga autoritetet/entet kontraktore gjatë vitit paraardhës, jo më vonë se data 31 tetor e çdo viti;
Neni 66
Përmbajtja e raportit statistikor
Raporti statistikor specifikon numrin dhe vlerën e kontratave të shpallura fituese nga shteti anëtar ose vendi i tretë i ofertuesit të suksesshëm. Ai do të trajtojë më vete kontratat për furnizime, shërbime dhe punë.
Të dhënat e përmendura në paragrafin e parë ndahen sipas procedurës së përdorur dhe për secilën procedurë specifikojnë furnizimet, shërbimet dhe punët e identifikuara sipas grupit të nomenklaturës së FPP-së.
Kur kontratat janë lidhur në përputhje me procedurën me negocim pa shpalljen e njoftimit të kontratës, të dhënat e përmendura në paragrafin e parë ndahen edhe sipas rrethanave të përmendura në nenin 28.
Përmbajtja e raportit statistikor përcaktohet në përputhje me procedurën këshillimore të përmendur në nenin 67 paragrafi 2.
Neni 67
Procedura e Komitetit
1.Komisioni ndihmohet nga Komiteti Këshillimor për Kontratat Publike, i krijuar sipas nenit 1 të Vendimit të Këshillit 71/306/KEE26 (Komiteti).
2.Nëse përmendet ky paragraf, zbatohen nenet 3 dhe 7 të Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
3.Nëse përmendet ky paragraf, zbatohet neni 5a paragrafi 1 deri në 4 dhe neni 7 i Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Në lidhje me rishikimin e kufijve të përcaktuar në nenin 8, afatet kohore të përcaktuara në nenin 5 germa “a“ paragrafi 3 germa “c“, paragrafi 4 germa “b“ dhe e të Vendimit 1999/468/KE do të jenë përkatësisht katër, dy dhe gjashtë javë, duke marrë parasysh kufizimet kohore si rezultat i metodave të llogaritjes dhe të shpalljes, të parashtruara në nënparagrafin e dytë të nenit 69 paragrafi 1 dhe në nenin 69, paragrafi 3 të Direktivës 2004/17/KE.
4.Nëse përmendet ky paragraf, zbatohet neni 5 germa “a“ paragrafët 1, 2, 4 dhe 6, dhe neni 7 i Vendimit 1999/468/KE, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 8 të tij.
Neni 68
Rishikimi i kufijve monetarë
1.Komisioni, në të njëjtën kohë me rishikimin e kufijve monetarë të përcaktuar në Direktivën 2004/17/KE të përmendur në nenin 69 të saj, rishikon edhe kufijtë monetarë të përcaktuar në nenin 8 të kësaj direktive, duke harmonizuar:
- a) kufijtë monetarë të përcaktuar në nenin 8 germa a të kësaj direktive me kufijtë monetarë të përcaktuar në nenin 16 germa a të Direktivës 2004/17/KE;
- b) kufijtë monetarë të përcaktuar në nenin 8, germa “b” të kësaj direktive me kufijtë monetarë të përcaktuar në nenin 16 germa a të Direktivës 2004/17/KE;
Ky rishikim dhe harmonizim, i synuar për të ndryshuar elemente jothelbësore të kësaj direktive, kryhet në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 67 paragrafi 3.Për arsye të domosdoshme urgjente Komisioni mund të mbështetet në procedurën e urgjencave të përmendur në nenin 67 paragrafi 4.
- Vlera e kufijve monetarë e përcaktuar sipas paragrafit 1 në valutën kombëtare të shteteve anëtare që nuk janë pjesë e bashkimit monetar (euro) rakordohet me vlerat e kufijve monetar të përcaktuar në Direktivën 2004/17/KE, të përmendur në paragrafin 1, të llogaritura në përputhje me nënparagrafin e dytë të nenit 69 paragrafi 2 të Direktivës 2004/17/KE.
3.Kufijtë monetarë të rishikuar që përmenden në paragrafin 1 dhe vlerat e tyre përkatëse në valutë kombëtare, botohen nga Komisioni në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian në fillim të muajit nëntor, pas rishikimit të tyre.
Neni 69
Ndryshimet
- Në përputhje me procedurën këshillimore të përmendur në nenin 67 paragrafi 2, Komisioni mund të ndryshojë:
- a) procedurat për hartimin, dërgimin, marrjen, përkthimin, mbledhjen dhe shpërndarjen e njoftimeve të përmendura në nenin 30 dhe raportet statistikore të parashikuara nga neni 65;
- b) procedurën për dërgimin dhe botimin e të dhënave të përmendura në shtojcën VI për arsye të progresit teknik ose për arsye administrative;
- c) listën e regjistrave, deklaratave dhe certifikatave të paraqitura në shtojcën VII, kur kjo lind si nevojë mbi bazën e njoftimeve nga shtetet anëtare.
- Duke vepruar në përputhje me procedurën rregullatore sipas shqyrtimit të imtësishëm të përmendur në nenin 67 paragrafi 3, Komisioni mund të ndryshojë elementet e mëposhtme jothelbësore të direktivës:
- a) numrat e referencës në nomenklaturën e FPP-së të paraqitur në shtojcat I dhe II, deri në masën që kjo nuk ndryshon objektin material të kësaj direktive dhe procedurat për referencë në njoftime për tituj të caktuar të FPP-së brenda kategorive të shërbimeve të radhitura në ato shtojca;
- b) detajet teknike dhe karakteristikat e pajisjeve për marrjen elektronike që përmendet në germat “a”, “f” dhe “g” të shtojcës VIII.
Për arsye të domosdoshme urgjente Komisioni mund të mbështetet në procedurën e urgjencave të përmendur në nenin 67, paragrafi 4.
Neni 70
Ndryshimi i Direktivës 2004/17/KE
Neni i mëposhtëm do të përfshihet në Direktivën 2004/17/KE:
"Neni 22a
Kontratat në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë
Kjo direktivë nuk zbatohet për kontratat për të cilat zbatohet Direktiva 2009/81/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 korrik 2009, “Për koordinimin e procedurave për shpalljen fituese të kontratave të caktuara për punë publike, furnizime dhe shërbime, nga autoritetet ose entet kontraktore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë27, dhe as për kontratat për të cilat ajo direktivë nuk zbatohet sipas neneve 8, 12 dhe 13 të saj”.
Neni 71
Ndryshimi i Direktivës 2004/18/KE
Neni 10 i Direktivës 2004/18/KE zëvendësohet si më poshtë vijon:
"Neni 10
Kontratat në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë
Sipas nenit 296 të traktatit, kjo direktivë zbatohet për shpalljen fituese të kontratave publike në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, me përjashtim të kontratave për të cilat zbatohet Direktiva 2009/81/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 13 korrik 2009, “Për koordinimin e procedurave për shpalljen fituese të kontratave për punë, furnizime dhe shërbime, nga autoritetet ose entet kontraktore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë28”.
