MANUAL PËR PËRKTHIMIN E LIEGJISLACIONIT SHQIPTAR NË ANGLISHT

 Ky manual është hartuar për ata që merren me përkthimin e normativave juridike nga gjuha shqipe në atë angleze. Duke qenë se shumica dërrmuese e këtyre personave nuk janë juristë, duhet të vihen në dukje veçantitë kryesore që i dallojnë normat juridike nga tekstet e tjera. Në radhë të parë, përkthyesit duhet të kenë parasysh se tekstet që kërkojnë të përkthejnë në gjuhën angleze janë norma juridike të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë fuqi ligjore. Vetë teksti i përkthyer i këtyre normave nuk ka fuqi ligjore, por vetëm qëllim informues, pra, me fjalë të tjera, përkthimi i tyre synon t’i njohë lexuesit e huaj me sistemin juridik shqiptar. Duke pasur parasysh rëndësinë e tyre, përkthimet duhet të jenë të sakta si nga ana gjuhësore, ashtu dhe nga ana juridike. Që përkthyesi ta kuptojë dhe ta përkthejë mirë tekstin burimor, është e nevojshme që ai të zotërojë, të paktën, njohuritë bazë për sistemin juridik shqiptar, për llojet e akteve juridike dhe funksionet e pjesëve të veçanta të tyre, në mënyrë që të transmetojë qartë dhe saktë përmbajtjen juridike në gjuhën angleze.

Informacione shtesë

  • Viti i publikimit: 2011