Kjo direktivë nuk zbatohet për kontrata për të cilat Direktiva 2009/81/Ke nuk zbatohet sipas neneve 8, 12 dhe 13 të saj.
Neni 72
Transpozimi
- Shtetet anëtare miratojnë dhe botojnë ligjet, rregulloret dhe dispozitat e nevojshme administrative për të siguruar përputhshmërinë me këtë direktivë përpara datës 21 gusht 2011.Ato i komunikojnë menjëherë Komisionit tekstin e këtyre masave.
Shtetet anëtare, në miratimin e këtyre masave, i referohen direktivës ose i shoqërojnë ato me një referencë në rastin e botimit zyrtar të tyre. Mënyra sesi do të bëhet kjo referencë përcaktohet nga shtetet anëtare.
- Shtetet anëtare i komunikojnë Komisionit tekstin e dispozitave kryesore të legjislacionit të brendshëm, që ato miratojnë në fushën që mbulohet nga kjo direktivë.
Neni 73
Shqyrtimi dhe raportimi
- Komisioni raporton për masat e marra nga shtetet anëtare duke pasur parasysh transpozimin e kësaj direktive dhe në veçanti nenin 21 dhe nenet 50 deri në 54 të saj përpara datës 21 gusht 2012.
- Komisioni shqyrton zbatimin e kësaj direktive dhe i raporton për këtë çështje Parlamentit Evropian dhe Këshillit përpara datës 21 gusht 2016. Ai vlerëson në veçanti nëse dhe deri në çfarë mase janë arritur objektivat e kësaj direktive, për sa i përket funksionimit të tregut të brendshëm dhe zhvillimit të një tregu evropian për pajisjet e mbrojtjes dhe Bazës Evropiane për Teknologjitë dhe Industritë e Mbrojtjes, duke pasur parasysh, ndër të tjera, situatën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nëse është e përshtatshme, ky raport shoqërohet me një propozim ligjor.
3.Komisioni gjithashtu shqyrton zbatimin e nenit 39 paragrafi 1, duke studiuar në veçanti realizueshmërinë e harmonizimit të kushteve për rikthimin e kandidatëve ose ofertuesve me dënime të mëparshme që i kanë përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurime publike, dhe, nëse është e përshtatshme, do të bëjë një propozim legjislativ për këtë qëllim.
Neni 74
Hyrja në fuqi
Kjo direktivë hyn në fuqi një ditë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Neni 75
Marrësit
Kjo direktivë u drejtohet shteteve anëtare.
Nënshkruar në Bruksel, më datë 13 korrik 2009.
Për Parlamentin Evropian
Presidenti
H.-G. PÖTTERING
Për Këshillin
Presidenti
- ERLANDSSON
1 Gazeta Zyrtare C 100, 30.4.2009, f. 114.
2 Opinioni i Parlamentit Evropian, datë 14 janar 2009 (ende i pabotuar në Gazetën Zyrtare) dhe Vendimi i Këshillit, datë 7 korrik 2009.
3 Gazeta Zyrtare C 280 E, 18.11.2006, f. 463.
4 Vendim që përcakton listën e produkteve (armët, municionet dhe materialet luftarake) për të cilat zbatohen dispozitat e nenit 223 paragrafi 1 germa “b“ - tani neni 296, paragrafi 1, germa “b“ - e traktatit (dok. 255/58). Procesverbali, datë 15 prill 1958: dokumenti 368/58.
5 Gazeta Zyrtare L 134, 30.4.2004, f. 1.
6 Gazeta Zyrtare L 134, 30.4.2004, f. 114.
7 Gazeta Zyrtare L 340, 16.12.2002, f. 1.
8 Gazeta Zyrtare L 317, 3.12.2001, f. 1.
9 Gazeta Zyrtare L 101, 11.4.2001, f. 1.
10 Gazeta Zyrtare L 18, 21.1.1997, f. 1.
11 Gazeta Zyrtare L 13, 19.1.2000, f. 12.
12 Gazeta Zyrtare L 178, 17.7.2000, f. 1.
13 Gazeta Zyrtare L 303, 2.12.2000, f. 16.
14 Gazeta Zyrtare L 39, 14.2.1976, f. 40.
15 Direktiva e Këshillit 89/665/KEE, datë 21 dhjetor 1989, “Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që lidhen me zbatimin e procedurave të shqyrtimit për shpalljen fituese të kontratave për punë publike dhe furnizime“ (Gazeta Zyrtare L 395, 30.12.1989, f. 33).
16 Direktiva e Këshillit 92/13/KEE, datë 25 shkurt 1992, “Për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me zbatimin e rregullave komunitare për procedurat e prokurimit të enteve që operojnë në sektorin e ujit, energjisë, transportit dhe telekomunikacioneve“ (Gazeta Zyrtare L 76, 23.3.1992, f. 14).
17 Direktiva 2007/66/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 11 dhjetor 2007, që ndryshon Direktivën e Këshillit 89/665/KEE dhe 92/13/KEE në lidhje me përmirësimin e efikasitetit të procedurave të shqyrtimit që kanë të bëjnë me shpalljen fituese të kontratave publike (Gazeta Zyrtare L 335, 20.12.2007, f. 31).
18 Gazeta Zyrtare L 184, 17.7.1999, f. 23.
19 Gazeta Zyrtare C 321, 31.12.2003, f. 1.
20 Veprimi i Përbashkët i Këshillit 98/733/ÇBD, datë 21 dhjetor 1998, i miratuar nga Këshilli, në bazë të nenit K.3 të Traktatit për Bashkimit Evropian, për ta shpallur pjesëmarrjen në organizata kriminale si vepër penale në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (Gazeta Zyrtare L 351, 29.12.1998, f. 1).
21 Akti Normativ i Këshillit, datë 26 maj 1997, bazuar në nenin K.3 paragrafi 2, germa “c“ të Traktatit për Bashkimin Evropian, përgatit Konventën për luftën kundër korrupsionit me zyrtarë të Komuniteteve Evropiane ose zyrtarë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (Gazeta Zyrtare C 195, 25.6.1997, f. 1).
22 Vendimi Kuadër i Këshillit 2003/568/ÇBD, datë 22 korrik 2003, “Për luftën kundër korrupsionit në sektorin privat“ (Gazeta Zyrtare L 192, 31.7.2003, f. 54).
23 Gazeta Zyrtare C 316, 27.11.1995, f. 49.
24 Vendimi Kuadër i Këshillit 2002/475/ÇBD, datë 13 qershor 2002, “Për luftën kundër terrorizmit“ (Gazeta Zyrtare L 164, 22.6.2002, f. 3).
25 Direktiva 2005/60/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 26 tetor 2005, “Për ndalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit“ (Gazeta Zyrtare L 309, 25.11.2005, f. 15).
26 Gazeta Zyrtare L 185, 16.8.1971, f. 15.
27 Gazeta Zyrtare L 217, 20.8.2009, f. 76.
28 Gazeta Zyrtare L 217, 20.8.2009, f. 76.
SHTOJCA I
SHËRBIMET E PËRMENDURA NË NENET 2 DHE 15
Numri i kategorisë
Objekti
Numri i referencës në FFP
1
Shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit
50000000-5, nga 50100000-6 deri në 50884000-5 (përveç 50310000-1 deri në 50324200-4 dhe 50116510-9, 50190000-3, 50229000-6, 50243000-0) dhe nga 51000000-9 deri në 51900000-1
2
Shërbimet e huaja të ndihmës ushtarake
75211300-1
3
Shërbimet e mbrojtjes,: shërbimet e mbrojtjes ushtarake dhe shërbimet e mbrojtjes civile
75220000-4, 75221000-1, 75222000-8
4
Shërbimet hetimore dhe të sigurisë
Nga 79700000-1 deri në 79720000-7
5
Shërbimet e transportit tokësor
60000000-8, nga 60100000-9 deri në 60183000-4 (përveç 60160000-7, 60161000-4), dhe nga 64120000-3 deri në 64121200-2
6
Shërbimet e transportit ajror të pasagjerëve dhe të mallrave, përveç transportit të postës
60400000-2, nga 60410000-5 deri në 60424120-3 (përveç 60411000-2, 60421000-5), nga 60440000-4 deri në 60445000-9 dhe 60500000-3
7
Transporti i postës në rrugë tokësore dhe në rrugë ajrore
60160000-7, 60161000-4, 60411000-2, 60421000-5
8
Shërbimet e transportit hekurudhor
Nga 60200000-0 deri në 60220000-6
9
Shërbimet e transportit ujor
Nga 60600000-4 deri në 60653000-0 dhe nga 63727000-1 deri në 63727200-3
10
Shërbimet mbështetëse dhe ndihmëse të transportit
Nga 63100000-0 deri në 63111000-0, nga 63120000-6 deri në 63121100-4, 63122000-0, 63512000-1 dhe nga 63520000-0 deri në 6370000-6
11
Shërbimet e telekomunikacionit
Nga 64200000-8 deri në 64228200-2, 72318000-7 dhe nga 72700000-7 deri në 72720000-3
12
Shërbimet financiare: shërbimet e sigurimit
Nga 66500000-5 deri në 66720000-3
13
Shërbimet kompjuterike dhe të shërbimet e lidhura me to
Nga 50310000-1 deri në 50324200-4, nga 72000000-5 deri në 72920000-5 (përveç 72318000-7 dhe nga 72700000-7 deri në 72720000-3), 79342410-4, 9342410-4
14
Shërbimet për kërkimin dhe zhvillimin1 dhe testet e vlerësimit
Nga 73000000-2 deri në 73436000-7
15
Shërbimet e kontabilitetit, auditimit dhe mbajtjes së librave të kontabilitetit
Nga 79210000-9 deri në 79212500-8
16
Shërbimet e konsulencës për menaxhim2 dhe shërbimet lidhur me to
Nga 73200000-4 deri në 73220000-0, nga 79400000-8 deri në 79421200-3 dhe 79342000-3, 79342100-4, 79342300-6, 79342320-2, 79342321-9, 79910000-6, 79991000-7 dhe 98362000-8
17
Shërbimet arkitekturore; shërbimet inxhinierike dhe shërbimet e integruara inxhinierike; shërbimet e planifikimit urbanistik dhe të inxhinierisë së peizazhit; shërbimet e lidhura të konsulencës shkencore dhe teknike; shërbimet e testimit dhe analizës teknike
Nga 71000000-8 deri në 71900000-7 (përveç 71550000-8) dhe 79994000-8
18
Shërbimet e ndërtim-pastrimit dhe të menaxhimit të pronave
Nga 70300000-4 deri në 70340000-6 dhe nga 90900000-6 deri në 90924000-0
19
Shërbimet e asgjësimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave; shërbimet sanitare dhe të ngjashme
Nga 90400000-1 deri në 90743200-9 (përveç 90712200-3), nga 90910000-9 deri në 90920000-2 dhe 50190000-3, 50229000-6, 50243000-0
20
Shërbimet e trajnimit dhe simulimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë
80330000-6, 80600000-0, 80610000-3, 80620000-6, 80630000-9, 80640000-2, 80650000-5, 80660000-8
1 Përveç shërbimeve për kërkim dhe zhvillim të përmendura në nenin 13, germa “j”.
2 Përveç shërbimeve të arbitrazhit dhe pajtimit.
SHTOJCA II
SHËRBIMET E PËRMENDURA NË NENET 2 DHE 16
Numri i kategorisë
Objekti
Numri i referencës në FFP
21
Shërbimet e hotelerisë dhe restoranteve
Nga 55100000-1 deri në 55524000-9 dhe nga 98340000-8 deri në 98341100-6
22
Shërbimet mbështetëse dhe ndihmëse të transportit
Nga 63000000-9 deri në 63734000-3 (përveç 63711200-8, 63712700-0, 63712710-3), nga 63727000-1 deri në 63727200-3 dhe 98361000-1
23
Shërbimet juridike
Nga 79100000-5 deri në 79140000-7
24
Shërbimet e punësimit të personelit dhe furnizimit1
Nga 79600000-0 deri në 79635000-4 (përveç 79611000-0, 79632000-3, 79633000-0) dhe nga 98500000-8 deri në 98514000-9
25
Shërbimet shëndetësore dhe sociale
79611000-0 dhe nga 85000000-9 deri në 85323000-9 (përveç 85321000-5, 85322000-2)
26
Shërbime të tjera
(1) Përveç kontratave të punësimit.
SHTOJCA III
PËRKUFIZIMI I DISA SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË PËRMENDURA NË NENIN 18
Për qëllimet e kësaj direktive përdoren përkufizimet e mëposhtme:
- a) "Specifikime teknike", në rastin e kontratave për punë publike: tërësia e përshkrimeve teknike të përfshira në mënyrë të veçantë në dokumentet e tenderit dhe që përkufizojnë karakteristikat e kërkuara të një materiali, produkti ose furnizimi dhe që mundësojnë përshkrimin e një materiali, produkti ose furnizimi në mënyrë të tillë që të përmbushë qëllimin për të cilin është menduar nga autoriteti/enti kontraktor. Këto karakteristika përfshijnë nivelet e performancës mjedisore, projektimin për të gjitha kërkesat (duke përfshirë aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara) dhe vlerësimin e pajtueshmërisë, performancës dhe të sigurisë ose të dimensioneve, duke përfshirë procedurat që lidhen me garantimin e cilësisë, terminologjinë, simbolet, testimin dhe metodat e testimit, paketimin, shënimin dhe etiketimin, si dhe proceset dhe metodat e prodhimit. Ato duhet të përfshijnë gjithashtu rregullat për projektimin dhe vlerësimin e kostove, testimin, inspektimin dhe kushtet e pranimit për punët dhe teknikat ose metodat e ndërtimit, si dhe të gjitha kushtet e tjera teknike që autoriteti/enti kontraktor është në gjendje të përshkruajë, në zbatim të rregullave të përgjithshme ose specifike, në lidhje me punët e përfunduara dhe materialet ose pjesët që ato përmbajnë.
- b) "Specifikimi teknik", në rastin e kontratave të furnizimit ose të shërbimit: një specifikim në një dokument që përkufizon karakteristikat e nevojshme të një produkti ose shërbimi, si p.sh. nivelet e cilësisë dhe të performancës mjedisore, projektimi për të gjitha kërkesat (duke përfshirë aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara) dhe vlerësimi i përputhshmërisë, performanca, përdorimi i produktit, siguria e tij ose dimensionet, duke përfshirë kërkesat që lidhen me produktin për sa i përket emrit me të cilin shitet produkti, terminologjisë, simboleve, testimit dhe metodave të testimit, paketimit, shënimit dhe etiketimit, udhëzimeve të përdorimit, procedurave dhe metodave të prodhimit, si dhe procedurave të vlerësimit të përputhshmërisë;
- "Standard": një specifikim teknik i miratuar nga një organ standardizimi i njohur për zbatim të përsëritur ose të vazhdueshëm, pajtueshmëria me të cilin nuk është e detyrueshme, nga një prej kategorive të mëposhtme:
— standard ndërkombëtar: një standard i miratuar nga një organizatë ndërkombëtare standardesh dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë,
— standard evropian: një standard i miratuar nga një organ evropian standardizimi dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë,
— standard kombëtar: një standard i miratuar nga një organizatë kombëtare standardesh dhe i vënë në dispozicion të publikut të gjerë,
- "Standard mbrojtjeje": një specifikim teknik respektimi i të cilit nuk është i detyrueshëm dhe i cili miratohet nga një organ standardizimi i specializuar në hartimin e specifikimeve teknike për zbatim të përsëritur ose të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes;
- "Miratimi teknik evropian": një vlerësim i favorshëm teknik i përshtatshmërisë së përdorimit të një produkti për një qëllim të caktuar, bazuar mbi përmbushjen e kërkesave thelbësore për punët e ndërtimit, nëpërmjet karakteristikave të brendshme të produktit dhe kushteve të përkufizuara të zbatimit dhe të përdorimit. Miratimet teknike evropiane lëshohen nga një organ miratimi i përcaktuar për këtë qëllim nga shteti anëtar;
- "Specifikimi i përbashkët teknik": një specifikim teknik i përcaktuar në përputhje me një procedurë të pranuar nga shtetet anëtare, i cili botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian;
- "Referimi teknik": çfarëdo produkti i prodhuar nga organet evropiane të standardizimit, i ndryshëm nga standardet zyrtare, sipas procedurave të përshtatura për nevojat e tregut.
SHTOJCA IV
INFORMACIONET QË DUHET TË PËRFSHIHEN NË NJOFTIMET E PËRMENDURA NË NENIN 30
NJOFTIMI I SHPALLJES SË NJË NJOFTIMI PARAPRAK TË INFORMACIONIT NË PROFILIN E BLERËSIT
- Shteti i autoritetit/entit kontraktor
- Emri i autoritetit/entit kontraktor
- Adresa në interneti e "profilit të blerësit" (URL-ja)
- Numrat e referimit të nomenklaturës në FPP
NJOFTIMI INFORMUES PARAPRAK
- Të jepet emri, adresa, numri i faksit dhe adresa e emailit e autoritetit/entit kontraktor dhe, nëse është i ndryshëm, e shërbimit nga i cili mund të merren informacione shtesë dhe, në rastin e kontratave për shërbime dhe atyre për punë, e departamenteve, p.sh., faqet e internetit të institucioneve qeveritare, nga të cilat mund të merret informacion për kuadrin e përgjithshëm rregullator për taksat, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen në punë dhe kushtet e punës, që janë në fuqi në vendin ku do të realizohet kontrata.
- Kur është e përshtatshme, të tregohet nëse kontrata kufizohet në qendra pune ose nëse zbatimi i saj kufizohet në kuadrin e programeve të sigurisë në punë.
- Në rastin e kontratave për punë: të përcaktohet natyra dhe shkalla e punëve, si dhe vendi ku do të kryhen ato; nëse puna do të ndahet në disa lote, të jepen karakteristikat thelbësore të këtyre loteve duke iu referuar punës; vlerësimi i kostos për punët e propozuara; numrat e referencës së nomenklaturës në FPP.
Në rastin e kontratave të furnizimit: të tregohet natyra dhe sasia ose vlera e produkteve që do të furnizohen, si dhe numrat e referencës në nomenklaturën FPP.
Në rastin e kontratave të shërbimit: të tregohet vlera totale e blerjeve të propozuara në secilën prej kategorive të shërbimit, si dhe numrat e referencës në nomenklaturën FPP.
- Të tregohet data e përllogaritur për fillimin e procedurave për kontratën ose kontratat, në rastin e kontratave të shërbimit sipas kategorive.
- Kur është e përshtatshme, të tregohet nëse përfshihet ndonjë marrëveshje kuadër.
- Kur është e përshtatshme, të jepen informacione të tjera.
- Të tregohet data e dërgimit të njoftimit ose e dërgimit të njoftimit të shpalljes së njoftimit paraprak të informacionit në profilin e blerësit.
NJOFTIMET KONTRATAVE
Procedurat e kufizuara, procedurat me negocim me shpallje të njoftimit të kontratës dhe dialogët konkurrues:
- Të jepet emri, adresa, numri i telefonit dhe faksit, adresa e emailit e autoritetit/entit kontraktor.
- Kur është e përshtatshme, të tregohet nëse kontrata kufizohet në qendra pune ose nëse zbatimi i saj kufizohet në kuadrin e programeve të sigurisë në punë.
- a) procedurën e përzgjedhur për shpalljen e fituesit;
- b) Kur është e përshtatshme, të jepen arsyet e përdorimit të procedurës së përshpejtuar (në procedurat e kufizuara dhe në ato me negocim);
- c) Kur është e përshtatshme, të tregohet nëse përfshihet ndonjë marrëveshje kuadër;
- d) Kur është e përshtatshme, zhvillimi i blerjes elektronike.
- Forma e kontratës.
- Vendi i kryerjes/realizimit të punimeve, i shpërndarjes së produkteve apo i ofrimit të shërbimeve.
- a) Kontratat për punë:
natyra dhe shtrirja e punëve dhe natyra e përgjithshme e punës. Të tregohen në veçanti mundësitë në lidhje me punët plotësuese dhe, nëse dihet, afati i përkohshëm për ushtrimin e këtyre mundësive, si dhe numri i rinovimeve të mundshme, nëse ka. Nëse puna ose kontrata ndahet në disa lote, të tregohet madhësia e loteve të ndryshme; numat e referencës në nomenklaturën FPP,
— informacion për qëllimin e punës ose të kontratës, ku kjo e fundit përfshin edhe hartimin e projekteve,
— në rastin e marrëveshjes kuadër, të tregohet edhe kohëzgjatja e planifikuar e saj, vlera e plotë e llogaritur e punëve gjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes kuadër dhe, për sa është e mundur, vlera dhe shpeshtësia e kontratave që do të prokurohen.
- b) Kontratat e furnizimit:
— natyra e produkteve që do të furnizohen, duke treguar në veçanti nëse kërkohen oferta për blerjen, dhënien ose marrjen me qira, blerjen me këste ose një kombinim të këtyre, numrat e referencës në nomenklaturën FPP; Sasia e produkteve që do të furnizohen, duke treguar në veçanti mundësitë në lidhje me blerjet plotësuese dhe, nëse dihet. afati i përkohshëm kohor për ndodhjen e këtyre mundësive, si dhe numri i rinovimeve, nëse ka; numrat e referencës në nomenklaturën FPP,
— në rastin e kontratave të rregullta ose të rinovueshme gjatë një periudhe të caktuar, të tregohet gjithashtu afati, në rast se dihet, për kontratat vijuese për blerjet e synuara të furnizimeve,
— në rastin e marrëveshjes kuadër, të tregohet gjithashtu kohëzgjatja e planifikuar e saj, vlera e plotë e llogaritur e furnizimeve gjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes kuadër dhe, për sa është e mundur, vlera dhe shpeshtësia e kontratave që do të prokurohen.
- c) Kontratat e shërbimit:
— kategoria dhe përshkrimi i shërbimit. Numrat e referencës në nomenklaturën FPP. Sasia e shërbimeve që do të ofrohen. Të tregohen në veçanti mundësitë në lidhje me blerjet plotësuese dhe, nëse dihet, afati i përkohshëm për mbështetjen e këtyre mundësive, si dhe numri i rinovimeve të mundshme, nëse ka. Në rastin e kontratave të rinovueshme gjatë një periudhe të caktuar, të paraqitet një vlerësim i kuadrit kohor, nëse dihet, për kontratat vijuese për blerjet e synuara të shërbimeve.
Në rastin e marrëveshjes kuadër, të tregohet gjithashtu kohëzgjatja e planifikuar e saj, vlera e plotë e llogaritur e shërbimeve për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes kuadër dhe, për sa është e mundur, vlera dhe shpeshtësia e kontratave që do të prokurohen.
— të përcaktohet nëse kryerja e shërbimit është e drejtë e rezervuar me ligj, rregullore ose dispozitë administrative, për një profesion të veçantë,
Referenca për ligjin, rregulloren ose dispozitën administrative,
— të përcaktohet nëse personat juridikë duhet të tregojnë emrat dhe kualifikimet profesionale të stafit që do të jetë përgjegjës për kryerjen e shërbimit,
- Nëse kontratat ndahen në lote, të tregohet mundësia që operatorët ekonomikë të paraqesin oferta për një, disa dhe/ose të gjitha lotet.
- Pranimi ose ndalimi i varianteve.
- Kur është e zbatueshme, të tregohet përqindja e vlerës së përgjithshme e kontratës, e cila është e nevojshme t'i nënkontraktohet palëve të treta përmes procedurës së tenderimit (neni 21, paragrafi 4).
- Kur është e zbatueshme, të tregohen kriteret e përzgjedhjes për situatën personale të nënkontraktorëve, të cilët mund të çojnë në përjashtimin e tyre, si dhe informacioni i nevojshëm që vërteton se ata nuk bëjnë pjesë te rastet që justifikojnë përjashtimin. Informacionet dhe të gjitha formalitetet e nevojshme për vlerësimin e kapaciteteve minimale ekonomike dhe teknike që duhet të kenë nënkontraktorët. Nivelet minimale të kapaciteteve që mund të jenë të nevojshme.
- Afat kohor për realizimin e punëve/furnizimeve/shërbimeve ose kohëzgjatja e kontratës së punëve/furnizimit/shërbimeve. Kur është e mundur, të tregohet afati kohor brenda të cilit duhet të nisin punët ose afati kohor brenda të cilit duhet të fillojnë të furnizimet ose shërbimet.
- Kur është e zbatueshme, të tregohen kushtet e veçanta të cilave u nënshtrohet zbatimi i kontratës.
- a) Data përfundimtare për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje;
- b) adresa në të cilën duhet të dërgohen;
- c) gjuha ose gjuhët në të cilat duhet të hartohen.
- Kur është e zbatueshme, çdo depozitë dhe garanci e kërkuar.
- Termat kryesore për financimin dhe pagesën dhe/ose referencat për tekstet që përmbajnë ato.
- Kur është e zbatueshme, të tregohet forma ligjore që do t'u kërkohet grupit të operatorëve ekonomikë që do të shpallen fitues.
- Të tregohen kriteret për situatën personale të operatorëve ekonomikë, të cilët mund të çojnë në përjashtimin e tyre, si dhe informacioni i nevojshëm që vërteton se ata nuk bëjnë pjesë te rastet që justifikojnë përjashtimin. Kriteret e përzgjedhjes, informacionet dhe të gjitha formalitetet e nevojshme për vlerësimin e standardeve minimale ekonomike dhe teknike që duhet të ketë operatori ekonomik. Nivelet minimale të standardeve që mund të jenë të nevojshme.
- Në rastin e marrëveshjeve kuadër: të tregohet numri dhe, sipas rastit, numri i propozuar maksimal i operatorëve ekonomikë, të cilët do të jenë anëtarë të marrëveshjes kuadër, si dhe kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje.
- Në rastin e një dialogu konkurrues ose procedure të negociuar me shpalljen e njoftimit të kontratës, të tregohet, nëse është e mundur, mbështetja në një procedurë të organizuar për të reduktuar gradualisht numrin e zgjidhjeve që do të diskutohen ose ofertat që do të negociohen.
- Në rastin e një procedure të kufizuar, një procedure me negocim apo një dialogu konkurrues, kur ka pasur mbështetje për mundësinë e zvogëlimit të numrit të kandidatëve që ftohen për të dorëzuar oferta, për të marrë pjesë në dialog ose për të negociuar: numri minimal dhe, nëse është rasti, numri maksimal i sugjeruar për kandidatët dhe kriteret objektive përdoren për zgjedhjen e numrit të kandidatëve.
- Kriteret e përmendura në nenin 47 që përdoren për shpalljen e kontratës fituese: "çmimi më i ulët" ose "oferta me përparësi më të mëdha ekonomike". Kriteret që përfaqësojnë ofertën me përparësi më të mëdha ekonomike si edhe pesha e tyre apo kriteret në rendin zbritës të rëndësisë duhet të përmenden në ato specifikime ku nuk shfaqen ose, në rastin e një dialogu konkurrues, në dokumentin përshkrues.
- Sipas rastit, data(t) e shpalljes së njoftimit paraprak të informacionit në përputhje me specifikimet teknike të shpalljes të treguar në shtojcën VI ose deklarata që një shpallje e tillë nuk është bërë.
- Data e dërgimit të njoftimit.
NJOFTIMI PËR SHPALLJEN E KONTRATËS FITUESE
- Emri dhe adresa e autoritetit/entit kontraktor.
- Procedura e përzgjedhur për shpalljen e fituesit. Në rastin e një procedure me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (neni 28), justifikimi.
- Kontrata për punë: natyra dhe shtrirja e shërbimeve.
Kontrata për furnizim: natyra dhe sasia e produkteve të ofruara, sipas rastit, nga furnizuesi; numrat e referencës në nomenklaturën FPP.
Kontrata shërbimi: kategoria dhe përshkrimi i shërbimit; numrat e referencës në nomenklaturën FPP; sasia e shërbimeve të blera.
- Data e shpalljes së kontratës fituese.
- Kriteret për shpalljen e kontratës fituese.
- Numri i ofertave të dorëzuara.
- Emri dhe adresa e operatorëve ekonomikë të suksesshëm.
- Çmimi ose gama e çmimeve të paguara (në minimum/maksimum).
- Vlera e ofertës (ofertave) së mbajtur ose oferta më e lartë dhe më e ulët e marrë në konsideratë për shpalljen e kontratës fituese.
- Sipas rastit, pjesa e kontratës që i nënkontraktohet palëve të treta dhe vlerat e saj.
- Nëse është e nevojshme, arsyet për marrëveshjen kuadër që zgjat mbi tetë vjet.
- Data e shpalljes së njoftimit për oferta në përputhje me specifikimet teknike për shpalljen në shtojcën VI.
- Data e dërgimit të këtij njoftimi.
SHTOJCA V
INFORMACIONET QË DUHET TË PËRFSHIHEN NË NJOFTIMET E NËNKONTRATËS, TË PËRMENDURA NË NENIN 52
- Emri, adresa, numri i faksit dhe adresa e emailit e ofertuesit të suksesshëm dhe, nëse është i ndryshëm, të shërbimit nga i cili mund të merret informacion shtesë.
- a) Vendi i zbatimit/kryerjes së punëve, për lëvrimin e produkteve apo ofrimin e shërbimeve;
- b) natyra, sasia, shtrirja e punëve dhe natyra e përgjithshme e punës; numrat e referencës në nomenklaturën FPP;
- c) natyra e produkteve që do të furnizohen, duke përcaktuar nëse kërkohen oferta për blerjen, dhënien ose marrjen me qira, blerjen me këste ose një kombinim të këtyre, numrat e referencës në nomenklaturën FPP;
- d) kategoria dhe përshkrimi i shërbimit; numrat e referencës në nomenklaturën FPP.
- Çdo afat kohor i vendosur për përfundim.
- Emri dhe adresa e organit nga i cili mund të kërkohen specifikimet dhe dokumentet shtesë.
- a) Afati kohor për marrjen e kërkesave për pjesëmarrje dhe/ose për marrjen e ofertave;
- b) adresa në të cilën duhet të dërgohen;
- c) gjuhët në të cilat duhen shkruar.
- Çdo depozitë apo garanci e kërkuar.
- Kriteret objektive që do të zbatohen për përzgjedhjen e nënkontratave që lidhen me situatën e tyre personale ose vlerësimin e ofertës së tyre.
- Çdo informacion tjetër.
- Data e dërgimit të njoftimit.
SHTOJCA VI
HOLLËSITË PËR SHPALLJEN
- Shpallja e njoftimeve
- a) Njoftimet e përmendura në nenet 30 dhe 52 duhet të dërgohen nga autoritetet/entet kontraktore apo ofertuesit e suksesshëm te Zyra e Publikimeve të Bashkimit Evropian në formatin e përmendur në nenin 32. Njoftimet paraprake të informacionit të përmendura në nenin 30 paragrafi 1, nënparagrafi i parë, të shpallura në një profil blerësi siç përshkruhet në pikën 2, duhet të përdorin po atë format, ashtu si edhe njoftimi i kësaj shpallje.
Njoftimet e përmendura në nenet 30 dhe 52 duhet të shpallen nga Zyra e Publikimeve të Bashkimit Evropian ose nga autoritetet/entet kontraktore në rastin e një njoftimi informues paraprak të shpallur në një profil blerësi, në përputhje me nënparagrafin e parë të nenit 30 paragrafi 1.
Përpos kësaj, autoritetet/entet kontraktore mund ta publikojnë këtë informacion në internet në një "profil blerësi" siç përmendet në pikën 2;
Zyra për Publikimet e Bashkimit Evropian i jep autoritetit/entit kontraktor konfirmimin e publikimit të përmendur në nenin 32, paragrafi 8.
- Publikimi i informacioneve plotësuese
Profili i blerësit mund të përfshijë njoftimet paraprake të informacionit të përmendura në nenin 30 paragrafi 1, nënparagrafi i parë, informacionin për ftesat e vazhdueshme për ofertë, blerjet e planifikuara, kontratat e lidhura, procedurat e anuluara dhe çdo informacion të përgjithshëm të dobishëm, si personi i kontaktit, numri i telefonit dhe faksit, adresa postare dhe një adresë emaili.
- Formati dhe procedurat për dërgimin e njoftimeve në formë elektronike
Formati dhe procedura për dërgimin e njoftimeve në formë elektronike janë të aksesueshme në adresën e internetit "http://simap.europa.eu".
SHTOJCA VII
REGJISTRAT1
PJESA A
KONTRATA PËR PUNË
Regjistrat profesionalë, deklaratat dhe vërtetimet përkatëse për çdo shtet anëtar janë:
— në Belgjikë "Registre du Commerce"/"Handelsregister",
— në Bullgari, "Търговски регистър",
— në Republikën Çeke, "obchodní rejstřík";
— në Danimarkë, "Erhvervs- og Selskabsstyrelsen",
— në Gjermani, "Handelsregister" dhe "Handwerksrolle",
— në Estoni, "Registrite ja Infosüsteemide Keskus";
— në Irlandë, kontraktorit mund t'i kërkohet një certifikatë nga Regjistri Tregtar ose Regjistri i Shoqërive të Ndihmës dhe Bashkëpunimi Reciprok ose, nëse nuk është i certifikuar, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në shtetin ku ai është vendosur, në një vend të veçantë nën emrin e një biznesi të caktuar,
— në Greqi, "Μητρώο Εργοληπτικών Επιχειρήσεων — MEΕΠ" i Ministrisë për Mjedisin, Planifikimin Urban dhe Rural dhe për Punët Publike (Υ.ΠΕ.ΧΩ.Δ.Ε),
— në Spanjë, "Registro Oficial de Licitadores y Empresas Clasificadas del Estado",
— në Francë, "Registre du commerce et des sociétés" dhe "Répertoire des métiers";
— në Itali, "Registro della Camera di commercio, industria, agricoltura e artigianato",
— në Qipro, kontraktorit mund t'i kërkohet një vërtetim nga "Këshilli për Regjistrimin dhe Inspektimin e Kontraktorëve të Inxhinierisë Civile dhe të Ndërtimit (Συμβούλιο Εγγραφήςκαι Ελέγχου Εργοληπτών Οικοδομικών και Τεχνικών Έργων)" në përputhje me ligjin për regjistrimin dhe inspektimin e kontraktorëve të inxhinierisë civile dhe ndërtimit.
— në Letoni, "Uzņēmumu reģistrs",
— në Lituani, "Juridinių asmenų registras",
— në Luksemburg, "Registre aux firmes" dhe "Rôle de la Chambre des métiers";
— në Hungari, "Cégnyilvántartás", "egyéni vállalkozók jegyzői nyilvántartása",
— në Maltë: furnizuesi merr "numru ta" e vet registrazzjoni tat-Taxxa tal-Valur Miżjud (TVSH) u n-numru tal-licenzja ta "kummerc" dhe në rast partneriteti apo shoqërie, numrin përkatës të regjistrimit siç lëshohet nga Autoriteti i Shërbimeve Financiare në Maltë,
— në Holandë, "Handelsregister",
— në Austri, "Firmenbuch", "Gewerberegister", "Mitgliederverzeichnisse der Landeskammern";
— në Poloni, "Krajowy Rejestr Sądowy",
— në Portugali, "Instituto da Construção e do Imobiliário" (INCI),
— në Rumani, "Registrul Comerțului";
— në Slloveni, "Sodni register" dhe "obrtni register",
— në Sllovaki, "Obchodný register",
— në Finlandë, "Kaupparekisteri"/"Handelsregistret",
— në Suedi, "aktiebolags-, handels- eller föreningsregistren";
— në Mbretërinë e Bashkuar, kontraktorit mund t'i kërkohet një vërtetim nga Regjistri Tregtar ose nëse nuk është aq i certifikuar, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në shtetin ku ai është vendosur, në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar,
PJESA B
KONTRATAT E FURNIZIMIT
Regjistrat profesionalë dhe tregtarë, deklaratat dhe vërtetimet përkatëse janë:
— në Belgjikë "Registre du Commerce"/"Handelsregister",
— në Bullgari, "Търговски регистър",
— në Republikën Çeke, "obchodní rejstřík";
— në Danimarkë, "Erhvervs- og Selskabsstyrelsen",
— në Gjermani, "Handelsregister" dhe "Handwerksrolle",
— në Estoni, "Registrite ja Infosüsteemide Keskus";
— në Greqi, "Βιοτεχνικό ή Εμπορικό ή Βιομηχανικό Επιμελητήριο" dhe "Μητρώο Κατασκευαστών Αμυντικού Υλικού",
— në Spanjë, "Registro Mercantil" ose në rastin e individëve të paregjistruar, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë,
— në Francë, "Registre du commerce et des sociétés" dhe "Répertoire des métiers";
— në Irlandë, furnizuesit mund t'i kërkohet një vërtetim nga Regjistri Tregtar ose Regjistri i Shoqërive të Ndihmës dhe Bashkëpunimi Reciprok se ai është i certifikuar si i përfshirë ose regjistruar ose, nëse nuk është aq i certifikuar, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në shtetin ku ai është vendosur, në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar,
— në Itali, "Registro della Camera di commercio, industria, agricoltura e artigianato" dhe "Registro delle commissioni provinciali per l'artigianato",
— në Qipro, furnizuesit mund t'i kërkohet një vërtetim nga "Regjistri Tregtar dhe Marrësi Zyrtar" (Έφορος Εταιρειών και ΕπίσημοςΠαραλήπτης) ose, nëse rasti nuk është i tillë, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në shtetin ku ai është vendosur, në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar,
— në Letoni, "Uzņēmumu reģistrs",
— në Lituani, "Juridinių asmenų registras",
— në Luksemburg, "Registre aux firmes" dhe "Rôle de la Chambre des métiers";
— në Hungari, "Cégnyilvántartás", "egyéni vállalkozók jegyzői nyilvántartása",
në Maltë: furnizuesi merr "numru ta" e vet registrazzjoni tat-Taxxa tal-Valur Miżjud (TVSH) u n-numru tal-licenzja ta "kummerc" dhe në rast partneriteti apo shoqërie, numrin përkatës të regjistrimit siç lëshohet nga Autoriteti i Shërbimeve Financiare në Maltë,
— në Holandë, "Handelsregister",
— në Austri, "Firmenbuch", "Gewerberegister", "Mitgliederverzeichnisse der Landeskammern";
— në Poloni, "Krajowy Rejestr Sądowy",
— në Portugali, "Registro Nacional das Pessoas Colectivas",
— në Rumani, "Registrul Comerțului";
— në Slloveni, "Sodni register" dhe "obrtni register",
— në Sllovaki, "Obchodný register",
— në Finlandë, "Kaupparekisteri"/"Handelsregistret",
— në Suedi, "aktiebolags-, handels- eller föreningsregistren";
— në Mbretërinë e Bashkuar, furnizuesit mund t'i kërkohet një vërtetim nga Regjistri Tregtar ku konstatohet se është i certifikuar si i përfshirë ose regjistruar ose, nëse nuk është aq i certifikuar, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në këtë profesion në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar.
PJESA C
KONTRATAT E SHËRBIMIT
Regjistrat profesionalë dhe tregtarë, deklaratat dhe vërtetimet përkatëse janë:
— në Belgjikë, "Registre du commerce/Handelsregister" dhe "Ordres professionels/Beroepsorden",
— në Bullgari, "Търговски регистър",
— në Republikën Çeke, "obchodní rejstřík";
— në Danimarkë, "Erhvervs- og Selskabsstyrelsen",
— në Gjermani, "Handelsregister", "Handwerksrolle", "Vereinsregister", "Partnerschaftsregister" dhe "Mitgliedsverzeichnisse der Berufskammern der Länder",
— në Estoni, "Registrite ja Infosüsteemide Keskus";
— në Irlandë, ofruesit të shërbimit mund t'i kërkohet një vërtetim nga Regjistri Tregtar ose Regjistri i Shoqërive të Ndihmës dhe Bashkëpunimi Reciprok ose, nëse nuk është aq i certifikuar, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në shtetin ku ai është vendosur, në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar,
— në Greqi, ofruesit të shërbimit mund t'i kërkohet të japë një deklaratë për ushtrimin e profesionit në fjalë, të bërë nën betim para një noteri; për rastet e parashikuara nga legjislacioni i brendshëm ekzistues, për ofrimin e shërbimeve të kërkimit, siç përmendet në shtojcën I, regjistri profesional "Μητρώο Μελετητών" dhe "Μητρώο Γραφείων Μελετών",
— në Spanjë, "Registro Oficial de Licitadores y Empresas Clasificadas del Estado",
— në Francë, "Registre du commerce et des sociétés" dhe "Répertoire des métiers";
— në Itali, "Registro della Camera di commercio, industria, agricoltura e artigianato" dhe "Registro delle commissioni provinciali per l'artigianato" ose "Consiglio nazionale degli ordini professionali",
— në Qipro, ofruesit të shërbimit mund t'i kërkohet një vërtetim nga "Regjistri Tregtar dhe Marrësi Zyrtar" (Έφορος Εταιρειών και Επίσημος Παραλήπτης) ose, nëse rasti nuk është i tillë, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në shtetin ku ai është vendosur, në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar,
— në Letoni, "Uzņēmumu reģistrs",
— në Lituani, "Juridinių asmenų registras",
— në Luksemburg, "Registre aux firmes" dhe "Rôle de la Chambre des métiers";
— në Hungari, "Cégnyilvántartás", "egyéni vállalkozók jegyzői nyilvántartása", disa "szakmai kamarák nyilvántartása" ose, në rastin e disa veprimtarive, një vërtetim ku konstatohet se personi në fjalë është i autorizuar të angazhohet në veprimtari tregtare ose në profesionin në fjalë,
— në Maltë, ofruesi i shërbimit mund të marrë "numru ta" e vet registrazzjoni tat-Taxxa tal-Valur Miżjud (TVSH) u n-numru tal-licenzja ta "kummerc" dhe në rast partneriteti apo shoqërie, numrin përkatës të regjistrimit, siç lëshohet nga Autoriteti i Shërbimeve Financiare në Maltë,
— në Holandë, "Handelsregister",
— në Austri, "Firmenbuch", "Gewerberegister", "Mitgliederverzeichnisse der Landeskammern";
— në Poloni, "Krajowy Rejestr Sądowy",
— në Portugali, "Registro Nacional das Pessoas Colectivas",
— në Rumani, "Registrul Comerțului";
— në Slloveni, "Sodni register" dhe "obrtni register",
— në Sllovaki, "Obchodný register",
— në Finlandë, "Kaupparekisteri"/"Handelsregistret",
— në Suedi, "aktiebolags-, handels- eller föreningsregistren";
— në Mbretërinë e Bashkuar, ofruesit të shërbimit mund t'i kërkohet një vërtetim nga Regjistri Tregtar ose nëse nuk është aq i certifikuar, një vërtetim ku konstatohet se ai deklaron nën betim se është i angazhuar në profesionin në fjalë në një vend të veçantë, nën emrin e një biznesi të caktuar.
1 Për qëllime të nenit 40, "regjistrat" janë ato të renditura në këtë shtojcë dhe, aty ku janë bërë ndryshime në nivel kombëtar, regjistrat që i kanë zëvendësuar ata. Kjo shtojcë është vetëm treguese dhe nuk e cenon përputhshmërinë e këtyre regjistrave me të drejtën komunitare për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve.
SHTOJCA VIII
KËRKESAT PËR MJETET E DORËZIMIT ELEKTRONIK TË KËRKESAVE PËR PJESËMARRJE DHE PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Pajisjet elektronike për marrjen në dorëzim të kërkesave për pjesëmarrje dhe të ofertave duhet të garantojnë, përmjet mjeteve dhe procedurave të përshtatshme teknike, të paktën sa më poshtë:
- a) nënshkrimet elektronike në kërkesat për pjesëmarrje dhe në oferta, të jenë në përputhje me dispozitat kombëtare të miratuara sipas Direktivës 1999/93/KE;
- b) ora dhe data e saktë e marrjes së kërkesave për pjesëmarrje dhe e ofertave, të mund të përcaktohet me saktësi;
- c) të sigurohet në mënyrë të arsyeshme që, përpara afateve kohore të përcaktuara, askush të mos ketë akses në të dhënat e transmetuara sipas këtyre kërkesave;
- d) nëse shkelet ndalimi i këtij aksesi, duhet të sigurohet në mënyrë të arsyeshme që shkelja të konstatohet qartësisht;
- e) vetëm personat e autorizuar të mund t'i caktojnë ose ndryshojnë datat për hapjen e të dhënave të dorëzuara;
- f) gjatë fazave të ndryshme të procedurës së shpalljes së kontratës fituese, aksesi në të gjitha të dhënat e paraqitura, ose në një pjesë të tyre, duhet të mundësohet vetëm nëpërmjet veprimit të njëkohshëm nga personat e autorizuar;
- g) veprimi i njëkohshëm nga personat e autorizuar duhet të sigurojë akses te të dhënat e transmetuara vetëm pas datës së përcaktuar;
- h) të dhënat e marra dhe të hapura në përputhje me këto kërkesa duhet të vazhdojnë të jenë të aksesueshme vetëm nga personat e autorizuar që të njihen me to;